Iran: Çfarë dihet për helmimin e nxënëseve

Raste helmimesh në shkollat e vajzave në IranaShqetësimi po rritet për raportet e helmimit të nxënëseve në Iran. Numri i rasteve po shtohet e shkaku është i paqartë. Autoritetet po hetojnë incidentet, por shumë vetë në Iran e shohin regjimin iranian si fajtor.

 

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri thirrje në Twitter që të gjitha rastet të sqarohen plotësisht. Vajzat duhet të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë pa frikë. Qeveria amerikane gjithashtu i ka quajtur raportet thellësisht shqetësuese dhe ka kërkuar një shpjegim. Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë iraniane të nisë një hetim të menjëhershëm dhe transparent.

 

Nga se vuajnë studentët?

Dëshmitarët okularë raportojnë se studentet kishin thithur tym toksik në klasa dhe më pas kishin përjetuan probleme me qarkullimin e gjakut dhe të frymëmarrjes. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë infermieri të mbushura me njerëz. Gjithashtu, informacione të izoluara qarkullojnë për viktima, por për momentin nuk mund të verifikohen.

 

Ku raportohen helmime?

Që në fund të nëntorit, u përhapen raportimet e para për raste të helmimit në disa shkolla për vajza në qytetin Ghom, në jug të kryeqytetit Teheran. Që atëherë, raste janë raportuar në dhjetë provinca, përfshirë vetë Teheranin. Gazeta iraniane “Shargh” raporton 400 raste të reja në njëmbëdhjetë shkolla në qytetin e Ardabilit, në veri të Iranit, dhe më shumë se njëqind nxënëse u detyruan të shtrohen në spital. Ndonjëherë bëhet fjalë për më shumë se një mijë vetë të prekur në total. Qindra video po qarkullojnë në rrjet, në të cilat prindërit shprehin shqetësimin dhe zemërimin e tyre.

 

Kush është përgjegjës për helmimet?

Të mërkurën presidenti iranian Raisi urdhëroi Ministrinë e Brendshme të hetojë rastet. Revista e pavarur online Iran Journal raportoi në mediat sociale se një grup ekstremist mori përgjegjësinë për helmimet dhe bëri thirrje për ndalimin e shkollave të vajzave në Iran. Qyteti Ghom, nga ku u raportuan rastet e para, konsiderohet një qendër shiite dhe konservatore.

Gazetarja dhe ish-korrespondentja në Iran Natalie Amiri shkruan gjithashtu se sulmet kryhen nga fundamentalistët fetarë për të përhapur frikë dhe terror. Gazetari Omid Rezaee ka postuar një temë në lidhje me helmimet në Twitter. Ai shkruan se “përkrahësit e pashpirt të regjimit” kanë paralajmëruar shpesh muajt e fundit se nëse shteti nuk mund të zbatonte kërkesën e shamisë, ata do të vepronin vetë. Unë citoj: “Është shumë e mundur që ekstremistët e afërt me regjimin të qëndrojnë pas këtyre sulmeve”.

Sipas gazetares gjermano-iraniane Gilda Sahebi, të afërmit e studentëve në fjalë konsiderojnë gjithashtu përgjegjës regjimin iranian- jo vetëm sepse shumë vajza dhe gra të reja kanë marrë pjesë në protestat kundër regjimit muajt e fundit.

 

Gazetari Sahebi: Ideologjia pas helmimeve është ajo e regjimit

Sahebi shpjegoi në programin “Aktuelle Stunde” të WDR se ideologjia pas helmimeve ishte që vajzat të mos shkonin në shkollë dhe të mësonin. Është edhe ideologjia e regjimit. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz në Iran sot thonë se helmimet janë vepër e regjimit. Sahebi shkroi gjithashtu se njoftimet për “hetimet” e regjimit për incidentet duhet të merren me rezervë – pasi “sulmet e fshehura ose të falura nga regjimi nuk janë të reja”. Këto akuza sollën edhe demonstrata të reja, për shembull përpara ambasadës iraniane në Uashington.

aud (dlf)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>