Kosova dhe Serbia pas Berlinit e para Parisit

Ramush Vejseli ThaciKryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se udhëheqësit e institucioneve do të jenë të bashkuar në zgjidhjen e çështjeve me Serbinë dhe asnjëherë nuk do të ketë diskutime për shtetin dhe sovranitetin.

Ai i bëri këto komente pas takimit të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, për të diskutuar zhvillimet pas takimit të Berlinit dhe para atij që pritet të mbahet në Paris me organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli tha se Kosova do të shkoj në Paris dhe atë me vetëm një qëllim, për të siguruar njohjen e saj.

“Ne po flasim për obligimet që duhet t’i merr Kosova si shtet i pavarur dhe sovran ndaj qytetarëve të vet, ndaj fqinjëve dhe ndaj Bashkimit Evropian. Për ne me rëndësi është ky proces, ne do të marrim pjesë në procese të tilla kudo që na ftojnë në mënyrë të unifikuar dhe qëllimi ynë fillestar dhe përfundimtar është vetëm një Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me sovranitet dhe integritet të pa cenuar”, tha zoti Veseli.

Takimi i së hënës në Berlin, i organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, përfundoi me pajtimin që të mbahet një takim i ri më 1 korrik në Paris, në një përpjekje për rifillimin e procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ishte edhe një qortim ndaj shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, të cilës posaçërisht Gjermania, i ka parë për të madhe që ka lejuar të diskutohet për kufijtë si dhe dështimin për të rifilluar bisedimet. Për një pjesë të përfaqësuesve politik dhe vëzhguesve, takimi i Berlinit u dha fund ideve për prekje kufijsh.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se ideja e tij për vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve ka rënë tashmë dhe kjo do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë. Ndërkaq në një shkrim autorial, ai tha se pa evropianët nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.

Procesi i bisedimeve i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të biseduar pa u hequr tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Mos pezullimi i tyre, i kërkuar edhe ne Berlin, ka acaruar edhe marrëdhëniet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës, por kjo çështje sipas zotit Veseli nuk duhet të diskutohet. Ai tha se vendimi për tarifat do të merret në pajtim me interesat shtetërore.

“Nuk e kemi ndërmend të marrim vendim i cili e vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit të Kosovës, nuk do të nënshtrohemi kurrë ndaj (Aleksandër) Vuçiçit dhe Serbisë. E marrim vendimin siç është interesi ynë i përbashkët si shtet, me maturi dhe mençuri dhe me atë se çka thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian”, tha zoti Veseli.

Nisma e kancelares Merkel dhe presidentit Macron në radhë të parë duket një përpjekje për të tejkaluar bllokadën e krijuar në bisedime, por edhe një kritikë e rreptë ndaj Brukselit, që dështoi jo vetëm të gjejë një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por, madje edhe për t’i bindur palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Ballkani Perëndimor, ku çështje qendrore tashmë janë marrëdhëniet Kosovë – Serbi pritet të jetë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës në Berlin të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili në fillim të javës së ardhshme do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

dw

“Ushtria na mbështet ne”

GuaidoSipas presidentit kalimtar të vetëemëruar Guaidó, në Venezuelë edhe ushtria e mbështet një ndryshim pushteti. Ushtria nuk ndodhet më në anën e kryetarit të shtetit, i tha Guaido Deutsche Welles.

Deutsche Welle:  Kur bëhet fjalë për pushtetmbajtësin e Venezuelës, Nicolás Maduro ju flisni për fillimin e fundit të uzurpimit. Cilat njësi ushtarake ju mbështesin sot?

Juan Guaidó: Ka disa elementë kyçe në këtë proces, dhe kjo do të thotë se forcat e armatosura nuk mbështesin më Nicolás Maduro-n. Ato ndodhen në anën tonë, pas kushtetutës dhe janë për një ndryshim të pushtetit. Përsa i përket gjendjes në Venezuelë bëhet fjalë për një uzurpim. Brenda ushtrisë ka pasur shumë përndjekje, jo vetëm nga shërbimi i fshehtë venezuelian, por edhe nga ai kuban. Është e dukshme që shumica e popullit, bashkësia ndërkombëtare dhe forcat e armatosura nuk e mbështesin më Maduron.

Është e dukshme, që qeveria e Maduros ka gllabëruar në mënyrë të kundraligjshme poste, që që prej vitit 2018 (vërejtje red.: rizgjedhja e Maduros në 20.5.2018 u kritikua si jodemokratike nga opozita) përçmon shtetin ligjor dhe kushtetutën, nuk mban zgjedhje të lira dhe korrekte dhe shpërdoron pushtetin. Sot, forcat e armatosura bën një hap të rëndësishëm, duke u pozicionuar pas nesh.

Ekziston frika se qeveria Maduro do ta ashpërsojë ofensivën ushtarake. A ekziston rreziku, që të ketë gjakderdhje?

Procesi ynë ecën paqësisht dhe në kuadër të kushtetutës, këtë e kemi thënë gjithmonë. Kësaj do t’i përmbahemi edhe më tej. Ata që kanë ushtruar dhunë janë paraushtarakë të armatosur, të ashtuquajturit “coletivos”. Pas tyre qëndron qeveria. Ne dhe populli venezuelian, që del në rrugë dhe proteston e kemi ruajtur qëndrimin tonë të padhunshëm.

Cila është mbështetja që kërkoni nga bashkësia ndërkombëtare? Grupi Lima, i themeluar në vitin 2017 nga 14 shtete amerikane për shkak të krizës në Venezuelë, sapo thirri një mbledhje urgjente, për të diskutuar për situatën në vend…

Në kërkojmë njohje zyrtare, siç ka ndodhur shumëfish. Dhe kërkojmë që të vendoset një qeveri kalimtare për të mbajtur zgjedhje të lira. Bota duhet ta dijë, se Maduro sot nuk e ka më mbështetjen e ushtrisë, megjithëse përhap frikë, trazira dhe pasiguri. Çfarëdo që të ndodhë, në do të vazhdojmë.

Në fotografitë që mbërrijnë tek ne nga Caracasi, ju kemi parë së bashku me drejtuesin opozitar Leopoldo López. Si u arrit të bëhet lirimi i Lópezit?

Miratuam një ligj amnestie. Veç kësaj, forcat e armatosura, që e mbanin të arrestuar atë në burg, u tërhoqën.

A keni besim që në Venezuelë do të kthehet demokracia?

Për aq kohë sa populli del në rrugë dhe ne të kemi mbështetjen e ushtrisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, unë nuk kam dyshim për këtë.

Señor Guaidó, ju falenderojmë që në këtë moment të vështirë folët me DW për gjendjen në Venezuelë.

 

Bisedën e zhvilloi Araceli Viceconte

Blerim Reka bën thirrje për pjesëmarrje në votimet e 5 majit

Blerim RekaShkup – Blerim Reka gjatë votimeve presidenciale më 21

Të dielën (më 5 maj) në Maqedoninë e Veriut mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Kandidatë janë: Stevo Pendarovski nga koalicioni qeveritar i udhëhequr nga social demokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DMPNE-së opozitare. Mirëpo, këto zgjedhje do të jenë të vlefshme vetëm nëse në votime dalin mbi 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues.

Pikërisht dalja e votuesve vlerësohet të jetë shumë kritike për këto zgjedhje duke marrë parasysh se në rrethin e parë të votimeve pjesëmarrja ka qenë vetëm 41.79 për qind.

Në rrethin e parë të mbajtur më 21 prill në garë ka qenë edhe kandidati që ka pasur mbështetjen e opozitës shqiptare, Blerim Reka.

Reka të enjten iu bëri thirrje votuesve të tij që të dalin në votime në rrethin e dytë të zgjedhjeve pasi, sipas tij, në këtë mënyrë do të shpëtohet procesi i integrimit euro-atlantik të vendit.

Ai mohoi të ketë pasur takime me kandidatët apo liderët partiak për të mbështetur ndonjërin nga kandidatët për president.

Blerim Reka: ” Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve, më lejoni që të ju falemnderoj edhe një herë për votat tuaja në rrethin e parë.
Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë; nuk mund të injorohen, sidomos, që ato u dhanë në zgjedhjet presidencijale me daljen më të ulët (42% në total, nga 20% në komunat shqiptare) dhe me pavlefshmërinë më të lartë të flet-votimeve, (rreth 33.000 sish!). Këto vota tuaja, mbështetën konceptin tim “Një Republikë për të gjithë- me ligjin mbi të gjithë”: si udha e vetme për NATO dhe BE.

Edhe sot po e përsëris ate që e thash në fillim të fushatës sime, se nuk do lejoj tregëtinë me vota. As unë, e askush tjetër nuk jemi shit-blerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diele.

Tregëtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, kundër sundimit të ligjit si shtyllë e saj dhe kundër demokracisë dhe lirisë së qytetarëve. Pse atëherë u dashka të mbahen zgjedhjet, nëse liderët në rrethin e dytë sillen si pronar të votave tuaja.

Prandaj, duke i qëndruar besnik këtij parimi, ju siguroj që nuk ka pas as takime, as komunikim, as me kundër-kandidatët e as me liderët partiak të tyre, lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial.”

Dalja e ulët e votuesve në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut, ka hapur debatet se çfarë do të ndodhë nëse në raundin e dytë nuk arrihet pragu zgjedhor prej 40 për qind.

Nga Qeveria në disa raste nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në rast të dështimit, zgjidhjen ta kërkojnë në Kuvend, por pa përjashtuar edhe mundësinë e heqjes së pragut zgjedhor.

Në rast të dështimit të zgjedhjeve, postin e presidentit të përkohshëm do të ushtronte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, që do të ishte shqiptari i parë në postin më të lartë shtetëror në Maqedoninë e Veriut. Ai këtë post do ta ushtronte deri në gjetjen e mekanizmave për formën e zgjedhjes së presidentit të ri.

voa

Shqipëri, opozita bllokon rrugët në 12 qarqe

bllokimi i rrugeveNë Shqipëri ka nisur sot në mbrëmje një tjetër protestë, duke bllokuar sikundër ndodhi dhe javën e shkuar akset kryesore rrugore kombëtare të vendit. Por ndërsa një javë më parë, grumbullimet e mbështetësve të opozitës, ishin vetëm në 5 pika kyçe që paralizuan qarkullimin në akset që çonin drejt Tiranës, nga Veriu, Jugu dhe Juglindja e vendit, sot ato janë shtrirë në të 12 qarqet e vendit. Në disa raste, mbështetësit e opozitës kanë djegur dhe goma në vendet ku kanë bllokuar qarkullimin. Një ditë më parë, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se protesta e sotme “është një përshkallëzim i mosbindjes civile”.

Që prej muajit shkurt, kur vendoi të braktisë parlamentit dhe të heq dorë nga mandatet e deputetëve të saj, opozita ka organizuar 10 protesta, kryesisht para qeverisë dhe parlamentit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila sipas opozitës duhet të përgatisë kushtet për zgjedhje të parakohshme.

Partitë e opozitës kanë paralajmëruar gjithashtu se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 Qershor. “Më 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Dhe opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne, e bashkuar me popullin, e bashkuar me njerëzit. Nuk do të lejojmë ,me asnjë formë, me asnjë çmim, krimin elektoral. Zgjedhje fallco, zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë më. Mos të lejojmë më krimin elektoral në asnjë qendër të vetëm votimi, por të luftojmë sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për votën e lirë”, deklaroi zoti Basha javën e shkuar. Ai theksoi se “largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm” duke parlajmëruar se sipas tij “krijimi i një qeverie kalimtare është shansi i fundit për të shmangur përplasjen totale të popullit me klikën që sundon në mënyrë të paligjshme”.

Nga ana e saj shumica po ashtu ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend të tërhiqet, dhe se zgjedhjet vendore do të mbahen në datën e caktuar. Edhe sot kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në grupin parlamentar socialist u shpreh se opozitës “i gënjen mëndja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhjet vendore në datën e përcaktuar nga Kushtetuta e kësaj Republike, sepse ende kujtojnë, me sa duket, se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve, pasi të sulmojnë kutitë e votimit për llogari të gramafonit të Lulit dhe filxhanit të Monikës”.

Kryeministri tha më tej se “në demokraci askush është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. Kushdo është i lirë të vendosë të hyjë, apo të mos hyjë në zgjedhje dhe s’është as detyrë e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje partitë që s’duan të votohen nga populli, as e drejtë e shumicës qeverisëse të shtyjë zgjedhjet përtej afateve kushtetuese, pse disa parti nuk duan të hyjnë në zgjedhje. Ndërsa për parti apo individë që i japin vetes të drejta që s’jua njeh as Kushtetuta, as ligji, për t’i rënë ndesh Kushtetutës dhe ligjit, duke u kthyer në zjarrvënës të zgjedhjeve, ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi ai duke shtuar se “është e nevojshme që ne ta informojmë në vijimësi publikun për përmbajtjen e këtij kapitulli, për t’i dalë borxhi deri në fund, jo ish ligjvënësve që e kanë votuar çdo nen të kapitullit dhe i njohin shumë mirë pasojat e çdo akti kriminal ndaj zgjedhjeve, por për t’i dalë borxhi kujtdo që mund të bjerë pre e padijes së vet, duke shkuar pas berihait ditën e zgjedhjeve”.

voa

Shqipëri, opozita bllokon rrugët në 12 qarqe

bllokimi i rrugeveNë Shqipëri ka nisur sot në mbrëmje një tjetër protestë, duke bllokuar sikundër ndodhi dhe javën e shkuar akset kryesore rrugore kombëtare të vendit. Por ndërsa një javë më parë, grumbullimet e mbështetësve të opozitës, ishin vetëm në 5 pika kyçe që paralizuan qarkullimin në akset që çonin drejt Tiranës, nga Veriu, Jugu dhe Juglindja e vendit, sot ato janë shtrirë në të 12 qarqet e vendit. Në disa raste, mbështetësit e opozitës kanë djegur dhe goma në vendet ku kanë bllokuar qarkullimin. Një ditë më parë, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se protesta e sotme “është një përshkallëzim i mosbindjes civile”.

Që prej muajit shkurt, kur vendoi të braktisë parlamentit dhe të heq dorë nga mandatet e deputetëve të saj, opozita ka organizuar 10 protesta, kryesisht para qeverisë dhe parlamentit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila sipas opozitës duhet të përgatisë kushtet për zgjedhje të parakohshme.

Partitë e opozitës kanë paralajmëruar gjithashtu se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 Qershor. “Më 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Dhe opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne, e bashkuar me popullin, e bashkuar me njerëzit. Nuk do të lejojmë ,me asnjë formë, me asnjë çmim, krimin elektoral. Zgjedhje fallco, zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë më. Mos të lejojmë më krimin elektoral në asnjë qendër të vetëm votimi, por të luftojmë sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për votën e lirë”, deklaroi zoti Basha javën e shkuar. Ai theksoi se “largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm” duke parlajmëruar se sipas tij “krijimi i një qeverie kalimtare është shansi i fundit për të shmangur përplasjen totale të popullit me klikën që sundon në mënyrë të paligjshme”.

Nga ana e saj shumica po ashtu ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend të tërhiqet, dhe se zgjedhjet vendore do të mbahen në datën e caktuar. Edhe sot kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në grupin parlamentar socialist u shpreh se opozitës “i gënjen mëndja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhjet vendore në datën e përcaktuar nga Kushtetuta e kësaj Republike, sepse ende kujtojnë, me sa duket, se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve, pasi të sulmojnë kutitë e votimit për llogari të gramafonit të Lulit dhe filxhanit të Monikës”.

Kryeministri tha më tej se “në demokraci askush është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. Kushdo është i lirë të vendosë të hyjë, apo të mos hyjë në zgjedhje dhe s’është as detyrë e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje partitë që s’duan të votohen nga populli, as e drejtë e shumicës qeverisëse të shtyjë zgjedhjet përtej afateve kushtetuese, pse disa parti nuk duan të hyjnë në zgjedhje. Ndërsa për parti apo individë që i japin vetes të drejta që s’jua njeh as Kushtetuta, as ligji, për t’i rënë ndesh Kushtetutës dhe ligjit, duke u kthyer në zjarrvënës të zgjedhjeve, ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi ai duke shtuar se “është e nevojshme që ne ta informojmë në vijimësi publikun për përmbajtjen e këtij kapitulli, për t’i dalë borxhi deri në fund, jo ish ligjvënësve që e kanë votuar çdo nen të kapitullit dhe i njohin shumë mirë pasojat e çdo akti kriminal ndaj zgjedhjeve, por për t’i dalë borxhi kujtdo që mund të bjerë pre e padijes së vet, duke shkuar pas berihait ditën e zgjedhjeve”.

voa

Lëvizja Besa: E rëndësishme është të zgjidhet president dhe të mos krijohet krizë e re institucionale

Lëvizja-BesaLëvizja Besa, nëpërmjet një komunikate për media iu bënë apel votuesve të saj respektivisht qytetarët shqiptarë që më 5 maj të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. Nga Lëvizja Besa thonë se e rëndësishme për ta është që Maqedonia e Veriut të zgjedh një President dhe të mos krijohet krizë e re institucionale që do të ngadalësoj proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE.

“Duke u nisur nga fakti që Lëvizja Besa në gjithë këtë periudhe është paraqitur si një subjekt politik mjaft serioz dhe me qasje transparente gjatë gjithë procesit në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt strukturave euro-atlantike, si dhe duke pasur parasysh që ky proces mund të dëmtohet nëse krijohet një krizë e re në institucionin e presidencës së shtetit, Lëvizja Besa si një nga aktorët kryesor politik opozitar, apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes Besa, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 Maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. E rëndësishme për Lëvizjen Besa është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një President dhe mos të krijohet krizë e re institucionale gjë do ngadalësojë proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Nga atje thonë se pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale ata kërkojnë që të shpallen menjëherë zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Shoferët: Nuk merret pushteti duke bllokuar rrugët!

makinat-bllokuarOpozita ka bllokuar akset kryesore rrugore në 12 qarqe të vendit pasditen e sotme, një bllokim që ka nisur në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.

 Për Top Channel, personat e bllokuar nga protesta kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kësaj mënyre proteste, duke thënë se nuk është kjo mënyra e duhur.

“Kemi problemet tona, nuk është kjo mënyra e duhur. Nuk merret pushteti duke bllokuar rrugët”, thotë një nga shoferët.

“Kam një person të sëmurë në shtëpi me 40 dhe policia nuk më lejon të kaloj. Këta nuk kanë për të fituar kurrë me këto gjëra që bëjnë”, shprehet një tjetër.

Top Channel

Polemikë në distancë ndërmjet kryeministrave Rama e Haradinaj

Rama RamushKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ritheksoi të enjten se është përballur me trysni gjatë punimeve të takimit të Berlinit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe.

Komentet e tij pasuan shkrimin e një dite më parë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili hodhi poshtë pohimet e kryeministrit për trysni ndaj tij. Kryeministri Rama nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook, tha se “si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për te dalë “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar”.

Edi Rama: E VERTETA IME ME SHUME DESHMITARE

“Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtremberojne, duke genjyer per te dale “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s’eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor. Nuk eshte hera e pare qe e ben, po eshte hera me e gabuar dhe prandaj kete here, s’e kaloj dot ne heshtje si te tjera.

Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!

I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem.

E kam mbeshtetur dhe e mbeshtes edhe sot taksen si nje “klithem” te Kosoves, qe ta degjoje bota dhe si te tille edhe e kam mbrojtur, kudo e me kedo. Po une di qe ajo eshte nje takse qe i eshte vene Serbise, jo nje mur qe i eshte vene Gjermanise, Frances apo SHBA, per t’i ndaluar ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven, ne rrugen e perpjekjes se mundimshme historike drejt njohjes perfundimtare nga gjithe bota. Dhe kur keta aleate te medhenj dhe te pazevendesueshem dot nga askush e askurre (pa te cilet jo Ramushin, po as Kosoven dhe te drejten e saj njeqind vjet te mohuar s’do ta njihte kurrekush ende sot), kerkojne thjesht pezullimin e perkohshem te takses, ne menyre qe te mund ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven drejt njohjes se saj te plote nderkombetarisht, refuzimi eshte i pakonceptueshem per mua.

Shtoj ketu se me ka mbetur gozhde fakti qe miqte e medhenj, hasen ne nje refuzim te pashpjegueshem edhe kur propozuan qe perkunder pezullimit te perkohshem te takses, nese ne fund te muajve te dialogut nuk do te arrihej objektivi final i nenshkrimit te paqes, atehere do t’i hapej perfundimisht rruge liberalizimit te vizave per Kosoven(!).

Gjithesesi, meqe Ramushi u qa publikisht se une i paskesha bere me shume presion se sa Vuçiçi per heqjen e takses, mua s’me mbetet tjeter vecse te ngushellohem me faktin qe pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi.

S’kam dashur dhe s’dua te hyj asnjehere ne polemika publike me askend ne Kosove, aq me pak me kryeministrin e Kosoves. Uroj qe te mos jem i detyruar ta bej perseri. Ai ka te drejten e tij te flase ne emer te Kosoves, po mua s’ma heq dot askush te drejten te flas per Kosoven.”

Ai shkroi se “kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, kane nxitur një diskutim informal mbi rifillimin e dialogut dhe i kane kërkuar me shume durim dhe disa kryeministrit Haradinaj jo ta heqë taksen, po thjesht te japë pëlqimin qe taksa te pezullohet përkohësisht, për 6 muaj apo edhe për 4 muaj, duke u zotuar që të hyjnë ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Ai pohon se i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës në dy momente ta pranoje ketë kërkesë.

Por, kryeministri Haradinaj tha sot pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës se gjithmonë do ta tregojë të vërtetën për proceset e bisedimeve me Serbinë pasi që sipas tij kjo është edhe interes kombëtar.

“Kërkesat që të pezullohen tarifat nuk janë të reja edhe pozicionet nuk janë të reja për disa prej atyre që i kanë, njëkohësisht qëndrimi im nuk është i ri pra është i qëndrueshëm, nuk ka ndonjë ndryshim dhe nuk do të ketë, pra nuk ka pse të diskutohet më. Pastaj kjo e kryeministrit (Edi) Rama, për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e motrat e mija dhe ua kam borxh të vërtetën, atë që ka thënë At Zef Pllumi “rrno për me tregu” do t’ua tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt për shkak se jemi në obligim ndaj qytetarëve tanë”, tha kryeministri Haradinaj.

Takimi i së hënës në Berlin, i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përfundoi me pajtimin që të mbahet një takim i ri më 1 korrik në Paris, por nuk hapi rrugë për rifillimin e procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishte çështja qendrore e diskutimeve.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se takimi i Parisit është më serioz pasi që do jetë takim dypalësh ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Idetë e kaluara dhe të gjitha ato kanë shtyrë që të ndërrohet formati, pra pikërisht ato diskutime për territore dhe kufij kanë bërë që të largohet dialogu nga formati i mëparshëm dhe të kalohet nga ky format. Nuk po them nga kush e te kush, mendoj që ato tashmë i kalojnë të kaluarës”, tha kryeministri Haradinaj.

Bisedimet u pezulluan në nëntor të vitit të kaluar pas reagimit të Serbisë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Beogradi kërkon heqjen e tyre si kusht për rifillimin e bisedimeve, ndërsa trysnia ndërkombëtare dështoi të bindë kryeministrin Haradinaj për një gjë të tillë.

voa

Facebook thotë se do të përqendrohet tek privatësia

facebookPër vite me radhë, Facebook-u është shprehur se dëshiron të bëhet qendra e qytetit dixhital të botës. Por tani shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka një vizion më të ndryshëm, dëshiron që Facebook-u të bëhet dhoma dixhitale e ndenjes, duke mundësuar biseda private mes njerëzve dhe grupeve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn nga San Hozeja e Kalifornisë, Facebook-u e shpalosi strategjinë e re gjatë takimit të tij të përvitshëm për të ardhmen.

Drejtori Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha në konferencën vjetore se kompania do të ndryshojë nga një shesh dixhital qyteti, në një mjedis më të vogël e intim.

“Përveç sheshit të qytetit dixhital, duhet një ekuivalent dixhital apo dhomë ndenje, e ndërtuar si një platformë me të gjitha mënyrat e ndryshme të komunikimit privat. Kjo do bëhet përmes mesazheve dhe grupeve të vogla dhe ndarjen e informacionit ku të dhënat nuk qendrojnë aty pafundësisht. Me pagesa të thjeshta dhe të sigurta, mënyra private për të ndarë vendndodhjen dhe mënyra të ndryshme komunikimi privat”, – tha shefi i kompanisë Facebook.

Me mbi një miliardë përdorues, Facebook-u është kritikuar botërisht për mënyrën e trajtimit të të dhënave dhe monitorimin e pikpamjeve ekstremiste.

Zoti Zuckerberg tha se Facebook-u po përqendrohet tek mesazhet, një kërkesë në rritje, si dhe kodimi i dy prej sherbimeve kryesore të kompanisë: Instagram dhe Messenger, në mënyrë që komunikimet të

mos shihen nga të tjerët, madje as nga vetë Facebook-u. Espe Vielma është me organizatën Café Coop.

“Me të gjitha llojet e teknologjisë është e nevojshme të ketë një lloj zhvillimi dhe mendoj se duhen shtuar masat e sigurisë. Mendoj se teknologjia mund të përdoret për qëllime të mira.”

Edgar Briseno është me kompaninë Coppel.

“Pjesa e kodimit të fshehtë është shumë e rëndësishme për ne. Duam të kemi një komunikim privat me përdoruesit tanë për të shkëmbyer të dhëna mbi çmimet apo detaje të tjera.”

Ruby Guillen është me kompaninë teknologjike “Humanistic Technologies”.

“Në Facebook gjën gjëra negative. Për mua që merrem me kompani jofitimprurëse, shumë prej tyre nuk kanë qasje në teknologji për të bërë

punën që duhet. Ndërsa Facebook-u të lejon përfshirjen pa harxhuar fonde të cilat shumë organizata nuk i kanë për tu angazhuar me klientët e tyre.”

Zoti Zuckerberg thotë se dëshiron që Facebook-u të jetë një forcë për të mirën në botë, një vend ku përdoruesit mund të zhvendosen nga një qendër qyteti tek një dhomë ndenje… një hapësirë ku grupet e interesit të takohen.

“Jo vetëm momentet kryesore apo sociale; arritjet por edhe e mira e përditshme, mbështetja emocionale, shakatë me miqtë, ndjenja e të qënit sëbashku me familjen, privatisht apo publikisht. Dhoma e ndenjës dhe qendrat e qyteteve tona”,-u shpreh shefi i kompanisë Facebook mbi planet për ndryshimet e gjigandit të medias sociale.

Ende nuk është e qartë nëse ndryshimet në Facebook do të mirëpriten nga përdoruesit dhe do të ndihmojnë kompaninë të shmangë polemikat në të ardhmen.

voa

Seibert: Takimi vijues më 1 korrik

SeibertZëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, konfirmoi se më 1 korrik do të zhvillohet takimi i ardhshëm Gjermani, Francë, Serbi, Kosovë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, duan t’i japin një impuls të ri procesit të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, prandaj edhe do të takohen edhe në të ardhmen me krerët e Serbisë dhe Kosovës, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, të martën në Berlin, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane. Sipas Seibertit, “më 1 korrik do të ketë një takim të dytë në Paris, me pjesëmarrje të Gjermanisë, Francës, Serbisë dhe Kosovës për të biseduar se si duhet të shkohet më tutje me dialogun e normalizimit ndërmjet të dy vendeve.” Lajmin për vazhdimin e dialogut në Paris e kishin përhapur dje edhe presidentët Thaçi dhe Vuçiç.

Seibert nuk donte të hynte në detaje se si do të ishte zgjidhja e normalizimit të marrëdhënieve. “Si zëdhënës i qeverisë gjermane nuk më takon mua që të parashtroj elemente për një zgjidhje në procesin e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por bisedimet kanë të bëjnë me shumë tema, përtej asaj të kufirit.”, tha Seibert duke sqaruar se negociatat do të mbeten edhe në të ardhmen nën drejtimin e BE-së. “Gjermania dhe Franca janë ofruar që ta mbështesin këtë proces sa të munden”, tha Seibert.

Negociatat nën udhëheqjen e BE-së

Sa i përket çështjes së heqjes nga tryeza të idesë së shkëmbimit të territoreve, çka ishte paralajmëruar se do të ndodhte në këtë samit, Seibert tha se për këtë çështje nuk u debatua: “U fol se si të marrë udhë sërish procesi i normalizimit, sepse faktikisht ai prej disa muajsh ka ngecur.” Por ai bëri të qartë pozicionin e kancelares Merkel se nuk do të mbështesë “asnjë marrëveshje, pasojat e së cilës do t’i vuajnë vendet e tjera të rajonit”. Një gjë të ngjashme e kishte thënë Merkel edhe në prononcimin e përbashkët me presidentin Macron në prag të konferencës. Seibert tha se pritshmëria e të gjithë pjesëmarrësve është që “marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës (…) të jetë githëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe të mos vërë në rrezik stabilitetin në rajon.

Në konferencë pjesëmarrësit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë si edhe kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë, u kishin bërë të njohur dy mikpritësve, Merkel dhe Macron, qëndrimet e tyre në lidhje me një zgjidhje të mundshme të Kosovës.

Do të ketë koordinime me vendet e tjera

Seibert nuk donte të përshkruante me imtësi se si kishin kaluar bisedimet, dhe a kishte pasur presion mbi kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, për heqjen e taksave doganore. Ai iu shmang edhe përgjigjes së pyetjes për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në negociata, nisur nga fakti që liderët kosovarë para takimit ishin takuar me ambasadorin amerikan në Berlin: “Procesi i normalizimit po ndodh nën egjidën e Bashkimit Evropian dhe ky ishte edhe shkaku se përse zonja Mogherini ishte aty”, tha Seibert.

“Por natyrisht që ka edhe shtete të tjera të interesuara për rajonin, me të cilat do të koordinohemi,”, shtoi ai pa përmendur në mënyrë konkrete askënd. dhe theksoi se ky është një proces evropian, sepse është një pjesë e Evropës, ku deri tani nuk është arritur ende të krijohet stabilitet dhe paqe afatgjatë”.

Seibert e përmbylli pjesën e Ballkanit në konferencë me fjalët: Nëse ka diçka që mund të merret si rezultat i këtij takimi, ky është se “Gjermania dhe Franca, pra, kancelarja gjermane dhe presidenti francez, u angazhuan dhe do të angazhohen krah për krah për këtë rajon”.

dw