Z. Afrim Ibrahimi Fanda: Pse refuzova TV Telma – debatin me kandidatët e tjerë për kryetarë komune të Tetovës

telma

Dje (30 shtator 2021), TV Telma ftoi kandidatin e Lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi, z. Afrim Ibrahimi Fanda, në një emision debati me kandidatët e tjerë për kryetarë komune të Tetovës.

Teksti i refuzimit të pjesëmarrjes, që kandidati ynë i’a nisi gazetares së TV Telma, nuk u lexua i plotë nga drejtuesja e emisionit, ndaj e gjeni në vazhdim:

Unë sinqerisht ju falënderoj për ftesën tuaj, por nuk gjej asnjë motiv për t’iu drejtuar bashkëqytetarëve të mi të grupit etnik që janë shikuesit tuaj, për arsyen e thjeshtë se ato vota tashmë janë premtuar dhe rezervuar publikisht – pjesë për kandidatin e BDI -së ose thënë më mirë LSDM, dhe pjesë për kandidatin e Aleancës së Shqiptarëve, ose thënë më mirë VMRO!

Prania në një panel me përfaqësues të partive të korruptuara, të cilët, si në raste të tjera të ngjashme, shtrembërojnë situatën reale dhe konkurrojnë me njëri tjetrin për të bërë premtime boshe, është në kundërshtim me të gjitha parimet e mia.

Unë jam i vetëdijshëm se bashkëqytetarët e mi joshqiptarë, në shikim të parë, kanë arsye për t’u besuar partive të tyre, të cilat kanë ekskluzivitetin e qeverisë qendrore, dhe sipas direktivës së tyre, ata tradicionalisht të orientojnë votën e tyre drejt përfaqësuesve të korruptuar shqiptarë që i shërbejnë kësaj qeverie. Por koha tashmë ka treguar se kjo është e gabuar në planin afatgjatë.
Pse?
Sepse, kur përfaqësuesit e dëgjueshëm të këtyre partive shqiptare duhet të shpërblehen për shërbimet e tyre, zakonisht me duar të lira dhe bashkëpunim në korrupsion dhe krim, ne kemi një qytet që nuk është i mirë për jetesë për askënd, pavarësisht nga përkatësia etnike: një qytet i ndotur, pa ujë të pijshëm, me spitale ku pacientët, në vend se të shërohen, digjen të gjallë, pa zona të gjelbëruara, pa parkingje, me kazino në çdo cep, …!
Qytetarët e Tetovës meritojnë një qytet me kushte më të mira jetese, por kjo sigurisht që nuk do të vijë nga burokratët partiakë dhe kryebashkiakët tashmë të sprovuar, të cilët mbijetojnë në saje të abuzimeve, thuhet në tekstin e dërguar nga Lëvizja Për Shtet Dhe Drejtësi.

Sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën.

Në Shqipëri raportohen të paktën 1400 raste pacientësh të prekur nga ateroskleroza në një vit.

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut të bllokimit të arterieve janë:
• kolesteroli i lartë,
• tensioni i lartë i gjakut,
• pirja e duhanit,
• diabeti,
• mbipesha,
• mungesa e aktivitetit fizik
• ushqyerja jo e shëndetshme.
Bllokimi i arterieve manifestohet me një sërë shenjash paralajmëruese, sipas ekspertëve.

Dhimbja e Pulpës së Këmbës
Ateroskleroza mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të këmbës. Kjo ndodh veçanërisht tek duhanpirësit. Nëse vëreni se keni dhimbje të pulpës së këmbës që nuk largohet lehtë, shkoni menjëherë tek mjeku dhe bëni analizat përkatëse.

Ngurtësim dhe Dhimbje të Nofullës
Dhimbjet në pjesën e nofullës dhe qafës janë rëndom simptoma të anginës, e cila ndodh si rezultat i qarkullimit të keq të gjakut. Dhimbjet ndodhin për shkak se nervi vagus, nervi kryesor që transmeton sinjalet e dhimbjes nga zemra, është gjithnjë në kontakt me zonën e qafës, kokës, nofullës dhe krahut të majtë.

Dhimbjet e Mesit
Dhimbjet e mesit shfaqen për shumë arsye dhe një prej tyre ka të bëjë me zemrën. Zona e poshtme e shpinës është nga të parat ku grumbullohen pllakat aterosklerotike. Dhimbja është më e madhe sepse qarkullimi i gjakut pakësohet dhe dobëson disqet e vertebrave.

Si të Pastroni Enët e Gjakut?
Listuar më poshtë, mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i pastrojnë arteret tuaja.

Hudhra
Hudhra sigurisht që është ndër përbërësit më të fuqishëm natyralë. Hudhra arrin të kontrollojë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit tuaj dhe të ndalojë zhvillimin e sëmundjes vaskulare.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përmban shumë antioksidantë që parandalojnë formimin e pllakëzave në enët e gjakut arterial. Për më tepër, xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Specat Djegës
Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicinë, e cili rregullon nivelin e kolesterolit tuaj dhe shmang gjasat e atakut në zemër.

Uji me Limon
Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mira natyrale për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit në gjak. Uji me limon mbron enët e gjakut dhe riparon elasticitetin e humbur.

Shega
Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efikas kundër sëmundjeve të zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të shegës çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja në mënyrë efikase. Kjo ndodh për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magnezi si dhe seleniumi.

AgroWeb

3 kura me xhenxhefil dhe mjaltë/ Kundër të ftohurës, gripit e bronshitit

Për plot 5000 vjet me radhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.

Ky zhardhok është shumë i pasur me vitaminë C, hekur, kalçium, fosfor dhe antioksidantë. Ju sjellim më poshtë tre receta me xhenxhefil dhe mjaltë kundër gripit, të ftohurës dhe gripit.

Si Ta Përdorni Xhenxhefilin Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës
Gripi dhe e ftohura kanë simptoma të ngjashme siç janë: kolla, acarimi i fytit dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Në rastin e gripit, virusi infekton të gjithë trupin dhe shkakton temperaturë. Ndikimi i të ftohurës kufizohet në traktin e sipërm të frymëmarrjes.

Pastrimi i Rrugëve Të Frymëmarrjes Nga Sekrecionet
-2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,
-4-5 kokrra piperi të zi,
-1 lugë çaji me mjaltë,
-1 gotë (250 ml) me ujë

Përgatitja:
Hidhni ujin në një tenxhere, shtoni xhenxhefilin dhe piperin e zi dhe pasi të marrë valë, lërini të ziejnë për 7 minuta. Fikeni zjarrin dhe lëreni lëngun të ftohet pak. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3 ditë.

Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës
Përbërësit

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë
2 limonë të përmasave mesatare të ndarë në copa
Çerek filxhani çaji me mjaltë

Përgatitja
Xhenxhefilin e grirë hidheni në një kavanoz. Shtoni copat e limonit dhe përziejini bashkë me lugë druri. Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë sëbashku. Më pas merrni një lugë gjelle dhe hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë. Ky çaj duhet pirë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3-4 ditë me rradhë.

Xhenxhefil Kundër Bronshitit
Inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes shoqërohet me një akumulim të madh sekrecionesh. Kundër tyre, ekspertët rekomandojnë shfrytëzimin e vlerave të xhenxhefilit, kanellës dhe mjaltit.

Për këtë kurë ju nevojiten:
-1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë
-Gjysëm luge çaji me kanellë,
-1 lugë çaji me mjaltë,
-1 gotë me ujë (250 ml)

Hidheni ujin në një tenxhere dhe shtoni xhenxhefilin dhe kanellën. Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të marrë valë. Kur kjo të ndodhë mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në një temperaturë të ulët për 5-7 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një filxhan çaji. Shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë. Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë për të paktën 3 deri në katër ditë që të trajtoni bronshitin në mënyrë natyrale.

AgroWeb

Von der Leyen në Ballkan: Premtime të bukura, por asnjë mesazh të qartë

 

Symbolbild Westbalkan Flaggen (mit EU)Në prag të samitit për Ballkanin javën e ardhshme Presidentja e Komisionit të BE-së zhvilloi një tur vizitash në rajon. Bisedime konkrete anëtarësimi ende nuk po duken në horizont.

Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen përgatiti samitin e BE-së me vendet e Ballkanit. Më 6.10.2021 nën presidencën sllovene samiti zhvillohet në Brdo të Ljubljanës. Mesazhi i BE-së në këtë tur vizitash në të gjitha stacionet ishte i njëjti: merruni vesh me njeri-tjetrin, përpiquni edhe më tej, kini durim. Ursula von der Leyen i siguroi të gjithë presidentët dhe kryeministrat, që takoi se: Ne ju duam juve në BE. Unë angazhohem personalisht për këtë.”Albanien Tirana | Ursula von der Leyen und Edi Rama

Ju lutem durim

Fjalët inkurajuese janë të nevojshme, sepse procesi i anëtarësimit po shtyhet prej vitesh, ndonëse p.sh. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndërkohë kanë marrë premtimin që në vitin 2019. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhgënjimin e shprehu përmbledhtas në mënyrë figurative: “Ne ndihemi si në një dasmë, ku nusja është zbukuruar, por dasmorët nuk janë ftuar.” Shqipëria ndihet si „peng” i grindjes mes vendit anëtar të BE-së Bullgarisë dhe vendit kandidat Maqedonisë së Veriut. Bullgaria bllokon bisedimet e anëtarësimit, sepse Maqedonia e Veriut rrezikon identitetin bullgar dhe gjuhën. Për këtë grindje shumica e vendeve të BE-së nuk kanë mirëkuptim. Qeveria gjermane në qershor zyrtarisht i kërkoi Bullgarisë, që të tërheqë veton kundër hapjes së negociatave me Shkupin.

Nord-Mazedonien Skopje | Ursula von der Leyen und Zoran ZaevPresidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, sërish vuri në dukje qendrimin e formuluar qartazi nga Komisioni për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: “Ju i keni përmbushur kushtet dhe e keni bërë punën tuaj”, tha ajo si në Shkup edhe në Tiranë. Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, theksoi atë që e përsërisin prej vitesh shumë politikanë të BE-së, se kemi të bëjmë me besueshmërinë e Unionit Europian. BE më në fund duhet t’u përmbahet premtimeve. Ursula von der Leyen i kaloi me buzëqeshje kritikat gjatë një konference të përbashkët shtypi në një qendër rinore të rinovuar me financimin e BE-së. Një recetë konkrete, se si mund të ndryshojë qendrim Bullgaria, ajo nuk mundi të ofrojë. Në të gjitha stacionet e turit të saj ajo preferoi të theksojë ndihmat financiare, që BE-ja ka vënë në dispozicion për Ballkanin për ripërtëritjen pas pandemisë së koronavirusit. Krahas ndihmave afatshkurtra për fushatat e vaksinimit në vitet e ardhshme do të lëvrohen gati 30 miliardë Euro për investime strategjike në rajon.

Zgjidhet grindja për targat në Kosovë

Vizitat e von der Leyen në Serbi dhe Kosovë u zhvilluan nën hijen e shkallëzimit të konfliktit ditët e fundit mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e targave. Por gjatë kohës që presidentja e Komisionit ndodhej në Prishitnë dhe në Nish,

Kosovo EU Ursula von der Leyen Vjosa Osmanidelegacionet e të dyja palëve zhvillonin bisedime në Bruksel, ku arritën të gjejnë një zgjidhje.Të enjten (30.09) erdhi lajmi nga Brukseli se është arritur një marrëveshje për çështjen e targave. Të paktën përkohësisht, sepse bisedimet duhet të vazhdojnë. “Eshtë me rëndësi jetike që Serbia dhe Kosova të normalizojnë raportet. Jam shumë e shqetësuar për shkak të konfliktit aktual. Eshtë e nevojshme që patjetër situata të çtensionohet”, i tha von der Leyen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata parimisht e miratuan këtë, por nuk lanë të kuptohet, nëse dhe kur do të bëjnë lëshime. Problemi thelbësor nuk është zgjidhur: mosnjohja e Kosovës si shtet nga Serbia, por edhe nga pesë vende anëtare të BE-së. Një zgjidhje për këtë problem ende nuk ka.

E pyetur nga reporterët në konferencë shtypi në Prishtinë presidentja e Komisionit të BE-së tha, se duhet ndjekur edhe më tej si „ëndërr” anëtarësimi i Kosovës në BE. „Eshtë e arsyeshme, e nevojshme dhe bukur të kesh ëndrra”, u shpreh me zbukurime Ursula von der Leyen. Në samitin e Brdos javën e ardhëshme duhet të bëhen përpjekjet për të krijuar një bazë të besimit dhe miqësisë. “Ballkani është në anën tonë. Kjo është një ëndërr, për të cilën ia vlen të punosh”, tha von der Leyen me fjalë të bukura por pa përmendur hapat konrektë.

Serbien Belgrad | Ursula von der Leyen und Aleksandar VucicMë shumë bashkëpunim

Në Serbi ajo vlerësoi përparimet e bëra. Bashkë me presidentin Aleksandar Vuçiq ajo nënshkroi një marrëveshje të re për zgjerimin e lidhjeve hekurudhore në rajon, linja që një ditë do të çojnë nga Selaniku në Salcburg. BE-ja financon një pjesë të mirë të ndërtimit të hekurudhave me dy drejtime si dhe të elektrifikimit të këtyre linjave. Vuçiq shprehu mirënjohje për këtë mbështetje. Von der Leyen theksonte vazhdimisht, se Serbia duhet të jetë në BE. Vuçiq shprehimisht e mbështet ndërtimin e së ashtuquajturës „autostrada e paqes” mes Nishit dhe Prishtinës. Ai tha se është i nevojshëm çtensionimi në konfliktin me Kosovën. Presidentja e Komisionit e ritheksoi apelin e saj në adresë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të bashkëpunojnë më shumë mes tyre e madje përpara se të hyjnë në BE apo të nisin bisedimet e anëtarësimit. Bashkëpunimi ekonomik, heqja e doganave dhe heqja e vizave janë të mundshme. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkuar në nismën „Open Balkan” – ku duhej të përfshihen edhe tre vendet e tjera Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Probleme brenda BE-së

Presidentja e Komisionit të BE-së nuk përmendi – të paktën jo në publik – rezervat që ka jo vetëm Bullgaria, por edhe shtete të tjera të BE-së kundër hapjes së negociatave të antarësimit. Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë kritike ndaj kandidaturës së Shqipërisë. Parlamenti i Holandës i ka shmangur pengesat, por qeveria në detyrë në Hagë ende ngurron.

Disa vende anëtare, ndër to edhe Gjermania, në bisedime të brendshme kanë vënë në pikëpyetje lëvizjen pa viza nga vendet e Ballkanit për në BE. Kjo sepse shumë azilkërkues nga këto vende aplikojnë për qendrim në Euorpën Perëndimore. Vendet e origjinës nuk janë të gatshëm t’i pranojnë azilkërkuesit e refuzuar. Gjermania i ka kërkuar Komisionit të BE-së, që të mendojë për një klauzolë, që do të mundësonte shfuqizimin përkohësisht të qarkullimit pa viza. Lidhur me të tilla dokumente të brendshme informon platforma e internetit në Bruksel “EU Observer”. Edhe për këto çështje do të diskutohet në samitin e Brdos të mërkurën (6.10).

dw