Rikthehet ndalimi i lëvizjes për qytetarët por jo vetëm në komunat e Shkupit, komunat e Kumanovës, Lipkovës, Shtipit, Tetovës si dhe Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunovcës

NdalesaPas seancës së 60-të të mbajtur sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, vendosi që të ndalojë lëvizjen për të gjithë qytetarët në Shkup (të gjitha komunat e Shkupit), Kumanovë, Lipkovë, Shtip, Tetovë si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcë edhe atë prej ditës së Enjte (04.06.2020) prej orës 21:00 deri të hënën (08.06.2020) në ora 05:00.

Ndërsa në të gjitha qytetet e tjera ndalohet lëvizja prej ditës së Enjte (04.06.2020) prej orës 21:00 deri të Premten (05.06.2020) në ora 05:00, ndërsa të Premten, të Shtunën, të Dielën në këto qytete ndalimi fillon prej orës 16:00 dhe zgjat deri ditën e nesërme, në ora 05:00 të mëngjesit.

Dita e Premte (5 Qershor) shpallet si ditë jo pune, për të gjithë qytetarët.

Në periudhën prej ditës së Enjte (04.06.2020) prej orës 21:00 deri të hënën (08.06.2020) në ora 05:00 ndalohet vizita në varreza, në territorin e vendit, përveç funeraleve thuhet me tej në vendimin e qeverisë.

 

 

 

Reforma zgjedhore, vijojnë bisedimet në rezidencën amerikane

Ambasadorja Yuri KimBisedimet për Reformën zgjedhore rinisën sot paradite sërish në residencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, në prani dhe dhe të ambasadorëve të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesit të OSBE-së, ashtu si dhe gjatë ditës së djeshme. Sërish anëtarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i Partisë socialiste, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike e Petrit Vasili i LSI-së, pasi kishte kaluar pak më shumë se një orë, u larguan për t’ju drejtuar selive respektive për të koordinuar ndoshta qëndrimet e fundit, me krerët e partive respektive.

Dita e sotme u vu mbrëmë nga ambasadorët, në mbyllje të bisedimeve të gjata, si një afat brenda të cilit do të duhej të përmbyllet gjithshka. Diplomatët perëndimorë bënë të qartë se kufiri i patolerueshëm është respektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Kufijtë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kjo është ajo që Këshilli europian po i kërkon Shqipërisë që të bëjë”, tha në përfundim të takimit në mbrëmje, ambasadori i BE-së Luigi Soreca. Kjo nuk do të thotë se palët nuk mund të marrin në konsideratë edhe zgjidhje e propozime shtesë, nëse gjejnë gjuhën e përbashkët, por ato nuk duhet të kthehen në një pengesë. Këtë e bëri të qartë ambasadorja Kim. “Qëllimi ynë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHR në mënyrë që ajo të jetë anëtare në BE. Nëse partitë do të arrijnë konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODHIR ne do të jemi dakord. Por nëse konsensusi për këto pika që shkojnë përtej rekomandimeve, nuk arrihet atëherë palët duhet të heqin dorë nga këto kërkesa”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Në ndryshim nga më parë përfaqësuesit politik shqiptarë nuk bënë komente. Duket se çështja kryesore në diskutim është ajo e administratës zgjedhore, për të cilën shumica kërkon depolitizimin e saj. “Ka qenë ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve i është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë”, tha ambasadorja amerikane. Ambasadori Soreca foli për një qasje konstruktive mes palëve. “I ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë këtë impuls, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasadori Soreca. “Këshilli politik u krijua për të përfunduar reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar të kenë zgjedhje më të mira herën tjetër”, deklaroi ambasadori britanik Duncan Norman.

Të tre diplomatët vunë theksin të ndikimi që marrëveshja për reformën zgjedhore pritet të ketë për procesin e integrimit europian të vendit dhe vendimet që Brukseli do të marrë së afërmi. “Shqipëria, aleati dhe miku ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. Sikurse jeni në dijeni, BE-ja ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociatat për në BE, mes tyre është reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it”, theksoi ambasadorja amerikane. Ndërsa ambasadori i BE-së vuri në dukej se “shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë”, deklaroi zoti Soreca.

voa

 

Avdullah Hoti, kryeministër i ri i Kosovës

New GovermentParlamenti i Kosovës me 61 vota miratoi përbërjen e qeverisë së re të koalicionit të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partive të pakicave.

Qeveria e re që do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministri, përbëhet nga koalicioni i Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partive të pakicave.

Seanca u bojkotua nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje të reja, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, votoi kundër qeverisë së re.

Kabineti i ri mori minumunim e votave dhe kjo u bë e mundur pas negociatave të orëve të fundit. Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili kishte paralajmëruar votën kundër tha se ndërroi mendje pas bisedave me presidentin Hashim Thaçi dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj.

Vota e tij ishte vendimtare, meqë Lidhjes Demokratike i mungonin tri sosh përfshirë edhe atë të kryetares së parlamentit, Vjosa Osmani e cila nuk pranoi të drejtojë seancën e sotme, dy vota mungonin nga partitë e pakicave jo serbe, ndërsa pati edhe një abstenim.

Kryeministri i ri Kosovës, Avdullah Hoti, duke paraqitur programin e tij tha se përparësi e qeverisë së tij do të jetë përballja me pandeminë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe ripërtëritja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë perëndimor. Ai tha se qeveria e re vlerëson rolin e përbashkët dhe të pandashëm të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në arritjen e marrëveshjes me Serbinë dhe në garantimin e zbatimit të saj.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë do të bazohet në njohjen reciproke në mes të këtyre dy shteteve, në këtë mënyrë do të sigurohet stabilizimi afatgjatë i Kosovës, do të mundësohet anëtarësimi në OKB dhe do të garantohen proceset integruese në aleancën Veri-Atlantike dhe në BE. Ky dialog kërkon një bashkërenditje të plotë në mes të institucioneve të vendit si dhe një unitet sa më të gjerë të mundshëm politik në vend ku roli i opozitës parlamentare është i pashmangshëm. Në dialog duhet të jemi të gjithë së bashku sepse përfundimi i suksesshëm është në interes të gjithë skenës politike dhe qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Hoti tha se me një qasje pajtuese qeveria e re do të rindërtojë konsensusin e brendshëm politik për sfidat që e presin vendin. Ai tha se nuk do të lejojë askënd të godasë rendin kushtetues dhe themelet e shtetit.

“Marrja e përgjegjësisë për udhëheqjen e qeverisë sot kur raportet tona strategjike me miqtë ndërkombëtarë janë lënduar nga një politike populliste është tejet sfiduese dhe kërkon përkushtim të madh. Fushata e paprecedentë kundër administratës amerikane me fyerje dhe linçime ndaj figurave kryesore të saj si dhe përkrahja për të nxitur perceptim antiamerikan në vend është dëmi më i madh që i ka ndodhë Kosovën në planin ndërkombëtar në këto 30 vite përpjekje për liri, pavarësi dhe demokraci. Kjo qasje duhet të marr fund përgjithmonë”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje bojkoti seancën, ndërsa shefi i grupit parlamentar të saj, Rexhep Selimi, tha se kjo qeveri është ilegale dhe jolegjitime.

“Ju qëllimet i keni të cekta por të rrezikshme, të thjeshta por të këqija. Ju doni të përfitoni nga një situatë e rëndë për Kosovën, që të grabisni pushtet pa fitore e pa zgjedhje ashtu siç fituat nga pandemia për ta çuar qeverinë në mocion mosbesimi. E keni perfeksionuar tani më zanatin e përfitimit nga situatat. A nuk jeni ju disa që kurrë nuk keni fituar zgjedhje por gjithmonë keni përfituar prej fitoreve të tjerëve?”, tha ai.

Kurti: Qeveria Hoti – qeveri koti

Kryeministri i deritashëm në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi të paligjshme qeverinë e miratuar të mërkurën në parlamentin e Kosovës. Në një video mesazh të shpërndarë në rrjetin facebook, ai tha se nga nesër nuk do të jetë në zyrën e kryeministrit.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/766507660555451/

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar vetën e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër, nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, tha mes tjerash ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, subjekti i të cilit votoi kundër formimit të qeverisë, kritikoi koalicionin e deritashëm për siç tha rrezikim të vendit dhe qytetarëve.

“Ideja e përfitimit me çdo kusht, çdo herë sjellë humbjen pa kusht, kjo edhe po i ndodhë sot Albin Kurtit. Kjo do t’i ndodhë edhe Avdullah Hotit i cili është kopje jo origjinale e këtij mashtrimi. Do ta bëj situatën edhe më të rëndë në këtë vend. Lidhja Demokratike e Kosovës kur nuk ka qenë në pushtet gjithmonë ka ndihmuar rrënimin, ndërsa kur është në pushtet, kurrë nuk merr përgjegjësitë që i takojnë. Pastaj këto koalicione qoftë ky aktual qoftë ai paraprak kur dëgjon fyerjet mes tyre dha bashkimet më pas nuk mund të pyesësh, a ka mbet pak nder e moral te këta njerëz?”, tha zoti Veseli.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën formimin e qeverisë së re

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha në një deklaratë të shkurtër se e mirëpret qeverinë e re të Kosovës.

“Mezi pres të punoj më të dhe të rifillojmë bisedimet me Serbinë”, thuhet në deklaratën e zotit Grenell.

Ambasada amerikane në Prishtinë përgëzoi siç tha “formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re të Kosovës”.

“Presim me padurim të punojmë me qeverinë Hoti, për të vazhduar punët e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe përparimin, përfshirë përpjekjet për fuqizimin e marrëdhënieve rajonale në luftimin e pandemisë së COVID-19”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Bashkimi Evropian pret rifillim të shpejtë bisedimesh Kosovë – Serbi

Bashkimi Evropian përgëzoi Kosovën për formimin e qeverisë së re duke theksuar mbështetjen e saj për përparimin e saj në rrugën evropiane.

Në një komunikatë të përbashkët, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, thanë se “një rifillim i shpejtë i dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, është thelbësor për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Të dy zyrtarët thanë se BE-ja do të vazhdojë të mbështes Kosovën dhe qytetarët e saj. “Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Kjo do të kërkojë përpjekje për reforma si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Rifillimi i bisedimeve me Serbinë, të pezulluara që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe, pritet të jetë një nga sfidat kryesore të qeverisë së re të Kosovës.

Mospajtimet rreth qasjes ndaj këtyre bisedimeve, tarifave ndaj mallrave serbe dhe masave të reciprocitetit çuan edhe në përçarjen e koalicionit të deritashëm qeverisës ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila më 25 mars hodhi një mocion mosbesimit me të cilin u rrëzua qeveria e zotit Kurti, duke e lënë vendin me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së koronavirusit.

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se qeveria e re do të përfshihet në një proces negociatash për një marrëveshje me Serbinë që mund të çojë në ndarjen e Kosovës përmes ideve për shkëmbim territoresh, një mundësi që është hedhur poshtë disa herë nga diplomatët amerikanë por edhe ata evropianë.

Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, u dekretua si mandatar më 30 prill nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Dekreti i tij u sfidua nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese. Të enjten më 28 maj, Gjykata i dha të drejtë dekretit të presidentit duke nxitur reagimin e lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilësoi të padrejtë dhe të papranueshëm. Kjo lëvizje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe e quan të papranueshme formimin e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhje të 6 tetorit të vitit të kaluar. Lëvizja Vetëvendosje tashmë është duke mbledhur nënshkrimet për një peticion me të cilin kërkon zgjedhje të reja.

Derisa në parlamentin e Kosovës po votohej për qeverinë e re, dhjetëra qytetarë u mblodhën jashtë ndërtesës së këtij institucioni për të kundërshtuar një veprim të tillë.

Protestuesit brohoritën në mbështetje të lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje të reja dhe e cilëson të paligjshme qeverinë Hoti, e cila u formua pasi që Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri.

Kjo lëvizje tha se nuk qëndron prapa protestës së sotme por nuk ka përjashtuar protestat e as veprime të tjera për të kundërshtuar formimin e qeverisë së re.

Formimi i qeverisë u cilësua si një ditë e rëndësishme për demokracinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një postim në rrjetet sociale tha se me bashkëpunim ndërinstitucional mund të rimëkëmbet ekonomia të ecet me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik dhe të fuqizohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë perëndimor.

Në një konferencë me gazetarë në orët e pasdites, presidenti Thaçi i bëri thirrje kryeministrit të deritashëm Albin Kurti për “pranim-dorëzim sa më të lehtë të detyrës te Qeveria Hoti. Kërkohet të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij nuk i bën nder as atij, as partisë së tij, as shtetit të Kosovës e as demokracisë. Pas shkarkimit ai po bëhet edhe më qesharak. Kërkoj të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen evropiane, partneritetin me SHBA-në, për zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenies sociale e një të mirë të gjithëmbarshme në vend”, tha ai.

voa

Ibuprofeni, a i zbut simptomat e COVID-19s?

IbuprofenMjekët britanikë janë duke testuar një formulë të ilaçit anti-inflamator ibuprofen për të parë nëse ai i zbut problemet e frymëmarrjes tek pacientët me simptoma të rënda të COVID-19.

Provat përfshijnë një formulë të veçantë të ibuprofenit, për të cilin studiuesit thanë se kishte treguar më shumë efekt sesa ibuprofeni i zakonshëm për trajtimin e sindromave akute të frymëmarrjes si ARDS, që është një komplikacion i COVID-19.

Formula e re është e liçencuar tashmë për përdorim në Britani për sëmundje të tjera.

“Nëse kanë sukses, vlera e këtyre provave për shëndetin publik global do të ishte e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh koston e ulët dhe disponueshmërinë e këtij ilaçi,” tha Matthew Hotopf, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore Maudsley.

Në muajin mars, ministri i shëndetësisë i Francës tha se njerëzit nuk duhet të përdorin ilaçe anti-inflamatore si ibuprofeni nëse kanë simptoma të COVID-19.

Por, rregullatorët e ilaçeve në SHBA, Britani dhe BE si dhe firma Reckitt Benckiser, që prodhon Nurofenin, kanë thënë se nuk ekzistojnë prova që të vërtetojnë se ibuprofeni shkakton probleme te pacientët me COVID-19.

voa

Gjermania ndryshon paralajmërimin për udhëtime për 31 vende

Check-inPër vendet e treta, si Ballkani Perëndimor, do të pritet vendimi i Komisionit të BE-së. Paralajmërimi për udhëtime për vendet e BE-së, Schengen-it dhe Britaninë e Madhe, do të zëvendësohet me udhëzime për secilin vend.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, bëri të ditur të mërkurën, 3.6.2020, në Berlin se Gjermania ka vendosur që prej datës 15 qershor ta heqë paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtime në vendet e BE-së, të hapësirës Shengen dhe në Britaninë e Madhe. Paralajmërimi që ishte vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit do të zëvendësohet me udhëzime për secilin vend.

Shumica e vendeve të BE-së ndërkohë kanë vendosur që prej datës 15 qershor t’i lejojnë turistët nga vendet në fjalë që të vizitojnë vendin e tyre. Përjashtim këtu bëjnë Spanja dhe Norvegjia, sipas ministrit Maas, të cilat do t’i lejojnë pak më vonë udhëtimet turistike në to. Për Spanjën ka gjasë qysh më 21 qershor, tha ministri.

Jo ftesë automatike për udhëtim

Maas tha më tej se nuk duhet të kujtojmë se me këtë mbaroi rreziku i infektimit  me Covid 19. „Tani varet nga përgjegjësia individuale që të pengojmë një vale të dytë infektimi“, tha ai para gazetarëve. Ashtu siç vlen parimi që „paralajmërimet nuk janë ndalesa absolute”, ashtu tani vlen parimi se “udhëzimet nuk duhen kuptuar si ftesa për udhëtim”. Një gjë duhet të jetë e qartë, tha Maas: “Këtë verë nuk do të ketë më aksione riatdhesimi për turistë që ndodhen në karantinë.”

Për vendet e Ballkanit Perëndimor? 

Maas nuk foli enkas për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për vendet e treta, ku hyjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këto vende ai tha se do të pritet vendimi që do të merret këtë javë nga Komisioni i BE-së, dhe se ky vendim do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar në Gjermani.

Paralajmërimet do të mbeten në fuqi për zona të veçanta

Për rajone të veçanta, do të mbeten në fuqi  paralajmërimet për udhëtim, për shembull, për ato rajone, në të cilat numri i infektimeve të reja në shtatë ditët e fundit ka qenë më i lartë se 50 për 100 000  banorë.

Përveç kësaj do të merren parasysh edhe masat përkatëse të secilit vend për parandalimin e infektimit, si edhe për shërbimin mjekësor në rast infektimi. Si orientim për këto masa shërbejnë këshillat e Komisionit të BE-së, tha Maas.

dw

Covid 19: 101 raste të reja, 4 të vdekur dhe 10 persona të shëruar

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 974 testime dhe janë regjistruar 101 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 59 – Kumanovë 12 – Shtip 7- Strugë 6 – Tetovë 5 – Gostivar 3 – Koçanë 3 – Probishtip 2 – Kavadar 1 – Prilep 1 – Veles 1 dhe Ohër 1

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient nga Prilepi (84 vjeç) , i hospitalizuar në spital më 17 maj. Në Spitalin “8 Shtatori” ndërruan jetë 3 pacient : një pacient nga Tetova (75 vjeç) i pranuar në spital më 24 maj, një pacient nga Kumanova (71 vjeç) i pranuar në spital më 26 maj dhe një pacient nga Shkupi (58 vjeç) i pranuar në spital më 30 maj.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 10 pacientë të rikuperuar -Tetovë 8 dhe Veles 2.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 132 teste janë në kornizë të skriningut nëpër kopshte përmes Qendrave për Shëndet Publik Shtip, Prilep, Manastir dhe Shkup. Janë konfirmuar 2 raste pozitive në kopshtet në Shtip. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 32 161 teste për covid -19 .

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2492, numri i pacientëve të rikuperuar është 1605, numri i të ndjerëve është 145, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 742.

Sipas informatave nga mbledhja e 14-të e shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, të datës 01.06.2020:

“Në Tetovë dhe komunat përreth numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 215. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 112 persona kurse 21 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 82.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm është si vijon:
-Komuna e Tetovës 114 (7 kanë ndërruar jetë) – me 91.760 banorë
-Komuna e Bogovinës 50 (6 kanë ndërruar jetë) – me 30.928 banorë
-Komuna e Tearcës 23 (2 kanë ndërruar jetë) – me 22.916 banorë
-Komuna e Bërvenicës 15 (1 ka ndërruar jetë) – me 16.590 banorë
-Komuna e Jegunovcës 6 – me 10.440 banorë
-dhe Komuna Zhelinës 7 të infektuar (3 persona kanë ndërruar jetë) – 28.044 banorë

Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 224 persona, në vetizolim 35, kurse në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit gjenden 176 persona.”

Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 5 raste të reja, fatkeqësisht një viktimë dhe kemi 8 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 82.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

  • Shkup – 987, aktiv 396 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Tetovë – 236, aktive 82 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
  • Prilep – 213, aktiv 30 (me 75.132 banorë)
  • Velesi – 133, aktiv 28 (me  54.384 banorë)
  • Kumanova – 481, aktive 66 (me 109.228 banorë)
  • Shtip – 111, aktiv 76 (me 43.625 banorë)
  • Struga – 90, aktive 18 (me 65.801 banorë)
  • Ohër- 24, aktiv 7 (51.591 banorë)
  • Manastir – 28, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
  • Gostivar – 32, aktiv 11 (111.252 banorë)
  • Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
  • Dibra  – 51, aktiv 0 (me 20.863 banorë)

Covid 19: 76 raste të reja, 1 të vdekur dhe 26 persona të shëruar

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 885 testime dhe janë regjistruar 76 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 52 – Tetovë 14 – Kumanovë 2 – Veles 2 – Gostivar 2 – Shtip 1 – Koçanë 1 – Probishtip 1 dhe Kratovë 1.
Në spitalin “8 Shtatori”ndërroi jetë një paciente nga Struga (56 vjeçare) e cila u pranua në spital më 21 maj si e dyshimtë për covid-19 , është konfirmuar pozitiv pas pranimit në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 26 pacientë të rikuperuar.
- Shkup 12 – Tetovë 11 – Kumanovë 2  – Gostivar 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 31 187 teste për covid-19. Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, 127 teste janë brenda skriningut. Testet u kryen në kopshtet në Shkup dhe institucionet gerontologjike dhe nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv të covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2391, numri i pacientëve të rikuperuar është 1595, numri i të ndjerëve është 141, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 655.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 14 raste të reja dhe kemi 11 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 86.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

  • Shkup – 928, aktiv 338 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Tetovë – 231, aktive 86 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
  • Prilep – 212, aktiv 30 (me 75.132 banorë)
  • Velesi – 132, aktiv 29 (me  54.384 banorë)
  • Kumanova – 469, aktive 55 (me 109.228 banorë)
  • Shtip – 104, aktiv 69 (me 43.625 banorë)
  • Struga – 84, aktive 12 (me 65.801 banorë)
  • Ohër- 23, aktiv 6 (51.591 banorë)
  • Manastir – 28, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
  • Gostivar – 29, aktiv 8 (111.252 banorë)
  • Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
  • Dibra  – 51, aktiv 0 (me 20.863 banorë)

Shqipëria rihap të gjithë kufijtë tokësorë

Plazhi

Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus javën e kaluar, situata është “stabile”, ka thënë një zyrtar shëndetësor.

Shqipëria deri më tani ka regjistruar 1,143 raste me koronavirus, prej tyre 33 pacientë kanë vdekur.

Ndeshjet e shumëpritura të futbollit do të rikthehen këtë javë, pa tifozë.

Parqet dhe palestrat janë rihapur të hënën, derisa dyqanet veçse kanë qenë të gatshme t’i shërbejnë konsumatorët.

Me qëllim të rikthimit të turizmit, Shqipëria ka hapur plazhet dhe hotelet po ashtu nga dita e hënë.

Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia e Shqipërisë do të tkurret për 5 për qind, nëse shumica e aktiviteteve rikthehen në fillim të verës, apo 6.9 për qind, nëse një gjë e tillë ndodh më vonë.

rel

Sprapsje prej globalizimit?

 

Corona RecezionSa më të degëzuara dhe ndërkombëtarizuara hallkat e furnizimit, aq më me risk janë ato. Me krizën Corona ekonomia po përballet me kostot e larta humbjesh dhe po reagon. A ka nisur vallë sprapsja prej globalizimit?

Sipërmarrjet e logjistikës si p.sh. ajo Dachser janë si sizmiografë të tregtisë globale. Nëse ka ndokund luhatje në ekonomi, atëherë në qendrën e firmës në Allgäu ndriçojnë llambat e alarmit. Gati 12.000 kamionë qarkullojnë nën mandatin e kësaj firme përmes Europës. Përmes ajrit dhe detit sipërmarrja në pronësi familjare vitin e kaluar ka transportuar anë e mbanë globit një milionë dërgesa.

Edhe gjatë pandemisë kur një pjesë e madhe e botës ishte izoluar prej masave kufiziuese, tek Dachser as që mendohej për paralizim: “Ka pasur shumë rënie në transportin e mallrave të ndryshme industriale si dhe në degën e automobilëve, por degët e afërta me konsumin si ushqimet kanë pësuar një bum”, thotë sagt Andreas Froschmayer, i cili është përgjegjës në firmë për orientimin strategjik. Edhe dega e logjistikës po përballet me pasojat e virusit Corona.

Pikërisht në industri Dachser po përgatitet tani për një kthesë. “Shumë klientë do të shqyrtojnë, nëse është e arsyeshme, që të kenë rrjete furnizimi diku në botë”, thotë Froschmayer.

Jo vetëm shoku prej Coronas ka nxjerrë në pah se sa të brishta janë rrjetet e furnizimit, por edhe politikisht ndërkohë po vijnë sinjale kundër ndarjes mbarë botërore të punës. “Këto rrjete të mallkuara furnizimi. Edhe nëse vetëm një pjesë e botës nuk funksionon, gjithçka përfshihet nga kaosi. Ne duhet sërish t’i kemi ato në SHBA”, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ai nuk është i vetëm me keto kritika. Ekspertët e mjedisit e shohin ndarjen ndërkombëtare të punës si një marrëzi ekologjike. Shumë ekspertë të tregtisë kritikojnë ndarjen e punës si jo rezistente ndaj goditjeve të shokut nga jashtë si në rastin e krizës Corona. Sipas një anketimi të kompanisë së konsulencës për strategjitë McKinsey, një në katër sipërmarrje në Gjermani, po mendon që ta ulë intensitetin e zhvendosjes jashtë vendit të pjesëve të rrjetit të furnizimit.

Tendenca për rrjete furnizimi me distanca më të vogla është vërejtur që prej dhjetë vjetësh, thotë ekonomisti Hartmut Egger: “Pas krizës financiare shumë sipërmarrje kanë reaguar duke i kërkuar prodhuesit dhe furnizuesit e tyre në afërsi.” Kështu për Europën prodhimi në vendet e Europës Lindore dhe në Afrikën Veriore ka qenë më me meinteres.

Kriza Corona mund ta përforcojë tani këtë tendencë. “Një krizë nxjerr në pah edhe realitetin e kostove. Si rrjedhojë sipërmarrjet tani mund ta kuptojnë më mirë, se sa kushton  nëse asaj u mungojnë rrjetet e furnizimit”, thotë Egger për DW.

Distancim prej prodhimit just-in-time

Se çfarë avantazhi ka ta kesh vet në dorë rrjetin e furnizimit, këtë e vëren tani prodhuesi i impianteve të kopshtarisë dhe bujqësisë Stihl. Produkti më i eksportuar aktualisht i sipërmarrjes nga Baden-Vyrtembergu është sharra elektrike. Ajo shitet në më shumë se 160 vende. Gjysma e të gjitha pjesëve përbërëse të saj prodhohet nga vetë firma Stihl. Kësisoj kjo sipërmarrje është dalluar tani në kohën e pandemisë kundrejt konkurrencës, thotë zëdhënësi i sipërmarrjes Stefan Caspari. “Ne kemi vazhduar prodhimin dhe shitjen.”

StihlEdhe kjo sipërmarrje pati humbje dhe ndërprerje të prodhimit, por humbja u kompensua me rezervat qe ajo kishte. Kjo pasi ndryshe nga shumë sipërmarrje të tjera Stihl nuk e përqendron prodhimin e saj në modelin e furnizimit “just in time”, por ka gjithmonë një depozitë të mirë të disponueshme në çdo kohë. “Sigurisht që krijimin e depozitave duhet të jesh në gjendje ta përballosh fillimisht, por tani në kohën e pandemisë, kjo tregoi se ia vlen”, thotë Caspari në bisedë për DW.

Sipas Hartmut Egger nga Universiteti i Bayreuth-it intensifikimi i rezervave nëpër magazinat e sipëmarrjeve mund të jetë një tendencë e re pas pandemisë. “Sa më komplekse rrjetet e furnizimit, aq më i lartë është risku për ndërprerjen e tyre. Këtë risk sipërmarrjet mund ta minimizojnë përmes magazinimit.”

Deri më sot shumë ndërmarrje për arsye kostosh kanë hequr dorë prej depozitave të mëdha. Çështja është tani, se sa mendojnë firmat për një valë të re shoku faktik dhe se sa do të jenë ato në gjendje të marrin parasysh kostot shtesë për magazinim”, thotë Egger.

Tek sipërmarrja e logjistikës Dachser ndërkohë mendojnë, se nuk do të ketë sprapsje të globalizimit. Në mbarë botën koncerni ka 170 magazina depozitash. “Magazinimi i mallrave është një fushë e së ardhmes. Për t’i pasur më të qëndrueshme rrjetet e furnizimit, sipërmarjeve u duhet më shumë depozitë”, mendon Froschmayer. Pas pandemisë disa gjëra do të jenë ndryshe nga sa ishin para kohës së krizës Corona.  “Ne megjithatë besojmë, që logjistika ndërkombëtare do të vazhdojë të ekzistojë ashtu si edhe më parë. Kjo do të thotë, që sërish do të ketë potencial për ndarjen e punës në mbarë botën.”

Edhe ekonomisti Egger nuk beson, që do të ketë ndonjë kthesë radikale drejt deglobalizimit. Sepse sprapsja e rrjeteve të furnizimit mund të bartë edhe disavantazhe. “Në një rast të tillë do të thotë të heqësh dorë prej avantazhit të kostove që sjell zhvendosja e punës. Nga ana tjetër përqendrimi më i fortë tek rajonalizimi mund të bëjë që të përballesh edhe me një shok të brendshëm, si p.sh. vërshime apo të tjera dukuri të ngjashme.”

dw

LDK-ja kërkon votimin e qeverisë së re të Kosovës – Vetëvendosje kërkon sqarime nga Kushtetuesja

HotiLidhja Demokratike e Kosovës kërkoi sot nga kryesia e parlamentit që të mërkurën të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re të kandidatit të saj për kryeministër Avdullah Hoti.

Kërkesa u shtrua vetëm pak kohë pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, publikoi vendimin prej 162 faqesh me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se tashmë kjo parti dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë votat e mjaftueshme për miratimin e qeverisë së re.

Më 30 prill presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Dekreti i tij u sfidua nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese. Të enjten më 28 maj, Gjykata i dha të drejtë dekretit të presidentit duke nxitur reagimin e lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilësoi të padrejtë dhe të papranueshëm. Kjo lëvizje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe e quan të papranueshme formimin e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhje të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi të hënën Gjykatës Kushtetuese “që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit”, nga ana e saj.

Dekreti antikushtetues i Presidentit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej”, thuhet në kërkesën e kësaj lëvizjeje.

Ndërkaq, zyra e kryeministrit në detyrë tha se vendimi ka kundërthënie edhe “në dispozitivin e saj. Përderisa në arsyetimin e aktgjykimit (tek përfundimet) ajo thekson se gjyqtarët me shumicë kanë votuar për përputhshmërinë e dekretit të Presidentit me “… paragrafin 4 të neni 95 të Kushtetutës”, në dispozivitin e aktgjykimit është fshirë paragrafi 4. Ky nuk mund të jetë një lëshim teknik apo riformulim gjuhësor, por është paraqitje kundërthënëse e vendimit që kanë marrë gjyqtarët. Ata ose kanë votuar për nenin 95 të Kushtetutës në tërësinë e tij ose për paragrafin 4 të nenit 95”, thuhet mes tjerash në reagimin (ja edhe reagimin e plotë :

Gjykata Kushtetuese bie në kundërshtim me vetveten

Gjykata Kushtetuese sot publikoi Aktgjykimin e plotë në rastin nr. KO 72/20. Duke marrë parasysh se edhe ne kemi pasur në posedim një kopje të dokumenteve përgatitore të Kushtetutës konstatojmë me përgjegjësi se Gjykata nuk ka paraqitur përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues. Ky Komision shprehimisht kishte refuzuar propozimin që pas mocionit të mosbesimit të formohet një Qeveri e re. Gjykata ndër të tjera ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017. 

Gjykata po ashtu ju referohet opinioneve të Komisionit të Venedikut përkitazi me rregullimet kushtetuese të shteteve tjera. Këto rregullime kushtetuese dallojnë thelbësisht nga rendi kushtetues i Kosovës dhe si të tilla nuk kanë asnjë relevancë për çështjen në shqyrtim. Sistemi kushtetues i Kosovës nuk ka ngjashmëri as me Moldavinë dhe as me Turqinë, e aq më pak me Mbretërinë e Bashkuar e cila ka një sistem rregullativ që bie në të drejtën zakonore. 

Gjykata po ashtu shtrembëron përmbajtjen e Aktgjykimit KO 103/14, në të cilin shprehimisht është theksuar nga Gjykata se Presidenti konsultohet vetëm me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën, qoftë relative apo absolute. Ndërkaq ajo që Gjykata thotë tani është se në frymën e atij aktgjykimi Presidenti nuk është i detyruar të konsultojë vetëm partinë e parë. 

Përpos kundërthënieve në lidhje me arsyetimin e neneve të Kushtetutës, procedurës së ndjekur nga Presidenti dhe kompetencave të tij në këtë fazë, paraqitjes së shtrembëruar të përgjigjeve të fituesit të zgjedhjeve, Gjykata është kundërthënëse edhe në dispozitivin e saj. Përderisa në arsyetimin e aktgjykimit (tek përfundimet) ajo thekson se gjyqtarët me shumicë kanë votuar për përputhshmërinë e dekretit të Presidentit me “… paragrafin 4 të neni 95 të Kushtetutës”, në dispozivitin e aktgjykimit është fshirë paragrafi 4. Ky nuk mund të jetë një lëshim teknik apo riformulim gjuhësor, por është paraqitje kundërthënëse e vendimit që kanë marrë gjyqtarët. Ata ose kanë votuar për nenin 95 të Kushtetutës në tërësinë e tij ose për paragrafin 4 të nenit 95. 

Këshilltarët tanë ligjorë bashkë me ekspertë të fushës janë duke përgatitur një analizë të detajuar në lidhje me komplet aktgjykimin. Kjo analizë do të publikohet vetëm për të sqaruar absurditetin e këtij vendimi të cilin nuk mund ta pranojmë. 

Kjo ka qenë një çështje kushtetuese tepër e thjeshtë. As 162 mijë faqe interpretimesh të shpikura, lëre më 162 faqe, nuk mund ta fshehin këtë fakt.

Çfarë thuhet në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës?
1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj. 

në të cilin paralajmërohet një analizë e hollësishme për të sqaruar siç thuhet

absurditetin e këtij vendimi të cilin nuk mund ta pranojmë”.

Më 25 mars Lidhja Demokratike rrëzoi qeverinë e koalicionit të saj me lëvizjen e Vetëvendosje përmes një mocioni të mosbesimit. Mocioni pasoi mospajtimet e thella ndërmjet ish partnerëve të koalicioni rreth trajtimit të tarifave ndaj mallrave serbe, të cilat më 31 mars u hoqën nga qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti dhe u zëvendësuan më masa të reciprocitetit. Lidhja Demokratike kërkoi që të veprohet sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për heqjen e plotë të tarifave pa masa tjera.

Të dielën qeveria në detyrë forcoi masat e reciprocitetit dhe tash e dy ditë me radhë asnjë maune me mallra serbe nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk shkruan Republika e Kosovës dhe të gjitha duhet të jenë të pajisura me leje hyrëse të lëshuara nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Që nga 31 marsi ishte lejuar që mallrat serbe të hynin me mbishkrimin Kosovë, por meqë në eksportet nga Kosova autoritetet serbe kërkuan që të vendoset mbishkrimi Republika e Serbisë, qeveria në Prishtinë vendosi të përgjigjej në mënyrë të ndërsjellë.

Vendimi i saj nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, por edhe të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, sipas të cilit “këto veprime të njëanshme dëmtojnë rifillimin e bisedimeve dhe duhet të hiqen menjëherë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i cili kundërshtoi vendimin e qeverisë në detyrë, tha të hënën se “është mese urgjente që të gjitha masat që kanë cenuar raportin tonë kohëve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohen menjëherë, që në fillimet e qeverisë së re. Përkrahja amerikane në ekonomi, ushtri, diplomaci është jetike për të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë tonë. Kosova duhet të projektoj sigurinë dhe stabilitet me pikësynimin e qartë drejt ngadhënjimit të vlerave euro-atlantike. Unë shpresoj dhe besoj që kjo do të ndodhë në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike për postin e kryeministrit, Avdullah Hoti, tha se “qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, shkroi ai.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi ndërkaq se t’i mohosh Kosovës parimin e reciprocitetit “do të thotë t’i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët. Bisedimet zhvillohen ndërmjet të barabartëve dhe Serbia duhet ta shoh Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi zoti Kurti.

Qëndrimi i kryeministrit në detyrë u mbështet nga kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, në dorën e së cilës është vendimi se kur do të mblidhet kryesia e parlamentit për të caktuar seancën e votimit të qeverisë së re, ngritjen e së cilës ajo e ka kundërshtuar.

Lexoni edhe kete:
Kosovë: Qeveria forcon reciprocitetin ndaj Serbisë – reagime në Bruksel, Beograd e Prishtinë

Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi që nga sot të mos lejohet hyrja e mallrave nga Serbia, dokumentet e të cilave nuk i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues. Vendimi nxiti reagimin e Beogradit, të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, por edhe kundërshtimin e presidentit të Kosovës dhe të mandatarit të tij për formimin e qeverisë së re.

Sipas vendimit të qeverisë, asnjë maune me mallra serbe nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk shkruan Republika e Kosovës dhe të gjitha duhet të jenë të pajisura me leje hyrëse të lëshuara nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Vendimi i qeverisë do të mbetet në fuqi në afat të pacaktuar dhe është vazhdimësi e masave të reciprocitetit të vendosura më 31 mars. Që atëherë ishte lejuar që mallrat serbe të hynin me mbishkrimin Kosovë, por meqë në eksportet nga Kosova autoritetet serbë kërkuan që të vendoset mbishkrimi Republika e Serbisë, qeveria në Prishtinë vendosi të përgjigjej në mënyrë të ndërsjellë.

Vendimi i qeverisë nxiti zemërim në Beograd. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se masat e reja janë të papranueshme dhe nuk do të ketë bisedime derisa nuk hiqen ato.

Ndërsa, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, u shpreh i zhgënjyer me masat e reja të të qeverisë së Kosovës. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, zoti Lajçak tha se “këto veprime të njëanshme dëmtojnë rifillimin e bisedimeve duhet të hiqen menjëherë”. Ai ritheksoi se palët duhet të zbatojnë dhe të respektojnë marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Vendimi i qeverisë në detyrë u kundërshtua nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shkroi në rrjetet sociale se “në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada. Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës”, shkroi ai.

Ndërsa Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili është mandatar nga presidenti Thaçi për formimin e qeverisë së re, shkroi se “veprimet e fundit nga qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore. Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë. Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, shkroi zoti Hoti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi ndërkaq se “t’i mohosh Republikës së Kosovës parimin e reciprocitetit do të thotë t’i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët. Bisedimet zhvillohen ndërmjet të barabartëve dhe Serbia duhet ta shoh Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi zoti Kurti.

Bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian u pezulluan që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe.

Më 31 mars qeveria e kryeministrit tashmë në detyrë Albin Kurti, hoqi tarifat ndaj mallrave nga Serbia duke i zëvendësuar ato me vendosjen shkallë shkallë të masave reciproke ndaj Serbisë. Vendimi qe mirëpritur nga Bashkimi Evropian por u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkojnë heqjen e yë gjitha pengesave për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Mospajtimet rreth kërkesave amerikane çuan edhe në përçarjen e koalicionit qeverisës ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila më 25 mars hodhi një mocion mosbesimit me të cilin u rrëzua qeveria e zotit Kurti.

Të enjten Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të një dekreti të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, pa lëvizjen Vetëvendosje.

voa