Lajçak e Escobar: Të gjitha marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen

LajcakPas takimit të djeshëm në Bruksel, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel

Escobar për t’i koordinuar veprimet për takimin e ardhshëm, Kurti-Vuçiq.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, sllovaku Lajçak plason foto nga takimi i sotëm me amerikanin Escobar, duke deklaruar se ka pajtim se marrëveshjet duhet të zbatohen.

“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, sot me zëvendës sekretarin amerikan Escobar u ulëm për të koordinuar hapat e ardhshëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet dhe nevojën për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të dialogut”, ka shkruar Lajçak.

E ndërkaq i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt, transmetojnë mediat rajonale.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë (Asociacionin). Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, ka deklaruar amerikani Escobar.

rtk

DASH: Takimi i djeshëm një hap i mirë, por mbetet akoma një punë e vështirë

Departament of StateTakimin e djeshëm në Bruksel ndërmjet kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka përmendur sot edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nëpërmjet një komunikate për media, Uashingtoni i ka mirëpritur bisedimet konstruktive mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së, por thotë se mbetet një punë e vështirë në të ardhmen.

 

Megjithatë, sipas Departamenti Amerikan i Shtetit, mbetet një punë e vështirë përpara, derisa ka thënë se themelimi i Asociacionit mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”, thuhet në reagimin  DASH-it.

Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas DASH, mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 27 shkurtit, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Bashkimi Evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.

rtk

Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

Escobar ramaI dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

 

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të Brukselit, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se marrëveshja e fundit nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, që thotë se do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Zyrtarët e lartë amerikanë më herët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë formimin e një Republike Sërpska në Kosovë.

Përballë presionit të bashkësisë ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të këtij viti paraqiti gjashtë kushte për formimin e këtij organi.

Ai ka kërkuar që Asociacioni të mos jetë njëetnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv.

 

“Shpresojmë që Kosova dhe Serbia të zbatojnë propozimin evropian”

Escobar ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota. Dhe ato janë të qarta. Jo vetëm që ato i afrohen marrëdhënies paqësore, por edhe u hapet rruga drejt integrimeve evropiane. Shpresojmë që të dyja palët do të zbatojnë obligimet”, ka thënë Escobar.

I pyetur për sfidat e mundshme në zbatim të marrëveshjes, Escobar ka thënë se disa janë politike, të tjerat administrative.

“Nuk dua të komentoj për diskutimet e së ardhmes, por marrëveshja bazike i parasheh hapat drejt normalizimit. Ka pengesa, por ka edhe mundësi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zbatuar në tërësi, përfshirë edhe atë për Asociacionin, dhe disa çështje tjera siç janë ato për targat, diplomat, e të tjera”.

Në propozimin e pranuar, Kosova dhe Serbia konfirmojnë se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut që janë arritur më parë.

Escobar ka thënë se SHBA-ja e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, por nuk është pjesë e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 27 shkurtit, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Blloku evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.

BE-ja ka thënë se zbatimi i propozimit do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Brukseli pret që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23-24 mars.

 

Njohja reciproke, “qëllim përfundimtar”

Përgjatë bisedës, Escobar është pyetur se pse në letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kur është përmendur njohja reciproke është përdorur shprehja “qëllim përfundimtar”.

“Propozimi evropian nuk është për njohjen reciproke, por për normalizim. Pse ne e mbështesim këtë propozim tani, nuk nënkupton se ne nuk besojmë në idenë që për të qenë një rajon i shëndetshëm dhe që të lirohet nga incidentet e viteve ’90, ne besojmë që të gjitha shtetet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën për të pasur raporte të plota dhe pozitave”, ka thënë Escobar.

“Prandaj e kemi përdorur shprehjen ‘përfundimtare’, pra që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk po synojmë ndryshimin e draftit të propozimit të BE-së, por edhe që nuk kemi lëvizur nga qëndrimi ynë për synimet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të këtij propozimi shkruan se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

SHBA-ja ka mbështetur propozimin evropian, që fillimisht u ishte dorëzuar palëve në shtatorin e vitit të kaluar.

Escobar ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për SHBA-në dhe ajo dëshiron të shfrytëzojë lidhjet e mira me këto shtet për të krijuar raporte të mira mes këtyre shteteve të rajonit.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Escobar është pyetur edhe nëse e ka ndryshuar kriza në Ukrainë qasjen e Serbisë ndaj Rusisë dhe a mund të ketë ndikim kjo situatë në raport me Kosovën.

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë e ka vënë fokusin në kërcënimet ndaj stabilitetit në Evropë.

“Mendoj që shumë njerëz, jo vetëm Serbia, janë duke shikuar se si jemi duke i zgjidhur problemet brenda kontinentit evropian, në mënyrë që të përballemi më lehtë me kërcënimet që vijnë prej jashtë. Sa i përket Serbisë, më duhet të them se ky shtet e ka konfirmuar se synimi përfundimtar është që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka theksuar ai.

Serbia është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për refuzimin që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Beogradi – që gëzon raporte të mira me Moskën – është i vetmi kryeqytet i Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

rel

“McGonigal” nuk ndikon marrëdhëniet! Flet Escobar nga DASH: Shqipëria aleate solide

Escobar ramaPër herë të parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një qëndrim të Qeverisë Amerikane në lidhje me përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarit të FBI-s Charles McGonigal.

 

Gabriel Escobar Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, në një bashkëbisedim online me gazetarët u pyet nëse ka një ndikim në marrëdhëniet Shqipëri -ShBA pas zbulimit të lidhjes mes Edi Ramës dhe McGonigal. Kjo është përgjigja e Gabriel Escobar.

“Departamenti shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Në lidhje me pyetjen për akuzat për agjentin McGonigal më duhet tu referoj të pyesni FBI-n. Do të them se nga perspektiva e DASH dhe qeverisë amerikane Shqipëria është një aleate solide e NATOS, një partner i mirë bilateral. Ka qenë një ndihmëse e madhe për ne në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka asnjë ndikim në marrëdhëniet tona bilaterale mes SHBA dhe Shqipërisë.”- tha Escobar.

Kjo përgjigje e zyrtarit të lartë të DASH vjen në një kohë kur opozita shqiptare është duke e shfrytëzuar këtë ngjarje në SHBA për politikë të brendshme.

E për këtë më 2, Mark ka thirrur kryeministrin të japë llogari në parlament.

Prej momentit të ngritjes së akt-akuzës ndaj McGoninal mesin e Janarit, ky zhvillim është tashmë kryefjalë e aksionit opozitar.

Përmes kësaj ngjarje e cila sipas Escobar nuk ka asnjë ndikim në marrëdhëniet bilaterale mes SHBA dhe Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta shpresojnë ti japin fundit qeverisjes së Edi Ramës duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Top Channel