Victoria Nuland: Vëmendja e BE-së është zhvendosur nga rajoni i Ballkanit

Victoria NulandVendet e Ballkanit Perëndimor duhet që vetë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konsolidimin e shteteve të tyre, por edhe të marrëdhënieve të tyre.

Zëvëndëssekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland, porositi udhëheqësit e vendeve të Ballkanit që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konsolidimin e shteteve të tyre, duke tërhequr vërejtjen se vëmendja e BE-së është zhvendosur nga rajoni i Ballkanit.

Victoria Nuland, të dielën me (10.07) qëndroi në Kosovë ku takoi udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Takimet u zhvilluan të ndara dhe më dyer të mbyllura, me presidentin e Kosovës Hashim Thaci, kryetarin e parlamentit Kadri Veseli, kryeministrin, Isa Mustafa dhe zëvëndëskryeministrin në qeverinë e Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Branimir Stojanoviq.

“Vëmendja e BE-së është zhvendosur nga rajoni i Ballkanit, ndërsa SHBA-të në vjeshtë do të jenë të përqendruara në zgjedhjet presidenciale, prandaj vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që vetë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konsolidimin e shteteve të tyre, por edhe të marrëdhënieve të tyre. Është mirë që Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive”, thuhet në një deklaratë për media e lëshuar nga zyra e Presidentit Thaci, pas takimit me Nuland.

“Ishim bashkë me presidentin Obama në Varshavë dhe presidenti ju dërgon përshëndetjet e tij, sikur edhe zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili mirëpret përparimin në hapat e rëndësishëm që duhet të ndërmarrë Kosova në muajt në vijim”, citohet të ketë thënë Victoria Nuland, e cila ka përshëndetur arritjet e Kosovës, veçanërisht në luftimin e korrupsionit.

“Drejtësia mbetet prioritet për SHBA-në”

Në takimin e zëvendëssekretares amerikane të shtetit Victoria Nuland me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, është diskutuar edhe cështja e demarkacionit të Kosovës dhe malit të Zi. Nuk jepen shume detaje, por vetëm thuhet se, “Ndihmës sekretarja amerikane, theksoi rëndësinë e adresimit të çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e perspektives eurointegruese të Kosovës”.

Demarkacioni me Malin e Zi

Problemi i demarkacionit me Malin e Zi, ka kohë që në Kosovë është bërë temë përplasjesh ndërmjet pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit nuk e pranon një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi të nënshkruar me 26 gusht të vitit të shkuar. Megjithkëtë, Presidenti Hashim Thaci, tha sot se kjo cështje shumë shpejtë do të dalë në parlamentin e Kosovës për ratifikim.

“Demarkacioni me Malin e Zi duhet të miratohet nga parlamenti sa më parë. Pa të drejtë është kthyer në një çështje politike që po dënon pa të drejtë qytetarët e Kosovës duke ua vonuar liberalizimin e vizave, por duke e vonuar edhe konsolidimin e shtetit”, u shpreh presidenti Hashim Thaçi.

Ai tha se Kosova promovon marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke përfshirë edhe Serbinë.

“Të dyja palët duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani. Është koha për një kualitet të ri në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do të sjell pajtim dhe marrëdhënie fqinjësie më të mira dhe më bashkëpunuese”, shtoi presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi foli edhe për zhvillimet në fushën e sigurisë, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, por edhe në përmbylljen e procesit të ndërtimit të arkitekturës së sigurisë, përfshirë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Do të shterojmë të gjitha mundësitë për dialog me të gjitha komunitetet, përfshirë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Por, Kosova nuk mund të pranojë që Beogradi të ketë ‘veto’ në procesin e formimit të armatës së Kosovës”, tha Presidenti Thaçi.

Në të njejtën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke thënë se “institucionet e Kosovës, duke u bazuar edhe në përkrahjen e ofruar nga SHBA-të, do të adresojnë çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke i hapur udhë lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së”.

Zëvendëssekretarja amerikane e shetit Victoria Nuland, vizitoi Kosovën në kuadër të turneut në rajonin e Ballkanit. Gjatë pasditës së diel Nuland, udhëtoi për në Tiranë ndërsa, më 11 korrik do të vazhdojë vizitat edhe në Beograd e Shkup. Siç është thënë më herët në një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, qëllimi i vizitës së ndihmëssekretares Victoia Nuland në Kosovë, është diskutimi me udhëheqësit institucional lidhur me përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. (dw)

Studim mbi vdekjet nga gabimet mjekësore

ctNjerëzit u befasuan kur një studim i ri njoftoi se një numër i madh njerëzish vdesin për shkak të gabimeve të bëra nga mjekët apo infermierët. Studimi tregon se gabimet mjekësore janë një nga vrasësit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara, dhe ka shanse që ato të jenë një nga vrasësit më të mëdhenj edhe në nivel global.

“Nëse gabimet mjekësore do të trajtoheshin si një sëmundje, ajo do të ishte vrasësi tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara”.

Një deklaratë shokuese nga Marty Makary, autori i studimit të fundit mbi vdekjet e shkaktuara nga gabimet mjekësore. Askush nuk e di se sa njerëz në fakt vdesin për shkak të gabimeve. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë përdorin kode për të përcaktuar shkaqet e vdekjes parimore.

Pa një kod për gabimet mjekësore, zoti Makary thotë se problemi nuk mund të studiohet apo të korrigjohet. Ai thotë se kjo është e vetmja zonë e mjekësisë që nuk është e dokumentuar.

“Kur unë i bëjë kontroll mjekësor një pacienti me kancer, unë duhet të dokumentoj moshën e pacientit, fazën dhe llojin e kancerit që ka. Kjo pastaj shkon në Regjistrin tonë Kombëtar, dhe çdo vit ne publikojmë statistikat tona kombëtare mbi kancerin, një investim miliona dollarësh, ku të gjitha llojet e kancerit publikohen në një raport kompleks. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë për gabimet mjekësore”.

Gabimet mund të bëhen kur ka shumë pak infermierë, mungesë të trajnimit të duhur dhe situata të tjera të rrezikshme.

“Sipas shumë mjekëve, procedura më e rrezikshme në një dhomë të urgjencës sot, është dorëzimi i pacientit nga një punonjës shëndetësor tek tjetri”.

Kjo ndodh gjatë ndryshimit të turneve të stafit mjekësor, ose atëherë kur pacientët dërgohen në një procedurë pa informacionin e duhur mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Dr. Makary thotë se gabimet nuk mund të eliminohen krejtësisht, por ato mund të reduktohen në masë të madhe.

“Nuk mund ta vlerësojmë këtë problem pa dokumentuar me saktësi rolin e gabimeve mjekësore”.

Kjo kërkon një ndryshim në sistem, në mënyrë që punonjësit e shëndetësisë të mund të gjejnë pikat e dobëta dhe të punojnë për t’i eliminuar ato. (voa)

Një kapsulë Soyuz mbërrin në Stacionin e Hapësirës

kapsula soyuzThe Soyuz MS spacecraft carrying the crew of Kate Rubins of the U.S., Anatoly Ivanishin of Russia and Takuya Onishi of Japan blasts off to the International Space Station (ISS) from the launchpad at the Baikonur cosmodrome, Kazakhstan, July 7, 2016. REUT

Një kapsulë hapësinore Soyuz me një ekuipazh ndërkombëtar prej tre vetësh u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të shtunën në mëngjes, rreth 400 kilometra mbi Tokë.

Astronautja e NASA-s Kathleen Rubins, kosmonauti rus Anatoly Ivanishin dhe astronauti japonez Takuya Onishi u nisën nga kompleksi hapësinor rus në Baikonaur të Kazakistanit të enjten.

Ekuipazhi do të kalojë katër muaj në Stacionin e Hapësirës.

Rubins është studiuese e kancerit dhe sëmundjeve infektive. Ajo do që të provojë për herë të parë të realizojë sekuencën e ADN-së në hapësirë. (voa)

Industria e makinave dhe telefonat inteligjentë

celulariPërmirësimi i teknologjisë së informacionit në makina po nxit kompanitë që të kërkojnë mënyra të reja për të përmirësuar ngarjen e tyre. Prodhuesit e makinave dhe krijuesit e programeve janë duke përdorur programin e fundit kumpjuterik të bazuar në aplikacione, që mund ta ndezin makinën nga distanca duke e bërë atë pjesë të telefonit inteligjent.

Në Kongresin Botëror të Teknologjisë në Shanghai, 5G është një term shumë i përdorur. Rrjeti 5G është faza tjetër e rëndësishme e standardeve të telekomunikacionit dhe është gati ta revolucionarizojë ndërlidhjen mes telefonave inteligjentë dhe makinave.

Prodhuesit e makinave duan të zgjerojnë aftësitë teknologjike të makinave për të përmirësuar përvojën e shoferit.

Një numër i prodhuesve po punojnë në sistemet e reja të cilat do ta lehtësojnë ndërveprimin e automjeteve me aplikacionet. Produkti i Fordit, Sync3 e bën makinën pjesë të telefonit inteligjent. Ford ka partneritet me disa kompani lokale kineze, si Dingding Tingche e cila ka krijuar një aplikacion për parkim të makinave.

“Sync3 është më e shpejtë dhe më e lehtë për t’u përdorur se teknologjitë tona të mëparshme të informacionit dhe argëtimit në automjete”, thotë drejtori i pajisjeve teknologjike në makina i kompanisë Ford në rajonin e Azi Paqësorit, Julius Marchwicki.

“Ajo përmirëson përvojën e konsumatorit duke ia lehtësuar atij mundësinë për të bërë telefonata, qasjen në muzikën e tij, dhe përdorimin e aplikacioneve të preferuara brenda makinës përmes aplikacionit Ford AppLink. Shumica e aplikacioneve brenda makinës tani mund të aktivizohen përmes zërit.”

Ford ka shtuar edhe alfabetin kinez në ekranet e makinave të saj të cilët gjithashtu mund të aktivizohen përmes zërit.

Studiuesit e industrisë thonë se përdorimi i këtyre teknologjive në makina ka nxitur novacionin.

Analisti Ishan Dutt i kompanisë Canalys thotë se shumë kompani janë duke u angazhuar në këtë prirje nga frika se mund ngelen pas.

“Kemi parë një angazhim të madh nga shumë kompani të cilat po përdorin teknologjinë e ndërlidhjes dhe të makinave pa shofer, veçanërisht në 18 muajt e fundit. Kjo është nxitur nga konkurrenca. Nëse një kompani prodhon një pajisje origjinale, të tjerët e ndjejnë presionin për të prodhuar pajisje të tilla në një afat sa më të shpejtë. Këtu në Kongresin e Teknologjisë në Shangai, kompanitë lokale si Alibaba dhe SAIC po rrisin praninë e tyre. Këtu janë të pranishme edhe kompani ndërkombëtare të makinave si Ford dhe Volvo që janë duke u përpjekur të hyjnë në tregun kinez me produktet e tyre,” thotë ai.

Gjiganti kinez i shitjeve në internet, Alibaba prezantoi programin e saj të parë kompjuterik për makinat, YunOS.

Analisti Dutt thotë kjo lëvizje e kompanisë Alibaba tregon se ajo dëshiron ta zgjerojë biznesin edhe në këtë fushë. Ai gjithashtu thotë se zhvillimi i teknologjisë së ndërlidhjes në makina është hapi i parë në rrugën drejt makinave autonome.

Kongresi i Teknlogjisë Botërore në Shanghai u zhvillua nga data 29 qershor deri më 1 korrik të këtij viti. (voa)

Çdo të thotë të jesh astronaut?

astronautKoloneli Terry Virts ka një prej profesioneve më të kërkuara në botë. Ai është astronaut i NASA-s. Ai ka fluturuar në anijen e hapësirës, ka bërë ecje në hapësirë dhe ka qënë komandant i i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës në vitin 2015. Gazetarët e Zërit të Amerikës, Peggy Chang dhe Shan Xu, biseduan me astronautin Virts në Qendrën Johnson të Hapësirës në Hjuston:

Colonel Terry Virts e dinte gjithmonë se donte të bëhej pilot, ose astronaut. Që në fëmijëri ai mbante në portofol fotografi të galaktikës dhe avionësh. Kurrë s’e kishte menduar se do bëhej astronaut, por i bëri të gjitha përpjekjet që të kualifikohej. U diplomua për matematikë, u pranua në Forcat Ajrore dhe u bë pilot. Në vitin 2000 u pranua në programin e Kandidatëve për Astronautë.

“U lumturova. Kjo ishte ëndërra e fëmijërisë dhe e u bë realitet. Trajnimi fillestar ishte kënaqësi. Çdo ditë kishte gjëra të ndryshme. Si pilot, m’u desh të mësoja të drejtoja anijen e hapësirës për nisje dhe ulje, për takime dhe të gjitha detyrat e pilotimit.”

Ai u trajnua për mjekësi, shkencë dhe gjuhë ruse. Mësoi se si të riparojë dhe të kujdeset për Stancionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Përfundimisht ai mësoi të ecte në hapësirë…

Për herë të parë ai shkoi në hapësirë në vitin 2010, si pilot i anijes Endeavor.

“Fluturimi i parë në hapësirë është i mahnitshëm dhe kryesisht ecja jashtë anijes së hapësirës është eksperiencë e mrekullueshme. Është një raketë gjigande. Kurrë nuk jamë ndjerë më krenar që jam amerikan, sepse amerikanët e ndërtuan atë. Ishtem jeti flututues më i mahnitshëm i ndërtuar ndonjëherë. … Dhe unë isha piloti, një mrekulli.”

Katër vjet më vonë, Virts u kthye në hapësirë në rolin inxhinierit të fluturimit për stacionin ndërkombëtar, dhe më pas mori komandën e anijes. Misioni zgjati 200 ditë, ndërsa ai zhvilloi tre ecje në hapësirë.

“Nuk ka asgjë si ecja në hapësirë. Është një eksperiencë unike. Je brenda një kostumi hapësinor shumë të rëndë dhe të ngurtë, që në thelb është anije e hapësirës. Ka sistemet e veta të oksigjenit dhe dioksidi të karbonitt, sistem ftohjeje, komunikimi dhe motorrë. Me hapësirën të ndan xhami plastik 1 milimetër i trashë. Pothuajse ndjehesh sikur mund të shikosh dhe dëgjosh Zotin atje. Është një eksperiencë mbresëlënëse.”

Virts thotë se kur është në hapësirë i pëlqen të bëjë fotografi. Ai postoi në Twitter qindra foto të planetit tonë.

“Është vërtet bukur. Ndjehesh sikur shikon parajsën dhe tokën. Është një eksperiencë shumë emocionuese, të që ndryshon këndvështrimin për botën.”

Terry Virts thotë se misioni më i preferuar i çdo astronauti është ai i ardhshmi. Ai po pret që të rikthehet përsëri në hapësirë. (voa)

Drejt një bote pa fjalëkalimi në internet

internetNjerëzit vazhdimisht ankohen se e kanë të vështirë të mbajnë mend fjalëkalimet, kur hyjnë në kompjuterin apo telefonin e tyre celular. Por ndoshta shpejt do të vijë dita kur nuk do të kemi nevojë për fjalëkalime të gjata e të vështira. Duke përdorur teknologji të bazuara tek të dhënat biometrike, një kompani e re në Londër po përpiqet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si njerëzit hyjnë tek informacioni i tyre privat apo sensitiv.

Në ditët e sotme, pothuajse gjithçka është në internet. Kjo nënkupton edhe numrin e madh të fjalëkalimeve që nga pini katër shifror i telefonave apo kombinimi i numrave dhe gërmave që bëhet gjithnjë e më i komplikuar. Ndërsa zgjerimi i gjurmëve në internet po i detyron njerëzit të mbajnë mend më shumë se një fjalëkalim për përdorim të përditshëm.

“Kam disa fjalëkalime dhe përdor fjalëkalime të kategorive të ndryshme për gjëra të ndryshme. Për shembull për median sociale, për universitetin ku studioj dhe i mbaj mend të gjitha”, thotë Shannon McIntyre.

Sipas një sondazhi të gushtit të vitit të kaluar nga kompania LaunchKey , 32 përqind e të anketuarve pranuan shpesh se harronin fjalëkalimet, ndërsa 45 përqind thanë se i ruanin ato në shënime. Kompania e re me qendër në Londër, AimBrain, po përpiqet të bëjë ndryshime.

E krijuar nga bashkëthemeluesit lituanez Alesis Novik dhe Andrius Sutas, kompania ka krijuar një diapazon aplikacionesh biometrike të bazuara tek financa, që do të thotë se përdoruesit nuk do të kenë më nevojë për asgjë përveçse vetvetes për të patur qasje tek të dhënat e tyre private.

“Problemi që shohim me fjalëkalimet është eksperienca e përdoruesit, njerëzit duhet t’i mbajnë mend gërmat e përdorura dhe zakonisht njeriu ka probleme me këto. Të dhënat biometrike e zgjidhin këtë çështje duke ofruar një faktor që nuk mund të harrohet, nuk mund ta lësh pas dhe është i lehtë për ta përdorur sepse nga ana e sjelljes nuk duhet të veprosh ndryshe nga normalja. Ne ndjekim veprimet normale në aplikacion pa patur nevojë për gjëra të tjera”, thotë Alesis Novik.

I tillë është aplikacioni i “sjelljes” i ndërtuar nga AimBrain që mundëson përdoruesit të kenë qasje tek të dhënat bankare përmes mënyrës se si gishti i madh i dorës shtyp një kod prej katër numrash ose pin. Aplikacioni monitoron ndryshime të vazhdueshme të tilla si presionin, minutazhin, vendndodhjen dhe shpejtësinë për të konstatuar nëse përdoruesi është ai që pretendohet të jetë.

“Kur fus pinin në mënyrën time të zakonshme, drita jeshile tregon që jam unë. Nëse ja kaloj Andrius, drita do të jetë e kuqe sepse veprimet e tij ndryshojnë nga unë”, spjegon Novik.

Ai thotë se kopjimi i veprimeve nga dikush që të vëzhgon është i pamundur pasi aplikacioni regjistron faktorin kohor që nuk kopjohet me lehtësi. Dikush me gishta të gjatë ka kënd ndryshe nga dikush me gishta të shkurtër. Një tjetër aplikacion është edhe ai për njohjen e fytyrës dhe identifikimin që kërkon vetëm një pjesë të fytyrës së përdoruesit për të patur qasje tek të dhënat financiare.

Novik fotografon veten me telefonin inteligjent duke mundësuar aplikacionin të analizojë karakteristikat e fytyrës dhe vertetojë nëse është ai. Aplikacioni analizon përshembull distancën mes syve dhe format e ndryshme në fytyrë.

“Analizon karakteristika dhe parametra të shumtë që janë të pamundur të rikrijohen. Po shtojmë aftësitë për të zbuluar nëse është foto e fotos në vend të fotos së drejtpërdrejt të njeriut”, thotë Novik

Kompania AimBrain aktualisht ka në shënjestër sektorin financiar, duke ndihmuar instuticione të ndryshme që të zhvillojnë metoda të sofistikuara për të vërtetuar përdoruesit bankarë mobilë. Një botë pa fjalëkalimi duket më pranë nga se mund të ishte parashikuar. (voa)

Sonda Juno futet me sukses në orbitën e Jupiterit

Sonda JunoSonda Juno, e ushqyer me energji diellore, mbylli dje misionin pesë vjeçar të fluturimit drejt Jupiterit. Juno u dërgua në hapësirë nga NASA për të studiuar origjinën e planetit më të madh të sistemit tonë diellor dhe ndikimin e këtij planeti tek jeta në Tokë.

Ishte një manovër për jetë a vdekje për sondën e NASA-s. Juno ndezi motorin mbrëmë për të ulur shpejtësinë duke lejuar që të tërhiqej nga forca gravitacionale e Jupiterit, në një mision që mund të kishte sjellë një përplasje shkatërrimtare për mjetin hapësinor.

Sonda duhej të pozicionohej në mënyrë ekzakte, të ndizte motorin në kohën ekzakte dhe ta mbante ndezur për 35 minuta për të realizuar futjen në orbitën e Jupiterit.

Inxhinierët në Laboratorin e Lëshimeve Hapësinore të NASA-s në Kaliforni shpërthyen në brohoritje pas përfundimit me sukses të manovrës

“Sa më shumë që di për këto misione, aq më të qartë e ke se sa të vështira janë të realizohen me sukses. Nuk di si ta shpreh me fjalë,” thotë drejtuesja e programit Juno në NASA, Diane Brown.

Tani Juno do të studiojë për 20 muaj planetin gjigant, më të madhin në sistemin tonë diellor, në mënyrë që të ofrojë përgjigje për faktorët që ndikuan në krijimin e sistemit tonë diellor, si dhe për të kërkuar për ekzistencën e një substance të ngurtë në lëmshin prej gazi që përbën ky planet.

Sonda do të bëjë kërkime edhe për gjurmë uji në atmosferën e planetit. Prania e ujit është një ndër treguesit më të rëndësishëm për të analizuar se sa larg nga dielli u formua ky planet.

Origjina e Jupiterit ka ndikuar tek pozicioni dhe madhësia e planeteve të tjera, përfshirë Tokën, ndërsa pozicioni i tij ka diktuar edhe praninë e jetës në Tokë.

Jupiteri, i cili ka një madhësi sa 1300 Tokë, ka një orbitë pesë herë më larg nga Dielli se planeti ynë, por mendohet që në gjenezën e tij mund të ketë pasur tjetër pozicion dhe gradualisht ka lëvizur, duke ndikuar edhe tek pozicioni i planeteve të tjerë në sistemin tonë diellor.

Madhësia e Jupiterit dhe forca tërheqëse e bëjnë atë tepër të vlefshëm për Tokën tonë, pasi ai thith drejt vetes shumë asteroidë dhe kometa, duke na shpëtuar ne nga goditja e tyre me pasoja të mundshme fatale.

Juno është sonda e dytë që mbërrin në Jupiter. Sonda Galileo iu rrotullua Jupiterit nga 1995-2003.

Juno, prodhuar nga firma Lockheed Martin, pritet të vazhdojë punën për 20 muaj. Në orbitën e tij të fundit, Juno do të përpihet në atmosferën e Jupiterit, ku do të shpërbëhet plotësisht për të mos lejuar ndotje kozmike të hënës së Jupiterit, nga mikrobe të sjellë nga Toka. Hëna Europa është në plan si destinacion kërkimesh për jetë jashtë-tokësore. (voa)

Mesazhi i Protestës: Nëse nuk funksionon drejtësia, qytetarët mund ta marrin në dorë drejtësinë

protesta kumanoveProtesta “Për Drejtësi” ka përfunduar para gjykatës në Kumanovë. Në fund të protestës, është lexuar edhe mesazhi i organizatorëve.

“Fajtori duhet të dënohet në përputhje me kushtetutën dhe me kodin penal të Maqedonisë.

Fëmijët janë ardhmëria e çdo shoqërie dhe kur cenohet jeta e tyre cenohet ardhmëria e vendit.  Kur krimi nuk merr dënimin e vet, shpirti shqetësohet, urrejtja shtohet dhe qytetarët e marrin drejtësinë në duart e veta.  Shpresojmë se institucionet e drejtësisë do të tregohen konstruktivë dhe të japin dënimin maksimal”, u tha mes tjerash në mesazhin e organizatorëve të protestës.

Organizatorët apeluan për shpërndarje të qetë të protestuesve, duke kërkuar që të mos bien në provokime eventuale të policisë. (lajm)

Mehmeti: Revolta duhet të shndërrohet në veprim

“Pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundojnë ose në vajtim, ose në nënshtrim! Dhe aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose i braktisë hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe të pafytyrët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta krahasojnë me më të keqen e djeshme! Pastaj, pakënaqësia dhe revolta e shprehur në adresë të gabuar, vetëm e mbulon fytyrën e kriminelëve të vërtetë dhe e shpalosë frikën e elitave të popullit të nënshtruar! Andaj edhe duhet thënë hapur se ne shqiptarët e Maqedonisë, që nga viti 2001 e këtej – duke i pasur frikë banditët tanë partiak dhe duke mbetur peng i interesave tona personale – kurrë nuk patëm guxim që pakënaqësinë dhe revoltën, ta shprehim në adresën e duhur – përpara selive të BDI-së dhe PDSH-së – ku në mos më shumë, drejtuesve të këtyre dy partive do u thoshim se, nuk ka regjim maqedonas mamaje, që do mundej, pa mbulesën e tyre, të na çonte të jetonim nga një ‘Sopot’ deri te një ‘Brodec’, nga likuidimi i Harun Aliut deri te ‘Monstra’, nga rrahjet e të rinjve tanë nëpër autobusë deri te ndodhitë në ‘Lagjen e Trimave’, nga një “Enciklopedi Maqedonase’ deri te një projekt si “Shkupi 2014’…! Andaj le ta themi hapur atë që duhet ta dijë mbarë shqiptaria: ne e jetuam dhe jemi duke e jetuar kalendarin tragjikë të përbuzjes sonë institucionale, jo vetëm pse na përfaqësojnë dhe drejtojnë politikanë të pafytyrë dhe kriminelë shqiptarë, por edhe pse shumica prej nesh, për hajdut dhe kriminelë, i mbanim vetëm ata të partisë së ‘tyre’ që na vidhnin, që na përjashtonin nga puna dhe që na bënin keq neve, por jo edhe ata që i vidhnin, i përjashtonin nga puna dhe u bënin keq të tjerëve! Apo thënë edhe më qartë: që nga viti 2001 e këtej, ne shqiptarët e Maqedonisë nuk vuajmë vetëm pse ram në duart e drejtuesve kriminelë partiak, por edhe pse i rrënuam të gjitha standardet vlerësuese, me çka na u shumuan njerëzit e ‘mëdhenj’ dhe ‘mendjendritur’, por u pakësuan ata të ‘rëndomtët’, të cilët në mos më shumë, nuk e shkelin dhe nuk e shesin njerëzoren në vetvete!”, shkruan në faqen e tij në facebook, shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti.

Në Maqedoni po përkeqësohet gjendja

mbeturinaRezultatet e studimit gjithëpërfshirës për cilësinë e jetesës në shtetet anembanë botës flasin se Finlanda është shteti me jetesë më të mirë nga 160 sa janë analizuar, ndërkohë që Shqipëria gjendet në vendin 52-të ndërsa Maqedonia në vendin e 57-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Social Progress Index, më konkretisht lista e shteteve që kanë shënuar përparim më të madh në përmbushjen e nevojave themelore të njeriut, mirëqenies dhe cilësisë së jetesës, rendit Finlandën në vendin e parë e pasuar nga Kanadaja, Danimarka, Australia, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Islanda.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria zë vendin e 52-të, Maqedonia të 57-in, ndërkohë që kryeson Sllovenia në vendin e 20-të, e pasuar nga Kroacia në vendin e 33-të, Serbia në të 47-in, Mali i Zi në vendin e 55-të dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 69-të.

Në fundin e listës është Zambia, ndërsa para saj janë Vietnami, Sudani, Turkmenistani, Malta, Luksemburgu dhe Omani.

Disa nga vendet ekonomikisht më të zhvilluara janë renditur jashtë dhjetë pozitave më të larta. Gjermania është në vendin e 15t-të, Franca e 17-ta, dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 19-të.

Ky studim tregon se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nuk është matës i vetëm i pasurisë dhe mirëqenies pasi përfshihen kritere të tilla si kujdesi shëndetësor, niveli i krimit, mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Kjo është arsyeja pse disa nga vendet më të zhvilluara në këtë listë nuk kanë arritur rezultate të mira.