All posts by V.F.

OKB 2015 – “Mjaft më!”

 Më 2015 OKB festoi 70 vjetorin e themelimit. Por pikërisht në këtë vit organiozata botërore ka një bilanc të keq, për shkak të shumë luftrave, refugjatëve…

okb“Mjaft më!” Kjo mund të jetë motoja e shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në vitin 2015. Mbi 100 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare. Aktualisht ka kaq shumë refugjatë, sa asnjëherë pas luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo pikërisht në vitin 2015, i cili shënon 70-vjetorin e themelimit të OKB.

“Mjaft më!”, thotë Ban Ki Moon, sekretari i përgjtihshëm i OKB. Dhe kjo vlen edhe për sulmet terroriste, luftërat dhe urinë. Kjo fjali është shprehur në gusht të vitit 2015, pas një turpi tjetër. Ka pasur kritika të pandalura për abuzime nga helmetkaltërit – për dhunë seksuale ndaj fëmijëve, të cilat dyshohet se i kanë kryer ata në Republikën e Afrikës Qendrore, e ndoshta edhe në Liberi dhe Haiti. Ndaj Bani për herë të parë në historinë e OKB ka nisur hetime kundër një helmetkaltëri, senegalezit Babacar Gaye. Dhe kjo nuk ishte premiera e vetme në këtë vit katastrofash.

Viti i tmerreve

“Viti 2015 ka shënuar disa suksese por edhe tmerre”, tha Bani. Tmerret megjithatë kanë dominuar. Lufta në Siri. Prej pesë vitesh janë vrarë atje mbi 250.000 njerëz. Katër milionë refugjatë janë larguar nga vendi. Qindra mijëra njerëz vuajnë nga uria. Bani thotë: “Kjo është një tragjedi kolosale për Sirinë dhe një turp për bashkësinë ndërkombëtare. Gjykimi historik do të jetë shumë i hidhur.”

Ban Ki Moon

Ban Ki Moon

Historia – po çfarë u bë me obkektivat e parashtruara në Nju Jork, të cilat duhet të realizohen deri më 2030? “A jemi të gatshëm?”, pyeti kancelarja Merkel në shtator të vitit 2015. 170 presidentë dhe kryeministra kishin ardhur në Nju Jork. Më shumë se kurrë më parë. Ata kanë rënë dakord për 17 objektiva dhe 186 nënpika. Kancelarja asokohe i miratoi ato duke iu drejtuar me një porosi të pranishmëve: “Inkurajoini njerëzit! U thoni atyre që t’u hedhin një sy këtyre 17 objektivave. Shumë syresh do tëthonë: ‘Nuk i kuptoj ato!’ Për njerëzit e thjeshtë ka edhe mënyra të thjeshta shpjegimi, në mënyrë që ato të bëhen të kuptueshme. se çfarë objektivi për çfarë është.”

Refugjatët

E pra njerëzit e thjeshtë, për ta OKB po lufton vazhdimisht, në radhë të parë me problemin e madh të miliona refugjatëve që po vijnë në Evropë. Këta njerëz tani demonizohen për shkak të fesë së tyre, ngjyrës dhe origjinës. Kjo nuk i takon shekullit 21-të, tha Bani.

Viti 2015 ka qenë vërtetë një vit i të këqijave dhe i suskeseve. Samiti i klimës në Paris. Ban Ki Moon tha se nuk ekziston ndonjë plan B, sepse nuk kemi ndonjë planet B. Klima duhet të mbrohet. “Prej ditës së parë në këtë post, para nëntë vitesh, në vitin 2007, kam luftuar. Luftoj edhe tani që premtimet të bëhen realitet”, tha Bani.

Viti 2015 dhe Kombet e Bashkuara: Papa Françesku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë të SHBA-së Barack Obama. Por u takua edhe me Nur Sami, një fëmijë, i cili kërkoi një ardhmëri më të mirë për fëmijët në mbarë botën. “Unë jam vetëm fëmijë. A luaj unë ndonjë rol në këtë botë? A ka vlerë jeta ime? A më dëgjon dikush se çfarë po flas?”

Por vrasjet dhe vdekjet vazhdojnë. Viti 2016 është i fundit në këtë post për Ban Ki Moon. Ndoshta për herë të parë pasusja e tij do të jetë një grua. Bota shpreson për këtë. Por deri atëherë do të jehojnë fjalët e Ban Ki Moon-it: “Mjaft më!” (dw)

Kosovë, raport i Institutit Demokratik

parlamenti ksNë Kosovë, Instituti Demokratik tha se parlamenti ka dështuar të përmbushë punën e tij ndërsa kritikoi qeverinë për ndërhyrje në punën e parlamentit. Në një raport të këtij instituti thuhet se zhvillimet e fundit në parlament ishin të rënda dhe kanë rrezikuar funksionimin e shtetit. Qeveria dhe partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë njëra tjetrën për zhvillimet e fundit në Kosovë, e cila që nga shtatori po përballet me një krizë të rëndë politike. (voa)

Zaev: Në zgjedhje vetëm me garanci nga KSHZ dhe Han

zaevZgjedhje më 24 prill të vitit të ardhshëm do të ketë vetëm nëse ka garanci se ato do të jenë korrekte dhe demokratike, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas tij, garanci të forta se janë plotësuar kushtet për zgjedhje demokratike duhet të jep edhe KSHZ.

Ai shton se vetëm ajo ky komision është kompetent që të shpjegon se në këtë periudhë që ngel ka kohë që të përfundohen të gjitha çështjet e dakorduara mes partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos.

“Në gjysmën e parë të janarit në Maqedoni do të vijnë disa euro- deputet si dhe euro- komisari Johanes Han. Atëherë, përfaqësuesit e të gjitha partive do të kemi takim dhe me të do të vendosnim nëse ka mundësi për proces korrekte, se a do të mbahen zgjedhjet apo jo. Megjithatë, për këtë s’mund të vendos vetëm LSDM. Ne jemi vetëm njëra palë në proces. Por, nëse ka garanci të forta se ajo që është arritur si marrëveshje do të respektohet, ne do të marrim pjesë në zgjedhje” deklaroi Zaev për Meta.

Ai mohoi shkrimet e mediumeve pro- qeveritare se në parti është marrë vendimi që mos të dilet në zgjedhje.

“Ne kërkuam dhe luftuam për zgjedhje të parakohshme. Imperativi është që ato të jenë korrekte, ndërsa pa pastrimin e listës zgjedhore, kush e garanton këtë? KSHZ duhet të tregoj se a ka kohë që të krahasohen të dhënat me softuerin e ri që pritet të porositen dhe të bëhet kontroll në terren në mbi 1 milion e 700 mijë votues. Afatet për mediumet janë shkelur. Sipas marrëveshjes, 100 ditë para zgjedhjeve, RTVM, Agjencia për mediume dhe AIM duhet të riformohen. A ka kohë për këtë? Vetëm për afatet ligjore për konkurs duhet të kalojnë më shumë se 30 ditë” tha Zaev.

Kreu i LSDM-së konfirmoi se edhe më tej s’janë ekipuar as ekipet nëpër ministritë që ata i udhëheqin.

“Kabinetet e tyre janë pa njerëz, që do të thotë se s’mund të punojnë. Gjithashtu, nuk funksionon as Komisioni anketues për skandalin me materialet e përgjuar. Prokuroria speciale publike gjithashtu  nuk është konsoliduar. Shumë gjëra s’janë rregulluar. Atëherë, si mund të priten zgjedhje korrekte dhe demokratike? LSDM do të merr pjesë në zgjedhje vetëm nëse palët në këtë proces do të arrijnë marrëveshje” thotë mes tjerash Zaev. (ina)

Shpërblimet e fundvitit, Rama: Kategoritë që përfitojnë

edi-ramaKryeministri Edi Rama ka bërë publike edhe skemën e shpërblimeve për festat e fundvitit. Një kategori e madhe personash përfitojnë shpërblimet që variojnë nga 2 mijë lekë deri në 50 mijë lekë të reja.

Sipas kryeministrit kjo është një fazë e ndërmjetme, pasi pasi operacioni kompleks i reformave vazhdon.

KATEGORITË PËRFITUESE
Shpërblim 2 mijë lekë të reja

84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
68 mijë përfitues të kategorisë PAK
372.932 pensionistë
145.580 persona që marrin pension bujqësor
3595 persona që marrin trajtim të veçantë
Persona që marrin pension të parakohshëm
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë

Shpërblim 40 mijë lekë të reja
Mësuesit e spikatur
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik, kryesisht infermierë

Shpërblim 50 mijë lekë të reja
Studentët e ekselencës
Nxënësit e shkëlqyer me të gjitha 10-ta në sistemin parauniversitar

“Një mesazh të qartë njerëzve në nevojë, se pavarësisht vështirësive të reformave dhimbjes që shkaktkojnë si çdo operacion e terapi për të rikthyer plotësisht në funksikone vitale një trup të kërcënuar nga një kancer agresiv, dhe po ashtu edhe më të mirëve ndër ne, që janë nxënësit me të gjitha dhjeta në arsimin parauniversitar, studentët e ekselencës që janë një pikë referimi për të gjithë dhe një shembull i shkëlyqer”, tha Rama.

/ Top Channel

Ndotja e ajrit në Maqedoni, OJQ-të kërcënojnë qeverinë

OJQ shkup protestaTë paktën 20 organizata joqeveritare nga vendbanimet më të ndotura në Maqedoni janë kërcënuar se nga 15 janari do të bllokojnë qytetet më të mëdha të vendit nëse pushteti nuk ndërmerr masa urgjente kundër ndotjes alarmante të ajrit.

Gjatë protestës që u zhvillua para ndërtesës së qeverisë në Shkup, përfaqësuesit e sektorit civil bënë thirrje që shteti të miratojë një plan për të stimuluar qytetarët që të përdorin transportin publik.

Ata gjithashtu kërkojnë që kapacitetet industriale dhe kompanitë e ndërtimit të detyrohen nga qeveria që të mbajnë llogari për ndotjen e ajrit, kurse një pjesë e tyre të ndërpresin përkohësisht punën.

“Kërkojmë monitorim të plotë që të kemi të qartë se çfarë ajri thithim. Kush na ndotë dhe pse nuk ndëshkohet. Sot ka vetëm një gjë që është më e ndotur se ajri këtu tek ne dhe ajo është ndërgjegjja e këtyre që asgjë nuk ndërmarrin për të pastruar ambientin”, deklaroi Kiril Arsovski, ambientalist.

Mijëra qytetarë akuzuan qeverinë se deri tani nuk ka bërë asgjë për të ulur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Protestuesit nga Tetova thanë se mbyllja e përkohshme e kombinatit metalurgjik “Jugohrom”  nuk është e mjaftueshme.

“Nga Tetova kemi një porosi për qeverinë: Vendosni ato dreq filtra në ‘Jugohrom’, qofshin edhe barokë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, duam vetëm ajrin tonë dhe për këtë të drejtë nuk do të bëjmë asnjë kompromis të vetëm, do të luftojmë deri në fund për jetët tona”, tha Arjanit Xhaferi nga OJQ “Eco Guelira”.

Ministria e Ekologjisë ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme situata me ajrin e ndotur do të përkeqësohet. Gjendja më e rëndë paraqitet në Tetovë, Shkup dhe Manastir.

/ Top Channel

Koment: vit thyerjesh të forta

Heqja e interesave, fluksi gjigand i parasë, naftë e lirë, tregje aksionesh në bum: viti 2015 ishte plot thyerje. Ka shumë simptoma që edhe viti 2016 do të jetë i ngjashëm, mendon Henrik Böhme.

euroI humburi i vitit 2015 është Mario Draghi. Në librat e historisë dikur do të lexohet: ai ishte njeriu, që hapi digat, kur në pranverë shpalli një program gjigand të blerjes së bonove të thesarit, për të derdhur çdo muaj miliarda e shumë miliarda Euro në treg. Kryembrojtësi i monedhës së përbashkët europiane e kurorëzoi këtë me një nivel interesi bankar pothuajse zero. Kjo duket si një përzierje e rrezikshme dhe në fakt është e tillë. Qëllimi i magjistarit italian nga kulla fringo e re e Bankës Qendrore Europiane (BQE) në Frankfurt mbi Main është që bankat paranë pak të kushtueshme t’ia japin si kredi ekonomisë, që sipërmarrjet të investojnë, që të ripërtërihet koniunktura, të rritet inflacioni dhe njerëzit të blejnë, të blejnë dhe të blejnë.

Por problemi është, se kjo nuk funksionon. Bankat preferojnë më mirë t’i ruajnë paratë, ndonëse për këtë u duhet të paguajnë interesa gjobe. Ekonomia nuk investon, sepse ekonomia botërore nuk është e qendrueshme si duhet. Koniunktura në Eurozonë çalon, inflacioni ka mbetur në zero. Përse duhet ndërmarrë patjetër gjithçka për të arritur sërish tek kuota e dëshiruar e dy përqindëshit? A ka kjo kuptim në një kohë, që çmimi i naftës është vazhdimisht në rënie? A mos vallë problemi qendron pikërisht këtu?

Ora e spekulantëve

E vetmja arsye përse njerëzit blejnë, blejnë dhe blejnë është, se ata preferojnë më mirë ta shpenzojnë paranë, se sa ta depozitojnë atë në bankë me interesa praktikisht zero. Eksperimenti gjigand i Draghit është një operacion në zemrën e hapur, që në radhë të parë jep vetëm një efekt: atë të zhvelftësimit të parasë në përmasa historike. Politika e interesit zero është receta e gabuar, ajo i drejton paranë dhe kapitalin vetëm atje, ku mund të shkaktojë gjëmën më të madhe: në duart e spekulantëve. Për njerëzit, që duan të sigurojnë jetesën në pleqëri me kursimet e tyre, kjo politikë është vetëm perversitet. Natyrisht tani mrekullisht mund të investosh në imobilje. Por kjo fluskë do të pëlcasë, më shpejt nga sa do të preferonte ndokush.

Sidoqoftë efekti i operacionit riskant të Draghit dhe padyshim i qëllimi të tij është, se Euro ka humbur dukshëm vlerë kundrejt Dollarit të SHBA-së, kjo i bën eksportet nga Eurozona më të favorshme. Së paku kjo ka funksionuar, e parashikueshme është për vitin e ardhshëm një barazi mes dy valutave. Por kujt i ndihmon kjo përveçse ekonomisë gjermane të orientuar fort nga eksporti? Pozitive është edhe se të paktën fluksi i parasë së lirë i mban në biznez vendet europiano-jugore si Italia. Një dhuratë e Draghit kjo për bashkëatdhetarët e vet. Vetëm se edhe sa kohë do të duhet që politika monetare të marrë përsipër detyrat e politikës reale?

Nuk ka plan kundër ndonjë krize

E të ndalemi tani edhe tek diga tjetër e çarë, që ka prekur Greqinë. A e ka numëruar ndokush, se sa samite të jashtëzakonshme iu deshën BE-së derisa më në fund u derdhën sërish ndihma të reja miliardash në kompensim të premtimeve për reforma të qeverisë së majtë në Athinë? Në fund pati një paketë ndihmash, e sërish u vendos qetësia. Por në të vërtetë diçka thelbësore që ky vend më në fund të mund të qendrojë sërish mbi këmbët e veta këtë vit nuk ka pasur në Greqi. E pra një kapitull ky që do të rihapet edhe në vitin 2016.

Por kjo temë me siguri që nuk do të tërheqë kaq shumë vëmendjen sa sivjet, kur vëmendja e aktorëve politikë u zhvendos drejt çështjes tjetër madhore: dyndjes masive të refugjatëve. Përderisa destinacioni kryesor i shumicës së refugjatëve, që kanë kaluar vështirësi të shumta, është Gjermania, dhe përderisa vala e tyre nuk do të ndalet as vitin e ardhshëm, kjo do të mbetet një sprovë e madhe për shoqërinë gjermane – e po ashtu do ta çojë në limitet e veta edhe kapacitetin e rendimentit të ekonomisë gjermane. Por ndonëse ekonomia sivjet ka ecur në një farë mase mirë, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të vazhdojë kështu edhe vitin e ardhshëm.

Gjermania është e varur nga ekonomia botërore, e ndërkohë nuk ka shenja, që vendi do t’i bëjë ballë një recesioni të mundshëm mbarëbotëror. Vala e refugjatëve, edhe nga Gjermania ishte e pritshme, por atë nuk donte ta shihte askush. Kriza tjetër do të vijë me siguri. Por qeveria gjermane preferon më shumë bamirësitë miliardëshe sociale si pensioni në moshën 63 vjeçare. Mbetet të shpresojmë, që kriza e ardhshme të mos prekë ekonominë botërore. Sepse, për t’u kthyer sërish tek Mario Draghi: ai ka shkarkuar të gjithë barutin, i ka konsumuar të gjitha instrumentat për stimulimin e koniunkturës. Agjenda e tij e politkës monetare është helm për Europën, sepse ajo pengon reformat. Ndaj motoja për vitin 2016 është: ndaleni Draghin! (dw)

Gallup: Barack Obama, Hillary Clinton më të admiruarit

Clinton HillaryPresidenti Barack Obama dhe kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton janë në krye të listës së personave “më të admiruar” në Shtetet e Bashkuara, të shpallur nga organizata e sondazheve Gallup.

17 për qind e amerikanëve zgjodhën zotin Obama si më të admiruarin mes burrave, ndërsa 13 për qind votuan për zonjën Clinton si gruan më të admiruar.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë në krye të listës 20 herë, dhe kjo është hera e 14 radhas, ndërsa Presidenti Obama është emëruar tetë herë.

Në vend të dytë e të tretë mes burrave janë Papa Françesku dhe kandidati republikan për President Donald Trump, secili me nga pesë për qind. Zoti Trump ka qenë edhe më parë ndër dhjetë më të admiruarit, nga viti 1988 deri në 1990 ndhe përsëri në vitin 2011.

Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai dhe Oprah Winfrey ishin në vend të dytë dhe të tretë mes grave me 5 për qind dhe 4 për qind respektivisht. (voa)

“Dil për ajër të pastër”, protesta kundër ndotjes së ajrit në Shkup

eco protesta“Mjaft ngufatjes”, “Shkupi u bë Peking”, “Stop Smog”, “Qeveria subvencionon vdekjet ne Tetovë”, ishin vetëm disa nga parullat që mbanin në duar qytetarë që protestuan kundër ajrit të ndotur para Qeverisë. Qytetarët kërkuan që Qeveria urgjentisht të marr masa për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ka shumë, nuk është vetëm nji, duhet të rregullohet industria rreth Shkupit dhe të organizohet trafiku publik në qytet”.

“Gjëja më e mirë është të vendosen rregullat e transportit çift dhe tek, sikurse dikur në ish Jugosllavi, kjo është sa për fillim për diçka tjetër nuk e di”.

“U bashkëngjitëm të gjithëve, normal e shohim se në çfarë gjendje jetojmë dhe çfarë ajri thithim edhe normal duhet Qeveria të ndërmerr ndonjë masë. Veçanërisht e dimë se si helmues kryesor momentalisht është Jugohromi”.

Përfaqësuesit e OJQ-vë, organizatorët e kësaj proteste madje kërkuan nga Qeveria ti detyroj të gjitha fabrikat, në tërë teritotin e vendit të vendosin filtra. Sipas të dhënave të OJQ-vë niveli më i lartë i ndotjes arrin kulmin pas orës 15 deri në orën 3 të mëngjesit.

“Sipas të dhënave që ka mbledh “Moj vozduh”për këtë vit, për qytetin e Shkupit është e qartë se gjatë sezonit të dimrit ndotja arrin kulmin pas orës 15 ndërsa zvogëlohet pas orës 3 të mëngjesit. Shkaku është i njohur, ngrohja e shtëpive që për fat të keq gjatë ngrohjes së ambienteve familjare përdoren substanca nga më të ndryshmet që nuk janë të përshtatshme për ngrohje”, u shpreh Gorjan Jovanovski, aplikacioni “Moj vozduh”.

“Ka vetëm një gjë që është më e fëlliqur dhe më e ndotur se ajri në Shkup, Tetovë dhe Manastir e ajo është ndërgjegjja e atyre që nuk ndërmarrin asgjë”, tha Kirill Arsovski, biolog-ekolog.

“Na ktheni jetën tonë, na ktheni tokën tonë, ujin tonë, na ktheni ajrin, ajrin tonë e duam. Modernizoni fabrikat, respektoni kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare, investoni në të ardhmen në vend që të ndërtoni të kaluarën, barok i bardh për shpirtrat e zi është kot nuk na kryen punë. Por, nga Tetova kemi një porosi për Qeverinë, vëndoni ato dreq filtra në Jugohrom po qofshin edhe barok”, tha Arianit Xhaferi, Eco Guerilla.

Organizatorët gjatë protestës madje propozuan masa që mund të parandalojnë ndotjen e ajrit: përpunim të planit të regjimit në trafik, të ndalohet lëvizja e makinave me standard më të ulët se EURO4 dhe dizell, të përmirësohet efikasiteti energjetik, në sektorin e industrisë të ndalohet përkohësisht puna për kategoritë A dhe B si dhe të mbrohen sipërfaqet gjelbëruese dhe të krijohen parqe të reja.

Melihate Rrustemi

Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës

albin kurtiGjykata Themelore në Prishtinë sot vazhdoi masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, deri më 17 shkurt të vitit 2016. E njëjta Gjykatë, i shqiptoi sot masën 30 ditë paraburgim koordinatorit të sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushit.

Ky sistem i kapur i drejtësisë, është vënë në shërbim të kësaj Qeverie kriminale, e cila përmes marrëveshjeve antikushtetuese po do ta instalojë “Zajednicën” në Kosovës.

I bëjmë thirrje Qeverisë që t’i ndalë përpjekjet për ta shtypur opozitën. I bëjmë thirrje Gjykatave që të vihen në shërbim të Republikës, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kriminelët e pushtetit, ata të cilët shkelën Kushtetutën, e për të cilët nuk vlen asnjë ligj në Kosovë.

Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës. Ne nuk ndalemi. Përpjekjet tona për ta mbrojtur Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e dëmshme dhe nga kjo Qeveria, nuk do të ndalen. Më 9 janar, populli i Kosovës do ta thotë fjalën e vetë.


28 dhjetor 2016

Lëvizja VETËVENDOSJE!