Shqipëri: Thellohet epidemia COVID, me rekorde shtrimesh, vdekje dhe infektime.

AmbulancaInstituti i Shëndetit Publik njoftoi sot dy vdekje dhe 77 raste të reja të personave të prekur me COVID-19.

Shifrat e tre javëve të fundit kanë tejkaluar çdo rekord gjatë marsit dhe prillit, të cilat u quajtën si piku i valës së epidemisë.

Sipas të dhënave ditore nga ISHP, afro 900 persona (saktësisht 898 veta) janë infektuar në 3 javë, midis datave 6 dhe 26 qershor. Ndërsa 1371 persona u infektuan në tre muajt mars, prill e maj.

Një 76 vjeçar dhe 54 vjeçar humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të COVID-19 dhe sëmundjeve shoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve.

Spitali Infektiv po mbërrin këto ditë maksimumin e shtrimeve, si asnjë herë më parë.

Aty po mjekohen aktualisht 87 pacientë, 7 më shumë se 2 në prill, kur ishte maksimumi i valës së epidemisë.

Midis tyre 15 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 të tjerë janë të intubuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo është java e 16 të epidemisë, por 3 javët e fundit janë shtuar shumë dhe me shpejtësi edhe vdekjet edhe infektimet e reja.

Në 17 ditët e fundit kanë ndodhur 17 vdekje prej COVID-19, ose 1/3 e 51 vdekjeve gjithsej qysh nga 11 marsi, kur u regjistrua vdekja e parë e një zonje në Durrës e sapokthyer nga Italia.

Instituti i Shëndetit Publik zbuloi edhe 77 raste të reja me Covid-19, shumica në Tiranë, Shkodër, Durrës e Korçë dhe më pak në Delvinë, Berat, Fier, Kurbin dhe Pukë. Raste të pakta ka edhe në Elbasan, Kamëz, në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.

Rreth 920 persona janë të infektuar aktivë me COVID19, afro 1/3 në Tiranë si dhe në Shkodër, Durrës.

voa

Covid 19: 163 raste të reja, 3 të vdekur dhe 40 persona të shëruar

Diagram 26 qershorMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1074 teste dhe janë regjistruar 163 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 70– Tetovë 25 – Shtip 14 – Gostivar 11 – Ohër 9 – Dibër 6  – Resnjë 4  – Strugë 4 – Sveti Nikollë 4 – Koçani 3 – Kavadarci 3 – Kumanovë 2 – Prilep 2 – Veles 2 – Kriva Pallankë – Strumica 1 dhe Manastir 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 3 viktima edhe atë 2 nga Shkupi dhe 1 nga Resnja:

Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, vdiqën 3 persona: një pacient 42-vjeçar, nga Resnja  dhe dy pacient nga Shkupi, një pacient 71-vjeçar, i hospitalizuar më 15 qershor dhe një pacient 83-vjeçar, i hospitalizuar më 23 qershor.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 40 pacient të shëruar në – Shtip 16 – Tetovë 9 – Shkup 6 – Gostivar 2 – Veles 2 – Kumanovë 1  – Prilep 1 – Manastir 1 – Koçani 1 dhe Resnjë 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5758, numri i pacientëve të rikuperuar është 2206, numri i të ndjerëve është 268 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3284.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 25 raste të reja dhe 9 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 371.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 2800, aktiv 1862 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 628, aktiv 371 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 725aktiv 269 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 304, aktiv 182 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 140, aktiv 116 (51.591 banorë).
  • Strugë – 193, aktive 111 (me 65.801 banorë) .
  • Resnjë – 89aktiv 85 (me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 102, aktiv 61 (111.252 banorë) .
  • Dibër  – 89, aktiv 37 (me 20.863 banorë)
  • Veles – 173, aktiv 30 (me  54.384 banorë)
  • Koçani – 66, aktiv 29 (me 37.758 banorë)
  • Prilep – 242, aktiv 21 (me 75.132 banorë)
  • Manastir – 45aktiv 15 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 16, aktiv 12 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 14, aktiv 9 (me 15.085 banorë)

Agjensitë Hapësinore në SHBA, Evropë dhe Japoni njoftojnë ‘Panelin’ e COVID-19

A screenshot of the COVID19 Earth Observation Dash Board, June 25, 2020. (Courtesy eodashboard.org)
A screenshot of the COVID19 Earth Observation Dash Board, June 25, 2020. (Courtesy eodashboard.org)

Përfaqësuesit nga të tre agjencitë njoftuan fillimin në një telekonferencë të enjten me menaxherë dhe administratorë pjesëmarrës nga Italia, Japonia dhe Uashingtoni.

Ideja, thonë ata, është të sigurohet një pamje nga hapësira se si modelet e ndryshimit të veprimtarisë njerëzore të shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar dukshëm në planet.

Agjensitë thonë se bashkuan të dhënat e tyre për t’i dhënë publikut dhe politikëbërësve një mjet unik për të ekzaminuar ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata të kufizimeve të lidhura me pandeminë, të zbatuara në të gjithë botën. Agjencitë vazhdimisht do të shtojnë të dhëna në panel pasi vëzhgime të reja që vijnë nga satelitët dhe instrumentet e tjerë të vëzhgimit.

Sipas një njoftimi të NASA-s, projekti filloi të marrë formë në prill, kur të tre agjencitë formuan një grup pune për të identifikuar të dhënat më të rëndësishme satelitore, për të zgjedhur zonat me interes dhe për të zhvilluar mënyra për ta ndarë atë informacion në mënyrë efektive.

Ndryshimet në cilësinë e ajrit në të gjithë botën ishin ndër ndikimet e para të dukshme të urdhrave të qëndrimit në shtëpi gjatë pandemisë dhe pakësimi në aktivitetin industrial që u pa nga vëzhgimet satelitore. Ata gjithashtu kanë monitoruar ndryshimet në cilësinë e ujit dhe aktivitetin ekonomik dhe bujqësor në të gjithë botën.

Agjensitë thonë se paneli do të jetë një mjet i fuqishëm për të ekzaminuar sesi ka ndryshuar pandemia botën, informacion i rëndësishëm për të pasur ndërsa punohet drejt mëkëmbjes.

voa

Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 84-të dhe publikon romanin ‘Të fshehtat e treguara’

te fshehtat e treguaraSot, Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes, ndërkaq pikërisht në këtë 84 vjetor ai ka publikuar romanin e tij të pestë që mban titullin ‘Të fshehtat e treguara’.

Akoma nuk është bërë e ditur se çfarë saktësisht trajtohet në roman, mirëpo Rexhep Qosja njihet si një shkrimtar i shquar i letërsisë shqipe, veprat e të cilit gjithmonë kanë rezultuar tejet të suksesshme.

Fol shkurt, sa më shkurt
Kudo e kurdo në dritë e në terr është mirë të flasësh shkurt!
sa më shkurt sidomos me prokurorët e rinj
sa më shkurt me gjykatësit e vjetër
shkurt me priftërinjtë e çdo feje
shkurt me profesorët e zgjuar
shkurt me mjekët e çmuar
dhe me gratë e hirta
mëse u flet gjatë
ta kthejnë shkurt
shumë shkurt
dhe bosh
bosh
bo
sh!’
, thuhet në pasthënien e romanit.

Vlen të ceket se Rexhep Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Rexhep Qosja ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi

qosja

Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, Gjilani Çmimin letrar- Beqir Musliu, më 22 qershor 2012 ia dorëzoi akademikut Rexhep Qosja . Ai është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”. Qosja është anëtarë i rregullt i ASHA të Kosovës.

KultPlus

Fragmente nga Ukshin Hoti

ukshin-hoti-1“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.”

“Historia e shqiptarëve nuk duhet të bëhet nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”

“Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.”

– Ukshin Hoti

Kreu i OBSH-së: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër Covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom GhebreyesusKreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, tha të enjten kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Duke folur para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit.

“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë”, u tha Tedros deputetëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje.

“Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha ai.

Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit për të identifikuar dhe luftuar patogjene si viruset.

Ato konsiderohen si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasi ato i ndihmojnë komunitetet që të krijojnë imunitet.

Më shumë se 100 prova të vaksinave të mundshme janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjithë botën.

Covid-19 ka prekur mbi 9.4 milionë njerëz në botë.

Prej tyre, mbi 4.7 milionë janë shëruar dhe mbi 484,000 kanë vdekur.

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Rama: Kosova u nënshtrohet proceseve të tilla, ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në

Rama“Në praktikën ndërkombëtare kjo është e pashembullt dhe kjo është përgjigjja që unë kam marrë nga disa vendas dhe të huaj, flas për ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Asnjë nuk më tha që ka një praktikë ndërkombëtare që mund ta integrojë tekstin e djeshëm. Për t’u kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të Kosovës do u nënshtrohen proceseve të tilla sa herë ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në”, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, sa i takon aktakuzave në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nga Prokuroria e Hagës.

Më tej, Rama u shpreh:

“Nuk ka dy individë që janë dhe autoritete që kthehen botërisht në të akuzuar pa akuzë, ose kjo është eksperiment i një drejtësie ndërkombëtare, se kjo nuk diskutohet. Po kjo e fundit është çmenduri. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për shengenin rajonal, dhe nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi, dhe ajo e proceseve të përsëritura është mungesë. Kjo është pak po e thënë nga një piktor është e sigurt. Dua të them që ky tribunal është i padrejtë sa i pashmangshëm dhe kjo është pse unë mendoj që Thaçi, Veseli e të tjerë që e votuan në 2015-n kanë bërë gjënë e duhur. I pashmangshëm, pas shuarjes së UÇK-së lufta e zjarrtë më armë u kthye në një të ftohtë për njohjen e shtetit.Në radhë të parë del në mënyrë të dhimshme një nga rezultatet e dritëshkurtësisë e paaftësisë për të ndarë bërllogun lokal nga kjo temë kombëtare. Për mos ta kthyerr në një cfurk për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit. Barrikadat nuk forcojnë Kosovën, por Serbinë. Ka një njeri që flet më një drejtim, dhe siç nuk zgjedh fqinjin nuk zgjedh as kundërshatrin, dhe nëse kjo është Serbia dhe kjo është e pashmangshme dhe detyrimi për të folur me mjete demokratike jo me pushkët e Facebook-ut, ky sot është një nga rezultatet. Por mbështetja që autoritetet e Kosovës i kanë dhënë këtij tribunali tregon se nuk kanë asgjë për çfarë të tremben.”

Për ta përmbyllur me;

“Kjo është një e vërtetë për t’u thënë, mallkimi që do i ndjekë sepse mendonin se do e çlironin Kosovën me pushkë. Në Kosovë gjithë populli është ushtar për botën demokratike dhe kjo nuk është dobësi. Me atë tekstin e djeshëm nuk do amnistohet kurrë, një njoftim në ajër që i bie kokës dy figurave. Kjo është një çorbë, përballja e gjatë do ta bëjë UÇK-në më të fortë në kujtesën e shqiptarëve dhe do e bëjë Kosovën me të mirë dhe pse nuk duket kështu sot.”

Top Channel

Maqedoni: Fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

kryeministri i ardhshemNë Maqedoni filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. BDI garon për kryeministër me Naser Ziberin.

Partitë politike garuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nisën zyrtarisht fushatën zgjedhore 20-ditëshe. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas listave të parashtruara në KSHZ do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

BDI promovon idenë e kandidatit shqiptar për kryeministër

Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim BDI e ka filluar fushatën në Prespë duke vënë theksin në “idenë e madhe për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar” përmes promovimit të Naser Ziberit si kandidat për këtë post. “Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspertë dhe opinionkrijues, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e Veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi ,i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kandidati për kryeministër shqiptar Naser Ziberi theksoi në takimin promovues të BDI-së se në këto momente i gjithë vendi, rajoni, po edhe komuniteti ndërkombëtar po flet për një ide e cila mund të bëhet realitet. “I thashë po kandidaturës për kryeministër shqiptar se kjo ide është më e madhe se sa unë, kjo ide është më e madhe se vetë BDI. Unë nuk do ta kisha pranuar këtë propozim sikur të mos bindesha se ky është një projekt kombëtar. Sikur të mos bindesha se përmes kësaj ideje do ta faktorizojmë popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe më tepër”, deklaroi Naser Ziberi. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe alternativa nën moton “Tash është koha” do ta zhvillojnë takimin promovues në Tetovë.

Anëtarësimi në NATO dhe BE – moto kryesore e LSDM-së

Partia maqedonase në pushtet Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë me moton “Shkojmë në fitore” fushatën e ka filluar duke vendosur theksin në arritjet e kësaj partie gjatë qeverisjes trevjeçare, përkatësisht anëtarësimin e vendit në NATO dhe procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, pa lënë anash dhe rritjen e standardit jetësor.

Opozita maqedonase premton kthimin e dinjitetit

Partia maqedonase opozitareVMRO DPMNE në zgjedhje hyn me moton “Ripërtërije” pasi siç theksojnë “gjatë qeverisjes së socialdemokrateve shteti ka humbur dinjitetin si në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.” VMRO-DPMNE në fokus të fushatës zgjedhore ka vendosur realizimin e shumë projekteve kapitale, uljen e papunësisë dhe ripërtëritjen ekonomike.

Pendarovski: Pres fushatë dinjitoze

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u ka bërë thirrje me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të gjitha palëve garuese të angazhohen për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh gjithnjë perspektivën euroatlantike të shtetit.

“Pres të gjitha partitë politike të organizojnë fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët, edhe për qytetarët. Pres nga të gjitha partitë politike fushatë dinjitoze, me nivel të lartë kulture politike, pa diskretitime”, ka theksuar presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Partitë premtuan zgjedhje të drejta dhe demokratike, për çka nënshkruan edhe një kod. Partitë gjatë aktiviteteve të tyre si në takime me qytetarët edhe në tubime të cilat nuk janë të ndaluara, janë të obliguara t’i nënshtrohen protokollit shëndetësor të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për mbrojtje nga infektimi. Në fushatë duhet të sigurohet distancë prej 1.5 metër deri në 2 metra, maska është e domosdoshme në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të hapura vetëm kur nuk sigurohet distanca.

dw

Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi

Merkel MacronNdërsa të gjithë presin me kureshtje se ç’do të dalë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Berlini dhe Parisi organizojnë një takim tjetër mes Kosovës dhe Serbisë.

Formati është përcaktuar pak a shumë qysh në konferencën e Berlinit, në prill 2019 dhe është në vazhdën e përpjekjeve serioze që po bën kancelarja Merkel dhe Presidenti francez Macron për ta mbajtur nën udhëheqjen e BE dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Takim në korrik në Paris

Pra, sipas burimeve të DW, ftesë do t’u bëhet ndër të tjera si kryeministrit Hoti ashtu edhe presidentit Thaçi, dhe homologëve të tyre serbë. Takimi i nivelit të lartë do të jetë real, jo virtual. Dhe pritet të bëhet qysh në javën e dytë të korrikut. Kjo konferencë qe planifikuar të bëhej qysh një vit më parë, po në korrik, kur e Ngarkuara e Komisionit të BE-për Politikën e Jashtme ishte Federica Mogherini. Tani kemi një komision të ri, dhe një të ngarkuar të ri për bisedimet, pra, Miroslav Lajçak, i cili gëzon besimin e plotë si të Francës ashtu edhe të Berlinit.

Marrëveshje e re mbi një projekt të vjetër

Edhe nesër pritet të ketë një takim mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Mund të duket si garë mes Lajçakut dhe Grenellit. Por vëzhguesit në Gjermani janë të bindur se kjo garë ka të bëjë më tepër me  shpejtësinë e bisedimeve sesa me përmbajtjen.  Burime diplomatike nga Berlini presin që edhe ky takim  të përfundojë si ato të mëparshmit, me një “letër” të re “of intend”, këtë radhë për një projekt të vjetër: Mini-Schengenin.

Por pyetja që shtrohet është se përse nxiton presidenti amerikan të merret me këtë? Në një koment në Frankfurter Allgemeine Zeitung, korrespondenti i kësaj gazete për Ballkanin, Michael Martens, shpreh shqetësimin se presidenti amerikan Donald Trump mund ta përdorë këtë zgjidhje në kuadër të bisedimeve në Uashington, të cilat ai i paraqet si “bisedime për paqen”, si justifikim për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

BE nuk bën dot pa SHBA

Në qarqet qeveritare dhe diplomatike nga Berlini ky nuk është një skenar i dëshiruar. Edhe, pse nga njëra anë, ndoshta largimi i SHBA nga BE-ja mund t’i sillte qetësi Brukselit që të merrej më qetë me dy vendet, që dëshiron t’i anëtarësojë në  BE. Por nga ana tjetër, edhe Berlini, edhe Parisi e dinë shumë mirë, se pa SHBA-të ata nuk duan, dhe nuk mund të arrijnë kurrë një paqe të qëndrueshme në rajon. Prandaj edhe takimi i nesërm në Bruksel dhe i, pas gjase, 10 korrikut në Paris pritet të jetë më tepër për të mbështetur procesin afatgjatë të gjetjes së gjuhës së përbashkët mes dy vendeve, konflikti mes të cilave ekziston prej më shumë se 100 vjetësh.

dw

Dështon takimi në SHBA, kryeministri Hoti anuloi pjesëmarrjen

Grenell2Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e anuloi pjesëmarrjen në takim në Shtëpinë e Bardhë më palen serbe, pas njoftimit për një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi. Nga pala e Kosovës nuk shkon askush.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin me palën serbe, që ishte planifikuar të mbahet në Shtëpinë e Bardhë këtë të shtunë me 27 qershor. Ky takim ishte organizuar nga i ngarkuari amerikan për dialogun Kosovë-Serbisë, Richard Grenell. Sipas kryeministrit Hoti, arsyeja e anulimit të vizitës së tij në SHBA, është situata e krijuar pas njoftimit për aktakuzë nga Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, si rezultat i aktakuzës së paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, unë duhet të kthehem në vendin tim për t’u marrë me situatën. E njoftova ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi kryeministri Hoti në profilin e tij social. Sot kryeministri Hoti para së të udhëtonte për në SHBA-së, kishte planifikuar të takohej në Bruksel me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Thaçi ndërpreu udhëtimin

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërpreu udhëtimin e tij për në SHBA-së, menjëherë pasi Prokuroria Speciale njoftoi për paraqitjen e aktakuzave ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Vet Grenell me 24 qershor, pas anulimit të udhëtimit të Thaçit për në SHBA, tha se ai e respekton vendimin e presidentit. Por theksoi se takimi d otë mbahet dhe se në Uashington e mirëpret kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Vendimin e kryeministrit Hoti që të anulojë vizitën e tij për në SHBA, ku do të takohej me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë, e mbështeti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, partia e të cilit udhëheq me qeverinë. “Për në Uashington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë. Por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan”, shkruan Mustafa në Facebook.

“Në Uashington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet t’i prijë delegacionit. Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si kryeministër e ka tani shansin të shkojë e t’i prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale. Nuk kemi të bëjmë me z. Thaçi dhe z. Hoti, por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovës”, shkruan Mustafa. Sipast tij, “Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale”. Mustafa pohon se pala kosovare në situatën e krijuar duhet të ulet së bashku dhe të kordinohet mes vete.

Pala kosovare duhet të koordinohet

“Para se të takohemi me Vuçiqin, nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashkë e  të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje”, poho Isa Mustafa.

Të merkurën me (24.06), Zyra e Prokurorit të Specializuar, u dërgoi Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat edhe vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Akuzat e Prokurorisë ende nuk janë konfirmuar

Mirëpo kjo aktakuzë duhet të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake, i cili ka afat deri në muajin tetor, ta konfirmojë apo ta hedhë poshtë atë. Kryetari i PDK-se Kadri Veseli, gjatë një konference për medie, i ka quajtur “politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit të Prokurorisë Speciale, ndërsa, e ka cilësuar “veprim të paprecedent, pse prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon”.

“Në këtë deklaratë, prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Kadri Veseli.

Qeveria e Republikës që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti, konsideron se “askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi. Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

dw