Shkup: Pozita dhe opozita nuk arrijnë marrëveshje për PSP

ZaevPas bisedimeve maratonë dështoi takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski për një marrëveshje mbi ligjin për Prokurorinë Publike.

Kryeministri Zoran Zaev në një paraqitje para mediave pas takimit, që zgjati deri në orët e para të mëngjesit (11.09)akuzoi kreun e opozitës që ka tentuar t’i mbrojë ish-zyrtarët e lartë të VMRO-DPMNE-së të akuzuar për shpërdorim detyre në periudhën e qeverisjes së vendit.

“Sinqerisht, jam i dëshpëruar nga epilogu i takimit të liderëve dhe sjellja e opozitës. Kisha shpresë se do të arrijmë një zgjidhje dhe të ecim përpara, por kërkesa e opozitës është kundër çdo logjike, është kundër BE-së, NATO-s, kundër vlerave e parimeve të shtetit ligjor. Besoja se më në fund do të heqin dorë nga paraardhësit e tyre, do të lenë anash Gruevizmin dhe do të punojnë për të ardhmen e vendit, por kjo nuk ndodhi. VMRO-DPMNE-ja kërkon që lëndët e Prokurorisë Speciale të jenë nën kontrollin e tyre, të mbyllet procedimi i tyre, të gjitha procedurat para-hetimore dhe hetimore, që të heshtim krimin që është bërë. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Gjithnjë sipas kryeministrit në interes të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, pozita ka ofruar formimin e një prokurorie të re që do të ndjekë korrupsionin e lartë dhe ku prokurori i parë do të zgjidhet me propozim të opozitës. Ai është shprehur i gatshëm për vazhdimin e negociatave – apo siç ka thënë – është në pritje të opozitës nëse do të ndërrojë mendjen dhe të pranojë kompromisin e qeverisë.

VMRO-DPMNE akuzon Zaevin për dështimin e negociatave

Nga VMRO-DPMNE-ja hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit Zaev duke theksuar se është pikërisht ai që nuk dëshiron marrëveshje. Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hrisitian Mickoski ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se në takim ka ardhur me plan të mos arrihet marrëveshje dhe t’i mbrojë krimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Sipas Mickoskit, është mëse e qartë se Zaevi ka ardhur në takim me plan jo vetëm B, por edhe plan C.

“Zaev propozoi formim të prokurorisë për korrupsion të lartë në nivel të njëjtë si prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, prokurorin ta propozojë partia më e madhe opozitare, dhe këto dhjetëra ndihmës të ndihmësve të Janevës së bashku me rastet e PSP-së të inkorporohen në kuadër të prokurorisë të re, pa u respektuar Ligji i prokurorëve të cilin praktikisht duhet ta propozojë Këshilli për prokurorë se cilët prokurorë duhet të punojnë atje”, u shpreh Mickoski,

Osmani: BDI nuk është pjesë e problemit

Në takimin Zaev-Mickovski nuk kanë marrë pjesë asnjë nga partitë politike shqiptare. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka treguar arsyet pse BDI nuk mori pjesë në takimin e liderëve.

“Si parti nuk ishim në takim pasi nuk jemi pjesë e problemit. Ne si qeveri kemi qëndrime të harmonizuara dhe bashkërisht kemi hartuar draft-ligjin duke përfshirë në të edhe vërejtjet e BDI-së”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Kryeministri Zoran Zaev është i prerë se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të negociatave për arritjen e marrëveshjes midis pozitës dhe opozitës për Ligjin e ri të prokurorisë speciale

Më 15 shtator përfundon mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila për momentin është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”. Prokuroria publike ka kërkuar nga Pprokuroria speciale marrjen e të gjitha lëndëve që kanë qenë nën kompetencat e kësaj prokurorie. Prokurorët që do të veprojnë me këto lëndë do të caktohen nga prokurori publik Lubomir Joveski.

dw

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të japin e të marrin në bisedime

Senatoret amerikan dhe VucicSenatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë të premten në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë sakrifica për të siguruar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të dy senatorët qëndruan në Beograd, dy ditë pasi kishin vizituar Prishtinën për të dërguar mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.

“Në duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur të dy vendet në bisedimet e tyre në të cilat duhet të marrin dhe të japin”, tha senatori Johnosn duke nënvizuar se kur të arrihet marrëveshja përfitimet për të dyja palët do të jenë shumë të mira.

“Duhen sakrifica dhe kompromise në të dyja anët. Shpresojmë që pas zgjedhjeve në Kosovë, do të ndërmerren hapat e domosdoshëm për të rifilluar bisedimet”, tha ndërkaq senatori Murphy, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë palët qoftë me këshilla gjatë procesit, qoftë duke i mbështetur ato pas aritjes së marrëveshjes. Ai tha se palët duhet të kenë hapësirën e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje të pranueshme për to.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Presidenti serb, ALeksandër Vuçiç, tha se Beogradi pret heqjen e taksës dhe këkron një marrëveshje kompromisi.

“Nëse nuk ka një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe”, tha ai.

Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

voa

Maqedoni e Veriut; Prokuroria Publike do të marrë rastet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme

ShkupiProkuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi të premten se do t’i marrë përsipër rastet gjyqwsore që ka ngritur dhe po procedon Prokuroria e Posaçme.

Prokurorët republikanë kanë vendosur në një takim të fundit se nuk guxohet të mos hetohen dëshmitë e mbledhura për kriminalitetin apo të ndërpriten proceset e filluara gjyqësore të ngritura nga Prokuroria e Posaçme “vetëm për shkak se kjo prokurori do të shuhet mbi baza të interesave të ngushta politike apo partiake para se asaj t’i kalojë mandati”, siç thuhet në një komunikatë.

Vendimi i Prokurorisë Publike pason letrën e dërguar nga burgu prej prokurores së posaçme nën hetime, Katica Janeva, e cila i shkruante Krye-prokurorit publik Lubomir Jovevski se të gjitha lëndët e Prokurorisë së Posaçme duhet t’i merrte përsipër Prokuroria Publike.

Kjo gjë ka nxitur debate në vend. Analistë e ekspertë ligjorë mendojnë se zonja Janeva nuk është në gjendje të vendosë për të ardhmen e prokurorisë së posaçme me që ajo vetë është e akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe mitëmarrje dhe se çështja e kësaj prokurorie duhet të zgjidhet përmes reformave gjyqësore, përkatësisht me pëlqimin e partive kryesore, ashtu siç edhe ishte formuar para rreth katër vjetësh.

Kryeprokurori publik Jovevski shkruan në një komunikatë se do të vazhdojnë tek prokurorët publik procedurat që kanë të bëjnë me rastet e ngritura nga Prokuroria e posa[me, por pa dhënë hollësi se tek cilët prokurorë do të kalohen lëndët.

Disa ekspertë vlerësojnë se Prokuroria e Posaçme duhet të vazhdojë mandatin dhe detyrën dhe të zgjidhet një prokuror i ri në krye të saj, por ka të tjerë të cilët mendojnë se ligji për prokurorinë publike do t’ia heq autonominë prokurorisë së posaçme dhe rastet e ngritura nga ajo vetëm se do të zvarriten.

Nga ana tjetër, partitë më të mëdha ende nuk janë të gatshme të ulen për të arritur një marrëveshje për ligjin në fjalë.

voa

Turqi: 9 vjet burg për politikanen e opozitës, për fyerje të presidentit Erdogan

Kanan KaftançolluNjë gjykatë turke dënoi të premten një figurë të njohur të opozitës me nëntë vjet e tetë muaj burg për fyerje të presidentit dhe përhapje të propagandës terroriste.

Partia Republikane e Popullit (CHP) tha se Kanan Kaftançollu, kryetarja e degës së saj të Stambollit dhe një prej zërave më të fortë brenda partisë, nuk do të shkojë menjëherë në burg, pasi është në pritje të apelimit.

Kaftançollu akuzohet gjithashtu për fyerje të qeverisë, duke nxitur urrejtje dhe armiqësi, kryesisht me komentet në Twitter të postuara mes viteve 2012 dhe 2017.

Kaftançollu luajti rol të rëndësishëm në zgjedhjet lokale të Stambollit, ku partia CHP mori bashkinë, e cila mbahej nga Partia AK e Presidentit Erdogan dhe paraardhësit e tij islamistë gjatë 25 viteve të fundit.

Duke folur jashtë gjykatës kryesore të Stambollit pas vendimit, zonja Kaftançollu tha se nuk do të heshtë.

“Nëse vendimi i gjykatës nuk është në përputhje me ligjin dhe është i formular nga dëshirat e fuqisë politike, kjo do të thotë se në këtë vend nuk ka ligj,” u tha ajo gazetarëve.

voa

Berlin: CDU/CSU në kërkim të pozicionit për Shqipërinë

CDU CSUCDU/CSU në Gjermani gjatë shtatorit do të përcaktojë pozicionin lidhur me procesin e negocitava BE-Shqipëri. Gjatë javës së ardhshme do të ketë konsultime në Berlin, ku pritet të vijë edhe kryeministri shqiptar.

Siç mësoi Deutsche Welle nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Të involvuar do të jenë kryeisht deputetët krisitandmeokratë e kristiansocialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Wadephul (CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian dhe të Jashtme. Gjatë javës së ardhme ata pritet të takohen si me përaqësues të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të vijë të premten e ardhshme (13.09) në Berlin. Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po! me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë. Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, zqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona. Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD. Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut.

dw

YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë

youtubeYouTube, shërbimi i videove të kompanisë Google, është gjobitur me 170 milion dollarë nën akuzat për mbledhje dhe shpërndarje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit fëmijë.

Komisioni Federal i Tregëtisë, një agjenci amerikane e themeluar një shekull më parë që administron legjislacionet antitrust dhe mbrojtjen e konsumatorit, e gjobiti gjigandin teknologjik Google 136 milion dollarë, ndërsa kompania do t’i paguajë shtetit të Nju Jorkut një gjobë prej 34 milion dollarësh nën akuza të ngjashme.

Kjo është gjoba më e madhe që ka të bëjë me një ligj federal të vitit 1998 që ndalon mbledhjen e të dhënave të fëmijëve nën moshën 13 vjeçare pa miratimin e prindërve.

YouTube u akuzua për gjurmimin e përdoruesve të kanaleve për fëmijët pa lejen e prindërve, ndërsa shpërndau reklama disa miliona dollarëshe që kishin për objektiv ata përdorues.

“YouTube u përpoq të shiste popullaritetin e saj me fëmijët për klientët e ardhëshëm të korporatave. Ndërsa kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit që mbron privacinë e fëmijëve, kompania refuzoi të pranonte se pjesë të platformës u drejtoheshin fëmijëve në mënyrë të qartë”, – tha drejtuesi i Komisionit Federal të Tregtisë Joe Simmos.

Përveç paguarjes së gjobës, marrëveshja i kërkon sherbimit YouTube që të rishikojë procesin e trajtimit të materialeve për fëmijët.

“Ne do të trajtojmë të dhënat e shikuesve të videove në YouTube me përmbajtje për fëmijët sikur të ishin fëmijë, pavarësisht moshës së përdoruesve. Do të kufizojmë mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave për videot e bëra për fëmijët në vetëm ato që nevojiten për të mbështetur funksionimin e sherbimit. Po ashtu, do të ndalojmë reklamat e personalizuara në tërësi”, – tha Susan Wojcicki, Shefe Ekzekutive e firmës YouTube.

Marrëveshja, e cila duket e zbehtë në krahasim me gjobën 5 miliardë dollarë ndaj kompanisë Facebook në fillim të vitit për shkelje të privacisë, u miratua me një votim 3-2, ku dy komisionerë demokratë kërkuar dënime më të ashpra.

“Marrëveshja përsërit shumë prej gabimeve të njëjta nga marrëveshja e gabuar me kompaninë Facebook. Asnjë përgjegjësi individuale, mjete të pamjaftueshme për të trajtuar stimujt financiarë të kompanisë dhe një gjobë që ende e lejon kompaninë që të përfitojë nga shkeljet e saj të ligjit”,- tha komisioneri demokrat Rohit Chopra.

Ai po ashtu theksoi se ishte hera e tretë që nga viti 2011 që Komisioni Federal i Tregtisë e kishte dënuar kompaninë Google për shkelje të privacisë.

Qeveria federale është treguar gjithnjë e më e rreptë ndaj kompanive të mëdha teknologjike gjatë dy viteve të fundit, kryesisht kur flitet për mënyrën e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave përsonale të konsumatorëve.

Shumë kompani po ashtu janë nën hetime nëse kanë shkelur ligjet antitrust duke përfituar në rrugë të paligjshme përmes ndrydhjes së konkurentëve.

voa

Kompania Nauto ofron një palë sy shtesë për shoferët

NautoMund të duhen vite që makinat krejtësisht autonome të bëhen pjesë e realitetit të përditshëm, por një pjesë e kësaj teknologjie po përdoret aktualisht për të bërë më të sigurtë ngarjen e makinës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn vizitoi një kompani që po përdor vizionin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të zgjidhur një prej problemeve më madhore për shoferët… mungesën e vëmendjes në rrugë.

Mjafton mungesa e vëmendjes për dy sekonda që të ndodhë një aksident. Një kompani në Luginën e Silikonit thotë se ka zgjidhjen për këtë. Ajo ka kombinuar kamerat, sensorët si dhe programe për njohjen e imazheve dhe paralajmërimet në kohën reale. Jennifer Harron është me kompaninë Nauto.

“Pajisja e paralajmëron shoferin kur nuk e ka vëmendjen në rrugë. Kemi parë mijëra herë kur shoferi është në gjendje të përqendrohet, ndoshta kur shikon se ka ndaluar trafiku para tyre, shtypin frenat dhe evitojnë një karambol.”

Pajisja me kamera dhe sensorë vëndoset pas pasqyrës së brendëshme të makinës. Jon So ëshë me kompaninë Nauto.

“Po përfshijmë inteligjencë artificiale në pajisje. Algoritmet përllogarisin të dhënat e marra nga kamera që shikon shoferin dhe kamera që vëzhgon rrugën për të zbuluar sjellet që përbëjnë rrezikshmëri.”

Për shembull, kur shoferin e merr gjumi në timon, e ndjek nga afër makinën para tij ose po shikon telefonin, thotë Jon So me kompaninë Nauto.

“Pajisja lëshon sinjale alarmante që shoferi të rifokusohet në rrugë.”

Pajisjet e kompanisë Nauto janë vendosur në mbi 250 flota kamionësh apo taksishë. Lidhur me privatësinë e shoferit, kompania thotë se pajisja i dërgon të dhënat vetëm tek zyrat qendrore nëse ndodh ndonjë aksident.

“Nuk është pajisje survejimi. Një menaxher nuk mund të futet në sistemin tonë dhe të shohë se çfarë po bën shoferi. Nëse ngarja e makinës nuk ka probleme, atëherë nuk ka rregjistrime në sistemin tonë”, thotë zonja Haroon.

Megjithatë, kompania Nauto po grumbullon shumë të dhëna, por ama që kanë të bëjnë me prirjet e shoferit, të cilat do të tranferohen tek makinat autonome. Kështu që, shoferët e së sotmes po ofrojmë mësime për makinat pa drejtues të së ardhmes.

voa

Apeli i studentes Shqiptare nga Novi Pazari

Apeli i studentes Shqiptare nga Novi Pazari:Shqiptarët e mij leni Turqinë, Arabinë dhe vendet tjera, prej të cilave vetëm asimilim mund të ndillni
O shqiptarët e mij nga Kosova e nga Maqedonia, leni Turqinë, Arabinë dhe vendet tjera, prej të cilave vetëm asimilim mund të ndillni si që e ndollëm ne në Sanxhak e që tani po e paguajmë çmimin e rëndë. Leni fetë tuaja në shtëpi, ju muslimanë, ju katolikë, ju ortodoksë dhe ju bektashij; qëndroni përballë armiqve si Shqiptarë, mos e ofendoni njëri-tjetrin në baza fetare apo ideologjie tjetër; a jeni normalë ju?!

Rrjedhim nga një Nëne të gjithë-NËNA SHQIPËRI, nënë as baba tjetër nuk na duhet! Menjëherë ndoshta nuk do ta ndieni asimilimin, por pas 30-40 vitesh do ta ndieni mirë-vetëm kam frikëse mos jet’ pak vonë; më besoni pasi kjo po ndodh tani me ne në Sanxhak!

Deri sa ishte gjallë Aqif Blyta akoma e kishim identitetin tonë kombëtar Shqiptar; pas vdekjes së tij u bëmë Jugosllavë, mandej Sanxhaklij, më vonë Muslimanë dhe në fund fare na prunë një komb të ri, me të cilin nuk kemi fare lidhje, atë Boshnjak!

Kam frikë se pas nja 50 vitesh mos paraqitet një Amina Nuraj e re në Kosovë, e cila do luftojë për rikthimin e identitetit të humbur shqiptar aty, si që unë e bëj në Sanxhak tani!

U çliruat nga një pushtues, kështu na ndihmuat edhe ne tani si dikur, por u lutem mos ndillni pushtim të ri dhe përsëritje të historisë së hidhur për të gjithë shqiptarët.

Jini vetvetja, gjithmonë bashkë dhe unik, pa marrë para sysh se kujt feje a ideologjie i takoni.

Apeli i studentes Shqiptare nga Novi Pazari:Shqiptarët e mij leni Turqinë, Arabinë dhe vendet tjera, prej të cilave vetëm asimilim mund të ndillni.

(M.M.)

 

Çështjet e pazgjidhura ose të zgjidhura me ngut në gadishullin ilirik – si kockat e thyera që janë vendosur me nxitim dhe shëruar gabimisht!

Kështu e përshkruajtën  situatën në pjesën perëndimore të Gadishullit Ilirik, ose më saktë Bosnjë, Kosovë, Serbi, ish IRJM dhe Mal të Zi ekspertët Frank G. Wisner, ish përfaqësuesi special i SHBA në negociatat për statusin e Kosovës, Cameron Munter, ish ambasadori i SHBA në Serbi, dhe Marko Prelec, specialist per Evropen Juglindore. Por për fat të keq, edhe në këtë përshkrim metaforik kaq të qëlluar, u anashkalua fakti më i rëndësishëm – çështja e pazgjidhur shqiptare si emrues i përbashkët për krizën në të gjitha këto shtete!

Ekspertët, në shkrimin e tyre si bashkë-autorë “Koha për një qasje të re ndaj Gadishullit Ilirik” me të drejtë ngritën shqetësimin për, siç e quajtën “këtë kënd të papërfunduar të Europës së lire dhe në paqe” që tani njihet si “Ballkani perëndimor”, e më pare i njohur si Jugosllavi, para se të zhytej në luftë të përgjakshme, gjenocid dhe spastrim etnik. Gjendjen në këto vende ekspertët e quajtën “një qetësi mashtruese”, që shum lehtë mund të eskalojë në krizë, që mund të përfshijë dhe pjesën tjetër të Europës. Ndërkohë që zgjidhja vazhdon të kërkohet përmes dy rrugëve të gabuara: duke injoruar problemet e vërteta dhe duke u përpjekur për të bërë shumë, dhe shpejt. Udhëheqësit lokalë inkurajohen që të zhvendosin vëmendjen e tyre, nga problemet e rënda që i sollën ata në konflikte të hidhura me njëri-tjetrin, në punën teknike dhe apolitike të integrimit me Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO, duke shpresuar se në këtë mënyrë konfliktet do të zbuten dhe do të bëhen të zgjidhshme. Sipas këtyre ekspertëve, tani më është e qartë se kjo qasje nuk do të funksionojë. Problemet nuk do zhduken gjatë rrugës së këtyre vendeve drejt anëtarësimit në BE. Por akoma me keq, kjo vazhdon  të krijojë hapsirë të bollshme për një korrupsion endemik në gjithë rajonin, shtete me kapacitet të dobëta shtetërore dhe qeverisje me anë të patronazhit dhe klientelizmit, në vend se me anë të ligjit.

Ndaj dhe në krye të qeverive të këtyre vendeve, nga njëra anë erdhën parsardhësit e atyre që bënë gjenocid dhe spastrime etnike, e nga ana tjetër, veçanërisht aty ku kanë pushtet shqiptarët, njerëz ordinerë, të paarsimuar, të paedukuar, ose fëmijë të ish nomenklaturës komuniste, me duart të lyera me gjak … të cilët i’u përveshën qetë qetë plaçkitjes, korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar, ndërkohë që “punonin, dhe vazhdojnë të punojnë” për “integrime Euro-Atlantike”.

Por, për fat te keq, edhe kjo qasje e ekspertëve të njohur, sado kritike, dhe e qëlluar, shmangu  çështjen e pazgjidhur shqiptare si thelbin e krizës politike, dhe çelësin e zgjidhjes së krizës në këtë pjesë të Europës.  Për fat të keq, janë shpikur dhe akoma po shpiken kombësi dhe shtete, e ndërohen edhe emra shtetesh, vetëm e vetëm për të mbajtur shqiptarët të ndarë e të coptuar në 6 shtete dhe për të legjitimuar jo vetëm përvetësimin e terrritoreve nga fqinjët agresorë, por edhe asimilimin dhe tjetërsimin e popullsisë që akoma jeton si shumicë në këto territore. U shpikën kombësi “boshnjak” e bile edhe  “musliman” që nuk egziston as në vendet e origjinës së kësaj feje, për të tjetësuar qindra mija shqiptarë në Mal të zi, Serbi, Bosnje etj., të cilët e dhe sot e kësaj dite kanë frikë të deklarojnë kombësinë e tyre të vërtetë nën trysninë e terrorit dhe frigës për jetën. U bënë pazarllëqe mes pushtetarëve sllavë dhe atyre grek, për ndryshimin e emrit dhe kushtetutës së ish IRJM, duke shpërfillur gjatë gjithë kohës vullnetin politik të lirë të shqiptarëve, për të bërë më të pranueshëm një shtet dhe poopull me identitet të vjedhur, në funksion të përvetësimit të territoreve shqiptare. Ndërkohë, në Greqinë anëtare të BE, shkelen të gjitha standardet jo vetëm të BE por edhe OKB, duke heshtur për gjenocidin mbi shqiptarët të njohur si çamë, dhe duke mos pranuar fare, qoftë edhe si pakicë,  egzistencën e qindra mija shqiptarëve botërisht të njohur si arvanitas dhe çamë.

Gjatë gjithë këasj kohe, në përpjekje për të shuar konfliktet, dhe për të siguruar paqe të brishtë dhe stabilitet të përkohshëm në këtë pjesë të Europëst,  faturën për koston e paguajnë gjiithmonë vetëm shqiptarët si viktimë, ndërkohqë që konflikti inicohet gjithmonë vetëm nga agresorët e tyre fqinj.

Për fat të keq, edhe pas kaq vitesh, duket qartë që nuk u nxor asnjë mësim nga modeli i Jugosllavisë i bashkëjetesës së këtyre popujve në një shtet, dhe lufta e përgjakshme gjatë shpërbërjes së saj! Shtet i cili me vite, me anë të terrrorit, dhunës, burgjeve, synoi të mbajë bashkë popujt sllovenë, kroatë dhe shqiptarët, kundër vullnetit të tyre të lirë, për interesa vetëm të serbëve. Gjë që përfundoi me masakra, gjenocid dhe spastrim etnik, plagë që janë akoma të freskëta dhe që nuk do të shërohen për një kohë të gjatë.

E gjitha kjo, tregon se për fat të keq,  zgjidhja e konfliktit në këtë pjesë të Europës është akoma larg, ndërkohqë që ngelen shum pyetje pa përgjige:

Cfarë do të ndodhi me Bosnjën, ,ku bashkësia ndërkombëtare, për të ndaluar konfliktin, sajoi një shtet jofunksional që synon të mbajtë xhelatin me viktimën bashkë në një verzion akoma më të keq të Jugosllavisë së shpartalluar? Çfarë do të ndodhi në  Mal te Zi, Serbi dhe Bosnjë kur me kohë frika do të zbehet, e gjithnjë e më shumë”boshnjakë” e “muslimanë” (lexo: shqiptarë) do të vendosin të shfrytëzojnë të drejtën univerzale të deklarimit të përkatësisë etnike, të garantuar me  rezolutën  nr. 47/135 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB? A do të munden grekët përgjithmonë t’ua mohojnë këtë të drejtë qindra mijë arvanitasve, dhe të drejtën e kthimit dhe pronës qindra mijë Çamëve? Cfar do të ndodhi me ish IRJM-në, ku së fundmi, me iniciativën e bashkësisë ndërkombëtare, u bë një “arnim” për të zgjatur jetën  identitetit të vejdhur të kombit dhe shtetit “maqedonas” me modelin e Jugosllavisë së shpërbërë, por akoma në keq, në verzionin unitar, ku shqiptarët trajtohen si pakicë me akoma më pak të drejta se atëherë? Cfar do të ndodhë me këtë shtet pas  bashkimit të pahsmangshëm të Kosovës me Shqipërinë? Do të mund t’i rezistojnë shqiptarët e ish IRJM tundimit, të vënë para zgjedhjes që të jetojnë me ata që në gëzimet dhe hidhërimet e tyre  kërkojnë dhoma gazi për shqiptarët, ndërsa vullneti i tyre politik parapërcaktohet në zyrat e sigurimit shtetëror!? Të nënshturar ekspeditave policore ndëshkuese të herëpashershme, gjyqësorit të njëanshëm, dhe të drejtave të dozuara të përdorimit të gjuhës, simboleve kombëtare …  apo zot shpije në një shtet shqiptar me bashkëkombasit e tyre, nga të cilët i ndan vetëm një kufi i pakuptimtë që bën ish IRJM shtet të sllavëve? A do të vazhdojë të jetë ish IRJM “arritja më e madhe diplomatike e perëndimit në Ballkan pas Dejtonit”, ku shqitparët, sipas modelit të dështuar të Jugosllavisë, luajnë rolin e faktorit të stabiliteti duke ndihmuar të zgjidhen qeveri dhe presidentë me votat e pakicës sllave, të ndihmuar nga votat e pakicës së skllavëruar shqitpare, duke thelluar me kete, akoma më shumë armiqësinë me bashkeqytetarët sllavë?

A do te zgjidhet kriza dhe armiqësia në këtë pjesë të Europës, duke mos ndarë qartë, kush ishte agresori dhe kush viktima, duke falur viktima xhelatin, pa kërkuar falje ky i fundit, dhe me negociata që barazojnë xhelatin me viktimën dhe kënaqin përsëri vetëm njërën palë – agresorin?

Afrim Fanda

Sa gjatë do rezistonte trupi i njeriut në çdo planet të Sistemit Diellor

Sistemi diellorE kishit menduar ndonjëherë se sa gjatë mund të rezistojë trupi i njeriut në secilin prej planeteve të sistemit diellor? Nisur nga studimet përkatëse mbi secilin prej këtyre trupave qiellorë si dhe falë një përllogaritjeje të thjeshtë gramatikore, në këtë galeri fotosh do të gjeni përgjigjet e duhura.

Urani(Urani) As edhe një moment të vetëm- Përzierja e nxehtë e ujit, amoniakut dhe metanit nuk do t’ju jepte mundësinë as të zbrisnit në këtë planet.

Neptuni(Neptuni) Më pak se një sekondë- Shkak era e furishme, shpesh më e shpejtë se shpejtësia e zërit

Saturni(Saturni) Më pak se një sekondë, si pasojë e tornadove dhe erës që kap shpejtësinë 180km/h.

Jupiteri(Jupiteri)- Vetëm një sekondë. Asyet? Era e çmendur dhe prania e një gazi, i cili vjen si përzierje e hidrogjenit me heliumin.

Merkuri(Mërkuri) Afro 90 sekonda, për shkak të temperaturave çmendurisht të larta gjatë ditës dhe ekstremisht të ulëta gjatë natës.

Venusi(Venus) Do ta shijonit thjesht dhe vetëm për një sekondë. Nuk do mund t’u rezistonit temperaturave të larta.

Marsi(Marsi) Vetëm 80 sekonda, pasi atmosfera përmban 95% dioksid karboni.

Top Channel