Takimi me Xhaçkën në Këshillin e Sigurimit, Borrell: Përparim urgjent i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

ALB BEShefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në Këshillin e Sigurimit theksoi se duhet të ketë përparim urgjent të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Twitter ai zbuloi disa detaje nga biseda e tyre.

“Fola me Olta Xhçka përpara debatit të Këshillit të Sigurimit sot pasdite. Me Shqipërinë si anëtare jo të përhershme dhe Presidencën aktuale, ne mund të llogarisim në një anëtar më shumë në Këshill. Ne diskutuam gjithashtu përparimet e nevojshme që duhen marrë urgjentisht në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, shkruan Borrell në Twitter.

Shqipëria të mërkurën e 1 qershorit mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm  ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Paçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA-së në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

Top Channel

Biden njofton rreth 1 miliard dollarë më shumë ndihmë për Ukrainën

bidenPresidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sasia më e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake që dërgohet njëherësh në një ngarkesë, që nga fillimi i luftës.

Ndihma është pjesë e masave për të ndalur Rusinë në përpjekjet e saj për të pushtuar rajonin lindor të Donbasit. Moska po përparon ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshëm në këtë rajon.

Ndihma përfshin sisteme raketash kundër anijeve, armë të artilerisë së rëndë howitzer dhe më shumë municione për sistemet e raketave me lëvizshmëri së lartë, për të cilat forcat amerikane po trajnojnë tashmë trupat ukrainase. Këto armatime të reja të rënda janë ato që kanë kërkuar me urgjencë udhëheqësit e Ukrainës.

Presidenti Biden tha gjithashtu se SHBA-të do të dërgojë edhe 225 milionë dollarë më shumë në ndihma humanitare, çka do të siguronte ujë të pijshëm, ilaçe, ushqime, kujdes shëndetësor, strehim dhe para për familjet ukrainase, për të blerë sende thelbësore.

Nëpërmjet një deklarate Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur “banorët e Ukrainës, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta”.

Me herët gjatë ditës së sotme, në një takim në Bruksel me pjesmarrjen e një numri të madh ministrash të mbrojtjes, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë ndodhet në një pikë kritike ndaj Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk duhet ta humbasin përqëndrimin në konfliktin e gjatë tre mujor.

Takimi, krahas ministerialit të Mbrojtjes të NATO-s, u përqendrua tek furnizimet me armë për Ukrainën. Kjo është hera e tretë, që grupi me pjesëmarrjen e afro 50 vendeve, takohet për të diskutuar dhe koordinuar ndihmën për Kievin. Takimi i mëparshëm, ishte zhvilluar në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, në muajin prill.

Të hënën këshilltari i presidentit të Ukrainës Mykhailo Podolyak tha se Kievi ka nevojë për 1,000 armë artilerie të rëndë (howitzers), 500 tanke dhe 1,000 dronë, krahas armatimeve të tjera të rënda.

Nuk e kemi luksin të ulim ritmin. Rreziqet janë shumë të mëdha“, tha zoti Austin në fillim të takimit në Bruksel.

Ne duhet të intensifikojmë angazhimin tonë të përbashkët për vetëmbrojtjen e Ukrainës dhe duhet ta nxisim veten edhe më shumë për t’u siguruar që Ukraina të mund ta mbrojë veten, qytetarët dhe territorin e saj”, shtoi zoti Austin.

Para fillimit të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleatët do të vazhdojnë ta furnizojnë Ukrainën me artileri të rëndë dhe sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi dhe se ai pret që ata të bien dakord për një paketë të re ndihmash për Kievin, gjatë takimit të NATO-s që mbahet po këtë muaj.

Ndonjëherë këto përpjekje kërkojnë kohë. Kjo është pikërisht arsyeja se pse është e rëndësishme që të kemi një takim si ky i sotmi. Për t’u takuar me përfaqësuesit e Ukrainës, për të identifikuar sfidat dhe çështjet që ata do të donin të ngrinin me ne“, tha zoti Stoltenberg.

 

Scholz, Macron, Draghi në Ukrainë

Olaf Scholz Emmanuel Macron Mario Draghi dhe Klaus Iohannis në IrpinKancelari Olaf Scholz viziton Kievin të enjten së bashku me presidentin Macron e kryeministrin italian, Mario Draghi. Kjo është vizita e parë e kancelarit gjerman që nga pushtimi rus i Ukrainës. Qëndrimi i parë në Irpin.

 

Pas një hezitimi të gjatë. kancelari gjerman Olaf Scholz po qëndron të enjten në Kiev për një vizitë të parë që pas fillimit të luftës, së bashku me kreun e shtetit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi. Tre krerët kryesorë politikë europianë mbërritën në Kiev me tren, dhe vizituan si fillim një zonë në periferi, Irpin, së bashku me presidentin rumun, Klaus Iohannis, i cili kishte udhëtuar vetëm në Kiev. Irpin është një nga zonat e shkatërruara rëndë nga sulmet ruse. Janë planifikuar takime edhe me presidentin Zelensky.

Scholz dënoi “brutalitetin” e agresionit rus në Irpin, që ka vrarë civilët dhe ka shkatërruar shtëpitë. Kjo është një luftë e tmerrshme, tha Scholz. Sipas kancelarit është shkatërruar një qytet që nuk ka pasur struktura ushtarake. “Kjo të thotë shumë për brutalitetin e sulmit rus, që është i drejtuar nga shkatërrimi dhe pushtimi.” Rusia e zhvillon këtë luftë me brutalitetin më të madh, pa marrë parasysh jetët njerëzore, tha Scholz. “Kjo duhet të marrë fund.”

Kancelari Scholz bëri të ditur, se mbështetja për Ukrainën që po mbrohet nga Rusia do të vazhdojë për sa kohë që “kjo të jetë e nevojshme”. Qëllimi i udhëtimit është që Ukrainës t’i jepet një “sinjal i qartë i solidaritetit të Europës”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit. Scholz i tha gazetës “Bild”, se nuk bëhet fjalë vetëm për të demonstruar solidaritet, por edhe për sigurimin e mbështetjes, “financiare, humanitare, si edhe kur bëhet fjalë për armët.”

Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron tha pas vizitës në Iprin se këtu “janë kryer masakra dhe krime lufte”. Për Macron “ky është një qytet heroik, i shenjuar nga stigma e barbarisë.”

Unitet europian

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka siguruar Ukrainës mbështetjen e vendosur të Europës në mbrojtjen prej sulmit rus. Pas mbërritjes në stacionin e trenit në Kiev, ai tha se kjo vizitë është “mesazh për unitetin europian, i cili adresohet ukrainaseve dhe ukrainasve, si edhe i mbështetjes për të folur në të njëjtën kohë për të tashmen dhe të ardhmen dhe, sepse e dimë, se javët e ardhshme do të jenë të vështira.” Ukraina duhet “të rezistojë dhe fitojë”

Ambasadori ukrainas në Berlin, Andrej Melnyk ka shprehur pritshmëri të larta nga vizita e tre krerëve europianë. Ukrainasit shpresojnë që rëndësia e vizitës së Scholzit të mos jetë vetëm “simbolike”, por “novatore”, tha ai për “Rheinsche Post.” Sipas Melnyk, ndihma ushtarake e Gjermanisë duhet të ngrihet në “një nivel të ri cilësor:”

Vizita e tre vendeve më të fuqishme në BE kishte kohë që pritej. Qeveria ukrainase që nga fillimi i luftës ka shprehur kritika të ashpra për Gjermaninë duke kritikuar hezitimin gjerman në çështjen e furnizimit me armë të rënda. Një vizitë e presidentit gjerman, Steinmeier u refuzua duke iu referuar politikës së tij të mëparshme ndaj Rusisë. Po ashtu presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul se vendi i tij ka siguruar të drejtën për një anëtarësim në BE përmes mbrojtjes “vlerave” të Europës kundër agresionit rus. Në Bruksel pritet një rekomandim i statusit kandidat pro me kufizime.

la/afpd/rtd/dpa

BE paralajmëron zhvillime pozitive për Maqedoninë e V. dhe Shqipërinë

Michel PendarovskiPresidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, paralajmëroi aktivitete pozitive gjatë javës së ardhshme, sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

“Bashkimi Evropian është shumë i përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Michel.

Ai foli në një konferencë të përbashkët për media me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë qytet, të enjten dhe të premten, zhvillon punimet Forumi i Prespës për Dialog.
Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Edhe pse i ka hapur dyert për fillimin e negociatave të anëtarësimit në vitin 2018, Bashkimi Evropian nuk i ka nisur ende ato, as me Maqedoninë e Veriut, as me Shqipërinë.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka vënë bllokadë, për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve, që lidhen me gjuhën dhe identitetin.

Për pasojë, edhe Shqipëria ka mbetur pas, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.

Michel tha se po bëhen “të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët” – Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“Unë jam i kyçur në këtë bashkë me Francën dhe Bashkimin Evropian dhe dëshirojmë ta ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin”, tha Michel, pa specifikuar më shumë.

Pendarovski, në anën tjetër, tha se stërzgjatja e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut lëkund besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

“Kushtëzimi i një vendi anëtar [Bullgarisë] kundrejt një vendi kandidat për anëtarësim [Maqedonisë së Veriut] – në aspektin bilateral – nuk paraqet vetëm shkelje flagrante të premtimit për të ardhme evropiane për vendet e Ballkanit, por mund të komprometojë tërësisht politikën për zgjerim dhe të shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, duke i dhënë fund këtij procesi, i cili me vite llogaritet si politika më e mirë e jashtme e Bashkimit Evropian”, tha Pendarovski.

Duke folur në një konferencë për media para fillimit të Forumit të Prespës për Dialog, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se nuk do ta komentojë propozimin e Francës për tejkalimin e dallimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, para se ky vendim të koordinohet mes 27 vendeve anëtare të BE-së.

“Qëndrimet tona për një propozim të Presidencës franceze do t’i japim pasi që ai të jetë shpërndarë ndërmjet vendeve anëtare… Mendojmë se kjo është mënyra më e drejtë për të komunikuar vërejtjet tona – në atë moment kur ta dimë se ky është qëndrimi i 27 vendeve anëtare”, tha Osmani.

Mëngjesin e së enjtes, mediat bullgare njoftuan se kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, do të shpërndajë te vendet e BE-së propozimin francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut – që do t’i hapte rrugë fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian – por detaje të tjera rreth propozimit nuk u dhanë.

Këtë vit, tema e Forumit të Prespës për Dialog është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”.

Nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe presidentët apo kryeministrat e Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Nga Serbia, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq.

Nga personalitetet ndërkombëtare marrin pjesë: kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo, si dhe sekretarja e përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Schmid.

Personalitete nga komuniteti akademik, biznesi, media dhe sektori qytetar do të marrin pjesë po ashtu.

Forumi i Prespës për Dialog, këtë vit, përkon me katërvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund një kontesti për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Marrëveshja e Prespës, e cila është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, i ka hapur më pas rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas autoriteteve në Shkup, Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t’i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike.

Por, në opinionin publik ka mendime të ndara nëse Marrëveshja e Prespës, krahas largimit të bllokadës për anëtarësim në NATO, i ka hapur edhe perspektivat e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, vazhdimisht kritikon pushtetin për ndryshimin e emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut – pa marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për integrimin evropian.

Vasko Naumovski, ish-zëvendëskryeministër për Çështje të Integrimeve të Maqedonisë së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se Marrëveshja e Prespës i ka zhgënjyer qytetarët.

“Tani, disa vite më vonë, ne shohim se të gjitha ato pritje ishin joreale, gjë që në formë plotësuese e përforcon ndjenjën e frustrimit te qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dëshpërimin nga procesi i përgjithshëm i integrimeve”.

“Nëse edhe më tej mbetet e paqartë perspektiva evropiane, vlerësoj se do të përforcohen të gjitha tezat se Marrëveshja e Prespës duhet të pësojë adaptime të caktuara”, thotë Naumovski.

Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Edhe pse ka hapur dyert për fillimin e negociatave të anëtarësimit në vitin 2018, Bashkimi Evropian nuk i ka nisur ende ato, as me Maqedoninë e Veriut, as me Shqipërinë.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka vënë bllokadë, për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve, që lidhen me gjuhën dhe identitetin.

Për pasojë, edhe Shqipëria ka mbetur pas, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.

Forumi i Prespës për Dialog është lansuar vitin e kaluar si platformë për ndërtimin e mirëbesimit dhe dialogut politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

rel

Kurti : Veteranët e vërtetë meritojnë kompensim më të lartë se paga minimale

kurtiKryeministri i vendit, Albin Kurti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës foli për pagën minimale dhe çështjen e veteranëve të luftës, ndërsa tha se nuk po shkon në Forumin e Prespës dhe së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për buxhet do t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve njofton rtk.

 

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria e Kosovës me politikat dhe veprimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirimin e vendit.

“Unë nuk besoj se ne dallojmë për respektin dhe mirënjohjen për veteranët e luftës së UÇK-së… Ne mund të dallojmë me bindjen për numrin e tyre”, tha ai, duke shtuar se numri i veteranëve është fryrë.

“Dallojmë në përmbajtje të ligjit, aty ne kemi vërejtje, këtë kemi pasur edhe sa ishim në opozitë, ngase kemi vërejtur se aty ka fryrje te numri i veteranëve. Duhet te jemi te kujdesshëm për të sotmen e të ardhmen, t’u përmbahemi të vërtetës”, tha ai. Sipas tij, shteti ndan 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta e që është më shumë se për mbrojtjen e vendit.

“I bie 1.5 për qind të bruto produktit vendor”, tha Kurti, duke shtuar se paga jepet për ata që punojnë, ndërsa veteranët kompensohen si mirënjohje.

“Ne jemi që veteranët të kenë kompensim mirënjohje më të lartë se paga minimale”, tha Kurti, duke shtuar se është i interesuar dhe i gatshëm të bashkëpunoj me organizatat e dala nga lufta në mënyrë që të vijnë deri te numri i vërtetë i veteranëve, e që e shton dinjitetin dhe respektin.

“Ky dialog nuk është se nuk ka ekzistuar dhe nuk është takimi i parë edhe si kryeministër i kam takuar”, tha ai.

“Por besoj se ata janë përfaqësues të protestës, jo deputetët…. Njëherë Tahiri foli në emër të opozitës, pastaj të protestuesve”, iu drejtua Kurti deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Kurti premtoi se do t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve por për një ditë tjetër, duke premtuar se nuk do të shkojë në p[respë në takimin në nivel ndërkombëtar që po mbahet atje.

“Unë bëra dje një propozim shumë të qartë dhe të saktë. Zyra ime i kontakton organizatat e dala nga lufta, përkatësisht të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për takim nesër. Nëse thua vetëm sot, vetëm tash, kjo do të kishte kuptim, të hënën. Të hënën ka kaluar në lexim të parë projektligji që e ka rritur pagën minimale. Sot është absurde.

Dhe, së dyti, unë nuk mendoj që një deputet i opozitës, qoftë ai edhe më i miri, të flasë në emër të protestuesve, është gabim. Unë kam organizuar shumë protesta, por unë kam dalë në ballë kur kam organizuar protesta. Unë kam qenë aty dhe kam folur në emër të protestuesve. Kam qenë edhe kryetar i një subjekti që organizonte protesta, prandaj s’ka pasur problem legjitimiteti. Ju duhet ta kuptoni që nuk mund të flisni në emër të protestuesve. Nuk jeni në situatën që dikur isha unë. Nuk jeni, më vjen keq!”, tha kryeministri Kurti.

Veterani i drejtohet Abelard Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët këtë punë

Abelard Tahiri mos rrejShefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u tha veteranëve që po protestojnë se nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca e Kuvendit pa u gjetur një zgjidhje.

 

“Na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush, nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”, u shpreh Tahiri, shkruan Telegrafi.

Por në momentin kur Tahiri po fliste, një veteran iu drejtua duke i thanë “mos rrej”

“Me të ardh keq e kishe kry ma herët, mos rrej mos rrej…”, u dëgjua veterani teksa i drejtohej Tahirit.

Sot protestë në Prishtinë e thirrur nga OVL e UÇK-së

veteranetOrganizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), kanë paralajmëruar për sot mbajtjen e një proteste gjithë popullore para institucioneve kryesore të shtetit, Presidencës, Kuvendit e Qeverisë.

 

Reagimi i tyre vjen pas miratimit të projektligjit në parim të  pagës minimale. Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, miratimin e projektligjit për pagën minimale,  kanë quajtur vendim të turpshëm dhe të kundërligjshëm.

E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje veteranëve për protestë të qetë.

Dy ditë më parë, deputetët e koalicionit qeveritar që përbëjnë shumicën në Kuvend, LVV. Lista Serbe dhe minoritetet e tjera, e votuan në parim projektligjin për pagën minimale në vend. Kjo pagë nga 170 euro tashmë është caktuar të jetë 264 euro bruto.

Megjithatë, sipas OVL të UCK-së, projektligji lë jashtë kategoritë e dala nga lufta. Përkrahje veteranëve u ka dhënë edhe AAK-ja në opozitë dhe kryetari i saj, Ramush Haradinaj.

Veteranët e luftës kërkojnë rritje të pensioneve

Qindra pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u hodhën në protestë të enjten për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në parim dy ditë më parë në parlamentin e Kosovës.

Forcat të shtuara të policisë rrethuan ndërtesën e parlamentit, ndërsa protestuesit kaluan rrethojat e oborrit duke brohoritur kundër projektligjit që nuk përfshinë pensionet e tyre.

Pensioni i veteranëve, sipas ligjit mbi këtë kategori, është i barabartë me pagën minimale në vend, por në projektligjin që u miratua në parim, nuk është përfshirë edhe rritja e pensioneve të veteranëve.

Projektligji i ri për pagën minimale parasheh ndryshimin e Ligjit për veteranët, asisoj që, siç thuhet, “deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve qeveria e Kosovës, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, kërkoi tërheqjen e projektligjit.

“Për shkak të këtij turpi të deputetëve, që nuk dëgjuan thirrjet tona që të mos e miratojnë turpin e Qeverisë, u detyruam të thërrasim protestë. Lirisht mund t’ju them se secilën herë që deputetët do të kenë seanca ne do të jemi këtu”, tha ai.

Brenda parlamentit që ishte mbledhur për çështje të tjera, përfaqësues të partive opozitare pamundësuan punimet e seancës.

Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se parlamenti nuk mund t’i kthehet normalitetit derisa të trajtohet situata me veteranët.

“A thua pak kontribut kanë dhënë veteranët e UÇK-së që të diskriminohen në këtë mënyrë? A thua i kemi harruar të gjithë ata të cilët lanë gjymtyrët që ne sot të jemi këtu dhe Kosova të jetë e lirë? Në dukje të parë shihet se i gjithë kabineti qeveritar është këtu dhe është një mbledhje normale, por unë mendoj që mbledhje normale ky parlament nuk do të ketë derisa të rishikohet çështja e përfshirjes së veteranëve në marrjen e beneficioneve në lartësi të pagës minimale”, tha ai.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se është e padinjitetshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë.

“Ne nuk duhet të sillemi sikur gjithçka është në normale jashtë kësaj salle dhe brenda saj. E vërteta është që një pjesë vitale e jashtëzakonshme, e rëndësishme dhe kontributdhënëse për lirinë e vendit është në protestë jashtë parlamentit sot dhe kjo për gabimet e qeverisë sepse nuk ka realizuar dialog politik dhe social me shoqatat e veteranëve të luftës, nuk ka diskutuar dhe nuk ka rezultuar dialog politik me partitë opozitare dhe nuk është bashkërenduar për këtë situatë”, tha ai.

Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se miratimi i projektligjit për pagën minimale ishte veprim i turpshëm.

“Kurrë nuk e kam paramenduar që 23 vjet pas luftës një qeveri e udhëhequr nga një kryeministër Albin Kurti, do t’i detyrojë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të dalin të protestojnë për minimumin e kërkesave që janë të garantuara me ligj, që të përfshihen në pagën minimale në mënyrë të dinjitetshme”, tha ajo.

voa

Protestuesit ulen para Kuvendit të Kosovës

protesta kuvendiPjesëmarrësit në protestën e thirrur nga OVL e UÇK-së janë duke qëndruar në oborr të Kuvendit të Kosovës.

Shumë prej tyre janë ulur përballë policisë e të tjerë janë duke qëndruar nën hije.

Siç njoftojnë gazetaret e RTK-së, Venera Xhoxhaj e Valjeta Shala që po ndjekin nga afër këtë protestë, nga të dy anët e ndërtesës së Kuvendit, protesta po vazhdon e qetë.

 

Klinaku fton protestuesit të qëndrojnë derisa të fillojë seanca

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka ftuar protestuesit të qëndrojnë në oborr të kuvendit, pasi në orën 13:00 vazhdon seanca plenare.

Ai tha, nuk duhet të mbahet asnjë seancë plenare, derisa shkelen të drejtat e tyre dhe ligji.

“Ne konsiderojmë që nuk duhet të mbahet asnjë seancë e Kuvendit të Kosovës, përderisa shkelet ligji, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nga ky kuvend, përderisa shkelen të drejtat ligjore të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Ne i kemi në protestë edhe ata që po kërkojnë trustin, edhe ne si protestues jemi që të tërhiqet Trusti. Sepse Trusti është i qytetarëve e jo i pushtetarëve. Prandaj, kërkoj që të qëndroni ju, sepse në orën 13:00 fillon prapë seanca dhe nuk duhet të largohemi. T’i tregojmë këtij pushteti se pa pjesëmarrjen tonë dhe ndryshim të ligjit, nuk është protesta jonë e fundit”, tha Klinaku.

Ndërkohë, minuta më parë, protestuesve iu drejtuan me nga një fjalim, Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së dhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Kuvendi e qeveria po luftojnë veteranët, kjo pasi siç tha ai, të dy këto institucione duhet të reflektojnë për gabimin qe e ka bërë ndaj veteranëve.

Molliqaj u shpreh se si pjesëmarrës i kësaj proteste, mbështet kërkesat e veteranëve të luftës.

Ai tha se kërkesat e veteranëve janë të domosdoshme dhe diskutimi se ata kanë vjedhur janë të padrejta.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i është bashkuar protestuesve në oborrin e Kuvendit. Ajo ka thënë se është bashkë me protestuesit si veterane e luftës.

Ajo para mediave ka deklaruar se barra për këtë situatë bie mbi qeverinë Kurti.

Madje, ajo shtoi se nuk do të ketë normalitet të seancave, nëse nuk përfshihen veteranët në projektligjin për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kjo kategori e luftës.

“Sot e kundërshtuam, thamë që nuk do të ketë normalitet të seancave deri sa nuk fillon dialogu dhe nuk përfshihen veteranët. Unë mendoj që qeveria duhet të reflektojë në këtë drejtim”, tha Kadriaj.

 

Veteranët në protestë, thirrje Qeverisë për reflektim

(E plotësuar: Ora: 11:02) Në protestën e veteranëve të UÇK-së që po mbahet para Kuvendit të Kosovës, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari i bëri thirrje qeverisë dhe Kuvendit, që të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre dhe siç tha, të ndalen edhe provokimet ndaj protestuesve.

Po ashtu, Jashari ka bërë thirrje protestuesve që ajo të mbahet e qetë dhe me dinjitet.

“Ne iu kemi bërë thirrje që protesta të jetë e qetë, të jetë e dinjitetshme, siç ka qenë ushtria Çlirimtare e Kosovës e dinjitetshme, dhe ne nuk kemi punë me policinë e Kosovës, nuk kemi punë me objektet që janë ndërtuar mbi sakrificën, mbi mundin e atyre që çka kanë bërë kategoritë e luftës”, tha Jashari.

Ai u bëri thirrje qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, edhe të deputetëve që të reflektojnë.

“Ne do ta përfundojmë protestën në mënyrë të qetë për t’i dhënë rastin e fundit këtyre institucioneve që të korrigjohen, në të kundërtën do të marrim edhe masa të tjera, të cilat ndoshta nuk do t’i duhen askujt”, theksoi ai.

Në protestën sotme që po mbahet në Prishtinë për rritjen e pensioneve të tyre krahas rritjes së pagës minimale, po marrin pjesë qindra veteranë të luftës.

 

Klinaku u drejtohet deputetëve: Jeni në kolltukë fal këtyre njerëzve

(E plotësuar: Ora: 10:34) Protestuesit kanë bllokuar oborrin e Kuvendit të Kosovës, në të dy hyrjet e e tij.

Ndërkohë, edhe policia është vendosur përreth objektit.

Gazetarja e RTK-së, Valjeta Shala, e vendosur në anën tjetër të Kuvendit të Kosovës, njofton se ndryshe nga ana hyrja kryesore, në anën tjetër ku hyrja në oborrin e Kuvendit  bëhet edhe me vetura,situata është më e qetë.

Sidoqoftë, ajo deklaron se protestuesit nuk kanë lejuar disa deputetë  të hyjnë brenda në seancë.

Kjo për faktin se paralelisht, në Kuvend pritet të fillojë një seancë e cila nuk ka të bëjë me kërkesën e protestuesve, por ka një rend tjetër të ditës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, mbajti një fjalim të shkurtër para protestuesve.

Ai tha se duhet ditur se kjo është një kategori e cila është e gatshme të përgjigjet sa herë që e kërkon zëri i atdheut.

“Falë këtyre njerëzve sot politikanët janë të ulur në kolltukë”, ka thënë Klinaku.

Ai konsideron se padrejtësisht veteranët kanë mbetur jashtë përfshirjes nga projektligji për rritjen e pagës minimale.

 

Protestuesit hyjnë në oborrin e Kuvendit

(E plotësuar: Ora: 10:13) Tashmë ka filluar protesta e thirrur nga OVL e UÇK-së, para Kuvendit të Kosovës.

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, deklaroi se pushteti po provokon. “Ne kërkojmë që të ndalohen provokimet”, th ai.

Veteranët tashmë janë duke tentuar të futen brenda rrethojës së Kuvendit të Kosovës ku përballë tyre është vendosur kordoni i policisë.

Nën thirrjet “UÇK”,  “Policia e jona”, ata tashmë ndodhen në oborrin e Kuvendit.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, protestuesit kanë thyer derën e rrethojës së oborrit.

Ndërkohë, para këtij institucioni, janë vendosur edhe Njësitet Speciale të policisë.

 

Fillon tubimi i protestuesve, policia vendoset pranë Kuvendit  (Foto)

(E plotësuar: Ora 09:40) Ashtu siç edhe kanë paralajmëruar, OVL e UÇK-së, në sheshin kryesor të Prishtinës, kanë filluar të mblidhen protestues.

Protesta e thirrur për paraditen e sotme pritet të mbahet, nën masa të rrepta të sigurisë.

Patrulla dhe pjesëtarë të shumtë të forcave të rendit tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, aty ndodhet edhe një auto ambulancë.

Ndërkohë,  protesta po monitorohet nga policia edhe nga ajri me anë të dronëve.

Veteranët kundërshtojnë miratimin e projektligjit për pagën minimale nga ana e Kuvendit të Kosovës meqë kategoritë e luftës nuk janë përfshirë në të.

Votimi i para dy ditëve në Kuvendit i këtij projektligji është bërë nga deputetët e koalicionit qeveritar.

 

Policia rrethon Kuvendin, para protestës së OVL të UÇK-së

(E plotësuar: Ora 09:30) Policia e Kosovës është vendosur që në orët e mëngjes, pranë institucionit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesëtarë të forcave të rendit janë vendosur përreth ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë.

Kjo pasi OVL e UÇK-së ka thirrur për sot protestë gjithë popullore, në kundërshtim të votimit në parim të projektligjit për pagën minimale.

Bazuar në këtë projektligj, këto kategori të luftës nuk përfshihen në të.

Me projektligjin e ri, paga minimale që tani është 170 euro, pritet të jetë 264 euro bruto ose 150 euro neto.

Veteranët në kërkesën e tyre i ka mbështetur edhe AAK-ja dhe kryetari i saj Ramush Haradinaj.

Një protestë e ngjashme është mbajtur edhe dhjetë ditë më parë, por e cila përfundoi me gaz lotsjellës dhe në dhunë.

rtk

Michel për vizat: Shtetet anëtare, veç e veç e kanë fjalën

Michel VjosaPresidenti i  Këshillit  Evropian, Charles Michel, nga ana e tij, në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se një takim i tillë po mbahet në këtë kohë urgjence.

“Derisa flasim, Rusia po vazhdon të sulmojë Ukrainën. BE sapo ka miratuar edhe një paku të pestë të sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Michel.

Pasi falënderoi Kosovën për pozicionin e qartë kundrejt kësaj lufte, ai tha se është e qartë si ndikimi i saj ka prekur edhe këtë rajon si në rritjen e çmimeve të ushqimit apo energjisë.

“Megjithatë, ne patëm mundësi të diskutojmë marrëdhëniet mes Këshillit Evropian dhe Kosovës. Mirëpresim fokusin tuaj për zbatim të reformave dhe çështjet kyçe si sundimi i ligjit”.

Ai foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave duke shtuar se ka dëgjuar argumentet e shtruara nga pala kosovare se ky proces duhet të marrë fund, me heqjen e tyre.

“E dini që shtete anëtare të BE-së,  një nga një duhet të vendosin për këtë çështje”, tha ai.

Michel foli edhe për procesin e dialogut me Serbinë duke kërkuar që të gjitha marrëveshjet paraprake të zbatohen.

Ai inkurajoi Prishtinën zyrtare që të të marrë pjesë në forumet rajonale dhe  të zbatojë agjendat për treg të përbashkët.

“Javën e ardhshme do t’i takoj të 27 liderët e BE-së dhe do të kemi mundësinë të flasim për vendimet tona politike”.

 

Osmani në prani të Michel: Mos heqja e vizave është diskriminim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Më pas, ata mbajtën edhe një konferencë për media.

Pasi i uroi mirëseardhje presidentit Michel në Republikën e Kosovës, në vendin siç tha ajo më pro evropian, falënderoi për ndihmën që BE-ja ka dhënë në shumë fusha.

“Por, më  lejoni të them se ka ardhur koha që marrëdhëniet mes Kosovës e Këshillit Evropian, t’i ngrinim në nivel më të lartë”, tha Osmani.

Pasi rikujtoi se edhe rajoni po përballet me dinamika të reja në politikë e siguri, pas agresionit rus mbi Ukrainën, presidentja Osmani vuri në pah angazhimin e Kosovës në linjë me BE-në, përballë qëndrimit ndaj kësaj lufte.

“Por kemi nevojë urgjente që BE-ja ta bëjë të qartë perspektivën evropiane të rajonit dhe Kosovës”, tha presidentja Osmani. “Së pari  është liberalizimi i vizave”

Presidentja e shtetit deklaroi se deri më tani ky ka qenë diskriminim i qartë dhe i thellë ndaj popullit të Kosovës, prandaj falënderoi shtetet anëtare të BE-së që e kanë mbështetur këtë proces por edhe institucionet e BE-së si Parlamenti Evropian.

“Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, që përvec liberalizimin e vizave,  të trajtojmë  cdo pyetje që ato vende mund të kenë”.

Osmani rikujtoi se Kosova e i ka plotësuar tash e sa vjet kriteret edhe nga  Komisioni Evropian, është rikonfirmuar disa herë një gjë e tillë.

“ Edhe rezoluta e Parlamentit Evropian e dëshmon këtë. Nuk ka asnjë arsye apo nuk ka pasur në këto katër vite të fundit, që ky proces të bllokohet”, u shpreh presidentja e republikës.

Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të punojë me vendet anëtare veç e veç që kësaj  padrejtësie,  t’i  vihet fundi.

“Nëse kjo do të ndodhë me 23 qershor, është vullnet individual i shteteve”.

Osmani u shpreh se ka edhe disa shtete nga të cilat Kosova po pret përgjigje.

“Sidoqoftë, plani ynë është që deri në fund të vitit, të aplikojmë si vend kandidat për BE”, tha presidentja e republikës.

Sa për procesin e dialogut, osmani tha se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogu t me Serbinë, proces ky i lehtësuar nga BE-ja.

“Republika e Kosovës vazhdimisht është treguar jo vetëm si palë pjesëmarrëse, por konstruktive në dialog”, tha ajo.

Presidentja deklaroi se për të treguar seriozitet, Kosova çdoherë e në nivele më të larta, ka qenë e ulur përballë Serbisë, pavarësisht se kush e ka përfaqësuar shtetin fqinj.

Osmani tha se Kosova nuk ka qenë bllokuese, por ka qenë e dhe të mbetet palë konstruktive.

“Por, vetëm kur  Serbia të shikojë realitetin e pakthyeshëm se Kosova është  këtu, e të bëjë hapa në njohje, atëherë shumë çështje do të zgjidheshin”.

“Kemi qenë dhe jemi pjesë e BE.

RK është bashkërenduar qartë me BE sa i përket luftës së fundit në Ukrainë Kemi miratuar sanksione ndaj Rusisë, përkrahje për popullin e Ukrainës. Ne besojmë se vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE dhe Kosova janë në rrezik nga Rusia.

 

Presidentja Osmani pret në takim Michel, presidentin e Këshillit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim presidentin e Këshillit  Evropian,  Charles Michel.

Osmani dhe Michel do të takohen në ora 10, ku mediat do të mund të marrin pamje, ndërsa në ora 11:00 do të mbajnë konferencë për media.

Michel erdhi të martën pasdite dhe do të shkojë sot.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për të ofruar siguri dhe mirëmbajtje të rendit.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se si rrjedhojë disa segmente rrugore do të jenë përkohësisht të bllokuara.

 

Charles Michel sot në Kosovë

Sot për vizitë zyrtare në Kosovë, qëndron Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ai do të pritet nga drejtuesit më të lartë të shtetit si presidentja Vjosa Osmani.

Sipas agjendës, takimi pritet të mbahet në  orën 10:00, kurse një orë më vonë, në 11:00, Osmani e Michel do të mbajnë një konferencë për media.

Michel po ashtu sot, do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi. Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.

Çështja “Sunny Hill Festival”-Asociacioni i Komunave akuzon MAPL-në

Sunny Hill FestivalAsociacioni i Komunave të Kosovës bën përgjegjëse Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Asociacioni deklaron se është kjo ministri ajo që ka ndërhyrë në kompetencat dhe autonominë lokale të komunave, të cilat janë të përcaktuara me ligjet në fuqi.

 

“Neni 6 i Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës thotë se afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qendror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfrytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit”, deklaron ky Asociacion.

“Kurse në shkresën e MAPL-së, e nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për festivalin “Sunny Hill”, shkruan  në reagimin e AKK-së në Facebook të mërkurën.

Komuna e Prishtinës ka akuzuar MAPL-në për vonesë në lëshimin e lejes për shfrytëzimin e pronës në Bërnicë të Poshtme, të cilën Kuvendi Komunal ia dha festivalit për 99 vjet. Nga MAPL-ja janë shprehur se s’kanë refuzuar kërkesën, por se kanë kërkuar dokumente shtesë.

Duke komentuar letrën e ministrit Elbert Krasniqi drejtuar Komunës, AKK-ja ka thënë se kërkesa e tij që të ndryshohet afati i dhënies në shfrytëzim të pronës është ndërhyrje në kompetenca komunale

“Sunny Hill” nuk do të organizohet në Prishtinë sivjet. Ky festival do të zhvendoset në Tiranë.

Organizatorët kanë fajësuar institucionet e shtetit për dështimin e organizimit në Kosovë. Në njoftimin zyrtar të Festivalit të martën është thënë se zhvendosja në Tiranë është bërë për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim.

rtk