Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903

E vërteta e pamohueshme e shpalosur më poshtë nga Jusuf Buxhovi lidhur me kryengritjen e Krushevës (Ilindenit) të organizuar më 2 gusht 1903 nga bullgarët, për interesa të tyre, e bën këtë ngjarje të përgjakshme, jo vetëm tërësisht të papranueshme për shqiptarët si bazë juridike të kushtetutës së ish IRJM, por edhe një datë të hidhur për shqiptarët si të vetmet viktima të këtij plani djallëzor të Sofjes dhe Beogradit, Ashtu siç është edhe ASNOM-i një datë po aq e hidhur dhe e përgjakshme, dhe po aq e papranueshme si bazë juridike e kushtetutës.
Urimi i kryetarit të kuvendit z. Talat Xhaferi për “dy Ilindenët” duke i quajtur “simbol i përpjekjes për një të nesërme më të mirë” e bën atë dhe përfaqësuesit e tjerë politikë të partisë së tij, monstra jo njerëzor, që shpërfillin dhe përbuzin jo vetëm të kaluarën plot viktima të shqiptarëve, por edhe të ardhmen e tyre të gjendur në kurthin e tradhtisë së përfaqësuesve të tyre politikë. Ndërkaq, po aq përgjegjës janë edhe partitë e tjera shqiptare, të cilat zgjodhën heshtjen dhe përkrahjen, ne vend të denoncimit dhe kontestimit të këtyre dy ngjarjeve pa diskutim antishqiptare.

Jusuf Buxhovi
Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903

“ILINDENI” MBROJTI INTERESAT BULLGARE DHE ASSESI SHQIPTARE!

Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua dhe u përkrah nga Bullgaria. Sofja, si dhe Beogradi, kishte interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë.
Në këtë lëvizje u përfshinë edhe shqiptarët ortodoksë të fshatrave përreth detyrimisht: në njërën anë, si “vullnetarë” të mobilizuar nga Ekzarkati (kisha bullgare). Dhe në tjetrën anë, nga militantët e VMRO-së, që po ashtu, u vunë në veprim për djegien e katundeve shqiptare të besimit mysliman në pjesën e Manastirit dhe përreth, me çka u krijua mundësia për një vëllavrasje shqiptare për intresa të huaja, siç ndodhi në të vërtetë me kundërpërgjigjen që erdhi nga Myteserifi i Shkupit, i cili mobilizoi redifet nga radhët e shqiptarëve myslimanë për ta shuar kryengritjen.
Pra, si e tillë, kjo lëvizje e projektuar nga interesat ruso-sllave dhe të disa faktorëve të tjerë europian, nuk ishte as projekt as interes i lëvizjes kombëtare shqiptare në përputhje me kërkesat e dala në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” dhe nga “Lidhja e Pejës” për autonominë shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, që me katër vilajetet e bashkuar shqiptare në një, do të kishte fizionominë e një Shqipërie Osmane si urë kalimtare tek Shqipëria Europiane.
Historianët institucionalistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, gjithnjë me ngarkesa ideologjike dhe klishetë internacionaliste, duhet të rishqyrtojë qëndrimet antishkencore rreth kësaj ngjarje në mënyrë që ajo të vlerësohet në përputhje me të vërtetën historike dhe jo koniunkturat e caktura politike të kohës.

Afrim Fanda

25 fakte SHUME interesante për Sokratin e madh

Sokrati1. Sokrati lindi në Athinë vitit 470 pes.

2. Ai mori arsimin bazë në greqisht sepse nuk i përkiste një familje fisnike dhe kështu, mësoi aftësitë e babait të tij në një moshë shumë të re.

3. Para se të kthehej në një filozof, Sokrati ishte murator dhe skulptor për disa vjet.

4. Sipas të dhënave të studentëve të tij të quajtur Aristofan dhe Ksenofon, Sokrati merrte para për mësimdhënien dhe ky ishte burimi i vetëm i të ardhurave që ndihmuan Sokratin për të mbajtur familjen.

5. Në kundërshtim me të dhënat e Aristofanit dhe Ksenofonit, Platoni, një nga dishepujt më të popullarizuar të Sokratit, shkruante në shënimet e tij se Sokrati thjesht mohoi të merrte ndonjë pagesë për mësimdhënien dhe kështu, bënte një mënyrë jetese shumë të ulët dhe të varfër.

6. Ksantipe ishte gruaja e Sokratit. Të dy kishin tre fëmijë me emrat Meneksenus, Sofroniskus dhe Lamprokle.

7. Sipas Ksenofonit, dishepullit të Sokratit, Ksantipeja nuk ishte e kënaqur me profesionin ‘filozof’ të Sokratit dhe ankohej se ai nuk e mbështeste familjen e tij.

8. Sipas Ksenofonit, Sokrati ishte shumë më i interesuar në edukimin intelektual të mendjeve të reja të Athinës, në vend që të kujdesej për edukimin e djemve të tij.

9. Interesi primar i Sokratit ishte në rëndësinë e mendjes dhe jo në tërheqjen fizike. Ai gjithmonë besonte se nëse ndonjë gjë mund të përmirësonte mirëqenien e shoqërisë, nuk ishte asgjë tjetër përveç filozofisë.

10. Bazuar në arsyet njerëzore, Sokrati u përpoq të krijonte një sistem etik duke hedhur poshtë doktrinën teologjike. Ai gjithmonë thoshte se vetëm kur një person e njeh veten, ai ose ajo mund të arrijë mençurinë përfundimtare.

11. Logjika e thjeshtë që ofronte Sokrati ishte se kur një person fillon të njohë më shumë për veten, arsyetimi i tij dhe aftësitë në bërjen e zgjedhjeve të mira përmirësohet dhe kjo bën që  personi të arrijë lumturinë e vërtetë.

12. Mënyra e tij e të menduarit e çoi në besimin se arritja e mençurisë së vërtetë është e vetmja mënyrë për të krijuar një qeveri, që nuk është as një qeveri demokratike, as një qeveri tiranike. Ai gjithmonë besonte se individët me mirëkuptim dhe njohuri më të madhe mund të drejtojnë një qeveri më efikase.fiksuar për Sokratin. Ai udhëtoi nëpër të gjithë Athinën dhe pyeti njerëzit e thjeshtë dhe elitën, që të zbulonte të vërtetën rreth etikës dhe politikës.

14. Metoda e komunikimit e Sokratit ishte mjaft interesante. Ai gjithmonë tregonte injorancën e tij në vend që t’u tregonte njerëzve atë që dinte. Duke bërë kështu, ai doli të ishte i mençur!

15. Metoda që ai përdorte kur pyeste popullin e Athinës ishte ajo e formatit dialektik. Kjo ishte shumë e lehtë për njerëzit që të kuptonin, duke i lejuar të mendonin dhe të arrinin një përfundim logjik.

16. Metoda e tij e komunikimit njihej si Metoda e Sokratit dhe kjo metodë nganjëherë i bënte përgjigjet shumë të dukshme, duke i bërë kundërshtarët të dukeshin budallenj. Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz nuk e pëlqenin metodën e tij, por disa të tjerë e admironin.

17. Sokrati i përkiste një kohe kur Athina po kalonte nëpër një fazë tranzicioni me pasiguri rreth së ardhmes, pas një disfate shumë poshtëruese në Luftën e Peloponezit kundër Spartës. Pikërisht koha kur athinasit filluan të mendonin për të ardhmen e tyre dhe rolin dhe identitetin e tyre në botë. Kjo i detyroi banorët e Athinës të mbaheshin pas lavdisë së të shkuarës,  bukurisë fizike dhe pasurisë.

18. Kjo është koha kur Sokrati hyri dhe sfidoi urtësinë tradicionale të Greqisë dhe adoptoi një rrugë humoristike. Ndërkohë që disa njerëz pëlqyen mënyrën e tij të të menduarit, ai gjithashtu bëri shumë armiq, apo më saktë, një grup njerëzish që e urrenin filozofinë e tij, sepse thjesht mendonin se idetë dhe filozofia e tij ishin një kërcënim për mënyrën e tyre të jetesës.

19. Për shkak të mendimit të tij radikal ai u çua para gjyqit, ku u dënua. 280 votuan kundër tij dhe 221 në favor të tij. Gjatë mbrojtjes së tij, Sokrati fliste me një ton sfidues, që veproi si katalizator për vendimin e jurisë.

20. Sipas ligjit athinas, çdo person i dënuar mund të kërkonte një dënim alternativ. Sokrati i përkeqësoi gjërat duke kërkuar ndere, shpërblime dhe pagesa për shërbimet që u kishte dhënë njerëzve, në një përpjekje për t’i ndriçuar ata, në vend që të kërkonin dëbimin e tij.

21. Pasi e dënuan me vdekje, shumë nga shokët e Sokrati i kërkuan që të arratisej në mërgim duke u ofruar ryshfet e rojeve.

22. Sokrati e refuzoi ofertën. Ai tha se përkundër faktit që ligji athinas e dënoi me vdekje, ai ishte ende një qytetar besnik i Athinës dhe do ta pranonte me kënaqësi vdekjen e tij.

23. Sokratit iu dha një përzierje me helm, që e piu pa hezituar aspak.

24. Platoni, në dialogun e tij Phaedo, përshkruan se sapo Sokrati piu helm, mpirja filloi të ngrihej ngadalë dhe përfundimisht i kapi zemrën.

25. Platoni përmend që gjatë momentit të fundit para vdekjes, Sokrati tha se shpirti i tij ishte çliruar nga trupi.

bota

Robotët gjatë kohës së pandemisë

robotQë nga pastrimet, mbajtja e peshave dhe komunikimi, një numër robotësh kanë ndihmuar njerëzimin në betejën kundër pandemisë së koronavirusit. Robotët po ulin kostot dhe po ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së infeksioneve. Por gjithashtu janë shtuar edhe shqetësimet se përhapja e automatizimit po kërcënon vendet e punës ndërsa rritet papunësia.

Mbi 170 studentë në Manila morën pjesë virtualisht në ceremoninë e diplomimit me ndihmën e robotëve.

Tajlanda po përdor një grup robotësh për të ndihmuar në zbatimin e masave të pastrimit në një qendër tregtare në kryeqytetin Bangkok, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.Ky vend është në prag të hapjes së dyqaneve pas disa muajsh mbyllje.

Ndërsa në Tokio, robotët po përdoren nëpër hotele ku janë të vendsour pacientë me COVID-19 me simptoma të buta për të minimizuar rrezikun e punonjësve.

Robotët po përdoren gjithashtu edhe në spitale për pastrim dhe dizinfektim. Ata mund të shërbejnë pijet dhe ushqimin nëpër restorante, si ky robot në një restorant kinez në Holandë.

Qendra Mjeksore Sheba në Izrael po teston edhe mundësinë e vizitës virtuale me mjekun përmes robotit. Eyal Zimlichman drejton novacionet në këtë qendër.

“Kemi shumë zhvillime gjatë javëve të fundit dhe duam të testojmë se si mund të funksionojë.”

Në Belgjikë, robotët po përdorin rreze ultravjollcë për pastruar më mirë mjedisin dhe asgjesuar mikroorganizmat. Ivo Schapdryver është drejtues i kompanisë Medtradex në Belgjikë.

“Duam të sigurohemi që çdo sipërfaqe të pastrohet me rreze ultravjollcë ndërsa roboti futet vetë në dhomë për të bërë trajtimin e saj.”

Një supermarket në Gjermani po përdor robotin për të këshilluar blerësit se si të jenë më të sigurtë dhe të mbrohen nga pandemia e koronavirusit.

Në Hong Kong robotët po përdoren për të pastruar dhe dizinfektuar vagonat e trenave. Roboti “Temi” i ndihmon të moshuarit të bëjnë lidhje me video me të afërmit e tyre ndërsa i mban të sigurtë larg njerëve të tjerë dhe rrezikut nga koronavirusi. Vizitat në shtëpitë e pleqve janë kufizuar si rezultat i pandemisë.

Por robotët po përdoren për të bërë detyra të rëndësishme edhe në dyqane duke menjanuar kontaktin njerëzor. Në një dyqan në Kaliforni, roboti “Tally” kryen detyrën e llogaritarit duke skanuar çdo gjë nëpër rafte dhe porositur ato që mungojnë.

Përdorimi i robotëve po shkurton koston dhe po ndihmon në reduktimin e përhapjes së infeksioneve. Ndërkohë është shtuar frika se përhapja e kësaj teknologjie po kërcënon vendet e punës në shumë sektorë ndërsa është rritur papunësia.

Në dukje si një tank, ky robot në Rusi spërkat dizinfektues dhe ka një kapacitet për të mbulur rreth 3 mijë metra katrorë.

Në Kolumbi një kompani dërgesazh po kufizon ndërveprimet me njerëzit duke përdorur robotët postjerë dhe duke reduktuar mundësinë e përhapjes së infeksionit.

Richard Tare është banor në kryeqytetin amerikan Uashington dhe po pret të marrë dërgesën që ka porositur në internet.Ky robot autonom shërben për të transportuar porositë e blerësve nëpër dyqane. Ai mund të kalojë pa problem një kryqëzim dhe të ngjitet nëpër trotuare. Kjo teknologji ka ndihmuar restorantet dhe dyqanet të qëndrojnë të hapura ndërsa ka kufizuar kontaktet njerëzore gjatë pandemisë.

Situata ka ekzpozuar edhe problemet në zinxhirin e furnizimeve me sende mjekësore, ndërsa zyrtarët shpresojnë që dronët të jenë pjesë e zgjidhjes.

voa

Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

cdc prisonerPër shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të rivendosë masat e rrepta për qëndrim në shtëpi të popullatës. Njoftimi vjen vetëm disa javë pasi qyteti nisi të lehtësojë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë. Ndërkohë në burgjet nën administrim të shtetit gjendja është përkeqësuar aq shumë sa zyrtarët e Kalifornisë po shohin mundësinë e lirimit të rreth 8 mijë të burgosurve të dënuar për shkelje të vogla të ligjit.

Kalifornia vazhdon të jetë një nga vatrat e koronavirusit me mbi 500 mijë të infektuar në rang shteti që nga fillimi i pandemisë. Situata është veçanërisht e rëndë brenda burgjeve nën administrim të shtetit. Për ta zbutur problemin, zyrtarët thonë se po shqyrtojnë mundësinë e lirimit të 8 mijë të burgosurve të dënuar për shkelje të vogla të ligjit dhe që u ka mbetur më pak se 180 ditë burg. Fillimisht do të lirohen personat mbi 30 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Në Kaliforni rreth 3 mijë të burgosur kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Të paktën dhjetë vetë kanë vdekur. Sipas kritikëve transferimet e të burgosurve shkaktuan përhapjen e shpejtë të virusit në burgje. Që atëherë shteti ka zëvendësuar mjekun kryesor për burgjet. Disa prej ish të burgosurve ndajnë përvojën e tyre në burg gjatë pandemisë.

“E frikshme, e rrezikshme dhe e paparashikueshme!”, thotë një i ish i burgosur.

Të afërmit e të burgosurve si dhe të tjerë persona të ngushtë të tyret, kanë organizuar protesta përpara burgjeve.

“Ata po vdesin aty! Po vdesin! Ma lironi djalin… ”, thotë nëna e një të burgosuri.

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e njeriut thonë se situata në burgun e San Quentin nuk është befasuese.

“Burgu i San Quentin është tejet i vjetëruar. Ai ka vetëm një sistem ventilimi që qarkullon ajrin. Pra situata nuk është befasuese për asnjë nga ne. Burgjet nuk janë ndërtuar për të qenë objekte ku mund të ruhet distanca fizike”.

Vanessa Nelson-Sloane është bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e një organizate që ndihmon të burgosurit.

“Sipas mendimit tim pasi e kam shqyrtuar me vëmendje situatën ajo që do të ndihmonte më shumë aktualisht është që çdo anëtar i stafit të vendosë maskë. Të burgosurve u kërkohet që t’i mbajnë dhe ata mund të përballen me ndonjë masë disiplinore nëse nuk i vendosin, por për rojet situata është ndryshe. Kjo mendoj se do të ishte gjëja më e rëndësishme që mund të bënim në të gjitha burgjet tani për tani”, thotë Vanessa Nelson-Sloane, drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e Aleancës “Ndihmë për të Jetuar”.

Vendimi për lirimin e të burgosurve u mirëpritur nga aleanca, por anëtarët e organizatës janë të shqetësuar se shumë prej ish-të burgosurve nuk do të kenë ndonjë vend ku të shkojnë. Dhe në kushtet kur qendrat për të pastrehët janë të tejmbushura kjo i bën këto vende të rrezikshme gjithashtu për të qëndruar gjatë pandemisë.

voa

Hedhja kudo e pajisjeve të mbrojtes përsonale problem në qytetin e Nju Jorkut

mbeturinat covid19Ndërsa spitalet në Nju Jork trajtojnë valën e pacientëve me COVID dhe ndërsa njerëzit veshin maska dhe doreza në dyqane ushqimore dhe banka, pajisjet për mbrojtje personale të hedhura në rrugët e qytetit po bëhen rrezik për shëndetin dhe mjedisin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nina Vishneva tregon se si po e trajton këtë problem qyteti i Nju Jorkut.

“Dorezat dhe maskat janë të hedhura kudo…! …”

Ryan McKenzie zotëron një dyqan të vogël kafeje në qytetin e Nju Jorkut. Dhe ndërsa dyqani i tij punon në gjysmën e kapacitetit, nuk mund të themi të njëjtën gjë për McKenzie – ai harxhon çdo minutë të lirë për të pastruar mbeturinat e lidhura me koronavirusin nga rrugët e qytetit.

“Është një zakon i pështirë që kanë njerëzit dhe për fat të keq mendojnë se thjesht mund ti hedhin gjërat në tokë … Kjo thjesht më shqetëson …”

Ditë pasi u vendosën masat e rrepta të bllokimit në Nju Jork, banorët ishin të lumtur të dilnin përsëri në një qiell të hapur mbi qytet. Derisa ulën kokat poshtë. Në trotuare, hyrjet e dyqaneve, metrotë boshe dhe madje lulishte – maska për fytyrën dhe dorezat e përdorura mbulonin tokën.

“Ne kemi punuar me të vërtetë shumë, sinqerisht, për të edukuar publikun dhe në mediat sociale për të kujtuar njerëzit,” Ne duam që ju të jeni të sigurt gjatë pandemisë, por duam që ndërsa mbroheni të jeni të vetëdijshëm se duhet të mbroni mjedisin. Prandaj, vishni maskat dhe dorezat tuaj – dhe pastaj hidhini në plehra! ‘”

Shqetësimi i ambientalistëve ndahet me autoritetet e qytetit, të cilët po u kërkojnë njerëzve që të hedhin maskat e fytyrës dhe dorezat në vendin e duhur.

Megjithatë, pamja e rrugëve të Manhattan tregon se jo të gjithë i ndjekin këto rekomandime, gjë që është veçanërisht e dëmshme sepse pastrimi i rrugëve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë karantinës.

“Duhet ti hedhësh në plehra! Unë e bej! E bëj gjithë kohën! Unë jam një menaxher ndërtese kështu që është ajo që bëj”, thotë Darille, një banor i Nju Jorkut.

“Pastroni pas vetes! Më lejoni të vendos maskën …! Padyshim që kam vërejtur shumë maska dhe doreza kudo! “, thotë Colly banore e Nju Jorkut.

Përhapja e koronavirusit është një shqetësim tjetër – askush nuk e di se kush i ka përdorur maskat dhe dorezat e hedhura.

“Teorikisht është e mundur, që të prekësh një maskë apo doreza të ndotura me SARS-CoV-2, i cili është virusi që shkakton COVID-19. Dhe atëherë prekni gojën, fytyrën ose sytë … mund të jetë një mekanizëm transmetimi”, thotë epidemiologia Saskia Popescu.

Një problem tjetër: plastika e dorezave përfundon në plazhet e qytetit. Ajo që nuk përfundon në oqean, vret zogj dhe breshka dhe përhapet, duke ndotur më tej mjedisin.

“Dorezat përfundojnë në oqean pasi bie shi…”

Dhe ndërsa McKenzie nuk mund të shpejtojë kurimin e qytetit nga koronavirusi, ai të paktën po përpiqet ta mbajë atë të pastër ndërsa të gjithë presin që të kthehen në normalitet.

OBSH: Koronavirusi, një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull

covid19Një komision i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për koronavirusin u mblodh për të diskutuar gjendjen aktuale të pandemisë. OBSH-ja po bën thirrje për solidaritet global në përpjekjet për ta vënë nën kontroll atë.

Komisioni i Emergjencës ra dakord njëzëri për herë të katërt se COVID-19 përbën një çështje urgjente të shëndetit publik me përmasa ndërkombëtare. Kur komisioni e bëri për herë të parë këtë deklaratë më 30 janar, kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje jashtë Kinës.

Tani pas gjashtë muajsh, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton për mbi 17 milionë raste në shkallë globale dhe mbi 750 mijë vdekje. Më shumë se gjysma e rasteve të infektimit dhe vdekjeve kanë ndodhur në kontinentin amerikan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se këto shifra janë një kujtesë e sfidës së jashtëzakonshme që paraqet kjo krizë.

“Pandemia është një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do të ndjehen për dekada me radhë. Shumë vende që besonin se e kishin lënë pas fazën më të rëndë, po përballen tani me valë të reja”, tha ai.

Afro 35 ekspertë dhe këshilltarë që morën pjesë në takim virtualisht, kanë hartuar një sërë rekomandimesh për të orientuar përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar pandeminë. Një prej tyre është që të bashkërendohen angazhimet rajonale dhe globale për zhvillimin e vaksinave dhe mjekimeve.

Zoti Tedros tha se i kupton shpresat për gjetjen e një vaksine dhe mjekimeve për të trajtuar sëmundjen, megjithatë ai bën thirrje për një ulje të pritshmërive.

“Megjithëse zhvillimi i vaksinës po bëhet me shpejtësi, ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin dhe ta luftojmë me instrumentet që kemi”, tha ai.

Komisioni i Emergjencës thotë se shëndeti publik dhe masat e sjelljeve sociale janë disa nga mjetet më të mira që kanë komunitetet për të luftuar koronavirusin, përfshirë testimin, identifikimin, distancimin fizik dhe larjen e duarve.

Komisioni këshillon që shtetet të kenë sisteme vëzhgimi të koronavirusit me bazë në komunitete dhe u bën atyre thirrje që të ndajnë informacion për masat e udhëtimit, bazuar në vlerësimin e rrezikut në mënyrë që udhëtimi ndërkombëtar të rifillojë në mënyrë të sigurt.

Po ashtu i nxit shtetet që të luftojnë keqinformimin dhe informacionin e rremë për COVID-19 që minon përpjekjet për të luftuar pandeminë.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 123 raste të reja, 5 humbje jete dhe 57 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.
2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë fton bizneset dhe njesitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë:

Distancën fizike, maskën e detyrueshme në shërbim dhe të kryejnë dezinfektimin dhe higjienizimin e vazhdueshëm të ambienteve.
Një kujtesë edhe për pushuesit: Respektoni distancën me të tjerët që nuk janë familjarët tuaj dhe kujdesuni për higjienën vetjake.
28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020)
Testime totale 42183
Raste pozitive 5519
Raste të shëruara 3018
Raste Aktive 2335
Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25

IKShPK : 245 raste pozitive, 13 të vdekur dhe 133 të shëruar!

Covid-19-Klinika-Infektive-PrishtineInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste,
komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Covid 19: prej 1419 testeve, sot, kemi 166 raste të reja, 4 viktima dhe 185 persona të shëruar

risk
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë  kryer 1419 testime dhe 166 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:-Shkup 47-Shtip 23-Kumanovë 17-Gostivar 15-Tetovë 12-Kërçovë 12-Makedonski Brod 10-Kavadari 9-Strugë 7-Ohër 3-Vinicë 2-Sveti Nikolë 2-Negotinë 2-Dibër 1-Gjevgjeli 1-Manastir 1-Strumicë 1-Demir Hisar 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 4 viktima, një pacientë nga Shkupi (77), një pacientë nga Kërçova (72), një pacientë nga Shtipi (58) dhe një pacientë nga Manastiri (70).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 185 pacientë të rikuperuar në:-Shkup 98-Shtip 25-Kumanovë 17-Gostivar 15-Sveti Nikole 12-Manastir 8-Resnje 4-Kërçovë 3-Radovish 2-Probishtip 1

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 105.357 teste të COVID -19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11.054, numri i pacientëve të rikuperuar është 6.882, numri i atyre që humbën jetën është 497 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.675.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 12 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 237.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 4901, aktiv 1372 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Shtip – 859, aktiv 428 (me 43.625 banorë) .
  • Kumanovë – 1083aktiv 263 (me 109.228 banorë) .
  • Gostivar – 465, aktiv 269 (111.252 banorë) .
  • Tetovë – 1057, aktiv 237 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strugë – 456, aktive 202 (me 65.801 banorë) .
  • Sveti Nikollë – 224, aktiv 165 (me 17.683 banorë)
  • Dibër  – 206, aktiv 118 (me 20.863 banorë)
  • Kërçovë – 172, aktiv 105 (me 56.937 banorë)
  • Ohër- 277, aktiv 89 (51.591 banorë).
  • Manastir – 143aktiv 64 (me 91.983 banorë)
  • Prilep – 333, aktiv 53 (me 75.132 banorë)
  • Resnjë – 146aktiv 26 (me 16.313 banorë)
  • Koçani – 104, aktiv 24 (me 37.758 banorë)
  • Veles – 225, aktiv 22 (me  54.384 banorë)
  • Probishtip – 53, aktiv 19 (me 15.085 banorë)

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ekspertët: Vaksina për Covid-19 mund të jetë e disponueshme në vitin 2021

vaccineNë Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit. Krizat politike, ekonomike dhe shëndetësore janë një burim shqetësimi i vazhdueshëm për ligjvënësit amerikanë. Por ekspertët kryesorë të shëndetit publik në vend kishin disa lajme inkurajuese të premten, duke i thënë një komisioni të Kongresit se zhvillimi i një vaksine për virusin po ecën me shpejtësi.

Për herë të parë që nga qershori, pati një rënie të numrit të rasteve të reja me Covid-19 në mbarë vendin krahasuar me javën e kaluar. Por me rritjen e numrit të rasteve në disa shtete, ligjvënësit amerikanë të premten kërkuan përgjigje nga ekspertët që po udhëheqin përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për ta frenuar përhapjen e virusit.

“A mund të na ndihmoni të kuptojmë pse Evropa kryesisht e ka vënë nën kontroll virusin, por në Shtetet e Bashkuara po shohim një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja?”, pyeti ligjvënësi demokrat James Clyburn.

“Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, kur ata u mbyllën, ata e bënë këtë në nivel 95 për qind. Kur ju shikoni në fakt atë që bëmë ne, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne me të vërtetë funksionalisht mbyllëm vetëm rreth 50 për qind të aktivitetit”, u përgjigj Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar testimet në javët e fundit, por me debatin për rihapjen e ekonomisë amerikane ende një çështje me ndjeshmëri politike, ekspertët paralajmërojnë se testimet për Covid-19 nuk janë një zëvendësim i masave parandaluese.

“Ne nuk mund të dalim nga kjo ose një pandemi tjetër vetëm përmes testimeve. Testimi për koronavirus nuk zëvendëson përgjegjësinë personale. Nuk zëvendëson përgjegjësinë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz, ose masat e tjera si larja e duarve, dhe vendosja e maskës”, tha Admiral Brett Giroir, Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë.

Shumë ekspertë shpresojnë se masat parandaluese do të ndihmojnë deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur zyrtarët vlerësojnë se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e gatshme.

“Në fund të fundit, brenda një periudhe kohe të arsyeshme, planet tani lejojnë që çdo amerikan që ka nevojë për një vaksinë ta marrë atë brenda vitit 2021″, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se shpejtësia është rezultat i udhëheqjes së Presidentit.

“Këto investime kritike në një vaksinë për koronavirusin janë bërë për faktin se ne kemi një biznesmen në Shtëpinë e Bardhë”, tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Por demokratët në kongres akuzojnë presidentin dhe republikanët se nuk kanë ofruar ndihmë të nevojshme për amerikanët që janë pa punë dhe në vështirësi.

“Republikanët thanë se donin të bënin një pauzë. Virusi nuk bëri pauzë”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Udhëheqësit nga të dyja palët nuk arritën bien dakord për një marrëveshje këtë javë për të zgjatur ndihmën financiare shtesë për miliona amerikanë të papunë.

voa