Një vështrim mbi metodat e reja që ju mbajnë në formë

stervitjePas festave të fundvitit, shoqëruar me shumë ushqim, pije dhe argëtim, zakonisht vitin e ri e presim me shumë premtime dhe angazhime për përmirësimin e vetvetes, përshirë shëndetin fizik. Materiali në vazhdim hedh një vështrim se si të dobësohemi e të mbetemi të shëndetshëm duke larguar nga trupi substancat toksike, falë disa metodave të reja të provuara vitin që lamë pas.

E nisëm vitin në Pakistan, atje ku një numër gjithnjë e më i madh burrash e grash i janë kthyer stërvitjes me intensitet të lartë për të përballuar stresin e të jetuarit në qytetin e Karaçiut.

Në zonat e pasura po lulëzojnë palestra si kjo që shihni, ku gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë një ngacmim për të nisur ditën.

Stafi këtu beson se anëtarësimi në këtë palestër, është dëshmi e vetëdijes mbi përfitimet e të jetuarit shëndetshëm.

Anëtarët thonë se stërvitja e rregullt ndihmon në përballimin e streseve të shumta që ka jeta në një qytet të ngarkuar dhe tejet të populluar si Karaçi, që numëron afro dy milionë banorë.

Natyrisht, jo të gjithë pakistanezët shkojnë në palestër, disa preferojnë të marrin mësime në mënyra më tradicionale siç është kjo ndeshje mundjeje.

——

Gjërat po nxehen edhe në Los Anxhelos, ku Hollywood-i është kthyer në Bollywood për frymëzim fizik.

Burrat dhe gratë e Los Anxhelosit, të ndërgjegjshëm për trupin, e kanë shdëruar stërvitjen e trupit, në Bollywood.

Kërcimi i stilit të Bollywood-it është shdërruar në trendin më të fundit të palestrave në Los Anxhelos.

India e Veriut ka një valle të quajtur “Bhangra”, e cila është bërë shumë e njohur tani. E shihni kudo dhe ndoshta është vallja që dhuron më shumë kënaqësi”, thotë Shalini Vadhera, konsulente bukurie.

Achinta S. McDaniel është drejtore artistike në kompaninë e kërcimit “Blue13”.

Lëvizjet kërkojnë dramacitet dhe djersitje, shumë kërcime e hedhje, rrotullime dhe e gjitha bashkëshoqërohet me këngë“.

Në Evropë sportet e dimrit dominohen nga sporti i skive. Duket e lehtë, por kërkon muskuj dhe gjunjë të forta, një gjë që të sjell në formë për në pranverë.

—-

Miliona njerëz në mbarë botën tashmë praktikojnë jogën, jo vetëm për një rizgjim shpirtëror, por si një mënyrë për të qëndruar në formë, fleksibël dhe të ndihen mirë.

Ky kurs përkoi me ditën botërore të jogës.

Shumë prej tyre e praktikojnë atë prej vitesh, por kjo qendër ofron kurse për të gjitha nivelet dhe forma të ndryshme të jogës.

Sipas pronarit të qendrës Jonathan Sattin, popullariteti gjithnjë në rritje i jogës vjen nga fakti sepse u përshtatet të gjithë njerëzve, pavarësisht e aftësive të tyre fizike.

Kur hapëm në vitin 2000, në Londër ishin vetëm dy qendra të tjera të jogës“, thotë ai

Një nga kursantet Amy McKeown thotë: “Është pak a shumë si një ristartim kompjuteri. Të ardhurit këtu është ristartim i vetvetes”.

Ky është një kurs libanez i jogës dhe ka pak ngjashmëri me jogën tradicionale. Burrat dhe gratë vijnë në këtë apartament vetëm për të qeshur si pjesë e një seance terapie të të qeshurit.

Ky kurs joge që i kushtohet të qeshurit, tërheq njerëz të të gjitha moshave.

Instruktori Abd-Elbaki beson se kjo lehtëson stresit: “Rritja e endorfinës lufton sëmundjen, na fal lumturi. Nga çdo e qeshur humbisni 3.5 kalori dhe shërben si botoks për vajzat“.

Pavarësisht nëse i besoni të gjitha atyre që thotë Abd-Elbakiut, joga e qeshjes përfshin shumë lëvizje dhe aktivitet fizik, thjesht me një qeshje që vjen nga barku.

Nëse jeni duke kërkuar një gjendje më vibruese duhet të vini këtu ku këto piktura grafiti, duken sikur po kërcejnë nga muret.

Ky vend konsiderohet si një palestër trajnimi pa kufij në distriktin e arteve në veri të Hollivudit.

Këtu ka diçka për të gjithë, deri tek alpinizmi jashtë në diellin kalifornian.

Koncepti i kësaj palestre kishte si qëllim t’i afronte njerëzit në kufijtë e aftësive të tyre, kështu që ata do të zbulojnë se nuk ka kufij, veç atyre që i vendosin vetes.

Bashkëthemeluesi Jack Torosian nuk bën shaka kur thotë : “Këtu nuk ka orë, nuk kam vënë, sepse nuk dua që njerëzit të kontrollojnë orën që të llogarisin sa do të qëndrojnë. Dua të jenë këtu, të bëjnë atë që duhet të bëjnë dhe jo të largohen sepse vajti ora“.

Në shumicën e garave, pikët nënkuptojnë çmime, por në këtë ligë futbolli kilogramët që humbisni mund t’u çojnë tek qëllimet.

“Burrat kundër yndyrës” u krijua në vitin 2016, nga një grup njerëzish që besonin se nuk kishte programe të mjaftueshme për humbje të dhjamit për meshkujt dhe shumë shpesh ata ishin pakicë në klasa ku mësohet zumba.

Menaxheri i projektit Terry Douding thotë: “Shumica e burrave humbasin nga 5 në 10 përqind të peshës së tyre fillestare dhe shumë humbasin peshë falë mbështetjes së kolegëve apo trajnerëve“.

Doug Curtis është anëtar i klubit, por gjithashtu dhe një trajner.

Babai i dy fëmijëve ishte paralajmëruar nga mjeku i tij se kishte tension të lartë dhe probleme me diabetin.

Curtis punon gjatë turnit të natës dhe thotë se problemi i tij ishte konsumimi i tepërt i sheqerit: “Duke u përpjekur të qëndrosh zgjuar gjatë natës ke një dëshirë të madhe për sheqer, por unë në një fare mënyre e kam ndaluar

Kompania ka mbështetjen e disa klubeve të futbollit profesionist dhe ky grup luan në fushën e Leyton Orient-it në Londër.

Ata thonë se të gjithë donin të luanin futboll, por ndjenin se pesha e tyre ishte një pengesë.

Gurbakash Singh beson se humbja me sukses e peshës ka ardhur falë mbështetje të ekipit dhe miqësisë.

——–

Në fillim kjo duket si çdo klasë joge, ku anëtarët meditojnë dhe shtriqen.

Por në këtë klasë në Massachusetts, kur e keni përsosur pozicionin e shtriqjes së një qeni, në lojë hyn një një dhi që kërcen.

Po shdërrohet në një trend mjaft popullor në SHBA futja e kafshëve në palestrat e jogës.

Ata që e praktikojnë thonë se kjo është mjaft argëtuese.

Shkakton të qeshura! Ato na ndjekin. Një dhi hipi mbi mua ndërsa po përkulja kurrizin për të bërë urën”, thotë një nga pjesëmarrëset në kurs Christy Crutchfield.

Përveçse marrin pjesë në ushtrimet e jogës, dhitë shërbejnë për shplodhje të praktikantëve, me përkëdhelje dhe argëtim.

Stan McCoy, bashkëpronar i fermës “Livadhi i mënçur” që siguron dhitë shpjegon:

Joga e dhi është një kombinim i meditimit shumë serioz me një dhe jo aq serioz dhe të mban në lëvizje“.

—–

Sëmundja e arteries periferike prek rreth 8 milionë amerikanë, rreth 2 milionë nga të cilët kanë dhimbje të këmbëve. Por mjekët thonë se stërvitjet e kontrolluara funksionojnë më mirë se operacionet dhe ilaçet.

Rita Driscoll vuan nga kjo sëmundje. Ajo ka dhimbje këmbësh që shkaktohet nga enët e gjakut të bllokuara.

Ajo ecën derisa ndihen dhimbje dhe mund të durojë.

Ajo thotë se regjimi që ajo ndjek është i thjeshtë: “E bëj për tetë minuta dhe pastaj pushoj për pak“.

Doktoreshë Mary McDermott e shkollës së Mjekësisë në Universitetit e Feinberg-ut thotë: “Është një nga pak terapitë që vlerësohen si efektive“.

——

Shumë prej nesh po kërkojnë mënyra teknike për të përmirësuar rezultatet e përpjekjeve tona fizike.

Kjo grua po stërvitet në një palestër normale në Kiev, por bluza që ka veshur ka disa “marifete”.

Ndërsa ajo stërvitet bluza i mat impulsin dhe bën dërgimin e të dhënave EKG në kohë reale tek një aplikacion që ndodhet në telefonin e saj.

Pajisur me elektroda që analizojnë të dhënat, tela të integruar në copën e bluzës dhe sensorë, bluza i transferon sinjalet në një njësi prej së cilës të dhënat i dërgohen aplikacionit, i cili i analizon dhe ofron të dhëna për stërvitjen, statistika të zonës kardiovaskulare, një vlerësim të vazhdueshëm të lodhjes, intensitetin e stërvitjes dhe nivelin e stresit.

—-

Kthemi sërisht në Los Anxhelos ku entuziastët në “BoxUnion” po djegin kalori.

Felicia Alexander, bashkëpronare e klubit, ka risjellë një formë ndryshe të boksit, duke i shtuar muzikë dhe meditim.

Ne në thelb jemi “një grup grushtash, njerëz plot pasion

Studimet nuk tregojnë se çfarë efekti ka boksi tek lehtësimi i stresit, por gjatë ushtrimit të tij prodhohet endorfinë dhe kjo ndihmon në përmirësimin e humorit. Por si çdo sport tjetër i fortë gjatë stërvitjes mund të lëndoheni ndaj dhe mjekët këshillojnë të gjithë që të bëjnë nxemjen e duhur dhe seanca pushimi. (voa)

Brazil: Teknologjia në shërbim të ruajtjes së rendit dhe popullsisë

brazilGjatë vitit 2015 në Brazil u vranë më shumë se 50 mijë njerëz, duke e renditur këtë vend në listën e vendeve me ritmet më të larta të vrasjeve në shkallë globale. Në përgjigje të situatës, brazilianët po përdorin telefonat për të njoftuar njëri-tjetrin në rastet kur shpërthen dhuna.

Brazili me mbi 200 milionë banorë regjistron dhjetëra mijëra vrasje në vit; rreth 5 mijë vetëm në Rio de Zhanerio vitin e kaluar.

Përhapja e dhunës, kryesisht në qytete të mëdha si Rio, është shqetësim gjithnjë e më i pranishëm.

Aplikacione të reja si OTT u mundësojnë banorëve që të paralajmërojnë të tjerët kur hasin probleme. Programi ofron njoftimet për rrezikun dhe një hartë se ku po ndodhin problemet. Robson Des Santos është shofer me sherbimin UBER të taksive.

“Ndihmon shumë sepse mund të shmangësh zonat ku ka incidente të dhunshme apo përleshje dhe njoftimi të vjen në kohë reale.”

Krijuesit e aplikacionit që nënkupton “ku ka të shtëna” dëshironin të lejonin njoftimet për problemet me video, zë dhe tekst në të gjitha platformat. Henrique Camanho është operator me aplikacionin OTT.

“Nga ky stacion zanor të menjëhershëm, përçojmë të dhënat në platformat e tjera si Whatsapp, Telegram, Instagram, Twitter, Facebook.”

Aplikacioni “Fogo Cruzado”, që do të thotë shkëmbim zjarri, mbledh të dhëna për krimet që pasqyrohen në hartë dhe synimi është informimi i popullsisë për zonat e rrezikshme të qytetit. Cecilia Olliveira është punonjëse me aplikacionin Fogo Cruzado.

“Në Rio është diçka e zakonshme të përballesh me plumbat qorrë. Një rast konkret është vajza Maria Eduarda që u godit brenda shkollës. Gjatë pushimit të gjatë në oborrin e shkollës ajo u godit ndërsa policia po kryente një operacion aty pranë.”

Fatkeqësisht, ekspertë të shëndetit publik thonë se ndërthurja e krizës politike me atë ekonomike e bëjnë të vështirë zgjidhjen e situatës brenda një periudhe të shkurtër. Cecillia Olliveira është me aplikacionin Fogo Cruzado.

“Nuk shoh ndonjë përmirësim në sigurinë publike. Kemi një krizë të thellë politike në Rio që është përkeqësuar nga kriza ekonomike. Është e vështirë të propozosh një politikë të re pa fondet e duhura për zbatimin e saj. Aktualisht, madje as punonjësit e sigurisë nuk paguhen në kohë.”

Por deri sa të përmirësohen gjërat, aplikacione si OTT dhe Fogo Cruzado po ndihmojnë qytetarët që të shmangin vatrat e zjarrit. (voa)

Terapia gjenetike gjatë vitit 2017

okulistiKa shanse që 2017-ta do të hyjë në historinë e mjekësisë si një vit kur inxhinieria gjenetike më në fund filloi të lëvizë nga laboratorët në klinika. Disa raste të suksesshme që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës premtojnë se sëmundjet e trashëguara dhe kanceret së shpejti mund të mposhten. Xhorxh Putic i Zërit të Amerikës i hedh një vështrim këtyre zhvillimeve.

Kristian Guardino, 17 vjeç, nga Long Island, është një gjysmë-finalist i njohur në reality show “America’s Got Talent”, por është gjithashtu i famshëm për diçka edhe më të rëndësishme.

Për shkak të një sëmundjeje të lindur, Kristiani humbi shikimin e tij në moshë shumë të re. Duke përdorur manipulimin e gjeneve, mjekët në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia arritën të riparonin gjenin e gabuar, jo vetëm për të Kristianin, por edhe për pacientët e tjerë.

“Kur kopja e saktë e gjenit është vendosur në retinën e tyre ata mund të fillojnë të shohin”, thotë dr. Jean Bennet në spitalin e fëmijëve në Filadelfia.

Manipulimi i molekulave të ADN-së që formojnë pamjen gjenetike përfshin futjen e një virusi të padëmshëm që përmban gjenin korrektues në indin e prekur – në këtë rast, retinën. Ndërsa qelizat e retinës shumohen, gjeni korrektues përhapet dhe ngadalë riparon të gjitha qelizat e tjera.

Mjekët nga Italia dhe Gjermania përdorën një kombinim gjenesh dhe terapi me qeliza embrionale për të shpëtuar jetën e një djali sirian që vuante nga një sëmundje gjenetike e lëkurës që shkakton puçra dhe plagë.

Mjekët morën një pjesë të vogël të lëkurës së djalit, e ndryshuan atë për të korrigjuar gabimin gjenetik, e kombinuan me qelizat embrionale dhe e kultivuan në lëkurën e re që u vendos mbi trupin e djalit, duke zëvendësuar pjesën më të madhe të lëkurës së tij të dëmtuar.

“Ky fëmijë është përsëri në jetën e tij normale. Është ajo që kemi ëndërruar të bëjmë dhe kjo ishte e mundur”, thotë dr. Tbias Rothoeft, në spitalin e fëmijëve në Bochum, Gjermani.

Tani në moshën 44 vjeç, Brian Madeux është ndër të mbijetuarit më të moshuar të një sindromi të rrallë gjenetik që zakonisht shkakton vdekje tek pacientët e rinj në moshë. Sindromi quhet Hunter.

“Kam jetuar kaq shumë dhe jam i lumtur që kam arritur deri këtu”, thotë Brian.

Duke përdorur një mjet të quajtur CRISPR, mjekët riparuan gjenet e dëmtuara në disa prej qelizave të mëlçisë së Brianit, duke i injektuar në gjakun e tij. Kur qelizat e riparuara arritën në mëlçi, ato transferuan ndryshimet në qeliza të tjera, dhe ky rregullim duket të jetë i përhershëm.

Kritikët thonë se terapitë gjenetike janë shumë të shtrenjta dhe historitë e suksesit janë të rralla. Por studiuesit janë optimistë se shërimet e përhershme për shumë sëmundje të trashëguara tani janë brenda mundësive. (voa)

Efektet shëndetësore të të ftohtit ekstrem

ftohti ekstremNjë valë të ftohti vdekjeprurës ka përfshirë Amerikën e Veriut, duke sjellë shumë dëborë dhe ngrica. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për erëra të akullta dhe ngrica në një sipërfaqe që nga Teksasi jugor dhe deri në Kanada, si dhe nga Montana dhe deri në Nju England. Edhe mjekët kanë filluar t’i paralajmërojnë njerëzit për t’u ruajtur nga plagët që mund të shkaktojë të ftohtët ekstrem dhe akulli.

Disa e shijojnë këtë të ftohtë, në veçanti fëmijët në shtetet ku nuk bie shpesh borë.

“Fëmijët po e shijojnë duke luajtur përjashta. Jemi të mësuar me mot shumë më të ngrohtë dhe kjo është stuhia e parë e dëborës për ne”, thotë Lacey Duff, banore e Savannah, Georgia.

Për të tjerë, i ftohti është i rrezikshëm. Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar të paktën 20 viktima. Shqetësimi më i madh është morthi.

“Kur ka temperatura të ftohta me erëra të mesme, morthi shfaqet për 30 minuta. Në raste esktreme, kur është shumë ftohtë dhe era është shumë e fortë, morthi mund të shfaqet edhe për 5 minuta”, thotë Dr. Christopher Sampson, i Spitalit Universitar të Missourit.

Erërat e akullta janë gjithashtu një faktor, pasi ato mund të japin ndjesinë e temperaturës -51 gradë Celcius. Morthi nuk prek vetëm lëkurën.

“Kur temperaturat bien nën zero, dhe ka erë të acartë, gjithçka ngrin. Madje edhe lëngjet që gjenden brenda gishtërinjve, hundës, veshëve. Pra, gjithçka që ekspozohet ndaj morthit”, thotë Dr. Edward Ward, i Qendrës Mjekësore të Universitetit Rush.

Zakonisht, njerëzit që preken nga morthi, kanë qëndruar përjashta më shumë seç duhej. Gjithashtu, temperaturat tepër të ulëta krijojnë akull, që shkakton rrëshqitje.

“Ky është ndoshta rreziku më i madh për njerëzit, pasi mendojnë se nuk ka zënë akull, shkelin mbi të, rrëshkasin dhe plagosen”, thotë Dr. Sampson.

Gjithashtu është e rrezikshme ngarja e makinës mes erërave të ftohta, temperaturave të ulëta, mjegullës, shiut dhe borës së rëndë. Sipas Administratës Federale të Autostradave, 22% e aksidenteve motorike në SHBA shkaktohen nga kushtet e motit. Njerëzve u kërkohet të lirojnë rrugët në mënyrë që kamionët me kripë dhe borëpastruesit të mund të kalojnë. (voa)

Përplasje yjesh që do të shihet nga bota në 2022

Muri kinezNë univers, veçanërisht në galaktikën tonë, ka një numër të madh sistemesh me shumë yje ku dy ose më shumë yje rrotullohen përreth njëri-tjetrit. Në shumë nga këto sisteme, yjet përplasen me njëri-tjetrin. Një dukuri që ka qenë e njohur për astronomët për një kohë të gjatë. Por shkencëtarët thonë se një përplasje që ka ndodhur pothuajse dy mijë vjet më parë, do të mund të shihet së shpejti me sy të lirë. Korrespondenti Aram Vanetsyan sjell më shumë hollësi.

Para 1 mijë e 800 vjetësh, në shekullin e tretë, Perandoria Han e Kinës ishte e ndarë në tre mbretëri, qytetërimi Maja kishte hyrë në periudhën klasike, Roma ishte në një gjendje anarkie ushtarake dhe në botë mbizotëronte paganzimi. Në këtë kohë, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qiell, dy yje u përplasën me njëri tjetrin në plejadën e Cygnusit.

Por askush nuk mundi ta shihte një gjë të tillë. Shpërthimi ndodhi 1 mijë e 800 vjet vite drite larg, që do të thotë se ndiçimi që u përftua nga ajo përplasje yjesh, do të arrijë tek ne 1 mijë e 800 vjet më vonë.

Kjo do të ndodhë në vitin 2022, sipas përllogaritjeve të një grupi shkencëtarësh dhe studentësh në Kolegjin Calvin në shtetin e Miçiganit. Astronomi Larry Molnar, që kryesoi grupin parashikon se shkëlqimi i shpërthimit do të jetë një nga objektet më ndriçuese në qiellin e natës, për një kohë të gjatë.

“Dy yjet janë aq pranë njëri-tjetrit saqë sikur prekin njëri-tjetrin”, thotë ai.

Profesor Molnar thotë se distanca mes yjeve është e barabartë me 1.5 e diametrit të tyre dhe atyre u duhen vetëm 11 orë që të shkojnë përreth njëri-tjetrit.

“Ato mund ta bëjnë këtë në mënyrë të qëndrueshme për miliona vjet, por në rastin e këtij ylli, rezultoi se periudha orbitale po shkurtohej gjithnjë e më shumë dhe ritmi po përshpejtohej. Ky ishte sinjali për ne”, tha profesor Molnar.

E thënë ndryshe, këta yje në plejadën Cygnus po afrohen më pranë njëri-tjetrit pas çdo rrotullimi, si dy sfera të lidhura nga një shufër.

“Ajo që e bëri këtë proces edhe më interesant ishte puna me studentët, veçanërisht njëri prej tyre, Dan Van Noord. Në fakt ishte ai që pati idenë”, thotë profesor Molnar.

Përplasja do të çlirojë një energji të jashtëzakonshme dhe një yll i ri do të lindë.

“Kështu krijohen yjet e rinj dhe shtresa përreth tij shpërthen, çlirohet dhe kthehet në mjegullnajë, që shkëlqen për një kohë shumë të shkurtër, por pas një fare kohe përhapet, bëhet transparente dhe e humb shkëlqimin dhe ajo që mbetet për t’u parë në brendësi është si një bërthamë gjigante”.

Mbi 80 për qind e yjeve në galaktikën tonë bëjnë pjesë në sisteme shumëyjore, me dy ose më shumë yje. Imagjinoni sikur të kishim edhe në sistemin tonë diellor dy ose më shumë diej.

Astronomët thonë se jemi me fat që kemi një diell që na jep jetë dhe mundësinë të shijojmë mrekullitë që gëzojmë prej shkëlqimit të tij nga agimi e deri në perëndim çdo ditë. (voa)

‘Berlin Process Plus’, nisma e re gjermane për Ballkanin

bpp-Ballkani2018-ta do të jetë viti i fundit i ciklit të tanishëm të Procesit të Berlinit.

I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike e kancelares Angela Merkel, ky proces ka ofruar një platformë unike që synon të rigjallërojë lidhjet shumë-palëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia – për të rritur bashkëpunimin rajonal në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik, e për t’i dhënë impulse të reja perspektivës së anëtarësimit.

Ky cikël do të mbyllet me Samitin e Londrës në muajin korrik, si shprehje e vazhdimësisë së angazhimit të Britanisë sëMadhe ndaj Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit. Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit, mendojnë se procesi duhet të vazhdojë dhe për këtë qëllim, Gjermania ka propozuar formulën “Berlin Process Plus”.

Blloku i mëshon idesë së punës dhe rinisë së kualifikuar të këtyre vendeve, e cila po largohet drejt Shteteve të zhvilluara europiane, Amerikës e Kanadasë. Niveli i lartë i papunësisë në rajon, sidomos tek të rinjtë, e shqetëson Brukselin. Në Shqipëri, ai llogaritet të jetë 26.4 %.

Fluksi më i madh i një eksodi të tillë për vendin tonë, ishte në vitet 2014-2016 për shkak të mungesës së punës dhe përpjekjeve për një të ardhme më të mirë. Procesi i Berlinit tani shihet edhe si një mundësi për ta frenuar këtë fenomen.

Mendohet se krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale, vendim që u mor në Samitin e Triestes, do të sjellë rritje ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke kontribuar pozitivisht në pengimin e eksodit të rinisë së kualifikuar të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

Objektivat e demonstruesve nё Iran tё paqarta

protestat iranShteti iranian i deklaroi protestat tё pёrfunduara. Por megjithatё njerёzit vazhdojnё tё demonstrojnё nё rrugё. Zhgёnjmi i nxit ata pёr protestё, por qёllimet e tyre janё tё paqarta.

Pas njё jave protestash tё ashpra kundёr qeverisё udhёheqja iraniane mobilizoi tё mёrkurёn (03.01.) mbёshtetёsit e vet. Ndёrsa mediat shtetёrore heshtёn pёr protestat e kritikёve ato transmetuan marshimin e pёrkrahёsve tё qeverisё nё tё gjitha kanalet. Komentatorёt e pёrshkruanin marshimin si “mbёshtetje e popullit pёr qeverinё e nё radhё tё parё pёr udhёheqёsin fetar Ali Chamenei personalisht”.  Pak pas kёsaj gjeneral-majori Mohammad Ali Jafari, komandant i Gardёs sё fuqishme tё Revolucionit, deklaroi fundin e protestatve antiqeveritare.

Por ato pёrfunduan vetёm derisa ra errёsira. Gjatё natёs (04.01) sёrish pati protesta tё pjesёshme nё provinca, pavarёsisht pёrforcimit tё trupave tё policisё. Pёrdorues anonimё tё rrjeteve sciale u dёrgonin video gazetarёve nga kёto protesta. Por vёrtetёsia e videove nuk mund tё verifikohet.

Ulet ҁmimi i vezёve! Sёrish gjithҁka nё rregull?

“Çfarё duan duan demonstruesit? Nuk e kam idenё!”  thotё Mohmudi nga Teheran nё intervisitё me telefon pёr DW. “Unё nuk i mbёshtes ata. Por ajo qё kanё arritur ёshtё impresionuese. Çmimi i vezёve ёshtё ulur. A nuk ёshtё kjo mё shumё, se sa ka arritur opozita e orientuar nga reformat nё kёto 20 vitet e fundit?”

31-vjeҁari Mahmud shprehet plot cinizёm. Ai doktoron nё fushёn e fizikёs. Pas studimeve ai do tё largohet nga vendi. Shpresa qё mund tё pёrmirёsohet gjё, atij i ka humbur prej kohёsh. Mahmudi ka qenё mbёshtetёs i “Lёvizjes sё Gjelbёr” nё vitin 2009. Gjatё protestatave atёhere kundёr zgjedhjeve tё  diskutueshme presidenciale atё e rrahёn disa herё dhe e kanё arrestuar. “Atёherё ne e dinim se ҁ’donim. Ne mbёshtesnim kandidatin tonё Mir Hossein Musaui. Ne donim qё vota jonё tё kishte vlerё. Prej kёsaj u krijua njё lёvizje. Njerёzit qё kanё dalё nё rrugё ditёt e fundit kanё protestuar kundёr gjithҁkaje, por ata nuk e dinё se pёr ҁfarё.”

Protestat nisёn tё enjten e kaluar (28.12.) nё Mashad nё veri tё vendit. Shkaku ishin ҁmimet e vezёve. Ato u rritёn me rreth 70 pёrqind. Njёkohёsisht u komunikua plani i qeverisё pёr rritjen me 50 pёrqind tё ҁmimit tё benzinёs. Fillimisht protesta u drejtua kundёr politikёs ekonomike tё qeverisё, por nisi tё marrё gjithnjё e mё shumё trajtёn e protetёs kritike ndaj sistemit. Shpejt situata u pёrshkallёzua dhe protetstat u bёnё gjithnjё e mё tё dhunshme. Nuk ёshtё e qartё se kush e nisi dhunёn. Sipas tё dhёnave zyrtare ditёt e fundit gjetёn vdekjen tё paktёn 22 vetё. Nё mbarё vendin u arrestuan mbi 1000 demonstrues. Mosha mesatare e demonsruesve ёshtё nёn 25 vjeҁ.

“Kemi tё bёjmё me tё rinj qё vijnё nga pjesё tё vendit tё lёna pas dore”, thotё pёr DW politologu Sadegh Zibakalam nga Universiteti i Teheranit. “Ata janё tё zhgёnjyer prej gjithҁkaje. Shumё prej tyre votuan para shtatё muajsh pёr presidentin Hasan Rohani. Ai premtoi shumё, por deri tani nuk ka mundur tё realizojё asgjё. Zhgёnjimi e ka kthyer pendulin nё kahun e kundёrt.”

“Njё brez i indinjuar qё nuk ka mё besim tek askush e asgjё”

Rohani u pati premtuar zgjedhёsve vende tё reja pune. Ai shpresonte qё me shfuqizimin e sanksioneve ndёrkombёtare pas marrёveshjes atomike, ekonomia do tё merrte hov. Por kjo nuk ndodhi.

Papunёsia qё nga viti 2016 ёshtё nё nivelin 12 pёrqind. Irani ka njё popullsi tё re nёn 25 vjeҁ.  Mosha mesatare ёshtё 31 vjeҁ. Gazeta “Iran”, qё botohet nga agjencia shtetёrore e lajmeve IRNA, shkruan, se qytetet me papunёsinё mё tё lartё janё prekur mё shumё nga protestat. “Shteti pёrballet me njё brez, qё nuk beson mё nё asgjё e tek askush. Ata nuk kanё mё besim as tek qeveria, as tё institucionet fetare e as tek opozita e orientuar nga reformat”, thotё politologu Zibakalam. “Kёta tё rinj nuk kanё mё durim. Ne duhet t’i marrim seriozisht problemet e tyre. Pakёnaqёsia e tyre ёshtё njё sfidё e madhe, qё ne nuk duhet ta nёnvleftёsojmё.” (dw)

Protestat e Iranit dhe bota e jashtme

protesta iranIrani është përfshirë prej protestave kundërqeveritare. Dhe për këtë shkak bota është e dyzuar: thirrje për ndryshimin e sistemit apo thirrje për dialog.

Siç ndodh shpesh në Iran edhe protesta e tanishme zhvillohet në disa nivele: brenda Iranit fillimisht drejtëpërdrejtë në rrugë – dhe aty ka pasur ndërkohë edhe demonstrata masive pro regjimit – por edhe në luftën për pushtet midis qendrave të ndryshme të pushtetit të establishmentit politik. Jashtë Iranit zhvillohen diskutime për përgjigjen e duhur ndaj këtyre zhvillimeve. Kjo lidhet me shqetësimin se mos përmes reagimeve nga jashtë forcohen pa dashje përfaqësuesit e vijës së ashpër në Teheran dhe dobësohen forcat e moderuara. Përmes shprehjeve të simpatisë dhe mirëkuptimit për demonstruesit dhe shqetësimet e tyre, bëhen përsëri të dukshme qasjet e ndryshme të Evropës dhe SHBA-së në trajtimin me Iranin.

Qëndrimi i administratës amerikane është i qartë: Presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri hapur thirrje për një ndryshim të regjimit në një mesazh në Twitter ditën e Vitit të Ri. Ekspertja amerikane për sigurinë Ariane Tabatabai nga Universiteti Georgetown në Uashington mendon se kjo është kundërproduktive. Në një intervistë me DW Tabatabai bëri thirrje për një qasje të matur: “Ne duhet t’i bëjmë thirrje Iranit të respektojë të drejtën e njerëzve për t’u organizuar – pa propozuar ndonjë qasje të veçantë për ta.”

Edhe politikani gjerman Norbert Rëttgen (CDU ) tha se deklaratat e pakujdesshme mund të ushqejnë pretendimet e udhëheqjes në Teheran se kryengritja nxitet nga jashtë. Dhe vërtet drejtuesi më i lartë i Iranit Ali Khamenei i quajti të martën trazirat si “komploti i armiqve të Iranit”. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu u shpreh të mërkurën për mbështetjen e protestave anti-qeveritare nga SHBA-ja dhe Izraeli. Sipas CNN Turk Cavusoglu tha se Turqia është kundër çdo forme të ndërhyrjeve të huaja në Iran.

Hijet e ndërhyrjeve të kaluara

Akuzat për ndërhyrje të tilla ndeshin në terren pjellor në Iran. Shumë iranianë e kanë të qartë rolin e shërbimit sekret të CIA-s për rrëzimin e presidentit të parë të zgjedhur në votime të lira, Mohammed Mossadegh, në vitin 1953, që u pasua nga diktatura e shahut për një çerek shekulli. Në vitin 2013, me rastin e 60-vjetorit të grushtit të shtetit, SHBA botuan dokumente që ishin mbajtur sekrete për dekada të tëra. Kësaj i shtohen edhe përpjekjet e presidentit Trump për ta mobilizuar  botën arabe sunite kundër Iranit.

Evropa e rezervuar

Evropa deri tani ka reaguar me kujdes. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, i bëri të martën thirrje udhëheqjes në Teheran që të respektojë lirinë e grumbullimit dhe të shprehjes. “Bashkimi Evropian po i ndjek nga afër demonstratat e vazhdueshme në Iran, dhunën në rritje dhe humbjen e papranueshme të jetëve njerëzore”, tha Mogherini.

Liria e grumbullimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore që duhet të garantohen pa përjashtim në çdo vend, tha Mogherini dhe u bëri gjithashtu thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga dhuna.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se në një bisedë telefonike me presidentin iranian Hassan Rohani kishte bërë thirrje për përmbajtje në qëndrimin ndaj protestave anti-qeveritare. Në të njëjtën kohë Macroni anuloi një vizitë të planifikuar për këtë javë në Teheran nga ministri i tij i jashtëm Jean-Yves Le Drian.

Edhe Berlini zyrtar shprehu shqetësimin sidomos për viktimat dhe arrestimet e shumta gjatë demonstratave dhe tha që qeveria e Iranit duhet të reagojë ndaj protestave me gatishmëri për dialog.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu u tall me qëndrimin e Evropianëve duke kritikuar në një video-mesazh se shumë qeveri evropiane po heshin dhe bëjnë sehir, ndërkohë që në rrugë po rrihen shumë iranianë heroikë që kërkojnë drejtësi.”

E ardhmja e marrëveshjes bërthamore në pikëpyetje

Ndërkohë SHBA ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. “OKB-ja duhet të thotë se çfarë mendon”, tha ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley. Si Këshilli i Sigurimit dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë duhej të diskutojnë për arrestimet dhe të vdekurit gjatë protestave në Iran, kërkoi Haley.

Javën e ardhshme Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump mund t’i ashpërsojë sanksionet ndaj Iranit: më 10 janar në Kongres do të diskutohet për certifikimin e të ashtuquajturës marrëveshje bërthamore me Iranin JCPOA. Në tetor Trumpi e kishte refuzuar certifikimin e kësaj marrëveshjeje. Kjo mund të sillte me vete rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. Falë lobimit masiv të evropianëve Kongresi nuk e vendosi për rivendosjen e sanksioneve dhe marrëveshja mbeti e paprekur. Por këtë herë situata politike duket shumë më pak e favorshme për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. (dw)

Boshllёqe tё mёdha sigurie tek miliarda kompjuterё

smartphoneKompjuterё, smartfonё apo servera kanё nё mbarё botёn mikroprocesorё. Dega e teknologjisё po punon me intensitet pёr t’i bёrё mё tё sigurtё kompjuterёt, smartfonёt dhe serverat-cloud.

Tё prekur nga boshllёqet nё sistemin e sigurisё janё breza tё tёrё mikroprocesorёsh (chips) tё kompjuterave, smarfonёve dhe tё serverave-cloud. Ekspertёt kanё zbuluar boshllёqe nё sistemin e sigurisё, pёrmes tё cilave sulmuesit mund tё fitojnё akses tek tё dhёna sensibёl. Hacker-at profesionistё dhe ata tё paguar prej sipёrmarrjeve tё teknologjisё sё informacionit demonstrojnё, se ёshtё e mundur qё tё krijosh akses nё sistemin e fjalёkalimeve, nё krypto-ҁelёsat apo tё  pёrftosh informacione pёr programet.

Pika e dobёt ёshtё e ashtuquajtura  “speculative execution”. Pёrmes kёtij procesi mikroprocesorёt mund tё pёrllogarisin nё avancё informacone qё mund tё duhen mё vonё, pёr tё shmangur vonesat nё kёrkimin faktik tё kёtyre informacioneve. Kjo teknikё pёrdoret prej vitesh. Kёsisoj njё masё kompjuterash tё paktёn nga ana teorike mund tё jenё  tё rrezikuar. Ekspertёt deklarojnё se nuk janё nё dijeni nёse kёto boshllёqe nё sigurinё e kompjuterave janё shfrytёzuar. Por konstatimi ёshtё nё fakt i pamundur, sepse sulme tё tilla nuk do tё linin gjurmё, shtojnё ekspertёt.

Shefi i Intel-it Brian Krzanich

Boshllёqet e sigurisё janё tё njohura prej kohёsh nga prodhuesit. Por vetёm tani kjo pikё e dobёt u bё publike. Tё prekur janё kryesisht gjigandёt e kёsaj dege Intel dhe konkurrenti i tij AMD. Procesorёt e tyre ndodhen nё miliarda aparatura. “Celularё, PC, tё gjithё mund tё jenё tё preura, por pasojat nga produkti nё produkt mund tё jenё tё ndryshme”, tha shefi i Intel-it Brian Krzanich nё televizionin CNBC. Prej njё kohe tё gjatё po punohet me firma tё tjera pёr njё zgjidhje, konfirmoi Intel. Aktualizimi i software-ve mund ta mbyllё kёtё boshllёk sigurie.

Kёto masa ndaj software-ve kundёr boshllёqeve nё sistemin e sigurisё mund tё ndikojnё negativisht tek kapaciteti i procesorёve, pranoi Intel, por nё shumicёn e rasteve kjo mund tё jetё maksimalisht vetёm 2% dhe pёr konsumatorin e zakonshёm pothuajse nuk bie nё sy fare. Nё raportimet e para pёr kёtё problem u tha, se ndikimi i kapaciteteve mund tё shkojё deri nё 30%. Ky problem mund tё jetё teorikisht shqetёsues tek serverat, nё tё cilёt kryqёzohen shumё rrugё tё dhёnash.

Intel nuk beson, qё mund tё jetё abuzaur me kёtё dobёsi sigurie. Intel dhe ARM theksojnё, se nuk kemi tё bёjmё me njё gabim nё dizajnimin e procesorёve. ARM, procesorёt e sё cilёs dominojnё smartfonёt, konfirmoi, qё produktet e saj janё tё ndjeshme ndaj njё sulmi tё kёtij lloji. ARM deklaroi, se software-patches u janё komunikuar ndёrkohё prodhuesve tё celularёve dhe klientёve. Dizajnuesi i procesorёve AMD e pёrgёnjeshtron qё procesorёt e tij janё tё prekur.

Kursi i aksioneve tё Intel-it bie

Nё fakt komunikimi i kёtij problemi nё punlik ishte planifikuar pёr mё 9 janar. Por sipёrmarrjet paraprinё pas pёrhapjes sё lajmit, se procesorёt nuk janё tё sigurtё.

Google: Smartfonёt me android janё tё mbrojtur

Gjigandёt e cloud Google, Microsoft dhe Amazon deklarojnё, se shёrbimet e tyre i sigurojnё me aktualizimin e software-ve. Google deklaroi, se smartfonёt e vet Nexus dhe Pixel janё tё mbrojtur falё aktualizimit tё fundit tё software-it. Kjo vlen edhe pёr celularёt e prodhuesve tё tjerё me sistemin android tё Google-it. Edhe pёrdoruesit e shёrbimit E-Mail Gmail nuk preken. Ndёrsa tё gjithё tё tjerёve qё pёrdorin sisteme tё tjera u kёshillohet tё instalojnё sisteme aktualizimi (updates). (dw)

QUINT-i kategorik kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

flamujtVendet e QUINT-it ftojnë udhëheqësit politikë të Kosovës që të heqin dorë nga çdo tentativë shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

QUINT-i e dënon një vendim të tillë të mundshëm të institucioneve të Kosovës dhe thotë se kushdo që mbështet një gjë të tillë vepron qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona. Këtë deklaratë të përbashkët ambasadorët e vendeve të QUINT-it e bënë pasi në mediet lokale u riaktualizua çështja e shfuqizimit të mundshëm të Gjykatës Speciale me një ligj nga ana e parlamentit të Kosovës, edhe pse zyrtarisht nuk është thirrur seanca e jashtëzakonshme.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Asnjë arsye për të penguar Gjykatën Speciale

Vendet e QUINT-it  u rikujtojnë udhëheqësve politikë kosovarë se vendet perendimore ishin miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira, që nga mbështetja e tyre për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve perëndimorë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e saj.

“Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqë dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon të gjitha arritjet e Kosovës. Kjo i vë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare.” – thuhet më tej në deklaratën e vendeve të QUINT-it.

Ambasadorët e QUINT-it, i ftojnë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngrenë zërin kundër kësaj nisme dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtar dhe euro-atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë. “Në të njejtën kohë, presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht, ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë”.

“Krijimi i Dhomave të Specializuara ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmojë përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit, dhe të vazhdojë të pranojë mbështetjen ndërkombëtare. Me ndihmën tonë Kosova ka shënuar përparime në shtatë vitet e fundit për arsye të përkushtimit të saj për drejtësi ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit në vitin 2015 për të krijuar Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova refuzoi kulturën e mosndëshkimit”, thuhet në deklaratën e QUINT-it duke hedhur poshtë zërat se kishte një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për krijimin e dhomave të specializuara.

Nisma parlamentare kundër Gjykatës Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë të mëhershëm pati lënë të nënkuptohet se kishte një zotim dhe mbështetje për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare, nëse Kosova themelon Gjykatën Speciale.

“Nga bashkësia ndërkombëtare na u premtua se do të mund të aplikojmë për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhë liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelojmë shpejt Forcat e Armatosura të Kosovës dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova e mbajti fjalën, e themeloi gjykatën. Bashkësia ndërkombëtare, asnjë nga këto premtime nuk i realizoi. Përkundrazi, Kosovës iu vështirësuar rrugëtimi euro-atlantik”, pati thënë Presidenti Thaçi gjatë një prezantimi të një raporti për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale.

43 deputetë të kuvendit të Kosovës ndërmorën në prag të Vitit të Ri, një nismë për thirrjen e një seance të jashtzakonshme që me një ligj të veçantë ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Pas reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kjo nismë për momentin u ndërpre, ndonëse nuk ka një tërheqje të plotë të deputetëve nga kjo nismë.  Asnjëri nga udhëheqësit kryesorë të  institucioneve të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli, nuk janë shprehur kundër nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

LDK kundër shfuqizimit

I vetmi subjekt politik brenda kuvendit të Kosovës që vazhdon ta kundërshtojë idenë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo parti thotë se “hapat e nxituar mund të prodhojnë situata të reja që do të rrezikonin qëndrueshmërinë dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”.

“LDK-ja e sheh si jetike për vendin ruajtjen e raportit të miqësisë me SHBA-në, me vendet e BE-së dhe NATO-n. Kosova është vendi dhe shteti ynë që e kemi ndërtuar bashkë me miqtë tanë dhe së bashku do të ecim në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në një reagim të LDK-së.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015 parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën Speciale me seli në Hagë, e cila do të veprojë vetëm me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë. Tashmë çdo procedurë ligjore dhe administrative ka përfunduar dhe Gjykata Speciale është ligjërisht e gatshme  të nisë punën. Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë gjatë periudhës 1998-2000. Nga hetimet paraprake hetuesi amerikan Clint Williamson ka deklaruar se ”kjo gjykatë do të merret me të paktën 10 raste të dyshuara për krime lufte në Kosovë”.  (dw)