Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas humjes së thellë në zgjedhjet lokale

ZaevKryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte dha dorëheqjen pasi partia e tij humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal. Ai shpalli edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate.

“Unë marr përgjegjësinë për këto zhvillime dhe jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë,” tha zoti Zaev, socialdemokratët e të cilit drejtojnë koalicionin qeverisës.

Partia e tij pësoi humbje në komunat e Shkupit, Kumanovës, Manastirit, Ohrit dhe në një sërë komunash të tjera përballë VMRO-DPMNE-së në opozitë. Zoti Zaev uroi kundërshtarët politik për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Mbetem me besimin e vjetër se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Do të qëndroj për një periudhë sa të jetë e nevojshme, për të organizuar qeverinë e re me një shumicë përparimtare që ka e që mund edhe të zgjerohet”, u shpreh zoti Zaev.

Ai tha se është krenar me arritjet e vendit, siç është anëtarësimi në NATO dhe regjistrimin e popullsisë që u mbajt para pak javësh. Ai u shpreh i dëshpëruar nga ana tjetër, për faktin se siç tha, “shumica zgjodhi ata të cilët vetëm para katër vitesh u futën në parlament për të vrarë njerëz. U barazuan viktimat me dhunuesit. Unë solla lirinë dhe demokracinë, ndërsa demokracia nënkupton përgjegjësinë”, u shpreh zoti Zaev.

Vitin e kaluar, në zgjedhjet parlamentare, një aleancë e udhëhequr nga socialdemokratët e zotit Zaev shënoi një fitore të ngushtë përballë VMRO-DPMNE-së.

Zoti Zaev, udhëhoqi qeverinë që nga viti 2017 dhe e vuri vendin në rrugën e integrimeve evropiane, duke rënë dakord edhe për të ndryshuar emrin e vendit, gjë që i dha fund një mosmarrëveshje me Greqinë, e cila e shihte emrin Maqedoni si një pretendim për provincën e saj me të njëjtin emër dhe kishte bllokuar anëtarësimin e fqinjit të saj në BE dhe NATO.

Ndërsa nga pala me prejardhje shqiptare, sukses arritën vetëm Bilall Kasami dhe Arben Taravari, nëse ndjekin shembullin e Kryeministrit atëherë të tjerët duhet të japin llogari.

 

KSHZ: BILJAL KASAMI 21.564 (54,86%) TEUTA ARIFI 16.509 (42,00%)

zgjedhjet

 

Në Tetovë sipas KSHZ-së në Tetovë, prej gjithsej numrit të përgjithshëm të votuesve në listën e votuesve 85.577, nga 117 qendrave të votimit,  kanë votuar 39.305 (45,98%) dhe 1.232 fletëvotime të pavlefshme BILJAL KASAMI fitoi 21.564 vota (54,86%) ndërsa TEUTA ARIFI 16.509 vota (42,00%)

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjithashtu në Gostivar pësoi përsëri humbje.

Aleanca për Shqiptarët në opozitë, shpalli fitoren në Gostivar, ku kandidati i saj, Arben Taravari, mori, sipas partisë, mbi 5.000 vota më tepër se garuesi i BDI-së Nevzat Bejta.

BDI-së në Çair, ku ka shpallur fitoren e Visar Ganiut ndaj kundër-kandidatit Bekim Sali të Alternativës. Ky do të jetë mandati i dytë për zotin Ganiu.

Në Kërçovë duket se Fatmir Dehari i BDI-së ka korrur fitore ndaj Aleksandar Jovanovskit të VMRO-DPMNE-së, por VMRO-ja ende nuk e ka pranuar humbjen.

Në këtë qytet ku me përqindje mbizotëron popullata shqiptare erdhi në votime mori pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve nga Evropa për të votuar, ndërsa pas raundit të parë dukej të ishte krijuar një përçarje tek elektorati shqiptar.

Në Dibër (të Madhe) ende nuk dihen rezultatet e raundit të parë në një qendër votimi për shkak të parregullsive të konstatuara atje. Në këtë qytet u përballën Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka i BDI-së.

Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare ka shpallur fitore në komunën (rurale) e Studeniçanit pranë Shkupit, ku Azem Sadiku duket të ketë fituar edhe një mandat për ta udhëhequr komunën.

Në bllokun e partive politike maqedonase, VMRO-DPMNE-ja e opozitës cilësohet si fituese, ndërsa njoftohet për epërsi në Shkup të kandidates së deklaruar si e pavarur, Danella Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë shqiptare të opozitës kundër Petre Shilegovit të Lidhjes Social Demokrate.

Zoti Shilegov ishte kryetar i Komunës së Shkupit në mandatin e fundit. VMRO-ja ka shpallur fitore në Ohër, në Manastir dhe në një numër komunash të tjera. Ajo fitoi 23 komuna në raundin e parë; LSDM-ja 9 dhe BDI-ja 3 komuna.

Në Kumanovë po ashtu është një situatë befasuese ku LSDM-ja doli humbëse ndërsa kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski, (ish-zyrtar i LSDM-së) shpalli fitoren.

Gara e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale u zhvillua në 44 komuna nga 81 sa janë gjithsej. Interesimi i elektoratit për të votuar kësaj radhe ishte më i lartë se sa në raundin e parë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18:30 në votime kanë dalë 48,88% e votuesve. Në raundin e dytë ishin 1.355,990 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote.

KSHZ e cilësoi procesin si të qetë ku janë regjistruar disa pengesa të natyrës teknike. KSHZ e ka për detyrë t’i shpallë rezultatet e para dymbëdhjetë orë pas mbylljes që qendrave të votimit.

Ambasada gjermane në Shkup: Në tre muajt e ardhshëm nuk do të ketë listë të hapur për termine

ambasada-gjermane-MKAmbasada gjermane ka njoftuar mëngjesin e sotëm detajet e rezervimit të vizave në muajt e ardhshëm. Njofton se për shkak të problemeve teknike gjatë regjistrimit të fundit të termineve më 5 tetor 2021, janë regjistruar më shumë persona se sa lejohet nga lista e pritjes.

Ambasada vendosi të mos fshijë “datat e mbivendosura”, por t’u japë të gjithë personave të regjistruar një datë ndoshta deri në fund të shkurtit 2022 sipas renditjes kronologjike.

“Për këtë arsye, në muajt nëntor, dhjetor dhe janar nuk do të ketë listë të hapur për termine. Ju lutemi mos bëni pyetje në lidhje me këtë temë.

Gjithashtu dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se Ambasada me siguri do të bëjë një ndryshim në lidhje me regjistrimin dhe terminin në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo do të thjeshtojë regjistrimin. Për detajet konkrete do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Gjermanisë në Shkup.

Telegrafi

Dialogu në Bruksel, Kurti: Nuk ka datë të takimit me Vuçiqin, me ndalimin e boksierëve Serbia shpërfaqi fytyrën e saj si shtet

KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryeministrin e Serbisë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema.

“Natyrisht që të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel, por edhe para takimit sepse jemi në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha Kurti.

Ai tha se sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në Bruksel, do të mund të ndodh dikur në gjysmën e dytë të nëntorit, ndërsa sa i përket udhëheqësve të dy shteteve nuk ka ndonjë datë, ndonëse sipas tij kjo varet nga lehtësuesit e dialogut në Bruksel.

Telegrafi

Lëkundje të forta tërmeti në vendin tonë, ja magnituda

termetiiLëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Tërmeti fillimisht u raportua me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter, por ka rezultuar me magnitudë 4.7.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë 56 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 16 km në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 km, sipas raportimeve të “EMSC”.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.

tch

“BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor”/ Rama intervistë për gazetën gjermane, ç’thotë për kancelaren Merkel dhe ndikimin e saj në rajon

Rama Merkel“Për hir të sigurisë së saj, BE- ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor” – kështu shprehet kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën ‘Merkur’, ndërsa shpjegon, përse vendi ynë vazhdon të dojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Teksa i referohet ndikimit në rajon të kancelares në detyrë, Angela Merkel, Rama thotë se rrallëherë ka takuar një person, që e njeh aq mirë Ballkanin Perëndimor e problemet e tij, ndërsa shton se ajo do t’i mungojë rajonit dhe gjithë Evropës.

Sipas Ramës do ishte çmenduri nga ana e BE-së që ta lerë Ballkanin Perëndimor një portë të hapur për radikalizimin dhe terrorizmin, pasi në këtë rajon jetojnë të krishterë e myslimanë.

Intervista e plotë:

Zoti Kryeministër për çfarë mund të bisedojnë Bavaria dhe Shqipëria?

Rama: Siç mund ta dini historia e marrëdhënieve mes vendeve tona shtrihet pas në kohë deri në vitet ’80. Franz Josef Strauß vizitoi asokohe papritur e papandehur Shqipërinë duke thyer kështu akullin. Gjermania Perëndimore dhe Bavaria ende konsideroheshin armik i klasave. Strauß i propozoi regjimit shqiptar të kohës një marrëveshje joshëse tregtare, e cila nuk u realizua kurrë. Në Tiranë sot ka një rrugë që mban emrin e tij.

Si e vlerëson Söder-i dëshirën tuaj për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE?

Rama: CSU-ja gjithmonë na ka mbështetur fort në lidhje me këtë çështje. Markus Söder u shpreh në bisedën tonë se mendon që procesi i përafrimit të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet. Vitin e ardhshëm ai dëshiron të vizitojë personalisht Tiranën.

Angela Merkel është nga mbështetëset tuaja. A përbën një lajm të keq për planet tuaja të anëtarësimit fundi i erës Merkel në krye të kancelerisë gjermane? 

Rama: Ky formulim është paksa i tepruar. Por duhet të pohoj se kandelarja ka pasur një ndjeshmëri të veçantë për çështjet tona, çka lidhet me siguri edhe me të shkuarën e saj. Kancelarja është rritur në një dikaturë komuniste, ndaj dhe ndoshta na kupton më mirë se shumëkush. Rrallëherë kam takuar tjetërkënd që të njohë aq mirë Ballkanin Perëndimor e problemet e tij. Ajo do t’i mungojë fort rajonit dhe krejt Evropës.

Procesi i anëtarësimit ka ngelur prej kohësh në vendnumëro. A jeni i zhgënjyer?

Rama: Në krye të herës po, por jo më. Sot BE-ja nuk është më e njëjta si në kohën e themelimit të saj. Ajo është e fragmentarizuar, vuan pasojat e agjendave kombëtare dhe të interesave të papërputhshme me njëra-tjetrën. Unë besoj se që pas krizës së refugjatëve, BE-ja ndikohet fort nga kahet ekstreme të politikës. Vërtet që partitë e ekstremit të djathtë nuk janë në pushtet, por ato kanë ndikim të madh në politikat e qeverive të moderuara. Hera-herës kjo bie në kundërshti me vlerat dhe parimet e BE-së. 

Këto fjalë nuk tingëllojnë aspak si një fjalim që të do të bindë BE-në për ta pranuar. Përse vazhdoni të doni të bëheni vend anëtar?

Rama: Nuk bëhet fjalë për gjendjen e bashkësisë në një çast konkret të historisë. Për ne Bashkimi Europian është një premtim paqeje. Këtë njerëzit në Perëndim e kanë harruar, sepse falë Zotit nuk kanë parë luftë prej kohësh. Ama ne po. Ndoshta rrugëtimi i BE-së do të jetë me kthesa e pengesa edhe për ca kohë, por në finish ajo mbetet padyshim e ardhmja e kontinentit.

Por me Ballkanin Perëndimor BE-ja fut probleme në derën e shtëpisë, si për shembull konflikti për çështjen e Kosovës.

Rama: BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet. Nuk ka kuptim që të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve…

…E keni fjalën për Kinën dhe Rusinë?

Rama: Ato janë veç pjesa e dukshme. Mos harroni se në rajon jetojnë të krishterë e myslimanë. Do të ishte çmenduri ta lësh Ballkanin Perëndimor një portë të hapur për radikalizimin dhe terrorizmin. Ka ardhur koha që BE-ja ta kuptojë këtë.

Edhe njëherë: Tensionet në rajon po shtohen. Para pak kohësh Serbia vendosi mjete të mbinduara në kufirin me Kosovën…

Rama: Por kjo nuk ka të krahasuar me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje kjo lidhet edhe me faktin që kundërshtarët e dikurshëm  sot duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliktet ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është i vogël.

Në rajon disa kanë frikë se ju doni të bashkoheni me Kosovën për të krijuar Shqipërinë e Madhe…

Rama: Lojëra të tilla mendimesh kanë më shumë gjasa jashtë se brenda BE-së.

Teksa shumë vende ngurrojnë, Shqipëria, një vend relativisht i varfër ka pranuar shumë refugjatë nga Afganistani. Përse?

Rama: Kjo është pjesë e vetëkuptueshme e qenies sonë. Në Shqipëri kemi një thënie: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Me mik kuptojmë mikun e paftuar që ka nevojë për ndihmë. Vendi ka strehuar gjysmë milioni refugjatë nga Kosova dhe 3000 iranianë, kundërshtarë politikë të regjimit të atjeshëm. Pas rënies së komunizmit ne vetë kemi kërkuar strehë në Europë. Sot si vend anëtar i NATO-s e ndjejmë për detyrë. Vendet anëtare të NATO-s nuk mund thjesht t’i kthejnë kurrizin e t’i lënë në mëshirë të kasapëve talebanë forcat vendase që kanë rrezikuar jetën për NATO-n në Afganistan.

Shqipëria do të strehojë 4000 persona…

Rama: Deri tani janë thuajse 2000, numri shtohet çdo javë. Por në vend nuk ka asnjë diskutim, a është mirë apo keq. Këtu bëhet fjalë edhe për respektin karshi vetes.

Top Channel

Zuckerberg i ndryshon emrin “Facebook-ut”: Tashmë do të quhet “Meta”

MetaShefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi se kompania e tij do të riemërtohet duke u quajtur Meta, në një përpjekje për të përfshirë vizionin e saj për të ardhmen mbi realitetin virtual, atë që zoti Zuckerberg e quan “metavers”. “Metavers” është një mjedis i realitetin virtual ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë thjesht dixhitale.

Skeptikët e shohin këtë lëvizje, si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga të ashtuqujtuarat “Facebook Papers”, një dokument i rrjedhur e bërë publik nga një konsorcium organizatash mediatike, që përfshin edhe agjencinë “Associated Press”. Shumë nga këto dokumente, të bëra publike për herë të parë nga një ish-punonjëse e Facebook-ut, Frances Haugen, kanë zbuluar sesi kjo kompani ka injoruar apo minimizuar paralajmërimet e brendshme për pasojat negative dhe shpesh të dëmshme në të gjithë botën, të mënyrës se si veprojnë algoritmet e kësaj platforme sociale.

Facebook është platforma botërore e mediave sociale dhe ato po akuzohen për krijimin e diçkaje që është e dëmshme për njerëzit dhe shoqërinë”, thotë konsulentja e marketingut Laura Ries. Ajo e krahasoi ndryshimin e emrit të Facebook-ut me rastin e riemërtimit të kompanisë “Beyond Petroleum”, për t’i shpëtuar kritikave rreth dëmeve të shkaktuara në mjedis. “Ata nuk mund të largohen nga rrjeti social me një emër të ri të korporatës dhe të flasin për një metavers të së ardhmes“, shtoi ajo.

Çfarë është metaversi?

Zoti Zuckerberg e ka përshkruar atë si një “mjedis virtual”, ku njerëzit mund të futen brenda, në vend që ta shohësh vetëm nëpërmjet një ekrani. Në thelb, është një botë e komuniteteve virtuale të pafundme, të ndërlidhura, ku njerëzit mund të takohen, punojnë dhe luajnë, duke përdorur kufje, syze apo pajisje të tjera që krijojnë një realitet virtual.

Zoti Zuckerberg thotë se ai pret që “metaversi” të arrijë tek një miliard njerëz brenda dekadës së ardhshme.

voa

Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

PutinRepublika e Moldavisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjitike për shkak të shkurtimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Prej kohësh Moska e përdor rubinetin e gazit për të nënshtruar këtë vend.

Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në mënyrë të mjaftueshme gaz, apo nëse Putini në mënyrë artificiale po krijon probleme me furnizimin me gaz për të pasur një mjet presioni politik duke e bërë kontinentin të ngrijë këto muaj dimri.

Për një vend ky skenar është bërë tani realitet: Republikën e Moldavisë, një nga vendet më të varfra të Europës dhe plotësisht e varur nga gazi rus. Papritur monopolisti i gazit, Gazprom kërkon çmime shumë më të mëdha për gazin, madje do edhe shlyerjen me gjasë të borxheve të vjetra. Koncerni i reduktoi ndjeshëm furnizimet me gaz në këtë vend në javët e fundit. Ekspertët flasin për minus 35%.

Javën e kaluar qeveria moldave shpalli gjendjen e jashtëzakonshme energjitike. Kjo do të thotë kufizime për konsumatorët e mëdhenj të energjisë, që duhet të kërkojnë alternativa të tjera energjie. Në të njëjtën kohë me procedura të përshpejtuara qeveria moldave mund të nënshkruajë kontrata të tjera. Më 25 tetor u nënshkrua një kontratë me Poloninë e sipërmarrjen moldave Energocom.

Manovër presioni

Rusia edhe në të shkuarën e ka mbyllur rubinetin e gazit për Moldavinë. Vëzhguesit e shohin krizën aktuale të gazit si “manovër presioni” të Putinit. Sergiu Tofilat, ekspert i energjisë thotë për Deutsche Wellen, se “nuk është rastësor momenti për këtë presion”. “Kishte vite që nuk kishte probleme me furnizimin me gaz. Por tani ka ndryshuar diçka: Forcat proruse në vendin tonë kanë humbur pushtetin.”

Nga dhjetori i vitit të kaluar është në detyrë presidentja proeuropiane, Maia Sandu. Ajo fitoi kundër rivalit të saj, presidentit të atëhershëm prorus, Igor Dodon. Edhe partia e tij i humbi në korrik të këtij viti zgjedhjet në vend, dhe ka kaluar në opozitë. Nga gushti Moldavinë e qeveris një koalicion proeuropian reformues i partisë Aksion dhe Solidaritet, PAS nën kryeministren, Natalia Gavrilita. Lidershipi i ri moldav kërkon të çlirohet nga ndikimi rus dhe synon integrimin europian dhe është duke ndërmarrë reforma të thella në drejtim të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit.

Politikanët e rinj në pushtet nuk zgjodhën një kurs konfrontimi me Kremlinin, përkundrazi. Presidentja Maia Sandu dhe qeveria moldave theksojnë, se janë të interesuar për një marrëdhënie normale dhe të mirë me Rusinë.

Solidaritet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Ky vend dikur pjesë e Rumanisë u aneksua nga Stalini në një pakt me Hitlerin në vitin 1940 dhe u shpall si republika sovjetike moldave. Kur në vitin 1991 Moldavia shpalli pavarësinë, në lindje të republikës u shkëput një pjesë e saj, Tranzistria. Aty janë në fuqi forca proruse, separatiste që nuk njihen ndërkombëtarisht. Rusia ka dërguar në këtë rajon disa mijëra ushtarë dhe ka stacionuar një arsenal të jashtëzakonshëm armësh nga koha e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1999 në një samit të OSBE në Stamboll, Moska premtoi se do të tërheqë trupat deri në vitin 2020, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Presidentja moldave ia kujtoi Rusisë në muajt e kaluar këtë premtim dhe kërkoi një zgjidhje të konfliktit me Transistrinë. Maia Sandu siç pritej shprehu edhe solidaritetin me Gjeorgjinë, po ashtu e prekur nga një konflikt i ngrirë dhe politika e agresionit rus, si edhe me Ukrainën, gadishullin e së cilës Krimenë, Rusia e aneksoi në vitin 2014.

“Paturpësitë e mëdha antiruse”

Zyrtarisht politika ruse dhe Gazpromi e hedhin poshtë, se grindja aktuale për gazin ka sfond politik. Por në javën e shkuar, Valentina Matvijenko, kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, numri tre në shtetin rus, shprehu zemërimin ndaj presidentes moldave. “Paturpësitë e mëdha antiruse” të presidentes moldave do të kenë pa dyshim ndikim në marrëdhëniet bilaterale, tha Matvijenko. Deklaratat e saj erdhën menjëherë pas takimit me presidentin moldav të parlamentit, Igor Grosu, ku u fol edhe për furnizimet me gaz.

Prej vitit 2007, Moldavia paguan për gazin rus një çmim që orientohet në vlerat mesatare të marrëveshjeve europiane afatgjata. Në kontratën që mori fund në shtator kjo nënkuptonte 150 dollarë për 1000 metër kubik gaz. Prej kësaj kohe Gazpromi kërkon papritur çmimin e tregjeve aktuale, tre herë deri katër herë më të lartë. Në kuadër të një marrëveshjeje provizore, Moldavia duhet të paguajë 800 dollarë për 1000 metër kubik gaz. Gazprom kërkon edhe 700 milionë dollarë borxhe nga e shkuara.

Shuma të mëdha janë zhdukur

Koncerni thotë, se bëhet fjalë për leverdinë ekonomike.Por Bjellorusia për shembull vazhdon të marrë gaz rus me 150 dollarë për 1000 metër kubikë. Qeveria moldave thotë se një çmim 200 deri në 300 dollarë është i pranueshëm. Edhe çështja e borxheve duket se ka dalë qëllimisht në pah. Firma që i ka borxhet, monopolisti i gazit, MoldovaGaz i përket në masë të madhe vetë Gazpromit. Nuk dihet qartë, se sa borxhe ka kjo degë bijë e Gazpromit tek koncerni mëmë. “Në të shkuarën tek MoldovaGaz janë zhdukur shumë të mëdha përmes mashtrimit dhe korrupsionit”, thotë Sergiu Tofilat. “Se kush i ka borxh kujt duhet që ta qartësojë një verifikim i zgjeruar tek Moldova Gaz. Por një audit të tillë të firmës nuk ka pasur asnjëherë.”

Javën e kaluar zëvendëskryeministrat moldavë, Andrei Spinu dhe Vlad Kulminski ishin në Rusi për një zbutje të konfliktit për gazin, dhe bisedimet nuk u zhvilluan vetëm me Gazpromin, por edhe me Dmitri Kozak, zëvendësdrejtuesin e administratës presidenciale të Putinit. Interesante është se Kulminski nuk është përgjegjës për çështjet e gazit, por për konfliktin me Transistrinë.

Që në konfliktin për gazin bashkënegociojnë Kulminski dhe Kozak, megjithëse nuk janë drejtpërdrejt përgjegjës, ka të bëjë edhe me ndërlidhjet jotransparente të tregtisë së gazit ndërmjet dy vendeve. Gazi rus shkon kryesisht në Transistrinë separatiste. Aty prodhon energji ndër të tjera centrali MoldGres, në pronësi ruse. Prej këtej furnizohet pastaj e gjithë republika moldave. Ky kompleks energjitik i padepërtueshëm është nën akuza për korrupsion.

Për shkak të situatës së komplikuar të furnizimit e konfliktit për gazin, në Moldavi janë shtuar zërat që kërkojnë kthesë radikale e çlirim nga varësia energjitike me Rusinë. “Neve na duhet të bëjmë gjithmonë përvojën se gazi rus përdoret si armë politike kundër nesh”, thotë politologu, Igor Botan. “Duhet që të nxjerrim më në fund mësime nga kjo. Prej kohësh duhet ta kishin diversifikuar furnizimin tonë me energji dhe ta kishim shtrirë në shumë degë.”

dw

Gjermani: Rriten infektimet, kërkohet reduktimi i kontakteve

InfermiereNë Gjermani po rriten ndjeshëm shifrat e të infektuarve me Corona, gjë që po ndjehet edhe në pavionët e trajtimit intensiv. Instituti Robert Koch rekomandon me urgjencë: vaksinohuni, testohuni dhe reduktoni kontaktet.

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në Gjermani, Instituti Robert koch ka paralajmëruar nga rreziku i lartë i infektimit. “Për shkak të treguesit aktual të infektimeve në shtatë ditë, ekziston një probabilitet më i madh i kontakteve infektuese”, thuhet në raportin e fundit të Institutit të njohur, RKI. Prandaj ai “rekomandon me urgjencë” që njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të kujdesen që të kenë mbrojtjen e plotë. Me këtë nënkuptohet edhe dhënia e vaksinës së dytë. Në raportin javor të RKI theksohet, se tendenca e rritjes s infektimeve vërehet në të gjitha grupmoshat. Rritje e ndjeshme u vu re tek të moshuarit, sidomos tek njerëzit mbi moshën 90 vjeç, ku javën e fundit rritja e treguesit të infektimeve nga 63 në 108.

RKI rekomandon që të reduktohen kontaktet e panevojshme dhe të respektohen rregullat për mbrojtjen nga infektimi. Sipas RKI, numri i të vaksinuarve është rritur shumë pak në javët e shkuara. Duke u bazuar në llogaritjet e veta, RKI konstaton, se ka një “efekt të dukshëm” të vaksinimeve kundër Coronës në pengimin e sëmundjes të Covid-19 dhe shtrimet në spitale.

Rreziku i mbingarkesës së spitaleve

Nëse kjo tendencë e rritjes së infektimeve vazhdon, ka shqetësim për mbingarkesën në klinika. Kryetari i Shoqërisë së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, u shpreh, se brenda një jave janë shtruar më shumë pacientë me Corona në spitale. “Nëse kjo tendencë vazhdon, kemi për dy javë sërish 3000 pacientë në pavionët e trajtimit intensiv”, tha ai për “Rrjetin redaksional Gjermania”. Me këtë shifër klinikat mund të punojnë, por jo pa pasur efekte në punën e përditshme të mjekësisë në spitale.

Edhe presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Intensivit, Gernot Marx shprehet për “Rrjetin redaksional Gjermania”, dhe thekson, se vërtet aktualisht të gjithë pacientët po trajtohen plotësisht, por “për këtë diku refuzohen operacione të tjera apo tërhiqet personeli i infermierisë nga pavionë të tjerë.” Ministri i Shëndetësisë së landit Badeny-Vyrtemberg, Manfred Luscha tha së fundmi se të pavaksinuarit  janë përgjegjës për “80% të infektimeve dhe me këtë natyrisht edhe për gjendjen e tensionuar në pavionët e trajtimit intensiv.”

la/ag