Qeveria e Zaevit me rezultate mesatare

ZaevNjohësit e çështjeve politike, duke komentuar 100 ditshin e parë të Qeverisë së Maqedonisë thonë se Zoran Zaevi si kryeministër ka kontribuar në kthimin e Maqedonisë në binarë të integrimeve euroatlantike, duke ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të relaksimit të raporteve ndër-fqinjësore që çojnë kah mbyllja e shumë çështjeve të hapura.

Megjithëse, ata theksojnë se shumë pak është bërë në drejtim të luftës kundër korrupsionit de kthimit të parave të vjedhura.

Selim Ibrahimi, drejtues i Qendrës për Studime të Sigurisë për Radion Evropa e Lirë thotë se para se të analizohet qeverisja 100 ditëshe e Zoran Zaevit, duhet kujtuar se ai erdhi në krye të Qeverisë së Maqedonisë në kohën kur vendi ishte në një krizë të thellë politike.

Në aspektin e reformave nuk duhet pritur dhe aq shumë nga qeverisja e tij (Zoran Zaevit) dhe plani i tij reformues i njohur si 3-6-9 sepse Maqedonia është një shtet fragjil, me korrupsion të thellë dhe shumë ligje që duhet të miratohen në Parlament për realizmin e reformave”.

Qeverisja e Zaevit është komplekse dhe me shumë të papritura për Maqedoninë”, thotë njohësi i çështjeve politike, Selim Ibrahimi.

Ai qasjen e Qeverisë së re të Maqedonisë, në krye me Zoran Zaevin si kryeministër , ndaj realizmit të kërkesave të shqiptarëve e quan si qasje populiste.

Futja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në procedurë parlamentare, në momentin që pritet të mbahen zgjedhjet lokale, përmban në vete shumë më shumë atë aspektin propagandues politik, sesa analizën e asaj se çka përmban ky ligj. Siç dihet, ky ligj edhe kundrejt avancimit të përdorimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë. Me këtë ligj edhe më tej shqiptarët definohen si pakicë”, thotë Selimi.

Ndërkaq, Nikolla Dujovski, njohës i çështjeve politike e vlerëson si shumë pozitive angazhimin e Qeverisë së re të Maqedonisë në drejtim të avancimit të raporteve me vendet fqinje.

Është për tu vlerësuar intensifikimi i takimeve të zyrtarëve të kësaj Qeverie me përfaqësuesit ndërkombëtarë, veçanërisht me vendet fqinje, me të cilat kemi çështje të hapua e të cilat e mbajnë peng dhe procesin e integrimeve të Maqedonisë”, thekson për Radion Evropa e Lirë analisti politik Nikolla Dujovski, duke potencuar nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë, intensifikimin e bisedimeve me Athinën zyrtare për zgjidhjen e kontestit të emrit, si dhe takimet me zyrtarët e lartë të Brukselit dhe Uashingtonit në funksion të zhbllokimit të procesit integrues të Maqedonisë.

Dujovski si mangësi të Qeverisë së re ka fokusuar zgjedhjen e një pjesë të kuadrit joadekuat për të drejtuar institucione të caktuara.

Qeveria e kaluar e la në atë gjendje të mjerueshme shoqërinë maqedonase, sa tani është shumë e vështirë të gjenden persona profesional të cilët do t’i udhëheqin institucionet në mënyrë të pavarur, jashtë influencës politike”, thotë Dujovski.

Gjatë të martës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. gjatë prezantimit të arritjeve të kabinetit të tij qeveritar brenda 100 ditëve të para të qeverisjes tha se janë vendosur themele të shëndosha në raportet me fqinjët, ndërkohë që ka fokusuar angazhimin e Qeverisë në drejtim të stabilitetit ekonomik, duke ndërprerë shpenzimin e mjeteve nga arka e shtetit për investime joproduktive.

Zaev si të arritur ka fokusuar dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që mundëson përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në një dimension më të gjerë në pushtetin vendor dhe atë qendror, ligj ky që tanimë është në procedurë parlamentare.

Harmonizuam dhe miratuam Ligjin për gjuhët, i cili ka përmbyllur edhe pikën e fundit të mbetur hapur nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit ” ka theksuar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Partia shqiptare në opozitë, Lëvizja Besa gjatë të mërkurës ka theksuar se Qeveria e re Maqedonisë nuk ndryshon shumë nga e kaluara sepse vazhdon të mbajë nën kthetrat e politikës institucionet e shtetit dhe nuk tregon gatishmëri për realizmin e kërkesave të shqiptarëve.

Këto ditë, në Parlamentin e Maqedonisë u fut propozim-ligji i ashtuquajtur i zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Megjithatë, ashtu siç e kemi thënë edhe më herët, ky për neve është një propozim-ligj që ka ardhur si rezultat i synimit të partive në pushtet për të përfituar politikisht, por jo për ta zgjidhur njëmend çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni. Në të vërtetë, edhe ky ligj, ndonëse e avancon, e lë të pazgjidhur këtë problem, dhe ky do të mbetet të zgjidhet në raste të tjera. Natyrisht, këto parti shqiptare që janë në pushtet, duke u kujdesur për rrënimin e familjes shqiptare, nuk mund të kujdesen njësojë edhe për zyrtarizmin e gjuhës shqipe”, ka theksuar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Por menjëherë pas kësaj, kryetari i partisë më të madhe në opozitë VMRO-DPMNE-së, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se pushteti nuk ka arritur të realizojë asnjë projekt të rëndësishëm në interes të qytetarëve, duke akuzuar Qeverinë se ka bërë punësime partiake në kundërshtim me ligjin në më shumë institucione shtetërore, si dhe ka pamundësuar investimet e huaja.

Tani kemi fermerë të pakënaqur, pensionistë të zhgënjyer, rini e mashtruar, ndjenja kombëtare dhe dinjitet kombëtar të tradhtuara, shoqata të biznesmenëve dhe sindikata të vendosura në margjina, punëtorë të harruar dhe asnjë, përsëris, asnjë projekt përmbajtjesor, serioz dhe thelbësor i cili do të japë shpresë të cilido, se të paktën ndonjë gjë do të jetë mirë me këtë Qeveri të re”, ka deklaruar për mediat kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Nikolla Gruevski. (rel)

Integrimi, Bushati: Viti 2018, vendimtar për në BE

busahtiMjaft më me data, siç është bërë deri më sot. Duke folur për herë të parë jo vetëm si ministër i Jashtëm, por edhe si kryenegociator për integrimin e vendit në BE, Ditmir Bushati nuk i shmangu kritikat për mënyrën sesi është parë deri më sot ky proces.

“Vitet e shkuara është luajtur shumë me datat. Elementi kryesor ku duhet të referohemi është ai konvergjent. Mënyra si funksionojnë institucionet tona, mënyrën si reformohet shteti dhe shoqëria shqiptare, situata ekonomike. Këto janë tema që krijojnë presionin e domosdoshëm në shoqëri, në mënyrë që qeveritë, vendimmarrësit kryesorë të marrin vendimet e duhura dhe të drejta”, tha Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme.

I sapokthyer nga Sllovenia, ku pati një takim edhe me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, kreu i diplomacisë shqiptare pranoi se BE-ja lëviz me hapa të ngadaltë kur flitet për zgjerimin, por sot – sipas tij, – topi është në duart tona.

“BE-ja lëviz, ndonësë jo me atë lloj shpejtësie dhe vrull që ne do të dëshironim të lëvizte. Por e sigurtë është se ku ka vullnet për reforma, ku ka vullnet për transformin, është e vështirë të thuhet që BE-ja nuk është përgjigjur. Tani është e qartë se topi është në fushën tonë dhe nevojitet që ne të forcojmë më tej konsensusin kombëtar dhe dialogun politik, në mënyrë që integrimi europian të mos jetë thjesht retorikë, por të jetë edhe ai që ne dëshirojmë ta konsiderojmë si projekti ynë i vetëm kombëtar”, tha më tej Bushati.

E ndërsa kërkoi vullnet politik për këtë proces, Bushati vlerësoi vitin e ardhshëm si vendimtarin për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së.

“Duke qenë se jemi para fillimit të Parlamentit të ri, shpresoj shumë që vullneti politik qeveri-opozitë te ky proces do të duhet të demonstrohet me një cilësi më të madhe dhe me një bashkëpunim edhe më të strukturuar sesa në të kaluarën. Të gjithë aktorët politik shpresoj të kenë nxjerrë mësimet e duhura. Viti 2018 është viti vendimtar. Vet BE-ja, në pranverën e 2018-s do të diskutojë për paketën e zgjerimit dhe në rast të një vendimmarrjeje për ne, që shpresojmë të jetë pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, periudha një vit e gjysmë përpara do të jetë vendimtare, sepse 2019-a do të jetë rinovim institucionesh në BE. E kur ka rinovim insitucionesh dhe mandatesh, nuk ka domosdoshmërisht një fokus te ky lloj procesi”, deklaroi Bushati.

/ Top Channel

Rama: Qeveria e re, fund burokracisë në 100 ditë

ramaKryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e së mërkurës pas mbledhjes informale të qeverisë së re, duke premtuar se ajo do të luftojë burokracinë në institucione, niveli i të cilës sipas tij ka arritur rekordin Guinness.

“Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milionë çertifikata. Ky konsum skandaloz, kohe, lekësh e nervash do mbarojë me qeverinë e re”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se, në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit për të dhënë një shërbim, “burokracia duhet ta sigurojë vetë”.

“E gjitha kjo do të bëhet realitet në 100 ditë”, ka thënë Rama.

/ Top Channel

Phillips: Serbia të njohë Kosovën, SHBA dhe BE të rrisin profilin në dialog

phillipsNjë raport i ri për dialogun Prishtinë-Beograd bën thirrje për njohjen e Kosovës nga Serbia. Autori i raportit, David Phillips, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin profilin në negociatat mes dy vendeve, si pjesë e interesave strategjike për t’i bërë ballë ndërhyrjeve ruse në rajon. Prof. Phillips, Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, rekomandon për rolin e të dërguarit evropian, politikanin gjerman Wolfgang Schaeuble dhe për atë amerikan, ish-Sekretaren e Shtetit, Condoleeza Rice. Eksperti i Ballkanit, që ka shërbyer si këshilltar për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama, thotë në intervistën me kolegen Keida Kostreci, se Kosova dhe Serbia duhet të futen në të njëjtën kohë në BE dhe se negociatat duhet të kenë një afat të caktuar që të jenë efektive.

Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, le të fillojmë me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku Aleanca Kosova e Re iu bashkua koalicionit fitues, gjë që i hap rrugën formimit të qeverisë. Cili është mendimi juaj për këto zhvillime të fundit?

David L. Phillips: Është diçka pozitive që qeveria e Kosovës do të krijohet. Ka kaluar një kohë tepër e gjatë. Qeveria do të gjykohet nga ajo që do të bëjë dhe jo nga vonesat në formimin e saj, prandaj është e rëndësishme që qeveria e re të përqendrohet tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo do të ishte prova për suksesin e saj.

Zëri i Amerikës: Çfarë mendoni për pjesën e marrëveshjes, sipas së cilës zoti Pacolli do të ishte presidenti i ardhshëm i Kosovës?

David L. Phillips: U takon shqiptarëve të Kosovës që të vendosin se si i ndan postet. E rëndësishme është që qytetarët e Kosovës të jenë të bashkuar në objektivat për një qeveri të pastër, për të luftuar korrupsionin, për të forcuar demokracinë dhe për të zgjidhur plotësisht dhe në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Le të flasim për raportin tuaj të fundit për zbatimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ju sillni shumë sugjerime, por më i rëndësishmi është ai ku ju i bëri thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Cila është baza për argumentin tuaj që Serbia duhet të njohë Kosovën që të bëjë përpara, kur nuk e ka bërë një gjë të tillë deri sot?

David L. Phillips: Për çfarë ka qenë dialogu deri tani? A nuk ka qenë për hapa të vegjël dhe marrëveshje të parëndësishme? Në qendër të tij duhet të jetë njohja reciproke. Kështu do të zgjidheshin përfundimisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu duhet të përqendrohet tek njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse Serbia do që të hyjë në Bashkimin Evropian, kapitulli i 15-të është shumë i qartë: nuk do të bëjë dot përparim drejt anëtarësimit në BE pa e njohur Kosovën, që është baza për normalizim. Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë me Brukselin kushtet për anëtarësimin në BE dhe të dy vendet duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian së bashku dhe në të njëjtën kohë.

Zëri i Amerikës: Një nga arsyet që deri tani dialogu ka qenë kryesisht për gjëra të vogla është se ata që negociuan për ta filluar atë, e kuptonin që do të ishte e vështirë që të bihej dakord për çështjet madhore, si njohja e Kosovës. A mendoni se kushtet janë përmirësuar aq sa kjo të mund të realizohet tani?

David L. Phillips: Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve që të përballen me realitetin, të zgjidhin situatën me Kosovën. Sigurisht që është e vështirë që të negociohet për njohjen e Kosovës nga Serbia, por duhet të ndodhë. E vetmja mënyrë për të ecur përpara është nëse Serbia njeh Kosovën. Kjo është thelbësore për të shënuar përparim.

Zëri i Amerikës: Cilat duhet të jenë hapat që duhet të ndërmarrin Beogradi dhe Prishtina, që dialogu të jetë më efektiv?

David L. Phillips: Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse për integrimin e serbëve të Kosovës, të garantojë mbrojtjen dhe nxitjen e plotë të të drejtave të tyre por mbi të gjitha, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet më shumë dhe të bëjë më shumë. Bashkimi Evropian ka qenë aktori kryesor në këtë ndërmjetësim. Ne rekomandojmë një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara. Ne e dimë që diplomacia është më efektive kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara punojnë së bashku. Është e rëndësishme që Uashingtoni të jetë më thellësisht i angazhuar dhe që ndërmjetësit ndërkombëtarë të punojnë drejt një zgjidhjeje. Ne propozojmë që dialogu të jetë në nivel më të lartë, të ndryshojë formati, të zhvillohet një strategji, të përcaktohen qartë temat e negociatave dhe të vendoset një afat, sepse negociatat nuk mund të kenë një fund të hapur. Duhet të punojmë drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare, me anë të së cilës Serbia ta njohë Kosovën dhe të dyja vendet të ecin përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sigurisht Beogradi do diçka që quhet “automaticitet”. Ata duan të zgjidhin mosmarrëveshjet me Kosovën dhe pastaj BE-ja të veprojë me shpejtësi dhe automatikisht për të integruar Serbinë në Bashkimin Evropian. Një propozim i tillë ka një kurth. A mundet Serbia të premtojë se Rusia do të binte dakord që Kosova të bëhet anëtare e BE-së? Çfarë qëndrimi do të mbajnë anëtaret e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ndaj saj? Dhe nëse Serbia bëhet anëtare e BE-së, a do ta përdorë atë pozicion për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës?

Historitë e Serbisë dhe Kosovës janë të lidhura, ashtu si edhe e ardhmja e tyre. Të dyja vendet duhet të ecin përpara së bashku dhe të hyjnë në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë.

Zëri i Amerikës: Për Kosovën dhe Serbinë, është e qartë se çfarë i motivon për të përshpejtuar përpjekjet për të zbatuar dialogun dhe bëhet fjalë për integrimin euro-atlantik. Por në një botë me burime të kufizuara dhe kriza të shumta, cili është motivimi për Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, që të rrisin angazhimin dhe profilin e dialogut?

David L. Phillips: Aktualisht Rusia ka vendosur një vijë të re fronti në Luftën e Ftohtë me Perëndimin dhe është në Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimeve, ka ngritur një bazë zbulimi në Nish, ka dërguar armë të sofistikuara në Serbi. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i forcojnë partneritetet me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë interesa strategjike në atë pjesë të botës, mund ta ushtrojnë ndikimin e tyre, përmes një roli më të madh në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm me angazhimin amerikan, ky proces do të mund të ecë përpara.

Zëri i Amerikës: Çfarë rreziqesh shihni nga ndikimi rus në rajonin e Ballkanit dhe për perëndimin në përgjithësi?

David L. Phillips: Vladimir Putin flet për unitet sllav, unitet ortodoks, por në fakt Rusia nuk e vret mendjen për popullin e Serbisë. Thjesht po e manipulon këtë çështje, si mënyrë për të sabotuar ndikimin perëndimor, duke u përpjekur të kufizojë rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Qytetarët në Serbi duhet ta kuptojnë se e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin, se ata mund të ecin përpara me aspiratat e tyre euro-atlantike nëse i zgjidhin mosmarrëveshjet me Kosovën. Rusia nuk do të ndihmojë Serbinë, thjesht po i manipulon serbët dhe populli serb duhet ta kuptojë këtë dhe të afrohet me perëndimin.

Zëri i Amerikës: Ju folët për përcaktimin e afatit. Për çfarë afati bëhet fjalë dhe kur thoni një nivel më të lartë angazhimi, profili dhe pjesëmarrjeje, për çfarë e keni fjalën, sa i lartë duhet të jetë?

David L. Phillips: Ne e dimë nga procese të tjera negociatash si marrëveshja e së Premtes së Mirë mes irlandezëve, që duhet të kesh një afat për të imponuar marrjen e vendimeve. Ne sugjerojmë një afat prej 18 muajsh me mundësinë për ta zgjatur atë afat edhe për gjashtë muaj të tjerë por jo më shumë. Përsa i takon formatit, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian ta ngrejë nivelin e pjesëmarrjes. Deri tani dialogu ka qenë më shumë një mundësi për fotografi për shtypin dhe për përshtypje të mira, në vend që të ishte për çështje thelbësore dhe përparim. Kështuqë BE-ja duhet të emërojë një të dërguar të posaçëm për ndërmjetësimin. Federica Mogherini mund të vazhdojë të luajë një rol ceremonial, por duhet të ketë një negociator me përvojë për të drejtuar procesin. Ne rekomandojmë që këtë pozicion ta marrë Wolfgang Schaeuble. Ne gjithashtu sugjerojmë që Shtetet e Bashkuara të caktojnë një përfaqësues të posaçëm dhe ne besojmë se Condoleezza Rice që ka përvojë në Ballkan dhe gëzon respekt, do të punonte me efektivitet me Wolfgang Schaeuble të punonin së bashku si ekip për t’i çuar këto negociata deri në fund.

BE dhe SHBA duhet të diskutojnë së bashku dhe të dalin me një plan për ta rritur profilin e formatit, të vendosin afate dhe të krijojnë një mekanizëm monitorues në mënyrë që ato marrëveshje që janë arritur, të zbatohen. Nëse nuk shënohet përparim, atëherë nuk duhet të ketë kapituj të rinj për Serbinë. Nëse krijojnë pengesa për procesin e negociatave, atëherë nuk ka rrugë për anëtarësim në BE. Pa një mekanizëm monitorues, është e mundur që mund të vazhdohet me shmangien e detyrimeve. Është momenti që Beogradi të vihet para përgjegjësisë dhe që qeveria serbe të bëjë atë që ka premtuar.

Kushtet e Listës Serbe frenojnë formimin e institucioneve

parlamentiLista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës, thonë zyrtarët e Listës Serbe.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe dhe zëdhënës i këtij subjekti politik , thotë për Radion Evropa e Lirë se para se të arrihet çfarëdo marrëveshje me subjektet politike shqiptare, Lista Serbe do të konsultohet me Qeverinë në Beograd dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ne nuk kemi bashkëpunëtor më të mirë, mik dhe dikë që mendon më mirë për serbët në Kosovë, se sa Qeverinë tonë dhe Presidentin tonë”, ka thënë Simiq.

Ai ka theksuar se Lista Serbe konsideron që është mirë që Kosova po lëvizë drejt formimit të institucioneve të reja, prej kur koalicionit PAN, e përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i është bashkangjitur edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë theksuar se janë duke u koordinuar me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me formimin e Qeverisë së re, por, ata nuk kanë dhënë detaje se mbi cilat kushte synohet një marrëveshje e tillë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke biseduar me Listën Serbe. Ndërkaq, lidhur me kushtet e kësaj të fundit, ai ka thënë se ato janë të njëjtat që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar legjislativ dhe ekzekutiv.

Ju i mbani mend nga seancat paraprake pozicionet e tyre. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim”, ka thënë Haradinaj.

Igor Simiq ka thënë se Lista Serbe do të jetë e hapur për bisedime pasi që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe pasi që do të dihet emri i mandatarit për formimin Qeverisë së Kosovës.

Lista Serbe e ka prezantuar programin e saj dhe për të e ka marrë mbështetjen e qytetarëve. Kushdo që dëshiron të bisedojë me Listën Serbe duhet të tregojë respekt ndaj interesave të popullit serb në hapësirën e Kosovës, por edhe ndaj nesh si përfaqësues të serbëve”, tha Simiq.

Lidhur me bisedimet e koalicionit PAN me Listën Serbe, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar edheMuharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës. Ai për hir të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij”, ka thënë Nitaj.

Ndryshe, Simiq ka theksuar se për Listën Serbe nuk janë të rëndësishme funksionet në kuptimin e numrave, por fakti se a do të jenë në gjendje njerëzit që do t’i kryejnë funksionet që ta forcojnë serbët në mënyrë institucionale dhe që ta përmirësojnë jetesën e tyre.

Për interesin e serbëve në Kosovë mund të luftojnë vet serbët. Gjithçka varet prej nesh. Nuk dëshirojmë të diskutojmë për pozitat ministrore, nuk duam që të apostrofojmë se çfarë është ajo që duam dhe çfarë është ajo që nuk duam. Por, ajo që mund ta them në këtë moment është që ne nuk do të merremi me spekulime dhe se interesi i popullit serb është parësor në luftën politike”, tha Simiq.

Sipas tij, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, është kurora e kërkesave të Listës Serbe. Në anën tjetër, siç thotë ai, deputetët e këtij subjekti brenda Kuvendit të Kosovës do të luftojnë që zgjidhjet ligjore që sillet për çështje të ndryshme, të sillen në pajtim me interesat kombëtare serbe.

Bisedimet e përfaqësuesve të koalicionit PAN me Listën Serbe ende janë duke vazhduar dhe deri më tash, nuk ka ndonjë rezultat konkret për marrëveshje eventuale. (rel)

Florida përgatitet për Uraganin Irma

Uragani FloridaUragani Irma kaloi mbi pjesën veriore të Ishujve Leeward sot, duke sjellë erëra të forta, ngritje të nivelit të detit me dallgë të larta dhe përmbytje në Barbuda. Në Florida banorët e disa komunave kanë marrë urdhër për evakuim të detyrueshëm megjithëse nuk dihet trajektorja e saktë e uraganit që pritet të godasë këtë shtet brenda 72 orësh.

Irma kaloi mbi ishujt Leeward si një uragan i kategorisë 5, ose më i fuqishmi në shkallën e klasifikimit të uraganëve. Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara tha se meteorologët parashikojnë që fronti atmosferik më aktiv i uraganit të kalojë mbi Antigua, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Amerikanë ose pranë tyre, para se të mbërrijë sonte në Porto Riko.

Një avion që ndoqi itinerarin e uraganit regjistroi pamje të dëmeve të shkaktuara nga era me shpejtësi deri në 297 km/orë. Këto janë erërat më të forta të regjistruara ndonjëherë gjatë një stuhije në Oqeanin Atlantik.

Sot ka filluar evakuimi i detyruar në disa komuna në shtetin e Floridas.

“Individët në nevojë do të evakuohen nga Gjiri i Majamit të mërkurën në mëngjes; zyrtarët lokalë kanë këshilluar banorët që jetojnë në zona të ulëta të fillojnë evakuimin. Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve në lidhje me evakuimet e detyrueshme dhe ato në baza vullnetare. Nëse në zonën tuaj ka ardhur urdhri për evakuim, nuk di si ta theksoj më mirë: ndiqeni atë urdhër. Shtëpitë mund t’jua rindërtojmë, por jetët nuk i kthejmë dot,” tha të martën Guvernatori i Floridas, Rick Scott.

Është thuajse e pamundur të parashikohet trajektorja e saktë e uraganit Irma, por sipas meteorologëve, bregdeti i Floridas, nga ana e Oqeanit Atlantik, ose nga ana e Gjirit të Meksikës, pritet të goditet nga uragani brenda 72 orësh. (voa)

Boll me lojën kukafshehthi të BE me Turqinë

Flamujt e BEBisedimet e anëtarësimit BE-Turqi bëjnë pjesë në gënjeshtrat më të mëdha të BE. Ato e kanë burimin në një kohë, kur ende kishte shpresë tek efekti demokratizues Evropës. Tani ajo ka marrë fund, mendon Barbara Wesel.

Kur u hapën bisedimet për anëtarësimin e Turqisë, BE ndodhej ende në një epokë të shpresave të mëdha të pafajësisë. Ishin kryesisht socialdemokratët evropianë që e nxitën atëherë këtë projekt, me besimin se procesi i anëtarësimit mund të bënte njëkohësisht një efekt zbutës dhe demokratizues ndaj një vendi, që deri atëherë kishte marrë pjesë vetëm kalimthi në zhvillimet e pasluftës të Evropës.

Debati u përqendrua atëherë para së gjithash te çështja, nëse Turqia mund të llogaritet në Evropë, në bazë të ndonjë përcaktimi gjeografik dhe politik. Dyshimet për qendrueshmërinë e zhvillimit demokratik të vendit dhe për Recep Tayyip Erdoganin që atëherë konsiderohej modernizues atëherë ishin të pakta. Dhe kundërshtimet tek partitë konservatore, si te kristiandemokratët gjermanë, bazoheshin para së gjithash te antipatia instiktive përballë pranimit të një vendi me popullatë kaq të madhe dhe myslimane.

Dyshimet qenë që atëherë me vend: ai që e dëgjonte Erdoganin me vëmendje, ishte në gjendje që t’i dallonte formulimet që atëherë arrogante, sipas devizës: jo ne do të hyjmë në BE, por BE do të hyjë në Turqi. Dhe shkaqet që e shtynë kryeministrin e atëhershëm britanik, Tony Blair të ishte njëri ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të Turqisë, i gjen në traditën britanike: ai ishte kundër thellimit politik të Bashkimit Evropian dhe kërkonte nga ky shkak zgjerimin pa kufi si aleancë tregtare. Kurse Kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder donte të zgjidhte premtimet që kishte bërë që herët, për hir të vazhdimësisë evropiane, paraardhësi i tij Helmut Kohl, pa pasur parasysh aktorët.

Ëndrra u thërmua

Por ndërkohë ky projekt i shpresës ka shpërthyer së brendshmi dhe ka ardhur koha që të ndahemi prej tij.  Padyshim që ka edhe kundërargumente. Tërheqja e vëmendjes te filli i bisedimeve me Ankaranë, që duhet ruajtur pa dyshim, si dhe te shpresat e opozitës ka peshë. Vetëm se: si mund t’i ndihmojnë evropianët opozitarët turq, kur merren si pengje politike edhe qytetarët evropianë dhe kur Berlini me sa duket mund të bëjë pak për ta. Dhe bisedime konstruktive me Erdoganin, i cili vazhdon të shfaqet si sundimtar i vetëm dhe që vepron pa kufi, i rrethuar vetëm nga klika e oborrtarëve të tij, prej muajsh nuk ka më. Në vizitën e fundit Angela Merkeli duhet të duronte që ta trajtonin me shpërfillje. Por BE në vitet e fundit nuk ka mundur të pengojë asnjë pjesë të vogël të marrjes antidemokratike të pushtetit prej Erdoganit.

Ruajtja e fytyrës është e nevojshme

Prandaj ka ardhur koha që të shkëputemi nga iluzioni, se në njëfarë mënyre mund të jemi forcë që të ushtrojë ndonjë efekt pozitiv. Një vështrim drejt Polonisë tregon veç kësaj se sa e vështirë është kjo madje edhe brenda kampit tënd, kur një shtet e dëmton demokracinë e tij. Një konflikt tjetër me Turqinë, që rregullisht çon në sharje të pabazuara të kryetarëve të qeverive evropiane dhe të vendeve të tyre, ndërkohë është më e dëmshme se sa e dobishme. BE nuk duhet të lejojë të bëjnë çfarë të duan me të. Tani është fjala për ruajtjen e fytyrës tënde dhe të vlerave evropiane. Përndryshe, zgjuarsia politike kthehet në dobësi.

Turqia do të mbetet në NATO, sepse nga pikëpamja gjeopolitike nuk ka thuajse asnjë alternativë. Dhe marrëveshja për refugjatët ndërkohë është eleminuar në një masë të madhe vetvetiu. Vërshimi i sirianëve dhe irakianëve ka rënë dhe migrantët nga Lindja më e largët ndërkohë e dinë se do të ngecin në kampe në Greqi.

Çelësi është te ekonomia 

Ka mundësi të ndryshme evropianëve, që t’i tregojnë Erdoganit Kartonin e kuq. Hapi tjetër në takimin e nivelit të lartë të BE në tetor do të ishte suspendimi normal i bisedimeve të anëtarësimit. Ky vendim mund të merret vetëm me shumicë të kualifikuar dhe argumentohet me gjendjen aktuale në vend. Me këtë do të bllokohen edhe ndihmat e paraanëtarësimit, për të cilat deri në 2020 gjithsesi janë në dispozicion rreth nëntë miliardë euro. Këtu bën pjesë edhe bllokimi i linjave të tjera të kreditit dhe i garancive kreditore, si dhe paralajmërimet për udhëtimet në Turqi, për aq kohë sa qytetarë të tjerë gjermanë dhe të tjerë kthehen në të burgosur politikë. Dhe as mund të diskutohet më për një zgjerim të bashkimit doganor. (dw)

Merkel ashpërson retorikën ndaj Turqisë

MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi sot se Turqia po largohet me shpejtësi nga rruga e sundimit të ligjit dhe premtoi të shtyjë partnerët e Bashkimit Evropianë të shqyrtojnë mundësinë e pezullimit apo ndërprerjes së bisedimeve të anëtarësimit. Këto komente vijnë pas thellimit të retorikës së saj të dielën, në një debat televiziv me rivalin e saj socialdemokrat Martin Schulz.

Më pak se tre javë para zgjedhjeve, kancelarja gjermane shprehu zhgënjimin e saj me Turqinë dhe tha se Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë marrëdhëniet me Ankaranë.

“Turqia po largohet nga rruga e sundimit të ligjit me shumë shpejtësi”, tha kancelarja Merkel, në një fjalim sot para dhomës së ulët të parlamentit, duke shtuar se qeveria e saj do të bëjë çdo gjë të mundur për lirimin e qytetarëve gjermanë të ndaluar nga Turqia, që Berlini i sheh si të pafajshëm.

Zonja Merkel tha se zhvillimet kërkojnë një rishikim të marrëdhënieve të Gjermanisë dhe BE-së me Turqinë.

“Ne do të sugjerojmë gjithashtu në takimin e BE-së në tetor – për të diskutuar mbi marrëdhëniet e ardhshme me Turqinë, përfshi pyetjen për pezullimin apo ndalimin e bisedimeve të anëtarësimit”.

Kancelarja Merkel tha se do të kërkojë një qëndrim të bashkuar mes vendeve anëtare të BE-së duke shtuar se do të ishte dëmtuese për Bashkimin Evropian në se Erdogani do t’i shihte vendet anëtare të përfshiheshin në debat. Kjo do të dobësonte dramatikisht pozicionin e Evropës, tha kancelarja.

Këto komente, vijnë pas thellimit të retorikës në një debat televiziv të dielën, me rivalin e saj social-demokrat në zgjedhje, ku kancelarja bëri një deklaratë të guximshme duke thënë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së. Deklarata nxiti akuzat për populizëm nga Ankaraja.

“Nuk e di nëse debati ishte rreth zgjedhjeve në Gjermani apo ishte për Turqinë…. mendoj se qytetarët gjermanë duan të dëgjojnë më shumë rreth çështjeve dhe problemeve të brendshme. Ky është problem për disa vende të BE-së dhe populizmi është shumë i lartë”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Fërkimet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë më të fundit pas një serie acarimesh mes kancelares Merkel dhe presidentit turk Tayyip Erdogan gjatë dy viteve të fundit. (voa)

Maqedoni: Viti i ri shkollor me probleme të vjetra

libratViti i ri shkollor ka filluar me probleme të vjetra në më shumë shkolla të Maqedonisë, të trashëguara nga vitet e kaluara, si mungesa e kushteve për mësim, mungesë të teksteve shkollore, ndërsa shumë prej teksteve tjera edhe këtë viti janë me gabime të shumta përmbajtjesore, gjuhësore, e madje edhe nxitëse dhe me paragjykime etnike.

Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, ka pranuar se nxënësit do të përballen me probleme sa i përket cilësisë së arsimit dhe kushteve nëpër shkolla, por ka theksuar se dikasteri që ajo drejton po punon për evitimin para se gjithash të gabimeve në tekstet shkollore. Disa prej tyre edhe janë tërhequr nga procesi mësimor deri në hartimin e teksteve të reja.

Këtë do ta bëjnë grupe ekspertësh, për të gjitha lëndët, jo vetëm për historinë, shoqërinë por për të gjitha lëndët. Pra, revidimi i teksteve shkollore do të jetë pjesë e një procesi të gjerë që do të përfshijë ekspertët e fushës. Ky është një proces që do të zgjasë, por që do të kryhet në të mirën e nxënësve dhe të gjithë shoqërisë, meqë opinioni shpesh është përballur me shembuj të ndryshëm në tekstet shkollore, me konstatime të gabuara, fjalor të urrejtjes, qëndrime diskriminuese e kështu me radhë”, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Renata Deskoska.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur edhe nisma tjera për ndryshimin e planeve mësimore, shkurtimin e orëve për nxënësit për shkak të ngarkesës së madhe, por edhe krijimin e kushteve më cilësore në arsim.

Se arsimi në Maqedoni po përballet me probleme të shumta, flasin edhe nga Plenumi i Mësimdhënësve, një organizatë që ka qenë ndër më të zëshmet me kërkesën për reforma dhe përmirësimin e kushteve në shkolla dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Enver Ajdini nga kjo shoqatë, që pretendon të shndërrohet edhe në organizatë sindikale, thotë se problemet në arsim nuk kanë fund që nga cilësia, mungesa e objekteve shkollore, tekstet mësimore përplot me gabime, numri i madh i nxënësve, mungesa e transportit, rrogat e ulëta të arsimtarëve, e probleme tjera.

Një nga problemet më të rëndësishme, sidomos në shkollat me mësim në gjuhën shqipe është numri jashtëzakonisht i madh i nxënësve në një klasë. Pra, ne vlerësojmë se numri patjetër të zvogëlohet dhe të mos jetë më i madh se 20 apo 24, e jo si tani që ndodhë një klasë të ketë mbi 35 e më shumë nxënës. Sidomos problem i theksuar është edhe ai me tekstet shkollore, që nuk janë profesionale, por me gabime të shumta si në aspektin teknik, gjuhësor, por edhe më gjuhë të urrejtjes në përmbajtjen e teksteve mësimore. Kemi edhe shumë probleme tjera, përfshirë edhe mungesën e transportit të nxënësve në shkollat rurale”, thotë Ajdini.

Ai thotë se reformat e nisura nga Qeveria e kaluar janë bërë pa konsultime paraprake, që kanë çuar në dështimin e tyre ende pa nisur të realizohen. Këtu Ajdini veçon programet e Kembrixhit që kanë dështuar për shkak të mos studimit të mirë nëse këto programe mund të zbatohen në Maqedoni, ku shkollat ende përballem me problemet më elementare.

Qeveria e mëparshme vendosi disa reformat ë cilat nuk u pritën sikur tek mësimdhënësit, ashtu edhe tek nxënësit, duke filluar që nga projekti i Kembrixhit. Si projekt nuk është i keq, por kushtet në vendin tonë nuk janë për një projekt të tillë. Ne nuk mund të kopjojmë projekte nga vendet e zhvilluara botërore, pasi atje veprohet ndryshe kur vendoset për një reformë. Së pari krijohen kushtet e pastaj nis zbatimi i saj, por te ne ndodhë e kundërta, nisin reformat pa pasur as kushtet minimale për realizimin e saj”, thotë Ajdini.

Mësimin në arsimin fillor në Maqedoni e ndjekin rreth 185 mijë nxënës apo rreth 1.7 për qind më pak se në vitin e kaluar. Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen rreth 20 mijë nxënës. Në shkollat e mesme mësimin e ndjekin rreth 90 mijë nxënës ndërsa rreth 17 mijë për herë të para janë regjistruar në vit të parë. (rel)

Bushati takon Cavusoglu, bisedojnë për krijimin e linjës ajrore shqiptare

BushatiKrijimi i linjës ajrore shqiptare me ndihmën e Turqisë, një nismë kjo e bërë publike muaj më parë nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka qenë në qendër të diskutimeve të takimit që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.

Takimi mes dy ministrave u zhvillua gjatë punimeve të Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore që po mbahet në Bled të Sllovenisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se dy ministrat ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e dy vendeve, në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos ato që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.

Ndërkaq në “Tëitter”-in e tij, ministri i Jashtëm turk, nënvizon se në takim u diskutuan marrëdhëniet Shqipëri-Turqi si dhe situata në rajonin tonë.

/ Top Channel