Ligjvënësit e pozitës janë rikthyer në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës, ku ka nisur seanca e rregullt plenare pa praninë e opozitës.
Pak minuta kanë qëndruar deputetët e PDK-së në sallën alternative, por me pas deputetet janë kthyer në sallën kryesore.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka hapur vazhdimin e seancës së sotme parlamentare. Nga kjo senacë janë përjashtuar pothuajse të gjithë deputetët e opozitës.
Vetëm Shukrie Bytyqi e NISMA’s dhe Ilir Deda i VV’së i kanë shpëtuar përjashtimit nga ana e Kryesisë së Kuvendit, derisa AAK’ja është mbetur pa asnjë deputet të pa përjashtuar.
Mirëpo as Bytyqi e Deda nuk po shihen në sallë. Gjithsej në sallë aktualisht janë 81 deputetë. (rtk)