Në Shqipëri u zbuluan këtë vit 81 persona të prekur nga HIV / AIDS. Kjo sëmundje u mori jetën 15 personave.
Mjekët pohojnë që ndërsa vdekjet janë në rritje, numri i kontrolleve është në rënie dhe shumica e rasteve me HIV /AIDS zbulohen vonë.
Këtë vit janë diagnostikuar 81 raste të reja të prekura nga HIV/AIDS, nga të cilët 57 meshkuj, 24 femra dhe 1 fëmijë.
Numri I të prekurve gjithsej ka shkuar në 1 mijë e 90 persona, dhe problematikë mbetet numri I lartë i vdekjeve.
Sivjet kanë humbur jetën 15 persona, 3 të zbuluar këtë vit dhe 12 të zbuluar me hIV vitet e kaluara.
Në Institutin e Shëndetit Publik pohojnë se Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët të HIV / AIDS, dhe raporti mbetet I njëjtë 70 për qind e të prekurve janë meshkuj e 30 për qind femra, ndërsa mjekimet janë të sigururara në qendrën spitalore Nënë Tereza.
Ndërsa vazhdon mjekimi iI 509 rasteve me ilace plotësisht nga ana e sistemi shëndetësor, mjekët dhe veprimtarët janë të shqetësuar se pjesa dërrmuese e rasteve me HIV / AIDS zbulohet shumë vonë, madje këtë vit është ulur edhe numri I testimeve.
Problem kryesor mbetet zbulimi I vonë I rasteve dhe njerëzit me sjellje seksuale të pasigurita duhet të kontrollohen sa më parë.
Nëse e zbulojnë herët, pohojnë mjekët, personat me HIV AIDS mund të bëjnë një jetë të gjatë e plot gjallëri duke përdorur ilace standarte.
Sistemi shëndetësor ka bërë disa ndërhyrje pranë grupeve vulnerabël, si përdoruesit e drogave dhe personave lgbt për të ulur rrezikun e përhapjes së infeksionit HIV AIDS.
Fondi Global kundër HIV?AIDS dhe tuberkulozit ka ofruar për vitin e ardhshëm një tjetër mbështetje materiale për të luftuar dhe parandaluar këtë sëmundje kronike. dw