Kirby: SHBA-të mbështetin tentimet për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

john-kirby-usaZëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, John Kirby, ka deklaruar se SHBA-të e mbështetin Maqedoninë dhe Greqinë në tentimet për të zgjidhur çështjen e emrit, në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Ai nuk është përgjigjur për mundësinë e ndikimit të porosisë së internetit, ku një këshillëtarë i Hillary Clinton-it, e ka përdorur akronimin IRJM për Maqedoninë.

Përndryshe, në dokumentet e publikuara nga ëikileaks, John Podesta, ish-këshillëtar i presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama, shef i tanishëm i shtabit zgjedhor të Hillary Clinton-it, e përdor shkurtesën IRJM për Maqedoninë. Podesta ka prejardhje greke, nga degëzimi familjar i nënës së tij. (ina)

VV dhe Nisma refuzojnë pjesëmarrjen në takimin e Presidentit Thaçi

ymeri-lvv

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Viasr Ymeri, ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nesër në ora 10:00, nga presidenti Hashim Thaçi, për të biseduar për reformën zgjedhore.

Në një shkrim të postuar në Facebook, Ymeri thotë se nuk kemi kohë për reformë zgjedhore, por për zgjedhje.

“Sot në zyrat e Lëvizjes ka mbërritur një ftesë nga Hashim Thaçi, i cili thotë se dëshiron të mbledhë partitë politike për një reformë zgjedhore.

Tash, në kohën kur korrupsioni kronik i qeveritarëve të PDK e LDK në nivele qendrore e lokale është bërë publik edhe ndërkombëtarisht nuk kemi kohë për reformë zgjedhore – nevojiten zgjedhje!

Tash kur institucionet e qeveria e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin pas projekteve antikombëtare të kësaj qeverie, projekte që sollën tensionim të paparë mes qeverisë e popullit, nuk është koha për reforma por për zgjedhje!

Tash kur populli i Kosovës i varfëruar deri në skaj e gjithnjë e më i papunë prej privatizimeve të kësaj klike po merr rrugët e emigrimit si pasojë e faktit që qeveria PDK-LDK nuk ka ndërmarrë asnjë politikë në ndihmë të ekonomisë e punësimit, tash s’është koha për reforma, por vetëm për zgjedhje.

Zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës.

Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit”, ka shkruar ai.

Pos VV-së, edhe Nisma për Kosovën, e ka refuzuar ftesën e Thaçit. Këtë lajm për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për media i kësaj partie, Valmir Gashi.

“Ftesën e kemi marrë, por nuk do të marrim pjesë”, ka thënë ai.

 

Debati për Himarën, Rama “nuk ka minoritet grek”

ramaNë Shqipëri kryeministri Edi Rama foli sot për rastin e prishjes së disa ndërtesave në Himarë në kuadër të planit rregullues të qendrës së qytetit, i cili ditët e fundit rriti ndjeshëm tensionet mes Tiranës dhe Athinës, pasi Greqia pretendon se po goditen qëllimisht pjestarë të minoritetit grek. Por kryeministri Rama hodhi poshtë këto pretendime duke saktësuar se Himara nuk mund të konsiderohet zonë minoritare

Protestat e disa banorëve në Himarë kundër zbatimit të planit që synon ndërhyrje në qendrën e qytetit, u bënë shkas për reagime të forta të Greqisë dhe shkëmbime replikash mes dy vendeve ditët e fundit. Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule akuzoi sot qeverinë se qëllimisht po godet minoritetin grek në atë zonë: “Nuk ka rilindje urbane që mund të fshehë qëllimin e vërtetë, që është mposhtja e frymës së atij komuniteti dhe grabitja e pronave”

Zoti Dule mbrojti ndërhyrjen e Athinës mbi këtë çështje duke kujtuar se edhe kushtetuta e Shqipërisë parashikon si detyrim mbrojtjen e interesave të qytetarëve të saj kudo që janë “po shtetet e tjera nuk e kanë këtë të drejtë dhe obligim për të folur dhe mbrojtur të drejtat e bashkëatdhetarëve të tyre kudo. Nuk e kanë të drejtën kolegët tanë, qeveritarë, deputetë, eurodeputetë grekë që të flasin për shkeljen e të drejtave të pjestarëve të minoritetit etnik grek në Shqipëri?”

Menjëherë pas tij ndërhyri kryeministri Edi Rama, i cili në fakt e kishte paralajmëruar që dje se do të fliste për këtë çështje dhe përplasjet e lindura me Greqinë. Sipas kryeministrit bëhet fjalë vetëm për 18 ndërtesa nga të cilat një banesë, një bujtinë dhe të tjerat lavazhe, kioska e objekte të rrënuara, duke e quajtur të pakuptimtë reagimin e Athinës: “Dikush që nuk e di ku fle lepuri i kësaj ferre që na shfaqet herë pas here nepër këmbë si një ëndërr e keqe, as që mund ta konceptojë dot sesi ka mundësi që një praktikë rutinë të kësaj natyre në Shqipërinë e sotme për 12 ndërtime pa leje dhe vetëm për 6 ngrehina në proces shpronësimi ligjor, të angazhojë një shtet fqinj me komunikata zyrtare që shprehin kundërshti ndaj Shqipërisë, deklarata partiake që kërkojnë ndëshkim europian për Shqipërinë dhe pastaj lloj-lloj gazetash, portalesh, historianësh dhe historish që nxjerrin tym fabrikash të antikitetit nacional populist, për të nxirë qeverinë e Shqipërisë, por fatkeqësisht pa e fshehur dot një sëkëlldi të çuditshme ndaj nesh, shqiptarëve dhe këtij vendit tonë të vogël që quhet Shqipëri dhe që kaq shumë ka dhënë dhe ka marrë në historinë e vet në atë vend mahnitës që quhet Greqi”

Për kryeministrin Rama nuk ka vend për t’i konsideruar himariotët si minoritarë grekë: “Këtë herë na ka dalë që banorët e prekur nga projekti i ri i bashkisë së Himarës, në fakt na qenkan deklaruar grekë dhe mund të paraqesin në mbështetje të kësaj deklarate dokumente përkatëse. Asnjë himariot, as mund të paragjykohet, as mund të gjykohet, dhe aq më pak të klasifikohet si banor homogjen, nënkupto grek, pse zemra ia thotë se përveç atdheut të babës, ka dhe një vend tjetër, për një atdhe tjetër”.

Kreu i qeverisë kujtoi se ndërsa për një rast të tillë Tirana vihet nën një mori akuzash nga Greqia” “çfarë duhet të themi ne për mbajtjen si një dordolec në kufij mes nesh dhe Greqisë të ligjit të luftës që është matrica e të gjitha çështjeve apo shumicës së çështjeve të pazgjidhura me Greqinë dhe është strumbullari i një mase të madhe çështjesh të të drejtave të njeriut që kanë në sfond diskriminimin e shqiptarëve. Nuk është thjesht një mbetje arkaike aty, por është një akt që prodhon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë. Të drejtat e njeriut, liria e lëvizjes, e drejta për të kërkuar pronat dhe dëmshpërblimet, në rrugë të rregullt dhe proçeduriale. Kjo është e gjitha ajo që quhet çështja came. Asgjë tjetër. Ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë”

Zoti Rama saktësoi se Shqipëria as nuk ka patur dhe as ka pretendeime territoriale ndaj Greqisë, dhe se e shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhmen e përbashkët, por shtoi ai zgjidhjet e bazuara në rregulla dhe të drejtën ndërkombëtare, janë në interes jetik për të dy shtetet. (voa)

Kombinati ”Jugohrom” ndërpret punën

jugokromiKombinati metalurgjik ”Jugohrom” ka vendosur ta respektojë vendimin e Inspektoriatit të Mjedisit, që kërkon ndërprerjen e punës së këtij kombinati, për shkak të mosrespektimit të obligimeve rreth parandalimit të ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin zyrtar të këtij kombinati thuhet se ”Me këtë shkresë, u njoftojm se JUGOHROM ALZAR dooel, f. Jegunovcë, do ta respektojë Vendimin për ndalimin e punës.”

Sipas njoftimit, ndërprerja e plotë e punës së furave të kombinatit ka filluar në mesnatë, ndërkaq nga 3 nëntori, procesi i tërë prodhues do të ndërpritet.jugokromi-dok

(ina)

Dhuratë për Trumpin nga Moska?

Pas botimit të disa dokumenteve në Wikileaks vihet re një zbehje e entuziazmit për Hillary Clintonin.

tumpWikileaks shkakton sërish turbullim në radhët e demokratëve. Sipas dokumenteve të botuara në Wikileaks kryetarja e përkohshme e partisë, Donna Brazile, ka njoftuar grupin e fushatës elektorale të Hillary Clintonit për pyetjet që do t’i bëheshin asaj nga CNN gjatë një debati televiziv. Donna Brazile punonte në atë kohë si analiste në televizionin CNN dhe i ka kumtuar këto pyetje në korrespondencën me shefin e grupit të fushatës elektorale të Clintonit, John Podesta.

Nisur nga dokumentet e botuara nga Wikileaks CNN e pushoi nga puna eksperten Brazile, e cila kishte hequr dorë përkohësisht nga puna në muajin korrik, kur mori përsipër për një periudhë kalimtare kryesinë e partisë. “Ajo që kemi marrë vesh në lidhje me korrespondencën e saj me ekipin e fushatës zgjedhre të Clintonit gjatë kohës kur ajo qe punonjëse e CNN-it, është për ne krejtësisht e pakëndshme,” tha një zëdhënëse e stacionit.

Donald Trump ndihet triumfues

Kandidati republikan Donald Trump ka kohë që thoshte se është bindur që rivalja e tij Clinton kishte qenë e informuar paraprakisht për pyetjet në debatet televizive, por ai nuk kishte paraqitur dëshmi për këtë. Pavarësisht nga kjo Trumpi kishte deklaruar se nëse zgjidhet president do të ngrejë një hetuesi të veçantë për demokraten Clinton, për të shqyrtuar e-mailet e saj zyrtare gjatë kohës që ishte ministre e Jashtme.

Shefi i FBI-së James Comey deklaroi se institucioni i tij do të shqyrtojë tani edhe e-mailet e zbuluara së fundi në e-mailin e këshilltares së Clintonit, Huma Abedin. Për përmbajtjen e tyre nuk ka ende njoftime, por me deklaratën e tij shefi i FBI-së thyen një praktikë të gjatë, sipas së cilës pak para zgjedhjeve nuk jepeshin informacione për hapa hetimorë, që mund të ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Dhuratë për Trumpin nga Moska?

“Faleminderit, Huma!” u shpreh me entuziazëm Donald Trumpi pas këtyre njoftimeve gjatë një takimi elektoral në qytetin Grand Rapids. Për herë të parë që prej majit miliarderi populist kryeson sipas një sondazhi të radiostacionit ABC dhe të gazetës “Washington Post” ndaj Hillary Clintonit. Kështu ai do të fitonte 46 për qind të votave – pra një përqind më shumë se demokratja Clinton. Nëse ky rezultat do të jetë i tillë edhe pas një jave është krejtësisht e hapur.

Megjithatë zbehja e entuziazmit për Hillary Clintonin pas botimeve të fundit Wikileaks pritet të mos mbajë shumë. Shërbimet sekrete dyshojnë se dhurata për Trumpin ka ardhur nga Moska dhe mendojnë se Rusia është autore e sulmit të hackerëve që nxorën në dritë korrespondencën me e-mail. (dw)

Buxheti 2017, marrëveshje Qeveri-FMN

min-financa-arbenNë Shqipëri ministri i Financave Arben Ahmetaj tha sot se ka arritur marrëveshjen mbi buxhetin e vitit të ardhshëm dhe politikat bazë të tij me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila megjithatë sipas Fondit është e kushtëzuar nga mënyra se si do të zgjidhen detyrimet e prapambetura të qeverisë. Përfaqësuesja e FMN-së tha gjithashtu se rritja e pagave dhe e pensioneve do të jetë e moderuar

Ministri i Financave u shpreh optimist për paketën buxhetore të hartar në bashkëpunim me Fondin monetar, duke deklaruar se për 2017 borxhi publik pritet të bjerë me 3 pikë përqindje ndërsa defiçiti i përgjithshëm do të jetë në nivelin e 2 përqind. Sipas zotit Ahmetaj rritja ekonomike e parashikuar do të jetë në nivelet e 3,8 përqind: “Bashkërisht parashikojmë përshpejtim të rritjes edhe në vitin 2017 (nga 3.4% për 2016 në 3.8%) dhe duke kaluar pragun e 4% në horizontin afatmesëm. Rritja ekonomike mbështetet tek kërkesa e brendshme si dhe Investimet e huaja të drejtpërdrejta (veçanërisht në sektorin e energjisë). Rigjallërimi i rritjes ekonomike do të ndikojë dhe në rënien e mëtejshme të papunësisë që ka dhënë shenja pozitive që vitin e kaluar”.

Ministri i Financave tha se falë reformave të realizuara, kryesisht në fushën e financave publike është bërë e mundur që krijimi i detyrimeve të reja të vihet nën kontroll. Por mënyra se si kjo do të arrihet, përbën dhe kushtin që Fondi monetar ka vënë kur dha dakortësinë për buxhetin e ardhshëm. Kur erdhi në pushtet 3 vjet më parë qeveria u detyrua të shlyejë disa qindra milionë dollarë detyrime të krijuara nga ekzekutivi i mëparshëm, por dhe ajo vetë duket se nuk ka mundur të shmangë këtë fenomen: “Krahas aprovimit të buxhetit dhe paketës fiskale për të cilat është rënë dakord, qeveria është angazhuar për masa paraprake për të trajtuar çështjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes qendrore dhe për të fuqizuar tatimin mbi pronën”, deklaroi drejtuesja e misionit te FMN-së Anita Tuladhar.

Gjatë prezantimit të sotëm, as ministri i Financave dhe as zonja Tuladhar, nuk dhanë detaje mbi buxhetin dhe paketën fiskale. Ndërsa qeveria ka folur për një rritje të madhe të pagave dhe pensioneve, misioni i FMN-së saktësoi se në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto, fondi i pagave nuk do të ndryshojë nga ai i këtij viti: “Buxheti mundëson rritjen e moderuar të pagave të sektorit publik dhe pensioneve, duke e ruajtur nivelin e shpenzimeve për paga si përqindje e PBB-së në nivelin e vitit 2016″.

Misioni i Fondit Monetar do të rikthehet në fillim të vitit për të bërë rishikimin e fundit të programit trevjeçar me Shqipërinë i cili u miratua në shkurt të 2014. (voa)

A DO TË MBYLLET JUGOHROMI?! INSPEKTORATI SOLLI VENDIM, QEVERIA KA FJALËN E FUNDIT

“Është marrë vendim për ndërprerjen e punës së Jugohromit”. Këtë e konfirmoi udhëheqësi i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Hysni Thaçi. Ai tha se ky vendim i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet të sjellë vendimin final për mbylljen ose jo të ndotësit më të madh në rajonin e Tetovës.

“Është marrë vendim për ndërprerjen e punës, gjegjësisht aktiviteteve të cilat i zhvillon ndërmarrja Jugohrom në Jegunovcë. Procesi i shkyçjes së furrave është proces teknologjik i cili kërkon kohë dhe do tu përmbahen proceseve për shuarjen e furrave. Kjo do të zgjasë, nuk është stufë elektrike e cila shkyçet nga rryma dhe mbaron punën”, u shpreh Hysni Thaçi, Inspektorat shtetëror i mjedisit.

Ministri i Mjedisit jetësor, Bashkim Ameti për të informuar për vendimin qëndroi edhe në komunën e Tetovës. Ai tha se vendimi është sjellë në përputhje me rregullat ligjore dhe vendimet paraprake që ishte obliguar ti plotësojë ky kombinat.

“Nuk ka qenë lehtë për mua që të inicioj një vendim të tillë, duke pasur parasysh edhe rëndësinë që ka puna e këtij kombinati për të punësuarit atje, por për ne më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve dhe i banorëve të rajonit të Pollogut. Ne nuk bëjmë asgjë më tepër se sa punën tonë. Mjaft ishte”, tha Bashkim Ameti, Ministër i mjedisit jetësor.

31 tetori ishte afati i fundit i dhënë për Jugohromin për vendosjen e filtrave kundër ndotjes. Pas vendimit të Inspektoratit, Qeveria duhet të thotë fjalën e fundit se a do të mbyll ose jo kombinatin, që ka rreth 1 mijë punëtorë.

Burime qeveritare deklaruan për TV21 se deri në orët e pasdites nuk ishte vendosur në rend dite çështja e Jugohromit.  Drejtori gjeneral i këtij kombinati metalurgjik, Vasko Skenderovski theksoi për Tv21 se kanë filluar punët për vendosjen e filtrave, por se kishin humbur shumë kohë në marrjen e lejeve të nevojshme të ndërtimit. Ai tha se ka kërkuar nga Qeveria afat shtesë deri në vendosjen e filtrave.

Shqipëri: Qytetarët shumë pak u besojnë institucioneve dhe partive

Sondazhi i sapo publikuar në Tiranë i mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer nxjerr në pah perceptimin e qytetarëve mbi qeverisjen qendrore e lokale, gjendjen social-ekonomike dhe besueshmërinë tek forcat politike.

kuvendi-i-shqQendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, një organizatë joqeveritare në Tiranë e mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer ka nisur realizimin e një sondazhi, të cilin e konsideron si “Barometri social-politik i Shqipërisë”,  me qëllim që të sjellë të dhëna dhe fakte nga perceptimi i përgjithshëm publik mbi qeverisjen dhe vlerësimin e alternativave më të mira në raport me pritshmëritë e qytetarit. Në mënyrë periodike sondimi do të përsëritet si një skaner për dinamikat e zhvillimit në vend, për të nxjerr në pah të dhëna si një  bazë shumë e rëndësishme dhe pikë referimi në analizat që do të bëhen duke marrë në konsideratë edhe të dhëna, statistika dhe informacione nga faktorë dhe institucione të tjera kërkimore dhe shkencore.

Arben Çejku, drejtor i Qendrës, thotë për Deutsche Welle-n se, sondazhi që sapo është publikuar ka pasur në fokus qeverisjen e mirë në nivel qëndror dhe nivel lokal; besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet e tyre publike; gjendjen social-ekonomike të qytetarëve; sjelljen e tyre politike dhe besueshmërinë tek forcat politike; pritshmëritë që qytetarët kanë për të ardhmen e tyre.

“Sondazhi me 13 pyetje në terren zgjati 6 ditë, nga data 11 deri 16 korrik 2016. Gjatë këtyre ditëve është synuar marrja e një kampioni sa më të qartë dhe sa më të plotë nga qytetarët, pavarësisht kohës së nxehtë të verës. Nga sondazhierët janë shfrytëzuar orët më të përshtatshme të ditës, me qëllim që të realizohet një numër sa më gjithëpërfshirës personash të grupmoshave, gjinive dhe profesioneve të ndryshme”.

Ndër problemet më të mëdha vijon të mbetet papunësia

Duke vlerësuar rezultatet e përgjigjeve të 1951 të pyeturve në zona të ndryshme të vendit kupton për besueshmërinë shumë të ulët të qytetarëve tek institucionet publike si dhe tek partitë politike, që reflekton përmasat e një zhgënjimi të madh. Gjithashtu vërehet se shumica dërmuese e të pyeturve nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe ata shohin pak shpresë në përmirësimin e gjendjes. Një nga problemet më të mëdha sociale vazhdon të mbetet papunësia e lartë, pavarësisht se sondazhi u krye në qytete përgjithësisht të zhvilluara, në krahasim me qytete të tjera më periferike, ku papunësia mendohet të jetë më e lartë.

Konkretisht në të dhënat e mbledhura del se qytetarët prej 1951 të intervistuarave, vërehet se besueshmëria e qytetarëve është: tek Presidenca 9 %; Parlamenti 4 %; Qeveria 12 %; Gjyqësori 2 % dhe Opozita 10 %, ndërkohë që  63 % e të anketuarve nuk besojnë tek asnjëri nga institucionet.

Mbi 70 % e të pyeturve, përgjigjen se politika nuk kujdeset aspak për problemet e tyre të përditshme. Kur u pyetën për shembull se  “a mendoni se politika është realisht e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve tuaja të përditshme?”, 18 % kanë  thënë “Pak”, kurse 76 % e tyre “Aspak”. Kjo përgjigje është e njëjtë për pothuajse të gjitha grupmoshat nga 18 vjeç e lart. Përqindjen më të lartë të zhgënjimit e kanë qytetet Durrës (83 %) dhe Elbasan (80%), që konsiderohen edhe si zona industriale shumë pranë Tiranës, ku zhgënjimi nga politika është 77%.

Pyetje të drejtëpërdrejta për qytetarët

Oneda Kabashi, studente, pjestare e grupeve në terren që realizuan sondazhin me qytetarët tregon për Deutsche Welle-n se është ndjekur një metodologji që pyetjet të ishin sa më të drejtëpërdrejta, duke qenë më afër me problematikën që njerëzit përballen në përditshmëri. Kurse Gjorg Kodra, drejtues i grupeve të punës në terren, thotë se para se të realizohej ky sondim u bë një test në fund të vitit të kaluar me fokus vetëm Tiranën. “Kjo na shërbeu që të kolaudonim metodologjinë për të qenë sa më afër realitetit social e politik. Ka pasur dhe vështirësi gjatë marrjes së përgjigjeve, sepse një pjesë e qytetarëve ishin hezitues për t’ë bashkëpunuar, kjo për vetë specifikat e vendit tonë ku sondazhet dhe anketat nuk janë dhe aq familjare për publikun. Hezitimet më të mëdha i hasëm në pikërisht në ato zona që janë dhe më problematiket në standardet social dhe ekonomike. Por gjithësesi anëtarët e grupeve në terren ishin të trajnuar dhe me durim dhe këmbëngulje kanë vijuar etapat e kryerjes së sondazhit”.

Reforma në drejtësi u pranua më shumënga presioni ndërkombëtar

Dy pyetje të këtij sondazhi ishin të drejtëpërdrejta për çështjen shumë të debatuar në Shqipëri, reformën në drejtësi. Njëra, nëse nga ata që u pyetën kuptohej diskutimi rreth kësaj reforme dhe pyetja tjetër lidhej me besimin tek ky proces.

Lektori i Shkencave Politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Prof. asoc. dr Afrim Krasniqi, duke komentuar përgjigjet e qytetarëve mendon sondazhi nxjerr ne pah faktin se reforma u imponua nga lart, nga elitat politike dhe faktori ndërkombëtar. Sipas tij, qytetarët poshtë nuk arritën ta njohin atë në detaje apo në elementët që duhet të sjellin ndryshimin.

“Vetëm 24% janë shprehur se e kanë kuptuar reformën, shifër e ulët, dhe bëhet akoma më e ulët kur merret parasysh e dhëna se sondazhi është bërë kryesisht në zonat më të njohura urbane dhe qytetare, pra tek pjesa më e informuar e shoqërisë. Ky përfundim i ndihmon drejtuesit e reformës, faktorin ndërkombëtar dhe partnerët shqiptarë, ta zhvendosin procesin nga zyrat luksoze të Tiranës tek qytetarët poshtë, për të krijuar pritshmëri dhe besim publik real tek ata”, thotë për Deutsche Welle-n prof. asoc. dr Afrim Krasniqi.

Ndërkohë për pyetjen lidhur me besimin tek rezultatet e kësaj reforme sipas tij, kjo tregon diferencë midis perceptimit publik për mbështetjen e reformës-mbi 90% – në sondazhet e tjera ndërkombëtare, dhe besimit praktik se një gjë e tillë do realizohet në rastin shqiptar – 50%.

“Gjysma e të pyeturve kanë pak besim, sepse shohin se reforma, e nisur nga BE dhe SHBA, ndeshi në rezistencë nga partitë në Shqipëri, nga vetë gjyqësori dhe nga institucionet e tjera, pra, nga vetë ata aktorë që do jenë ne të ardhmen vendimmarrës e përgjegjës për jetësimin e reformës. Kjo mendoj se është arsyeja që qytetarët kanë pak besim absolut, 19%. Nëse partitë dhe elita politike do ishte mbështëtese reale e reformës, dhe nese vetë gjyqësori do ishte pjesë pozitive e procesit të ndryshimit, besimi publik do ishte më i madh. Katër muaj pas miratimit të paketës kushtetuese për reformën ende parlamenti nuk ka miratuar ligjet kryesore dhe ende nuk ka hapa konkrete për jetësimin e saj. Nese opozita perdori mjetet kushtetuese edhe për ta vonuar procesin, mazhoranca de facto ka bërë të njëjtën gjë”.

Lektori i Shkencave Politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës merr si shembull faktin se reforma kërkon edhe ndryshime në ligjin e partive dhe jetësimin e autoritetit kombëtar të dosjeve të së kaluares, dy kompetenca që i ka mazhoranca dhe të cilat ende nuk janë përmbushur.

“Madje e para as nuk është në rendin e ditës dhe në prioritetet e saj. Kjo do të thotë se reforma u pranua nga palët më shumë në saj të presionit ndërkombëtar sesa ndërgjegjësimit të tyre për nevojën jetike të reformës dhe se të gjitha palët politike janë të interesuara ta shtyjnë procesin pas zgjedhjeve parlamentare 2017 – diçka që qytetarët e kuptojnë dhe ndaj e refuzojnë.” (dw)

Test i ri për gjetjen e kancerit

gjakuNjë lloj analize e re e gjakut mund të shërbejë si paralajmërim i hershëm për praninë e kancerit. Analiza zbulon mutacione në qelizat e kuqe të gjakut para se të shfaqen simptomat e kancerit. Siç shpjegon korrespondentja Deborah Block e Zërit të Amerikës, ky test mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar zbuluar kancerin te pacientët.

Kur kanceri zbulohet herët, kjo mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes. Disa analiza të reja të gjakut mund të ndryshojnë mënyrën e diagnostikimit të kancerit, sepse japin të dhëna gjatë fazës së hershme të sëmundjes. Zbulimin e bënë shkencëtarët në Universitetin e Swanseas në Uells.

“Me këto analiza ne nuk masim praninë e kancerit, por qelizat e kuqe të gjakut të cilat kanë ndryshuar dhe që janë dëm anësor. Ato ndryshojnë për shkak të zhvillimit të kancerit,” thotë Gareth Jenkins, profesor në Universitetin “Swansea” të Uellsit.

Analizat bëhen me pajisje standarde laboratorike, që kërkojnë mutacione në miliona qeliza të kuqe të gjakut. Këtyre qelizave u mungon një proteinë e veçantë në sipërfaqe, e cila zakonisht gjendet tek qelizat e shëndetshme.

“Thelbi i testit është kërkimi për qeliza shumë të rralla që kanë pësuar mutacion. Numri i këtyre qelizave te një person i shëndetshëm është rreth 5 apo më shumë në një milion, kështu që duhen parë miliona qeliza për të zbuluar diçka. Numri rritet te pacientët e kancerit – deri në 40 apo 50 qeliza për milion, mesatarisht” thotë profesor Jenkins.

Hulumtuesit analizuan mostrat e gjakut të rreth 300 njerëzve me kancer në ezofag.

“Jemi marrë vetëm me pacientë që kanë kancer në ezofag. A kanë pacientët me lloje të tjerë kancerësh nivele të larta të këtyre qelizave të kuqe të gjakut gjithashtu? Tani për tani nuk e dimë përgjigjen” thotë zoti Jenkins.

Shpresa është se këto analiza mund të bëhen pjesë e zakonshme e testimit për çdo mjek, së bashku me metodat e tjera.

“Janë një mori testesh, bazuar në analiza të ndryshme të gjakut, urinës dhe lëngjeve të ndryshme trupore. Do të jetë mënyra më e mirë për të mësuar nëse një individ mund të ketë apo mos të ketë kancer”.

Këto teknologji të reja mund të ndihmojnë për të shpëtuar miliona jetë nga kanceri, i cili është shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. (voa)

Van der Bellen: Serbia duhet ta njohë Kosovën – Hofer simpatizon palën serbe

Dy kandidatët për president të Austrisë flasin për Deutsche Wellen për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

zgjedhjet-austriNjë analist austriak së fundi ka deklaruar se dy kandidatët për President të Austrisë – kandidati i pavarur Alexander van der Bellen dhe ai i Partisë FPÖ, Norbert Hofer – janë figurat më tragjike të këtij viti politik. Kur shikon të gjitha gjërat që kanë ndodhur me zgjedhjet në Austri për president – ky konstatim nuk është tepër larg së vërtetës. Me 4 dhjetor në Austri do të votohet sërish për presidentin e ri, pasi që zgjedhjet e kaluara janë anuluar për shkak të parregullsive.

Kandidatët duket se janë lodhur pak nga fushata e sërishme parazgjedhore, e cila ka nisur në fillim të vitit. Por këto zgjedhje janë të rëndësishme, sepse tregojnë drejtimin në të cilin po shkon ky vend. Kandidati i pavarur van der Bellen ka mbështetjen e ekologjistëve, socialdemokratëve dhe disa partive të tjera. Ndërsa fitorja eventuale e klandidatit populist të FPÖ Norbert Hofer, mund të sinjalizonte edhe fundin e Republikës së Dytë në Austri.

Perspektiva e Ballkanit Perëndimor

Van der Bellen dhe Hofer kanë qëndrime të ndryshme për shumë çështje. Qëndrimet e tyre dallojnë në masë edhe për Ballkanin Perëndimor. Por të dy kandidatët mbështesin afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. “Anëtarësimi i Sllovenisë dhe Kroacisë ka qenë një hap pozitiv. Mendoj se edhe vendet të tjera duhet të kenë perspektivë evropiane”, thotë për Deutsche Wellen Alexander van der Bellen. Ai mendon se hapi tjetër i BE duhet të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor.

Edhe Norber Hofer mendon se e ardhmja e Ballkanit duhet të jetë në BE. “Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtar për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik të këtij rajoni. Ndonëse jo të gjitha vendet janë të gatshme në këtë moment për pranim, ato duhet të kenë perspektivën e integrimit në BE”, thotë Hofer në intervistë me DW.

Të dy kandidatët premtojnë se nëse fitojnë do t’i kushtojnë një vëmendje të posaçme Ballkanit. Hofer thotë se Austria duhet të forcojë rolin e ndërmjetësuesit, ndërsa van der Bellen pohon se do të konsultohet me Qeverinë për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor nga Austria në rrugën drejt BE.

Në pyetjen si i sheh zhvillimet në Bosnje-Hercegovinë, pas referendumit në Republikën Srpska, të dy kandidatët angazhohen për zgjidhje diplomatike. “Shpresoj se qeveria në Sarajevë dhe Beograd do të motivohen gjatë negociatave për anëtarësim në BE dhe se as serbët e Bosnjes nuk do të largohen nga rruga evropiane”, thotë van der Bellen. Ndërsa Hofer pohon se është i vetdijshëm për situatën e komplikuar atje, por mbetet optimist. “Besoj se me një angazhim të sinqertë mund të gjendet një zgjidhje diplomatike.”

Ndryshimi i kufijve?

Por kandidatët kanë deri diku qëndrime të ndryshme për mundësinë e referendimit të RS dhe pavarësinë e saj nga B-H, siç ka paralajmëruar lideri serb Millorad Dodik. “Nuk mendoj që Austria duhet të mbështetë ndonjë lider të tillë në Ballkan”, thotë van der Bellen, i cili angazhohet për një status neutral të Austrisë në këto çështje, sepse ndryshimi i kufijve mund të destabilizojë rajonin. Ndërsa i pyetur për mbështetjen e politikës serbe në Banja-Luka, Norbert Hofer thekson se ai “angazhohet për politikën e vetëvendosjes së popujve” dhe shton se politika e moscënimit të kufijëve është braktisur në vitet 90-të, kur republikat e ish-Jugosllavisë u shndërruan në shtete. Ai ka mirëkuptim për kërkesat e Republikës Srpska për pavarësi. “Nëse B-H është ndarë nga ish-Jugosllavia (dhe pa ndonjë vendim të popullit) atëherë edhe kërkesat e Republikës Srpska mund të kuptohen më lehtë”.

Serbisë “notat më të mira”

Sa i përket njohjes së Kosovës dhe kushtëzimit të mundshëm të Serbisë me njohjen e Kosovës para se të futet në BE, Norbert Hofer nuk do të deklarohet, por shton se Serbia nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “ka notat më të mira” në procesin e anëtarësimit në BE. Ai planifikon së shpejti të vizitojë Beogradin. Ndërsa van der Bellen është më konkret: „Serbia e ka marrë faktikisht rolin e lokomotivës në procesin për anëtarësimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit në BE. Por Serbia nuk do të duhej  të futet në BE pa njohjen e Kosovës”, thekson van der Bellen. (dw)