Shqipëri: PD model i ri politikëbërje me liderë të vjetër?

BashaLulzim Basha po zhvillon fushatë për t’u rizgjedhur më 29.07, në krye të grupimit PD-ja zyrtare duke premtuar “një parti moderne me një model të ri politikëbërje.”

 

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, (PD), më të madhes në opozitë në Shqipëri, në mars të vitit të kaluar, pas 9 vitesh në këtë post. Ai e përligji dorëheqjen e tij si “akt për ringjalljen dhe unitetin e PD.” Por kjo nuk ka ndodhur.

PD-ja ka mbetur në stanjacionin e një krize të thellë, e përçarë keqazi në dy grupime kundërshtare: të Bashës dhe atë të liderit historik të PD-së, ish-kryeministrit 79-vjeçarit, Sali Berisha. Shpallja e tij dy vjet më parë, “non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri” gjeneroi krizën dhe ndarjen. Të perçarë dhe në grindje të brendshme demokratët shënuan humbje në zgjedhjet lokale 2023, të gjashtën radhazi që nga viti 2013.

Status quo dhe humbje e kredibilitetit politik

Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, thotë për DW se “rizgjedhja e Bashës në krye të PD zyrtare dëshmon që ky grupim refuzon të pranojë shembjen e strukturave funksionale dhe kapaciteteve të saj politike.”

“Drejtuesit e PD-së këmbëngulin të ruajnë status quo-në kontrolluese mbi segmentet e mbetura të PD dhe të disa forcave të tjera opozitare. Opozitarizmi në Shqipëi, që nga ndarja e PD, pas përjashtimit të Berishës nga grupi i saj parlamentar si “non grata” ndodhet në krizë stanjacioni dhe humbjeje të kredibilitetit,” thotë Çipa për DW.

Rikthimi i Bashës – i sigurtë

Grupimi i Bashës njihet ligjërisht si PD-ja zyrtare. Ai gëzon të drejtën e përdorimit të vulës dhe siglës së PD. Grupimi kundërshtar i ish-kryeministrit Berisha nuk mund t’i përdorë ato. Prej më shumë se një vit ai pret vendimin e gjykatave që të legjitimohet ose jo si PD zyrtare.

“Në konkurrimin për kreun e PD-së zyrtare është e sigurtë fitorja e Bashës: Ai ka burimet financiare, njerëzore dhe mbështetjen e shumicës së anëtarëve të PD-së zyrtare. Edhe pse nuk ka mbështetjen e shumicës së deputetëve dhe të figurave kryesore të PD-së zyrtare, kjo nuk e pengon të sajojë një proces zgjedhor të kontrolluar zyrtar dhe të rizgjidhet nga anëtarësia që e mbështet.

Lulzim Basha do jetë kryetar i një partie edhe më të vogël nga ajo që ka mbetur deri tani, sepse deputetët dhe drejtuesit e tjerë të PD-së zyrtare që nuk e mbështesin do të largohen,” thotë për DW, analisti Neritan Sejamini.

Kjo siguri që Basha do të rizgjdhet kryetar vjen edhe ngaqë përballë tij si konkurrent është vetëm një kandidat: Gjergj Hani, ish i persekutuar politik, një emër i panjohur deri tani, që deklaron se synon të vijë në krye të PD zyrtare “për t’i kthyer politikës dinjitetin dhe moralin.”

A mund ta ringrejë Basha PD-në si opozitë efektive?

Vështirë t’i jepet një përgjigje pozitive kësaj pyetjeje kur tani për tani PD-ja zyrtare ku ai synon të kryesojë është një parti e vogël, me gjasa për t’u mpakur edhe më tej nga ikje të reja. Kjo kur nevoja për një opozite efektive në Shqipëri është në rend të ditës. Në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste (PS) dhe të kryeministrit Rama, 2021-2025, Shqipërisë i duhet ajo opozitë që është e aftë të luajë rolin e kontrollit dhe të balancës ndaj pushtetit qeveritar.

“Rizgjedhja e Bashës mbyll thjesht një vakuum statutor për PD-në zyrtare. Ajo është e rrethuar me skeptizizëm, mungesë besimi për shkak të sfidave të humbura radhazi të Bashës, dasive edhe brenda grupimit të tij. Ndarja e PD-së, forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, është tanimë një fakt i kryer. Për fat të keq ajo nuk vjen nga motive të thella politike, por nga fate politike personale” thotë për DW Aleksandër Çipa.

“Ish-kryeministrit Berisha refuzon me këmbëngulje të pranojë pensionin politik. Basha, ish i zgjedhuri prej atij vetë, si pasues, ka vendosur të rikthehet i bindur që do të kryesojë PD-në e mbetur zyrtare. Të dyja palët vonojnë zyrtarizimin e ndarjes dhe kompozimin e një strukture të re politike,” vë në dukje për DW, Aleksandër Çipa

Ndarja e PD-së pritet të vazhdojë përtej dy grupimeve të tanishme kundërshtare.

“Grupi i të heshturve, i atyre që nuk janë të përfaqësuar në strukturat tradicionale të PD-së ka gjasa të krijojnë një grupim të tretë,” thotë për DW, Aleksandër Çipa

Në këto kushte konfiguracioni dhe fati politik i PD shfaqet i fragmentarizuar dhe pa kohezion.

“Grupimi i Bashës e ka bërë ndarjen „de facto”. Ai ka një projekt të vetin politik: atë të një partie të vogël, të kontrollur nga Basha që do t’i sigurojë atij dhe ndoshta disa drejtuesve të tjerë vendet në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet 2025. Është një parti që synon 3-4 deputetë në parlamentin e ardhshëm, vazhdimin e karrierës politike të Bashes dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë,” – thotë për DW, analisti Neritan Sejamini.

Moslëshim i pushtetit, mendësi konfliktuale

Në 32 vite, që nga krijimi i PD-së dhe deri tani, kryetarë të saj kanë qënë për 22 vite Sali Berisha dhe për 9 vjet Lulzim Basha. Të dy kanë pasur poste të rëndësishme kur në pushet ka qënë PD-ja: Berisha kryeministër, Basha disa herë ministër. Përballë kohezionit të PD-së të dy kanë preferuar vazhdimin e protagonizmit në opozitë dhe synuar poste të larta në rast rotacioni të pushtetit.

“Të gjitha përpjekjet për të ashtuquajturin “bashkim” mes figurave kryesore të PD-së që në krye të herës janë bërë me kushtin që askush të mos lëshojë asgjë nga pushteti aktual. Zgjidhja e krizës në PD është kërkuar me kushtin e ruajtjes së paprekur të pushtetit, posteve vetjake brenda partisë së bashkuar. Askush nuk ka dashur të bëjë lëshime deri në heqjen dorë nga postet partiake apo karrierën politike për hir të bashkimit. Ka funksionuar kultura e moslëshimit të pushtetit në asnjë rrethanë dhe mendësia e politikëbërjes konfliktuale.” thotë për DW analisti Neritan Sejamini.

Partia e ka mendjen tek vetja, jo tek populli.

Që prej ndarjes së PD në dy grupime kundërshtare fati i saj politik dhe sidomos cili do të jetë kryetari është bërë objekt debatesh dhe sulmesh të ndërsjellta mes palëve dhe në media. Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër i PD-së mendon se një situatë e tillë heq besimin e votuesve.

“Nga ky debat publiku merr mesazhin se partia e ka mendjen tek vetja jo tek populli. Më pas debati për situatën instrumentalizohet nga kundërshtari. Debati konstruktiv dhe produktuv duhet bërë brenda demokratëve, jo para mediave dhe duke pasur në sfond regjimin kleptokratik. Media e lirë, shoqëria civile dhe faktori ndërkombëtar mund të frenojnë deri diku ekseset dhe abuzimet. Por është iluzion të mendosh që kjo të bëhet pa opozitën politike. Në kushtet aktuale është aritmetikë: dobësimi i opozitës shton kleptokracinë, ” thotë ai për DW.

Elitat e reja politike në krizë

Opozitës i lypset një elitë e re politike. Rikthimi potencial i Bashës në krye të PD zyrtare dhe zhvillimet e pritshme pas zgjedhjes së tij tregojnë se elita e re politike e demokratëve e ka rrugën, tani për tani, të mbyllur.

“PD-ja më shumë se sa një ndërrim mekanik kryetarësh duhet të vendosë dhe garantojë rregulla dhe hapësira për konkurencë të vërtetë dhe karrierë meritokratike politike,” thotë për DW analisti Neritan Sejamini.

Largimi i elitës së vjetër politike dhe ardhja e të resë nuk është çështje vetëm për opozitën por për gjithë jetën politike të vendit.

“Elektorati është lodhur nga kjo krizë stanjacioni. Vendi ka krizë të përfaqësimit të elitës së re për shkak të mosfunksionimit të meritokracisë jo vetëm në forcat kryesore politike,  por edhe në nivele te larta qeverisëse dhe vendimmarrëse,” thotë për DW Aleksandër Çipa.

dw

Kurti: Janë paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj Kosovës

sanksionetKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por sipas tij, aktualisht Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante, që duhet të kalojnë nëpërmjet Kuvendit.

 

Ai deklaroi të hënën se rreth 149 milionë euro janë të bllokuara.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anuluar, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë. Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.

Të dielën derisa përuroi një park në fshatin Davidovc të Shtimes, Kurti deklaroi se Kosova është e gatshme dhe e interesuar më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër.

“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht ë të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur ai.

koha

VMRO: Klani i Zajazit do të ndërtojë central fotovoltaik prej 35 milionë eurove

Ali babaKlani i Zajazit përbëhet nga familjarët më të afërt të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti – akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, ekziston dyshimi i bazuar se falë pozitës politike të Ahmetit në pushtet, siç thonë nga VMRO, ky klan është jashtëzakonisht i pasur, përcjell KlanM.

“I fundit nga seria e skandaleve për këtë klan të përbërë nga Shkumbini, Drini dhe Besian Ahmeti është ndërtimi i një centrali fotovoltaik 60 MW në Kërçovë, me vlerë 35 milionë euro. Këta persona, për të cilët bashkëqytetarët e tyre pretendojnë se deri para pak kohësh mezi po mbijetonin, tani janë bërë aksionerët, investitorët, novatorët dhe sipërmarrësit kryesorë në Maqedoni, ndërsa qindra mijëra qytetarë të tjerë, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë e të tjerët, mezi ia dalin mbanë çdo muaj”, thonë nga VMRO.

Siç thuhet më tej në reagim, fëmijët e Ahmetit formuan kompaninë “Helios” dhe kërkuan kredi nga një bankë për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik, për të cilin, siç thonë nga VMRO, kanë deklaruar se kanë leje nga institucionet shtetërore dhe se tashmë janë marrë vesh për fondet shtetërore për një partneritet publiko-privat për termocentralin.

“Kjo do të thotë se klani i Zajazit ka siguruar të paktën një garanci verbale nga qeveria e Kovaçevskit se biznesi i tyre do të realizohet, dhe sipas informacioneve nga sinjalizuesit, me ndihmën financiare të shtetit. Kovaçevski të dalë dhe të thotë, nëse inkurajohet, a ka marrë garanci kompania e klanit të Zajaz, pra fëmijët e Ahmetit për leje për ndërtimin e një centrali fotovoltaik 60 MW? Kovaçevski nëse ka guxim le të dalë dhe të thotë a ka biseduar ai apo dikush tjetër nga pushteti me klanin Ahmeti për fondet e shtetit për ndërtimin e një centrali fotovoltaik përmes PPP”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

KlanMacedonia

Bill Klinton zbret për herë të parë në tokën shqiptare! Policia plan të detajuar masash: Rrugët që do të bllokohen

skenderbeuNë kuadër të vizitës së Presidentit të 42-të të SHBA-ve në Shqipëri, Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e ish-përfaqësuesit të lartë të shtetit amerikan, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

 

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në qytetin e Tiranës.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët: Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë datave 3 dhe 4 korrik.

Top Channel

 

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

poloniaPolonia përforcon kufirin përgjatë Bjellorusisë, ku janë vendosur mijëra pjesëtarë të trupës Wagner.

 

Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski. Për sigurinë e kufirit polak me Bjellorusinë janë në gatishmëri 5000 roje kufitare dhe 2000 ushtarë.

Kaminski shkroi në Twitter se “për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të shtoj forcat tona me 500 policë nga njësitë parandaluese dhe ato kundër terrorizmit”.

Zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski, që është gjithashtu lider i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet në Poloni, tha javën e kaluar se tashmë në Bjellorusi duhet të kenë rreth 8,000 pjesëtarë të trupës Wagner.

Fazë e re të luftës hibride

Kaczynski tha se Polonia do të ndërmarrë hapa si të përkohshëm edhe të përhershëm për të forcuar kufirin, të cilat përfshijnë edhe rritjen e pranisë së forcave të sigurisë dhe shtimin e fortifikimeve. Ai tha se prania e trupës Wagner në Bjellorusi mund të nënkuptojë një “fazë të re të luftës hibride, një fazë shumë më të vështirë se ajo me të cilën kemi pasur të bëjmë deri tani”.

Udhëheqësi bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha javën e kaluar se shefi i grupit Wagner, Jevgeni Prigoshin, kishte mbërritur në vendin e tij, gjë që shkaktoi shqetësime në vendet e NATO-s që kufizohen me Bjellorusinë, përkatësisht në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Mjaft emigrantë në përpjekje për të kaluar nga Bjellorusia në Poloni

Roja Kufitare Polake njoftoi të dielën (02.07) se 187 vetë u përpoqën të kalonin ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni.

Polonia e akuzon Bjellorusinë se ka krijuar artificialisht një krizë migrantësh në kufi, duke sjellë njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët përpiqet t’i nxisë të kalojnë kufirin. Minsku i ka mohuar këto akuza. dw

Kurti: Të padrejta masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian

AlbinKryeministri i Kosovës Albin Kurti i quajti të dielën të padrejta masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit.

 

Ai i bëri këto komete një ditë pasi që një zëdhënës i Bashkimit Evropian konfirmoi se masat ndëshkuese ndaj qeverisë së Kosovës tashmë kanë hyrë në fuqi dhe se për këtë janë njoftuar institucionet e Kosovës më 28 qershor.

Hyrja në fuqi e masave ndëshkuese për Kosovën sipas zyrtarëve evropian pasuan mosndërmarrjen e hapave nga autoritetet në Prishtinë që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Masat parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike përveç atyre që lidhen me dialogun”.

Kryeministri Albin Kurti tha sot gjatë një vizite në komunën e Shtimes rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës se këto nuk janë sanksione por masa të përkohshme e të padrejta.

“Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet edhe autokratik edhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra. Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jetë e plotë e mbase edhe të rritet për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, tha ai.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që zgjidhja e problemeve aktuale në veri të Kosovës të bëhet në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian, që përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen e serbët e Kosovës në to.

“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, pra me njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur publikisht në të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova edhe Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, tha kryeministri Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të dielën se është shumë i shqetësuar për situatën me të cilën po përballen serbët në Kosovë. Ai e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si Zelenski i ri duke ju referu presidentit të Ukrainës ndërsa tha se qeveria në Prishtinë po përgatitet për një ofensivë shtesë ndaj serbëve që ka për qëllim largimin e tyre nga Kosova.

Kosova dhe Serbia po përballen me tensione të larta të cilat filluan në fund të muajit maj kur autoritetet e Prishtinës nisën zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe. Në komunat veriore grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri të Kosovës, vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në fillim të këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

voa

BE njofton zyrtarisht Kosovën për masat ndëshkuese

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep BorrellKryeministri Albin Kurti i quajti masat ndëshkuese të BE-së të padrejta, por tha se Kosova nuk mund të bëjë kompromis as me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit.

 

Bashkimi Evropian e njoftoi zyrtarisht qeverinë e Kosovës për masat ndëshkuese ndaj saj, për shkak se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. BE-ja ka pezulluar përkohësisht punën në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe Kosova po ashtu nuk do të ftohet në takimet e nivelit të lartë.

“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara për diskutimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Pezullohen fondet e programit IPA 2024

Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të programit IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WIBF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor”, – tha zëdhënësi i BE-së.

Sipas BE-së për këto masa qeveria e Kosovës është njoftuar më 28 qershor.Masat janë të revokueshme në varësi të zhvillimeve dhe të vendimeve të kryeministrit Albin Kurti. Bashkimi Evropian po monitoron gjithashtu nga afër edhe përmbushjen e kërkesave ndaj Serbisë.

“Ne nuk mund të përballojmë paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë. Ne kemi dënuar dhunën dhe vazhdojmë thirrjet për shpërshkallëzimin e menjëhershëm nga të dyja palët”, tha zëdhënësi i BE-së. Sipas tij, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ishte shumë e qartë: Shtensionimi i situatës në veri, zgjedhjet e reja në ato komuna dhe rikthimi në dialog. Këto janë tri pikat e përmendura edhe nga Samiti i BE-së që u mbajt dy ditë më parë.

Kurti: Masat e BE-së për Kosovën të padrejta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i quajti të padrejta masat e BE-së për Kosovën, duke thënë se “Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit”.

“Këto nuk janë sanksione, është e vërtetë që janë masa të përkohshme, por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutivi më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë, ku ka shkaktuar katër luftëra”, – tha Kurti.

Shpresë që masat e përkohshme nuk do të zgjasin shumë

Sipas Kurtit megjithatë qeveria e Kosovës do të vazhdojnë me zbatimin e programit qeveritar: “Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj.”

Kryeministri Kurti tha se “Kosova është e gatshme dhe e interesuar shumë më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht në të gjitha gjuhët që i di, në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur Kurti.

Opozita kritikon ashpër Kurtin

Partitë politike opozitare e kritikuan ashpër kryeministrin Kurti për qasjen e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se “sanksionet ndaj Kosovës janë avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta. Teksa ne humbasim nga programi 7.5-miliardësh për zhvillim digjital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj.”

Sipas tij “Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bënë dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani. Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, thotë në reagimin e tij, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haradinaj kërkon shkarkimin e Albin Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se “masat e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e ShBA-së, e dëshmojnë se sa e rrezikshme është gjendja”. Prandaj ai thotë se “mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!”.

“I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit, shkroi Haradinaj, duke theksuar se “Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, dhe veprimet e saj  dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie”, shkroi Haradinaj.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, nën përcjelljen e policisë hynë në ndërtesat komunale. Serbët lokalë po protestojnë që nga ajo kohë duke mos njohur kryetarët shqiptarë në komunat  e tyre. Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po kërkojnë vazhdimisht shtensionim të situatës në veri duke kërkuar veprime nga qeveria e Kosovës, që janë: zgjedhjet e reja në katër komunat veriore të Kosovës dhe rikthimi i palëve në tryezën e dialogut.

DW (rtr, bbc, dpa, ap, afp)

Meta shton masat e mbikëqyrjes nga prindërit për llogaritë e fëmijëve në Facebook, Instagram

METAKompania Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, po shton disa masa sigurie që i lejon prindërit të mbikëqyrin dhe kufizojnë qasjen e fëmijëve në platforma.

 

Masat pasojnë kritikat ndaj mediave sociale lidhur me ndikimin e tyre tek shëndeti mendor mes adoleshentëve. Por shumë nga përmirësimet kërkojnë miratimin nga të miturit dhe prindërit e tyre, duke ngritur pikëpyetje se sa efektive janë.

Instagrami tani do t’u dërgojë një njoftim adoleshentëve pasi ata bllokojnë dikë, duke i inkurajuar që t’i lënë prindërit të “mbikëqyrin” llogaritë e tyre. Ideja është që të tërheqin vëmendjen e fëmijëve për të qënë më të hapur ndaj mbikëqyrjes së llogarive nga prindërit e tyre.

Nëse një adoleshent pranon kushtet e medias sociale, sistemi do t’i lejojë prindërit që të vendosin kufij kohorë, të shohin se kush i ndjek ose ndiqet nga fëmija i tyre dhe do t’i lejojë ata të shohin se sa kohë shpenzon fëmija në Instagram. Por sistemi nuk i lejon prindërit që të shohin përmbajtjen e mesazheve.

Kompania Meta thotë se qëllimi është “balancimi i sigurisë dhe autonomisë” tek adoleshentët si dhe nxitja e debatit mes prindëve dhe fëmijëve të tyre.

Nëse fëmija ndiqet në rrjet nga dikush jashtë rrethit të miqve të tij, kjo gjë mund të grejë alarmin se individi është i panjohur për të përtej botës virtuale.

Jim Steyer me firmën “Common Sense Media” thotë se masat janë kamuflazh.

“Asnjë nga këto veçori të reja nuk adreson ndikimin negativ që ka modeli i tyre i biznesit në mirëqenien e fëmijëve, përfshirë shëndetin e tyre mendor. Kemi nevojë për ligje kombëtare të privatësisë për të mbrojtur fëmijët”, tha zoti Steyer përmes një deklarate.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Vivek Murthy paralajmëroi muajin e kaluar se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se mediat sociale janë të sigurta për fëmijët dhe adoleshentët dhe u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbrojtur fëmijët.

Zoti Murthy tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se ndërsa ai e pranon që kompanitë e mediave sociale kanë ndërmarrë disa hapa për t’i bërë platformat e tyre më të sigurta, këto veprime nuk janë të mjaftueshme.

Gjithashtu duke filluar nga e marta, kompania Meta do t’i inkurajojë – por jo t’i detyrojë fëmijët që të mbyllin Facebook-un për disa minuta, sikurse veprom tashmë Instagrami. Pas 20 minutash qasje, përdoruesit adoleshentë do të marrin një njoftim për ta mbyllur aplikacionin, por mund ta injorojnë këshillën duke e mbyllur njoftimin. voa

Parlamenti Evropian miraton ligjin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale

PEParlamenti Evropian, me 499 vota pro dhe 28 kundër, miratoi sot ligjin për inteligjencën artificiale, i cili vendos kufizime mbi mënyrën se si mund të përdoret kjo teknologji nga kompanitë dhe forcat e zbatimit të ligjit.

 

Ligji i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po shqyrton mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për të ndihmuar në identifikimin e mallrave të prodhuara me ndihmën e fëmijëve dhe me punë të detyruar

Ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Një nga amendamentet e debatuara të tij që do t’i jepte mundësinë policisë të mblidhte të dhëna biometrike në kohë reale, u hodh poshtë.

Sipas ligjit, për përdorimin e inteligjencës artificiale në situata me rrezik më të lartë, si për të vënë shënjestër fëmijët, kompanitë do të përballen me rregulla më të forta, përfshirë një nivel më të lartë transparence dhe përdorim më të saktë të të dhënave.

Për shkeljen e këtij ligji kompanitë mund të gjobiten me një shumë që mund të arrijë deri në 33 milionë dollarë ose 6 për qind të të ardhurave të tyre vjetore, që në rastin e kompanive teknologjike si Google dhe Microsoft mund të arrijë deri në miliarda dollarë. Ligji ndalon përdorimin e programeve të identifikimit të njerëzve në hapësirat publike.

Në Shtetet e Bashkuara, Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas ka themeluar një grup të ri pune për të eksploruar mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin dhe parandalimin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Kjo përpjekje vjen si përgjigje ndaj shqetësimit se çdo vit miliona njerëz në mbarë botën detyrohen të punojnë në kushte të rënda pune, përfshirë 160 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç, sipas shifrave të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe UNICEF-it.

“Ne do të përpiqemi të përdorim inteligjencën artificiale për të kontrolluar më mirë ngarkesat, për të identifikuar importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar dhe për të menaxhuar rrezikun”, tha ai.

Trajtimi i problemit tek burimi i tij do të ishte një ndihmë e madhe, thotë Thea Lee, zëvendëssekretare e Departamentit amerikan të Punës për Çështjet Ndërkombëtare.

“Për shembull, vëzhgimi i procesit të nxjerrjes së kobaltit në Republikën Demokratike të Kongos, që eksportohet në Kinë, ku përdoret për prodhimin e baterive të makinave elektrike, të cilat mund t’i gjeni edhe në makinat elektrike që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara”, thotë ajo.

Ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është ende e pagabueshme dhe duhet të përdoret me kujdes.

“Unë e di që inteligjenca artificiale duhet të mësojë mjedisin në të cilin vepron. Nëse kjo teknologji përpiqet të mësojë një terren si Kina, ku marrja e informacionit të saktë është punë e vështirë, kush do ta vërtetojë se informacioni që mësohet nga inteligjenca artificiale është në fakt i saktë?”, tha për Zërin e Amerikës Allen Gina, ish-ndihmës Komisioneri amerikan për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit.

Ajo që nevojitet përveç teknologjisë është vullneti, thotë Thea Lee.

“Ne kemi nevojë që qeveritë dhe kompanitë të jenë të gatshme të ndërmarrin hapa për të rregulluar me ligj përdorimin e inteligjencës artificiale”, thotë zonja Lee.

Grupi i punës pritet t’ia paraqesë përfundimet e veta Departamentit të Sigurisë Kombëtare në muajt e ardhshëm. voa

Pilula për humbje peshe, në vend të injeksioneve?

PilulaPo sikur trajtimi për mbipeshën të ishte thjesht një pilulë e përditshme?

 

Tek kjo ide kanë shpresuar mbi 40% e amerikanëve që konsiderohen obezë, megjithëse është kritikuar nga aktivistët që kërkojnë pranim më të gjerë në shoqëri të mbipeshës. Së shpejti, kjo ide mund të bëhet realitet.

Sipas dy studimeve të publikuara të shtunën, variantet me pilula të ilaçit kundër mbipeshës “Wegovy” mund të funksionojnë po aq mirë sa injeksionet që tashmë po përdoren gjerësisht për të balancuar peshën dhe për të përmirësuar gjendjen shëndetësore. Ilaçi i fuqishëm duket se është i efektshëm edhe për personat me diabet, të cilët e kanë shumë më të vështirë për të humbur peshën e tepërt.

Kompania farmaceutike “Novo Nordisk” planifikon të kërkojë gjatë këtij viti miratimin e Administratës amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA).

“Nëse i pyesni njerëzit nëse duan të marrin një pilulë apo një injeksion, shumica dërrmuese do të zgjedhin pilulën”, thotë Dr. Daniel Bessesen, drejtues i endokrinologjisë në spitalin “Denver Health”, ku kurohen pacientë obezë, por që nuk ishte pjesë e studimit të ri.

Kjo nëse prezumojmë që të dyja metodat, thotë Dr. Bessesen, janë njësoj efikase, të disponueshme dhe me kosto të përballueshme. “Këta janë faktorët më të rëndësishëm për njerëzit”, thotë ai.

Në treg ka patur pilula të tjera për humbjen e peshës, por asnjëra nuk ka arritur rënie domethënëse në peshë si ilaçet intravenoze si “Wegovy”. Personat obezë të ishin shumë të lumtur që të kishin një opsion pilule që do të ishte po aq efikas, thotë Dr. Katherine Saunders, profesore e mjekësisë në klinikën “Weill Cornell Health” dhe bashkëthemeluese e “Intellihealth”, një kompani që përqëndrohet tek trajtimi i obezitetit.

Kompania “Novo Nordisk” prodhon tashmë ilaçin “Rybelsus”, që është liçencuar për të trajtuar diabetin dhe është version pilulë i ilaçit “Semaglutid”, i njëjti medikament që përdoret në ilaçet për diabetin “Ozempic” dhe “Wegovy”. Ilaçi prodhohet në doza deri në 14 miligramë.

Rezultatet e dy provave të nivelit më të lartë shkencor, tashmë të publikuara gjatë takimit vjetor të Shoqatës Amerikane të Diabetit, përqëndrohen tek efektet e dozave deri në 25 dhe 50 miligramë për rënien në peshë, përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe tregues të tjerë shëndetësorë.

Studimi 16-mujor me 1,600 pjesëmarrës që ishin mbipeshë apo obezë, dhe që po trajtoheshin për diabetin e tipit 2, zbuloi se pilulat e përditshme me doza të larta kishin ulur nivelin e sheqerit në gjak shumë më tepër se doza standarte e ilaçit “Rybelsus”. Nga një peshë mesatare prej mbi 96 kilogramësh, dozat e larta gjithashtu arritën një rënie në peshë prej 6.8 – 9.07 kilogramësh, krahasuar me rreth 4.55 kilogramë të humbura me dozat më të vogla.

Një tjetër studim 16-mujor me pjesëmarrje të mbi 660 personave në moshë madhore që kishin obezitet, apo ishin mbipeshë, dhe që kishin të paktën një sëmundje tjetër të ndërlidhur – por jo diabetin – zbuloi se një pilulë e përditshme 50 miligramëshe i ndihmoi të humbasin mesatarisht 15% të peshës (15.88 kilogramë).

Kjo është dukshëm në përputhje me humbjen në peshë të arritur nga dy injeksione të përjavshme të ilaçit “Wegovy”, thonë autorët e studimit.

Por, pati megjithatë efekte anësore. Rreth 80% e pjesëmarrësve që morën pilula me ilaçin “Semaglutide” përjetuan situata si probleme të lehta deri në të moderuara të aparatit tretës, marrje mendsh, kapsllëk dhe diarre.

Në provën me pilulat 50 miligramëshe, pati evidencë nivelesh më të larta tumorësh beninj tek personat që merrnin ilaçin. Gjithashtu, rreth 13% e tyre patën ndryshim në ndjesinë e lëkurës, si irritim apo rritje të ndjeshmërisë.

Ekspertët e mjekësisë mendojnë se pilulat do të bëhen popullore, në veçanti në radhët e të rinjve që duan të humbasin peshë, por që u druhen gjilpërave. Gjithashtu, tabletat do të ishin shumë më popullore se shiringat që duhet të ruhen në frigorifer.

Por, pilulat nuk janë domosdoshmërisht opsioni më i mirë për qindra mijëra njerëz që po marrin tashmë variantin me injeksion të ilaçeve “Ozempic” apo “Wegony”, thotë Dr. Fatima Cody Stanford, eksperte për mjekimin e obezitetit në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit.

“Nuk shikoj ndonjë hezitim domethënës ndaj bërjes së injeksioneve”, tha ajo. “Shumë njerëzve u pëlqen ta marrin medikamentin një herë në javë”.

Gjithashtu, ajo thotë se disa pacientë mund të preferojnë injeksionet në vend të pilulave, të cilat duhet të merren 30 minuta përpara ushqyerjes apo lëngjeve në mëngjes.

56-vjeçari Paul Morer, i cili është i punësuar në sistemin spitalor në Nju Xhersi, humbi 38 kilogramë me ilaçin “Wegovy” dhe shpreson të humbasë edhe 13 të tjera. Ai thotë se ndoshta do të vazhdojë me injeksionet e përjavshme, edhe nëse do të bëhen të disponueshme pilulat.

“E bëj (gjilpërën) gjatë mëngjesit të së shtunës. Është pjesë e rutinës time”, tha ai. “As nuk e ndjej gjilpërën. Nuk është problem”.

Disa kritikë shprehin shqetësimin se pilula do të rriste trysninë ndaj personave obezë që ta përdorin atë, duke e shtuar kështu paragjykimin në shoqëri ndaj personave që nuk munden – ose që nuk dëshirojnë – të humbasin peshë, thotë Tigress Osborn, drejtuese e Shoqatës Kombëtare për Pranimin e Mbipeshës.

“Nuk i shpëton dot nocionit se ke trupin e gabuar dhe se duhet ta ndryshosh”, thotë zonja Osborn.

Sidoqoftë, kompania “Novo Nordisk” parashikon se një pilulë me dozë të lartë do të fitojë popullaritet për trajtimin e diabetit dhe obezitetit. Shitjet e medikamentit “Rybelsus” arritën në gati 1.63 miliardë dollarë vitin e kaluar, rreth dyfishi i shifrës së vitit 2021.

Kompani të tjera po punojnë për të prodhuar variante ilaçesh me pilula që funksionojnë po aq mirë se ilaçi “Mounjaro” i kompanisë “Eli Lilly and Co.” – një medikament intravenoz për diabetin që pritet të miratohet së shpejti për t’u përdorur edhe për humbjen e peshës. Studiuesit e kompanisë Lilly njoftuan rezultate premtuese nga provat për një pilulë të quajtur “Orforglipron” për trajtimin e pacientëve që janë obezë apo mbipeshë, me apo pa diabet.

Edhe kompania Pfizer ka nxjerrë rezultatet paraprake nga provat për ilaçin dangulgipron, një pilulë për diabetin që merret dy herë në ditë, së bashku me ushqimin.

Zyrtarët e kompanisë Novo Nordisk thonë se është tepër herët për të thënë se sa do të jetë kostoja e pilulave, apo se si do të garantojë kompania kapacitet e mjaftueshme të prodhimit për të plotësuar kërkesat. Megjithë popullaritetin në rritje, furnizimi do të jetë i ulët, të paktën deri në muajin shtator, me dozat me injeksion të ilaçit Wegovy, thanë zyrtarët e kompanisë. voa