“Brenda teje ke gjithçka që të duhet”

lao-tzuLao Tzu, një prej filozofëve dhe poetëve më të famshëm të Kinës së lashtë, ka lënë pas shumë mësime të rëndësishme. I njohur më mirë si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik, urtësia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe të jetuarit në mënyrë kohezive, na kujtojnë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe si mund të zhvillohemi në mënyrë kolektive.

Në kulturën kineze ai ishte një figurë qendrore, por fjalët e tij mund të gjejnë zbatim për popujt e të gjithë botës.

Përgjigjen e ke ti!

“Në qendrën e qenies tënde, ti e ke përgjigjen; ti e di se kush je dhe e di se çfarë do. Të njohësh të tjerët është inteligjencë; të njohësh vetveten është mençuri. Të kontrollosh të tjerët është forcë; të kontrollosh vetveten është fuqia e vërtetë. Kur heq dorë nga ai që jam, unë shndërrohem në atë që do të bëhem”.

Tolero dhe do të jesh i lirë!

“Duhet të lësh gjërat ashtu si janë. Bota fitohet duke qenë tolerantë”.

“Mësuesi vepron duke mos bërë asgjë dhe mëson duke mos thënë asgjë. Gjërat shfaqen dhe ai i lë të vijnë; gjërat zhduken dhe ai i lë të ikin. Ai ka, por nuk zotëron, vepron por nuk pret. Kur puna mbaron, ai e harron. Ja përse zgjat përgjithmonë”.

“Nëse do të bëhesh i plotë, lëre veten të jesh i pjesshëm. Nëse do të bëhesh i drejtë, lëre veten të jesh i shtrembër. Nëse do të bëhesh plot, lëre veten të jetë bosh. Nëse do të rilindësh, lëre veten të vdesë. Nëse do të të japin gjithçka, hiq dorë nga gjithçka”.

“A e ke durimin që të presësh deri kur balta të bjerë dhe uji të pastrohet? A mund të qëndrosh pa lëvizur, deri kur veprimi i duhur të shfaqet vetë”?

Egoizmi nuk do të të japë asnjëherë kënaqësinë e njohjes së vërtetë të vetvetes!

“Ai që e përcakton vetveten, nuk do ta dijë kurrë se cili është në të vërtetë”

“Ai që ka fuqi mbi të tjerët, nuk mund të fuqizojë veten”.

“Ai që përpiqet të shkëlqejë, e zbeh dritën e vetes së tij”.

“E keqja ikën kur e injoron!”

“Mos i jep të keqes asgjë të cilës t’i kundërvihet, dhe do të shohësh që do të zhduket vetë”.

Mirësia dhe dhembshuria fitojnë gjithmonë!

“Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe trajto gjithashtu ata që nuk janë të mirë, po me mirësi. Kështu e merr të mirën mbrapsht. Ji i ndershëm me ata që janë të ndershëm, dhe ji gjithashtu i ndershëm me ata që nuk janë. Kështu sigurohet ndershmëria”.

“Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në të menduar krijon thellësi. Mirësia në të dhënë krijon dashuri”.

“Të jesh thellësisht i dashuruar nga dikush të jep forcë, ndërkohë që kur dashuron dikë thellësisht, të jep kurajë”.

Pavarësisht të tjerëve ji gjithnjë vetvetja!

“Vrije mendjen për miratimin e njerëzve, dhe ti do të jesh i burgosuri i tyre”.

“Kur je i kënaqur që je thjeshtë vetvetja, dhe nuk krahasohesh apo konkuron, të gjithë do të respektojnë”.

Mençuria dhe forca vijnë prej përulësisë!

“Njeri i mençur është ai, që e di, atë që nuk di”.

“Të gjithë rrëketë derdhen në det, sepse deti është më poshtë se ato. Përulësia ia jep atij fuqinë që ka”.

Ndryshimi është i pashmangshëm, kështu që përqafoje!

“Nëse kupton që të gjithë gjërat ndryshojnë, nuk ka asgjë pas të cilës do të duash të kapesh. Nëse nuk ke frikë nga vdekja, atëherë nuk ka asgjë që nuk mund ta arrish”.

“Fillimet e reja shpesh herë maskohen si funde të dhimbshëm”.

“Një udhëheqës i madh e di se nuk është mbi ndjekësit e tij, por njëri prej tyre!”

“Udhëheqësi i lig është ai që njerëzit e urrejnë. Udhëheqësi i mirë është ai që njerëzit e nderojnë. Udhëheqësi i madh është ai për të cilin njerëzit thonë: “E krijuam vetë”.

“Nëse dëshiron të qeverisësh njerëzit, duhet të vendosësh veten poshtë tyre. Nëse do t’i udhëheqësh njerëzit, duhet të mësosh si t’i ndjekësh ata”.

“Mos bëj asgjë dhe mos ji asgjë, e do të gjesh lumturinë e vërtetë!”

“Kur asgjë nuk bëhet, asgjë nuk lihet pa u bërë”.

“Shëndeti është zotërimi më i madh që ke. Kënaqësia është thesari më i madh. Vetëbesimi është miku më i mirë. Mos-qenia është gëzimi më i madh”.

KultPlus

Dr. Fauci: Pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar ende

Dr FauciDr. Anthony Fauci e përshkroi COVID-19 si një tmerr i vërtetë në komentet të martën në një takim me drejtues të kompanive bioteknologjike, siç njofton New York Times.

“Brenda katër muajsh, ka shkatërruar gjithë botën dhe ende nuk i ka ardhur fundi,” tha Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive, thuhet në artikullin e gazetës. Ai e zhvolloi takimin me Organizatën e Zbulimeve Bioteknologjike përmes lidhjes dixhitale.

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, është sëmundje infective e sistemit të frymarrjes që deri tani ka prekur 7 milionë vetë në shkallë globale, duke lënë më shumë se 480 mijë të vdekur.

Dr. tha se ishte shtangur nga shpejtësia e përhapjes së sëmundjes në botë, duke thënë se sëmundjet e mëparshme përhapeshin në botë brenda 6-12 muajsh, siç njofton gazeta.

Po të marten, Maria Van Kerkhove, shefe teknike në përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kundër koronavirusit, u përpoq të sqaronte komentet lidhur me përhapjen e sëmundjes nga persona që nuk shfaqin simptoma. Të hënën ajo bëri komente që linin të kuptohej se përhapja e virusit nga persona që nuk shfaqin sëmundje është e rrallë.

Zonja Van Kerkhove përmendi “disa statistika” që arrijnë në përfundimin se 6-40% e infeksioneve të reja mund të jenë nga persona që nuk shfaqin simptoma, sipas një artikulli të agjencisë së lajmeve Associated Press.

Të martën ajo tha se po citonte disa studime dhe nuk po bënte një analizë të përgjithshme të problemit.

Ndërkaq, zelandezët u mblodhën në kafene e restorante të marten për të festuar përfundimin zyrtarisht të karantinës.

Pas më shumë se dy muaj kufizimesh që paralizuan aktivitetin e përditshëm, Kryeministrja Jacinda Ardern lehtësoi masat kufizuese brenda vendit, ndërkohë që mbetet në fuqi ndalimi i udhëtimeve nga jashtë.

Zelanda e Re kishte 1,504 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 22 të vdekur në një popullsi me 5 milionë banorë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

voa

Europë si do të rimëkëmbesh ti pas krizës?

BEPlan rimëkëmbjeje për Europën! Këtë e dëshirojnë shumë qeveri të vendeve të Bashkimit Europian. Por ende ministrat e Financave dhe të Ekonomisë janë duke u marrë me sheshimin e mosmarrëveshjeve.

Suksesi nuk u arrit as në takimin e fundit virtual të ministrave të Financave dhe të Ekonomisë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të martën (09.06.) Megjithatë ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz u shpreh se është i mundur kompromisi për fondin e rimëkëmbjes. “Propozimi francezo-gjerman është i mençur”, tha ministri i Financave, Olaf Scholz që para takimit. Me këtë ai kishte parasysh planin për paketën koniunkturore prej 500 miliardë eurosh, të cilin kancelarja Merkel dhe presidenti Macron e paraqitën muajin e fundit.

Vetëm pak më vonë dha edhe një shtysë Komisioni Europian duke kërkuar investime në vlerë prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet jugore të prekura rëndë nga pandemia. Siç pritej erdhi kundërshtimi nga “katër kursimtarët” (Austria, Danimarka, Holanda, Suedia), vende që nën drejtimin e Holandës e refuzuan propozimin gjermano-francez.

Kërkohen kompromise

Kjo hapi zyrtarisht mes ministrave të Financave edhe grindjen për paketën koniunkturore të Komisionit Europian. Megjithatë nuk vendosin ata , por krerët e qeverive. E me shumë gjasa jo në samitin e BE javën e ardhshme, por në korrik në takime të veçanta, që mundësisht do të zhvillohen si takime me prezencë. Konferencat e internetit nuk po konsiderohen si shumë produktive, kur kërkohet një kompromis.

Gjermania merr nga 1 korriku presidencën e radhës në BE. Kancelares Angela Merkel duhet të harmonizojë kërkesat e “katër kursimtarëve” me ato të vendeve jugore të prekura rëndë nga Corona. Vërtet që ministri i Jashtëm dhe ai i Financave të Holandës theksojnë në një deklaratë se Holanda e mbështet parimisht “bashkëpunimin europian”, por ata bënë të qartë, se i refuzojnë planet e financimit të paketës së synuar nga Komisioni Europian. Do të veprojmë me “ata që mendojnë si ne” për ndryshime.

Borxhe, po si dhe sa?

Për kancelaren gjermane është pozitive për bisedimet e ardhshme, që Olaf Scholz flet për “një urë të mirëkuptimit” për paketën më të vogël 500 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, tha se shlyerja e borxheve do të duhet të vihet shumë më shpejt në lëvizje, se sa e parashikon KE. Përtej kësaj, Scholz kërkon të heqë nocionin e “kondicionalitetit”, kushte të veçanta për dhënien e mjeteve financiare. Italia reagon me alergji ndaj kësaj, kaq shumë i kujton kjo fjalë kushtet që u vunë gjatë krizës financiare. Scholz përdor nocionin e “investimeve konnkrete”. Me këtë ai krijon një urë për Holandën e vendet e tjera kundërshtare, që ndihmat e rimëkëmbjes do t’i mbështesin vetëm si investime të së ardhmes, zgjerim i ekonomisë promjedisore.

Por debat ka edhe për grantet dhe kreditë. Holanda, Austria, Danimarka e Suedia duan t’i japin fondet vetëm si kredi, por vendet e mbytura në borxhe si Italia e refuzojnë këtë, sepse kjo do të rëndonte edhe më shumë barrën e borxheve, që këto vende edhe tani nuk e përballojnë dot. Fjala magjike në Bruksel për këtë është “përzierja e duhur”.

Kush do të zgjidhet kreu i eurogrupit?

Ministri i Financave të Portugalisë, Mario Centeno largohet nga eurogrupi dhe nga posti në Lisbonë. Kështu në mesin e debatit për planin e rimëkëmbjes ekonomike të BE pas Coronës, muajin e ardhshëm do të ketë edhe një ndërrim personeli. Si kandidatë shihen ministri i Financave të Luksemburgut, Pierre Gramegna, homologu irlandez, Paschal Donohoe dhe spanjollja, Nadia Calvino. Për të thuhet, se ajo ka një marrëdhënie të mirë me ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz.

Ajo është socialiste e krahut konservator për financat, gjë që duhet t’i pëlqejë socialdemokratit Scholz. Nga ana tjetër vendet jugore do të bëjnë presion që në këto kohë kaq të trazuara të ruajnë influencën e tyre në eurogrup. Gjermania ende nuk është pozicionuar zyrtarisht, se cilën kandidaturë mbështet. Sidoqoftë kreun e ri të eurogrupit e pret një axhendë e mbushur – nga sheshimi i grindjeve për fondet e rimëkëmbjes financiare deri tek projekti i lënë në harresë i unionit bankar.

dw

Ndikimi i grupit të gjakut tek COVID-19

GjakuSipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e e terapive të ndryshme me ilaçe.

Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar për shkak të moshës, pirjes së duhanit apo sëmundjeve të caktuara. Tani studiuesit po ndjekin një shteg tjetër në labirintin e Coronës.

Grupi i gjakut në fokus

Pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin Corona studiues gjermanë dhe norvegjezë kanë konstatuar se grupi i gjakut duket se ka ndikim lidhur me rrjedhën e sëmundjes COVID-19.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve nga epiqendrat e infektionit në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra. Pacientët ishin nga Milano, Monza, Madridi, San Sebastiani dhe Barcelona dhe kishin pasur një rrjedhë të rëndë të infektimit, disa madje nuk arritën të mbijetonin.

Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur një rrjedhë të rëndë të sëmundjes. Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43 përqind e popullsisë. Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin Corona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.

Kush e ka grupin e gjakut 0 (zero) duken se është me fat në situatën aktuale, edhe pse dhe personat me grup gjaku 0 (zero) nuk kanë imunitet ndaj infektimit me virusin Corona. Por sipas studimit ata kanë më pak rrezik për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.

Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut.

Terapi dhe ilaçe

Nëse rezultatet e studimit konfirmohen, kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe. Lidhjet mes grupit të gjakut dhe rrjedhës së sëmundjes kanë luajtur rol edhe në rastin e zhvillimit të ilaçeve për sëmundje të tjera.

Për shembull në rastin e malaries shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me grup gjaku 0 (zero) rrallë preken rëndë nga malarja dhe kanë një rrjedhë të rëndë të kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër edhe grupet e tjera të gjakut e mbrojnë trupin e njeriut nga sëmundje të ndryshme. Kështu grupi i gjakut A e mbron trupin nga sëmundja e murtajës.

ag/pp

42 raste të reja, shkon në 1341 numri i të prekurve

ministria-e-shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste  pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.

Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ju bëjmë thirrje edhe njëherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.

Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.

Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me COVID-19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga COVID19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19

Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të COVID19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127

COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)

  • Testime totale                         19271
  • Raste pozitive                          1341
  • Raste të shëruara                      980
  • Raste Aktive                             327
  • Humbje jete                              34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

  • Tiranë           205
  • Shkodër         38
  • Krujë             27
  • Kamëz            19
  • Durrës           14
  • Mat                 9
  • Lushnje           6
  • Tropojë          2
  • Korçë              1
  • Librazhd          1
  • Mallakastër     1
  • Lezhë        1
  • Pukë                  1
  • Berat 1
  • Ura Vajgurore    1

Nis asfaltimi i Rrugës së Arbrit/ “Rruga do të hapet brenda stinës së verës së vitit 2021”

rruga e arbitMë shumë se 500 punonjës dhe Mbi 200 mjete të tonazhit të rëndë e impiante të ndryshme të punimit të asfaltit janë angazhuar në procesin e punimeve të rrugës së arbrit.

Që nga fillimi i punimeve në korrik të 2018 e sipas pritshmërive të kompanisë rruga do të jetë e aksesueshme brenda verës të vitit tjetër. Edhe pse kontrata tenderuese mbaron në prill të 2022.

60% e volumit të punimeve janë mbaruar.

Brenda muajit qershor përfundon traseja e rrugës së arbrit. Ndërkohë që ka nisur puna me asfaltimin e rrugës. Km e parë të asfaltit në zonën e zall dajtit. Dhe brenda këtij muaji do të realizohet asfaltimi i 10 km me synim.

Gjatësia e aksit ekzistues të njohur si rruga e Karvanëve është 160 km, por që me përmirësimin e infrastrukturës së rrugës lidhëse te Tiranës me Dibrën distanca shkurtohet në 70 km. Brenda këtij muaji përfundon traseja e rrugës së Arbrit, ndërkohë që këtë të martë ka nisur puna me asfaltimin e km të parë në zonën e zalldajtit.

Si një aks rrugor i larmishëm, kompania ka transformuar 5 tunele dhe ka ngelur e tuneli i murrizit, 3.8 km i lartë që konsiderohet si thembra e Akilit e rrugës së arbrit . Ndërsa janë edhe 4 ura të mëdha, në 3 prej të cilave kanë përfunduar ku përfshihet ura e vashës. Ndërkohë po punohet të ura e fundit, ajo më e larta që quhet ura e fshatit fshat.

“Që prej ditës së parë e ne çdo moment nuk kemi reshtur së punuari”.

Top Channel

ASHAK: Të shfrytëzohet vëmendja e SHBA-ve për marrëveshjen me Serbinë

ASHAKAkademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës vlerëson se duhet të shfrytëzohet “vëmendja e shtuar e bashkësisë ndërkombëtare, veçmas e Shteteve të Bashkuara për nxitjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në një publikim mbi bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilin u bëhet një analizë të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, thuhet mes tjerash se “rruga e vetme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Serbinë është dialogu nën monitorimin e kujdesshëm të SHBA-së dhe BE-së, në mënyrë që një marrëveshje e tillë t’i sigurojë Kosovës anëtarësim në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe avancim konkret në rrugën e integrimit evropian”.

Akademia konstaton se deri tani “kanë ndodhur disa devijime nga kornizat e pritshmërisë të procesit të dialogut me Serbinë. Duke filluar nga faza fillestare e dialogut të ashtuquajtur teknik, pastaj dialogut politik për tema dhe çështje të cilat kanë qenë objekt i bisedimeve me palën serbe. Po ashtu, mungesa e unitetit dhe konsensusit të faktorit politik ka qenë evident, derisa kontestimi i marrëveshjeve të arrira në dialogun e Brukselit u provuan edhe në instancën më të lartë të interpretimit të Kushtetutës, në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, në mungesë të një platforme të përgjithshme dialoguese, në shumë raste u kontestua dhe u kundërshtua jo vetëm përmbajtja e marrëveshjeve të arritura në pikëpamje të dobive dhe dëmeve të tyre eventuale, por u kontestua edhe kompetenca e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë që udhëhoqën fazat e caktuara të dialogut”.

Në këtë kuadër ASHAK vë theksin tek marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe që kishte nxitur përplasje të rrepta në Kosovë, por edhe mbi 30 marrëveshjeve, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë zbatuar.

“Meqenëse Serbia ka qenë në vazhdimësi destruktive në procesin e dialogut, duke mos e njohur statusin e Kosovës, element ky shumë i rëndësishëm, edhe marrëveshjet e nënshkruara në dialogun Kosovë-Serbi kanë pasur një status të brishtë juridik”, thuhet në publikim.

ASHAK-u bën thirrje që bisedimet të merren seriozisht “duke mos e lëshuar rastin që nuk vjen shpesh, kur edhe SHBA, edhe Mbretëria e Bashkuar edhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Kosovës dhe Serbisë të rëndësishme për të përmbyllur kapitullin e trazirave në Ballkan dhe për të garantuar integrimin euroatlantik të tij”.

ASHAK-u e vlerëson jo vetëm të panevojshme por edhe të dëmshme vazhdimin e gjendjes ekzistuese të procesit të bllokuar të bisedimeve me Serbinë, ndërsa nënvizon se “të ashtuquajturat ‘vija të kuqe’ janë të domosdoshme dhe të padiskutueshme, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”.

Kosova, thuhet mes tjerash, “nuk mund të lejojë as të pranojë të negociohet çfarëdo ndryshimi të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit”’ dhe “ndarjes” së Kosovës, sepse kjo do të kishte pasoja të mëdha dhe të pariparueshme për shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës”.

ASHAK-u kërkon që Kosova të ngulë këmbë më ato që i quan “vija të kuqe”; – të ruhet integriteti territorial i Republikës së Kosovës, në bazë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht, sipas Deklaratës së Pavarësisë 2008; të ruhet rendi kushtetues, duke mos lejuar kompromise, të cilat shkojnë përtej asaj që është dhënë nga Plani Ahtisaari, i inkorporuar tashmë në rendin kushtetues; të mos lejohet krijimi i mekanizmave shtesë kushtetues, derisa ekzistojnë mekanizma në nivel qendror dhe lokal të pjesëmarrjes në përpjesëtim të pushtetit për serbët dhe për komunitetet e tjera jo-shumicë, që shpesh e bëjnë vendim-marrjen në Kosovë tejet të vështirë; të mos lejohet që asociacioni i komunave me shumicë serbe të krijohet jashtë kornizës kushtetuese dhe ligjore që është në fuqi në Republikën e Kosovës; të gjitha zgjidhjet e tjera në dialog të bëhen duke u ruajtur Pavarësia e Kosovës e vitit 2008, si dhe rendi kushtetues dhe ligjor, si dhe të mos lejohet pandëshkueshmëria për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit”.

ASHAK-u thekson se disa nga çështjet kryesore, të cilat do të duhej të zgjidheshin

përmes marrëveshjes përfundimtare janë: ndriçimi i fatit të personave të zhdukur, adresimi i përgjegjësisë penale për krime tё luftës, dëmshpërblimet e luftës, kompensimi i viktimave të luftës, kthimi i tё mirave materiale, kursimeve dhe pensioneve për qytetarët e Kosovës, kthimi i pronës së Kosovës dhe qytetarëve të saj etj.

Po ashtu “fazën vijuese përfundimtare të dialogut, Republika e Kosovës duhet ta shfrytëzoj si mundësi të papërsëritshme për avancimin e pozitës kushtetuese dhe të të drejtave legjitime të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, paralelisht me ato të serbëve të Kosovës, mbi bazën e parimit të reciprocitetit”, thuhet në publikim, në të cilin bëhet thirrje për konsensus politik dhe institucional në Kosovë.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011, është pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Në muajin mars ish qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti hoqi tarifat duke i zëvendësuar me masat e reciprocitetit, të cilat u hoqën nga qeveria që pasoi të të zotit Kurti, duke hapur mundësinë për rifillimin e bisedimeve një kërkesë kjo e diplomacisë amerikane e cila është vënë në përpjekje për të siguruar një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

Edhe diplomacia evropiane është vënë në përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të cilin është kushtëzuar edhe rrugëtimi i të dy vendeve drejt integrimeve në BE.

voa

Vuçiq për REL: Po e pres propozimin për Kosovën

VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. Vuçiq po ashtu tha se ka hequr dorë, nga siç u shpreh ai, nismat e mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe është duke pritur propozimin.

Radio Evropa e Lirë: Le të fillojmë me ndodhinë e së shtunës. Qeveria e Kosovës hoqi masat kundër Serbisë. Si do të ndikojë kjo në dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës?

Aleksandar Vuçiq: Kjo gjë e hapë mundësinë që ne të fillojmë bisedimet, nëse ajo masë mbetet për më shumë se disa ditë dhe besoj se nuk është çështje përndjekjeje dhe rivaliteti në mes të dy palëve, por një çështje thelbësore, çështje e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, një nga liritë më të rëndësishme të botës moderne, dhe besoj se do të ketë një efekt të mirë në ekonominë e Beogradit dhe Prishtinës, do të ketë një efekt të mirë te njerëzit. Pra, jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, kjo do të krijojë një lloj kornize në mënyrë që komunitetet tona të biznesit të mund të bashkëpunojnë më mirë. Sigurisht, kjo do të hapë mundësinë e dialogut politik në mes nesh.

Radio Evropa e Lirë: Kur pritet të fillojë dialogu? Zoti (Mirosllav) Lajçak ka përmendur muajin qershor?

Aleksandar Vuçiq: Pas zgjedhjeve (në Serbi) unë pres vizitën e zotit Lajçak edhe në Beograd edhe në Prishtinë. Pastaj, do të shohim se si do të vazhdojmë.

Radio Evropa e Lirë: Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel. Si e kuptuat këtë mesazh?

Aleksandar Vuçiq: Ato janë punë të brendshme të tyre. Dikush dëshiron të thotë se duan të dëgjojnë vetëm amerikanët, jo evropianët dhe në anën tjetër kemi të tjerë të cilët thonë se janë të hapur për evropianët, kështu që të gjithë thonë gjëra të ndryshme. Dhe mos harroni, ata janë fëmijë të amerikanëve dhe gjermanëve dhe të gjithë atyre që krijuan pavarësinë e Kosovës. Çfarëdo që të bëjnë, për ta gjithmonë do të ketë lëshime dhe vullnet të mirë nga ana e atyre që krijuan pavarësinë e Kosovës, ata do t’i ndihmojnë. Ne nuk jemi në atë situatë, nuk mund të shmangemi nga bisedimet.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni rolin e Amerikës dhe atë të BE-së kur bëhet fjalë për dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës?

Aleksandar Vuçiq: Pa marrë parasysh se si e shoh unë apo çfarëdo që mendoj për të, do të pajtoheni se nuk është e logjikshme për mua të flas publikisht sepse është… ne jemi në rrugën evropiane dhe nga ana tjetër Amerika është fuqia më e madhe në botë, dhe tani ju prisni nga unë që të kundërshtoj njërën ose tjetrën. Ne jemi shumë të vegjël për të qenë në gjendje të bëjmë një gjë të tillë dhe të kemi të drejtë ta vendosim Serbinë në një pozitë më të vështirë. As që e mendoj një gjë të tillë. Ne flasim me të gjithë. Për ne më të rëndësishëm janë gazetarët, jo ju, por shumë gazetarë që kanë folur me ne gjithmonë, kanë folur për çështje teknike –kur do të vijë data, kur do të flisni, por askush nuk flet për thelbin.

Ajo për të cilën unë bëj pyetje gjithmonë është “në rregull, nëse ju tërhiqeni nga dëshira juaj për t’u bashkuar në organizatat ndërkombëtare për 60 ditë, nuk ka problem, këtu jemi dhe ne do t’i japim fund fushatës të çnjohjeve për 60 ditë”. Nuk është problem, por është teknike. Pyetja ime ka të bëjë me thelbin. Cila është përmbajtja e dialogut? Për çfarë po flasim? Dhe çfarë do të vijë në fund të dialogut. Sepse, nëse është thjesht “ejani serbë dhe njihni pavarësinë e Kosovës, le ta përfundojmë këtë histori”, sigurisht që nuk do të shkojë në atë mënyrë.

Radio Evropa e Lirë: Kur flisni për Kosovën, ju thoni që do të përpiqeni që Serbia të fitojë sa më shumë dhe të humbasë sa më pak të jetë e mundur.

Aleksandar Vuçiq: Më së paku që duhet.

Radio Evropa e Lirë: Më së paku që duhet. Çfarë shihni si zgjidhje?

Aleksandar Vuçiq: Unë nuk shoh asgjë sepse kur e kam parë, të gjithë më kanë thënë se çfarëdo që shoh është e keqe. Të gjithë ata që janë jashtë Ballkanit dhe nuk kanë asnjë lidhje me serbët dhe shqiptarët, do të ishte më e mirë të zgjidhnin problemin sesa ata që ishin të përfshirë drejtpërdrejtë në problem, pra serbët dhe shqiptarët. Kjo është sjellja e fuqive të mëdha për më shumë se 150 vjet në këto treva. Ata kanë interesin e tyre, ata kanë vendimet e veta dhe mendojnë se është e rëndësishme që qëllimet e tyre të respektohen, të përmbushen dhe nuk u intereson se çfarë mendojnë vërtetë serbët dhe shqiptarët. Kjo është arsyeja se kur isha në Kombet e Bashkuara dhe thash: “lërini popujt e Ballkanit të rregullojnë marrëdhëniet e tyre vet, dhe në të kaluarën do të kishte pasur shumë më pak gjak dhe shumë më pak probleme”.

Por, unë jam i vetëdijshëm se të gjithë ne së bashku jemi të vegjël dhe sigurisht që gjithmonë do të ketë në Ballkan të tillë që do të shikojnë mënyra për të kënaqur të mëdhenjtë, shumë më tepër sesa të krijojnë marrëdhënie më të mira me miqtë ose fqinjët e tyre. Kështu që unë kam hequr dorë nga disa iniciativa të mëdha dhe jam duke pritur për të parë se çfarë do të na propozohet. Dhe nëse më pyet, kjo është arsyeja pse unë e thash atë, çfarë saktësisht është ajo që pres. Nuk pres asgjë. Unë nuk e di se çfarë të bëj. Kur them diçka do të jetë, por nuk e di se çfarë të pres. Asgjë konkrete.

Radio Evropa e Lirë: Përsëri kur flisni për një periudhë prej tre ose gjashtë muajsh në të cilën mendoni se ndoshta diçka do të shkojë përpara. A ekziston një afat?

Aleksandar Vuçiq: Serbia do të… nuk ka asnjë afat. Serbia do të flasë me mirëbesim, kështu që ne me të vërtetë do të kemi një qasje të plotë të sinqertë, dhe duam të sigurojmë paqe dhe stabilitet për dekadat e ardhshme. Serbët dhe shqiptarët janë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe kjo gjë do të jetë kështu edhe 100 ose 200 vjet të tjera. A do të jemi në gjendje të sigurojmë atë lloj stabiliteti, a do të kemi kuptim të mjaftueshëm për palën tjetër, a do të kemi inteligjencë të mjaftueshme për të kërkuar kompromis dhe jo vetëm të kërkojmë që të fajësojmë palën tjetër? Kjo është pyetje tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Cilat do të ishin vijat e kuqe për ju, kur bëhet fjalë për Kosovën?

Aleksandar Vuçiq: Sa herë që flisni për vijat e kuqe, atëherë nuk jeni të gatshëm për biseda. Kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë, por kur filloni të flisni për to ashtu si pala shqiptare që thotë:“Jo, jo, ne… e gjithë Kosova është e jona, kështu që do të marrim edhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, pak më shumë”. Unë vetëm pres që ata të thonë se do ta marrin edhe Kragujevcin dhe Kralevën. Sinqerisht, buzëqesh dhe vazhdo tutje. Kur hyni në një dialog, hyni me mirëbesim dhe jeni të gatshëm të bëni kompromis. Nëse kjo gjë do të bëhet e mundur, do të shohim.

Radio Evropa e Lirë: Sidoqoftë, Kushtetuta e Serbisë thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, nëse e marrim këtë parasysh, atëherë cili është plani?

Aleksandar Vuçiq: Kushtetuta e Serbisë thotë se Serbia është një territor i vetëm, përfshirë këtu Provincën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Kushtetuta e Kosovës flet për një shtet të pavarur të cilin 22 shtete të BE-së e kanë njohur dhe 5 të tjera nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tani? Cili është ai territor? Kjo është arsyeja pse unë kam thënë se është e rëndësishme të flasim dhe të kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit.

Radio Evropa e Lirë: Keni pasur një bisedë me ambasadorin rus këtë mëngjes, pastaj keni një bisedë me ambasadorin kinez. Në anën tjetër jeni kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Aleksandar Vuçiq: Dje kam pasur (bisedë) me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Deri kur mendoni se do të jetë e mundur që Serbia të ndjekë një politikë bashkëpunimi të balancuar me Rusinë dhe Kinën, dhe në anën tjetër të ketë aspirata që të jetë anëtare e BE-së?

Aleksandar Vuçiq: Unë mendoj se shumë anëtarë të BE-se bashkëpunojnë mirë me Rusinë dhe Kinën. Serbia ka pothuajse mijëra herë më pak tregti me Kinën sesa vetëm dy vende të BE-së. Nuk e di saktësisht se për cilën pjesë do të thoshte dikush, përveç që ekziston natyrisht ajo thënia latine që i përshtatet Jupiterit ose si e kemi përkthyer, sepse ajo rimon më mirë për ne, ajo që i përshtatet një Perëndie nuk i shkon një kaut. Disa kanë të drejtë për këtë, disa nuk kanë të drejtë dhe unë e kuptoj këtë gjë. Disa janë të mëdhenj, e disa të vegjël, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë e drejtë. Për sa na përket neve, ne jemi në rrugën evropiane, nuk heqim dorë nga kjo. Kemi shkëmbimin më të madh tregtar me BE-në, ndërmjet 66 dhe 67 për qind. Por, nga ana tjetër duam t’i përkasim asaj shoqërie.

Por, mos harroni se Serbia ka një situatë specifike me çështjen e Kosovës dhe Metohisë, për të cilën folëm. Ne pa dyshim që marrim mbështetje për integritetin e Serbisë nga ana e Kinës dhe Rusisë, dhe në anën tjetër kemi bashkëpunim shumë të mirë ekonomik në të gjitha fushat tjera. Ne do të harmonizojmë ngadalë politikën tonë të jashtme me politikën e BE-së, pasi t’i afrohemi anëtarësimit në BE dhe deri atëherë do t’i mbrojmë interesat tona kombëtare dhe shtetërore në mënyrë të përgjegjshme. Kjo është politika jonë. Ne kemi të drejtën për politikën tonë, unë jam avokues i politikës së pavarësisë dhe vendimmarrjes së pavarur, si në politikën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

Radio Evropa e Lirë: Si i shihni sondazhet e opinionit publik që thonë se qytetarët e Serbisë e shohin Kinën si donatorin më të madh edhe pse faktet tregojnë së është BE-ja?

Aleksandar Vuçiq: Ndoshta hulumtimi është bërë gjatë pandemisë së koronavirusit, kështu që unë mendoj se kjo është arsyeja. Por, Bashkimi Evropian deri më tani është investitori më i madh dhe donatori më i madh në vendin tonë. Siç thashë, më pëlqen të përgjigjem në mënyrë racionale për numrat. A na ka ndihmuar shumë Kina? Do të dëshiroja të falënderoja pafund për (uzinën) “Zelezaran” dhe minierën “Zidjinin” në lindje të Serbisë dhe përmes shumë projekteve të tjerat për të cilat po punojmë së bashku dhe se ata na kanë ndihmuar edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

Radio Evropa e Lirë: Është paralajmëruar vizita e presidentit kinez, a e dini se kur do të vijë si dhe cilat do të jenë temat e diskutimit?

Aleksandar Vuçiq: Unë mendoj se duhej të ishte mbajtur forumi strategjik i Leipzigut në mes të BE-së dhe Kinës, kështu që mendoj se para ose pas kësaj ai (presidenti i Kinës, Xi Jinping) do të vijë. Tani për tani ajo është anuluar, kështu që do të shohim.

Radio Evropa e Lirë: Në çfarë mase marrëdhëniet në mes të Serb

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë, a e ndihmoi Rusia Serbinë gjatë pandemisë dhe në çfarë mase?

Aleksandar Vuçiq: Ata na kanë ndihmuar aq sa kanë mundur. Ata ishin përballur me këtë krizë dhe edhe sot po përballen me të. Dje kanë vdekur 197 njerëz (në Rusi) nëse e mbaj në mend saktë. Mundohem të kujtoj të gjithë numrat kryesorë të botës, të paktën vdekshmërinë. Pra, edhe në ato kushte ata treguan vëmendje për Serbinë dhe unë vërtetë i falënderoj.

isë dhe Rusisë u prishën nga afera me diplomatin rus, nuk e dimë se çfarë ndodhi pas kësaj, në njëfarë mënyrë u duk se u qetësua situata dhe nuk e dimë se cili ishte rezultati i kësaj afere?

Aleksandar Vuçiq: Reagoni në atë moment, por nuk duhet të lejoni që gjëra të tilla të shkatërrojnë marrëdhëniet në mes vendeve mike, dhe mua më duket se Serbia reagoi në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme. Rusia është një vend miqësor për ne, ne përpiqemi ta ruajmë atë marrëdhënie, ne përpiqemi të kuptojnë rrugën tonë evropiane, dhe unë mendoj se është e qartë për ta se sa i vështirë është pozicioni i Serbisë dhe i falënderoj për këtë mirëkuptim.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni mënyrën se qeveria juaj i ngjanë asaj të qeverisjes të Viktor Orban, e shihni si kritikë?

Aleksandar Vuçiq: Unë mendoj se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe veprojnë në mënyra të ndryshme dhe kushte të ndryshme. Disa do të më lavdërojnë, disa do të më kritikojnë, nuk merrem me atë. Viktor Orban është mik shumë i respektuar i vendit tonë dhe falë tij, marrëdhëniet në mes të serbëve dhe hungarezëve janë absolutisht më të mirat në historinë tonë moderne. Falë punës dhe angazhimit të Viktor Orban, marrëdhëniet tona janë vërtetë të jashtëzakonshme. Mos harroni që ne në Vojvodinë deri më tani kemi numrin më të vogël të incidenteve në gjashtë vjetët e fundit të historisë sonë, pra nga Lufta e Parë Botërore, nga Marrëveshja e Trianonit e deri më sot. Pra që nga viti 1918 e deri më sot, gjashtë vjetët e fundit kanë qenë bindshëm më të mirat në marrëdhëniet në mes të serbëve dhe hungarezëve.

Ne kishim një këndvështrim tjetër për krizën e migrantëve. Ata ndërtuan mure, ndërsa ne jo, por patëm marrëveshje për të mos sulmuar, kemi pasur marrëveshje për të respektuar politikat e ndryshme, dhe unë e respektoj këtë gjë shumë nga pala hungareze. Ata gjithashtu na ndihmuan gjatë pandemisë së koronavirusit, me pajisje dhe duhet të them që ata po ndihmojnë dhe po mbështesin Serbinë kudo dhe në çdo vend.

Radio Evropa e Lirë: Në anën tjetër, kur bëhet fjalë për këtë, organizatat ndërkombëtare dhe Komisioni Evropian vazhdimisht kanë kundërshtime ndaj shtetit dhe demokracisë në Serbi, mbi të gjitha për situatën e mediave?

Aleksandar Vuçiq: Ata kanë kudo, kudo…

Radio Evropa e Lirë: …në lidhje me gjyqësorin, si planifikoni t’i zgjidhni problemet?

Aleksandar Vuçiq: Kjo është njëra nga gjërat që unë vërtetë do të nënshkruaja gjithçka në raportin e Komisionit Evropian dhe do të isha edhe më i mprehtë. Ne kemi zbatuar një lloj reforme në vitin 2009 që nuk na solli efikasitet ose racionalitet në procedurat gjyqësore. Unë do të doja dhe jam i bindur që me mbështetjen e Bashkimit Evropian ne mund të zgjidhim këtë problem.

Sa i përket mediave, ju keni dy gjëra: e para është se nuk ka dyshim se duhet të bëjmë shumë më tepër, dhe nga ana tjetër, ekziston kjo qasje politike në të cilën gjithmonë dëshironi të shihni njërën anë në një mënyrë më të mirë dhe palën tjetër në një mënyrë të pakrahasueshme, por ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për gjithçka dhe unë jam përpjekur veçanërisht gjatë tre muajve të fundit të mos sulmoj kundërshtarët politikë, të dëgjoj të gjithë dhe t’i përgjigjëm çdo pyetjeje.

Por, ata që ankohen për lirinë e mediave, ata flasin çdo ditë, ata bëjnë fushatë kundër meje dhe kundër shtetit në çdo mënyrë të mundshme, askush nuk i pengon në këtë, për më tepër unë i përgjigjem secilës pyetje që ata kanë dhe nuk është diçka e vështirë për mua që ta bëj. Disa të tjerë nuk ankohen aspak, por unë mendoj se ata u thonë atyre se janë budallenj ose shumë më pak të zgjuar se ata. Nuk e di çfarë të them tjetër, por në çdo rast, gjithçka që dikush mendon se mund të bëjmë, unë do të isha i lumtur ta bëja atë së bashku sepse pa qasje të përbashkët për gjithçka do të jetë e vështirë.

Përgatiti: Donika Alihajdaraj

Përparim në përpjekjet për gjetjen e një trajtimi për Covid-19

Lama Tyson në Institutin Karolinska në StokholmLama Tyson në Institutin Karolinska në Stokholm

Shkencëtarët në të gjithë botën janë në kërkim të një vaksine që i mbron njerëzit nga koronavirusi. Të tjerët po punojnë në gjetjen e një trajtimi për virusin derisa të jetë në dispozicion një vaksinë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson njofton se studiuesit në Suedi janë optimistë për punën e tyre për një trajtim që mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes, të lehtësojë simptomat dhe të shpëtojë jetë.

Tyson mund të bëhet lama më e famshme në botë. Studiuesit e Institutit Karolinska në Stokholm e kanë imunizuar atë me proteina të koronavirusit dhe antitrupa të izoluar të vegjël, të njohur si nanotrupa, në gjakun e tij.

Antitrupat janë proteina që prodhohen nga sistemi imunitar i njeriut kur ai ndjen se trupi është infektuar me një virus ose një organ tjetër të huaj. Proteinat pastaj përpiqen ta vrasin atë.

Nanotrupat janë shumë më të vegjël sesa antitrupat që prodhojnë njerëzit. Nanotrupat ngjiten në të njëjtën pjesë të virusit, ku ngjiten edhe antitrupat e njeriut.

Gerald McInerney është një nga shkencëtarët që po punon në këtë projekt.

“Këto janë antitrupat që kemi marrë nga qelizat e gjakut të lamës, dhe ne mund të shohim se ato janë të ngjitura në sipërfaqe, saktësisht në pikën që proteina virale duhet të futet në qeliza. Dhe kështu kjo na jep një kuptim strukturor se si funksionojnë këto antitrupa për të ndalur infeksionin”, thotë ai.

McInerney thotë se rezultatet do të publikohen brenda disa muajve.

Kjo përpjekje mund të çojë në prodhimin e një ilaçi që mund të ndihmojë në uljen e sasisë së virusit në gjakun e një pacienti ndërsa sistemi imunitar zhvillon përgjigjen e tij ndaj infeksionit.

“Të gjitha provat sugjerojnë se do të funksiononte shumë mirë te njerëzit, por është një sistem shumë i ndërlikuar, kështu që ne mezi presim që t’i fillojmë ato eksperimente”, thotë zoti McInerney.

Mund të duhen vite për prodhimin e një vaksine, për këtë arsye shkencëtarët në Institutin Karolinska janë përqëndruar në gjetjen e një mënyre për trajtimin e koronavirusit.

Kjo do të ndihmonte në ndalimin e pandemisë ndërsa vazhdojnë përpjekjet për prodhimin e një vaksine që ofron imunitet afatgjatë.

voa

Covid 19: 87 raste të reja, 1 të vdekur dhe 5 persona të shëruar

Diagrami covid 19Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit sipas informatave të deritashme janë realizuar 987 teste dhe janë regjistruar 87 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 41 – Shtip 16 – Kumanovë 12  – Tetovë 10 – Probishtip 4 – Ohër 2 – Gostivar 1  dhe Strugë 1.

Gjatë 24 orëve u regjistrua 1 viktimë, në Klinikën për Kardiologji ndërroi jetë një pacient 74-vjeçar nga Kumanova i hospitalizuar para 2 ditëve dhe i vërtetuar si pozitiv në këtë klinik.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 5 pacientë të rikuperuar në  –  Tetovë 2 – Prilep 2 dhe Shkup 1 .

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3239, numri i pacientëve të rikuperuar është 1658, numri i të ndjerëve është 157 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 1424.

Në bazë të dhënave, duket sikur virusi pëson një zbritje dhe se kulmi ishte më 5 qershor (shih diagramin lart).

Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 10 raste të reja dhe kemi 2 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 135.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

  • Shkup – 1373, aktiv 760 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Shtip – 223, aktiv 185 (me 43.625 banorë)
  • Kumanova – 568, aktiv 150 (me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 301, aktiv 135 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
  • Velesi – 144, aktiv 30 (me  54.384 banorë)
  • Struga – 106, aktive 33 (me 65.801 banorë)
  • Gostivar – 51, aktiv 29 (111.252 banorë)
  • Prilep – 218, aktiv 25 (me 75.132 banorë)
  • Koçani – 53, aktiv 22 (me 37.758 banorë)
  • Ohër- 37, aktiv 20 (51.591 banorë)
  • Probishtip – 11, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
  • Manastir – 30, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
  • Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
  • Dibra  – 52, aktiv 2 (me 20.863 banorë)