Covid 19: prej 1574 testeve, sot, kemi 127 raste të reja, 5 viktima dhe 95 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1574 teste, dhe 127 raste të reja të kovid-19 janë regjistruar në:
-Shkup 43-Kumanovë 1-Gostivar 101-Prilep 8 -Delçevë 7-Strugë 5 -Kriva Palankë 5 -Strumicë 5 -Shtip 4-Tetovë 4-Ohër 4 – Berovë 3 -Gjevgjeli 3 -Pehçevë 3 -Probishtip 3 – Koçani 2 -Kërçovë 2-Dibër 1-Manastir 1-Veles 1-Makedonski Brod 1 – Kratovë 1.
Kanë ndërruar jetë 5 persona , një pacientë nga Kumanova (61 vjeç), një pacientë nga Shtipi (81 vjeç) , dy pacientë nga Gostivari (76 dhe 81 vjeç) dhe një pacient nga Prilepi (53 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 95 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 37-Gostivar 14-Shtip 6-Tetovë 5-Manastir 5- Veles 4 – Kriva Palankë 4- Ohër 3 – Berovë 3 -Delçevë 3-Sveti Nikolë 3-Kërçovë 2-Strugë 2 -Kavadarci 1-Probishtip 1 – Demir Hisar 1 -Vinicë 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 154,948 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14871, numri i pacientëve të rikuperuar është 12054, numri i vdekjeve është 609 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2208.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?

Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim ekonomik nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Uashington, 4 shtator.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Më poshtë janë pikat e pë​rmbajtjes së​ marrë​veshjes së​ në​nshkruar nga pala kosovare.​

  • Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.
  • Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.
  • Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

  • Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.
  • Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.
  • Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.
  • Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
  • Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.
  • Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.
  • Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
  • Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.
  • Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.
  • Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.
  • Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.
  • Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
  • Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.

rel

Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Trump Vucic HotiPresidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ranë dakort që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë si “një tjetër angazhim historik”, thuhet në deklaratën për shtyp të Presidentit Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. “Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”.

Presidenti Trump tha se me këtë marrëveshje është bërë gjithashtu përparim shtesë në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.

“Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiq i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të finalizuar këto angazhime”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. “Në këtë mënyrë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurtë. Unë pres që të shoh Serbinë dhe Kosovën të përparojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon në të ardhmen”, përfundon deklarata.

“Serbia dhe Kosova janë përkushtuar për normalizimin ekonomik”, tha presidenti Trump duke theksuar se “është një hap i madh përpara për të vendosur përparimin dhe paqen në Ballkan dhe në botë”.

Ai tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit në zyrën ovale se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar të vendosin marrëdhënieve diplomatike, ndërsa Serbia është zotuar ta lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se marrëveshja me Serbinë është një hap i madh që duhet të çojë në njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se ka ende shumë dallime ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por ky është një hap i madh përpara.

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj nëse një gjë e tillë ishte propozuar por tha se “marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhë dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, pasi një gjë të tillë e tha fillimisht për mediat, Ministri serb i Financave, Sinisa Mali.

Ambasadori Grenell i tha portalit “Newsmax” se “nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë befasi, të cilat janë gjithmonë të mira. Ato ushtrojnë trysni mbi të dyja palët që të bëjnë më shumë. Pra, po, kemi paraqitur disa befasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte aq e befasuar. Ndonjëherë bëhen para medieve se kjo është befasi më e madhe se sa që është. Të dyja palët janë njoftuar dhe mendoj që kemi shënuar përparim dhe shpresoj për një zgjidhje”, tha ai.

Pala serbe tha se kërkesa për njohjen e ndërsjellë ishte shtruar si një nga pikat e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet ndërmjet të dyja vendeve.

“Ai dokument ishte shumë i rëndë, kishte 15 apo 16 pika dhe një prej tyre ishte për njohjen e ndërsjellë. Unë e refuzova. Nuk është asgjë e re sepse kjo është politika amerikane, vetëm se ne thamë që ajo pikë nuk duhet të jetë në dokumentin për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan “fer” dhe na dëgjuan. Në dokumentet tjera kjo pikë nuk është më”, tha presidenti serb.

Zoti Vuçiç tha pas takimit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se “kishte disa vështirësi politike për ne por mendoj dhe shpresoj që i kemi kapërcyer ato dhe vazhdoj të shpresoj që ta arrijmë një marrëveshje nesër.”

“Nëse më pyesni mua nëse Serbia do të pranojë njohje të ndërsjellë që ishte përmendur në disa projekt-propozime, kjo nuk do të funksionojë për Serbinë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte kërkuar njohjen nga Serbia, Kryeministri i Kosovës, Hoti u përgjigj:

“Për çdo gjë që flasim me Serbinë, qëllimi ynë është njohja reciproke. Sot kemi bërë një hap të madh në drejtim të përafrimit”, tha ai.

Zëri i Amerikës ndoqi më herët të enjten më herët një paraqitje të ministrit serb Sinisha Mali, i cili tha se palëve u është dorëzuar një dokument ku përfshihet një pikë që parashikon njohjen e ndërsjellë.

“Temat ekonomike nuk janë kryesoret, siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është paraqitur flet për njohjen e ndërsjellë, ndërsa të gjitha 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike”, tha ai.

“Ky është propozimi më i keq që kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët e Kosovës. Por ne nuk do të heqim dorë dhe do të luftojmë”, tha ministri serb.

Ai tha se po ushtrohet trysni mbi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte paralajmëruar se mund të ketë “befasi gjatë takimit”.

Bashkëpunimi ekonomik

Ndërkohë, Këshilli për Siguri Kombëtare shkroi se pati “bisedime shumë të mira këtë pasdite me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Zoti Vuçiç shfaqi shpresën se mund të arrihet marrëveshje për çështje ekonomike, projekte të infrastrukturës, lidhjet ndërmjet Beogradit e Prishtinës që siç tha, do të ishin në të mirë të serbëve në Kosovë, të shqiptarëve dhe të gjithëve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se të premten pritet të prezantohet marrëveshja për temat ekonomike, për të cilat i diskutua të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

“Nesër presim që ta finalizojmë të gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që patëm sot”, tha kryeministri Hoti.

Edhe presidenti Vuçiç tha se shpreson në një marrëveshje për tema të interesit të përbashkët.

Kosova dhe Serbia biseduan sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para takimit ishte thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.

Më herët gjatë ditës ambasadori Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin twitter ai tha se “sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha para se të fillonte takimi se me Serbinë do të bisedohet vetëm për njohjen e ndërsjellë, ndërsa presidenti serb, tha se pret takim të vështirë, por “dorëzimi nuk është një opsion”.

I pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, kandidati demokrat për president, Joe Biden tha se nuk ishte në dijeni të hollësive të marrëveshjes, megjithatë, “Ajo që kam argumentuar në lidhje me Serbinë dhe Kosovën është se Kosova duhet të jetë një vend i pavarur. Nuk është pjesë e Serbisë. Kam kaluar shumë kohë atje. Nuk i di hollësitë e marrëveshjes por supozoj se do ta përforconte pavarësinë e Kosovës.

Zoti Biden tha se e sheh me pozitivitet faktin që një vend me shumicë myslimane si Kosova e njeh Izraelin si shtet. “Mendoj se është e rëndësishme. Por gjithashtu besoj se Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punonjë drejt një zgjidhje me dy shtete me palestinezët, tha zoti Biden.

voa

Drejt finalizimit prodhimi i vaksinave kundër COVID-it, falë teknologjisë së re

vaksinaNjë teknikë e re premtuese që sipas ekspertëve përshpejton procesin e zhvillimit po përdoret për prodhimin e dy vaksinave kundër COVID-19 të cilat mund të jeni gati deri në nëntor. Këto vaksina do të jenë dhe testi i parë që do të përcaktojnë nëse vaksinat e bazuara në kodin gjenetik, në vend të mikrobeve, mund të jenë të sigurta dhe efektive.

Një nga vaksinat po zhvillohet nga kompania amerikane Moderna. Tjetra do të jetë produkt i bashkëpunimit mes prodhuesit gjerman të ilaçeve “BioNTech” dhe kompanisë amerikane Pfizer. Të gjitha vaksinat e mëparshme shkaktonin në sistemin imunitar versione të vdekura ose të dobësuara të një mikrobe ose pjesë të tij. Përbërësi aktiv në secilën prej vaksinave të reja është një pjesë e kodit gjenetik quajtur mRNA. Ai udhëzon trupin të prodhojë një pjesë të vogël të virusit duke mos shkaktuar sëmundje, por e bën më të lehtë për sistemin imunitar që të luftojë virusin e vërtetë.

Prodhimi i vaksinës në sasi e mjaftueshme deri në qindra miliona doza zakonisht kërkon sisteme të mëdha të specializuara të prodhimit biologjik. Vaksinat e mRNA-së janë më të shpejta për t’u zhvilluar pjesërisht sepse ato nuk mbështeten tek këto sisteme komplekse.

Këto do të jenë vaksinat e para të bazuara tek kodi gjenetik të zhvilluara për t’u përdorur tek njerëzit. Aktualisht vaksina të tilla janë në treg për përdorim tek kafshët sikurse imunizimi kundër virusit të Nilit Perëndimor tek kuajt, melanomën tek qentë dhe një sëmundje virale tek salmoni.

voa

OBSH rekomandon steroidet për trajtimin e COVID-19

OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë nxorri të mërkurën udhëzime të reja për përdorimin e mjekimeve që shpëtojnë jetë, disa orë pasi një studim tregoi se steroide jo të shtrenjta, pakësojnë rrezikun e vdekjes tek pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19. Komisioni i udhëzimeve i OBSH-së bëri një rekomandim “të fortë” për përdorimin e terapisë me kortikosteroide për rastet serioze me koronavirus, por jo tek ata me raste më të buta. Udhëzimet bazohen tek rezultatet e tetë provave klinike me 7,184 pjesëmarrës. Një nga këto studime u publikua të mërkurën.

Studimi i publikuar të mërkurën, përfshinte shkencëtarë nga Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

I koordinuar nga Instituti Kombëtar britanik për Studime Shëndetësore, ai është pjesë e përpjekjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të bërë me shpejtësi prova me ilaçe të ndryshme.

Studiuesit analizuan tre steroide të ndryshme: deksametazonin, hidrokortizonin dhe metilprednizolonin, megjithëse nga ky i fundit u hoq dorë, sepse numri i pacientëve mbi të cilin u testua, ishte shumë i vogël për një rezultat të besueshëm.

Profesori i Universitetit të Bristolit, epidemiologjisti Jonathan Sterne është pjesë e ekipit që analizoi rezultatet.

“40 për qind e pacientëve që morën kurën e zakonshme ose placebon, vdiqën nëse sheh të dhënat tek të gjitha këto prova. Tek pacientët që morën kortikosteroid, vdekja dhe rreziku nga vdekja pas 28 ditësh, u reduktua me 32 për qind. Pra tetë ndër 100 pacientëve iu shpëtua jeta nga trajtimi me kortikosteroid, ose 20 për qind reduktim i rresikshmërisë për jetën”, thotë ai.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit, kishin arritur në një përfundim të ngjashëm në qershor dhe rezulatet e provës klinike, ishin botuar të mërkurën në një studim në revistën mjekësore, JAMA.

Prof. Sterne thotë se ilaçet përdoren kundër pezmatimit dhe janë të përshtatshme vetëm për pacientë të sëmurë rëndë, megjithëse kortikosteroidet patën efekt pavarësisht nëse pacientët po përdorin respiratorë kur filluan trajtimin.

“Një nga arsyet që pacientët sëmuren kaq rëndë me COVID-19 është se sistemi i tyre imunitar detyrohet të punojë në maksimum. Kështu që ideja është që trajtimi me steroide e qetëson reagimin e forte imunitar dhe kjo i bën njerëzit që të mbijetojnë kur trajtohen me to”, thotë profesori Sterne.

Ai shton se po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trajtime të tjera sepse niveli prej 33 për qind rrezikshmëri për vdekje është gjithsesi shumë e lartë.

Pacientët u ndoqën për një periudhë prej 28 ditësh dhe profesori Sterne e pranon që është kohë e shkurtër, por thotë se mjekët do të duan të dinë se çfarë do të ndodhë për një periudhë afatgjatë dhe se me kalimin e kohës do të dihet më shumë.

“Shumica e vdekjeve, nëse ndodhin, ndodhin në 28 ditët e para por të gjithë ata që bënë provat klinike do të duan të ndjekin pacientët për një kohë më të gjatë, për të parë nëse këto rezultate vazhdojnë të jenë efektive”, thotë Prof. Sterne.

Britania dhe qeveri të tjera në gjithë botën, kanë miratuar përdorimin e kortikosteroideve për pacientët e sëmurë rëndë nga COVID-19. Tani përdorimi i tyre rekomandohet edhe nga OBSH-ja.

Ministria e Shëndetësisë: 150 të shëruar, 123 raste të reja, 5 humbje jete

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon se në 24 orët e fundit, nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku  një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Sot 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)

Testime totale             66197

Raste pozitive             9967

Raste të shëruara         5882

Raste Aktive               3779

Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2066

Durrës             452

Shkodër           293

Lezhë              196

Korçë              135

Kukës              129

Elbasan           127

Vlorë               121

Fier                  114

Berat               73

Dibër               39

Gjirokastër     34

Covid 19: prej 1486 testeve, sot, kemi 109 raste të reja, 3 viktima dhe 89 persona të shëruar

riskSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1486 teste, dhe 109 raste të reja të kovid-19 janë regjistruar në:
-Shkup 40-Prilep 12-Kumanovë 10-Ohër 7-Tetovë 6-Manastir 6
-Strugë 4-Kërçovë 4-Shtip 3-Kavadar 3-Gostivar 2-Vinicë 2-Strumicë 2-Kriva Palankë 2-Probishtip 1-Pehçevë 1-Delçevë 1
-Sveti Nikolë 1-Resnje 1-Negotinë 1.
Kanë ndërruar jetë 3 persona , një pacientë nga Kërçova (64 vjeç), një pacientë nga Shkupi (61vjeç) dhe një paciente nga Makedonski Brod (70 vjeçare).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 89 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 29-Kumanovë 13-Gostivar 13-Delçevë 6-Kërçovë 6-Tetovë 4-Sveti Nikolë 4-Shtip 4-Dibër 2-Manastir 2-Vinicë 2-Veles 1-Strumicë 1-Radovish 1-Pehçevë 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 154,948 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14871, numri i pacientëve të rikuperuar është 12054, numri i vdekjeve është 609 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2208.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

IKShPK : prej 474 mostrave 119 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 187 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Ministria e Shëndetësisë: prej 835 testeve kemi 116 raste të reja, 5 humbje jete dhe 150 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare
I shprehim ngushëllimet familjarëve.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)
Testime totale 65340
Raste pozitive 9844
Raste të shëruara 5732
Raste Aktive 3811
Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2068
Durrës 472
Shkodër 288
Lezhë 195
Korçë 136
Kukës 133
Elbasan 129
Vlorë 122
Fier 121
Berat 75
Dibër 38
Gjirokastër 34

IKShPK : prej 459 mostrave 78 raste pozitive, 9 të vdekur dhe 190 të shëruar!

Ambulanca per koronavirusGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.