Kosovë: hapet rruga për funksionimin e Gjykatës Speciale

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ratifikoi marrëveshjen me Holandën për Gjykatën Speciale. Kosova me këtë përmbushi të gjitha detyrimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

gjykata cekaniPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me shtetin e Holandës “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, e nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë.

“Presidentja Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim të marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik”, thuhet në një deklaratë për media e lëshuar nga zyra e presidentes Atifete Jahjaga.

Në deklaratë thuhet se “me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje – krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, Republika e Kosovës përmbush të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare Blerim Burjani, i tha DW se ratifikimi i marrëveshjes për Gjykatën Speciale nga Presidentja, ishte i domosdoshëm. “Ratifikimi i marrëveshjes ishte i domosdoshëm për të përmbyllur punën e funksionalitetit, sepse jo rrallë kriza politike aktuale po ndërlidhet me Gjykatën Speciale në Kosovë. Ratifikimi është obligim ndërkombëtar përkundër asaj se gatishmëria vendore nuk ishte edhe aq në nivelin e duhur për shkak të shumë gjërave që flitet në Kosovë për këtë gjykatë dhe problemi elementar, sigurimi i provave valide për të organizuar proceset gjyqësore. Konsideroj se është dashur edhe më herët të bëhet ky ratifikim/nënshkrim reciprok me shtetin e Holandës”, thotë Blerim Burjani.

Institucionet e Kosovës qysh vitin e shkuar kanë paralajmëruar, se do të aplikojnë për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, mirëpo, një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

Analisti Blerim Burjani, thotë se duke qenë se Kosova ndodhet në një pozicion të tillë, “për proceset gjyqësore të qytetarëve të Kosovës jashtë saj, në këtë rast nga gjykata speciale, monitorimi duhet bërë nga organizata ndërkombëtar që merren me të drejtat e njeriut”.

“Procesi i rregullt gjyqësor, të drejtat e njeriut mbeten tema themelore për validitetin e punës së kësaj gjykate. Kosova nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, prandaj monitorimi dhe vëzhgimi i punës së këtij gjyqësori është i domosdoshëm të bëhet nga institucionet ndërkombetare si Amnesty International dhe Human Right Watch”, thotë Blerim Burjani.

Parlamenti i Kosovës me (03.07.2015) me shumicë votash pati miratuar ndryshimet kushtetuese që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Kundër themelimit të Gjykatës Speciale patën votuar tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën. Këto parti opozitare kosovare thonin se “themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës dhe që udhëhiqet krejtësisht nga autoritetet ndërkombëtare, përbën cënim të rendit kushtetues duke krijuar një sistem paralel të drejtësisë”. Sipas tyre nuk ka asnjë rast të vetëm në botë që në këtë mënyrë është themeluar një gjykatë e tillë.

Sidoqoftë, megjithë kundërshtimet e opozitës kuvendi pati miratuar ndryshimet kushtetuese, ndërsa, një muaj më vonë pati amandamentuar edhe një mori ligjesh që mundësonin funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Në atë kohë në fillim të gushtit të vitit 2015, vet kryeprokurori i Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, e mirëpriti miratimin e Gjykatës Speciale nga parlamenti, duke thënë “se vendimi i parlamentit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale e sjell Kosovën një hap më afër përballjes njëherë e përgjithmonë me dyshimet serioze të përfshira në raportin e Këshillit të Evropës të muajit janar 2011″.

Kryeprokurori David Schwendiman në këtë post pasoi amerikanin Clint Williamson. Ky i fundit para se të tërhiqej nga kjo detyrë, tre vjet pasi zhvilloi hetime, në një konferencë për media në Prishtinë në korrik të vitit 2014, pati deklaruar se janë të paktën 10 raste të dyshuara për krime, me të cilat do të merret Gjykata Speciale.

Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale, apo siç tashmë është emëruar me ligj si “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Gjykata speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. (dw)

Google gjen se ku është marrë fotoja

google fotoMotori i kërkimit në Internet, gjigandi Google, ka përpunuar një inteligjencë artificiale që mund të identifikojë se ku është marrë një fotografi, edhe pa iu referuar objekteve të njohura që mund të ndodhen në foto, apo sistemit të pozicionimit global, GPS.

Programi, i quajtur PlaNet, përdor një bazë të dhënash prej miliona fotosh, secila me etiketën e vet gjeografike. Ato janë të organizuara së bashku në 26.000 rrjete dhe bëjnë krahasimin e aspekteve të ndryshme si stilet e ndërtimit, gjuhët dhe jetën bimore.

Programi kompjuterik megjithatë ka disa kufizime. Për shembull, ai nuk është në gjendje të identifikojë zonat e largëta ose pak të vizituara të planetit.

Ndërsa ju mund të mendoni se për të depozituar gjithë këto foto krahasuese duhet një dhomë plot me servera dhe superkompjuterë, studiuesit thonë se programi nuk ka kërkuar deri tani më shumë se gjysmë gigabit, që do të thotë se ai mund të instalohet lehtë në shumicën e telefonëve inteligjentë. (voa)

Filmi Spotlight merr Çmimin e Akademisë

SpotlightSteve Golin, nga e majta, Blye Pagon Faust, Nicole Rocklin dhe Michael Sugar, fitues të çmimit për filmin më të mirë “Spotlight”. Në Teatrin Dolby në Los Angeles.

Filmi Spotlight, që shtjellon hetimet e gazetës Boston Globe mbi abuzimet e fëmijëve nga kisha katolike, fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë në ceremoninë e 88 të Çmimeve të Akademisë duke mundur filma si “Revenant”, “Mad Max”, “Room” dhe “Bridge of Spies”.

Leonardo DiCaprio u prit me duartrokitje kur fitoi Oscarin e tij të parë të dielën mbrëma. Aktori fitoi për interpretimin e rolit kryesor të një njeriu që arrin të mbijetojë duke ecur për kilometra të tërë nëpër zona të ashpra të mbuluar nga dëbora me qëllimin e vetëm për hakmarrje.

DiCaprio falenderoi bashkëpunëtorët dhe ekipinin e filmit The Revenant për krijimin e një eksperience të jashtëzakonshme, siç u shpreh ai. Po ashtu gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, DiCaprio paralajmëroi se “ngrohja globale është reale” duke theksuar se për xhirimet e filmit The Revenant u desh të shkohej në pikën më jugore të planetit për të gjetur dëborë.

Regjisori i filmit Revenant, Alejandro Inarritu fitoi në kategorinë e regjizorit më të mirë për herë të dytë rrjesht, pas fitores së vitit të kaluar për filmin Birdman.

Ndërkohë, Emmanuel Lubezki hyri në histori për fitoren e tretë rrjesht në kategorinë e kameramanit për punën e tij në The Revenant.

Brie Larson që pritej të fitonte në kategorinë e aktores më të mirë, nuk zhgëneju, duke fitur çmimin Oscar për rolin e saj si një nënë e rrëmbyer në filmin Room.

Alicia Vikander dhe Mark Rylance fituan në kategoritë e aktorëve në role dytësore. Vikander mori çmimin për rolin e saj në filmin The Danish Girl si një grua që mbështet burrin e saj transgjinor. Rylance fitoi për rolin e tij në filmin Bridge of Spies të regjizorit Steven Spielberg.

Filmi Spotlight fitoi për skenarin më të mirë origjinal me autor shkrimtarin Tom McCarthy. Këngëtari Sam Smith ja dedikoi Çmimin e Akademisë komunitetit LGBT në mbarë botën. Smith dhe bashkautori Jimmy Napes fituan çmimin për kolonën zanore Writing’s On The Wall të filmit James Bond Spectre.

Smith dhe Napes mundën Lady Gaga e cila së bashku me Diane Warren shkruan këngën Til It Happens to Younga filmi The Hunting Ground që ekspozon krimet e përdhunimit nëpër kampuset e universiteteve amerikane.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden bëri një dalje suprizë në ceremoninë e së dielës ku u bëri thirrje njerëzve që të premtojnë të ndërhyjnë në rastet e përdhunimeve.

Mad Max i propozuar për filmin më të mirë, fitoi gjashtë çmime Oskar, përfshi ato për kostumet më të mirë, dizanjon, grimin, montazhin, efektet zanore dhe montazhin zanor. (voa)