Shqetësime për furnizimin ushqimor global, pas pezullimit nga Rusia të marrëveshjes për grurin

anije transportiPresidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se uria globale mund të rritet për shkak të pezullimit nga Rusia të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë ukrainas.

 

“Është shumë indinjuese,” tha zoti Biden të shtunën duke folur në Uilmington të shtetit të Delauerës të shtunën.

Zoti Biden foli disa orë pasi Rusia njoftoi se do të ndalonte menjëherë pjesëmarrjen në marrëveshje, duke pretenduar se Ukraina ndërmori një sulm me dron të shtunën kundër anijeve të flotës ruse të Detit të Zi në brigjet e Krimesë së pushtuar. Ukraina e ka mohuar sulmin, duke thënë se Rusia ka goditur gabimisht me armët e veta.

Marrëveshja për grurin që u nënshkrua në korrik ka bërë të mundur eksportin e sigurt nga portet ukrainase të më shumë se 9 milionë tonëve grurë me 397 anije.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është “thellësisht i shqetësuar” për pezullimin e marrëveshjes dhe shtyu udhëtimin e tij në Algjer për Takimin e Nivelit të Lartë të Lidhjes Arabe me një ditë për t’u marrë me këtë çështje, tha të dielën një zëdhënës i OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që rikthimin e Rusisë tek marrëveshja” tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.

Zoti Guterres u kishte kërkuar të premten Rusisë dhe Ukrainës të rigjallëronin marrëveshjen. Zoti Guterres u kërkoi gjithashtu vendeve të tjera, kryesisht në Perëndim, të përshpejtojnë heqjen e pengesave që bllokojnë eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi urgjencën e rinovimit të marrëveshjes që skadon më 19 nëntor, “për të kontribuar në sigurinë ushqimore në mbarë botën dhe për të zbutur vuajtjet që kjo krizë e kostos globale të jetesës po shkakton tek miliarda njerëz”, tha zëdhënësi Dujarric.

Marrëveshja e grurit ka arritur të ulë 15 për qind çmimet globale të ushqimeve, nga kulmi i tyre në mars, sipas Kombeve të Bashkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti vendimin rus të parashikueshëm dhe tha se Moska e ka përkeqësuar qëllimisht krizën ushqimore që nga shtatori. Aktualisht, rreth 176 anije të ngarkuara me grurë nuk po lejohen të lundrojnë nga portet e Ukrainës, tha ai.

“Është ushqim për më shumë se 7 milionë konsumatorë. Pse një grusht njerëzish diku në Kremlin mund të vendosin nëse do të ketë ushqim në tryezat e qytetarëve në Egjipt apo Bangladesh?” tha ai të shtunën në fjalimin drejtuar vendit.

Një anije me 40,000 ton drithëra e nisur për në Etiopi në kuadër të programit të ndihmës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të largohej nga Ukraina të dielën si rezultat i pezullimit të marrëveshjes nga Rusia, tha Oleksandr Kubrakov, ministri i infrastrukturës i Ukrainës.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i kërkoi Rusisë të anulojë vendimin e saj në një postim në Twitter të dielën.

Edhe Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar është në bisedime me homologët e tij në Moskë dhe Kiev në përpjekje për të rigjallëruar marrëveshjen, tha ministria të dielën.

Ai u ka kërkuar palëve që të shmangin çdo “provokim” që mund të ndikojë në vazhdimin e marrëveshjes, thuhet në një deklaratë.

“Inspektimi i anijeve të ngarkuara me grurë që presin pranë Bosforit do të vazhdojë sot dhe nesër,” thuhet në deklaratë.

voa

40% e kosovarëve analfabetë funksionalë, 4.8% analfabetë të deklaruar

shkollaKosova mban vendin e parë në rajon për analfabetizëm. Shkalla e analfabetizmit funksional në vendin tonë arrin deri në 40 për qind.

 

Në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 në Kosovë, kanë dalë rreth 55 mijë persona apo 4.8 për qind e popullit analfabet të deklaruar.

Emisioni “Kriter” në RTK, ka trajtuar këtë temë që sipas të gjeturave, rezulton se shkalla e analfabetizmi funksional në Kosovë, lidhet ngushtë me braktisjen e shkollimit.
Në arsimin e obliguar braktisja e shkollimit në nivel vendi është 0.05 për qind.
Më e theksuar është tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Shkak për këtë janë kushtet socio-ekonomike.

Edhe pse Kosova ka ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, në këtë rast vihet në pikëpyetje zbatimi i tij.
Ky ligj shkelet edhe në rastin e Rronit, i cili tani është 12 vjeç, dhe nuk ka vijuar mësimin për 4 vjet radhazi. Rroni procesin mësimor e ka ndjekur vetëm në klasë e parë dhe të dytë. Me ndërprerjen e mësimit, rruga e jetës së tij, ka qenë puna.

Fushë Kosova është komuna e cila në shkollat e saj ka më së shumti fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të përfshirë në procesin mësimor.
Në shkollën “Selam Riza” nga gjithsej 1400 nxënës, 402 prej tyre janë nxënës nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian, boshnjak, goran dhe turq.

Drejtues të kësaj shkolle vënë në dukje se braktisja e shkollimit këtu ka një rënie pre 3 % në tri vitet e fundit.
Derisa braktisja e shkollimit në vitin shkollor 2019/2020 ishte 36 nxënës, në vitin 2021/2022 mësimin në shkollën “Selman Riza” e kanë braktisur rreth 20 nxënës.

“Në vitin 2018 kemi pasur vetëm 300 nxënës nga komunitetet, e tani kemi diku 402 nxënës, marrë për bazë që ka pas një lloj migrimi edhe te shqiptarët por më shumë tek komuniteti ashkali, por megjithatë ka rritje”, thotë Esad Simnica, drejtor i shkollës “Selman Riza” në Fushë Kosovë.
“Çdo fundvit shkollor i nxjerrim statistikat dhe kemi një rënie prej 2-3 për qind. Për vitin e kaluar ka qenë vit pandemie dhe nuk i kemi të sakta të dhënat, por në vitin 2019/2020 ka qenë 36, derisa në vitin 2021/2022, 20 nxënës e kanë braktisur shkollimin”, thotë Simnica për RTK.

Shkaqet e braktisjes së shkollimit janë prej më të ndryshmeve, por më e theksuar në familjet në këtë komunë janë ato ekonomike.

Në qendrën për punë dhe mirëqenies sociale në Fushë Kosovë tregojnë se 70% e familjeve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë me asistencë sociale, e cila asistencë është 140 euro në muaj për një familje 5-anëtarësh, e cila ka të paktën një fëmijë nën moshën 5-vjeçare.
Ky është faktor shumë ndikues që fëmijët e këtyre familjeve të braktisin shkollimin.

“Skema sociale varet nga anëtarët e familjes, fillon nga 90 euro e lart. Numri i familjarëve e përcakton edhe shumën, pasi kemi një ligj shumë kufizues sepse  fëmija nëse mbush 5 vjet, përjashtohet nga kriteret e përfitimit të ndihmës sociale”, thotë Abaz Xhigolli zyrtar në MPMS në komunën e Fushë Kosovës. “Eshtë një shumë që nuk mjafton për periudhë 30 ditore”.

Përfaqësues të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian tregojnë se vetëm librat falas nuk janë zgjidhje për vijimin e procesit të obligueshëm mësimor.
Ata kërkojnë ofrim të mundësisë nga shteti për punësimin e këtyre komuniteteve, që sipas tyre fëmijët e këtyre komuniteteve të jenë të barabartë me fëmijët e të gjitha komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë.

“Premtimet janë vetëm fjalë, por ne kemi dëshirë që të kemi një dokument që do të ketë punësim të komuniteteve. Kryeministri na ka premtuar që është duke u bërë një grup që do të bëjë një dokument për dhënien e përparësisë që ne të punësohemi:, thotë Rrahim Stollaku nga OJQ “Ballkan Sunfloëers”.

“Me ligj është që 10% të punësuarve të jenë nga komunitetet, por këtu për fat të keq, i jepet përparësi vetëm komunitetit serb”.
Në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar nga klasa e 1 deri në të 12 e kanë braktisur shkollimin për vitin 2020/2021 gjithsej 992 nxënës, prej tyre 918 shqiptar, 67 nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, 5 boshnjakë dhe 2 turq.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, përkatësisht nga klasa e 1 deri në të 9-tën, në vitin shkollor 2018/2019, shkalla e braktisjes së shkollimit nga fëmijët ka shënuar 0.07 për qind, apo 159 e kanë braktisur shkollimin.

Në vitin shkollor 2019/2020, shkalla e braktisjes ishte 0.05 për qind apo 122 fëmijë janë larguar nga shkollim i obliguar.
Derisa në vitin 2020/2021, gjithashtu e kanë braktisur shkollimin 0.05 për qind apo 109 fëmijë.
Shifrat më shqetësuese janë në arsimit e mesëm të lartë në klasat 10, 11 dhe 12-të.
Në vitin shkollor 2018/2019 shkalla e braktisjes në shkollimin e mesëm është 1.83% apo nga mësimi janë larguar 1 mijë e 544 nxënës.

Në vitin 2019/2020 shkollor procesin mësimor e kanë braktisur 1.23% apo 962 nxënës.

E në vitin 2020/2021 shkollimin e kanë braktisur 1.18% apo 883 nxënës të shkollave të mesme.
Braktisja e shkollimit, është e ndaluar edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, në nenin 47 të këtij ligji thuhet:  “Nëse komuna vlerëson se ndonjë fëmijë i moshës së shkollimit të detyruar nga territori i saj, nuk është duke u arsimuar në mënyrë të duhur, përmes vijueshmërisë së rregullt në shkollë, ajo i dërgon një vërejtje me shkrim prindërve dhe kërkon nga ata që të bindin komunën brenda afatit kohor të përcaktuar në vërejtje se fëmija është duke u arsimuar në shtëpi ose diku tjetër. Nëse prindërit nuk i përgjigjen komunës brenda afatit kohor të specifikuar në vërejtje, atëherë komuna e procedon rastin në procedurë për kundërvajtje.”

Edhe pse ky ligj është në fuqi që nga vitit 2011, për një dekadë asnjëherë nuk është zbatuar ky nen. Në Ministrinë e Arsimit tregojnë se asnjëherë nuk është dënuar ndonjë prind. Për këtë kanë një arsyetim të veçantë.

“Nuk është zbatuar për arsye ekonomike, kur shteti nuk arrin t’i mbështesë si duhet, atëherë është vështirë të zbatohet për personat që luftojnë për ekzistencën e vet”, shpjegon Merita Jonuzi nga Ministria e Arsimit.
Që nga paslufta organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare kanë ndërmarrë fushata vetëdijësuese për rëndësinë e arsimimit dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit.

rtk

 

Shërbimet sekrete po e kërcënojnë Gjermaninë gjithnjë e më shumë

spionimiShërbimi gjerman i kundërzbulimit ushtarak po përballet me një shtim të aktiviteteve të shërbimeve sekrete kundërshtare në Gjermani, që po bëhen gjithnjë e më aktive.

 

Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD), Martina Rosenberg, paralajmëroi për rritjen e aktivitetit të shërbimeve sekrete kundërshtare në Gjermani. Sipas drejtueses së shërbimit sekret ushtarak gjerman, skenarët e kërcënimit për ushtrinë gjermane, Bundeswehr, janë të ndryshëm.

 

“Shërbimet sekrete të kontrolluara nga shtete kundërshtare përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të marrë informacione, për të ushtruar ndikim dhe për të ndjekur interesat e vendit të tyre”, tha Rosenberg.

 

“Anomali dhe përpjekje të shumta për spiunazh”

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe ndryshimit të situatës në Evropë mbrojtja kundër spiunazhit po bëhet sërish e rëndësishme për ushtrinë gjermane. Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka regjistruar “anomali dhe përpjekje të shumta për spiunazh”.

 

Kështu në peridhën shtator-tetor janë vërejtur fluturime të përsëritura me dron mbi zonat ushtarake të Bundeswehr-it dhe mbi qendrat ku ushtarët ukrainas stërvitjen për të përdorur armatime perëndimore. Qëllimi i këtyre fluturimeve ende nuk është sqaruar.

 

Nivel i lartë spiunazhi dhe para luftës kundër Ukrainës

Ekspertët thonë se aktivitetet e spiunazhit janë rritur ndjeshëm dhe janë edhe më të shpeshta se në kohën e Luftës së Ftohtë. Kjo edhe për shkak se interneti dhe rrjetet sociale përbëjnë pika të reja sulmi.

 

Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD), Martina Rosenberg, tha se aktivitetet e shërbimeve të huaja të spiunazhit kundër Bundeswehr-it ishin në një “nivel të lartë” që përpara 24 shkurtit 2022 – pra përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën. Rosenberg tha qëllimi i punës së shërbimit të kundërzbulimit ushtarak është “të zbulojë në një fazë të hershme dhe të shmangë në mënyrë efektive çdo aktivitet spiunazhi, veçanërisht të shërbimeve sekrete ruse dhe kineze.” Ajo tha për këtë MAD-i  bashkëpunon me autoritetet partnere kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Shërbimi i kundërzbulimit ushtarak është një nga tri shërbimet sekreta të Gjermanisë, krahas Entit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) dhe Shërbimit Sekret Federal (BND). MAD e ka selinë në kazermën Konrad-Adenauer në Këln dhe ka rreth 1400 punonjës.

dw

Disa vende nga Ballkani tërhiqen nga Eurovizioni 2020

eurovisionNumri i pjesëmarrësve në Festivali Eurovision Song Contest 2023 vazhdon zvogëlohet prej anulimit të pjesëmarrjes nga disa vende të Ballkanit. Shkaqet për tërheqjen me sa duket nuk janë vetëm ekonomike.

 

Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC 2023 në Liverpul.

Radiotelevizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë.

 

Radiotelevizioni publik i Maqedonisë së Veriut, MRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC gjendjen aktuale ekonomike:

“Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta. Vendimi për t’u tërhequr nga ESC vlen për këtë vit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

 

Edhe Radiotelevizioni publik i Bosnjë-Hercegovinës, BHRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC shkaqe ekonomike.

Kurse tendenca e Radiotelevizionit publik të Bullgarisë, BNT, është relativisht e qartë:

“Bullgaria nuk do të marrë pjesë në ESC 2023 dhe ndoshta as në edicionet e ardhshme. Pas analizave, u vendos që ky program nuk është më i rëndësishëm për Radiotelevizionit publik të Bullgarisë.”

dw

Kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin

gjumiEkspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore e gjumit”, por kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin..

 

Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.

Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin pesë orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin shtatë orë.

 

Sasia ideale e gjumit

Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore gjumit” të nevojshëm, por në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë.

Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë shtatë orë gjumë.

Në një studim të botuar në revistën “Nature Aging”, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor.

dw

Panelet diellore pluskuese

panele pluskuesePanelet diellore janë shtuar në çatitë e ndërtesave dhe në tokë në shumë pjesë të botës. Por ato gjithashtu mund të vendosen edhe në sipërfaqw ujore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, teknologjia diellore lundruese është rritur në një shkallë të madhe në Azi dhe Evropë dhe tani po fillon të përdoret edhe në Amerikën e Veriut.

 

Një nga risitë më të mëdha për prodhimin e energjisë elektrike janë fotovoltaikët lundrues, ose teknologjia FPV që përfshin ankorimin e paneleve diellore në sipërfaqe uji, duke përfshirë liqenet, rezervuarët dhe detet. Disa projekte në Azi përdorin mijëra panele për të gjeneruar qindra megavat energji.

Teknologjia FPV mori hov në Azi, ku ka më shumë kuptim ekonomik pasi toka është më shumë e vlefshme për tu përdorur për bujqësinë. Sipas Sika Gadzanku, një studiuese në Laboratorin Kombëtar të Energjisë së Rinovueshme në Kolorado, projektet diellore lundruese janë edhe më tërheqëse kur mund të ndërtohen në sipërfaqe ujore pranë hidrocentraleve me linja ekzistuese transmetimi.

“Në vendet që përdorin shumë hidrocentralet, ka shqetësime rreth prodhimit të energjisë gjatë thatësirave, për shembull, dhe me ndryshimet klimatike, ne presim që të shohim më shumë ngjarje ekstreme të motit. Kur mendojmë për thatësirat, ekziston mundësia që të kemi teknologjinë FPV si një opsion tjetër të energjisë së rinovueshme. Pra, në vend që të vareni kaq shumë tek hidrocentralet, tani mund të përdorni më shumë fotovoltaikët dhe të zvogëloni varësinë tuaj nga hidrocentralet gjatë sezoneve shumë të thata”, thotë studiuesja Gadzanku.

Panelet diellore lundruese sjellin një tjetër përfitim: ato pakësojnë ekspozimin ndaj dritës dhe ulin temperaturën e ujit, duke minimizuar rritjen e dëmshme të algave.

E gjithë kjo dukej mjaft premtuese për zyrtarët në qytetin Windsor në Kaliforninë veriore. Pesë mijë panele diellore janë tani duke lundruar në një nga pellgjet e ujërave të zeza të qytetit.

Panelet lundruese janë miqësore për mjedisin dhe buxhetin e Windsor-it, ku fatura elektrike e impiantit të ujërave të zeza ishte më e larta, thotë anëtarja e këshillit të qytetit Deborah Fudge, e cila nxiti projektin e 1.78 megavatëve ndaj një alternative tjetër për vendosjen e paneleve diellore në vendet e parkimit të makinave.

“Ata mënjanojnë 350 tonë metrikë dioksid karboni në vit. Dhe ofrojnë gjithashtu 90 për qind të energjisë që na nevojitet për të gjitha operacionet për trajtimin e ujërave të zeza, dhe gjithashtu për pompimin e ujërave të zeza nga një fushë gjeotermale, rreth 64 kilometra në veri”.

Qyteti i merr me qira panelet lundruese nga kompania që i instaloi, gjë që i jep një çmim të caktuar për energjinë elektrike me një kontratë afatgjatë, që do të thotë se Windsor-i po paguan rreth 30 për qind të asaj që shpenzoi më parë për të njëjtën sasi energjie.

Kjo e bëri të lehtë marrjen e miratimit të votuesve, thotë kryetari i bashkisë së qytetit, Sam Salmon.

“Nuk është se kemi investuar në diçka ku nuk do të marrim një përfitim. Ne po marrim përfitim ndërsa flasim. Dhe kjo do të vazhdojë për 25 vjet.”

Një liqen në Virxhinia është një nga gati 25,000 sipërfaqet ujore të krijuara nga njeriu në Shtetet e Bashkuara të identifikuara nga një studim qeveritar si të përshtatshme për vendosjen e FPV-ve. Panelet lundruese në një të katërtën e sipërfaqes së secilit rezervuar të tillë, do të gjeneronin gati 10 për qind të nevojave të Amerikës për energji.

voa

BE-ja e zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk përfilli këshillat për targat e makinave

beBashkimi Evropian shprehu të shtunën zhgënjimin që qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat e bllokut dhe të Shteteve të Bashkuara për zgjatjen e afatit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

 

Në një komunikatë të BE-së thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra “por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative”.

Ndonëse vendimi është një hap në drejtimin e duhur, thuhet në komunikatë, ai nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët”.

Më tej komunikata thekson se marrëveshja e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12 mujor për procesin e konvertimit “i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur” këshilla, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian nënvizon se është e domosdoshme ruajtja e qetësisë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë qëndrueshmërinë në terren, veçanërisht në veriun e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës vendosi të premten të “shkallëzoj” zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Me vendimin e qeverisë janë vendosur disa afate për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Sipas qeverisë nga 1 nëntori deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari do të përdoren targat provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera në Kosovë.

Kjo është mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Shtetet e Bashkuara u shprehën të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës refuzoi kërkesat për ta shtyrë afatin për zbatimin e vendimit për dhjetë muaj.

Vendimi nxiti edhe reagime të opozitës në Kosovë e cila kritikoi qeverinë se po dëmton interesat strategjike të vendit.

Përfaqësuesit e serbëve në veriun e Kosovës paralajëruan se do t’i kundërvihen vendimit të qeverisë në rastin e parë kur autoritete do të shqiptojnë gjobë për këtë çështje.

Në vitin 2011 Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për përdorimin e targave me mbishkrimin RKS (Republika e Kosovës) ose KS si targa me status neutral si një masë e përkohshme për një periudhë pesëvjeçare. Në vitin 2016 palët u pajtuan që të vazhdonin vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, përkatësisht deri në vitin 2021.

voa

Çka deklaroi DBK-ja (UDBA) nëpërmjet presidentit të Shtetit në vitin 2016

focic„ …Lëvizja Besa u formua me një qëllim të vetëm, përhapjen e islamit politik dhe ideologjisë salafiste në Maqedoni. Besa si parti promovon idetë e islamit radikal dhe politik në Maqedoni dhe në mënyrë aktive punon për promovimin e këtyre tezave në vend.

Për shkak të frikës se mos pranohen nga elektorati shqiptar të cilit i drejtohen, zyrtarisht formohen si parti e bazuar në nacionalizmin shqiptar dhe përmes së cilës synojnë të përhapin idetë e një shteti sheriatik në Ballkan. Në vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve të Islamit radikal për të fituar gjithnjë e më shumë ndikim në botë. Tendenca të tilla mbështeten financiarisht dhe me logjistikë nga vende të tilla si: Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Turqia, ku “Partia e Drejtësisë” në pushtet e presidentit aktual Rexhep Tayyip Erdogan ka një strategji për të rikthyer ndikimin e Turqisë në vendet që dikur ishin pjesë e Perandoria Osmane dhe sfera e ndikimit, me ndihmën e të ashtuquajturve islami politik. Për këtë qëllim në Maqedoni janë hapur dy televizione „TV Era“ dhe „TV Shenja“ me para nga bota arabe. Si dhe nga një TV Tetovë dhe Kërçovë. Burime të mëdha financiare kanë edhe përmes organizatave civile dhe humanitare “MATUSETEB” në Maqedoni dhe organizatave “ILKSAV” dhe “ENSAR” nga Turqia përmes degëve në Maqedoni dhe “IHH”.

Për realizimin e planeve dhe qëllimeve të tyre në Maqedoni, për përhapjen e islamit politik, formojnë një numër të madh të OJQ (organizatave joqeveritare) përmes të cilave transferojnë miliona dollarë, për përhapjen e ideve të islamit politik. Aktivitete të tilla paguhen shumë sidomos nga Turqia, konfirmim i pretendimeve të tilla është afera financiare e zbuluar disa vite më parë, në të cilën kanë marrë pjesë persona të afërt me Rexhep Tajip Erdogan, të cilët kanë transferuar 1.5 milionë euro përmes shoqatës “USKUP” në llogarinë e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, ku përkujdesen një pjesë e stafit të “Besa”. Lidhja financiare bëhet më se e qartë kur shikon strukturën drejtuese të “Besës”, pas së cilës qëndron Adnan Ismaili, një njeri që ka mbaruar shkollën e mesme teologjike në Prishtinë, shkolluar edhe në Xhedda, Arabinë Saudite dhe Sarajevë, një mbështetës i lëvizjes së famshme me matricës terroriste “Vëllezërit Myslimanë” nga Egjipti.  Vetvetiu kuptohet se kush është ky njeri dhe çfarë teza, çfarë pikëpamje dhe politika mund të përfaqësojë. Ismaili, për përhapjen e qetë dhe pa shpejtu (step by step) të ideologjisë së tij radikale islame në Maqedoni, ka themeluar disa organizata qytetare dhe botuese të librave, si: shtëpia botuese e librit “LOGOS-A”, shtypshkronja “FOCUS”, organizata civile MERHAMED dhe VIZIONI- M, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku janë vendosur disa nga drejtuesit e Besës.

FOCIC 2Struktura drejtuese e “Besa”-s është tërësisht e përbërë nga njerëz që mbështesin islamin politik dhe pothuajse të gjithë kanë mbaruar shkollën e mesme ose shkollën e lartë islame. Duke filluar nga kryetari i “Besa” Biljal Kasami nga Tetova, i cili ka mbaruar shkollën e mesme fetare, i cili aktualisht është profesor ordinar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Rexhepi Skender-Zeid ka marrëdhënie të ngushta me “Lëvizjen Salefiste” dhe është parë në protestat kundër Izraelit në Shkup. Pjesë e “Besa” është edhe Afrim Gashi, pronar dhe kryeredaktor i revistës “Shenja”, i cili i kërcënoi disa politikanë shqiptarë se zotëron një pjesë të “bombave të Zaevit”, ndërsa dhëndri i tij është islamisti radikal Alili Seidullah, i cili u vra në Siri. Pjesë e “Besës” është edhe Adnan Azizi nga Tetova, i cili aktualisht është hoxhë në fshatin Llërcë të Tetovës, i cili dikur ishte përjashtuar nga kolegji në Siri dhe Jordani për shkak të marrëdhënieve të ngushta me “Hezbollahun”. „

Sqarim= Nga Partia BESA, dolën dy Parti : Partia “Lëvizja BESA” Tetovë dhe Partia “Aternativa” Shkup. 

më poshtë e keni tekstin në origjinal maqedonisht:

„…Движење Беса е формирано со една единствена цел, ширење на радикалниот ислам и на неговата салафистичка идеологија во Македонија. Беса како партија ги промовира идеите за радикален и за политички ислам во Македонија и активно работи на промоција на овие тези во земјата. Поради страв дека нема да бидат прифатени од албанскиот електорат кон кого се насочени, официјално се формираат како партија што во својата основа го има албанскиот национализам и преку кој имаат за цел да ги шират идеите за шеријатска држава на Балканот.

Во изминативе неколку години сведоци сме на обидите на радикалниот ислам да заземе се поголемо влијание во светски рамки. Ваквите тенденции се финансиски и логистички потпомогнати од земји како:  Катар, Кувајт и Саудиска Арабија, Турција, каде владеачката ”Партија на правдата”  на сегашниот Претседател Реџеп  Таип Ердоган има стратегија за враќање на влијанието на Турција врз земјите кои некогаш биле дел од Отоманската Империја и сфера на влијание, со помош на т.н. политички ислам. За ваквата цел во Македонија со парите од арпскиот свет се отворени две ТВ куќи ТВ Ера и ТВ Шења. Како и по една ТВ куќа во Тетово и Кичево. Големи финансиски средства имаат и преку граганските и хуманитарни организации ”МАТУСЕТЕБ” во Макеоднија и организациите ”ИЛКСАВ И ”ЕНСАР” од Турција преку ограноците во Македонија и ”ИХХ”.

За реализација на нивните планови и цели во Македонија,за ширење на радикалниот ислам  формираат голем број на невладини организации преку кои трансферираат милиони долари, за ширење на идеите на радикалниот ислам. Ваквите активности се дебело платени особено од Турција, потврда за ваквите тврдења епред неколку години  обелоденетата финансиска афера, во која учествуваа лица блиски до Реџеп Таип Ердоган, кои преку здружението “USKUP” префрлиле 1,5 милиони евра на сметка на Мегународниот Балкански Универзитет, каде се згрижени дел од кадрите на ”Беса”.

Финансиската поврзаност станува повеќе од јасна кога ќе се погледне раководната структура на ”Беса”, позади која стои Аднан Исмаили, човек кој има завршено средно теолошко училиште во Приштина, а се образувал и во Џеда, Саудиска  Арабија и Сараево, истиот бил и подржувач на познатото движење со терористичка матрица ” Муслимански браќа” од Египет. Што говори само по себе  кој е овој човек и какви тези, ставови и политики може да застапува.

Исмаили за непречено ширење на својата радикално исламска идеологија во Македонија има формирано повеќе граѓански и книгоиздавачки организации, како што се : книгоиздавачката куќа “LOGOS-A”,печатницата “FOCUS”,  граѓанската организација MERHAMED и VIZIONI-M, како и Мегународниот Балкански Унуверзитет, каде се вдомени дел од челниците на Беса.

-Раководната структура на ”Беса”  е целосно составена од луге подржувачи на  радикалниот ислам и скоро сите од нив имаат завршено исламско училиште средно или високо. Почнувајки од претседателот на ”Беса” Биљал Касами од Тетово, кој завршил средно верско училиште, кој моментално е редовен професор на Мегународниот балкански универзитет во Скопје. Реџепи Скендер-Зејд, има блиски релации со ”селефистичкото движење” и истиот можеше да се види на протестите против Израел, во Скопје.  Дел од ”Беса” е и Африм Гаши сопственик и главен уредник на списанието ”Шења” , истиот на повеќе албански политичари им се заканува дека поседува дел од ”бомбите на Заев”, негов  зет за сестра е  радикалниот исламист  Алили Сејдула, кој загина во Сирија. Дел од ”Беса” е и  Азизи Аднан од Тетово кој  моментално е оџа во с.Леарце, Тетово, кој  своевремено бил избркан од факултет во Сирија и Јордан поради неговите блиски релации со ”Хезболах”.“

Kosovë: Qeveria modifikon afatin për targat serbe, por nuk heq dorë nga vendimi

targat e serbiseZbatimin e vendimit për targat serbe që fillon më 31 tetor qeveria e Kosovës e sheh në tri faza. SHBA që i kërkoi qeverisë Kurti ta shtyjë afatin për 10 muaj e zhgënjyer dhe e shqetësuar prej qeverisë së Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës dhe për vendimin e saj i njoftoi edhe shtetet anëtare të QUINT-tit. Kryeministri Albin Kurti tha në një konferencë për medie të premten në mbrëmje (28.10) se zbatimi i vendimit për targat serbe megjithatë fillon më 31 tetor dhe do të kalojë nëpër tri faza.

 

Fazat e konvertimit të targave

“Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit. Pastaj për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill s’mund të ketë, sepse s’mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Me këtë sekuencim dhe shkallëzim ne tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e u japim shanse të gjithë atyre që dëshirojnë të integrohen”.

 

Kryeministri Kurti tha se “kjo është mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”.

 

Ndërkombëtarët të zhgënjyer me qeverinë e Kosovës

Shkallëzimi i vendimit të qeverisë së Kosovës për targat serbe të makinave, ndodhi në ditën kur Departamenti Amerikan i shtetit dhe diplomatë ndërkombëtarë shprehen zhgënjimin me qeverinë e Kosovës e cila refuzoi kërkesën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që zbatimin e vendimit për targa të paraparë të hyjë në fuqi me 31 tetor, ta shtyjë edhe për 10 muaj.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit, vetëm disa minuta pasiqë qeveria e Kosovës shpalosi një plan të saj të ri për zbatimin e vendimit për targat. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat”.

SHBA-të thanë ndërkaq, që Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por shtuan se “zgjatja e afatit do të ishte në interes që të arrihej përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky  që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”. Departamenti Amerikan i shtetit kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

 

Vuçiq paralajmëron rezistencë

Një ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat KM (Mitrovicë e Kosovës), dhe paralajmëroi “rezistencë” nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon targat dhe makinat. Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

dw

 

Elon Musk, pronari i ri i kompanisë Twitter

elon muskElon Musk është pronari i ri i kompanisë Twitter. Pas muajsh pritjeje, të enjten vonë ai përmbylli marrëveshjen për blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë Twitter. Zoti Musk e nisi drejtimin e kompanisë me vendimin për largimin nga puna të disa prej drejtuesve më të lartë të saj, ndërsa ka paralajmëruar edhe shkurtime tjera të stafit. Kjo ka shkaktuar frikë dhe pasiguri mes punonjësve, ndërsa ekspertët thonë se planet amibicioze të zotit Musk janë të paqarta.

 

Pak pasi mori pronësinë e kompanisë Twitter, Elon Musk pushoi nga puna disa nga drejtuesit kryesorë të saj, shefin ekzekutiv Parag Agrawal, shefin e financave Ned Segal dhe shefen e çështjeve ligjore dhe politikave Vilaya Gadde, njoftojnë burime brenda kompanisë.

Më herët zoti Musk i kishte akuzuar ata se e kanë mashtruar lidhur me numrin e llogarive të rreme në platformë.

Menjëherë pas përmbylljes së marrëveshjes ai shkroi në Twitter se “zogu është i lirë”, një postim që mesa duket i referohet zogut blu në logon e kompanisë që ai e bleu për 44 miliardë dollarë.

Kompania Twitter, zoti Musk dhe udhëheqësit e pushuar nga puna nuk dhanë ndonjë koment të menjëhershëm.

Ekspertët thonë se afër 7 mijë e 500 punonjësit e tjerë të Twitter-it janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, pasi zoti Musk ka paralajmëruar planet e tij për shkurtimet e vendeve të punës dhe ndërtimin e një të ashtuquajturi “super aplikacion”.

“Twitter me një pronar si Elon Musk ka mundësi të shkaktojë edhe më shumë kaos. Punonjësit tashmë janë të shqetësuar për largimet masive nga puna dhe ky është një shqetësim i vlefshëm. Por, sektorët ku do të ndodhin shkurtimet e punëtorëve do të na japin një ide më të qartë se çfarë synon të bëjë Elon Musk me kompaninë Twitter”, thotë ekspertja Jasmine Enberg.

Vetëm më pak se 10 për qindëshi i 266 punonjësve të kompanisë Twitter që morën pjesë në një sondazh të aplikacionin Blind, presin që gjatë tre muajve të ardhshëm të vazhdojnë ta kenë vendin e tyre të punës. Blind është një aplikacion që u mundëson punonjësve të shprehin ankesat e tyre në mënyrë anonime.

Shefi i kompanisë prodhuese të makinave elektrike “Tesla” dhe asaj hapësinore “Space X”, ka paralajmëruar se në Twitter do të ofrohet gjithçka, nga tansfertat e parave, deri tek blerjet online dhe udhëtimet me makinë.

Në të ardhmen e afërt, zoti Musk ka thënë se dëshiron të “heqë qafe” llogaritë e rreme në platformë, të krijojë algoritmet që përcaktojnë mënyrën se si përmbajtja u shfaqet përdoruesve dhe të parandalojë që platforma të kthehet në një hapësirë për shfaqje të urrejtjes dhe shkaktimit të përçarjeve, edhe pse ai është shprehur kundër cenzurimit të përmbajtjes.

Kjo ka nxitur spekulime se ai mund ta anulojë vendimin për përjashtimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump nga rrjeti social Twitter.

Ai u shpreh i kënaqur që Elon Musk mori kontrollin e Twitter-it, por nuk tha nëse do të kthehet apo jo në platformën që e ka përjashtuar pas sulmit të 6 janarit në Kapitol.

“Ka mundësi që një nga gjërat e para që ai do të donte të bënte është të kthejë të gjithë ata që janë përjashtuar ose të rikthejë të gjithë njerëzit kontrovers. Sigurisht kjo mund të ndodhte me ose pa Elon Muskun. Gjërat ndryshojnë sikur edhe opinionet e njerëzve. Duhet të presim dhe shohim nëse kjo do të jetë pjesë e politikave”, thotë Omar Akhtar, hulumtues në kompaninë Altimeter.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer tha se çdo kompani që vepron në bllokun prej 27 anëtarësh duhet të respektojë rregullat e lirisë së shprehjes të përcaktuara sipas ligjeve të Bashkimit Evropian.

“Ka disa aktivitete që nuk janë në përputhje me rregullat, rregulloret dhe ligjet e vendeve anëtare, gjëra që lidhen me gjuhën e urrejtjes, aktivitetet kriminale, terrorizmin e të tjera”, tha ai.

Njeriu më i pasur në botë tha se nuk e bleu kompaninë Twitter për t’u pasuruar edhe më shumë, por siç u shpreh ai “për të ndihmuar njerëzimin”.

“Ai e ka thënë vazhdimisht se nuk është për përdorimin e mburojave për të kontrolluar përmbajtjen. Unë mendoj se kemi prova të pafundme që pa mburoja në një platformë si Twitter ose kudo në median sociale, përfundon me urrejtje, përbuzje e paragjykim ndaj grave dhe teori konspirative. Kjo nuk është në të mirën e askujt”, thotë Claire Diaz-Ortiz, ish punonjëse e kompanisë Twitter.

Zoti Musk ende nuk ka dhënë detaje se si do t’i arrijë të gjitha planet e tij ambicioze për platformën Twitter dhe se kush do ta drejtojë kompaninë.

voa