Mision i ri i NASA-s për të dërguar anije hapësinore në Mars

MarsUlja në Mars është pjesa më e rrezikshme dhe e vështirë e dërgimit të një anijeje hapësinore në planetin e kuq. Koha që duhet për t’u ulur në sipërfaqen marsiane, është përshkruar shpesh si “shtatë minuta terror”. Anija hapësinore Perserverance, që niset (u nis) më 30 korrik, është përpjekja e radhës për një mision në Mars. Për fat të mirë, NASA do të përdorë një metodë uljeje që është provuar e suksesshme, por kjo nuk do ta bëjë uljen më pak sfiduese.

Në ndryshim nga Toka që ka një atmosferë të dendur dhe kështu astronautët që kthehen, mund të përdorin edhe parashuta për të ngadalësuar uljen në sipërfaqe, atmosfera e Marsit është shumë e rrallë.

Kjo do të thotë që inxhinierët duhet të përdorin një kombinim teknikash, për ta ngadalësuar shpejtësinë e anijes nga afro 20 mijë kilometra në orë dhe për ta ulur në sipërfaqen e Marsit.

Shumë misione hapësinore në Mars kanë dështuar, përfshirë anije që kanë shpërthyer, janë djegur ose janë përplasur në sipërfaqen e tij.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur me sukses anije hapësinore, në tetë misione të suksesshme, duke filluar me dy sondat Vikings në vitin 1976.

Por jo të gjitha misionet e NASA-s kanë qenë të suksesshme. Mars Polar Lander u shkatërrua sapo mbërriti në dhjetor 1999.

“Në secilin nga këto misione, periudha nga hyrja në atmosferën e Marsit tek ulja, është karakterizuar si gjashtë ose shtatë minuta tmerr. Është koha e nevojshme për të ulur shpejtësinë nga 12 mijë milje (20 mijë kilometra në orë) në zero. Është një detyrë sfiduese, që kërkon disa lloj teknologjish për të qenë e suksesshme”, thotë Scott Hubbard, ish-drejtor i Qendrës Studimore Ames të NASA-s. former director of the NASA Ames Research Center.

Sondat e NASA-s, Spirit dhe Opportunity përdorën një numër jastëkësh me ajër për zbutur uljen.

Sonda 2020 Perseverance do të përdorë një metodë që është provuar me sukses me sondën Curiosity në vitin 2012.

Sistemi i këtij misioni përfshin një parashutë, një mjet për ulje dhe një të ashtuquajtur “manovër me vinç nga ajri”, për ta ulur sondën me një kabëll në sipërfaqe në sekondat e fundit.

“Sistemi përfshin hapin e fundit, ku sonda e vendosur në një platformë me raketa do të ulet ngadalë deri në 10 metra mbi sipërfaqen e Marsit dhe pastaj praktikisht do të zbritet si me çikrik dhe sa të prekë sipërfaqen, kabllot do të priten dhe platforma me raketat do të fluturojë dhe do të shpërbëhet”, thotë shkencëtari i projektit, Kenneth Farley.

Shkencëtarja e NASA-s, Bethany Ehlmann, thotë se disa njerëz e shohin këtë sistem me mosbesim.

“Është një produkt i një arsyetimi të kujdesshëm dhe të menduar inxhinierik, sepse në thelb mundëson uljen vetëm të masës që duhet dhe jo gjithë strukturës dhe kjo e bën më pak të vështirë. Është e ngjashme me atë që bëhet në tokë kur helikopterët zbrazin ngarkesën në sipërfaqe”, thotë ajo.

Lajmi nëse ulja ishte e sukseshme apo jo, do disa minuta të merret vesh, sa të arrijë sinjali nga Marsi në Tokë.

“Duhen disa minuta sa ta marrim vesh dhe janë momente shumë të tensionuara. Për anijen Curiosity, kjo periudhë u shoqërua me një heshtje totale. Parashikoj të njëjtën gjë për Perseverance”, thotë Dr. Farley.

Anija hapësinore Perseverance, është më e madhja dhe më e sofistikuara që NASA dërgon në Mars. Ajo pritet të ulet në planetin e kuq më 18 shkurt të vitit të ardhshëm.

voa

Virgin Galactic më pranë udhëtimeve turistike në hapësirë

Virgin GalacticKompania Virgin Galactic tregoi për herë të parë për publikun brendësinë e kabinës së anijes së saj të hapësirës, ndërsa testimi i saj është në fazat e fundit, në qendrën Spaceport America për nisjet në hapësirë në jug të shtetit Nju Meksiko. Virgin Galactic emëroi kohët e fundit një ish-drejtues të Disney-it si zyrtarin më të lartë ekzekutiv ndërsa kompania e turizmit hapësinor përgatitet për shërbime komerciale.

Një pamje për t’u mbajtur mend. Virgin Galactic tregoi ditët e fundit (28 korrik 2020) brendësinë e kabinës së anijes SpaceShipTwo. Kompania thotë se kabina është ndërtuar duke patur në mend eksperiencën më të mirë për udhëtarët në bord.

Kabina është e pajisur me 12 dritare për pasagjerët që të shikojnë Tokën. 16 kamera kapin reagimet e tyre gjatë gjithë udhëtimit.

“Çdo klient do të ketë të përqendruar tek vetja dy kamera për të kapur çdo aspekt të përvojës së tyre. Në të vërtetë, ne kemi edhe shumë kamera të tjera në të gjithë kabinën. Por me këto të dyja ata do të kenë një regjistrim të asaj që vrojtojnë në hapësirë ndërsa kalojnë nëpër këtë përvojë transformuese”, thotë shefi i kompanisë për hapësirën, George Whitesides.

Zyrtarët e kompanisë e konsiderojnë kabinën e anijes SpaceShipTwo si pjesën më të rëndësishme të udhëtimit për klientët, duke thënë se ajo është krijuar për të siguruar një nivel intimiteti ndërsa klientët shkojnë në skajet më të largëta të hapësirës, ku mund të përjetojnë mungesën e forcës së rëndesës dhe vrojtojnë Tokën poshtë.

Pamja e kabinës, u transmetua në internet, për shkak të kufizimeve të tanishme të udhëtimit dhe grumbullimeve të mëdha si pasojë e pandemisë.

Kompania kohët e fundit emëroi ish-drejtuesin e Disney-t, Michael Colglazier, si shefin e ri ekzekutiv.Colglazier ka qenë president dhe drejtor menaxhues i Parqeve Ndërkombëtare të Disney-t.

Më shumë se 600 klientë nga e gjithë bota kanë blerë bileta për një fluturim në anije të hapësirës të Virgin Galactic.

Fluturimet, pa dalë në orbitë, janë planifikuar të arrijnë në një lartësi prej të paktën 80.5 kilometrash përpara se anija të ulet.

Zyrtarët ende nuk kanë ofruar një datë për fillimin e fluturimeve me pasagjerë, duke thënë se testimet përfundimtare po vazhdojnë. Testet e raundit të ardhshëm do të përfshijnë fluturimin me raketa.

voa

Alcajmeri mund të zbulohet përmes një analize të gjakut

AlcajmerStudimet mbi një analizë eksperimentale të gjakut për sëmundjen Alcajmer tregojnë se ajo është shumë e saktë të dallojë njerëzit e prekur nga sëmundja, thonë shkencëtarët. Ky zbulim po shton shpresat për një mënyrë të thjeshtë dhe të besueshme në diagnostikimin e kësaj forme të sëmundjes mendore në të ardhmen. Hulumtuesit thonë se zbulimi është një qasje e re e cila ende kërkon më shumë prova.

Alcajmeri është një nga format më të zakonshme të sëmundjeve mendore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundje mendore dhe nga këta, rreth 70 përqind kanë alcajmer. Barnat aktuale lehtësojnë përkohësisht simptomat dhe nuk ngadalësojnë degradimin e trurit.

Autori kryesor i studimit është Profesori Oskar Hansson me Universitetin e Lundit në Suedi. Një vit më parë, shkencëtarët njoftuan rezultate inkurajuese nga analizat eksperimentale të gjakut që masin nivelet jo normale të amiloidit, një nga dy proteinat që shumohen dhe dëmtojnë trurin.

Eksperimentet e reja përqendrohen tek proteina tjetër e quajtur tau. Studimi zbulon se një formë e veçantë e proteinës tau e quajtur p-tau217, është një tregues i besueshëm i ekzistencës së ajcajmerit.

“Mbledhim kampione gjaku nga pacientë që besojmë se kanë sëmundjen. Zakonisht ata kanë një lloj humbje të kujtesës, mund të jetë alcajmer, apo diçka tjetër. Masim shkallën e proteinës tau që besojmë se është shkaktari kryesor i sëmundjes alcajmer. Suksesi është se tani jemi në gjendje të masim shkallën e proteinës tau në gjak, në një mënyrë shumë të saktë, që na ndihmon të diagnostikojmë pacientët me sëmundjen e alcajmerit”, thotë profesori Oskar Hansson.

Profesori Hannson kreu studimin me më shumë se 1,400 pjesëmarrës. Në studim u përfshinë individë me shkallë të ndryshme të sëmundjes alcajmer dhe probleme të tjera neurologjike.

Një pjesë e studimit në Arizona përfshiu edhe 81 njerëz që e kanë dhuruar trurin e tyre pas vdekjes. Hulumtuesit ishin në gjendje të zbulonin se analizat e gjakut kur ata ishin gjallë, përputheshin me provat e sëmunjdes më vonë.

Pjesa e studimit në Kolumbi përfshiu njerëz me një gjen të rrallë që çon në prekjen nga sëmundja e alcajmerit në moshë të re, zakonisht në të 40-tat.

Profesori Hannson dhe kolegët e tij besojnë se kjo analizë e gjakut mund të zbulojë sëmundjen më herët.

“Kjo analizë e zbulon herët sëmundjen e alcajmerit. Edhe kur pacienti ka probleme shumë të vogla kujtese, analiza është shumë e saktë. Fatkeqësisht shumë njerëz me alcajmer nuk diagnostikohen dhe rrjedhimisht nuk marrin trajtimin e duhur. Në disa raste të tjera, ka njerëz që diagnostikohen gabimisht me alcajmer. Shpresojmë që kjo arritje të ndihmojë në pakësimin e diagnostikimit të gabuar.”

66 vjeçari Mats Eneroth u diagnostikua me alcajmer pas një vizite në klinikën “Memory”. Ai po mjekohet për të lehtësuar simptomat. Ai dhe familja e tij po përgatiten për të papriturat që sjell sëmundja.

“Në vend që të merret kampion nga lëngu i shtyllës kurrizore, analiza bëhet përmes gjakut. E mira është se mëson për gjendjen para se të përkeqësohesh dhe gjen ndihmë dhe mbështetje për të patur një jetë sa më pranë normales.”

Kolegia e zotit Hannson, Shorena Janelidze, shpjegon se si analizohet gjaku.

“Kjo është pajisja që lexon testin, e përbërë nga një kamera me rezolucion të lartë. Rezolucioni i lartë na mundëson të shohim shenjat e kuqe që tregojnë përqëndrimin e lartë të proteinës tau.”

Saktësia e rezultateve të analizës së gjakut për zotin Hansson shkon nga 89 deri 98 përqind. Analiza u krijua nga kompania amerikane farmaceutike Eli Lilly. Studimi u financua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i Shteteve të Bashkuara, qeveria e Suedisë, Shoqata e Alcajmerit dhe fondacione të tjera.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 120 raste të reja, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Flutura BeqoNë 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)
Testime totale 41709
Raste pozitive 5396
Raste të shëruara 2961
Raste Aktive 2274
Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1251
Durrës 277
Shkodër 211
Vlorë 95
Fier 85
Lezhë 84
Korçë 68
Kukës 66
Elbasan 55
Gjirokastër 31
Berat 27
Dibër 24

IKShPK : 224 raste pozitive, 9 të vdekur dhe 152 të shëruar!

Ambulanca per koronavirusInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Covid 19: prej 1621 testeve, sot, kemi 138 raste të reja, 7 viktima dhe 144 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë  kryer 1.621 testime dhe 138 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:- Shkup 47- Kumanovë 17- Shtip 16- Dibër 10- Gostivar 10- Makedonski Brod 6- Veles 5- Manastir 5- Koçan 5 -Kërçovë 3- Prilep 2- Tetovë 2- Vinicë 2- Ohër 2- Kavadari 1- Kriva Palankë 1- Probishtip 1- Demir Hisar 1- Kratovë 1- Resnje 1

Gjatë 24 orëve u regjistruan 7 viktima : dy paciente nga Shkupi (64 vjeçare dhe 67 vjeçare ), një paciente nga Makedonski Brodi (53 vjeçare), një paciente nga Kërçova (41 vjeçare), një pacientë nga Manastiri (27 vjeç), një pacientë nga Dibra (78 vjeç) dhe një pacientë nga Shtipi (64 vjeç). Gjashtë pacientë ndërruan jetë në spital dhe një pacientë jashtë spitalit.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 144 pacientë të rikuperuar në: – Shkup 105- Shtipi 9- Kërçovë 7- Manastir 5- Tetovë 4- Koçani 4- Prilep 2- Demir Hisar 2- Resnje 2- Veles 1- Gostivar 1- Probishtip 1- Berovë 1

Deri më tani, në total janë kryer 103.938 teste të COVID -19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10.891, numri i pacientëve të shëruar është 6.698, numri i atyre që humbën jetën është 493 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.700.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 2 raste të reja dhe 4 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 225.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 4856, aktiv 1426 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Shtip – 836, aktiv 431 (me 43.625 banorë) .
  • Kumanovë – 1066aktiv 263 (me 109.228 banorë) .
  • Gostivar – 450, aktiv 269 (111.252 banorë) .
  • Tetovë – 1045, aktiv 225 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strugë – 449, aktive 195 (me 65.801 banorë) .
  • Sveti Nikollë – 222, aktiv 175 (me 17.683 banorë)
  • Dibër  – 205, aktiv 117 (me 20.863 banorë)
  • Kërçovë – 160, aktiv 97 (me 56.937 banorë)
  • Ohër- 274, aktiv 86 (51.591 banorë).
  • Manastir – 142aktiv 71 (me 91.983 banorë)
  • Prilep – 333, aktiv 53 (me 75.132 banorë)
  • Resnjë – 147aktiv 31 (me 16.313 banorë)
  • Koçani – 104, aktiv 24 (me 37.758 banorë)
  • Veles – 225, aktiv 22 (me  54.384 banorë)
  • Probishtip – 53, aktiv 20 (me 15.085 banorë)

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.