Kosovë-Serbi: Përse është Gazivoda kaq e rëndësishme?

GazivodaKërcënimi i famshëm i Vuçiqit “Unë nuk e jap Gazivodën!” jep përgjigje edhe për të tashmen. Në vorbullën e lajmeve të rreme dhe tensionit ky liqen me hidrocentralin është në epiqendër të diskutimeve.

“Gazivoda” është temë e javës në Serbi së bashku me paralajmërimet dramatike nga autoritetet serbe dhe gazetat bulevardeske, sipas të cilave po përgatitet marrja arbitrarisht e objekteve energjetike e strategjike në veri të Kosovës. Që pas ndërhyrjes së njësive të NATO-s, për herë të parë në fund të rrugëve hyrëse në liqen dhe hidrocentralin e Gazivodës po duket një numër i vogël i ushtarëve të KFOR-it me argumentimin, se këto janë “stërvitje të planifikuara dhe të rregullta.”

Autoritetet serbe për shkak të këtyre zhvillimeve në Kosovë mbajtën takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nga ku u akuzuan opozita e disa klerikë si dhe “agjencitë e huaja” për përhapjen e thashethemeve në lidhje me incidente të mundshme në Kosovë, gjë që e bën të vështirë pozitën negociuese të Serbisë me Kosovën, thuhet nga ky takim.

Shefi i Ministrisë për Kosovë dhe Metohin Marko Gjuriç bëri një deklaratë të ngjashme një ditë më pas, kur ai theksoi se për Serbinë vija e kuqe sa i përket energjisë është tek Trepça, në hidrocentralin e Gazivodës dhe trafo-stacioni i Valaçit.

Gazivoda shpesh përmendet nga autoritetet e Prishtinës, që dëshirojnë ta lidhin atë në sistemin energjetik të Kosovës. Liqeni si dhe hidrocentrali, bashkë me trafo-stacionin e Valaçit, janë burimet kryesore të energjetike në veri të Kosovës dhe në pronësi të Kompanisë Shtetëror Energjetike të Serbisë. Gazivoda sipas vlerësimeve arrin shifra deri më dhjetë milionë euro në vit për mirëmbajtje.

Pjesa e sistemit lidhës midis lumenjve Ibër-Lepenc është një sistem jetësor për tërë Kosovën, duke filluar me furnizimin me ujë për ujitje si dhe ftohjes së termocentralit “të Obiliqit”. Nëse nga njëra anë rubineti do të mbyllej, praktikisht do të paralizohej i gjithë sistemi energjetik i Kosovës.

Në qershor pala shqiptare në përgatitje të dialogut teknik këmbënguli në zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, ndërsa pala serbe i detyronte në krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe. Dhe nëse energjia është si çështje më e rëndësishme, atëherë Gazivoda është pjesë kyçe e zgjidhjes së këtij misteri.

Me interes ekonomik dhe kombëtar

Zëvendës-kryeredaktori i revistës “Novosti” Mijat Lakiçeviq thotë që: “Gazivoda është e me interes të lartë ekonomik dhe kombëtar. Nga ky liqen një e treta është në territorin e Serbisë dhe dy të tretat në veri të Kosovës. Më e rëndësishmja është se lumenjtë që mbushin liqenin vijnë nga Serbia, të cilët furnizojnë një hidrocentral që plotëson rreth gjysmën e konsumit të energjisë elektrike në tërë Kosovën”.

Lakiçeviç për DW sqaron, se çështja është më e komplikuar nga sa thuhet, se qeveria do vetëm të përfitojë nga ky burim “problem shtesë është se hidrocentrali është bërë me një kredi të Bankës Botërore marrë dhe paguar nga Serbia. Situata është e ndërlikuar sepse Kosova nga njëra anë ka të drejtë për këtë, sepse hidrocentrali është i vendosur në Kosovë dhe nga ana tjetër Serbia përsëri ka të drejtë, sepse ka investuar dhe paguar kredinë për të “.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq thotë, se tymnaja për një marrëveshjeje energjetike është një gabimi i radhës, pasi sipas tij një marrëveshja e tillë nuk ekziston aspak. Ai pretendon se qëllimi i kësaj manovre është “pushtimi” i Kosovës veriore. Vuçiq gjithashtu thotë, se autoritetet e Prishtinës kanë pasur ofertën për menaxhim të përbashkët, por ajo është refuzuar nga ata.

Nëse shohim marrëveshjen e arritur në Bruksel, në sektorin e energjisë janë vendosur linja të forta. Nga kjo theksohet nevoja për të aplikuar legjislacionin e BE-së, si dhe krijimin e një kompanie të re të energjisë për furnizimin e konsumatorëve.

Por si me gjithçka tjetër të negociuar midis Beogradit dhe Prishtinës, secila palë interpreton këto kushte të ndryshme në mënyrën e vet. Serbia konsideron se për shkak të vendndodhjes së burimeve të përmendura ajo duhet të menaxhohet nga Bashkimi i ardhshëm i Komunave Serbe dhe se kjo është në përputhje me rregulloret e BE. Pala shqiptare vlerëson se këto burime janë pronë e Kosovës dhe se duhet të menaxhohen nga Kosova.

Paketa e komplikuar e energjisë

Teorikisht Serbia mund ta ndryshojë liqenin e Gazivodës, uji në liqen mblidhet kryesisht nga lumi Ibër, thjesht vetëm me ndryshimin e drejtimit të këtij lumi që të mos derdhej në liqen, thotë Mijat Lakiçeviq. “Në atë rast liqeni do të lihej pa ujë dhe Kosova pa energji elektrike. Por në këtë mënyrë e gjithë kjo mund të rrezikonte sigurinë e serbëve, që mund të ishin viktima të hakmarrjes”.

Sipas bashkëbiseduesit tonë, serbët e Kosovës që punojnë në hidrdocentral por nuk përfitojnë nga puna e bërë kjo do ishte për shkak se të ardhurat do jenë të marra nga Kompania Shtetërore Energjetike të Kosovës. “Pra këtu tani do të duhet të gjendet një zgjidhje, sepse në qoftë se hidrocentrali është i drejtuar nga dikush i vendosur në Prishtinë, do mundet të përdoret për të lënë pas dore interesat e komunitetit serb”, vë në dukje Lakiçeviq.

Gazivoda nuk mbetet vetëm pikë e diskutueshme për këto fakte, por edhe për problemet që sjell në furnizimin me energji elektrike në komplekset e minierave të Trepçës, gjë e cila praktikisht nuk funksionon. Një argument shtesë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi është mospagesa e energjisë elektrike në Kosovë, konsumatorët shfrytëzojnë situatën kaotike. Prandaj problemi me energjinë mund të zgjidhet përfundimisht vetëm në një paketë të plotë.

Duke parë gjithë këtë dhe duke shikuar negociatat të lëna pas dore dhe që janë pa kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës – ku marrëveshja ka vetëm që nuk ka marrëveshje – është e qartë se do të jetë e vështirë për të arritur një zgjidhje përfundimtare mbi energjinë. “Unë mendoj se do të jetë e vështirë për të arritur vetëm një marrëveshje të përhershme për energjinë, por një zgjidhje do të ketë vetëm në qoftë se ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Lakiçeviq.

Liqeni i Gazivodës është një shembull se si çdo çështje ekonomike politizohet dhe pastaj përdoret për politika të brendshme. Nëse ka diçka pozitive në të gjithë nervozizmin dhe alarmin rreth Gazivodës, atëherë është fakti që ky problem ka përfshirë të gjithë opinionin publik dhe se vëmendja është vendosur në kompleksitetin e situatës energjetike në Kosovë.

Shtypi gjerman për Kosovën: Këmbimi i territoreve jo realist

shtypi gjermanKorrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë shkruan shtypi gjermanofon.

Lojë e re me kufijtë, nën këtë titull „Badische Zeitung“ i kushton në numrin e së mërkurës (08.08) një artikull heqjes se kontrolleve nga 1 janari 2019 në kufirin Shqipëri-Kosovë. E përtishmja zvicerane „Neue Zürcher Zeitung“ (08.08) boton artikullin: „Presidenti i Kosovës ushqen spekulimet për shkëmbim territoresh me Serbinë“.

„Badische Zeitung”: „Mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hiqen edhe tarifat roaming të telefonisë e madje po mendohet edhe për një union doganor. Në Serbi heqja e kontrolleve kufitare interpretohet si një përpjekje për krijimin e „Shqipërisë së madhe”. Faktikisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para disa muajsh deklaroi, se do ta lehtësojë regjimin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë me gazetën vjeneze „Standard” në vjeshtë 2017 ai tha, se në të ardhmen kontrollet kufitare duhet të jenë ai ato mes Austrisë dhe Gjermanisë. …Sikurse ka shpjeguar kryeministri i Shqipërisë, nuk bëhet fjalë vetëm për qarkullimin e lirë të personave, por edhe të mallrave dhe e gjitha kjo është pjesë e plan-aksionit të hartuar me komisarin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn. Por shqetësimi për menaxhimin e kufijve nuk vjen rastësisht. Një marrëveshje e planifikuar mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kompletohet vitin e ardhshëm. Kjo do të çojë në një lloj njohjeje indirekte e Kosovës nga Serbia. Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës në veriun e banuar kryesisht nga serbë, mund të konceptohet analog me kufirin mes jugut të Kosovës dhe Shqipërisë duke qenë lehtësisht i kalueshëm. Ajo që duket si zgjidhje pragmatike, thekson në fakt përktësinë etnike por në asnjë mënyrë integritetin territorial. …Këto ndryshime dhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, që më parë është shprehur madje edhe për një „president të përbashkët” zgjojnë në Serbi frikërat nga „Shqiëpria e madhe”. …Së fundi edhe presidenti i Kosovës Thaçi flet për „korrekturë të kufijve” duke deklaruar, se në dialogun me Serbinë do të bëhet fjalë edhe për bashkimin me Luginën e Preshevës. …Kjo u interpretua si ndarje e Kosovës, apo shkëmbim territoresh. Ideja e ndarjes mbështetet kryesisht nga ministri i Jashtëm serb pro-rus Ivica Daçiq. Megjithatë ai më së shumti do që veriu i banuar me shumcië serbe t’i takojë Serbisë, por kurrësesi ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Preshevës. ..Një ndarje e Kosovës nuk është realiste. Ndër diplomatët e BE-së, që e njohin rajonin, prej muajsh ndiqet me shqetësim fakti, që e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federicca Mogherini nuk ka vendosur „vija të kuqe” për dialogun. Kjo hap spekulime dhe është e rrezikshme për integritetin shtetëror të Bosnje-Hercegovinës. …Qeveria gjermane dhe Komisioni i BE-së – si dhe shtete të tjera të BE-së – janë kategorikisht kundër një ndarjeje të Kosovës. Kjo është e pamundur në aspektin e realpolitikës. Po ashtu një gjë e tillë është në kontradiktë edhe me kushtetutën e Kosovës dhe me përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos i organizuar shtetet e Ballkanit sipas kritereve etnike”, shkruan gazeta „Badische Zeitung.”

„Neue Zürcher Zeitung”: Kur politikanët në Ballkan flasin për ndryshim kufijsh, kjo e ndez menjëherë atmosferën,aq më tepër kur bëhet fjalër për Kosovën dhe Serbinë, shkruan autori. …Thyerja e tabusë prej Thaçit – është ky i pari politikan i nivelit të lartë, i cili që pas pavarësisë më 2008 flet për ndryshim kufijsh – e kjo vjen në një fazë të tensionuar mes Kosovës e Serbisë. Të dy vendet e armiqësuara duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nëse duan të hyjnë në BE. Për këtë ato kanë nënshkruar para pesë vjetësh Marrëveshjen e Normalizimit, që i garanton të drejta autonomie minoritetit serb në Kosovën e veriut. Megjithatë bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar për përcaktimin dhe zbatimin e saktë të saj kanë mbetur në vend numëro. …Deri në fundjavën e kaluar negociatorët nga të dyja palët u desh të paraqesin propozimet e tyre, gjë që edhe e bënë në minutën e fundit. Por mbi përmbajtjen e tyre nuk dihet asgjë praktikisht; propozimet u dërguan me diskrskrecion të madh në Bruksel. Kjo i ushqen edhe më shumë spekulimet, kështu mediet dhe vëzhguesit prej javësh spekulojnë nëse Thaçi dhe burri i fuqishëm i Serbisë Vuçiq negociojnë mes tyre për shkëmbim territoresh, për ta zgjidhur kësisoj nyjen gordiane mbi statusin e serbëve në veriun e Kosovës me shumicë serbe përreth Mitrovicës, e si rrjedhojë në këmbim Kosovës t’i bashkohen pjesë nga jugu i Serbisë me shumicë shqiptare pëprreth Preshevës. …

Por është mjaft e diskutueshme nëse një Pazar i tillë politik ka bazë – pikërisht në klimën e polarizuar në Kosovë. Deklarimet e Thaçit kanë shkaktuar reagime të fuqishme, tek të gjitha partitë duke përfshirë edhe partinë e tij, që përjashtojnë çdo konçesion territorial. … Edhe në Serbi shkëmbimi i territoreve mund të jetë mjaft kontravers dhe madje mund të bëhet i rrezikshëm për presidentin popullor, e të padiskutueshëm politikisht Vuçiq. … Europianët dhe amerikanët deri tani refuzojnë kategorikisht ndryshimet e kufijve. Ato nuk duan që në Ballkanin e përzier etnikisht pas Kosovës të krijojnë një rast tjetër precedent dhe druajnë, se shkëmbimet e territoreve mund të hapin kutinë e Pandorës. Megjithatë po shtohen zërat, që janë të hapur ndaj të tilla mendimeve. Disa ekspertë argumentojnë, se një ujdi bilaterale e mbështetur në nivel komunash mbi përkatësinë mundet të kontribuojë madje në konsolidimin e shtetit. Ish-i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën,

Wolfgang Petritsch, korrigjimin e kufijve nuk e sheh si një rrezik për stabilitetin, për aq kohë sa kjo mbetet e kufizuar. Synohet të çohet përpara procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkan – pikërisht në sfondin e sfidave gjeopolitike nga Rusia dhe Kina në këtë rajon. Por sidoqoftë kjo nuk e zgjidh dilemën, që bisedimet nuk janë sa duhet transparente dhe zhvillohen larg syve të opinionit duke nxitur kështu mosbesimin tek popullsia”, shkruan gazeta „Neue Zürcher Zeitung”. (dw)

DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën negative

Department of StateDepartamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “politika e kësaj administrate është e qëndrueshme: thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive“, thuhet në deklaratën për Zërin e Amerikës.

Ditëve të fundit janë shtuar idetë e hedhura nga të dyja palët për zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve ndërmjet tyre që përfshijnë ndarjen tokësore të Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo ‘korrigjimin e kufirit”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsëriti idenë e tij për bashkimin e luginës së Preshevës më Kosovën, një ide që ka nxitur shumë reagime ditëve të fundit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e kundërshtoi sot sërish nga qyteti i Vlorës, ku ishte për një vizitë çështjen e hapjes së temës së kufijve e cila sipas tij është e papranueshme.

Për fat të keq, popujve të Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i atyre luftërave. Ne duhet të konsolidojmë të arriturat tona, Shqipëria, Kosova e kudo që jemi shqiptar por hapja e temave ose e temës së kufijve është e papranueshme për neve…Ajo është një retorikë politike, Beogradi bënë retorikë, Prishtina bënë kundër retorikë apo kundër përgjigje, në fund ju e dini që kufijtë nuk lëvizin me fjalë“, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, në Prishtinë presidenti Thaçi, tha se korrigjimi i kufirit me Serbinë do të bëhej në mënyrë paqësore.

Kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim territoreve dhe jo autonomi për serbët, por korrigjim të kufirit dhe njohje e anëtarësim të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë“, tha presidenti Thaçi.

Deklaratat e tij nxitën edhe kundërshtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë e cila paralajmëroi se do të kërkojë opinionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për qëndrimet e presidentit të vendit.

Duke ju referuar intervistës së kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti me Zërin e Amerikës në të cilën ai kundërshtoi qëndrimet për “korrigjimin e kufirit”, presidentit Thaçi tha të mërkurën se është “i gatshëm ta ftoj z. Hoti ta udhëheqë dialogun me Serbinë. Ka përvojën politike, diplomatike, ka kredencialet akademike të reformave fiskale, ka autoritetin madhor në kuadër të kauzave kombëtare“.

Duke u përgjigjur në një postim në facebook, zoti Hoti tha se qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë.

Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje. E ftoj z.Thaçi të qëndrojë brenda kompetencave që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese“, thuhet mes tjerash ne postimin e zotit Hoti.

Ngritja e debateve përkoi edhe me afatin për hartimin e projekt statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe që skadoi të shtunën e kaluar. Afati për statutin që tashmë është hartuar dhe do t’u dorëzohet palëve në Bruksel, ndërsa është i panjohur për opinionin publik, u përcoll edhe me pohimet se serbët e veriut të Kosovës mund të ndërmarrin veprime për shpalljen e njëanshme të autonomisë së tyre.

Serbia po akuzon Bashkimin Evropian për heshtje kundruall qasjes së Prishtinës ndaj marrëveshjes për krijimin e këtij asociacioni, që parasheh një shkallë të lartë autonomie për serbët në veriun e Kosovës.

Presidenti Thaçi siguroi sot që Kosova do të përmbushë marrëveshjen për themelimin e asociacionit.

Kosova do t’i kryej të gjitha obligimet e veta që ka marr përballë marrëveshjes së Bruskelit të vitit 2013 dhe marrëveshjeve të mëvonshme të nënshkruara në vitin 2015, në kuadër të kësaj edhe sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe që nënkupton respektimin e kushtetutës së Kosovës, respektimin e marrëveshjes së Brukselit, respektimin e kritereve dhe standardeve për pushtet lokal evropianë edhe gjithashtu realitetet e krijuara në terren por edhe opinionin e gjykatës kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës që ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë dhe Serbisë që vazhdon ta kundërshtojë atë.

Marrëveshja është kusht për të dyja palët që të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Disa trajtime shpresëdhënëse për kancerin në tru

John McCainSenatori republikan John McCain është ndoshta personi më i njohur me kancer në tru. Ai ka llojin glioblastoma të kancerit, më vdekjeprurësin.

Ish kandidati për president njoftoi se ishte i sëmurë vitin e kaluar. Nuk ka shërim për llojin e kancerit që ai ka; edhe kur mjekohen, shumica e njerëzve me atë lloj kanceri nuk jetojnë më shumë se tre vjet pas zbulimit të tumorit, por shkencëtarët po eksperimetojnë trajtime të reja shpresëdhënëse. Kronika në vazhdim na njeh me disa kërkime të kohëve të fundit, që po i japin shpresë pacientëve me tumor në tru.

Lori Mines u diagnostikua me kancer në tru dy vjet më parë:

“As që doja të dija më tepër për këtë lloj kanceri, doja vetëm të bëhesha më mirë,”- thotë ajo.

Edhe forma jo-kanceroze të tumorit në tru mund të bëhen vdekjeprurëse, në se prekin pjesë të trurit që komandojnë funksionet vitale të trupit.

Trajtimi i tyre mund të bëhet me ndërhyrje kirurgjikale, kimioterapi, ose rrezatim, ose me kombinim të të gjithave.

Glioblastoma është forma më e zakonshme e tumoreve kanceroze të trurit dhe më pak se 6 për qind e personave të prekur mund të jetojnë 5 vjet pas zbulimit të tumorit. Këtë lloj tumori ka Lori Mines.

“Shpresoj të jetoj më gjatë, por jam realiste. Jam me glioblastoma, por unë do të vazhdoj të luftoj,”- thotë ajo.

Shkencëtarët në Univeritetin “Duke” zbuluan se mund t’i shtojnë shanset e mbijetesës për disa pacientë, duke injektuar tek tumori i tyre një virus të modifikuar të poliomelitit. Ky është shembull i një terapie me goditje të përcaktuar.

Studjues të tjerë po përpiqen me terapinë e goditjes së tumorit përmes sistemit imunitar të trupit.

“Jemi duke studjuar metoda të reja klinike, me terapi të përcaktuar, me imunoterapi, disa prej të cilave duken shumë premtuese. Ka shumë shpresa për pacientët me këtë sëmundje.”- thotë Dr. Arnab Chakravarti.

Dr. Arnab Chakravarti udhëhoqi një studim të Qendrës së Kancerit në shtetin e Ohajos, që bazohej tek përbërja gjenetike e gliomave, tumoreve të trurit, qofshin ato kanceroze, ose beninje.

Mines u përfshi në këtë studim.

Studjuesit zbuluan se mund të arrihej më tepër se sa thjesht dyfishimi i viteve të jetës për pacientët me një lloj të veçantë kanceri, kur ata trajtoheshin me kimioterapi dhe rrezatim.

“Është shumë e rëndësishme që çdo pacient të ketë trajtim individual për llojin e tij të kancerit, prandaj është duhet të njihen mirë predispozitat biologjike, treguesit dhe shenjat paralajmëruese të sëmundjes.”- thotë Dr. Chakravarti.

Ekspertët thonë se analizat me treguesit gjenetikë do të bëhen standarte për të gjithë pacientët me tumor malinj në tru. Po ashtu, ata po shqyrtojnë përdorimin e terapive të përqëndruara me ilaçe, si pjesë e trajtimit të individualizuar. Ka shpresa se një ditë, diagnostikimi me kancer në tru nuk ka për të qenë më si një dënim me vdekje për pacientin. (voa)

Skifteri robotik që mbron aeroportet nga zogjtë

skifteri robotikZogjtë dhe aeroplanët ndajnë qiellin, kështu që është e vështirë të shmangen përplasjet mes tyre. Autoritetet e aeroporteve përpiqen t’i kufizojnë përplasjet sepse goditjet e shpendëve shkaktojnë dëme të kushtueshme për motorët e avionëve dhe mund të çojnë në rrëzimin e tyre. Disa aeroporte po punësojnë qen të trajnuar, të tjerët po përdorin zhurma të forta për t’i frikësuar zogjtë. Një kompani në Holandë thotë se droni i tyre robotik, i quajtur Robird është shumë më efikas.

Qentë dhe zhurmat e forta mund të jenë të efektshme ndaj zogjve të vegjël por ata nuk i frikëson asgjë më shumë se sa skifteri.

Nuk ka rëndësi nëse skifteri është i vërtetë apo robot, për aq kohë sa ai lëviz krahet gjatë fluturimit.

“Nëse një zog grabitqar fluturon mbi një zonë pa lëvizur krahët në mënyrë aktive, ky është një sinjal për zogjtë e vegjël se ai nuk është duke bërë gjueti aktive por thjeshtë është në vëzhgim. Në momentin kur zogu grabitqar fillon të rrahë krahët, atëherë zogjtë e vegjël e ndjejnë rrezikun dhe fillojnë të largohen nga zona”, thotë Wessel Straatman, inxhinier i kompanisë Clear Flight Solutions.

Projektimi i një krahu mekanik të lakueshëm me aftësi për të bërë lëvizje të ngjashme me ato të krahëve të një shpendi është një detyrë e vështirë.

“Ashtu si me zogjtë e vërtetë, krahët e këtij mjeti robotik, megjithëse duken të ngurtë, janë në të vërtetë fleksibël dhe mund të lëvizin poshtë e lartë për të mundësuar manovrimet në ajër”, thotë inxhinieri Wessel Straatman.

Trupi i Robird është shtypur me printer tre dimensional, 3D me material nga fibra qelqi dhe përbërës najloni, që mund t’i përballojnë uljeve të forta dhe janë projektuar në një model që i ngjan pendës natyrale.

Për momentin Robird fluturon me telekomandë, por projektuesit e tij po punojnë në krijimin e një algoritmi që mund ta mbajë atë në një zonë të paracaktuar fluturimi, për shembull përgjatë perimetrit të një aeroporti.

Skifteri Robird tashmë po mban nën kontroll me sukses zogjtë rreth disa disa aeroporteve dhe fushave të mbeturinave.

Modeli tjetër i Robird, do të jetë i ngjashëm me atë të shqiponjës së Amerikës së Veriut, e aftë të frikësojë zogj më të mëdhenj. (voa)

NASA: Epokë e re për eksplorimin e hapësirës

NasaFluturimet amerikane të hapësirës po hyjnë në një epokë të re: NASA ka prezantuar ekipet që do të testojnë fluturimet dhe misionet operacionale në bordin e anijeve komerciale të hapësirës që do të lëshohen nga Shtetet e Bashkuara. Anijet e hapësirës të gjeneratës së shkuar janë hequr tashmë nga përdorimi në vitin 2011. Fluturimet provë të moduleve CST-100 Starliner të kompanisë Boeing dhe Crew Dragon nga kompania SpaceX, pritet të fillojnë vitin që vjen.

Njoftimi u bë në Qendrën e Hapësirës Johnson në Hjuston të Teksasit nga administatori i NASA-s Jim Bridenstine.

“Për herë të parë që nga viti 2011 jemi në prag të dërgimit në hapësirë të astronautëve amerikanë me raketa amerikane nga toka amerikane.”

Nëntë astronautë janë caktuar për katër fluturime komerciale me mjetet ajrore Starliner të kompanisë Boeing dhe Crew Dragon të kompanisë SpaceX.

Një bashkëpunim i ngushtë nga NASA me këto kompani ka rezultuar në projektimin, zhvillimin dhe vënien në provë të sistemeve për t’u siguruar se ato përmbushin kërkesat. Nicole Aunapu Mann është astronaute me agjencinë NASA.

“Përfshirja në teste dhe zhvillim dhe pjesmarrja në ditën e lëshimit si dhe përjetimi i rezultateve të gjithë kësaj pune, do të jetë një moment krenarie për ekipin dhe për të gjithë Amerikën.”

Victor Glover i flotës ushtarake detare, do të pilotojë Crew Dragon të kompanisë SpaceX në misionin e parë operativ drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Kjo do të jetë hera e parë që ai fluturon në hapësirë.

“Mundësia për të punuar me këto kompani për diçka kaq të rëndësishme për vendin tonë dhe agjencinë NASA… kjo është ëndërra e një piloti provash dhe ndjehem shumë krenar për punën që po bëhet realitet.”

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se partneriteti publiko-privat përmes Programit të Ekuipazhit Komercial do të inkurajojë industrinë amerikane të hapësirës dhe vazhdimin e novacioneve për të ardhmen. (voa)

Evropiani i Atletikës; Shqipëria me Smajlaj dhe Gegën

Smajlaj dhe GegaStarton sot pasdite në Berlin, kampionati Evropian i Atletikës në ambiente të hapura. Shqipëria përfaqësohet në këtë eveniment me Izmir Smajlaj që do të marrë pjesë në garën e kërcimit së gjati dhe Luiza Gega.

I pari që do të zbresë në pistat e atletikës do të jetë pikërisht Smajlaj, kampioni i Evropës në salla të mbyllura.

Në orën 16:35 do të nisin garat kualifikuese të kërcimit së gjati dhe Smajlaj është në Grupin A. Atleti shkodran, 25 vjeçar është mbajtësi i rekordit kombëtar me 8.03 m, ndërkohë që rezultatin më të mirë sezonal e ka 7.9 m.

Synimi i 25 vjecarit ësghtë jo vetëm që të kualifikohet për në finalen e 8 gushtit, por edhe të ngjitet në podium.

Ndërsa Luiza Gega, që si zakonisht i ka bërë përgatitjet e saj në Korçë do të marrë pjesë në garën e 3000 m me pengesa në këtë evropian. Atletja shqiptare që vjen pas fitores së medaljes së Artë të fituar në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës, do të garojë fillimisht në 10 gusht në bateritë kualifikuese për një vend në finale që do të zhvillohet në 12 gusht

Top Channel

Ambasadori Petriq përkrah Thaçin për “korrigjimin e kufijve”

PetricNjë debat interesant është zhvilluar në mes dy “ujqve të vjetër” të politikës botërore në Ballkan, ekspertit amerikan Daniel Server dhe ambasadorit austriak dhe ish përfaqësuesit special të BE-së për Ballkan, Wolfgang Petriq.

Derisa Server në një shkrim para disa ditësh ka kundërshtuar ashpër idetë për shkëmbime etnike të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Petriq ka befasuar me një koment që ka postuar në faqen e Serverit, duke lënë të ditur se ka njohuri të thellë për marrëveshjen që po negociohet në mes të Presidentit Thaçi dhe atij Vuçiq.

Kështu Petriq i thotë Serverit se “nëse ka korrigjime të kufijve, ato do të jenë të vogla dhe kozmetike, që afektojnë një numër të vogël fshatrash në Bujanoc dhe Mitrovicë. Kjo nuk do ta ndryshon përbërjen etnike të asnjërit shtet dhe nuk do të ketë pasoja zinxhirore”.

Më tutje Petriq e lavdëron Serverin duke i thënë se “analiza jote është e shkëlqyer, por se ka ardhur koha”, për siç thotë ambasadori i njohur austriak, “realizmin e ri në Ballkan”.

Sipas Petriq rreziku i vërtetë në Ballkan vjen nga ndikimi rus dhe hungarez në pasazhin medial, aventurat neo-Otomane të liderit boshnjak Bakir Izetbegovic, pastaj investimet arabe në Serbi dhe Bosnje si dhe mbi të gjitha “zgjerimi i shpejtë i ndikimit kinez në Evropën Juglindore”. Petriq thotë se formati kinez “Evropa Lindore + 1” dhe “Rruga e Mëndafshtë” që po promovohet nga Kina janë sfidat e vërteta për Ballkan dhe BE. Prandaj Petriq thërret përkrahje për “linjën e marrëveshjes Thaçi / Vuçiq”.

Ai shton se është “I vetëdijshëm me dhembje të thellë për dëshpërim” por se “kohërat janë duke ndryshuar”. (rtk)

Thaçi: Propozimi im për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë

thaciPresidenti Hashim Thaçi është deklaruar edhe një herë në lidhje me debatin e ngjallur së fundi për raportin Kosovë-Serbi dhe korrigjimin e kufirit.

Thaçi është shprehur se propozimi i tij për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë.

“Propozimi im për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në baza etnike, mirëpo po për korrigjimin e kufirit dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Presidenti Thaçi, raporton kosovapress.

Gjuriç: Kush prek “Trepçën” shkatërron themelet e ekzistencës së popullit serb

gjuricDrejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç, është shprehur se ai që prek ‘Trepçën’ shkatërron themelet e ekzistencës së popullit serb në Kosovë dhe se serbët duhet të vazhdojnë ta mbajnë atë.

Gjuriç ka uruar sot Ditën e Minatorëve, saktësisht ka uruar minatorët e Trepçës. Ai ka thënë se uron të gjithë minatorët në Kosovë të menaxhimi të gjithë pasurisë në miniera, industrinë metarulgjike-kimike në Trepçë si dhe të gjithë minatorët në pjesë të tjera të Serbisë, duke theksuar se festimi i kësaj dite vjen në një kohë kur si komb serbët kalojnë ditë të vështira.

“Ne jemi dëshmitarë të sfidave të vazhdueshme dhe kërcënimeve, ndër të tjera që lidhen me sistemin e energjisë në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka linja të qarta të kuqe kur është fjala për Trepçën dhe sektorin e energjisë në Kosovë. Kështu që dua që kjo kohë të shërbejë që Serbia të mbrojë Trepçën dhe hidrocentralin e ‘Gazivodës’ dhe nënstacionin e ‘Valaçit’”,ka thënë Gjuriç.

Top Channel