Christoph Heusgen: Asociacioni nuk përbën rrezik për Kosovën

Presidenti i Konferencës së Sigurisë në Mynih Christoph HeusgenPresidenti i Konferencës së Mynihut tha të martën në Berlin se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një kompromis mes tyre. Si bazë mund të shërbejë modeli i afrimit të Gjermanisë me RDGJ-në.

 

Presidenti i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Christoph Heusgen, është optimist se mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Në kuadër të një bisede me Shoqatën e Korrespondentëve të Huaj, të martën, 14.06.22, në Berlin, Heusgen i tha Deutsche Welle, se që të arrihet kjo, Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë së pari detyrat e tyre.

 

Çudi nga befasimi i Vuciçit

Njëra nga këto është njohja e Kosovës nga Serbia, të cilën e kërkoi së fundmi edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Beograd. Heusgen i tha DW se kjo nuk është një kërkesë e re.

 

“Prandaj jam pak i befasuar që presidenti i Serbisë u tregua kaq i habitur. Ka shumë vite që po kërkohet kjo. Ne kemi ofruar mundësinë e një marrëveshje sipas modelit të dy Gjermanive, Republikës Federale Gjermane dhe RDGJ. Marrëveshja e atëhershme në vitin 1971, hapi mundësinë e krijimit të marrëdhënieve diplomatike me mes dy Republikave, dhe kjo bëri të mundur edhe njohjen e RDGJ-së dhe anëtarësimin e saj në OKB”, tha Heusgen. “Këto tema janë prej kohësh në rendin e ditës. Prandaj u çudita shumë që presidenti serb u tregua i befasuar”, shtoi Heusgen. Heusgen tha gjithashtu se duhen bërë përparime edhe në njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

 

Kosova të zbatojë marrëveshjet e Brukselit

Përveç njohjes nga ana e Serbisë, sipas Heusgen, edhe Kosova duhet të lëvizë përpara në dialog me Serbinë. Ai tha se duhet të zbatojë marrëveshjet e miratuara në Bruksel, ndër to edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon deri më tash ta zbatojë këtë marrëveshje, pasi ai thotë se ky projekt mund të shkaktojë një  “Republika Srpska” të dytë në Ballkan.Heusgen nuk e sheh këtë rrezik. Ai i tha DW, se ka edhe shtete të tjerë federale mund të shërbejnë si model, siç është për shembull modeli i shtetit federal gjerman, ku landet kanë kompetenca për disa çështje, si kultura, rendi, etj. “Vetëm temat e mëdha, siç janë politika e jashtme dhe e mbrojtjes, duhet të jenë në dorë të qeverisë në kryeqytet”, i tha Heusgen DW.

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe u arrit në prill 2013, ndërmjet kryeministrave të atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e ish të ngarkuarës së BE-së  për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton.

Christoph Heusgen ka qenë prej vitit 2005 këshilltar i ish-Kancelares gjermane Angela Merkel për çështje të sigurisë. Prej vitit 2017 dhe deri në vitin 2021 ai ishte përfaqësues Gjermanisë në OKB. Prej vitit 2021 ambasadori Heusgen u emërua President i Konferencës së Sigurisë në Mynih, post të cilin e mori në dorëzim nga ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger.

 

Konferenca e Sigurisë në Mynih zhvillohet çdo vit në muajin shkurt dhe mbledh politikanë, ushtarakë, sipërmarrës, OJQ dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të zhvilluar bisedime jashtë rendit protokollar dhe diplomatik. Prej shumë vitesh aty marrin pjesë rregullisht edhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

dw

Përparimet teknologjike në fushën e robotikës

robotikaRobotët janë përdorur në linjat e prodhimit të fabrikave që nga fillimi i viteve 1960. Ata janë kryesisht të rëndësishëm në punët që kërkojnë preçizion të lartë, veprime të shpejta dhe që përsëriten. Por për të ndërtuar robotë me aftësi inteligjente fillimisht nevojitet krijimi i programeve kompjuterike që zhvillojnë këto aftësi.
Mund të duket diçka krejt e thjeshtë, por duhet shumë zotësi që krahu i robotit të kapë me kujdes objektin e dëshiruar, thotë për Zërin e Amerikës Nathan Brooks, me firmën PickNik Robotics.

“Procesi kërkimor dhe i zhvillimit fillon që nga sendet që mbajmë në raft, zamkë dhe shirit ngjitës“.

Makineritë janë të mira për veprime preçize dhe që përsëriten. Firmat e programeve kompjuterike po u shtojnë atyre aftësi inteligjente, duke krijuar udhëzime për krahët robotikë për punë në bujqësi, në thellësi të detit etj, thotë për Zërin e Amerikës ekspertja e robotikës Kat Scott.

“Synimi është që duart e robotëve të veprojnë si dora e njeriut. Po përpiqemi të ndërtojmë robotë që kanë aftësi më të mira në kapjen dhe lëvizjen e gjërave”.

Kompania “PickNik Robotics” në Boulder të shtetit Kolorado, shkruan programe kompjuterike që lehtësojnë komandimin e një krahu robotik nga distanca apo stërvitjen për të kryer detyra.

“Në thelb ky softuer mund të përdoret për çdo krah robotik që gjendet sot në treg dhe të ofron mundësinë ta përdorësh në çdo fushë pa patur nevojë të mendosh për programimin”, thotë për Zërin e Amerikës ekspertja e robotikës Kat Scott.

Gjatë një vizite pas orarit të mësimit në firmën “PickNik Robotics”, inxhinierët e ardhshëm shohin nga afër mundësitë.

“Është interesante të kesh një robot që mund të bëjë gjithçka për ty”, thotë një nxënëse.

Zakonisht, kompanitë e teknologjisë e mbajnë sekret kodin e softuerit të tyre. Por PickNik është ndër ato që ofrojnë softuer me burim të hapur, kodim që përdoruesit mund ta lexojnë dhe përmirësojnë.

Inxhinierja Abishalini Sivaraman thotë se firma PickNik ofron falas programin bazë të softuerit me burim të hapur.

“Gjendet në internet dhe ka shumë instruksione. Mund ta provoni në shtëpi. Nuk keni nevojë as për një robot pasi mund të bëni shumë gjëra në simulim.”

Ndërsa inxhinierët në mbarë botën bëjnë përmirësime në kodin robotik, këto makineri do të ofrojmë më shumë përdorime në ardhmen.

Olaf Scholz është nën presion

ScholzGjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të rënda, por deri tani Ukraina asnjë copë nuk ka mbërritur në Ukrainë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado që shkon, ai duhet të japë llogari për mbështetjen ushtarake të Gjermanisë ndaj Ukrainës. Kështu për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Vilnius, Lituani, më 7 qershor. “Gjermania është një nga mbështetësit ushtarakë kryesorë të Ukrainës. Askush nuk dërgon aq shumë sa Gjermania. Ka disa vende që japin po aq shumë, si SHBA. Por Gjermania është një nga vendet që ka dërguar shumë sipas mundësive të saj. Kemi dërguar sasi të mëdha armë antitank raketa kundërajrore dhe sasi gjigande municionesh”, tha Olaf Scholz.

 

Vendim historik

Por Scholzi e ka fjalën për armatime mbrojtëse të lehta. E për rrjedhojë:, armatimet që ka dërguar Gjermania deri tani janë të parëndësishme, krahasuar me sistemet e armëve të ofruara nga vendet e tjera. Bundestagu gjerman tashmë e ka dhënë dritën jeshile: Më 28 prill 2022, deputetët miratuan furnizimin e Ukrainës me armë të rënda. Ishte një kthesë në historinë e Gjermanisë. Por deri më tani në Ukrainë nuk ka mbërritur asgjë nga artileria e rëndë nga Gjermania.

Por është premtuar shumë: Scholz ka premtuar shtatë tanke “Haubitze 2000″ të prodhimit gjerman. Ato janë sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe pritet të dërgohen në Ukrainë në fund të qershorit. Ushtarët ukrainas po trajnohen tani në një bazë gjermane për përdorimin e tyre

Scholz ka premtuar edhe 50 tanke anti-ajrore të tipit Gepard. Ato mund të dërgohen në korrik. Veç kësaj, ai ka thënë se edhe sistemi raketor i mbrojtjes nga ajri IRIS-T është duke u bërë gati për t’u përdorur në Ukrainë. Ai hyn te sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore të Gjermanisë dhe do t’i mundësonte Ukrainës të mbronte një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse. Por kur do të mbërrijë ky sistem në Ukrainë? Kjo nuk është e qartë.

SHBA dhuron 4,5 miliardë Euro armatim

Sa për krahasim, nga fillimi i luftës deri më 1 qershor, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar ose dërguar armë dhe pajisje me vlerë prej 4,6 miliardë dollarë (4,37 miliardë euro), sipas shifrave zyrtare. Ndër to hyjnë shumë armë të rënda, si p.sh. artileri haubitze  dhe raketahedhës.

Vendet e BE-së dhe SHBA-të kanë filluar qysh javën e kaluar dërgimin e haubitzeve perëndimore. Së shpejti ato do të dërgojnë raketa të shumta me precizion të lartë. Koordinimi i këtyre hapave duke siguruar që ushtria ukrainase të marrë më shumë municion do të jetë në qendër të diskutimeve të Brukselit. “Ne jemi në një pikë vendimtare”, thotë kryetarja e komitetit të mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP). Javët e ardhshme, më tepër ditët në vijim, do të tregojnë  se cilin drejtim do të marrë  lufta në Ukrainë. Vonesat e Gjermanisë i kritikon ashpër opozita gjermane. Ndërsa kancelarj gjerman Olaf Scholz, do të shkojë të enjten në Kiev për herë të parë që nga fillimi i luftës,  kryetari i opozitës Friedrich Merz ka qenë aty qysh në fillim të majit.

Grupi parlamentar i partisë së tij, Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial po përgatit një projektrezolutë për të mbështetur Ukrainën me armë të rënda. “Qeveria federale po shpërfill vendimin e qartë të parlamentit”, tha nënkryetari i këtij grupi, Johann Wadephul (CDU). Politikani opozitar kujtoi se Bundestagu kishte vendosur qartë të furnizonte Ukrainën  me armë të rënda. “Në vend që të japim armë efektive, ne japim vetëm justifikime nga për gjoja koordinim me NATO-n ose për mosfunksionimin e shkëmbimit me vendet e tjera.”

dw

Lumi Vjosa – zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

VjosaShpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ai nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.

Lumi Vjosa dhe degëzimet e tij, u shpallën nga qeveria shqiptare, një park i ardhshëm kombëtar për ta ruajtur këtë lum, të vlerësuar nga ekspertë ambientalistë si „zemra blu e Ballkanit dhe një nga lumenjtë e fundit, të egër, të gjallë në Europë”. Një marrëveshje mes qeverisë së Tiranës dhe organizatës ambientaliste amerikane “Patagonia” parashikon hartimin e një plani të qëndrueshëm dhe të integruar për të ndërtuar Parkun Kombëtar të lumit Vjosa. „Vizioni ynë është të ndërtojmë një model Parku Kombëtar, ku qeveria shqiptare, kompani private dhe shoqëria civile do të bashkëpunojnë për të mbrojtur natyrën. Si fillim në partneritet me qeverinë shqiptare do të ngrejmë një grup pune me ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë” tha për DW, Ryan Gellert, Drejtor Ekzekutiv i organizatës ambientaliste „Patagonia”.

Kjo organizatë do të bashkëpunojë edhe me organizatën gjermane “EuroNatur” me seli në Rheinbach pranë Bonn-it dhe „RiverWatch”organizatën ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve, me seli në Vjenë, për të ngritur dhe financuar një panel ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë. „Synojmë të ngrejmë një Park Kombëtar të standardeve ndërkombëtare, që mund të bëhet model për  Ballkanin dhe për Europën. Do të jetë Parku Kombëtar i një lumi të egër së bashku me gjithë rrjetin e lumenjve që bashkohen në lumin Vjosa.  Synojmë që Parku Kombëtar i Lumit Vjosa të jetë si një far për gjithë parqet e tjera kombëtare, që mund të ngrihen në Shqipëri, Ballkan apo Europë,” thotë për DW, Ulrich Eichmann, drejtor ekzekutiv i „RiverWatch”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me organizatën „Pantagonia” ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama,   i cili e cilësoi Parkun e ardhshëm Kombëtar të lumit Vjosa si ”hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe njëkohësisht ushqen shëndetshëm gjeneratat që do t’ia lënë Vjosën trashëgim njëra pas tjetrës në një rrugë të re, deri më sot të pashkelur në Europë.” Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të jetë më i madhi në Shqipëri, theksoi Rama.

Park unik

Eksperti Ulrich Eichmann, e konsideron si diꞔka unike që Parku Kombëtar i lumit Vjosa do të përfshijë të gjithë rrjetin e lumenjve që i bashkohen atij. “Do të jetë një Park Kombëtar model ku do të tregohet se ꞔfarë mund të bëhet për ruajtjen e natyrës kur ajo po humbet kudo me një ritëm që nuk është parë kurrë më parë. Do të jetë një model i decentralizuar ku përveꞔ një qendre kryesore informuese do të ketë qendra të tilla të vogla në të gjitha fshatrat. Do të ketë shumë të punësuar dhe përfitime fianciare, përmes ruajtjes dhe jo shkatërrimit të natyrës”, thotë për DW,Ulrich Eichmann.

Ai paraqet vizionin e një Parku Kombëtar ku “do të lejohet Eko-Turizmi, do të mblidhen dru zjarri për në dimër, do të hapen shtigje që vendasit dhe turistët e huaj të shetisin”. “Do të ketë njëinfrastrukturë inteligjente, me gjëra që do të lejohen dhe të tjera që do të jenë të ndaluara. Në dy qendrat e mëdha, modere të informacionit, turistë nga gjithë bota do të shikojnë video, do të dëgjojnë shpjegime se ꞔfarë do të thotë  një lumë i egër, i gjallë si lumi Vjosa dhe rëndësia e mbrojtjes së eko-sistemit të tij.  Do të ketë projekte edukuese, roje që kujdesen që parku të mos dëmtohet,  të paktën 100 të punësuar me kohë të plotë,” thekson për DW, Ulrich Eichmann.

Sipas tij  “lumi Vjosaështë lumi i fundit, i madh, i egër, i gjallë në gjithë Europën që ka kanione, zgjerime në disa pjesë që shkojnë deri në 2 km dhe në deltën e tij të paprekur ngrejnë folenë pelikanët, gjë që është e jashtëzakonshme, unikale në Europë”

Lumi Vjosa, buron nga malet e Pindit në Greqi, dhe rrugëton në një gjatësi prej 272 km drejt detit Adriatik mes enklavash të paprekura malore, kataraktesh, grykash dhe liqenesh. Ai ka kanione, zgjerime në disa pjesë që shkojnë deri në 2 km dhe në deltën e tij të paprekur ngrejnë folenë pelikanët. Ai është habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global.  Përveꞔ vlerave ekologjike lumi Vjosa ka vlera kulturore dhe ekonomike për më shumë se 60 mijë banorë, që punojnë dhe jetojnë në fshatrat që shtrihen përgjatë brigjeve të tij.

Shqetësime që duhen adresuar

Qeveria shqiptare e ka anuluar planin e ndërtimit të tetë hidrocentraleve mbi lumin Vjosa dhe degët e saj.  Ngritja e digave të hidrocentraleve shihej nga ambientalistët si shkatërrim i lumit, si “një infarkt që bllokon arteriet e qarkullimit të gjakut”.

Pasojat nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve janë me efekt domino: bllokim i qarkullimit të ujit që sjell bllokimin e migrimit të peshqve dhe transportit të zhavorrit të lumit, që prodhon rërën e plazheve. Hidrocentrali i Kalivaꞔit, mbi lumin e Vjosës vazhdon të jetë gjysëm i ndërtuar, por lumi ka mbetur i paprekur pasi punimet janë pezulluar prej më shumë se 8 vitesh dhe diga nuk është ndërtuar.

Një shqetësim i ri është shfaqur përballë vizionit të Parkut të ardhshëm Kombëtar të lumit Vjosa:  shpimet dhe gërmimet e kompanisë shumëkombëshe të naftës dhe gazit SHELL, për studime gjeo-fizike. “Jemi të shqetësuar për shpimet e kompanisë SHELL po aq sa edhe për mundësinë e ndërtimeve të hidrocentraleve mbi lumin Vjosa, që mund t’i shkaktojnë atij dëme serioze. Do t’i adresojmë ato pasi synojmë të ndërtojmë një model. ku të mbrojmë dhe jo shkatërrojmë natyrën, ” tha për DW , Ryan Gellert, Drejtori Ekzekutiv i organizatës mjedisore amerikane,”Patagonia”. Shpimet dhe gërmimet nga kompania SHELL në zona pranë lumit Vjosa janë kundështuar me protesta nga banorët e këtyre zonave si edhe nga organizatat mjedisore, që janë tanimë të ndërgjegjësuar se vetë lumi dhe fshatrat rreth tij janë një ekosistem i rëndësishëm kombëtar, rajonal dhe europian.

dw

Lea Ypi: Nuk mund të jetë i lirë dikush që është i papunë

Lea YpiFilozofja e shkrimtarja shqiptaro-britanike, Lea Ypi për DW mbi lirinë në shoqëri, mungesën e besimit të shqiptarëve tek vetja, mbi pajtimin kombëtar pas të shkuarës diktatoriale dhe zbulimin e një vajze të vogël.

 

Deutsche Welle: Ju e keni titulluar librin “Të lirë” – të rritesh në fund të historisë – A janë vërtet shqiptarët sot të lirë dhe “të rritur”, se në fund të historisë – këtë nuk mund ta thuash më sot pas luftës në Ukrainë…

Lea Ypi: Shqiptarët kanë kaluar nga një fazë kur problemet e Shqipërisë ishin vetëm problemet e Shqipërisë në një fazë kur problemet e Shqipërisë reflektojnë edhe problemet e botës. Pra krizat që janë kriza globale ndjehen edhe në Shqipëri, ndoshta veçanërisht në Shqipëri, e vende të tjera me histori të ngjashme, ku procesi i ndërtimit të shtetit është ende i papërfunduar. Mendoj që liria mbetet ideal kudo në botë. Ne kemi kaluar nga forma shtypjeje të drejtpërdrejta nga partia, nga shteti, nga kulti i individit, në forma shtypjeje anonime, nga tregjet, nga globalizimi, nga kriza, për të cilat është shumë e vështirë të përcaktosh përgjegjësi individuale, por që gjithsesi i kufizojnë liritë e të gjithëve. Premtimi i një shoqërie të lirë tingëllon disi i zbrazët, nëse nuk përmbushet për të gjithë. Nuk mund të jetë i lirë dikush që është i papunë.

Pse ishte e rëndësishme për ju të shkruanit një libër autobiografik-filozofik, një “nonfiction”?

Ishte një lloj autobiografie intelektuale dhe një mënyrë për të kuptuar më mirë nga vija unë si profil filozofik. Libri filloi me një përpjekje për të analizuar idetë e lirisë në traditat liberale dhe socialiste të mendimit politik dhe gradualisht u kthye në rrëfim autobiografik. Për mua ishte interesant zbulimi pothuajse psikoanalitik se çdo gjë që unë besoja nga ana filozofike i kishte rrënjët në përvojat e një vajze të vogël të rritur në Shqipërinë e viteve 80-90-të, që nisi të zgjohej dalëngadalë në faqet e librit.

Ajo vajzë e vogël është maturuar, por a ka arritur në fund të zbulimit?

Kërkimi i vetvetes është një proces që nuk besoj se njeriu arrin ta përmbyllë asnjëherë, ai na shoqëron në çdo fazë të jetës. Ne ballafaqohemi vazhdimisht me të shkuarën, por nga ana tjetër edhe perceptimi i të shkuarës ndryshon në varësi të eksperiencave që bëjmë në të tashmen dhe mënyrës si e shohim veten në të ardhmen.

Një përmbysje e tillë kaq e madhe pas rrëzimit të diktaturës sjell me vete edhe një krizë identiteti. Sa e vështirë është sot gjetja e identitetit për ata që u rritën në komunizëm, për një brez që ishte në moshë të re, e ku të gjitha përfytyrimet, jo vetëm ato për lirinë për lirinë u shkërmoqën brenda natës?

Për brezin tonë ka qenë veçanërisht e vështirë për arsye se ai është bërë mbartës i të gjitha idealeve që prindërit e tyre nuk i realizuan dot, por duke përjetuar në të njëjtën kohë edhe zhgënjimet tona specifike. Fëmijët që janë rritur „në fund të historisë” kanë vetëm kujtime fëmijërie nga periudha komuniste dhe fëmijëria është një fazë e jetës që shihet gjithnjë me një lloj nostalgjie, sidomos nëse fëmijët janë rritur në një mjedis familjar të rrethuar me dashuri. Për brezin tonë realiteti tragjik i Shqipërisë në periudhën komuniste ka qenë i filtruar nga prindërit dhe zbulimi i të vërtetës ka ardhur jo si pasojë e rrugëtimit individual por si pasojë e çarjes historike të shkaktuar nga ndryshimi i sistemit. Për këtë arsye ky brez ka patur një përballim me të tashmen që ishte shumë i ngarkuar nga përvojat e prindërve dhe sidomos nga fakti që të gjitha pamundësitë, të gjitha pengesat, gjithë shtypja e brezit të prindërve të gjyshërve u bë barrë dhe përgjegjësi për brezin e ri që të realizonte atë që paraardhësit nuk e kishin realizuar dot. Kjo sigurisht ishte një mundësi e jashtëzakonshme, por edhe një peshë e padiskutueshme.

Lea, libri juaj është pritur me entuziazëm jashtë, në Shqipëri ka pasur edhe kritika duke e konsideruar librin si një falje për komunizmin – mendoni se ka qenë një keqkuptim?

Njerëz të ndryshëm kanë pasur kritika të ndryshme, por nuk besoj se mund t’i quajmë të gjitha keqkuptime. Shumë kritika burojnë nga bindje të ndryshme filozofike, metodologjike ose nga një analizë e historisë në këndvështrim tjetër. Në përgjithësi kritikat e publikut shqiptar janë përqëndruar sidomos tek pjesa e parë e librit, që në fakt përbën më pak se gjysmën e tij ndërkohë që tematika kryesore që ai trajton është ajo e tranzicionit, konceptimit të lirisë dhe dallimit të saj nga propaganda apo ideologjia. Nuk besoj se libri ka ndonjë qasje shfajësuese ndaj komunizmit në Shqipëri, ai është kritik si ndaj periudhës socialiste, ashtu edhe ndaj periudhës që e ka pasuar atë. Disa nga kritikat në Shqipëri janë të kuptueshme, pasi një libër që bën shumë jehonë në botë, duket sikur rrezikon të bëhet përfaqësues i një populli të tërë, por në fakt asnjë libër nuk mund ta përfaqësojë një popull. Çdo autor ka eksperiencat e tij dhe çdo eksperiencë përcillet në mënyrë të ndryshme. Me siguri po të kishte më shumë autorë, më shumë letërsi shqiptare të përkthyer, dhe sikur historia e vendit tonë të njihej më mirë jashtë tij atëherë barra e përfaqësimit nuk do të binte thjesht mbi një apo dy autorë dhe kritikat do të merrnin formë tjetër.

Shqipëria kaloi një nga diktaturat më të egra lindore, e megjithatë përballja me të shkuarën ishte shumë më e vështirë se të gjitha vendet lindore, hapja e dosjeve u shty me vite, viktimat ndjehen ende sot të denigruar, kurse shumë nga ata që ishin përgjegjës të asaj kohe jo vetëm nuk reflektuan, por justifikoheshin me fjalët, ashtu ishte koha…mendoni se Shqipëria sot është një vend që e ka bërë përballjen me të shkuarën e rëndë?

Përballja me të shkuarën është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar dhe askush nuk e ka monopolin se si kryhet ajo më mirë. Kërkimi i të vërtetës nga ana e viktimave është po aq i rëndësishëm sa pajtimi kombëtar, por ndërsa e vërteta është individuale, pajtimi kryhet bashkarisht. Ky është një proces në të cilin të gjitha familjet shqiptare kontribuojnë me historitë e tyre, me përvojat e tyre dhe nga kërkimi i të vërtetave, nga koha që kalon, nga debati që ndizet nëpërmjet këtyre përvojave të ndryshme ndoshta arrihet përballja me pasojat e diktaturës. Por nuk është bardhë e zi, nuk bëhet thjesht për të thënë që u bë, dhe nuk janë hapa që mund të pritet të hidhen nxitimthi nga e sotmja në të nesërmen.

Ju nuk jeni vetëm shkrimtare, por edhe profesore e teorisë politike, e zhvillimet në Shqipëri i shikoni nga fokusi i studiueses, parë nga kjo anë, si e shikoni Shqipërinë sot…një vend ku klasa politike nuk del dot ngërçi polemizues e bllokues, kurse njerëzit e thjeshtë duan të largohen…

Mendoj se politika e Shqipërisë duhet të kthehet tek një politikë e idealeve, një politikë e vizioneve, politikë e platformave të partive që ballafaqohen me programe shoqërore të ndryshme, dhe që shpjegojnë se si dhe pse secili nga këto programe çon në vendimet e duhura dhe realizon vlerat që duhet të kemi si shoqëri. Politika sot kudo është politikë e interesave individuale dhe personalizimit të pushtetit, trampolinë për t’u fuqizuar në kurriz të të tjerëve dhe jo urë lidhëse mes qytetarëve me bindje të ndryshme. Pushteti ekonomik kushtëzon atë politik në mënyrë jashtëzakonisht problematike. Në Shqipëri politika duhet të shkojë përtej akuzave individuale e t’u japë mundësi qytetarëve të orientohen me programet e partive të ndryshme dhe të gjejnë në to bindjet e tyre. Përndryshe demokracia do të mbetet thjesht një parullë e zbrazët.

Si e shpjegon sot dëshirën e pashuar të shqiptarëve për largim nga vendi, sidomos të rinjve edhe të atyre që kanë pak a shumë një jetesë të mirë…Pse nuk e ofron Shqipëria sot dot këtë strehë, që njerëzit të duan të qëndrojnë, a lidhet kjo edhe me një krizë identiteti të shoqërisë shqiptare që e lidh shpëtimin vetëm me largimin drejt perëndimit?

Them se ka të bëjë me traumën historike që ne kemi kapërcyer, ku populli e ka parë veten gjithnjë si viktimë, viktimë e fuqive të mëdha, viktimë e diktaturës dhe ku kjo e kaluar shtypjeje na ka bërë të humbim besimin tek vetja dhe të dyshojmë se mund t’ia dalim të ndërtojmë institucionet tona, shtetin tonë. Trishtohem shumë kur kthehem në Shqipëri, dhe dëgjoj shprehje të natyrës se shqiptarët nuk e bëjnë dot këtë, ose ne shqiptarët jemi të tmerrshëm, ose ne jemi shumë të këqinj për njëri-tjetrin, sepse është një formë esencializmi dhe mosbesimi tek aftësitë tona të përbashkëta që nuk i shërben të ardhmes.

Krizë identiteti?

E gjithë bota është në krizë në këtë periudhë. Nuk mendoj se Shqipëria është në ndonjë krizë më të thellë se sa vende të tjera. Natyrisht kriza në Shqipëria ka veçoritë e saj historike që reflektohen në institucionet që kemi trashëguar dhe mënyrën se si kërkojmë zgjidhje. Por mendoj se ka ardhur koha ta shohim Shqipërinë nga pikëpamja globale dhe jo botën nga pikëpamja e Shqipërisë. Kjo ndoshta i mungon shoqërisë shqiptare, çdo problem shihet nga brenda jashtë dhe jo nga jashtë brenda. Sikur të zgjerojmë këndvështrimin e rolit të Shqipërisë në Europë përtej analizave të tipit na pranojnë apo nuk na pranojnë në BE, do të kuptojmë më mirë edhe kontributin që Shqipëria mund të japë në Ballkan e më gjerë në zgjidhjen e krizave. Atëherë ndoshta do t’i shohim vështirësitë që kemi kapërcyer jo thjesht si arsye për ta konsideruar veten si humbës të historisë por si një mundësi për të kontribuar në një politikë globale të zgjidhjes së krizave që arrin ta kthejë eksperiencën traumatike në mësim edhe për të tjerët…

A është kjo karakteristikë e vendeve të vogla, që merren më shumë veten dhe nuk e shohin veten në kontekstin global?

Është një problem i historisë, një histori që është përcaktuar gjithmonë nga fuqitë e mëdha. Kur një shtet është formuar dhe ekziston thjesht si pasojë e vullnetit të fuqive të mëdha është shumë e vështirë për qytetarët e atij shteti që të kenë besim se vërtet mund të arrijnë autonominë e premtuar. Kjo reflektohet më tej edhe në dinamikat e marrëdhënieve me botën e jashtme. Ka shumë rëndësi që Shqipëria të bashkëveprojë me vendet jashtë Shqipërisë, me Ballkanin, me BE, me SHBA duke treguar në radhë të parë respekt për veten, për vendimet e saj, eksperiencat e saj, dhe personalitetin e saj si shtet. Shqiptarët duhet të dëshmojnë se e vlerësojnë veten para se të kërkojnë aprovimin e të tjerëve.

Diçka personale…mendon, se për një femër, shqiptare, me barrën e një vendi të panjohur për Europën është shumë më e vështirë të mbërrijë aty ku keni mbërritur ju, apo ecja përpara është njësoj e vështirë si për këdo tjetër…

Po, mendoj se të gjithë autorët apo akademikët që vijnë nga vende të vogla e kanë këtë problem përfaqësimi, për të cilin fola më parë pasi interesi si politik dhe mediatik ndaj vendeve të vogla kur nuk kapërcejnë luftëra apo tragjedi të ngjashme është shumë i kufizuar. Sigurisht që është më e vështirë të përfaqësohesh jashtë nëse vjen nga një vend i vogël. Por ka edhe dinamika të tjera, dinamika të ndarjeve etnike, gjinore apo klasore, që përjetohen njësoj kudo.

A do të vijë një libër tjetër pas librit “Të lirë”?

Po punoj për një roman me karakter historik-filozofik që do të ketë si bosht jetën e gjyshes sime, e cila është edhe personazh në librin “Të lirë”. Ai ambientohet në Shqipërinë e viteve 20-të 30-të, pra në vitet e para të formimit të shtetit shqiptar dhe shtron pyetjen se çfarë do të thotë të kesh dinjitet – si individ dhe si komb.

 

 

Lea Ypi (lindur 1979) është shkrimtare dhe filozofe shqiptaro-britanike, profesore e teorisë politike në London School of Economics. Libri i saj “Të lirë – të rritesh në fund të historisë” ka gjetur jehonë të madhe si në Britaninë e Madhe edhe në Gjermani. Biseda me Lea Ypin u zhvillua në kuadër të prezantimit të saj në Festivalin e Filozofisë, phil.cologne në Köln, ku ajo foli për atë që e mban të bashkuar një shoqëri të hapur në kohë krizash.

Me Lea Ypin bisedoi Lindita Arapi

Kriza politike shtyn Bullgarinë drejt një pike kthese

Kiril PetkovKriza politike në rritje në Bullgari veçse ka sinjalizuar pasojat e drejtpërdrejta dhe afatgjate për ekonominë e këtij shteti dhe partnerët e tij evropianë.

Por, çfarë mund të prisni kur inflacioni i lartë, pandemia e pamëshirshme dhe kërcënimi se shteti mund të tërhiqet në një luftë rajonale komplikohet edhe më shumë nga një faktor i katërt?

Javën e kaluar, Slavi Trifonov, njoftoi se partia e tij, Ka një popull të tillë, po tërhiqej nga koalicioni qeverisës, që ka marrë detyrën gjashtë muaj më parë. Ai tha se arsye për këtë ishin dështimet e supozuara politike mbi Maqedoninë e Veriut, procesi i së cilës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është bllokuar nga Sofja për shkak të çështjeve etno-kulturore. Trifonov po ashtu tha se tërheqja po bëhej për shkak të fondeve të pamjaftueshme për infrastrukturë.

Por, rezultatet e këtij vendimi do të ndihen edhe në sektorë të tjerë, teksa bota po përballet me kriza të shumëfishta dhe skena politike në Bullgari po shkon drejt një pike kthese.

Qeveria e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, nuk ka rënë, por mbështetja parlamentare është dëmtuar mjaftueshëm dhe është çështje kohe para se ekzekutivi të bie.

Çfarëdo që të ndodhë në ditët dhe javët në vijim, disa gjëra janë të sigurta: Bullgaria ngadalë po shkon drejt miratimit të përdorimit të valutës së euros; shpresat për përmirësimin e raporteve me Maqedoninë e Veriut po shuhen; dhe qëllimet për funksionimin e komisionit anti-korrupsion dhe reformave gjyqësore që një kohë të gjatë nuk janë realizuar.

Të gjitha këto veprimeve që do të ishin të paimagjinueshme nën çdo qeveri bullgare në 20 vjetët e kaluara. Më herët gjatë këtij muaji, Bullgaria ia mohoi mundësinë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të vizitonte Serbinë duke ia ndaluar fluturimin dhe duke qëndruar besnik ndaj sanksioneve të BE-së dhe duke e zemëruar Moskën. Javë më parë, kompania shtetërore ruse Gazprom, ndërpreu furnizimet me gaz për Bullgarinë pasi Sofja refuzoi kërkesën e Moskës për të paguar për këtë produkt me rubla, që nënkuptonte shkelje të kontratave për furnizim.

Por, asnjëra nga këto nuk shkaktoi krizë, pasi Qeveria bullgare aktualisht po negocion furnizimet alternative të gazit dhe është duke përfunduar një tubacion “ndërlidhës” me Greqinë, që do të ndihmojë në eliminimin e varësisë së Bullgarisë nga gazi natyror rus. Dhe pavarësisht thirrjeve nga disa politikanë për negociata ose koncesione me Moskën, Qeveria e Petkovit ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë marrëveshjeje të re me Gazpromin pasi kontrata aktuale të skadojë në fund të këtij viti.

Por, ky qëndrim ndoshta nuk është mirëpritur nga disa anëtarë të partisë Ka një popull të tillë. Zëvendësministri i Energjisë, Plamen Danailov, i tha Euronews Bulgaria më 11 qershor, se partia e tij ka insistuar në “një qasje më të balancuar” dhe shtyrjen e ndonjë refuzimi kategorik të furnizimeve me gazin rus. Më vonë, ministri i Energjisë, Alexander Nikolov, po ashtu nga partia Ka një popull të tillë, hodhi poshtë idenë se kundërshtimet e tilla qëndronin pas vendimit të partisë për t’u larguar nga koalicioni qeverisës.

Por, disa ligjvënës nga partia e Petkovit, Ne vazhdojmë ndryshimin, veçse kanë nisur që nëpër rrjetet sociale t’iu referohen partnerëve nga Ka një popull të tillë me fjalët “njerëz të Gazpromit” dhe ministri i Transporti, Nikolay Sabev, ka pyetur “a po zihet një koalicion i Gazpromit?”.

Vendimi i Ka një popull të tillë ose do të dobësojë aftësinë e Qeverisë për të gjetur alternativa të reja të furnizimeve energjetike për t’i dhënë fund varësisë nga gazi rus, ose do të çojë drejt formimit të një qeverie të re me prioritete të reja, që do të sillej më mirë ndaj Moskës.

Ky është ndoshta një lajm i keq për mbështetësit e rrugës pro-evropiane të Bullgarisë.

Shpërndarje e re e pushtetit

Të katër ministrat qeveritar të partisë, Ka një popull të tillë, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, dorëheqje që do të varen nga pranimi zyrtar nga ana e kryeministrit dhe më pas propozimet e Petkovit në Parlament për zëvendësimin e tyre.

Por, ndryshimi veçse ka filluar.

Tri partitë që kanë mbetur në koalicion janë pakicë në Asamblenë Kombëtare, Parlamentin njëdhomësh të Bullgarisë, dhe për këtë arsye nuk janë në gjendje që të vetëm të miratojnë vendime. Partitë Ne vazhdojmë ndryshimin, Partia Socialiste Bullgare dhe Bullgaria Demokratike kontrollojnë vetëm 109 ulëse të Parlamentit, apo 11 më pak për të krijuar shumicën në Parlamentin me 240 deputetë.

Deputetët e Ka një popull të tillë tashmë kanë nisur të votojnë sikurse opozita. Petkov është shprehur se ai pret të bindë 12 deputetë të Ka një popull të tillë për të votuar amendamentet buxhetore në kohë me qëllim që të rregullohen pensionet verore dhe çështjet tjera urgjente, por një gjë e tillë nuk është aspak e sigurt se mund të ndodhë.

Por, më 13 qershor, ministri në largim i Sportit, Radostin Vassilev, njoftoi se edhe pesë deputetë të Ka një popull të tillë po largohen nga partia dhe pritet që të njëjtit ta mbështesin Qeverinë.

Partitë opozitare GERB (me 59 deputetë), Lëvizja për të Drejta dhe Liri (me 34 deputetë) dhe Rilindja (me 13 deputetë), në total kanë 106 ulëse në Parlament. Partitë opozitare e kanë paralajmëruar Petkovin se nuk do të fitojë asnjë mbështetje nga deputetët opozitarë.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ndërkaq i ka bërë thirrje partive parlamentare që urgjentisht të formojnë një shumicë të re.

Të gjitha këto çojnë në një prej tre mundësive. Qeveria e Petkovit mund të qëndrojë së bashku me ndërlikimet e mundshme të një opsioni të tillë. Ligjvënësit mund të arrijnë që të krijojnë një shumicë të re për një ekzekutiv pasardhës nëse Qeveria e Petkovit bie. Ose Radev mund të emërojë një kabinet të përkohshëm përpara zgjedhjeve të reja.

Asnjëra nga këto tri opsione nuk ka gjasa të bindë askënd se ndryshimi politik i nisur nga largimi i partisë, Ka një popull të tillë, është një lajm i mirë për të ardhmen pro-perëndimore të Bullgarisë.

Ëndërrta për euron

Në fund të majit, Qeveria e Petkovit nisi zbatimin e një plani operacional për të miratuar valutën e përbashkët të Eurozonës duke filluar nga janari i vitit 2024. Por, vendimi ishte marrë pa votat e partive të koalicionit, Socialistëve dhe Ka një popull të tillë. Këto dy parti mbështesin miratimin e valutës së përbashkët evropiane, por fillimisht duan që të shohin analiza për pasojat e mundshme të përdorimit të valutës euro.

Ligjvënësit nga partia Ka një popull të tillë e Trifonovit, kanë dorëzuar propozime për pezullimin e këtij plani deri kur Asambleja Kombëtare të miratojë analizat për efektet lidhur me kalimin e përdorimit të euros. Deputetët e partisë opozitare, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, në anën tjetër nuk e kanë kundërshtuar këtë qëndrim, por kanë kërkuar qartësi. Partia Rilindja ndërkaq është shprehur kundër miratimit të vendimit për përdorimin e valutës euro.

Plani qeveritar parasheh hapa specifikë për shtetin deri në miratimin e euros, përfshirë ndryshimin e ligjeve dhe udhëzuesve për bankat dhe institucionet qeveritare. Një punë e tillë teknike merr kohë. Nëse Qeveria rrëshqet nga respektimi i kujdesshëm i hapave të këtij plani, objektivi i janarit 2024 mund të humbet lehtësisht.
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Konvergjencën, i publikuar më 1 qershor, thotë se aktualisht vetëm Kroacia përmbush të gjitha kërkesat që e lejojnë atë të miratojë valutën e përbashkët në fillim të vitit të ardhshëm. Bullgaria ende nuk e ka përmbushur kriterin e stabilitetit të çmimeve – do të thotë vuan nga inflacioni i tepërt – dhe nuk ka miratuar ende rregullat e nevojshme ligjore.

Çdo qeveri e dobësuar, ose një qeveri e re që do të ishte më skeptike ndaj valutës euro, ka të ngjarë që të ngadalësojë procesin dhe kështu të parandalojë që Bullgaria të arrijë objektivin e saj për vitin 2024.

Fqinji maqedonas

Tifonov, përmes një video-mesazhi, ka njoftuar për tërheqjen e partisë së tij, Ka një popull të tillë, nga Qeveria duke theksuar se “se janë dy arsye pse koalicioni nuk po funksionon dhe pse ne nuk kemi vend në të: Maqedonia dhe fakti që nuk ka më para në këtë shtet”.

Ai e ka akuzuar Petkovin për “tradhti të lartë” dhe për ndjekjen e një politike të ndryshme nga ajo që është miratuar nga Asambleja Kombëtare. Të dy këto akuza rrjedhin nga vetoja e Bullgarisë që nga viti 2019 për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Genchovska, po ashtu nga Ka një popull të tillë, ka thënë se është përjashtuar nga takimet për këtë çështje, që Petkov ka diskutuar me liderët evropianë për hapat e mundshëm drejt largimit të vetos bullgare.

Petkov është përgjigjur se akuzat e Genchovskas janë “lajme të rreme”. Më 9 qershor, ai u takua në Sofje me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, dhe të dy liderët kanë insistuar se nuk ka pasur marrëveshje për heqjen e vetos. Petkov ka shtuar se po punonte për ta bërë BE-në garantuese të kërkesave të Bullgarisë, përfshirë edhe futjen e bullgarëve në Kushtetutën maqedonase, dhënien fund të gjuhës së urrejtjes dhe qartësimit të mosmarrëveshjeve historike midis Sofjes dhe Shkupit. Më 11 qershor, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha po ashtu se ende nuk ka marrëveshje për këtë çështje. Ndërkaq, presidenti bullgar Radev, tha më 9 qershor se ishte detyrë e Qeverisë për të “mbajtur në fuqi veton”.

Në situatën aktuale të Bullgarisë, shanset për një përparim dhe përmirësim të raporteve midis Sofjes dhe Shkupit me gjasë po pakësohen. Qeveria ka të ngjarë që nuk do të gjejë kohë e as mbështetje për të vazhduar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për çështjen maqedonase.

Luftimi i korrupsionit

Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet mezotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev dhe kreun e Komisionit Anti-korrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu u zotua se do të forcojë fuqitë e komisionit. Dorëheqja e Tsatsarovit erdhi e para.

Më 9 qershor, një projektligj për të zgjeruar fuqitë e Komisionit Anti-korrupsion u dorëzua në Parlament. Deputetët e partisë Ka një popull të tillë kishin kritika të ashpra dhe akuzuan Petkovin se po tenton që ta instalojë “Geshevin e tij”. Ligjvënësit nga partia Ne vazhdojmë ndryshimin, me gjasë e panë këtë si sulm politik nga ish-partnerët e koalicionit dhe i akuzuan ata se po e sabotonin këtë përpjekje.

Sido që të jetë e vërteta, rezultati është i qartë: reformat anti-korrupsion do të jetë vështirë që të kalojnë sepse Qeveria ka humbur shumicën. Pa kontrollin e Asamblesë Kombëtare, ata nuk do të jenë në gjendje të emërojnë anëtarët e nevojshëm të Këshillit Suprem Gjyqësor, që sipas Kushtetutës është i vetmi organ që mund ta shkarkojë prokurorin e Përgjithshëm Geshev. Fundi i pasjes së shumicës nga Petkov nënkupton edhe fundin e premtimeve për reformën në gjyqësor.

Koha është gjithçka

Kriza politike në Bullgari shpërtheu tri muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Sofja e ka mbajtur anën e Kievit dhe ka riparuar tanket e dëmtuara ukrainase në fabrikat bullgare. Rezistenca e koalicionit të Socialistëve e ka penguar Bullgarinë që zyrtarisht të kontribuojë me armë, por prodhuesit bullgarë të armëve po eksportojë në sasi të mëdha armë në shtetet që e mbështesin Ukrainën me armatim.

Sofja po ashtu ia ndaloi fluturimin avionit të Lavrovit dhe i ka rezistuar presionit të Gazpromit për të injoruar sanksionet e BE-së.

Në atë kohë, Petkov gjithashtu u fut në një “luftë për kufirin”, siç e ka përshkruar ai. Qeveria e tij tërhoqi mbështetjen për një marrëveshje dhjetëvjeçare që dorëzonte inspektimet fitosanitare të importeve të ushqimit nga Turqia në një laborator privat. Objekti kyç i këtij inspektimi, në Kapitan Andrev, është një portë që përdoret nga Turqia, që nuk është anëtare e BE-së.

Ligjvënësit nga Ne vazhdojmë ndryshimin thanë se me këtë marrëveshje janë vënë në rrezik 107 deri në 160 milionë të hyra vjetore.

Disa zyrtarë thanë se mosmarrëveshjet kanë dalë për shkak të lidhjeve të partisë Ka një popull të tillë ose tentativave të supozuara për ryshfet, megjithëse bashkëthemeluesi i partisë së Trifonovit ka mohuar çdo lidhje me skandalin e inspektimeve.

Zëvendëskryetari i Parlamentit Bullgar, Atanas Atanasov, nga Bullgaria Demokratike, po ashtu ka pretenduar se “shërbimet e posaçme ruse” aktualisht po kryejnë “një operacion intensiv” në Bullgari për të “rrëzuar Qeverinë e Republikës”.

Cilado qoftë arsyeja specifike e çdo sulmi të supozuar ndaj Qeverisë, tabloja e madhe mbetet e pandryshuar: Bullgaria po bën në kthesë dhe nuk është drejt Perëndimit./REL

Top Channel

Pasuria e liderëve të Kosovës – toka, shtëpi, banesa e mijëra euro në banka

Korupsioni joAgjencia kundër Korrupsionit, organizoi hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Kjo pasi një ditë më parë, kjo Agjenci publikoi deklarimin pasurisë së zyrtarëve të shtetit. Shtëpi, banesa, troje, para të gatshme, e dhurata janë disa nga pasuritë që i kanë deklaruar zyrtarët shtetërorë në formularët e deklarimit të pasurisë që u bënë publike gjatë ditës së martë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Presidentja Vjosa Osmani: Banesë, shtëpi e para në bankë, blen truall në lagjen e gjelbër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se paga vjetore, e saj është 32.922 euro, kurse mëditje nga udhëtimet merr 6 mijë e 223 euro në vit.
Presidentja deklaron se para të gatshme i ka gjithsej 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë 774 dollarë.
Pasuria e paluajtshme, dy shtëpi, e një banesë me garazh figurojnë në emër të bashkëshortit të saj. Në emër të saj ka një banesë të papërfunduar me sipërfaqe 83.51 m2, në vlerë 42.500 euro.
Bashkë me bashkëshortin deklaron se i kanë borxh 87.900 euro për shtëpinë në lagjen Marigona Hill, ndërsa kanë marr një borxh për një parcelë toke në Lagjen e Gjelbër.
Kryeministri Albin Kurti i varfër: ka vetëm 401 euro e 65 cent në bankë

Për dallim prej, shefes së shtetit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar 401 euro e 65 centë para të gatshme në bankë. Paga e tij vjetore është 12 mijë e 903 euro.
Kurti ka deklaruar se 250 euro në muaj e paguan qiranë e shtëpisë në të cilën jeton aktualisht në Prishtinë. Në pronësi të bashkëshortes, Kurti i ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në vlerë 400 mijë euro si dhe 23 mijë euro në një bankë në Oslo të Norvegjisë. Kurti nuk ka deklaruar të ketë një borxh, por bashkëshortja e Kurtit ka në vlerë prej 290 mijë euro.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e blen edhe një banesë

Në të hyrat vjetore nga Kuvendi i Kosovës, kryetari Glauk Konjufca i deklaruar në shumën prej 26 mijë eurosh. Para të gatshme të kursyera në bankë, Konjufca i ka 8 mijë e 243 euro, derisa obligime financiare ndaj po të njëjtës bankë i ka 67 mijë e 125 euro.
Konjufcës e ka deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 44 mijë euro me sipërfaqe prej 59 metrave katrorë, që e ka blerë gjatë vitit të kaluar.
Konjufca ka një banesë me sipërfaqe prej 99 metra katrorë në vlerë 89 mijë euro.
Ai ka deklaruar një banesë dhe tokë në emër të prindit. Ndërkaq, si pasuri të përbashkët, e ka një shtëpi vikendi prej 130 metra katror në vlerë prej 70 mijë euro.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka banesë e shtëpi – investon në asete digjitale
Edhe liderët opozitar nuk janë hiq më pak të pasur se shefat e shtetit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ka një apartament prej 110 metrash katrorë, e cila sipas tij kushton 110 mijë euro.
Para të gatshme Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 11 mijë euro.
Krasniqi ka deklaruar edhe një shtëpi në pronësi të përbashkët me vlerë prej 160 mijë euro.
Pasuri të luajtshme, Krasniqi ka deklaruar një bibliotekë me vlerë prej 13 mijë eurove, piktura dhe vepra arti me vlerë 6 mijë e 500 euro dhe një veturë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 22 mijë e 500 euro. Krasniqi njihet për investime e tij në lloje të shumta të kripto-valuta e gjithashtu ka deklaruar se ka investuar edhe në asete digjitale.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku merr 2 mijë euro pagë si ligjërues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se vitin e kaluar ka marr si deputet pagë vjetore prej 14,958.00, ndërsa si ligjërues në Riinvest është paguar 24.000.00 mijë euro për një vit. Ai thotë se ka 11.696.00 euro, para të gatshme. Në pjesën e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku deklaron se ka shtëpi 214 metër katror – 214 mijë euro; shtëpi trashëgim nga prindi 200 metër katrorë në vlerë prej 150 mijë euro. Ai thotë se ka një borxh kreditor prej 22,781.00 euro për blerje të veturës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj fiton mijra euro nga qiraja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 14.305.82 si deputet. I ka 24.327.73 euro para të gatshme. Haradinaj thotë se ka shtëpi banimi 950 metër katror – 300 mijë euro, 21.5 ari truall – 27 mijë e 300 euro, shtëpi banimi (vlera në ndërtim) – 202 mijë euro; apartament – 231 metër katror, 70 mijë euro.
Ai deklaron se nga qiraja i merr 37,288 mijë euro, ndërsa deklaron një kredi 111,850.58 për blerje të shtëpisë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama peshon rëndë – 4 milionë euro në piktura

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron se posedon pasuri të patundshme dhe aksione në biznese të ndryshme në vlerë prej rreth 23 milionë euro. Merr pagë vjetore si kryetar i Prishtinës, prej 8 mijë e 800 euro rroga. Nga piktura e të trashëguara nga familja, Rama i ka vlerësuar 4 milionë eurove. Si pasuri të paluajtshme, Rama deklaron 14.5 milionë euro. Ai thotë se ka tri banesa në vlerë 4 milionë e gjysmë euro, disa rezidenca e vila.
Ai ka deklaruar edhe 5.8 milionë euro borxhe në formë të kredive ndaj 7 bankave.

Të tjerë
Me miliona euro pasuri, e disa miliona tjera borxhe, kryetari i Prishtinës mbetet njëri prej personave më të pasur në politikë.
E ajo që ra në sy ishte që fakti që drejtori menaxhues i Fondit Pensional, Ardian Zalli tërhoqi kursimet e tij në vlerë prej 15 mijë euro. Nga ana tjetër, deputeti më i pasur mbetet, Behgjet Pacolli, pasuri e të cili është mbi 700 milionë euro.
rtk

Liria e vrarë


Ferdonije Qerkezi  nga Gjakova, është gruaja simbol e sakrificës dhe vuajtjeve që sjell e lë pas lufta.

Ajo humbi bashkëshortin dhe katër djemtë. Në një ditë si kjo të çlirimit të Gjakovës, ajo kujton çdo sekondë të asaj dite të rëndë të jetës së saj.

“Në  99-shin, policia serbe kanë hy  po në këtë shpi. Ne ishim  4 familje, 23 veta, unë, bashkëshorti, 4 djemtë edhe dy nuset”, thotë nënë Ferdonija.

“Erdhën e mi  morën të gjithë me emra . Si ia nisën, Artan, Armend, Ardian, Fatos, Shpend, Vegim, Shpëtim, uhh-Edmondin e pata qetu përmbrapa, e çova prej gjumi”, ofshanë ajo dhe kujton me zemrën e plasur.

“I thash Mondi, çu se policia, kujtova që po e shpëtoj. I morën dolën jashtë”.

Ajo tregon se me 7 maj, ka shkuar në shtëpinë e  Draganit, siç e quan ajo, një serb lokal. “ Ai tha unë i kam marrë, pranoj që i kam marrë, por unë i kom çu deri në polici, e policia çfarë kanë bërë me ta nuk di”, kujton nënë Ferdonija.

“Do  me thanë prej 27 të 99-tës deri në 2005, s’kam marrë asgjë vesh. Në  2005 mu ka gjet djali i madh, Artani dhe djali I vogël Edmondi”, kujton ajo, me mallin e dhembjen që vetëm një nënë mund ta ndjejë.

“ Për bashkëshortin, Halimin edhe dy djemtë, Armendin, Ardianin, sot e asaj dite asgjë nuk di”.

Nënë Ferdonja tregon se për të, kjo liri është gjysmë lirie.

rtk

 

AFET: Njohje e ndërsjellë Kosovë – Serbi, Beogradi të sanksionojë Moskën

AfetKomisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, bëri thirrje të martën që marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të “mbështetet në njohjen e ndërsjellë” dhe Serbia t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Thirrjet janë pjesë e raporteve të këtij komisioni për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, që më pas do të debatohen në Parlamentin Evropian.

Komisioni tha se mbështet bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe “rithekson rëndësinë e angazhimit konstruktiv nga ana e autoriteteve të Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, të mbështetur në njohjen e ndërsjellë, që është thelbësore për të dyja vendet”. Komisioni bëri thirrje që të gjitha marrëveshjet e kaluara të respektohen dhe të zbatohen plotësisht në mirëbesim dhe në kohën e duhur, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Është kjo hera e parë që një komision i këtij parlamenti përmend njohjen e ndërsjellë. Thirrja u bë vetëm pak ditë pasi një gjë të tillë e kërkoi edhe kancelari gjerman, Olaf Sholz gjatë një vizitë në Prishtinë dhe në Beograd, duke nxitur reagimin e zemëruar të Serbisë e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Komisioni bëri thirrje Serbisë që të harmonizojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë me politikat Bashkimit Evropian si veprim “përcaktues i përparimit të përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit”.

Serbia është vendi i vetëm në rajon që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Të hënën ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Serbia duhet të vendos nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm. Ambasadori amerikan u tha gazetarëve në Beograd se ajo që po ndodhë në Ukrainë “është sulm brutal…dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është krejtësisht i papranueshëm në këtë shekull”. Një zhvillim i tillë, tha ai, nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se bota ka ndryshuar që nga muaji shkurt dhe ne të gjithë duhet të mendojmë sërish se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ambasadori amerikan.

Muajin e kaluar, ambasadori Hill, tha në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian presin që Serbia t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, por është Beogradi ai që duhet të vendosë dhe nuk ka trysni mbi të për këtë çështje. Ambasadori Hill tha se Serbia “duhet të mendojë sërish”, nëse beson se Rusia do ta ndihmojë rreth çështjes së Kosovës.

Vuçiç: Na pret trysnia për Kosovën dhe sanksionet kundër Rusisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se pret kritika të ashpra ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe “masat kufizuese” ndaj Rusisë.

Duke komentuar thirrjet e Komisionit të Parlamentit Evropian ai tha se në “kuadrin e bisedimeve me BE-në”, zyrtarisht kërkohet “normalizimi i plotë i marrëdhënieve ” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por askund nuk përmendet “njohja e ndërsjellë”.

“Sa i përket çështjes së shtetësisë dhe tërësisë tokësore, ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare, së cilës i referohet e gjithë bota. Ne vetëm përsërisim atë që perëndimi vazhdimisht e thotë kur bën thirrje për respektimin e tërësisë tokësore të Ukrainës”, tha presidenti serb.

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të shtohet diskutimet për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të siguruar rajonin për ardhmërinë evropiane.

Në këtë kuadër sonte dhe nesër në në Kosovë do të qëndrojë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kosova dhe Serbia aspirojnë integrimet por kusht është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre. Javën e kaluar kancelari gjerman tha se është e papërfytyrueshme që të integrohen vendet që nuk e njohin njeri tjetrin.

voa

Një fener shprese për pacientët me kancer

tumor operimiEdhe pse i testuar vetëm në një provë të vogël klinike një ilaç i ri zgjon shpresat për pacientët me kancer.

Një provë të vogël klinike me 18 pacientë, që morën për rreth gjashtë muaj ilaçin Dostarlimab, ka zgjuar shpresa të mëdha tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me kancer. Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e Kancerit “Memorial Sloan Kettering” në Nju-Jork tek të 18 pacientët tumorët u zhdukën përfundimisht. Ai tha se kjo ishte “hera e parë në historinë e kancerit”.

MetastazaEdhe pse testi sa i përket numrit të pacientëve ishte shumë i vogël, ai ka rritur shpresat se kanceri mund të largohet nga trupi i një pacienti pa nevojën e kimioterapisë ose kirurgjisë.

Pacientët që morën pjesë në provën me Dostarlimab, kishin bërë më parë trajtime të ndryshme, por nuk kishin arritur të shëroheshin. Pacientët raportuan për pak ose aspak efekte anësore nga ky mjekim.

Kemoterapia AfrikeMjekimi identifikon qelizat e kancerit, duke lejuar sistemin imunitar të trupit t’i shkatërrojë ato në mënyrë natyrale.

Disa ekspertë thonë se nevojitet një provë më e madhe. “Ajo që unë me të vërtetë do të doja të bënim është një provë më e madhe, në të cilën ky ilaç të përdoret në një mjedis shumë më të larmishëm për të kuptuar se cila do të jetë shkalla reale dhe e vërtetë e përgjigjes ndaj mjekimit”, tha për NPR Dr. Hanna Sanoff nga Universiteti i Karolinës së Veriut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri shkakton rreth 10 milionë vdekje në vit.

afp/dpa