Vetëm nga 5 vite burg rrezikojnë të “hanë” Gruevski dhe Janakievski

gruevski-dhe-janakievskiNga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg rrezikohen të akuzuarit të cilët po i ndjek Pokuroria Speciale Publike për protestat e dhunshme në vitin 2013 që ndodhi para komunës Qendër në Shkup.

Nga PSP-ja sot njotuan se në këtë rast janë të akuzuar 14 persona, pesë nga të cilët për inkurajim dhe nëntë për dhunë.

Për këto vepra penale në Kodin Penal parashikohet dënim me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. (ina)

Si ndryshon prokuroria? Ligji i ri shpërndan pushtetin e kryeprokurorit

ligji-prokuroriseKur ligji për prokurorinë të miratohet në Parlament dhe të marrë fuqi, prokuroria nuk do të jetë më kjo që njohim sot. Aktualisht, prokuroria është një organ i centralizuar, ku prokurori i përgjithshëm është i gjithëpushtetshëm brenda sistemit.

Por kur ligji i ri të nisë zbatimin, fuqia e kryeprokurorit do të zhbëhet. Ai do t’i ngjajë më shumë një adminstratori të sistemit, nuk do të ketë mundësi të propozojë emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve dhe nuk do të jetë më autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale.

Fuqia e tij do t’u kalojë drejtuesve të prokurorive në rrethe, të cilët veprojnë si të pavarur nga prokurori i përgjithshëm.

Opozita e konsideron këtë një tejkalim të parashikimeve kushtetuese. Një çështje me potencial të lartë rreziku për dezintegrimin e prokurorisë në disa ishuj pushteti, që e ben jollogaridhënëse dhe më të brishtë nga ndërhyrjet nga jashtë sistemit.

“Përtej ndryshimit kushtetues, ligji përkeqëson situatën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e çuar gravitetin te drejtuesit e prokurorive të rretheve, gjë që nuk është parashikuar nga Kushtetuta. Kjo do të ndikojë në mënyrën se si funksionon dhe sa efikase do të jetë prokuroria. Mazhoranca refuzoi dispozitën tranzitore që do të rregullonte kompetencat deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Opozita nuk mori pjesë kur mazhoranca e votoi ligjin në formë përfundimtare.

“Komisioni diskutoi nen për nen dhe e votoi në tërësi ligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë. Ky ligj tashmë konsiderohet i mbyllur për Komisionin e Reformës në Drejtësi”, tha nga ana tjetër deputeti i PS, Ulsi Manja.

Pas nisjes së zbatimit të ligjit për prokurorinë, kryeprokurori nuk do të jetë më një ngjarje aq e rëndësishme politike. Vëmendjen pas tij do ta marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

/ Top Channel

Platformë e re për bisedime për Demarkacionin

demarkacioniTakimet i ditës së enjte i përfaqësuesve të partive politike, të cilët kanë ridiskutuar lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, është vetëm pjesë e një platforme të gjerë dhe afatgjate të dialogut politik në Kosovë, thonë përfaqësuesit e Grupit Ballkanik për Politika, i cili e ka ftuar takimin.

Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, thotë se ky takimet e ngjashme do të vazhdojnë, për të krijuar një platformë me të cilën përfaqësuesit e partive politike do të pajtohen për të punuar bashkë deri te një zgjidhje, me bazë sa më të gjerë të përfshirjes.

“Hapi i parë është bërë dje (e enjte), i vogël, por dallimet mbesin. Kjo nuk ka të bëj me qëndrimet për rezultatin final sa i përket marrëveshjes për Demarkacionin, por se si t’i qasemi këtij dialogu, kësaj çështjeje, përmes një bashkëpunimi gjithëpërfshirës”.

“Po mendojmë që ta krijojmë këtë platformë, këtë bazë, për bashkëpunim të gjitha subjekteve. Të gjitha subjektet kanë marrë pjesë. Secili i ka qëndrimet e veta, argumentet e veta dhe idetë se si duhet të punohet bashkë që ta zgjidhim këtë çështje. Asnjërës palë nuk i mungon vullneti në kuptimin se duhet punuar bashkë për ta zgjidhur këtë”.

Megjithatë, Rashiti thekson se qëndrimet e partive politike, të atyre në pushtet, të cilat janë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si dhe partive opozitare që janë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje në formën e tanishme, nuk kanë ndryshuar.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo brenda koalicionit qeverisës, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është politizuar skajshmërisht. Marrë parasysh ato që kanë ndodhur tash e një vjet, sipas tij, kjo çështje kërkon konsensus politik.

“Tani, ne kemi hyrë në një fazë të re. Ndoshta opozita ka menduar që ‘ja , po e bëjmë një revolucion të vogël dhe po hymë në zgjedhje, sepse po e kërkojmë ne’. Ndërsa, pushteti ka një qëndrim krejt tjetër. Çështja e Demarkacionit nuk është dhe nuk duhet të lidhet as me zgjedhjet e reja, as me interesat e ngushta të lidershipit e as me interesat partiake në Kosovë. Ajo është çështje, e cila duhet të bëhet, por duhet të bëhet mirë, të analizohet dhe studiohet mirë dhe duhet të sillet në Kuvend për tu votuar”.

Në anën tjetër, Driton Çaushi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë, seky subjekt e edhe më tej e rikonfirmon qëndrimin e saj se është kundër versionit të tanishëm të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Megjithatë, unë mund të shprehem vetëm për qëndrimin tonë, sepse këto lloj diskutimesh do të vazhdojnë edhe më tutje. Qëndrimi i ynë është i njëjtë me atë që e rikonfirmojmë çdo ditë dhe që është publik, pra, që ne jemi të gatshëm të jemi pjesë që të japim kontributin tonë, duke njohur edhe interesat dhe duke pasur përkushtim edhe për marrëdhëniet e mira me Malin e Zi. Pra, që të japim kontributin tonë për një rinegocim ose për një proces të ri të Demarkacionit”

Pavarësisht se qëndrimet e partive politike në pushtet dhe opozitë nuk kanë ndryshuar nga ato që i akne pasur më parë, Rashiti ka theksuar se takimet e përfaqësuesve të partive politike do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

Pritjet, sipas tij janë që të arrihet një rezultat konkrete, duke i marrë parasysh edhe pozicionet. (REL)

‘Tallja’ e Grabovcit me drejtësinë, “dëshmi e paprekshmërisë”

adem-grabovciIshim në prokurori do emërime me i bërë, por duhet më tutje me vazhduar”.

Adem Grabovci, ish kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, mund të ketë ironizuar duke aluduar në përgjimet e bisedave të tij telefonike, që datojnë nga viti 2011, por deklarata e tij megjithatë, vlerësojnë njohës të rrethanave, shpreh “shpërfilljen ndaj sistemit të drejtësisë”.

Deklarata e Grabovcit e bërë pas marrjes në pyetje në Prokurorinë Speciale në kuadër të hetimeve që ka nisur kjo e fundit ndaj tij, për një varg veprash penale që ndërlidhen me fuqinë e pushtetit që ka bartur, dëshmon thonë njohësit e rrethanave, “ndikimin që mund ta ketë politika mbi drejtësinë”.

Afera e përgjimeve, që përfshiu edhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike në pushtet nxori në shesh ndikimin që autoritetet në vend kanë jo vetëm mbi institucionet e pavarura, por mbi të gjitha mbi sistemin e plotë të drejtësisë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk e përjashton mundësinë që në gjykata mund të ketë ndikime dhe ndërhyrje nga politika, por Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, tha për Radion Evropa e Lirë se deri tash nuk ka ndonjë informacion se diçka e tillë ka mundur të ndodhë.

“Zyrtarisht nuk kemi fakte konkrete që ka ndikime publikisht. Nuk përjashtohet mundësia ndoshta në mënyrë individuale, kështu në raste të izoluara të ketë, por së paku nuk keni raste konkrete që ka ardhur dikush dhe ka denoncuar se ka qenë i ndikuar”, tha Idrizi.

Në Këshillin Gjyqësor thuhet se Kosova është një vend i vogël dhe mund të ketë ndikime të ndryshme, përfshirë edhe emërimet e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që bëhet përmes Kuvendit të Kosovës e që mund të konsiderohen si ndërhyrje në ketë sistem.

Por, përfaqësues të organizatave joqeveritare në vend thonë se krahas problemeve në sistemin e drejtësisë, politika është ajo që ia ka marrë pavarësinë drejtësisë.

Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë është shpërdorur që prej përfundimit të luftës, qoftë nga vendorët apo edhe misionet ndërkombëtare.

“Ajo çka ka ndodhur prej momentit që është shpallur pavarësia është që asnjëherë elita politike nuk e ka marrë çështjen e drejtësisë seriozisht. Elita politike duke qenë se ka qëndruar në pushtet vetëm përmes korrupsionit dhe shpërdorimit të pushtetit, një prej mënyrave qysh ka mbetur në pushtet, ka qenë shpërdorimi dhe abuzimi i sistemit të drejtësisë”, tha Zogaj.

Zogaj tha po ashtu se zyrtaret politik që kanë abuzuar me sistemin e drejtësisë me vite kanë ardhur në fazën kur edhe bëjnë shaka edhe pse janë në proces të hetimeve.

“Ata kanë arritur nivelin e abuzimit deri në atë nivel sa që publikisht ironizojnë edhe kur ata gjinden përball hetimeve, po pikërisht për shkak të ndikimit në sistemin e drejtësisë”, tha Zogaj.

Sistemi i drejtësisë së Kosovës, që prej raporteve të para të progresit të BE-së është cilësuar jo vetëm i brishtë, por edhe i korruptuar dhe aspak profesional.

Autoritetet në Prishtinë kanë përsëritur qëndrimet e tyre se duan reforma të sistemit dhe pavarësimin e tij, por asnjëherë nuk kanë arritur që të largojnë ndikimin e tyre nga drejtësia.

Visar Sutaj hulumtues nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se përgjimet të cilat janë publikuar së fundi kanë vërtetuar edhe më shumë pohimet se sistemi i drejtësisë është ndikuar nga politika.

Sutaj konsideron se deklarata e fundit publike të deputetit Grabovci tregon më së miri se sa është e fortë dhe ndikuese politika në sistemin e drejtësisë dhe sa e shohin të paprekshëm veten drejtuesit politikë.

“Gjendja aktuale nuk është e mirë. Derisa kemi politizim të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë, atëherë kjo humb edhe besimin e qytetarëve. Më se miri kjo vërtetohet me mungesën e vullnetit brenda sistemit të drejtësisë për të iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të lartë publik hetime të cilat pastaj rezultojnë në aktgjykime të prera kundër zyrtarëve të lartë të cilët akuzohen për korrupsion”, tha Sutaj.

Adem Grabovci mund të jetë njëri nga politikanët në Kosovë që ka treguar forcën e pushtetit të tij. Por, ai është shembulli se si nënçmohet sistemi dhe si drejtësinë në Kosovë e bëjnë të fortit.(REL)

Merkel: Të tregojmë me vepra se mund të përmirësohemi!

samiti-bratislavaSamiti i Bratislavës – ndër samitet më të vështirë të BE-së, por një samit me pritshmëritë të larta. Bashkimi Europian është në kërkim të unitetit pas largimit të Britanisë së Madhe e tendencave konfrontuese Brenda tij.

Kancelarja Merkel pret në muajt e ardhshëm suksese nga BE-ja e goditur nga krizat dhe një sinjal uniteti. “Jemi në situatë kritike”, tha Merkel të premten (16.09) në Bratislavë, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. “Bëhet fjalë që të tregojmë me vepra, se mund të përmirësohemi”, tha Merkel. Sipas saj, mesazhi i Bratislavës duhet të jetë “Ne duam të bashkëpunojmë, dhe duam t’i zgjidhim problemet që ekzistojnë në Europë.” Krerët e BE-së janë mbledhur për herë të parë në një samit pa Britaninë e Madhe për të arritur një ristartim të unionit dhe rifitimin e besimit të qytetarëve europianë.

Në samit diskutohet “Axhenda e Bratislavës”, ku prioritet janë siguria dhe kapacitetet e mbrojtjes. Në këtë fushë pritet të konkretizohet krijimi i një unioni të përbashkët me një shtab të përbashkët mbrojtjeje. Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni kishte mbështetur më parë një strategji të përbashkët në fushën e mbrojtjes, një lloj “Shengeni të mbrojtjes”. Prioritet tjetër është edhe e ardhmja sociale dhe ekonomike e Europës si edhe shkëmbimi kulturor në BE.”

Kriza ekzistenciale e Europës

“Europa ndodhet në një pikë shumë vendimtare”, tha Merkel në konferencë shtypi në Paris të enjten, pas takimit me presidentin francez, Hollande. “Besoj se kemi nevojë për një axhendë të qartë”. Edhe presidenti Hollande u shpreh se me largimin e Britanisë së Madhe kemi të bëjmë me një krizë fundamentale të Europës. “Ne i njohim sfidat, e dimë se çfarë rrezikohet.”

Dy ditë më parë (14.09) ishte kreu i Komisionit Euriopian Jean-Claude Juncker që dha sinjalin se ku do të shkojë Europa. Nuk do të ketë thellim të mëtejshëm të unionit. Europa që ndodhet në një krizë ekzistenciale duhet të ofrojë rezultate konkrete për qytetarët e saj: Juncker kërkon të dyfishojë fondin e investimeve që të shihen rezultate konkrete për qytetarët. “Nuk mund të pranoj që kjo është gjenerata e parë që do të jetë më e varfër se prindërit e vet”, tha Juncker.

Siguri për qytetarët europianë

Qytetarëve europianë që ndjehen të pasigurtë pas valës së emigracionit – BE synon t’u tregojë që di t’i mbrojë dhe kontrollojë kufijtë e saj. Që në tetor rreth 200 policë kufitarë të Frontex do të kontrollojnë kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Po ashtu do të ngrihet edhe një sistem i ri informacioni për udhëtimet që do të regjistrojë e verifikojë nëse dikush ka të drejtë të hyjë në BE. Nga ana tjetër do të forcohet Europoli.

Para samitit politikani i CDU-së, Elmar Brok është shprehur se Bashkimi Europian duhet të bëhet më efektiv. Kreu i Komisionit të Jashtëm të BE-së në Parlamentin Europian kërkoi pas largimit të britanikëve, përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe atë të jashtme. Brok paralajmëroi shtetet anëtare nga ujditë e veçuara me shteteve duke anashkaluar institucionet e BE-së. Edhe europarlamentari gjerman, konservatori Martin Weber u shpreh se duhet më shumë kompromis brenda Europës. “Njerëzit presin që t’i japim fund grindjes.” Më shumë unitet dhe efektivitet pret kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz nga samiti. Para samitit ai tha për “Spiegel” se “pres nga 27 vendet anëtare një sinjal, se ne qëndrojmë bashkë, megjithë problemet dhe temat kontroverse.”

Bratislava është sot “qyteti më i ruajtur i Europës”, ka thënë zëvendëspresidenti i policisë sllovake, Jaroslav Malik për dpa-në. Kryeqyteti sllovak ka një arsye të fortë për t ‘u kthyer në fortesë. Sllovakia, e cila mban presidencën e radhës së BE-së është mikpritësja e samitit të radhës së Bashkimit Europian. (dw)

merkel-hollandeGjermania dhe Franca kёrkojnё nga samiti i BE-sё nё Bratislavё njё plan tё qartё pёr tё ardhmen e unionit. Pikёrёndesё duhet tё jetё siguria. Nё sfondin e krizёs tё dy politkanёt tregohen tё vendosur.

Si do tё vazhdohet me BE-nё pas Brexit me kёtё ҁёshtje do tё merren tё 27 krerёt e shteteve dhe tё qeverive tё vendeve tё BE-sё tё premten (16.09) nё Bratislavё pa Britaninё e Madhe. Nё vigjilje tё kёtij takimi ndёrkaq nё kryeqytetet europiane ka pasur shkёmbime intensive dhe ёshtё biseduar pёr shumё ide. Pak para takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez François Hollande kordinuan qendrimet. Rezultati ёshtё njё “Agjendё e Bratislavёs”, e cila duhet diskutuar nё kryeqytetin sllovak. Prioritetet Merkel dhe Hollande i vendosёn tek temat siguri, mirёqenie dhe vera europiane.

Merkel pёr veprim mё tё shpejtё

Agjenda duhet tё pёrfshijё shpresat dhe dёshirat e njerёzve, por njёkohёsisht duhet tё jetё realiste. “Nё fund qytetaret dhe qytetarёt binden prej veprave “, tha Merkel pas takimit nё pallatin Élysée nё Paris. Europa ndodhet nё njё “ҁast shumё vendimtar”. Kancelarja shtoi, se Europa e sheh veten tё konfrontar me kёrcёnimin nga terrorizmi dhe me sfidёn e migracionit. “Ndaj kёsaj ҁёshtjeje ne duhet tё japim njё pёrgjigje, ne duhet tё jemi nё gjendje tё mbrojmё kufijtё tanё tё jashtёm dhe duhet tё japim sё bashku njё pёrgjigje”, theksoi ajo. Ekziston vullneti pёr tё punuar mё shpejt dhe pёr ta zbatuar shpejt kёtё nismё.

Nё sfondin e sulmeve terroriste vёmendje e posaҁme pёr mё shumё siguri

Hollande duke iu referuar vendimit tё Britanisё sё Madhe pёr Brexit tha, se mund tё kemi tё bёjmё me njё krizё ekzistenciale tё Europёs. “Ne i njohim sfidat. Ne e dimё, se ҁfarё rrezikohet.” Lidhur me konceptin e sigurisё ai tha: “Ne duhet t’i mbrojmё europianёt.”

Samiti i posaҁёm nё Bratislavё zhvillohet pa praninё e kryeministres britanike Theresa May. Edhe nёse Britania e Madhe ende nuk e ka paraqitur zyrtarisht kёrkesёn pёr dalje nga unioni, kryetarёt e shteteve dhe tё everive duan tё vendosin piketat pёr njё orientim tё ri tё BE-sё me 27 anёtarё. (dw)

Shqipëri: Zbatimi i reformës në drejtësi në pranverë 2017

“Reforma më e thellë në vendet e rajonit e ato postkomuniste në Europën Lindore”, thotë Ulsi Manja, deputet, relator për projektligjin për organizmin e funksionimin e prokurorisë në sistemin e reformuar të drejtësisisë.

Deutsche Welle: Z. Manja, qytetarët e Shqipërisë presin me padurin fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Çfarë garancish jep sistemi i reformuar se në Shqipëri do të fillojë të ketë drejtësi, se do fillojë të shkulet kultura e mosndëshkimit, e çimentosur në 20- 25 vitet e fundit?

Ulsi Manja: Reforma në Drejtësi është një nga më themeloret në Shqipëri, në dy dekadat e fundit. Ndryshimet kushtetuese, që i hapën asaj rrugën, janë ndër më të thellat jo vetëm në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor por mund të them, pa ndrojtje, në të gjitha vendet post komuniste. Dizenjimi i reformës në drejtësi është mbështetur në dy shtylla kryesore: nga njëra anë ajo synon të çrrënjosë nivelin e lartë të korrupsionit brenda sistemit, ama aq të lartë sa ka sjellë një besim” zero” të publikut tek drejtësia. Nga ana tjetër vetë sistemi i reformuar i drejtësisë duhet të jetë një antikorp i fortë kundër korrupsionit në rradhët e zyrtarëve të lartë, por edhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërësi në Shqipëri.

Pastrimi i sistemit të drejtësisë nëpërmjet procesit të vettingut, shoqëruar me krijimin e strukturave të reja kushtetuese përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në rradhët e zyrtarëve të lartë, të njohura tanimë si “ Struktura të Posaçme Anti Korrupsion” – SPAK – janë garanci për mbylljen e kapitullit të një drejtësie të kapitulluar. Pse? Gjykatësit dhe Prokurorët që do të punojnë në këto struktura do të kalojnë nga vetting-u . SPAK do të përbëhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, Njësia e Posaçme Hetimore , që në ligjin përkatës emërohet “Byroja Kombëtare e Hetimit” , e ideuar të ngrihet dhe funksionojë sipas modelit të FBI-së dhe së fundi nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Të treja organet janë struktura të SPAK-ut dhe janë të ndara: Prokuroria e Posaçme buron nga Këshili i Lartë i Prokurorisë, që do të krijohet menjëherë pasi prokurorët dhe gjyqtarët të kenë kaluar vetting-un. Po kështu edhe gjyqtarët në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Si mbërrijnë gjyqtarët dhe prokurorët në procesin e vetting-ut?

Ligji për vettingun, i miratuar së fundmi, ka përcaktuar shumë qartë: brenda 30 ditëve nga hyrja e tij në fuqi të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, pavarësisht nga niveli dhe statusi, që nga shkalla e parë deri në Gjykatën e Lartë, detyrohen me ligj të plotësojnë formularin e pasurisë, atë të kontrollit të figurës dhe së fundi formularin e aftësive profesionale, tre drejtime të përcaktuara nga Kushtetuta.

Z. Manja, a mund të tregoni si do të bëhet konkretisht vetting-u?

Një nga propozimet e opozitës në Komisionin e Reformës në drejtësi ka qënë që vetting-u për gjyqtarët dhe prokurorët të kryhet sipas një kalendari individual. Por ky propozim nuk u pranua. Kjo pasi në ndryshimet kushtetuese, të miratuara me unanimitet me votën e 140 deputetëve, në korrikun e kaluar, janë përcaktuar afate kohore për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. P.sh. Këshill i Lartë i Prokurorisë duhet të ngrihet brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Por ne nuk e dimë, se cilët mund të jenë 6 prokurorët që do të jenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi ata do të dalin pas kryerjes së vetting-ut të të gjithë atyre që futen në garë. Shkurt të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, në të gjitha nivelet, që konkurrojnë për të qënë pjesë e organeve të Drejtësise: në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi duhet të kalojne në procesin e vetting-ut.

Nuk mund të paracaktohet, se cilët do të jenë ata gjyqtarë dhe prokurorë që do të hyjnë dhe fitojnë garën pa përfunduar vettingu. Prandaj thelbi i reformës në drejtësi është skaneri i sistemit aktual të drejtësisë përmes vetting-ut. Sipas komisionit të Venecias ka pasur përpjekje në Ukrainë për të bërë një vetting , por ky komision nuk e përkrahu, sepse përqasja ishte selektive- kërkohej të identifikoheshin gjyqtarët dhe prokurorët e papërshtashëm në sistem. Kurse vetting-u në reformën e drejtësisë në Shqipëri mori driten e gjelbër nga Komision i Venecias , sepse ai është gjithëpërfshirës dhe tërësor, pa dallim. Prokurorët dhe gjyqtarët, që do të ngelin në rrjetën e vetting-ut, ashtu si ka përcaktuar Kushtetuta, do të largohen nga sistemi. Tre janë kriteret e vetting-ut: pasuria dhe mosjustifikimi ligjor i saj nga gjyqtarët dhe prokurorët; kriteri i pastërtisë ose jo së figurës dhe kriteri i aftësive profesionale. Nëse nuk kualifikohen në dy kriteret e para, gjyqtarët dhe prokurorët dalin menjëherë nga sistemi. Por kur këto kritere janë ok, por gjyqtari apo prokurori nuk plotëson kriterin e aftësisë profesionale, kushtetuta ka përcaktuar dhënien e mundësisë për kualifikim në Shkollën e Magjistraturës për një periudhë 2 vjeçare. Pas kësaj periudhe ata i nënshtrohen përsëri vetting-ut për aftësitë profesionale. Pra, vetting është një sitë shumë e imët. E veçanta e tij është që barrën e provës përpara komisionit të vetting-ut apo Kolegjit të Apelimit e ka vetë subjekti gjyqtar apo prokuror që rivlerësohet. Vetting-u si institucion kontrollon përmes rrugëve të ligjshme vetëm saktësinë e të dhënave të deklaruara.

Verifikimi dhe kontrolli për deklarimet nga gjyqtarët dhe prokurorët të pasurive të tyre është çelësi që hap procesin e pastrimit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit. A ka mekanizma ligjorë që kushdo prej atyre që mbetet në rrjetën e vetting-ut, të shkojë para drejtësisë?

Kjo është një pyetje interesante. Pranë komisionit të vetting-ut funksionon edhe komisioneri publik dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Komisioneri publik luan rolin e akuzës. Dhe e ka detyrim sipas kushtetutës dhe ligjit që kur tek subjekti i rivlerësuar konstatohen shkelje të bëjë kallëzim penal në prokurori.

Fjalën më pas e kanë Prokurorë dhe gjyqtarë që kanë kaluar me sukses vetting-un. Ka pasur reagime të ashpra nga shoqatat e gazetarëve kundër dy neneve në dy projektligje përfunksionimin e institucioneve të reja, që tentojnë ndëshkojnë me ligj gazetarët , nëse produktet e tyre mediatike shkaktojnë “ ndikim të papërshtatshëm që cënon pavarësinë e prokurorëve”. A e përjashton garantimi i pavarësisë së prokurorëve të drejtën e lirisë së shprehjes, të misionit të medias si “watch dog”?

Janë dy nene identike në dy projektligje: njëri për ngritjen dhe funksionimin e prokurorisë dhe tjetri për SPAK. Ka pasur një keqkuptim të paqëllimshëm në këto 2 nene, i shkaktuar nga përkthimi jo i saktë i nenit në shqip prej gjuhës origjinale të vendit nga janë marrë për t’ u adaptuar këto dy projektligje. Ne jemi mbështetur më shumë në përvojën e Kroacisë dhe Rumanisë si edhe atë amerikane. Gjithsesi pas kundërshtimit të drejtë të gazetarëve u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të mediave për këto dy nene. Kemi vendosur t’i riformulojmë për një ekuilibër kushtetues mes pavarësisë kushtetuese të prokurorëve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese dhe garantimit të lirisë kushtetuese të shprehjes. Formulimi “ ndikim i papërshtatshëm që cënon pavarësinë e prokurorëve” lë hapësirë për keqinterpretin pasi ligji nuk përcakton se kush është organi që vlerëson ndikimin e papërshtatshëm. Ndikimi i paligjshëm është koncept ligjor dhe i parashikuar në kodin penal, pra subjekti që e shkel këtë përcaktim ligjor mban përgjegjësi ligjore.

Fillimi i mbarë, me fakte i zbatimit të reformës në drejtësi është edhe testi që Shqipërisë i duhet të kalojë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Jeni optimist se kjo do të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm?

Reforma në sistemin e drejtësisë është domosdoshmëri për qytetarët e Shqipërisë që për më shumë se 20 vjet mbetën në dyert e gjykatave dhe nuk iu dha drejtësi. Ata presin me padurim që të kemi një sistem të drejtësisë penale, që merr në mbrojtje viktimat dhe trajton njëlloj subjektet e procedimit penal. Palët e treguan vullnetin e tyre politik me votën unanime të miratimit të ndryshimeve kushtetuese në 22 korrikun e kaluar. Tani kanë mbetur 6 projektligje për t’u miratuar, kemi një proces tekniko- legjislativ, jo politik. Duhet t’u japim jetë ndryshimeve kushtetuese dhe në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojë funksionimi i institucioneve të reja. Jam optimist, jam shpresëplotë që opozita do të jetë pjesë e procesit.

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ngre padi ndaj 21 zyrtarëve shtetërorë

prokuroriaProkuroria Speciale e Maqedonisë ka zyrtarizuar dy paditë e para ndaj 21 zyrtarëve të lartë për shpërdorim detyre.

Padia e parë përfshinë 7 persona dhe ka të bëjë me akuzën e asgjësimit të dokumenteve nga sistemet e përgjimit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit.

Ndërsa padia e dytë ndaj 14 personave lidhur me porosinë për dhunë ndaj kryetarit të komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski gjatë një mbledhjeje të këshillit komunal.

Dy paditë do të dorëzohen në Gjykatën penale me procedurë të përshpejtuar. Nga Prokuroria Speciale nuk publikuan emrat e zyrtarëve të akuzuar për këto vepra, njofton rel.

Akuzat janë bazuar nga dëshmitë që kanë dalë nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe në bazë të bisedave të publikuara dhunën ndaj kryetarit të komunës e kishin porositur, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski.

Zyrtarizimi i padive të para ndodhë në një vjetorin e themelimit të Prokurorisë Speciale.(INA)

Terrorizmi, rreziku nga të infiltruarit mes refugjatëve

luKonferenca rajonale në Durrës. Ambasadori amerikan Lu: Policia shqiptare e kufirit tani ka akses në bazën e të dhënave të FBI-së për terrorizmin

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se vendet e Ballkanit kanë qenë të suksesshme në ndjekjen dhe arrestimin e luftëtarëve të huaj, por rajoni, shtoi ai, përballet me kërcënimin e mundshëm të atyre që kalojnë tranzit si refugjatë që largohen nga Siria, Iraku apo Afganistani. Këto deklarata ambasadori Lu i bëri gjatë një konference rajonale për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe emigracionit të paligjshëm, ku u vu theksi te forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme.

Në vendet e Ballkanit perëndimor janë të paktën 89 persona të cilët janë dënuar për pjesmarrje në luftimet në Irak e Siri përkrah ISIS-it apo lidhje me organizatat terroriste. Ambasadori amerikan Donald Lu tha se Bosnja ka gjetur fajtorë 12 persona dhe 8 të tjerë janë aktualisht në gjykim. Kosova ka marrë të pandehur 75 persona dhe ka siguruar vendime fajësie në mbi 50 çështje. Maqedonia tashmë ka 18 vendime fajësie për akuza që lidhen me luftëtarët e huaj. Dhe Shqipëria më herët këtë vit, dënoi 9 persona me 152 vite gjithsej për rekrutimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste.

Në Konferencën rajonale për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe emigracionit të paligjshëm, ambasadori Lu u shpreh se “vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qënë jashtëzakonisht të suksesshme dhe duhet të jenë krenare për sukseset e tyre të fundit në arrestimin dhe ndjekjen penale të luftëtarëve terroristë të huaj”.

Por sipas tij tani “Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë shqetësuar në lidhje me një kërcënim të ri — kërcënimi i mundshëm i luftëtarëve të huaj që kalojnë tranzit si refugjatë që largohen prej Irakut, Sirisë dhe Afganistanit”. Sipas tij, “një nga pikat kyçe është informimi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë e kufijve”, ndërsa tregoi se “një nga mjetet që i është vënë në dispozicion kohët e fundit Shqipërisë nga FBI-ja amerikane dhe Qendra Kombëtare e SHBA-së kundër Terrorizmit është aksesi në bazën e të dhënave për terrorizmin përmes një marrëveshjeje për ndarjen e informacionit, nënshkruar gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Uashington në muajin prill. Me këtë mjet, Policia Kufitare shqiptare mund të hyjë në listën e mijëra terroristëve potencialë që është hartuar në bashkëpunim me dhjetëra vende partnere”, shpjegoi ambasadori amerikan, ndërsa theksoi se vetëm bashkëpunimi mes vendeve mund t’i bëjë ballë kërcënimeve terroriste.

Nevojës së bashkëpunimit i mëshoi dhe ambasadorja e delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë Romana Vlahutin. “Eshtë e qartë se sfidat e reja të sigurisë janë këtu, për të qëndruar për një kohë të gjatë, prandaj kërkojnë përgjigje gjithpërfshirëse që i trajtojnë këto sfida në disa dimensione njëkohësisht. Lufta efikase kërkon bashkëpunim më të madh mes shërbimeve të sigurisë në mbarë globin”, tha ajo duke nënvizuar se “shumë është bërë kohët e fundit, por sulmet e fundit në Europë tregojnë mangësitë në koordinim dhe në shkëmbimin e informacionit. Do të thotë pra se mbetet shumë për të bërë”, theksoi ajo.

Sipas ambasadores Vlahutin duhen kuptuar shkaqet të cilat bëjnë që kryesisht të rinjtë të tërqihen nga ISIS-I si dhe duhet investuar në kërkime dhe për të komunikuar rrisqet e radikalizmit. Ajo tha se Bashkimi europian ka një program rej 70 milion eurosh në mbështetje të përpjekjeve kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit si dhe po mendon të mbështesë Qendrën e posaçme rajonale që pritet të ngrihet në Shqipëri.

Edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi theksoi nevojën e një ndërhyrjeje shumplanëshe, ndërsa njoftoi zbatimin këtë vit shkollor të një program pilot i cili sic shpjegoi ai, “synon jo vetëm transmetimin e disa dijenive bazë për fenë dhe bashkëjetesën fetare, por dhe përgatitjen e të rinjve për të përballuar presionet ekstremizuese. Në linjë me karakterin laik të shtetit dhe shkollës, strategjia synon të mbush vakuumin e krijuar ndër vite në çështjet e edukimit civil lidhur me besimin fetar. Ky vacuum, i krijuar nga droja për të cekur çështjet e fesë në emër të laicitetit, ka krijuar një hapësirë vulnerabël për ndërhyrjet radikale. Ne mendojmë se laiciteti i shkollës nuk duhet kuptuar si një tabu heshtjeje, ndaj çështjeve të fesë, por si detyrim për t’i trajtuar drejt ato, sigurisht me një këndëvështrim kulturor dhe civil pa duplikuar komunitetet fetare e duke bashkëpunuar ngushtë me to”

Ndërsa në vitet 2013-2014 mendohet të jenë më shumë se 90 qytetarët shqiptarë të përfshirë në luftimet në krah të ISIS-it, në dy vitet e fundit vlerësohet se nga Shqipëria nuk ka patur më persona që të jenë larguar drejt Sirisë dhe Irakut. (voa)

Kosovë, deputeti Grabovci para prokurorisë

grabovciProkuroria e Posaçme e Kosovës mori në pyetje sot Adem Grabovcin, deputet dhe ish udhëheqës i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndaj të cilit më 26 gusht u hapën hetime për dy vepra penale;keqpërdorimi i autoritetit zyrtar dhe shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës.

Hetimet kundër tij pasuan publikimin e përgjimeve të bisedave në gazetën në internet “Insajderi”, ku diltendikimi i ushtruar nga ai dhe Partia Demokratike e Kosovës për emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.

Përgjimet me autorizimin e prokurorit të EULEX-it, ishin kryer në fund të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012 në kuadër të hetimeve në ish Ministrinë e Transportit.

Zoti Grabovci u mbrojt në heshtje ndërsa avokati mbrojtës tha se është kërkuar shpjegim se përse nuk janë asgjësuar përgjimet që kishin të bënin me një çështje tjetër.

Publikimi i përgjimeve nxiti shumë reagime në Kosovë. Diplomatë perëndimorë kërkuan analizë të plotë e transparente, ndërsa partitë opozitare bënë thirrje që hetimet të çohen deri në fund. (voa)