Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim botëror

rezistente-ndaj-antibiotikeveProblemi gjithnjë e më shqetësues i shtimit të rezistencës ndaj antibiotikëve hyri këto ditë edhe në rendin e ditës së OKB-së.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera dikur tepër të sukseshme në luftën ndaj mikrobeve, ka sjellë si pasojë edhe mutacione gjenetike tek mikrobet duke i bërë ato rezistente ndaj antibiotikëve.
Një raport i Bankës Botërore në fillim të këtij muaji vinte në dukje se rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë një dëm ekonomik global ndoshta më të rëndë se kriza financiare e vitit 2008.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore dhe agjensi të tjera ndërkombëtare kanë premtuar të punojnë për një plan veprimi. Ato pritet të raportojnë në asamblenë e përgjithshme në vitin 2018, mbi zgjidhjet e mundshme. (voa)

Wikileaks: Milloshoski bëri trysni ndaj ambasadores amerikane dhe atij të BE-së në vitin 2008

vikileaksDje dhe sot, Wikileaks ka publikuar dy dokumente të cilat shpalosin detaje të reja të periudhës 2008-2008 të qeverisjes OBRM-PDUKM – BDI dhe të dhunës në zgjedhjet e vitit 2008, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dokumentin e djeshëm u shpalos e vërteta se në vitin 2008, ka patur marrëveshje në mes të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, i quajtur si ”Marrëveshja e Majit”, përmes së cilës është dashur që të votohet ligji për gjuhën shqipe dhe ligji për ish-pjestarët e UÇK-së.

Ndërkaq, në dokumentin e publikuar sot nga Wikileaks, përmendet trysnia e ministrit të atëhershëm të jashtëm, Antonio Milloshoski, mbi ODIHR-in, përmes ambasadores amerikane në Shkup, Gillian Milovanovic.

Ai ka kërkuar nga ambasadorja Milovanovic që të ndikojë mbi ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet, duke i sugjeruar që raporti të përfshijë qëndrimin pozitiv të partisë së tij. Megjithatë, pakëndshëm e befasuar, ambasadorja i është përgjigjur se nuk ka ndikim mbi raportet e pavarura të ODIHR-it, duke ia bërë të ditur se nuk do ta bënte një gjë të tillë, edhe nëse do ta kishte atë mundësi.

Tv Nova bën të ditur se në këtë dokument është përfshirë edhe kërkesa tjetër e ministrit të atëhershëm të jashtëm Antonio Milloshoski, dërguar përfaqësuesit të atëhershëm të BE-së në Shkup. Kërkesa ka qenë e ngjashme dhe se e njëjta është refuzuar gjithashtu.

Ambasadorja amerikane ka komentuar kërkesën e Milloshoskit, duke thënë se kjo ka qenë hera e parë që Qeveria e Maqedonisë të tentojë të ndikojë mbi raportin e ODIHR-it. (ina)

Gjykatësit e zyrtarëve të paditur “pjesë e aferës së përgjimeve”

gjykataProcesi gjyqësor kundër 21 zyrtarëve të lartë shtetëror të akuzuar nga Prokuroria Speciale në Maqedoni, për vepra të rënda penale, do të udhëhiqet nga gjykatës që ishin pjesë e aferës së përgjimeve në bazë të të cilave edhe janë ngritur paditë ndaj zyrtarëve shtetëror.

Njoftimi i bërë nga Gjykata Penale, e cila thotë se përzgjedhja e gjykatësve që do të gjykojnë këto raste, është bërë në bazë të procedurës së rrotacionit apo varësisht angazhimit të gjykatësve, ka nxitur reagime të shumta në opinion duke vënë në pikëpyetje gjykimin e drejtë për veprat penale për të cilat ngarkohen të akuzuarit.

Në mesin e 21 personave të akuzuar për porositje të dhunës ndaj komunës Qendër të Shkupit që drejtohet nga opozita dhe për shkatërrimin e dokumentacionit të bisedave të përgjuara telefonike, gjenden edhe emrat e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-së në pushtet, i Sasho Mijalkovit ish drejtorit të policisë sekrete dhe të shumë zyrtarëve tjerë të lartë.

“Mendoj se këtu prapavija është politike pasi dyshoj se gjykimet e tyre do të jenë objektive sikur edhe vendimet që duhet të sjellin. Pra, këtu do të ketë një anshmëri të skajshme dhe kjo natyrisht se do të ketë pasoja të rënda pasi do të sjellë në pikëpyetje ligjshmërinë e tërë procesit gjyqësor penalo-juridik”, thotë Profesor i së drejtësi kushtetuese, Osman Kadriu.

Partitë në pushtet, në veçanti VMRO-ja nuk prononcohet lidhur me reagimet në opinion duke theksuar se nuk ndërhyn në punën e gjyqësorit, por nga ana tjetër, akuzat e ngritura nga prokuroria speciale i kishte quajtur “të orkestruara me qëllim diskreditimin e zyrtarëve të VMRO-së.”

Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve politike thotë se në këtë rast asgjë nuk është e rastësishme dhe se caktimi i gjykatësve kundërthënëse për të gjykuar rastet në fjalë dëshmon se presionet ndaj Prokurorisë Speciale nuk do të kenë të ndalur.

“Kjo nuk është rastësi. Këtë e shoh si vazhdimësi të pengesave të shumta që po i bëhen punës së prokurorisë speciale e të cilat do të vazhdojnë deri në zgjedhje, e ndoshta edhe pas tyre. Prokuroria Speciale duhet të jetë e gatshme ndaj veprimeve të tilla dhe në asnjë moment të mos dorëzohet në punën e nisur për zbardhjen e krimeve të bëra”.

“Gjykatat do të gjykojnë ashtu siç do të vlerësojnë, por partitë në pushtet, në veçanti VMRO-ja nuk do të ndalet me presionet e saj deri në formimin e qeverisë së re, si ndaj Prokurorisë Speciale ashtu edhe ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë njëjtë si ajo. Fakti se për të gjykuar rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale janë caktuar gjykatës të përfshirë në aferën e përgjimeve flet qartë se pushteti aktual bën atë çfarë mendon dhe nuk zgjedh metoda për të mbrojtur pozicionet në qeveri”, thotë Nikolla Dujoski.

Nga ana tjetër, Osman Kadriu, thotë se Prokuroria Special mund të kërkoj përjashtimin e gjykatësve të kontestuar nga zhvillimi i procesit gjyqësor. Ai thotë se në shtete normale vet gjykatësit e tillë do të duhej të kërkonin të mos udhëhiqnin me këto lëndë.

“Prokuroria Speciale nuk ka bërë kërkesë për përjashtimin e tyre, por kjo nuk do të thotë se këtë nuk mund ta bëj në procedurën e mëtejmë, pra pasi të fillojë gjykimi. Sipas rregullativës pozitive tek ne, por edhe më gjerë, në këto raste është e udhës që gjyqtarët konkret të cilët janë të përfshirë në përgjime dhe nëse lëndët konkrete i bie që t’i gjykojnë, ata vet duhet të kërkojnë dorëheqjen e tyre nga këto lëndë”, thotë Kadriu.

Prokuroria Speciale gjatë bërjes publike të padive të ngritura kishte njoftuar se proceset gjyqësore do të zhvillohen me procedurë të shpejtuar pasi veprat për të cilat akuzohen zyrtarët janë të dënueshme prej 1 deri më 5 vite burg.

Por, përveç caktimit të gjykatësve ende nuk asnjë njoftim se kur mund të fillojnë proceset gjyqësore./Rel/

Fiks Fare, ja si riciklohen akulloret

fiks-fare-akullorjaEmisionit Fiks Fare risolli këtë të mërkurë fakte nga mënyra sesi tregtarët e abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës është një nga produktet që konsumohet me shumë.

Kamera e Fiks Fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Gazetarët e këtij emisioni, bashkë me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer analiza të akullores që shitet sot në Tiranë.

Nga këto analiza kanë rezultuar se në 7 subjekte niveli i ngarkesës mikrobike ishte deri në 30 herë më i lartë se norma e lejuar. Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë në ditët e verës, gazetarët mblodhën fakte tronditëse për atë që konsumohet nga qytetarët.

Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete.  Po si ruhet ajo nga tregtarët?  Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të  shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se  tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet pasi është e rrezikshme për shëndetin.

Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja, një apo dy ditë më parë, nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t’u hedhur sërish në treg. Në shumë raste u panë në vasketa akullore të shkrira, si pasojë e proçesit të kalimit nga frigoriferi i ngrirjes tek frigoriferi i vitrinës.

Të pyetur nga gazetarët për këtë fakt (ngrirja – shkrirja), për shitësit dhe  prodhuesit e akullorës, kjo gjë është normale dhe justifikimet  nga ana e tyre janë nga më të ndryshmet. Madje një nga shitësit e krahason  akulloren me mishin. Ai shprehet: “Pse mishi si rron? Ça ka mishi, ka dhe akullorja. Rron në frigorifer nga 18 muaj deri në 2 vjet”.

/ Top Channel

Dallimet mes dy kandidatëve bazuar tek fondet

klinton-trumpDy kandidatët për presidentë Donald Trump dhe Hillary Klinton, kanë dallime të qarta për shumë çështje, por ndërsa fushata po i afrohet fundit, dallimet janë të mëdha edhe përsa i përket fondeve që ata po shpenzojnë.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, për muajin gusht, zonja Klinton ka grumbulluar 60 milionë dollarë për fushatë, ndërsa zoti Trump 42 milionë. Zonja Klinton po ashtu ka shpenzuar gjatë muajit 20 milionë më shumë se kandidati republikan.

Në total, që kur të dy kandidatët morrën emërimin e partisë, kandidatja demokrate ka shpenzuar 200 milionë dollarë më shumë se rivali i saj republikan. Hendeku në aftësinë e tyre për të grumbulluar fonde është edhe më i madh: Klinton ka mbledhur 386 milionë dollarë, ndërsa Trump 170 milionë.

Garat presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë të kushtueshme. Barak Obama shpenzoi 775 milionë dollarë në vitin 2012 kur u rizgjodh, ndërsa rivali i tij republikan, Mitt Romney 460 milionë. (voa)

Pajisje për identifikimin e bakterieve rezistente

bakterje-rezistenteSipas Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, të paktën 2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara infektohen çdo vit dhe 23 mijë prej tyre vdesin pas infektimit me bakterie rezistente ndaj ilaçeve. Në disa raste dallimi mes jetës dhe vdekjes mund të përcakohet nga koha se kur është zbuluar bakteria rezistente. Pra, nëse ajo zbulohet më herët, shanset për të mbijetuar janë më të mëdha. Shkencëtarët polakë kanë gjetur një mënyrë për të identifikuar bakteriet që u rezistojnë ilaçeve.

Firma “Biolavee” ka prodhuar një pajisja sa një furre me mikrovalë, e cila mund të ndihmojë në identifikimin e bakterieve që u rezistojnë ilaçeve.

Pajisja mund të përdoret edhe nga amatorë, të cilët thjesht duhet të vendosin një mostër të bakteres në një enë dhe të shtypin një buton.

Makina e izolon dhe analizon mostrën e bakterieve dhe brenda nëntë deri në gjashtëmbëdhjetë orësh prodhon rezultuatin e analizës.

Deri tani pajisja është testuar në mënyrë të efektshme tek kafshët, por prodhuesit e saj thonë se ajo mund të përshtatet lehtë për përdorim edhe tek njerëzit.

Damian Andrzejewski, ekspert i teknologjisë:

“Duke e përshtatur për kafshët, ne mund të përdorim më pak antibiotikë. Pra, jemi duke ndihmuar jo vetëm kafshët, por edhe konsumatorët.”

Ngjyrat dhe kimikatet e përdorura në laboratorët tradicionalë janë zëvendësuar me një sistem optik.

“Ne përdorim vetëm lazerët për të përcaktuar specien e baktereve. Secila specie ka format e saj specifike. Këto forma bëhen të dukshme përmes lazerit.”, thotë eksperti.

Pajisja mund të analizojë 20 mostra në të njëjtën kohë. Rezultatet dërgohen në një sistem të ruajtjes së të dhënave.

Lukasz Pawelek, menaxher i kompanisë “Bioavlee”

“Një ditë, pajisja jonë do të kryejë teste në çdo restorant, vende ku infeksionet me salmonelë nuk janë aq të rralla. Pasi këto bakterie rriten shumë shpejt, identifikimi i tyre i shpejtë do të ishte një avantazh i qartë. Në rrethana të tjera, ne mund të përdorim këtë pajisje për të mbrojtur njerëzit nga rreziku i një epidemie.”

Duke patur parasysh përhapjen e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve të shumtë dhe efektin e tyre vdekjeprurës, disa mjekë thonë se përdorimit të antibiotikëve për trajtim të infeksioneve mund t’i vijë fundi. Kjo pajisje mund të ndihmojë mjekët dhe amatorët në identifikimin e shpejtë dhe luftimin e bakterieve vdekjeprurëse. (voa)

Aparatet Fitbit dhe humbja e peshës

fitness-trackers-abandodedAparatet që ndjekin akvititetet tuaja fizike dhe që shpresonit se do t’u ndihmonin të humbisnit disa kilogramë, ndoshta nuk funksionojnë – pretendon një studim i ri.

Studiuesit në Universitetin e Pitsburgut thanë se gjatë një periudhe dy vjeçare, njerëzit që morën vetëm këshilla të mjekut për shëndetin, humbën më shumë peshë nga ata që vunë aparatet e tipit fitbit dhe morën gjithashtu edhe këshilla.

Në fakt, ata që morën vetëm këshilla humbën afërsisht gjashtë kilogramë peshë, ndërsa ata që përdorën edhe matësit e aktiviteteve fizike humbën vetëm 3.5 kilogramë.

“Këto pajisje nuk duhet të merren si mjete për humbjen e peshës në vend të këshillave të mjekut për aktivitete fizike dhe dietë” thotë John Jakicic, kreu i studimit.

Studimi vëzhgoi 470 njerëz mes moshës 18 dhe 35 vjeç, pesha e të cilëve varionte nga të shëndosë në obese. Mbi 3 të katërtat e pjesëmarrësve ishin gra dhe 29 përqind ishin pakica.

Pjesëmarrësit u vendosën në dietë me kalori të ulët dhe u këshilluan të vazhdonin të njëjtin aktivitet fizik. Ata morën gjithashtu leksione këshilluese rreth dietës dhe ushqimit.

Ata u monitoruan çdo gjashtë muaj për mbi 24 muaj.

Pas gjashtë muajsh, kërkuesit e ndanë grupin përgjysëm. Një pjesë vazhduan këshillat për shëndetin dhe pjesa tjetër vuri vetëm pajisjen.

18 muaj më vonë, të dyja grupet treguan përmirësime të ndjeshme. Megjithatë kur vjen puna për humbjen e peshës, grupi që mori këshilla humbi dyfishin e peshës.

Studimi “Effect of Wearable Technology Combined with a Lifestyle Intervention on Long-Term Weight Loss: the IDEA Randomized Clinical Trial,” u publikua të martën në revistën JAMA: The Journal of the American Medical Association. (voa)

SHBA, rregulla të reja për makinat pa shofer

googles-driverless-carsQeveria amerikane pritet të publikojë së shpejti rregullat e reja, të cilave do t’u nënshtrohen kompanitë që janë duke eksperimentuar me makaina pa shofer.

Disa nga kompanitë më të mëdha amerikane, si Apple, Ford, Google dhe Uber po garojnë për të krijuar makinat e së ardhshmes, të afta për të lëvizur në mënyrë autonome. Por ndërsa makinat pa shoferë kanë filluar të përdoren në mënyrë eksperimentale duke ndarë që tani rrugët me makinat e zakonshme, rregullat për përdorimin e kësaj teknologjie kanë mbetur pas.

Shpresa është që rregullat e reja, që do të publikohet të martën, do të japin një kornizë të përgjithshme ligjore, për të zëvendësuar udhëzimet e fragmentuara dhe disa herë kontradiktore, që ndryshojnë nga shteti në shtet.

“Duke patur potencialin të përmbysin transportin siç e njohim deri më sot, ta bëjnë lëvizjen më të sigurtë dhe më të pranishme sesa makinat e sotme dhe ndoshta edhe më të efektshme, makinat autonome janë bërë prototipi i transportit të së ardhmes” tha sekretari i Transportit Anthony Foxx.

“Megjithatë, ka shqetësime. A do të zëvendësojnë ato plotësisht shoferët? Çfarë ndikimi socio-ekonomik do të vijë nga ky ndryshim dramatik? A do të sjellin ato ndryshime në natyrën e privatësisë dhe sigurisë? Shumë nga këto pyetje do të kërkojnë kohë më të gjatë dhe një dialog më të thellë me qeverinë, industrinë, akademinë dhe më e rëndësishmja me publikun,” shtoi ai.

Presidenti Barack Obama komentoi për rolin e qeverisë në rregulloren e makinave pa shoferë në një shkrim të fundit.

“Nëse një makinë autonome nuk është e sigurtë, ne kemi autoritetin ta tërheqim nga qarkullimi” shkruante presidenti në një artikull redaksional të gazetës Pittsburgh Post. “Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë sigurinë e publikut amerikan.”

Kompania Uber po teston makinat autonome në Pittsburgh, megjithëse makinat eksperimantale kanë shoferë brenda, në rast se diçka nuk shkon mirë.

“Mënyra më e shpejtë për të frenuar novacionin është në se publiku humbet besimin në sigurinë e teknologjive të reja,” tha presidenti, duke shtuar se përfshirja e qeverisë në teknologjinë e re do të ndihmojë për ta mbështetur këtë siguri.

Muajin e ardhshëm, Shtëpia e Bardhë do të organizojë një takim në Pittsburgh, me shpresën për të nxitur zhvillimin e makinave autonome. (voa)

Kasafortë teknologjike për plazh

plazhA ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në plazh dhe të lini në breg sendet me vlerë dhe kur ktheheni nga deti nuk i gjeni dot? Zgjidhjen e ofron kompania Beachegg.

Ngjason me një vezë gjigande dhe shumë shpejt mund ta shihni nëpër plazhe. Inxhinierët hungarezë kanë krijuar Beachegg, që notarët të mos shqetësohen për sendet me vlerë të lëna në breg. Kitt Borissza punon për kompaninë Beachegg.

“Shpesh nëpër plazhe sheh njerëz që shkojnë të notojnë dhe gjithnjë kthejnë kokën prapa për të parë për sendet e tyre me vlerë. Që ata të notojnë të qetë, veza që ne ofrojmë i ruan sendet dhe aktivizohet me byzylykun që ata mbajnë në dorë.”

Kasaforta teknologjike portative funksionon kështu. Nëse dikush e prek, lëshohet një alarm dhe njoftohet personi përmes rripit elektronik që mban në dorë. Në rast të vjedhjes së kasafortës, ajo dërgon sinjale për vendndodhjen përmes një sistemi të kompanisë Amazon. Paisja ka një sistem mbyllje të çeliktë që nuk është i lehtë të hapet. Balazs Csapo është një nga projektuesit.

“Kasaforta ka disa shtresa mbrojtëse. Është ana fizike mbrojtëse, alarmi zanor që kumbon kur dikush përpiqet ta vjedhë atë. Përmes internetit Beachegg dërgon sinjale nëse kasaforta po vidhet.”

Pajisja duhet karikuar çdo ditë, duhet të rrijë larg diellit meqenëse mund të mbinxehet dhe nuk duhet futur në ujë. Ajo do të hidhet në treg vitin që vjen. (voa)

DioGuardi: Maqedonia është një shtet aparteidi në mes të Evropës, Federalizimi opsion

dioguardiKryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, në dëshminë e tij të fundit para Komitetit të Kongresit për Punë të Jashtme në Washington kishte përmendur opsionin e federalizimit për Maqedoninë.

Ja thekset e tij nga fjalimi në Kongres:

Për Maqedoninë: Shqiptarët përfundimisht duhet të trajtohen si një partner i barabartë në një shtet i cili nuk ka asnjë etni me shumicë absolute. Aty ka bullgarë, sllavë, dhe shqiptarë. Kur ky shtet u krijua, sipas kushtetutës së vitit 1992, u krijua si një shtet maqedonas, dhe ky botëkuptim ende i lëndon shqiptarët dhe i trajton ata si të pabarabartë. Opsion tjetër mbetet federalizimi, për të cilin është folur edhe në fillim vitet e 1990-ta. Dhe nëse kushtetuta nuk ndryshohet për të pranuar shqiptarët si popull shtetformues, atëherë shpëtimi i Maqedonisë është federalizimi – pra një Federatë që u jep të drejtë administrative, financiare, dhe shoqërore, mbi menaxhimin e jetës së vet trojeve të banuara me shqiptar në njërën anë, dhe maqedonasve në anën tjetër. Problemi që kemi në Maqedoni është shumë i kjartë – bardhë e zi: Maqedonia është një shtet aparteidi në mes të Evropës! Shqiptarët nuk jetojnë bashkë me maqedonasit – ata jetojnë të ndarë, por të pabarabartë. Ky është problemi. Tanimë e keni Gruevksin të ekspozuar nga lideri i opozitës sllavo-maqedonase, si një nga pushtetarët me të korruptuar në Evropë. Dhe shqiptarët ende po qëndrojnë të qetë atje deri sa të gjendet një zgjidhje e duhur… (B.Sina/INA)