Kategoritë: Maqedonia

Vazhdoi seanca gjyqësore për mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit në spitalin modular në Tetovë

spitali plastik modularSeanca gjyqësore mungesën e aparateve kundër zjarrit në spitalin modular në Tetovë vazhdoi me leximin e provave të palës mbrojtëse.

Seanca filloi me leximin e dëshmive që avokatët e të akuzuarve i lexuan, duke tentuar të dëshmojnë pafajësinë e ish drejtorit të Spitalit Klinik Florin Besimi dhe të akuzuarve të tjerë për këtë rast.

Përkundër kërkesës së gjykatësit, avokati i subjektit juridik Spitali klinik i Tetovës, lexoi emrat e familjarëve që kanë pranuar dëmshpërblimet prej 30.000 eurove.

Kjo nxiti reagimin e familjarëve brenda në Gjykatë, të cilët aktin e quajtën çnjerëzor.

“Çështja është të flitet për zjarrin për materialet e përdorura dhe ajo se si do përfundoj këtu. Kjo është pika e korrupsionit që nuk është hapur lënda për komplet çështjen por vetëm për aparatet kundër zjarrit. Kjo se di si ta përshkruaj. Këto duhet të hapin lëndën si duhet, jo vetëm për aparatet. Por ja do e shohim si do japin përfundimin… Nuk toleroj veten të tallen aty, duhet t’i vjen turp avokatit ta përmend atë gjë, vetëm le ta llogarit të kishin qenë anëtarët e tij të familjes ta pyes si do ishte ndejtë ai”, tha Ibin Emshiu. Familjar i dy viktimave.

Në mungesë të dëshmitarëve të Prokurorisë, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa vazhdimi është caktuar për më 22 prill, kur edhe pritet që të marrin pjesë tre dëshmitarët e propozuar.

Familjarët gjithashtu thonë se në bankën e të akuzuarve, nuk ndodhen përgjegjësit e vërtetë duk i bërë thirrje Prokurorisë që të zgjerohet hetimi.

Përkundër seancave gjyqësore, për mungesën e aparateve kundër zjarrit, Prokuroria nga ana tjetër akoma zhvillon hetimet për zjarrin, duke zvarritur ngritjen e akuzës për këtë tragjedi.

Nga zjarri në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 14 persona, 12 pacientë dhe 2 familjarë.

alsat

Mickoski, Mexhiti dhe Kasami hëngrën bakllava dhe inspektuan pjesën e parë të ndërtuar të vazhdimit të “bulevardit” në Tetovë, i cili nuk mund të përdoret sepse pjesa e dytë ende nuk ka filluar

tetova AerodromKryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe disa ministra të tjerë të Qeverisë, vizituan kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, hëngrën bakllava dhe shprehën kënaqësi të madhe për mënyrën se si po ecin punimet për ndërtimin e fazës së parë të vazhdimit të bulevardit “Vidoe Smilevski-Bato”, nga rruga Fushanska deri në fshatin Poroj. Në këtë fazë të parë të ndërtimit të vazhdimit të bulevardit janë ndërtuar plotësisht rruga, shiriti ndarës, trotuaret, kanalizimi fekal dhe atmosferik, ujësjellësi dhe rrjeti elektrik në një gjatësi prej 650 metrash. Megjithatë, kjo pjesë e bulevardit, edhe pse është përfunduar plotësisht, nuk mund të përdoret sepse pjesa e dytë, me gjatësi prej 1,133 metrash, ende nuk është ndërtuar. Pjesa e parë përfundon me bagerë të parkuar.

tetova Baklava“Është një nder për mua të marr pjesë në një ngjarje të bukur dhe të rëndësishme për Tetovën, por edhe për të gjithë qytetarët e Rajonit të Pollogut që e përdorin këtë drejtim rrugor. Diçka që ndoshta më parë dukej e pamundur, por me punën e palodhur të kryetarit të komunës, këshilltarëve, administratës dhe deputetëve, ky projekt po merr ngadalë por sigurtë formën dhe dimensionin e tij. Jam i bindur se edhe më tej punët do të ecin në këtë drejtim”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme për Tetovën, i realizuar me mjete nga vetë Komuna.

“Sot po promovojmë një nga projektet më të rëndësishme për Komunën e Tetovës, i realizuar përmes programit investiv të Komunës. Sa i rëndësishëm është ky projekt në vetvete, edhe më i rëndësishëm është fakti që me këtë projekt paralajmërojmë investime të tjera për Komunën e Tetovës, që do të realizohen me mbështetjen e Qeverisë. Për periudhën 2024-2025, Qeveria do të mbështesë projekte për Komunën e Tetovës në vlerë prej rreth 15 milionë euro”, tha Kasami.

za/sdk

BULEVARD:  Rrugë e gjerë, e shtruar e me këmbësore, zakonisht me drurë anash a në mes, që përshkon pjesën qendrore ose lagjet kryesore të qyteteve të mëdha; shëtitore.

“Marsh për 59 engjëjt” në Koçan/Familjet e të vdekurve porositën: Ky nuk është aksident, por vrasje

kocaniEdhe pse qindra qytetarë dolën në protestë, në Koçan mbizotëroi sërish heshtja…

Familjet e të vdekurve nga zjarri në diskotekën Puls marshuan rrugëve… mbanin fotografi të të dashurve të tyre që humbën jetë, pankarta “Marsh për 59 Engjëjt”, por edhe mbishkrim se ky nuk është aksident, kjo është vrasje. 

Marshi filloi pikërisht në orën 12:05… Pjesëmarrësit të udhëhequr nga familjet kaluan pranë kafenesë në qytet, pronari i së cilës është edhe pronari i diskotekës, e më pas para ndërtesës së Komunës, ndërtesës së policisë në qytet dhe gjykatës në Koçan. 

Aty, njëri nga prindërit drejtoi pyetje deri te këto institucione.

“Para tre institucioneve të pavarura, unë bëj tre pyetje valide. Kush vrau engjëllin tim, kush vrau heroin tim dhe kush e bëri hi atë fytyrë engjëllore. Jo vetëm të saj, por të gjithë fëmijëve”, tha një prind.

Të tjerë, nga ana tjetër, thanë se nëse policia do të kishte bërë punën e saj, kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur.

“Po të kishte drejtësi kjo nuk do të ndodhte…. Po të kishte bërë policia si duhet punën nuk do të kishte vdekur asnjë fëmijë”, theksoi një prind.

59 persona kanë humbur jetën nga zjarri në diskotekën Puls. Dje ndërroi jetë një person i cili mjekohej jashtë vendit, i cili ishte udhëheqës i diskotekës. Me këtë numri i viktimave arriti në 60. Duke qenë se në mesin e personave të përfshirë nga hetimi ishte edhe udhëheqësi, prokuroria njoftoi se ndaj tij do të ndërpritet procedura. Në hetimin për zjarrin janë përfshirë një ish-ministër dhe drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, policë, kryetarë komunash të Koçanit, si dhe pronari i diskotekës. Siç dihet, diskoteka ka punuar me licencë false, madje nuk i plotësonte as kushtet për kryerjen e një aktiviteti të tillë.

tv21

Vazhdon rigjykimi për tragjedinë në Modularin e Tetovës!

Spitali_ModularFamiljarët e viktimave kërkojnë që para drejtësisë të dalin fajtorët e vërtetë

Në Gjykatën Themelore të Tetovës këtë të enjte vazhdoi seanca e rigjykimit për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 pacientë që shëroheshin nga kovid 19.

Në bankën e të akuzuarve janë  ish drejtori i këtij spitali, Florin Besimi (BDI) dhe drejtori organizativ Artan Etemi (Lëvizja BESA).

Para se të fillonte vazhdimi i seancës së rigjykimit, familjarët  e viktimave thanë se e gjithë opinioni publik e di se ekzistojnë prova serioze për lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular, të cilat mund të jenë arsyet e vetme për shpërthimin e zjarrit. Familjet e viktimave  kërkuan të formohet një ekip i pavarur që do të shqyrtojë të gjitha aspektet e rastit, përfshirë edhe zvarritjet eventuale të procedurës nga prokuroret. Të garantohet se procedura gjyqësore do të zhvillohet pa ndikime partiake apo të biznesit.

“I gjithë opinioni publik e di se ekzistojnë prova serioze për lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular, të cilat mund të jenë arsyet e vetme për shpërthimin e zjarrit. Kjo u konfirmua edhe nga ekspertiza gjermane – një dëshmi e pavarur dhe e besueshme, e cila, për fat të keq, u refuzua nga prokuroria. Prandaj, i nderuar Ljupço, si tetovar, ju më së miri e kuptoni dhimbjen dhe zemërimin e familjeve të viktimave dhe të gjithë komunitetit. Kjo nuk është vetëm një çështje ligjore. Kjo është një detyrim moral – ndaj atyre që i humbëm, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve që sot jetojnë me frikën se një tragjedi e tillë mund të përsëritet, ndërsa askush nuk do të mbahet përgjegjës. Është koha që dikush të marrë përgjegjësi. Është koha që drejtësia të dalë nga sirtari. Si familjarë të viktimave, kërkojmë nga Ju: Të rihapni hetimin për të gjetur fajtorët e vërtetë të zjarrit në spitalin modular në Tetovë”, tha Mumin Ismaili

Seanca vazhdoi duke u marr në pyetje sërish ekspertët, respektivisht Irfan Shaqiri, elektro inxhiner, dhe Rubin Boshkovski, ekspert i MPB-së në kuadër të sektorit të forenzikes . Irfan Shaqiri, foli për instalimin e rrymës elektrike ku nënvizoi se e i njëjti është vendosur nga dy të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku sipas tij, kyçja e rrymës elektrike nga trafoja kryesore e deri në modular është bërë pa ndonjë skemë dhe pa asnjë standard, kurse si pasojë e vendosjes së shumë aparateve në kabllon vazhduese ka ardhur deri tek lidhja e shkurtë që më pas ka shkaktuar  zjarrin. Edhe eksperti Rubin Boshkovski, tha se sipas analizave objekti i modularit është ndërtuar me materiale lehtë të ndezshme. Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje edhe të dëshmitarëve tjerë. Në seancë sërish u parashtruan pyetje lidhur me mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit gjatë kohës kur ka ndodhur zjarri në modularin e Tetovës. Në bankën e të akuzuarve janë  ish drejtori i këtij spitali, Florin Besimi (BDI) dhe drejtori organizativ Artan Etemi (Lëvizja BESA). Seanca e radhës është caktuar  me 8 prill.

tv21

O Qoku (Albin Kurti), o Taravari nuk e thotë të vërtetën – njëri gënjen!

Qoku TaravariQoku: Koalicioni VLEN nuk ka qenë kurrë më solid dhe më i vendosur se në ditët e sotme. 

Taravari: Nga 100 kilometra shihet mosmarrëveshja e VLEN në Qeveri

 

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari në një intervistë për “Emisionin 360 shkallë” tha se koalicioni shqiptar në qeveri po funksionon ngadalë dhe se mosmarrëveshjet janë të dukshme.

“Unë mendoj se kemi shumë mangësi. Kjo nuk është aq për faj të kryeministrit Mickoski, sa për faj të nesh. Ekziston një mosmarrëveshje që duket nga 100 kilometra larg, se funksionojmë shumë ngadalë. E gjithë kjo është përshtypja e popullit, që është më e keqja për ne, se VLEN ka një pozicion shumë të dobët në Qeveri. Posa i bëra tre anketa, te shqiptarët përgjithësisht të anketuar. Përshtypja e rreth 70% të popullsisë shqiptare është se VLEN nuk funksionon si duhet, dhe se përfaqësimi i shqiptarëve në Qeveri nuk është i kënaqshëm“, tha Taravari.

Taravari tha se qytetarët e shohin se VLEN ka pozicion të dobët në qeveri dhe se sipas tij nuk funksionon siç duhet.

“Nëse e merrni në sasi, do të thotë numri i ministrave, numri i drejtorëve, përfaqësimi i VLEN në Qeveri është në rregull. Megjithatë, nëse e merrni cilësisht, nuk është ashtu siç duhet, nuk funksionon ashtu siç duhet dhe kjo është përshtypja e përgjithshme e shumicës, po flas për shqiptarët“, shtoi Taravari. 

 

Qoku: Koalicioni VLEN nuk ka qenë kurrë më solid dhe më i vendosur se në ditët e sotme.

Bekim Qoku (më 27.03.2025) në Facebook shkruan:

“Vazhdoj të mendoj se VLEN është një nga nismat më të pjekura e më racionale politike në të gjithë trojet shqiptare që nga fillimi i sistemit shumëpartiak. 

Zgjedhjet janë gjithmonë një stres-test për çdo subjekt politik. Ato janë sprovë për të gjithë pjesëmarrësit, si për të votuarit ashtu edhe për votuesit. Koalicioni VLEN nuk ka qenë kurrë më solid dhe më i vendosur se në ditët e sotme. Në zgjedhjet e sidomos pas zgjedhjeve, VLEN do të konsolidohet shumë më fuqishëm se ç’ka qenë qysh nga themelimi i tij.”

 

Kasami ka manipuluar me shitjen e parcelës së ish-Monopolit, i ka shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh

Bilall-JeniceriAleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ndaj Kasamit duke akuzuar se e ka mashtruar opinionin dhe ka manipuluar procesin e shitjes së parcelës së ish-Monopolit, duke i shkaktuar komunës dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh.

 

Sipas ASH-së, në vend që fillimisht ta ndryshonte Planin Detal Urbanistik nga zona G2 – industri e lehtë në A2 – zonë banimi dhe më pas ta shiste me vlerën reale të tregut, Kasami e shiti pronën prej 7000 metra katror për vetëm 70 denarë për metër katror, ose 7.000 euro në total, e që sipas çmimit real, komuna do të kishte inkasuar të paktën 300 euro për metër katror, pra 2.1 milionë euro.

Reagimi i plotë:

“Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mashtruar opinionin publik dhe ka manipuluar procesin e shitjes së parcelës së ish-Monopolit, duke i shkaktuar komunës një dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh.

Si u realizua skema?

Në vend që fillimisht ta ndryshonte Planin Detal Urbanistik (PDU) nga zona G2 (industri e lehtë) në A2 (zonë banimi) dhe më pas ta shiste me vlerën reale të tregut, Kasami e shiti pronën prej 7.000 m² për vetëm 70 denarë për metër katror, ose 7.000 euro në total! Po ta shiste pas ndryshimit të planit urbanistik, komuna do të kishte inkasuar të paktën 300 euro për metër katror, pra 2.1 milionë euro”, thotë ASH-Sela.

A po “përçahet” VLEN?/ Kasami: Taravari dëshiron lista të ndara!/ Taravari: Insistoj në lista të ndara, është më mirë

Kasami TaravariBrenda VLEN-it ka mendime të ndara dhe jo të gjithë krerët e këtij koalcioni janë të mendimit se duhet shkuar bashkë në zgjedhjet lokale.

Këtë e deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili edhe njëherë konfirmoi se megjithatë bisedimet brenda për brenda janë duke vazhduar për të gjetur mënyrën se si ki koalicion do të paraqitet në zgjedhjet lokale.

Kasami thotë se qëndrimi dominant brenda për brenda VLEN është që të shkohet në zgjedhje si koalicion me lista të përbashkëta dhe jo siç thotë Arben Taravari, që të shkohet me lista të ndara për këshilltarë. 

BILALL KASAMI – BESA

Shumica dominante jemi të unifikuar që të shkojmë bashkë edhe për kandidat për kryetar po edhe për këshilltarë. Sigurisht, duke pasur parasysh që është koalicion me shumë parti ka edhe mendim ndryshe dhe kjo është edhe e njohur për opinionin që kreu i ASH-së Arben Taravari në bazë të informacioneve që ka brenda ASH-së ekziston edhe mundësia që të shiqohet edhe mundësia që në listat për këshilltarë ASH-ja të shkojë edhe e vetme.

Kasami ka deklaruar se për takimin e përfolur Ahmeti-Taravari është diskutuar edhe brenda VLEN-it dhe se të njëjtën e ka mohuar vet Arben Taravari.

Nga ana tjetër, Arben Taravari dit më parë tha se nuk është takuar por ka komunikuar me Ali Ahmetin ka bërë publik edhe atë se VLEN-it i ka dhënë ofruar dy opsione për zgjedhjet lokale edhe atë.

Të shkohet me lista të ndara për këshilltarë komunal. Opsioni i dytë I ofruar nga Taravri është që tre partitë tjera që përbëjnë VLEN-in të shkojnë së bashku në zgjedhje kurse subjekti i tij të shkojë vetmas.

ARBEN TARAVARI – ASH

Jemi në komunikim të vazhdueshëm jemi duke u përgatitur për zgjedhje lokale, kështu që mendoj se së shpejti do të dalim dhe do ti tregojmë qëndrimet tona. E kam thënë shpesh, kam insistu në negociata që të kemi listë të veçntë ne si ASH po edhe partitë tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim dhe bëjmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte kështu që jam optimist se do të gjëjmë gjuhë të përbashkët.

E gjithë kjo katrahurë për ndarjen e mundshme të koalicionit VLEN para zgjedhjeve lokale doli në pah ditë më parë kur u përfol për një takim të mundshëm mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti me Arben Taravarin, lidhur me zgjedhjet lokale.

Burime brenda VLEN thonë se pas këtij moment raportet janë të brishta mes partnerëve dhe për këtë kishte reaguar me shqetësim dje edhe kreu i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.

klan

Kadriu: Bashkëqytetarët tanë nuk mund të përfitojnë më në kurriz të shqiptarëve

Besa Kadriu“Nuk mund të përfitohet më në kurrizin e shqiptarëve siç kanë vepruar më përpara bashkëqytetarët”, kështu tha Besa Kadriu në Daily Click që edhe ditë më parë, përmes rrjeteve sociale shprehi kritikat e saj ndaj pushtetit, ndonëse në opinion dihej që është pjesë e Lëvizjes Besa. Kadriu tha se, duhet vetëmohim edhe në situatat kur karrigia e pushtetit duket e mirë dhe duhet ngritur zërin për të mos lejuar përuljen.

“Duhet të jemi vetëmohues në situata kur mund të na duket e mirë karrigia e pushtetit, megjithatë duhet të tregojmë dhe të ngritim zërin sepse unë konsiderova se kjo gjë është në vazhdimësi përulje, heshtje. Shqiptari nuk është mësuar, nuk dua të përmendi ndasi në pikëpamje etnike, pro ndonjëherë detyrohemi për t’i treguar se si vijnë këto problematika. Nuk mund të përfitohet më në kurrizin e shqiptarëve siç kanë vepruar më përpara bashkëqytetarët tanë sepse ka edhe njerëz të respektuar, por në mesin e atyre, sidomos ata që e kanë pozicionin e udhëheqësve, në shekullin 21, një vend me gojën plot që aspiron për tu anëtarësuar në BE, e ka problem që të bashkëjetojë me dy etnitete që e përbëjnë shumicën në këtë shtet”, tha Besa Kadriu.

Kadriu: Figura të caktuara në VLEN flasin me orë për veprimtarinë e një figure politike 

Në Daily Click në TV21, Besa Kadriu pati kritika për ish-partiakët e saj që siç tha, persona të caktuar në VLEN merren me veprimtarinë e një figure politike, ndonëse ai ka pasur ideologji e mision politik. Kadriu tha se, tani që VLEN ka pushtetin, të bëjnë ndryshimin por me vepra konkret. E pyetur se a po merret VLEN me të kaluarën dhe nuk po bën asgjë, Kadriu nuk e mohoi, por tha “figura të caktuara”.

Marrin me orë kohë, njerëz të caktua, për veprimtarinë e një  figure politike që ka kryer misionin e tij. Ai ka pasur mision politik, ai ka pasur ideologji politike, ai ka pasur një subject politik që e përfaqëson dhe i ka qëndruar besnik atyre rregullave. Urdhëro ti tani që e ke ndryshimin e pushtetit bëje ndryshe, por me vepra konkret, me një strategji që do të ishte shumë më e arsyeshme të flitet me veprime praktike”.

-Po thoni se VLEN po merret me të kaluarën dhe nuk po bën asgjë?

-Figura të caktuara!

A ka “padron” Lëvizja Besa? Kadriu: Disa funksionarë nuk kanë as profesion të tyre 

“Partitë politike nuk duhet të jenë prona të padronëve”, kështu tha Besa Kadriu, por e pyetur se “A ka “padron” Lëvizja Besa?”, ajo nuk dha një përgjigje direkte, por tha se, njerëz të caktuar e kanë konsideruar që një parti e caktuar është e tija. Kadriu tutje tha se, disa funksionarë nuk kanë as profesion të tyre, por partitë për të arritur qëllime, i vendosin në funksione të caktuara.

“Njerëz të caktuar duke ndërhyrë nga struktura që kanë ndikim të jashtëzakonshëm, e kanë konsideruar veten që kjo është parti e imja, ndoshta jo me fjalë por me veprime të theksuara që i kanë bërë. Unë bëjë politikën, unë caktoj njerëzit, unë vendos funksionarët që do të jenë. Në momente të tilla, sigurisht që ne nuk duhet të biem pre e ndikimit të këtyre rrethanave, për t’iu dhënë hapësirë atyre njerëzve që për mendimin tim, nuk kanë edhe profesion të tyre. Asnjëherë nuk kanë ushtruar një punë në institucionet e shtetit dhe për t’i arritur këto qëllime, shpesh here partitë politike i vendosin ata në funksione që nuk është për tu arsyetuar”, tha Kadriu në Daily Click.

Kadriu për Qeverinë VMRO-VLEN-ZNAM: Shqiptarët morën pak, u shtypën! Po shoh regres, nuk duhet t’i mohojmë të arriturat e BDI-së

Në Daily Click në Tv21, Besa Kadriu tha se nuk është dakord me atë që shqiptarët morën në Qeverinë aktuale VMRO-VLEN-ZNAM, që siç tha, morën pak dhe u shtyp dhe u devijua ajo për të cilën kanë brohoritur me vite me radhë. Kadriu tha se, në këtë qeveri jo vetëm që nuk kanë ecur para, por sipas saj, ka regres, që siç thotë, nuk duhet mohuar arritjet që i kanë bërë subjektet para tyre.

-Nuk ishit dakord me ato që morën shqiptarët në këtë Qeveri? Morën pak?

“Asnjëherë. Morën pak dhe unë kam përshtypjen që u shtyp qëndrimi për të dhënë një kahje tjetër devijimi të asaj çështje për të cilën ne kemi brohoritur vite me radhe. Ndryshim, tërheqje nga pjesa e pushtetit të asaj që sot e kemi opozitë sepse konsideruam që ka shkelje madhore në korrupsion, devijim qëndrimesh të cilat ishin shumë jetike për shqiptarët dhe përfaqësimin adekuat edhe pse tash, lëre që ne nuk arritëm të shkojmë një hap para por unë po shoh tani regres, se edhe të arriturat që i kanë bërë subjektet para nesh, nuk duhet t’i mohojmë. Nuk nuk mund të themi unë jam në kundërshtim me ideologjinë e BDI-së por këtë gjë duhet t’ia mohoj se nuk e ka bërë, vetëm pse unë dëshiroj të përfitoj politikisht”, tha Kadriu.

A jetohet më mirë në Tetovë me Lëvizjes Besa në pushtet lokal? Përgjigjet ish-nënkryetarja e kësaj partie, Besa Kadriu 

E pyetur nëse jetohet më mirë në Tetovë me Lëvizjen Besa? Besa Kadriu tha se për shumë çështje po, së siç tha, përmendet investimi në infrastrukturë. Por Kadriu tha se, ndonëse infrastruktura është element shumë i rëndësishëm, nuk duhet të jetë pikë prioritare e politikës pasi siç thotë, është domosdoshmëri. Kadriu tutje tha, se do t’ia jap dorën këtij kryetari për të arriturat që ka bërë.

“Kam përshtypjen që për shumë çështje edhe po. Në radhë të parë, shumë kush e përmend edhe çështjen e infrastrukturës, janë rregulluar rrugë. Edhe infrastruktura është element shumë i rëndësishëm. A është koha që ne t’i  konsiderojmë këto si pika prioritare të politikës? Nuk është, se infrastruktura është domosdoshmëri për një qytet. Por pse se bëri dikush tjetër që ishte para këtij kryetari? Atëherë, sigurisht se unë këtij do t’ia jap dorën dhe do t’i them ju lumtë dhe do t’ju mbështes për të arriturat që bëni”, tha Besa Kadriu në Daily Click.

tv21

Nga pritja para Monopolit te blerja e Monopolit – Fundi i ciklit

BilallDikur, një i ri i panjohur i injoruar nga shoqëria priste furgonin para Monopolit për t’u kthyer në Llërcë. Në një rini të izoluar, ku mundësitë për të ishin të pakta, ai e kuptoi shpejt se suksesi nuk vinte nga puna, por nga lojaliteti ndaj të pushtetshmit.

 

Nga anonimati te pushteti

-Në krah të Fatmir Besimit – U bë Sekretar Shtetëror pa ndonjë meritë profesionale.

-Me votat e LSDM-së – Hyri si parti BESA në koalicion dhe u bë deputet.

-Me ndihmën e VMRO-së – U bë Kryetar Komune dhe më pas siguroi vend në qeveri.

Blerja e Monopolit –

Nga një anonim që priste furgonin para Monopolit, sot pretendon të përvetësoj pikërisht të njëjtin vend.

Harrove se Monopoli është ekuivalent me varret e Tetovës. Harrove se kush shkel mbi varre, hyn në bela me shpirtrat që i trazon. Harrove se aty për aty, ai vend kthehet në një varr kolektiv politik për ty dhe grupin tënd mafioz. Shpirtrat nga bodrumet e Monopolit të hapin bela, të bëjnë të luftosh me veten dhe bashkëfajtorët e tu.

Sot qyteti flet për krisjen e qytekut mes grupit tënd dhe ortakut tënd.

E kupton se çdo e keqe ka një fund? Fundi yt dhe i bandës tënde është Monopoli.

Dhe kështu cikli përmbyllet – nga një pritës I furgonit para Monopolit, në një të person që ka hy bë bela me viktimat e Monopolit.

 

Huazuar nga AK-Facebook

Monopoli në Tetovë duhet të shpallet muze, njësoj si Auschwitz.

akNë këtë vend të mallkuar, shumë shqiptarë kanë dhënë shpirtin—disa të pushkatuar, e disa të vdekur nga uria.

 

Këtë e dinë të gjithë tetovarët.

A ka pasur ndonjë të vrarë prej Llërce, nuk e di.

Di vetëm se nga Llërca, dy prej atyre—larg qoftë—duke u shtirur si fetarë, e përdorin emrin e Zotit për interesa personale, ndërsa pasurohen duke përvetësuar pronën e Monopolit.

Në emër të Allahut, Mëshirëplotit, Gjithëmëshirshmit Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim

VJEDH!

MASHTRO!

‐–‐‐—‐————————-‐——–

Zoti është i Madh, dhe emri i Tij nuk mund të përdoret për vjedhje. Askush nuk vjedh në emër të Zotit, e aq më pak ta emërtojë biznesin e tij me të.

Nuk di për vota dhe nuk më duket e logjikshme. Për këtë çështje tashmë çdo gjë është e qartë.

Por fjalën e kam për xhematin:

Xhemat,

Kur t’i takoni në xhami, shikojini një moment drejt e në sy!

Ruajuni që të mos jeni në të njëjtin saf me ta! Kini kujdes, sepse shpirtrat e gjyshërve tanë të malltretuar—që u ka dalë shpirti në Monopol—nuk janë të qetë!

AK