Udhëheqësit në Kosovë pa pajtim rreth tarifave

Thaci Vejseli RamushKërkesat e vendosura amerikane për heqjen tarifave ndaj mallrave serbe dhe refuzimi i qeverisë për të bërë një gjë të tillë, kanë lëkundur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe kanë ashpërsuar gjuhën e komunikimit ndërmjet udhëheqësve të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngulë këmbë që tarifat të mbeten deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ritheksuar disa herë ditëve të fundit se askush nuk duhet të cenojë miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe ka tërhequr vërejtjen se mospezullimi i tarifave do të ketë pasoja të rënda për vendin.

Kryeministri Haradinaj tha të enjten se askush nuk ka të drejtë të flasë për qëndrimin amerikan.

Amerika flet vet, as presidenti as unë ose dikush tjetër nuk është zëdhënës i Amerikës, nuk kanë nevojë të flasin për ta. Ata flasin vet, dinë të flasin, i shpjegojnë gjërat, mendoj se e kemi të qartë”, tha kryeministri Haradinaj.

​Qëndrimi i tij për tarifat nuk ndryshoi as pas letrës së tre përfaqësuesve amerikanë të departamentit të shtetit, atij të Mbrojtjes dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që paralajmëruan masa ndaj Kosovës dhe e cilësuan të “pabesueshme” që Kosova injoron këshillat amerikane.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Megjithatë, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe delegacioni i saj për bisedime me Serbinë thanë të enjten se kanë rënë dakord për një platformë për bisedimet e ardhshme.

Platforma që pritet t’i dorëzohet parlamentit të premten, synon që të caktojë vijat e kuqe të Kosovës në bisedime dhe zgjidhjen e të gjitha temave të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Njëri nga drejtuesit e delegacionit për bisedime, Fatmir Limaj tha se me këtë Kosova po e ndërton pozicionin e saj zyrtar për bisedimet.

Shpresoj që edhe parlamenti me sugjerimet dhe debatin do të kontribuoj në këtë platformë dhe edhe parlamenti të jap dritën e gjelbër dhe pastaj të mund të themi që përfundimisht ne kemi një pozicion zyrtar të të gjitha institucioneve të Kosovës në raport me dialogun për njohje me Serbinë. Nuk besoj që do të ketë forcë politike në parlament që nuk do ta mbështes këtë platformë për faktin se vet hartimi i platformës është në tërësi në përputhshmëri me kërkesat dhe interesat e Kosovës që do t’i përfaqësojmë ne në dialogun e mundshëm për njohje nga Serbia”, tha zoti Limaj.

Kryeministri Haradinaj tha se platforma ofron një garanci të mirë për vendin.

Kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog, tani procedurat tjera janë një konfirmim nga vet delegacioni shtetëror në mënyrë që të mund t’i kaloj parlamentit. Mendoj që platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova në dialog, buron nga kushtetuta dhe i obligohet kushtetutës dhe personalisht i jap përkrahjen”, tha ai.

Por, as platforma dhe ekipi për bisedime nuk kanë siguruar konsensus politik në vend meqë opozita nuk është bërë pjesë e tyre, ndërsa ndarjet tashmë janë thelluar edhe brenda koalicionit qeverisës rreth tarifave.

Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar që shënon edhe rastin e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhe kanë paralajmëruar veprime dënuese për Kosovën.

Stoltenberg: Tarifat vështirësojnë bisedimet Kosovë – Serbi

Të enjten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh i kënaqur që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qëndrimin kundër tarifave të Kosovës, një vendim që kundërshtohet edhe nga një pjesë e aleatëve të NATO-s.

Mendoj që vendosja e tarifave të larta ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja nuk është e dobishme dhe i bënë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit edhe më të vështira dhe e çon procesin në drejtimin e gabuar. Kjo është diçka që unë dhe shumë aleatë të NATO-s e mendojmë. Tani e kemi parë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë të qarta kundër vendosjes së kësaj tarife. Kjo është edhe një arsye pse tani do të marrim vendim për nivelin e angazhimit me Kosovën”, tha ai në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në të cilat është diskutuar edhe shkalla e angazhimit të Aleancës me Forcën e Sigurisë së Kosovës.​”, tha ai në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në të cilat është diskutuar edhe shkalla e angazhimit të Aleancës me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sekretari Stoltenberg tha se vendimi për këtë do të merret në pranverë, ndërsa ritheksoi qëndrimin e një pjese të vendeve anëtare se shndërrimi i Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës ishte vendim në kohë të gabuar.

voa

OKB afër zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës

OKBNjoftimi zyrtar për ndryshimin e emrit të Maqedoonisë ka mbërritur ndërkohë në OKB, e cila po punon për përfundimin e procedurave administrative.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, përshëndet zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila mes të tjerave parashikon dakordimin e palëve për emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm njoftoi se “ka marrë më 12 shkurt njoftimin zyrtar për hyrjen në fuqi të marrëveshjes”. Antonio Guterres e përshëndet “këtë zhvillim, i cili i jep zgjidhje një çështjeje që ka marrë shumë kohë midis Athinës dhe Shkupit dhe tregon se edhe çështje që duken të vështira mund të zgjidhen me dialog dhe vullnet politik”.

Sekretari i Përgjithshëm përshëndet dy vendet dhe kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ,”për vendosmërinë që të krijojnë një vision që sheh nga e ardhmja në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe për pajtim në rajonin e Ballkanit dhe më tej”. Ai falenderon të Dërguarin e posaçëm Matthew Nimetz, “për angazhimin dhe dedikimin e palëkundshëm në ndërmjetësimin e bisedimeve”.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje vendeve anëtare, organizatave rajonale dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë “që të mbështesin këtë hap historik që palët kanë hedhur”.

I pyetur nga Deutsche Welle si do të veprojë OKB me emrin, zëdhënësi Stéphane Dujarric, tha të mërkurën (13.02) se: “Jemi afër përfundimit të procedurave administrative për të zbatuar krejtësisht Marrëveshjen e Prespës”

(dw)

Fridays for Future: Nxënësit europianë në mbrojtje të klimës

Fridays for FutureMe nismën “Fridays for Future” suedezja 16 vjeçare, Greta Thunberg ka frymëzuar nxënësit në mbarë Europën të protestojnë për klimën. Synimi është vënia në lëvizje e politikanëve për mbrojtjen e klimës.

Ajo është vetëm 16 vjeç dhe ka arritur të flasë para vendimmarrësve më të mëdhenj të botës. Aktivistja për klimën Greta Thunberg nga Suedia çdo të premte proteston para parlamentit në Stokholm për një mbrojtje më të mirë të klimës. Ajo e bën këtë qysh nga gushti i viti të kaluar. Në sheshin para parlamentit është bërë ritual që të premteve nxënësit mblidhen të protesotjnë për klimën.

Greta Thunberg, thotë, se e kupton që është shumë e re dhe i duket absurde që fëmijët duhet të ndërmarrin diçka të tillë. Por ajo mendon, se e ka detyrim moral të bëj diçka, nëse të tjerët nuk veprojnë. Synimi i saj është të sensibilizojë politikën për të bërë ndryshim radikal lidhur me klimën. 16 vjeçarja u bë njohur me fjalimin e saj në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën në Katovicë në Poloni. Videoja me fjalimin e saj ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke u ndjekur nga miliona shikues.

Drejtësi për klimën! Tani!

Greta Thunberg apeloi madje edhe në Forumin Ekonomik të Davosit. Para disa vitesh ajo u diagnostikua me Asperger, një lloj autizmi. Unë e shoh botën nga një tjetër perspektivë: bardhë e zi. Mua nuk më pëlqen kur disa njerëz kanë të drejtën të flasin dhe të tjerët duhet të veprojnë. E pikërisht kështu ndodh me çështjen e klimës”, thotë aktivistja e re. 

Nisma e saj ka ngritur më këmbë dhjetëra mijë nxënës edhe në Belgjikë, të cilët marshojnë për klimën: Çfarë duam ne? Drejtësi për klimën! Kur e duam atë? Tani! Thërrasin nxënësit në Bruksel. Frymëzimi i tyre është Greta nga Suedia.

Anuna De Wever, nismëtare e lëvizjes në Belgjikë, thotë, se lëvizja e tyre nisi nga frymëzimi prej Gretës. Në Stokholm Greta Thunberg vazhdon ritualin e saj të protestës “Fridays for Future” çdo të premte dhe as që ka ndërmend të tërhiqet. Tani duhen vepra, thotë ajo. Vetëm kur të fillojmë të veprojmë, do të ketë shpresë për mbrojtjen e klimës.

dw

“Opportunity” i jep fund misionit në Mars

OpportunitzPas 14 vitesh udhëtim në sipërfaqen e Marsit shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) njoftuan fundin e misionit të mjetit robotik “Opportunity” në planetin e kuq. Por kjo nuk e përfundon punën e NASA-s në Mars. Një tjetër mjet robotik “Curiosity”, po eksploron një pjesë tjetër të planetit që nga viti 2012.

Mjeti robotik nuk mundi t’i rezistojë një stuhie pluhuri në Mars dhe humbi kontaktin me Tokën rreth tetë muaj më parë. Pas më shumë se 800 përpjekjesh për të rivendosur kontaktin, drejtuesit e misionit u dorëzuan të mërkurën, disa orë pasi dërguan një komandë të fundit për ta rikthyer në gjendje pune.

“Po qëndroj këtu me një ndjenjë vlerësimi e mirënjohjeje të thellë për të njoftuar se misioni me mjetin robotik të eksplorimit në Mars ka përfunduar. Jam këtu i rrethuar nga ekipi dhe mund të them se ky është një moment emocional,” thotë Thomas Zurbuchen, ndihmës administrator i NASA-s.

“Opportunity” u nis drejt hapësirës në vitin 2003 dhe arriti në Mars një vit më vonë, duke u vendosur pranë mjetit “binjak” të tij, të emërtuar “Spirit”.

Të dy mjetet robotike, me madhësi të përafërt me atë të një karroce golfi duhet të kryenin një mision parashikuar të zgjaste rreth 90 ditë.

Por “Opportunity” dhe “Spirit” e tejkaluan shumë misionin e tyre fillestar dhe shpenzuan vite duke eksploruar terrenin shkëmbor të planetit, ndërsa përdornin panele diellore për të furnizuar me energji motorët e tyre.

Të dy mjetet robotike gjetën dëshmi se në Marsin e lashtë ka ujë që rrjedh në sipërfaqen e tij dhe në të mund të zhvillohet jeta mikrobike.

“Spirit” ngeci në vitin 2009 e për pasojë një vit më vonë u ndërpre komunikimi i tij me NASA-n. Besohet se misioni i tij u mbyll një herë e përgjithmonë gjatë dimrit të ashpër marsian.

Fundi i misionit “Opportunity” nuk e përfundon punën e NASA-s në Mars. Një tjetër mjet robotik “Curiosity”, po eksploron një pjesë tjetër të planetit që nga viti 2012.

Vitin e ardhshëm, dy mjete të tjerë robotikë, një nga Kina dhe një tjetër si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të Rusisë dhe Bashkimit Evropian, pritet të nisin udhëtimin e tyre në planetin e kuq.

voa

13 të vdekur nga rrokullisja e autobusit në Shkup

vendi i aksidentitDeri më tani janë konfirmuar 13 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, si pasojë e rrokullisjes së autobusit të kompanisë ‘Durmo Turs’ me targa të Gostivarit i cili e ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës dhe më pas ka dalë edhe nga rruga dhe është rrokullisur.

Lajmin për viktimat e ka bërë të ditur minstri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Të plagosurit janë dërguar në qendrën emergjente në Shkup dhe sipas zyrtarëve mjekësorë disa prej tyre janë në rrezik për jetë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta dhe sipas informatave të para, vozitësi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.

Letra e diplomatëve amerikanë trazon skenën politike në Kosovë

letra SHBAUdhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe delegacioni i saj për bisedime me Serbinë u mblodhën të mërkurën për të diskutuar një platformë bisedimesh dhe letrën e zyrtarëve amerikanë që paralajmërojnë masa të reja ndaj Kosovës nëse ajo nuk pezullon tarifat ndaj mallrave serbe.

Udhëheqësit e institucioneve nuk komentuan takimin, ndërsa Shpend Ahmeti, njëri nga drejtuesit e delegacionit për bisedime tha se ka kërkuar “që mos ta lëmë njëri tjetrin të vetëm në këto tema, nuk mund ta lëmë vetëm kryeministrin në këtë çështje, sepse presioni po shkon drejt te ai. Nëse marrim vendim bashkë ta mbajmë taksën të bëhemi të gjithë, e nëse vendosim ta heqim, të bëhemi të gjithë bashkë. Unë mbetem i bindur se kjo nuk rrezikon marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara”.

Një ditë më parë Kosova mori një letër të nënshkruar nga Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Laura Cooper, zëvendës ndihmëse e sekretarit të Mbrojtjes dhe John Erath, zëvendës drejtori për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën shprehet keqardhja për refuzimin e deritashëm të Kosovës për të dëgjuar këshillat amerikane.

Në letër mes tjerash theksohet se “Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikanë dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona“, theksohet mes tjerash në letër.

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.

Presidenti Thaçi, i cili u takua të mërkurën me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, tha se janë pajtuar se është thëlbsore “është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore. Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësore për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një komunikatë të zyrës së presidentit Thaçi.

Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar që shënon edhe rastin e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhe kanë paralajmëruar veprime dënuese për Kosovën.

Në letrën e zyrtarëve amerikanë shpjegohet se për shkak të qasjes së Kosovës, është vendosur që të anulohet vizita e planifikuar e Gjeneralit(Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Iowa-s, në Kosovë dhe se do të shihen me kujdes “aspektet e tjera të bashkëpunimit”.

Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e mundësive vepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës shndërrimi i së cilës në ushtri është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por ka nxitur pakënaqësi tek një pjesë e aleatëve të NATO-s.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës që filluan takimin dyditësh të mërkurën në Bruksel, pritet që të enjten të shqyrtojnë shkallën e angazhimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, meqë një pjesë e aleatëve mendojnë se “ishte kohë e gabuar shndërrimi i saj në ushtri”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ritheksoi të mërkurën se kjo Forcë nuk mund të shkojë në veriun e Kosovës pa lejen e komandantit të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, misioni i të cilave do të vazhdojë të mbetet i pandryshuar. (voa)

Çka pas ndryshimit të emrit?

rsmDrejtori i “Gazetës zyrtare”, Martin Kostovski për “NovaTV” tha se ‘sonte në “Gazetën zyrtare” do të shpallen ndryshimet kushtetuese që i votoi Kuvendi”.

Me këto shpallje hyn në fuqi edhe emri i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpallja në “Gazetën zyrtare” vjen pasi Kuvendi i Greqisë e ratifikoi protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe dërgoi notë verbale.

Pas kësaj, ministria e Punëve të Jashtme duhet ta njoftoj Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara, mbikëqyrësit e KB-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare për ndryshimin e bërë.

Me shpalljen e amendamenteve kushtetuese në “Gazetën zyrtare”, së pari ndërrohen tabelat e vendkalimeve kufitare dhe institucioneve shtetërore ndërsa dokumentet personale dhe pasaportat do të duhet të ndërrohen në afat prej pesë viteve./Telegrafi/

Kostovski: Drejtori i DSK-së ka mundur t’i dëgjojë të gjitha bisedat

Sasho-Mijallkov Bossi i liderve shqiptarevSistemi i ndjekjeve të komunikimit “Verin” funksiononte me qëllimet e kërkuara me kërkesë të departamenteve këshilluese të DSK-së, si për shembull shënjestra LSDM, partitë shqiptare, nevojat operacionale. Grupet e rasteve të shënjestruara u bënë me urdhër të kryetarit Goran Grujevski.

Këtë e tha sot Zvonko Kostovski në seancën e Gjykatës Penale për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortresa”. Pasi Sasho Mijallkov u emërua drejtor i DSK-së, Kostovski është ulur në detyrë për dy nivele më poshtë.

Ai tha se sistemi “Verin” ka pasur dy softuerë aplikimi, një për shënimin e numrave të ndjekjes dhe tjetri për përpunimin e të dhënave. Është sqaruar se ndjekja e numrave është realizuar nëpërmjet pesë pajisjeve ndërmjetësuese të zotëruara nga operatorët e telefonues, domethënë një nga VIP dhe ONE dhe tre nga Telekomi.

Ai tha se në sistemin “Verin” kishte tre punëtorë, ndërsa pastaj ka ardhur edhe një.

“Të punësuarit në sistem hynin me emrin admin1, admin2 dhe admin3. Përdoruesit e sistemit u krijuan nga unë dhe Sasho Trajkovski, ndërsa përveç riprodhuesve dhe punëtorëve, qasja në sistem kanë pasur të gjithë shefat e departamenteve dhe drejtori i DSK-së”, tha Kostovski./Telegrafi/

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme – tarifat nuk i heqim

hajredinajKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se marrëdhënia e ngushtë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pacenueshme, pavarësisht dallimeve që shfaqen ne opinione, ndërsa ritheksoi qëndrimin se tarifat ndaj mallrave serbe hiqen bashkë me njohjen nga Serbia.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, në të cilin është diskutuar për situatën e krijuar pas vendosjes së tarifave ndaj mallrave serbe, për shkak të të cilave janë pezulluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila kushtëzon bisedimet me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë pezullimin e tyre dhe tashmë kanë ndërmarrë edhe veprime trysnie ndaj qeverisë e cila refuzon të bëjë një gjë të tillë.

Një ditë më parë u publikua vendimi për anulimin e një vizite të planifikuar të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr. në Kosovë, për shkak të tarifave të Kosovës.

Ambasadori Kosnett nuk ka komentuar takimin e sotëm me kryeministrin Haradinaj i cili tha ndërkaq se “është qëndrim i qartë i Departamentit të Shtetit por edhe institucioneve tjera të Amerikës, pra janë unik dhe ata sugjerojnë që të pezullohet taksa që t’i hapet rrugë dialogut dhe është përsëritur edhe sot në takim dhe është një qëndrim i qartë i institucioneve të Amerikës“.

Ai ritheksoi se tarifat janë të lidhura me njohjen nga Serbia dhe nuk duhet të ndërlidhen me bisedimet.

Unë mendoj që përkundër faktit që të gjithë dëshirojmë të shprehim dashurinë për Amerikën edhe respektin dhe vërtetë ne jemi, por kjo nuk ka të bëj me përvojën time me partneritet me Amerikën, kjo ka të bëjë me një proces 20 vjeçar me Serbinë që e ka lodhë Kosovën, jemi lodhë nga një gjendje e pritjes, nga një dialog që fillon e ndalet dhe i ka kushtuar Kosovës një proces i tillë. Unë jam kundër kësaj logjike më dhe do t’i mbetem besnik bindjes se ekziston mënyra për të hequr taksën, por duhet ta përgatisim një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, pra marrëveshja e heq taksën, marrëveshje detyruese ligjore për njohje“, theksoi ai.

Pezullimin e tarifave e ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian ndërsa pakënaqësinë me to e shprehu të martën edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë të enjten qasjen e aleancës ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, shndërrimi i së cilës në ushtri është votuar në dhjetor të vitit që lamë pas nga parlamenti i Kosovës.

“Disa aleatë mendojnë se ishte kohë e papërshtatshme për vendimin e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ne ushtri, disa aleatë kanë shprehur zhgënjimin me tarifat dhe e kanë bërë të qartë se Forcat e Sigurisë duhet të respektojnë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen e Brukselit se nuk do të hyjnë në veriun e Kosovës pa lejen apo mbështetjen e komandantit të KFOR-it“, tha ai.

Sekretari Stolteneberg tha se nuk ka ende ndonjë vendim rreth qasjes ndaj Forcës së Sigurisë, ndërsa theksoi se misioni i forcave paqeruajtëse të KFOR-it mbetet i pandryshuar.

Vendimi i Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të saj nxiti reagim në Beograd dhe pakënaqësi tek një pjesë e vendeve anëtare të NATO-s, por u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të cilat ndërkaq po i kërkojnë Kosovës të pezullojë tarifat dhe të shmang kësisoj fajësimin për bllokimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve më Serbinë, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

voa

Rama ironizon Bashën: Do pushtetin? Të aplikojë te “Shqipëriaqëduam”. Përgjigje për 10 ditë

ramaThirrjet e Lulzim Bashës për protestën e 16 shkurtit, kryeministri Rama i ironizoi nga Lezha.

“Çdo shqiptar gjënë që e kërkon thotë se i takon. Ti shiko Lulin, s’ka fituar asnjë palë zgjedhjesh dhe thotë ‘më takon pushteti’. Tani çfarë t’i bësh? Edhe ai të shkruajë te platforma, për 10 ditë i japim përgjigje”, tha Rama.

“Mos ki frikë në datën 16, se qeni që leh nuk ha”, i tha një qytetar kryeministrit.

Një tjetër qytetar i tregoi se i kishte kërkuar takim Bashës, kur e kishin hequr nga puna, por kryedemokrati nuk i ishte përgjigjur. Rama shpjegoi se kishte pasur të njëjtin problem për ta kontaktuar.

“Edhe unë e kam pasur problem ta takoja. E prapë do të më takojë, po sa të bëjë pak sikur s’do. Dhe këtë ‘sikur s’do’ ai e ka me protesta, përmbysje, revolucione. ‘Hajde ta rrëzojmë’, thotë. Por kjo është mesazh dashurie, se nuk ka kurajon ta thotë hapur ku e ka hallin”, tha Rama.

Tonet u bënë serioze, kur Rama i tha Bashës së fjalët nuk i kishte në sintoni me veprat.

“Kur shoh kryetarin e opozitës në krah me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, që ka akuzë për grabitje pronash dhe nuk lë gjë pa thënë në emër të drejtësisë, pastërtisë…them që ka një problem me ata që i shkojnë nga pas”, tha Rama.

Me propozim të bazës, Pjerin Ndreu mori mbështetjen e Ramës si kandidat për Bashkinë e Lezhës, ndonëse për zyrtarizimin duhet të presë.

“Propozoj Pjerin Ndreun për ta bërë Lezhën një lule”, tha një qytetar.

“Edhe unë me ty jam, por duhet t’i shpallim kandidaturat të gjitha bashkë”, tha Rama.

Top Channel