SPAK hetim dyfish Metës/ Dosja e re përfshin edhe familjarët e ish presidentit

Meta-jNdonëse gjendja civile ka konfirmuar se ish presidenti Ilir Meta nuk e ka ndryshuar emrin, në këtë pikë SPAK kërkon të sigurohet nga të gjitha institucionet që disponojnë të dhëna.

 

Burimet shumë të sigurta i thanë TCH se dy prokurorë të SPAK i kanë dërguar një shkresë Ministrisë së Jashtme në të cilën i kërkojnë informacion mbi të gjitha pasaportat diplomatike ndër vite të marra nga ish presidenti gjatë karrierës së tij politike.

Kjo çështje po hetohet për korrupsion pasiv dhe mos deklarim bazuar në denoncimin e ish deputetit Halit Valteri , që nga një artikull i një mediaje austriake kopsiti një dosje ndaj ish presidentit dhe tre personave të tjerë.

 

Kallëzimi bën fjalë për lobimin e LSI përmes një kompanie qipriote me një vlerë prej 700 mijë dollarë. Por ndërkohë SPAK deklaron në datën 25 korrik se ka regjistruar edhe një procedim të dytë për ish presidentin Ilir Meta bazuar mbi denoncimin e gazetarit Adriatik Doçi.

Çështja është regjistruar për tre vepra 248, 259 dhe 287 që janë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

SPAK thotë jo zyrtarisht për TCH se do përsërisë veprime të tjera hetimore financiare për pasqyrat financiare të kësaj partie dhe kontratat e shitjeve por edhe duke marrë ekstraktet pranë QKB. SPAK thekson se të dyja çështjet po hetohen të ndara nga njëra tjetra.

Në fashikullin e dytë denoncuesi Doçi përmend jo vetëm Metën por edhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, kunatin Drini Kryemadhi dhe vjehrrin e këtij të fundit Nuri Peti.

Nga të dhënat thuhet se teksa në 15 shtator 2013 drejtimin e Ministrisë së Transporteve e merr LSI , dy muaj më vonë Drini Kryemadhi , punësohet pranë një kompanie koncensionare që kishte monopolin e kolaudimit të makinave në Shqipëri. Ai paguhet me 4 mijë dollarë në muaj.

Teksa nga vitet 2015 deri në 2016 ai kaloi rreth 13 mijë dollarë në llogaritë e LSI , ai blen aksionet e një kompanie tjetër që bashkëvepron me kompaninë koncensionare, nga e cila largohet duke ia dhuruar aksionet vjehrrit të tij.

Top Channel

 

Maqedoni, prej sot gjendje krize në energjetikë – hyjnë në fuqi masat për kursimin e rrymës

largpercuesitQë sot hyjnë në fuqi masat për kursim të energjisë elektrike deri në 15 për qind, ndërsa me këtë fillon të vlejë edhe gjendja e jashtëzakonshme për energjinë elektrike dhe atë ngrohëse në Maqedoninë e Veriut.

 

Masat e kursimit të energjisë elektrike të miratuara nga Qeveria më 16 gusht do të vlejnë deri më 31 mars të vitit 2023, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme e shpallur më 25 të këtij muaji duhet të zgjasë 30 ditë.

Sipas Qeverisë, vendi do të përballet me një nga dimrat më të vështirë energjetik dhe të gjithë duhet të kontribuojnë që të tejkalohet më lehtë.

Fikja e ndriçimit dekorativ në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve kulturore, fikja e llambave kur ka dritë të mjaftueshme, ftohja me kondicioner në jo më pak se 27 gradë Celsius dhe ngrohja në maksimum 20 gradë Celsius, fikja e kompjuterëve pas përfundimit të punës, ndërrimi i rregullt i filtrave të njësive të ngrohjes dhe kondicionerëve, shtypja vetëm e materialeve të nevojshme, zëvendësimi i dritareve me efikasitet energjetik, janë vetëm një pjesë e detyrimeve që duhet të zbatojnë institucionet shtetërore.

Rekomandimet për sektorin e biznesit janë gjithashtu të ngjashme. Kurse amvisërive u rekomandohet të ndezin ngrohësin e ujit sipas nevojës dhe mundësisht me energji elektrike të lirë, të ndezin lavatriçet vetëm kur janë plot dhe gjithashtu me energji elektrike të lirë, përdorim të arsyeshëm të pajisjeve ngrohëse, përdorim maksimal të dritës së ditës dhe nxehtësisë nga dielli, fikja e llambave kur nuk qëndron në dhoma të caktuara, gatimi në pjata më të vogla ose në pjata të përshtatshme me madhësinë e pllakës së nxehtësisë, ajrosje e shkurtër dhe intensive e hapësirave.

Vendimet për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në zonën e qytetit të Shkupit dhe në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë marrë me propozim të Këshillit drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin në sistemin e menaxhimit të krizave.

/Telegrafi/

Ndërtimet pa standarde, fajtore për përmbytjet

ShkupiPas stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kapluan Shkupin pasditen e së martës, të mërkurën ekipet komunale kanë dalë për të pastruar rrugët dhe objektet e përmbytura duke larguar ujin me pompa, si dhe duke bërë sanimin e defekteve në rrjetin elektrik.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thanë se kanë pranuar rreth 180 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë. Emergjencat e tyre kishin të bënin me përmbytje të objekteve, dëmtim të automjeteve nga drunjtë e rrëzuar, dëmtim të strukturave të çative, bllokim të veturave në nënkalimet e përmbytura, si dhe dëmtime në shtyllat elektrike që lanë pa rrymë disa pjesë të kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasi mblodhi Shtabin e Krizës në orët e vona të së martës, bëri të ditur se stuhitë e shiut në 30 lokacione kanë shkaktuar vërshime.

 

kipet e përbëra nga ndërmarrjet publike po pastrojnë në terren ku do të qëndrojnë deri në sanimin e plotë të problemeve në zonat kritike. Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, ku me një ndërhyrje të suksesshme arritën të shpëtojnë mbi 20 persona”, tha Arsovska.

Ajo theksoi se do të kërkohet edhe përgjegjësi për infrastrukturën joadekuate për mbledhjen e ujërave atmosferike.

“Pas çdo shiu, me kova e largojmë ujin nga shtëpitë”

Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se fajtor për përmbytjet nuk është shiu, por autoritetet komunale dhe ata të pushtetit qendror që kanë lejuar ndërtimin e objekteve shumëkatëshe, ndërkohë që rrjeti i kanalizimit dhe ai i ujërave atmosferike mbetet po ai që ishte para një gjysmë shekulli.

Hatixhe Sulejmani thotë se për më shumë se 50 vjet jeton në lagjen Seravë në Çair të Shkupit, vetëm 1.5 kilometra larg sheshit të Shkupit. Pas ndërtimit të shumë objekteve në këtë lagje, ajo thotë se rrjeti i kanalizimit nuk arrin t’i përthithë ujërat nga reshjet, por bashkë me ujërat e zeza i nxjerr jashtë duke përmbytur shtëpinë e saj dhe ato të fqinjëve.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që janë në ministri, të gjejnë një zgjidhje për shtëpitë në lagjen e Seravës se shpirti është duke na dalë”, u shpreh ajo.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se me cilat problem përballet, Hatixhe Sulejmani, thotë:

“Rrugët janë mbushur me rërë pas ndërtimit të ndërtesave që i shihni, kanalizimi nuk bën dhe ai pak që është, është i bllokuar se njerëzit nuk mendojnë”.

Ajo shton se shtëpia e saj ka filluar të përmbytet viteve të fundit, pas ndërtimeve të objekteve shumëkatëshe vetëm pak metra nga shtëpia e saj.

Banorët e shumë lagjeve të Shkupit ankohen edhe për faktin se autoritetet komunale nuk i mirëmbajnë pusetat e parapara për mbledhjen e ujërave atmosferike për të parandaluar vërshimet.

“Nuk i pastrojnë me kohë dhe ja kemi probleme. Më herët, çdo javë Higjiena Komunale i pastronte dhe pusetat e ujërave atmosferike nuk linin pikë uji”, thotë Dragi Angellovski banor nga Komuna Qendër.

“Shihe tani uji ecën si lumë, askund nuk ndalet, s’ka ku shkon. Shihni pusetat janë bllokuar nga bërlloku dhe s’lejojnë të përthithet uji nga shiu”, thotë Avniu, një tjetër banor teksa po tentonte të zhbllokonte një pusetë në Komunën e Çairit.

Pikat më kritike në Shkup

Si pika më kritike gjatë të reshurave të rrëmbyeshme të shiut viteve të fundit mbeten nënkalimi nën Sheshin Skënderbeu, qarkorja para hotelit Kontinental dhe qendrës së re tregtare, East Gate.

Por, nga reshjet fundit, u përmbytën edhe shumë objekte të reja që janë lëshuar në përdorim jo më shumë se një ose dy vjet, siç është hapësira për parkim e qendrës tregtare East Gate, ndërtesa e re Shtëpisë së Shëndetit “Majçin Dom” në lagjen Aerodrom, si dhe disa ndërtesa dhe parkingje.

Arkitektët thanë se fluksi i ndërtimit viteve të fundit ka zhdukur hapësirat e gjelbra që luanin rolin e ‘shpuzës përthithëse’ të ujërave të menjëhershme.

“Dje kishim erëra të fuqishme me të reshura të rrëmbyeshme të shiut, që duhej ta përthithte toka, pasi asnjë sistem apo rrjet kanalizimi, sido që të jetë i dimensionuar, në këtë rast ai atmosferik nuk mund të pranojë aq ujë sa mund të lëshojë natyra në formë të të reshurave. Andaj nevojiten hapësirat e gjelbra që do të thithnin pjesën më të madhe të ujit nga të reshurat sikurse një shpuzë. Përderisa qyteti betonohet në çdo cep, uji s’ka ku shkon dhe ky ujë nga shirat përmbyt gjithandej objektet”, thotë arkitektja Danica Pavllovska – Cigi.

Më shumë investime për të përmirësuar infrastrukturën

Ndërtuesit thonë se autoritetet duhet të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës.

“Infrastruktura nuk i plotëson kushtet në shumë lagje të qytetit të Shkupit. Duhet të qartësojmë se nuk janë shkaktarë të vërshimeve të vjetra ndërtimet e reja, por infrastruktura e vjetër e cila nuk plotëson standardet mbase edhe për ato pak shtëpi që kanë qenë para shumë viteve. Tani me ndërtimet e reja, infrastruktura rëndohet dhe shpërfaq problemin me infrastrukturën joadekuate”, u shpreh Salim Asani, ndërtues.

Ai thotë se objektet që ka ndërtuar asnjëherë s’kanë pasur problem me përmbytjet, për dy faktorë: cilësinë e ndërtimit dhe për faktin se asnjëherë nuk ka preferuar të ndërtojë në hapësira ku infrastruktura nuk është e mirë.

Stuhia e shiut me reshje të dendura që shkaktoi vërshime është shfrytëzuar dhe nga partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë për të fajësuar njëra-tjetrën për infrastrukturën, e cila nuk u përgjigjet standardeve të kohës.

Kryetarët e komunave pjesë përbërëse e Shkupit, ai Qendrës, Aerodromit, Butelit dhe Kiselavodës postuan shumë fotografi duke ndihmuar qytetarët.

Por, qytetarët thonë se degët e drunjve i largojnë vetë, porse ata kanë nevojë për politika të shëndosha të urbanizimit që të jenë të sigurt në vendbanimet e tyre.

Pos Shkupit me rrethinë, nga vërshimet janë prekur edhe disa qytete të tjera të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole.

rel

Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për letërnjoftimet

kufiriSerbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës si zëvendësim për letërnjoftimin, por thekson, se marrëveshja për lëvizje të lirë nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

 

Filloi së zbatuari marrëveshja për dokumentet e identifikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e dakorduar ditë më parë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së. Në këtë mënyrë Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës, si zëvendësim për letërnjoftimin që tash e 11 vjet e praktikon për kosovarët. Këtë e konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme  në qeverinë e Kosovës Xhelal Svecla, i cili shkroi në Facebook se në pikë kalimet kufitare me Serbinë, është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje.

“Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasve tanë karshi Serbisë”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme, Svecla.

 

Mundësimi i kalimit të kufirit për arsye krejtësisht praktike

Autoritetet e Serbisë, një ditë para se të fillonte së zbatuari marrëveshja për hyrje/dalje vendosën disa njoftime në vendkalimet me Kosovën, ku shkruhej se “mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet për arsye krejtësisht praktike, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës”.

 

Kurse autoritetet kufitare të Kosovës po zbatojnë reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve të Serbisë, duke u mbuluar atyre inicialet shtetërore me letra ngjitëse. Të njëjtën gjë për Kosovën e bën edhe Serbia. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha ditë më parë se Serbia ka propozuar që “targat me inicialet KS, të përdoren nga serbët në Kosovë”, por, qeveria e Kosovës ka thënë se nuk mund të pranojë targa që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës. Serbët e Kosovës brenda dy muajve kanë afat që makinat e tyre t’i regjistrojnë me tabela të Republikës së Kosovës, RKS. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla,  tha se shpreson që edhe “çështja e kalimit nga targat ilegale të Serbisë në targa të Kosovës” të kalojë pa probleme, sikurse ajo e dokumenteve.

 

Kurti: Reciprocitet i plotë gradual me Serbinë

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është e interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke. Serbia e kundërshton këtë. Por, derisa nuk arrihet kjo marrëveshje, e cila sipas kryeministrit Kurti do të ishte ndërkombëtare, ligjërisht e obligueshme, Kosova do të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë, i cili siç tha, “do të vendoset gradualisht”.

“Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin, të cilin e kemi shpallur, ashtu siç nuk mund të sillemi neutral ndaj vetes apo të marrim vendime, të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor”, deklaroi Kurti një ditë më parë. Sipas tij, vendimet e fundit, sa i përket targave të makinave dhe dokumenteve të identifikimit të Serbisë, kanë qenë në kuadër të ushtrimit të sovranitetit të Kosovës.

dw

Gjermani: Qeveria po përgatit një pako të tretë lehtësuese

Lindner FDP-Scholz SPD -Habeck Gruene - Treshja që drejton GjermaninëNdërkohë hyri në fuqi rregullorja e re energjisë, me monumente të pandriçuara dhe ndërtesa më të ftohta.

 

Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale.  “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri lehtësimesh të mëdha”, tha kancelari Scholz të mërkurën para gazetarëve në Brandenburg, në Kështjellën Meseberg, ku ishte zhvilluar takimi këshillues mes tre partive të koalicionit.

Ministri i Financave, Christian Lindner, i partise liberale, FDP, e quajti një “pako të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse. Ai tha se do të ketë mbështetje financiare për të disfavorizuarit. Por ministri shtoi se pakoja do të përmbajë edhe mekanizma që shmangin spekulimet me çmimet e energjisë.

Bileta mujore 9 euro skadon

Megjithë pyetjet e gazetarëve, as Lindner, as Scholz e as ministri i  energjisë Habeck, nga partia e te gjelbërve, nuk dhanë hollësi për masat që do të përmbajë pakoja e tretë. Ajo pritet të miratohet nga mesi i shtatorit. Nuk dihet as edhe se a do të përfshihet sërish bileta mujore e transportit publik prej vetëm 9 euro. Ministri federal i financave, Christian Lindner, tha se po shqyrton aktualisht mundësinë e financimit të një bilete të tillë me çmim të reduktuar, por kërkoi që një pjesë e biletës të financohej edhe nga landet.

Bileta mujore prej 9 eurosh ishte masë e pakos s dytë lehtësuese që qeveria mori si pasojë e rritjeve të çmimeve, shkaktuar kryesisht nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërkohë qeverisë po i kërkohet nga shumë politikanë dhe personalitete të njohur, aktivistë e ambientalistë, që ta bëjë të përhershme masën e biletës 9 euro, e cila skadoi më 31 gusht.

 

Nga 300 euro dhuratë

Më 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit. Por qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune, duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal (minijob). Masa i përket gjithashtu pakos së dytë dhe do të paguhet nëpërmjet punëdhënësit. Shuma prej 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe do të mbërrijë e reduktuar në kuletën e qytetarit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, në varësi nga tarifat tatimore të secilit, ajo mund të mpaket deri në 142 euro.

Më pak drita, më pak ngrohje

Gjithashtu më 1 shtator hyn në fuqi rregullorja e re për kursimin e energjisë. Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita, pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera të ngjashme. Gjithashtu është paraparë ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike. Përjashtime bëjnë spitalet, kopshtet, shkollat ose institucione të tjera. Në sektorin privat gjithashtu nuk lejohet më nxehja e pishinave private, si edhe qiramarrësit nuk janë të detyruar të ruajnë një nivel temperature në dhomat që kanë marrë me qira.

Miratohet doza e vaksinës e përshtatur për variantin Omicron

fdaAgjencia amerikane për ushqimet dhe ilaçet, FDA, dha autorizimin të mërkurën për injeksione përforcuese kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të përshtatura për variantin Omicron.
Vaksinat e reja, kanë si objektiv nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të virusit, ndërsa qeveria amerikane përgatitet për një fushatë të gjerë vaksinimi gjatë vjeshtës që pritet të fillojë brenda disa ditësh.

Vaksinat e reja përfshijnë gjithashtu variantin fillestar të virusit ndaj të cilit u krijuan të gjitha vaksinat e mëparshme.

FDA-ja dha autorizimin e vaksinimit për gjithë individët nga mosha 12 vjeç e lart që kanë marrë serinë e dozave fillestare. Agjencia rekomandon një periudhë 2 mujore nga dita e marrjes së vaksinës përforcuese, një interval më i shkurtër se periudhat e rekomanduara më parë.

Dr. Peter Marks, një zyrtar i lartë i agjencisë amerikane për ushqimet dhe ilaçet, FDA, i cili mbikëqyr vaksinat, tha se shpreson që vaksinat të ofrojnë mbrojte shumë të mirë kundër sëmundjes simptomatike.

“Nuk e dimë ende nëse do të arrijmë në të njëjtin nivel, por ky është qëllimi”, tha zoti Marks.

Qeveria ka filluar punën për një fushatë në vjeshtë, e cila mund të nisë menjëherë pas takimit të enjten të grupit të ekspertëve të jashtëm të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe drejtoresha e agjencisë Rochelle Walensky të bëjë rekomandimin përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar më shumë se 170 milionë doza të të dy vaksinave në përpjekje për të shmangur efektet më të rënda të një rritjeje të mundshme të infeksioneve pas rihapjes së shkollave dhe fillimit të motit të ftohtë që i detyron njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë në ambjentet e brendshme.

Kjo mund të jetë vaksina e fundit kundër COVID-it e ofruar falas për të gjithë amerikanët, pasi qeveria planifikon t’i zhvendosë ato në tregun komercial vitin e ardhshëm.

voa

Corona: Kina po mbyllet sërish – pasojat e rënda ekonomike

coronaDisa qytete të mëdha kineze kanë shtrënguar masat e tyre kundër përhapjes së pandemisë Corona. Janë prekur edhe disa qendra të mëdha industriale.

 

Qendra e teknologjisë Shenzhen, qyteti port Dalian dhe metropoli ekonomik Guangzhou. Kjo është lista e qyteteve kryesore kineze të prekura nga kufizimet për shkak të pandemisë Corona, e kjo listë po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Qendra për analiza Capital Economics numëroi 41 qytete kineze nën masa të mërkurën, të cilat përbëjnë 32 përqind të prodhimit ekonomik të Kinës.

“Për momentin dëmtimet që po shkaktojnë këto masa janë modeste, por rreziku i dëmeve po rritet”, paralajmëroi ekonomisti Julian Evans-Pritchard i Capital Economics. “Por edhe nëse dëmet shmangen, ne presim që rritja ekonomike të jetë më e ultë në të ardhmen.”

Guangzhou afër Hong Kongut, i cili ka pothuajse 19 milionë banorë, raportoi vetëm pesë infeksione të mërkurën. Megjithatë autoritetet urdhëruan që restorantet të mbyllen deri të shtunën në zona të caktuara dhe të anulohen edhe ngjarjet brenda objekteve. Të mbyllura duhet të qëndrojnë edhe kopshtet si dhe shkollat ​​fillore, të mesme dhe të larta, ndërsa semestrat e vjeshtës në universitete do të shtyhen. Lidhjet e autobusëve dhe metrosë gjithashtu janë reduktuar.

 

Qendra teknologjike Shenzhen ka urdhëruar tashmë mbylljen e objekteve argëtuese dhe kulturore në të paktën katër rrethe me një total prej rreth nëntë milionë banorësh. Restorantet gjithashtu nuk do të mund të hapen ose do të hapen vetëm në një masë të kufizuar për disa ditë. Prodhimi ekonomik i Shenzhenit dhe Guangzhou së bashku arriti në 5,89 trilion juanë (rreth 850 miliardë euro) vitin e kaluar. Për krahasim: Kjo korrespondon me rreth gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të Koresë së Jugut.

 

Pasojat për ekonominë gjermane

Sipas Institutit të Kielit për Studime Ekonomike (IfW), bllokimet komunale tashmë po përkeqësojnë pengesat në zinxhirët e furnizimit global. Sidoqoftë, kufizimet aktuale në Shenzhen dhe qytete të tjera nuk janë ende të krahasueshme me bllokimin drastik në Shangai në pranverë. “Nëse rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten, një bllokim edhe më i rreptë, veçanërisht në Shenzhen dhe rreth tij, mund të rëndojë zinxhirët e furnizimit dhe biznesin e Krishtlindjeve”, paralajmëroi eksperti i tregtisë i IfW, Vincent Stamer. “Sepse provinca e Guangdong rreth metropoleve Guangzhou dhe Shenzhen në deltën e lumit Pearl është provinca e Kinës me eksportet më të mëdha. Shumë mallra të konsumit për tregun gjerman prodhohen atje.”

 

Kina në fakt donte të arrinte një rritje ekonomike prej 5,5 përqind këtë vit, gjë që duket gjithnjë e më pak reale. Ekspertët presin vetëm katër përqind për shkak të kufizimeve të Covidit dhe problemeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Industria kineze u tkurr përsëri në gusht, sipas sondazhit të Zyrës së Statistikave. Indeksi i blerjeve ka rënë me 0.4 pikë, dhe tani është 49.0 pikë. Rritja ekonomike është e mundur vetëm nëse indeksi i konsumit kalon shifrën prej 50 pikë. Ekonomia nuk është prekur vetëm nga masat e Coronës, por edhe nga vala më e keqe e të nxehtit dhe thatësirave atje që nuk mbahen mend për dekata të tëra, si dhe krizës në tregun e pasurive të paluajtshme.

Prandaj, ekonomistët bankarë kanë ulur parashikimin e tyre për rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë pas SHBA-së. Ekspertët nga ANZ, për shembull, presin në Kinë vetëm një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej tre përqind këtë vit, e më parë ishte pritur katër përqind.

 

bc/iw/bea (rtr, dpa)