“Shqiptarët janë njashtu si i don hasmi”

Gjergj FishtaGjergj Fishta (23 dhjetor 1871 – 30 dhjetor 1940), ishte frat françeskan, piktor, arkitekt, deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave, kandidati i parë shqiptarë për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabetin e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë kombit shqiptar.

– Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!

– Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!

– Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!

– Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!

– Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!

– Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!

– Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,

– Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!

– N’daq me gzue t’bukrën liri / mos shkel fis, as mik, as fe / pse n’kto sheja bota mbarë. / na dallon se jem shqiptarë…

– Edhe atij iu thaftë po goja / që përbuzë këtë gjuhë hyjnore / qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja / flet e tveten e lèn mbas dore…

– Mbi njatë flamur Perendija / me dorë t’ vet Ai e ka shkrue / “Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija / kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…

– Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká…

– Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan muslimanë, aherë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!

– Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!

– Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija

Kultplus

Ministrat serbë takohen me ambasadorin Kosnett, premtojnë se do të jenë konstruktivë në Qeverinë e re

KosnettAmbasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Goran Rakiq dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, me të cilët biseduan për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, dialogun dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, gjatë këtij takimi Rakiq dhe Jevtiq kanë thënë se do të jenë partner konstruktiv në qeverinë e re.

“Rakiq dhe Jevtiq theksuan se, do të jenë partnerë konstruktiv në qeverinë e re të Kosovës në krijimin e mekanizmave  institucional, për të luftuar korrupsionin, forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Kosnett ka uruar ministrat për pozitat e tyre dhe theksoi mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Ambasadës së SHBA.

Gjithashtu ministrat serbë thanë se do të jenë të përkushtuar për stabilitet.

“Stabiliteti është diçka që të gjithë kemi nevojë në këtë moment dhe ne do të jemi të përkushtuar për atë qëllim”, theksuan ministrat gjatë këtij takimi. /Telegrafi/

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë e Durrës, ja ku ishte epiqendra

termetiNjë tërmet tjetër është ndjerë në Tiranë. Lëkundja ka qenë e fortë por e shkurtër. EMSC bën me dije se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Durrësit në detin Adriatik. Ndërkohë shkalla e këtij tërmeti ka qenë 4.5 rihter.

Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km, dhe raportohet se është ndjerë në disa qytete.

Lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Këto lëkundje janë regjistruar në Thumanë, Durrës dhe zonat përreth.

Ndërkohë, maginduta e tyre varionte nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter.

“Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.” kjo është deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes për sa i përket lëkundjes së fundit të të tërmetit që u ndje pak më parë në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima. Ndërkohë edhe gjatë natës në vendin tonë ka pasur lëkundje sizmike të herëpashershme.

Top Channel

“A ka kuptim t’i bësh nder dikujt që tregohet mosmirënjohës?”, pyeti studenti dhe mori përgjigjen e jetës

fati-profesoriPse disa njerëz janë më me fat se sa disa të tjerë?

Kushedi sa herë e keni pyetur veten, por kjo është tema e diskutimit të lirë për sot, – u tha profesori i filozofisë studentëve që po dëgjonin me vëmendje.

Një student nga mesi i sallës e ngriti menjëherë dorën për të pyetur:
“Profesor, a ka ndonjë mënyrë për ta drejtuar fatin nga vetja, unë kam parë dhe dëgjuar për njerëz që mbajnë hajmali të ndryshme për këtë qëllim, patkonj, katërfilë etj?”

Profesori qëndroi pak sekonda ashtu si pa folur, duke vështruar nëse dikush donte të shtonte diçka pastaj u përgjigj:
Lërini katërfilët, patkonjtë, apo hajmalitë e ndryshme.

Dëgjojeni me vëmendje këtë këshillë të vyer:

Sekreti për të pasur shumë fat në jetë është të bësh mirë pa dallim.

E dimë se t’i bësh mirë dikujt, të kthehet në formën e një farë fati. Kështu ndodh prej shekujsh, është e pa shkruar, e pa vërtetuar në laborator, por ndodh, është e vërtetë, është ligji kardinal i universit.

Një student tjetër nga fundi i sallës, kërkoi vëmendjen që të bënte pyetjen e tij gjithashtu:
Profesor, ju po na sugjeroni që t’u bëjmë mirë edhe atyre që tregohen mosmirënjohës?

Evidenca është se, dhe e vërtetuar në mënyrë të përsëritur dhe në shumë raste atje jashtë në jetën reale të vërtetë, nëse i bën mirë dikujt që më pas tregohet mosmirënjohës, kjo të kthen “akoma më shumë fat” drejt teje, u përgjigj profesori.

Për të ardhur keq vetëm se personi në fjalë që është treguar mosmirënjohës, do të ketë edhe më shumë probleme se më parë, mosmirënjohja do i kthehet kundër, për fat të keq.

Pra këshilla është:
“Shpërndani sa më shumë të mira, cilitdo që ka nevojë, mundësia që t’ju kthehet mbrapsht një det me mbarësi është shumë e lartë!”
Duket se funksionon vërtetë.
A ju ka ndodhur juve të tjerëve?

KultPlus

Ish-sekretari i Shtetit Powell: Do të votoj Joe Bidenin

Colin Powell

 

Ish-sekretari i Shtetit Colin Powell deklaroi të dielën mbështetjen e tij për kandidatin demokrat për president Joe Biden. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN, zoti Powell, i cili ka shërbyer gjatë administrave të presidentëve republikanë George H.W. Bush dhe George W. Bush, tha se do të votonte për zotin Biden.

Nuk mund ta mbështes në asnjë mënyrë Presidentin Trump këtë vit“, tha zoti Powell, i cili ka qënë zyrtari me i lartë ushtarak i Forcat e Armatosura amerikane si dhe këshllitari kryesor ushtarak i Presidentit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe sekretarit të Mbrojtjes gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991.

Zoti Powell tha se ai ndan pothuajse të njëjtat qëndrime me zotin Joe Biden mbi çështje sociale e politike.

Kam punuar me të për rreth 40 vjet, tani ai është kandidat (president) dhe unë do të votoj për të“, tha zoti Powell, duke përmendur se atij nuk i ishte kërkuar të bënte fushatë për ish-Nënpresidentin Biden dhe as që e priste një gjë të tillë.

Pas kësaj deklarate zoti Trump reagoi menjëherë me një postim në Twitter, duke e quajtur zotin Powell “një njeri të ngurtë” e “tejet të mbivlerësuar”. Pak republikanë me pozita të forta në parti e kanë kritikuar publikisht zotin Trump. Javën e kaluar ish-sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis e kritikoi Presidentin Trump mbi mënyrën se si i ka trajtuar protestat e gjera që kanë përfshirë vendit.

voa

 

Covid 19: 127 raste të reja, 3 të vdekur dhe 7 persona të shëruar

DiagramiMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit sipas informatave të deritashme janë realizuar 702 teste dhe janë regjistruar 127 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 67 – Shtip 33 – Tetovë 10  – Ohër 6 – Strugë 5 – Probishtip 2 – Koçani 2   – Kumanovë 1   dhe Dibër 1 .

Gjatë 24 orëve u regjistruan 3 viktima, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient 70-vjeçar nga Kumanova i hospitalizuar prej 4 qershorit dhe 2 pacient nga Shkupi njëri pacient 62-vjeçar i hospitalizuar prej 5 qershorit dhe pacienti tjetër 78 vjeçar i hospitalizuar prej 2 qershorit .

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 7 pacientë të rikuperuar në  – Shkup 4 – Tetovë 2 dhe Gostivar 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3152, numri i pacientëve të rikuperuar është 1653, numri i të ndjerëve është 156, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 1343.

Në bazë të dhënave, duket sikur virusi pëson një zbritje dhe se kulmi ishte më 5 qershor edhe pse sot ka përsëri një rritje në krahasim me dy ditët e shkuara

Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 10 raste të reja dhe kemi 2 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 127.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

  • Shkup – 1332, aktiv 720 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Shtip – 207, aktiv 169 (me 43.625 banorë)
  • Kumanova – 556, aktiv 139 (me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 291, aktiv 127 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
  • Velesi – 144, aktiv 30 (me  54.384 banorë)
  • Struga – 103, aktive 30 (me 65.801 banorë)
  • Gostivar – 50, aktiv 28 (111.252 banorë)
  • Prilep – 218, aktiv 27 (me 75.132 banorë)
  • Koçani – 53, aktiv 22 (me 37.758 banorë)
  • Ohër- 37, aktiv 20 (51.591 banorë)
  • Probishtip – 7, aktiv 5 (me 15.085 banorë)
  • Manastir – 30, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
  • Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
  • Dibra  – 52, aktiv 1 (me 20.863 banorë)

BE me masa të reja kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve

abuzimNga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornografisë me fëmijë. Komisioni Europian reagon në luftën kundër abuzimit seksual ndaj të miturve me një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE.

Komisioni Europian kërkon së shpejti të paraqesë një paketë përkatëse të vlefshme për të gjithë Bashkimin Europian në luftë kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve, tha eurokomisionerja për çështjet e brendshme Ylva Johansson për gazetën gjermane “Welt”.

Me këtë planifikohet „një strategji e gjerë për një luftë efektive kundër abuzimit e shfrytëzimit seksual të fëmijëve, tha eurokomisionerja suedeze. Sipas Johannson planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. Këto masa i përgjigjen kështu kërkesave nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare për më shumë ndjekje penale dhe parandalim.

Kriminelët përdorin internetin si platformë vendimtare

Nuk mund të mbështetemi vetëm tek strategjitë e parandalimit, paralajmëron Johansson. Ajo theksoi se „ligjet tona duhet të të veprojnë kur ato shkelen, dhe duhet të tregojnë, se vlerat tonë, vlejnë si në internet ashtu edhe në jetën reale.” Për këtë është e nevojshmë një bashkëpunim më i ngushtë i koncerneve të internetit. Sipas saj internet është një “faktor vendimtar për fat të keq” për kërkimet që bëjnë kriminelët për viktima të reja.

Përveç kësaj parashikohet edhe një qendër e BE për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve, e cila do të mbështesë shtetet anëtare në hetimin, parandalimin, luftimin e abuzimit seksual me fëmijët, si përmes bashkëpunimit edhe shkëmbimit të informacionit. Që nga koha e krizës së Coronës është rritur kërkesa në internet për materiale që përmbajnë pamje të abuzimit seksual me fëmijë “në disa vende anëtare madje me 30%”, është shprehur Johansson.

Zbulohet rrjeti i keqpërdorimit seksual në Gjermani

Në ditët e kaluara në Gjermani u zbulua një rrjet i keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në landin Renani-Veriore Vestfali, Brandenburg, Hesen dhe Saksoni i Poshtme janë arrestuar 11 persona për keqpërdorim të rëndë seksual të fëmijëve. Shtatë prej tyre ndodhen në arrest-burgim, bëri të ditur prokuroria dhe policia e Mynsterit të shtunën. Një nga të fajësuarit kryesorë është një 27 vjeçar nga Mynsteri, i cili njihet ndërkohë për veprat penale me këtë motiv.

la/qu/sti (afp, rtr, kna)

Aroganca e pushtetit politik dhe financiar në duart e klerit shqiptar në shërbim të sigurimit shtetëror të ish IRJM

Para pak ditësh, reisi 74 vjeçar i Bashkësisë së Fesë Islame (BFI) në ish IRJM befasoi opinionin publik me lajmin e përcjellur me foto të kurorëzimit të tij me një grua 24 vjeçare. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, menjëherë pas kësaj, në fjalimin e tij drejtuar shqiptarëve me rastin e festës së Bajramit, shpalli Covid-19 zyrtarisht të “vdekur”. Kjo deklaratë e kreut të BFI, pasoi me një shpërthim të numrit të të infektuarve në lagjet shqiptare të Shkupit dhe ne vendbanimet e tjera shqiptare si dhe daljen e epidemisë nga kontrolli në ditët në vazhdim. Pak ditë pas kësaj, Rijaseti (organ më i lartë i BFI), njoftoi shkarkimin e tij dhe emërimin e reisit të ri.
Ajo që nxiti reagimet më të shumta të zemërimit me kreun BFI, ishte kryesisht diferenca e madhe në moshë në mes reisit dhe bashkëshortes së tij të re (sa një e treta e moshës së tij). Por Ajo që la shijen e hidhur, është fakti që asnjë gazetar ose opinionist, asnjë intelektual nuk pati kurajën për të trajtuar më thellë fenomenin që përfaqëson ky veprim i prijësit të Bashkësisë Fetare Islame!
Çfarë qe ajo që e shtyri prijësin e BFI-së për të sfiduar opinionin me këto deklarime dhe veprime arrogante dhe mospërfillëse ndaj besimtarëve shqiptarë, duke mos çarë kokën fare për reagimin e pritur nga opinioni? Ishte pikërisht arroganca e pushtetit absolut politik dhe financiar, që gëzonte me vite kreu i BFI, si shpërblim për shpërblimet e tij ndaj UDB-së që e shtyri atë për të sfiduar shqiptarët me gjestin prej rrugaçi me pushtet dhe para për të marrë një grua që mund të ishte mbesa e tij. Po kjo arrogancë mospërfillëse ia dha të drejtën për të deklaruar hapur përmes memoareve të tij bashkëpunimin me UDB-në, që njëkohësisht ishte dhe “zgjuarsi” e tij, për të shpallur publikisht para opinionit shqiptar paprekshmërinë e tij të garantuar nga shërbimet e sigurimit të shtetit të ish IRJM.
A ishte Rijaseti (organi më i lartë i BFI) që morri vendimin për të shkarkuar reis Sulejman Rexhepin pas skandaleve të tij të fundit? Sigurisht që jo! Rijaseti i BFI, nuk ka pasur kurrë guximin e as kompetencën për ta shkarkuar Sulejman Rexhepin e mbrojtur nga pushteti, me ironi të quajtur sulltani i plotfuqishëm. Ishte pikërisht pushteti me ndihmën e sigurimit shtetëror që mban nën kontroll jetën politike dhe fetare të shqiptarëve, i cili dha urdhërin Rijasietit të BFI për shkarkimin e Reisit, tani më i dalur nga kontrolli i tyre. Dhe pikërisht ky shkarkim i Reisit, nxori zbuluar nënshtrimin e gjithë udhëheqësisë së BFI ndaj një vendimmarrësi nga jashtë BFI – në këtë rast, mbështetur edhe në vet memoaret e reis Sulejman Rexhepit, ndaj sigurimit shtetëror të ish IRJM.
Por pse gjithë ky interesim kaq i madh i pushtetit në duart e sllavëve për të pasur në dorë udhëheqësinë e BFI? Shqiptarët e ish IRJM, përveç një periudhe të shkurtër trevjeçare, 1941- 1944, nuk e patën më kurrë shtetin dhe pushtetin e tyre, siç e kishin bashkëkombësit e tyre në shtetin e cunguar të Shqipërisë, ose së paku atë pak autonomi që kishin ata në Kosovë, që do t’u jepte atyre mundësinë për të ndarë qartë fenë nga shteti dhe politika. Që atyre do t’ua mundësonte vazhdimin e emancipimit të shoqërisë përmes arsimimit dhe zhvillimit të jetës
kulturore të filluar gjatë periudhës 1941-1944. Pas vitit 1945, sllavët, të vetëdijshëm për faktin që shqiptarët nuk do ta pranojnë asnjëherë në mënyrë të vullnetshme pushtetin e tyre të imponuar me dhunë, përdorën pushtetin që ka feja, duke e vendosur atë në shërbim të tyre. Ashtu siç pranon edhe vet reis Sulejman Rexhepi në memoaret e tij, me ndihmën e një pjese të madhe të klerit që i shërbenin me zell pushtetit, kultivoi me kujdes atë “fe” që i diferenconte shqiptarët në “besimtarë të vërtetë”, lojalë ndaj pushtetit, dhe “të pafe”, që luftojnë për të drejtat e tyre kombëtare. Klerit në shërbim të pushtetit iu dha pushtet absolut, i krahasueshëm me fuqinë e një shteti në vete. Ndërkohë, një pjesë të madhe të arsimtarëve, që pas “çlirimit” në vitin 1945 punonin me zell dhe sakrificë për emancipimin përmes arsimimit të popullatës shqiptare, pushteti i burgosi, i diferencoi “ideo-politikisht” duke i lënë pa punë, e një pjesë i shpërnguli në Turqi…
Shumica dërmuese e këtyre intelektualë të dënuar nga regjimi ishin besimtarë, por që dinin të ndanin qartë fenë si ushqim shpirtëror, nga dashuria dhe obligimi ndaj atdheut dhe kombit. Dinin shumë mirë se rruga drejt emancipimit të shoqërisë shqiptare nuk kalon përmes fesë, aq më tepër të keqpërdorur nga pushtuesit, por përmes arsimit dhe kulturës. Ashtu siç e kuptonin edhe klerikët në shërbim të kombit e jo të pushtetit, siç ishte Xhemil Efendiu- imami i Xhamisë në qendër të Tetovës. i cili në përpjekjet e tij për të ndaluar shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve në Turqi, në një ligjëratë të tij në xhami deklaroi: “Gjithëkrijuesi derrin e këtushëm e pranon per
kurban, kurse dashin e Turqisë – nuk e pranon…” Për këtë deklaratë të tij, Xhemil Efendiu, edhe pse në moshë të shtyrë, u dënua me burg, ku dhe përfundoi jetën e tij.
Përfshirja kaq e hapur dhe e vrazhdë e pushtetit dhe partive politike në institucionet fetare, si dhe e fesë në jetën politike të shqiptarëve zbulon motivin e krijimit Lëvizja Besa dhe Alternativa, që për platformë të pashkruar politike kanë shtrirjen e ndikimit politik përmes fjalorit dhe
aktiviteteve fetare. Sqaron faktin që bashkëshortja e re e reisit “për koincidencë” qëlloi të jetë nënkryetare e një nëndege të BDI-së. Ndërkohë zbulon edhe majen e ajsbergut, të një luftë të ashpër, me shërbime inteligjente vendase dhe të huaja të involvuara, në mes të BDI-së në pushtet dhe Aleancës në koalicion me ASH, për të futur në dorë udhëheqësin e BFI.
Shkelja e parimeve dhe regullave demokratike të funksionimit të shtetit laik, do te duhej të alarmonte të gjithë opinionin publik në këtë shtet, si dhe të gjitha ambasadat që treguan zellin
e tyre të madh në mbajtjen në këmbë të këtij shteti të brishtë.
E besimtarëve të vërtetë shqiptarë, do të duhej t’u shërbente për t’u bindur në vërtetësinë e porosisë së rilindasve tanë, si dhe personaliteteve të shquara shqiptare si Hazif Ali Korça, Hoxhë
Idriz Gjilani, Hoxhë Rexhep Voka… marrë nga fjalët e vet profetit Muhamed a.s. “pa vatan, nuk ka iman”.
Afrim Fanda

Koment: Prit dhe (shpreso) për Joe Biden

Merkel Trump

Merkel dhe Trump, në takimin në dhjetor 2018

Kancelarja Angela Merkel u pyet në një intervistë, nëse ka ende besim tek Donald Trump. Një pyetje e çuditshme. Sepse marrëdhënia transatlantike ka kohë që është kthyer në një pirg rrënojash, thekson Sabine Kinkartz.

Jo, kjo nuk është nekrologji e marrëdhënieve gjermano-amerikane. Edhe pse në këtë moment nuk ka ndonjë shkas për ta quajtur atë vërtet ekzistente dhe të gjallë. Edhe pse është e vështirë të durohet, që pikërisht kjo marrëdhënie është kaq e shkatërruar tani. E nuk të ngushëllon fakti, që marrëdhënia e helmuar me SHBA parë në planin global nuk është rast i veçantë.

SHBA – Gjermani. Një marrëdhënie gjithmonë e veçantë. Një marrëdhënie dashurie, e vetëkuptueshme, e pathyeshme. Amerika, ky vend ishte në shekullin e 20-të bota e re, fanar i demokracisë, vendi i mundësive të pakufizuara. Në vitet 80-të dhe 90-të vendi i dëshiruar jo vetëm nga të rinjtë gjermanë. Kaq modern, kaq progresiv, kaq i hapur për ide të reja. Një udhëtim në Nju Jork, San Francisko, Los Anxhelos – kujt nuk i ndrisnin sytë para një mundësie të tillë?

Jo çdo gjë që shkëlqente ishte ar

Edhe nga ana politike, SHBA dhe Gjermania i përkisnin njëra-tjetrës. Ata ishin aleatët më të ngushtë, e kjo jo vetëm në kuptimin ushtarak. Si një çift i martuar me vite. Deri sa të na ndajë vdekja. Që nuk do të thotë, se asnjëri nuk rrëshqiti dikur në ndonjë gabim. Morali i keq i pagesës së gjermanëve në NATO, suficencat eksportuese të Gjermanisë, marrëdhënia shpesh jo edhe aq kritike ndaj Kinës -të gjithë këto kishin kohë që ishin tema grindjeje. Edhe nën presidentin Obama nuk ishte ar çdo gjë që shkëlqente. Por diferencat asnjëherë nuk e vinin në pikëpyetje marrëdhënien transatlantike.

Kjo ka ndryshuar sot, madje kaq masivisht, saqë nuk ke nevojë të vendosësh syze rozë për të menduar se e shkuara ishte vërtet më e mirë. A ka ende besim tek presidenti, Donald Trump u pyet kancelarja Merkel në një intervistë në televizionin gjerman këtë javë. Përgjigja e saj ishte e thatë dhe e qëlluar. „Unë punoj me presidentët e zgjedhur në botë, dhe natyrisht edhe me atë amerikan.” Ajo edhe mund të thoshte: Si politikane nuk mundem ndryshe, më duhet të duroj, kjo është puna ime.

Gjermanët janë të shokuar

Kjo tingëllon e esëllt dhe pragmatike, dhe ashtu është vërtet. Por natyrisht Merkelin nuk e lë indiferente ajo që po ndodh në Amerikë. Si shumë gjermanë edhe ajo është e tronditur për shpërthimin e dhunës, për shoqërinë amerikane aq të përçarë, për rolin që luan Trump. Aksionin e policisë me pasojë vdekjen e afroamerikanit, George Floyd Merkel e cilëson „vrasje” dhe është e shqetësuar, se ku po shkon ky vend kaq i polarizuar. „Unë vetëm mund të shpresoj, që të arrihet një zgjidhje, dhe jam e gëzuar që shumë vetëm japin kontribut për këtë.” Me këtë Merkel nuk ka pasur parasysh Donald Trump.

Nuk mund të mos vihet re, se kancelarja ka hequr dorë nga çdo përpjekje për të bashkëpunuar me Donald Trump. Besim tek Trump ajo nuk ka pasur kurrë. Por në fillim pala gjermane kishte shpresë, që posti mund ta vinte Donald Trumpin në udhë, të paktën aq sa të mundësohej një politikë e përbashkët. Por kjo shpresë u shkatërrua shpejt. Ajo që pasoi ishte habi, mungesë mirëkuptimi, zemërim, shok bashkuar me pafuqi politike.

Ai polarizon, Merkel kërkon të bashkojë

Ajo që Merkel nuk ia fal Trumpit është largimi i tij nga bashkëpunimi ndërkombëtar. Ai e refuzon çdo gjë, që për kancelaren Merkel është baza e një rendi botëror funksionues: organizatat ndërkombëtare dhe një rend multilateral ndërkombëtar. Për këtë Merkel ka luftuar gjithmonë, sepse ajo është e bindur, që politika duhet të ulë në një tavolinë krerët e t’i bëjë të gjejnë një zgjidhje.

Por llambat e kuqe u ndezën, kur Trump deklaroi largimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në mes të pandemisë Corona. Por dihet, më së miri Trump do që ta shohë pandeminë si të përfunduar. Prandaj nuk do as edhe një pengesë që samitin e G7-s ta organizojë si takim personal mes krerëve të shteteve dhe qeverive në SHBA. Këto do të ishin pamje të dëshiruara për fushatën.

Ndihmë për fushatë zgjedhore? Jo të lutem!

Por Angela Merkel nuk ia jep këtë skenë Donald Trumpit. Ajo ka refuzuar pjesëmarrjen këtë javë duke iu referuar pandemisë së Coronës. Të mbështesësh luftën e këtij presidenti për t’u rizgjedhur në nëntor? Me siguri jo. Merkel bën pjesë tek ata që shpresojnë për ndryshim personeli në Shtëpinë e Bardhë. Megjithëse edhe ajo e di, që edhe nën një president, Joe Biden jo çdo gjë do të ishte automatikisht në rregull. Bota është rrotulluar shumë këto vite. Por të paktën të punohet për të kthyer besimin e humbur.

Deri atëherë mbetet të pritet dhe të vëzhgohen nga larg zhvillimet në SHBA. Kaosi i dhunshëm dhe pandemia e Coronës, që kërkon edhe më tej jetë njerëzish dhe do të godasë ekonominë, do ta preokupojnë gjatë Amerikën.

Por çfarë ndodh, nëse Donald Trump arrin edhe një mandat të dytë? A do ta durojë dot këtë marrëdhënia gjermano-amerikane? Zor…po të kujtosh, se çfarë është shkatërruar në katër vitet e fundit. Atëherë përfundimisht do të fillonte epoka e akullit. Pra mbetet vetëm të shpresohet.

dw

Ftohja e Gjermanisë: “Është e komplikuar“ me SHBA”

Heiko MaasMinistri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thotë fjalë të qarta për reagimin e Donald Trumpit ndaj trazirave të fundit në SHBA. Ai shprehet i rezervuar kundrejt planeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Me kritika ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh ndaj

„Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëherë ne e kemi regjistruar këtë”, thotë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për gazetën gjermane „Bild am Sonntag”. „Ne e vlerësojmë prej dekadash bashkëpunimin e konsoliduar me trupat amerikane. Ai është në interes të të dyja vendeve.” Por aktualisht marrëdhëniet aktuale mes Gjermanisë dhe SHBA-së nuk janë të lehta. Kjo kuptohet nga deklarata e Heiko Maas. „Ne jemi partnerë të ngushtë në një aleancë transatlantike. Por: është e komplikuar.”

Gazeta “Wall Street Journal” kishte raportuar më parë bazuar në raportime të qarqeve qeveritare, se presidenti Donald Trump kërkon të tërheqë 9.500 nga 34.500 ushtarë amerikanë në Gjermani. Në të ardhmen do të vlejë një kufi maksimal prej 25.000 ushtarësh. Edhe revista e njohur gjermane „Der Spiegel” ka raportuar në bazë të burimeve të saj, se do të ketë një reduktim masiv të trupave amerikane në Gjermani. Shtëpia e Bardhë as nuk i hedh poshtë, por as nuk i konfirmon raportimet.

TrumpMe kritika ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh ndaj reagimit të Donald Trump për trazirat pas vdekjes së afroamerikanit, George Flyod në një ndërhyrje policore në Mineapolis. “Unë e konsideroj si rrugën e gabuar, që në një situatë të tensionuar të kërcënosh me dhunë”, deklaroi Maas. “Demokratët duhet të pajtojnë dhe jo të përçajnë.”

Sjelljen e Trumpit kundrejt gazetarëve, të cilët ai i përcaktoi si armiq të popullit, Maas e cilësoi si shumë të rrezikshme. Këtë e njohim nga populistët në të gjithë botën. Ata polarizojnë kundër grupeve të caktuara dhe përpiqen kështu të mobilizojnë përkrahësit e vet. Por një shoqëri ka nevojë për një gradë të caktuar të unitetit. Populistët përkundrazi e përçajnë shoqërinë për qëllimet e tyre. „E kjo jo vetëm e bën më të vështirë bashkëjetesën në një shoqëri, por edhe në nivelin ndërkombëtare nxit konfliktet. Kjo është gjëja e fundit që na duhet.”

Megjithatë ka shumë vetë në SHBA që janë shprehur me mençuri së fundmi, tha Maas. Këtu bën pjesë sfiduesi i Donald Trump, Joe Biden nga demokrattë, por edhe ish-presidenti republikan, George W. Bush. “Kjo më jep shpresë, se nga të dyja kampet politike ka zëra të përgjegjshëm. Shpresoj shumë, që të arsyeshmit të dalin në krye.”

la/wa/ack (rtr, dpa)