Rezultatet dhe anketa e fundit e realizuar nga një prej institutive më prestigjioze në Maqedoni, “Instituti për Demokraci”, ka përfshirë edhe protestën madhështore të Këshillit Opozitar që u realizua më 9 Maj, e ku kishte mbi 30 mijë protestues.
“Më 9 Maj në Ditën e Europës dhe njëvjetori i ngjarjeve të Kumanovës me moton “Dita D – Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet” Këshilli Opozitar organizoi një protestë masovike në Shkup. Këshilli Opozitar shprehu mbështetje për Prokurorinë Speciale dhe kërkoi nga e njëjta t’i marr në shqyrtim rastet e montuara si “Monstra”, “Sopoti”, “Rasti i Kumanovës” dhe rastet e tjera të montuara ndaj shqiptarëve. Po ashtu kjo protestë ishte kundër pushtetit VMRO – BDI”, – thuhet ndër të tjera Instituti për Demokraci.
Burime diplomatike thonë se protesta masovike e 9 majit ka mbushur edhe syrin e bashkësisë ndërkombëtare, prej ku janë paraqitur ide për përfshirje të Këshillit në negociatat për dalje të Maqedonisë nga kriza. Kjo ide e tyre ka hasur menjëherë në rezistencë.
“Nuk na habiti kundërshtimi i partive maqedonase ndaj kësaj ideje, sepse një gjë të tillë e pritnim. Ajo që na habiti ishte kundërshtimi këmbëngulës i BDI-së”, kanë deklaruar diplomatët, transmeton “Lajm”, duke shtuar se kundërshtimi i BDI-së me siguri është për shkak se pjesë e Këshillit opozitar është Lëvizja Besa si dhe intelektualë të shquar.
Më 9 Maj Arjanit Hoxha, anëtari i Këshillit Opozitar kishte theksuar se përkrahja e mbi 30 mijë protestuesve ju jep jep të drejtë të kërkojnë kyçje në bisedimet për dalje nga kriza poltike, duke shtuar se kjo mbështetja masive delegjitimoi tërësisht BDI-në e Ali Ahmetit.
Kjo ndërlidhet me faktin se tashmë qytetarët i kanë dhënë mbështetje edhe idesë për kyçjen edhe të sektorit civil në bisedimet e grupeve të punës për tejkalimin e krizës me 61%. 27% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se ata nuk duhet kyçur në tavolinën e bisedimeve.
Ndryshe, sipas kësaj ankete Ali Ahmeti është lideri më i urryer mes shqiptarëve tëMaqedonisë. Kështu thonë rezultatet e anketës së fundit të realizizuar nga Institutit për Demokraci. Në pyetjen se çfarë mendimi kanë për liderët politik, shumica e shqiptarëve kanë dhënë vlerësime negative për të gjithë, por vendin e parë ia kanë lënë liderit të BDI-së, Ali Ahmetit me 73 % mendime negative.
Roli i SHBA-së dhe BE-së në tejkalimin e krizës për qytetarët është kyç. Shumica prej tyre vlerësojnë se ata e kanë fjalën vendimtare për të larguar drejtuar situatën.
Sa i përket besimin në institucionet e drejtësisë, tani për tani, vetëm Prokuroria Speciale gëzon besimin më të lartë tek qytetarët. Anketa është zhvilluar me 1016 të anketuar prej 6 deri 11 maj. (ina)