Kategoritë: Maqedonia

Hulumtim: Çfarë pritet të ndërtohet tek ish-Monopolli i Tetovës, a e shiti Kasami për pak para pronën publike?

MonopoliKatër ndërtesa për banim do të ndërtohen te ish-Monopolli në Tetovë e cila ishte në pronë të Shoqërisë Aksionare ‘Tetovo Tabak’.

 

Drita e gjelbër për këtë ndërtim, investitorit të kompanisë “Elastan” i është dhënë me 18 vota nga Këshilli Komunal i Tetovës qysh në tetor të vitit 2024, gjë që çoi në ndryshimin e planit gjeneral urbanistik dhe planit detal urbanistik për këtë bllok. Procedura e shndërrimit në tokë për banim nuk ka qenë transparente. Vendin bashkë me objektet ‘Tetovo Tabak’ ia ka shitur investitorit i cili më tej pronën e ka kompletuar dhe me tokën shtesë përmes tjetërsimit për 70 denarë metër katror. Pse ky çmim dhe gjithë detajet tjera do i sqarojmë në këtë artikull, shkruan Portalb.

Hapësira në hyrje të Tetovës, e njohur si ish-Monopolli i Tetovës me Planin e fundit Gjeneral Urbanistik dhe të vetëm, të përpiluar në vitin 2003 ka qenë e paraparë si zonë industriale, përkatësisht për industri të lehtë.

Ky vend bashkë me objektet aty për gjithë këto vite kanë qenë në pronësi të Shoqërisë Aksionare ‘Tetova Tabak’ dhe në të është lejuar vetëm veprimtari industriale, përkatësisht nuk ka mund askush që të ndërojë objekte për banim.

Destinimi ‘G2’ për zonë industriale mund të shihet në këtë dokument të Planit Gjeneral Urbanistik të përpiluar në vitin 2003 tregon se bëhet fjalë për “industri të lehtë”.

Në vitin 2019 jepen shenjat e para se aty do të ndërtohet

Plani i parë detal urbanistik për këtë zonë, zyrtarisht blloku 31 fillon të përpilohet në vitin 2019 kur kryetare komune ishte Teuta Arifi. Kompania ‘Urban Plan Tetovë’ e përpiloi planin, me çka edhe u definuan fiks ngastrat ndërtimore dhe kufijtë e hapësirës.

Kujtojmë se edhe me këtë plan urbanistik destinimi i kësaj zone vijoi të ngelet për industri të lehtë dhe jo për banim. Përpilimi i këtij plani megjithatë hapi dyert pronarit të tokës që të përgatisë hapësirën për shitje, pasi asnjë investitor deri atëherë nuk ishte i interesuar të blejë vend që nuk ka Plan Detal Urbanistik.

Më datë 15 korrik, viti 2021 u miratua përfundimisht ky plan urbanistik, dhe u nënshkrua nga kryetarja e atëhershme e komunës, Teuta Arifi.

Portalb-i mëson se gjatë gjithë kësaj kohe, përfaqësues të ‘Tetova Tabak’ veçse kanë qenë në kontakt dhe afër marrëveshjes me pronarin e ‘Elastan’, Dashmir Aliji për ta t’ia shitur gjithë hapësirën me qëllim të ndërtimit të banesave.

Vini re: Qëllimi i investitorit ishte kompletimi i pronës dhe ndryshimi i destinimit nga zonë industriale në zonë për banim, gjë që bëhet me shumicë votash në këshillin komunal.

Shitja e tokës për 70 denarë m2: Pse kaq lirë dhe pse pa ankand publik?

Në tetor të vitit 2022, pronarët e atëhershëm të ish-Monopollit, Shoqëria Aksionare ‘Tetovo Tabak’ kërkojnë nga Komuna e Tetovës që të tjetërsojnë hapësirën rreth pronës së tyre nga tokë shtetërore, në tokë private.

Bëhet fjalë për gjithsej 6,817m2 ndërsa të drejtën ekskluzive për blerjen e kësaj hapësire e ka pasur ‘Tetovo Tabak’, pasi ligji kërkon që blerësi të jetë pronar i më së paku 30 përqind të tokës që shpreh interes ta tjetërsojë.

Andaj, kjo nuk do të mund të ishte realizuar me ankand publik.

Theksojmë se këtu nuk bëhet fjalë për kontratë klasike për shit-blerje të pronës publike por për tjetërsim të tokës ndërtimore, pronë e RMV-së. Portalb-i siguroi të plotë dhe shqyrtoi kontratën e publikuar më herët në disa medie.

“Lënda e kontratës është tjetërsimi (blerja) i tokës ndërtimore, pronë e RMV-së, e paraparë me plan urbanistik”, shkruan Neni 1 i kontratës mes Komunës së Tetovës dhe ‘Tetovo Tabak’.

Dashmir Aliji, pronar aktual i ish-Monopollit dhe drejtues i kompanisë ‘Elastan’, për Portalb sqaroi se lartësinë e çmimit për tjetërsim të tokës ndërtimore nuk e përcakton komuna, por ligji aktual.

“Çmimi i metër katrorit për tjetërsim të tokës ndërtimore, pronë e RMV-së përcaktohet përmes një tabelari zyrtar, të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe nuk është në dorë të vetëqeverisjes lokale që të vendosë”, i tha Aliji Portalb-it.

“Është dashur fillimisht t’i ndryshohet destinimi, pastaj të shitet..”

Çmimi për blerjen e hapësirave që janë zonë industriale (G2) është shumë më i lirë se ai për blerjen e hapësirave që janë për banim (A2). Komuna e Tetovës vendosi ta shesë hapësirën prej 6,871m2 gjatë kohës kur ishte me destinim industrial.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Komuna e Tetovës ka qenë në dijeni se ka investitorë që planifikojnë të ndërtojnë banesa në këtë zonë dhe se për shpejt kohë do të vinte në rend të ditës ndryshimi i destinimit nga zonë industriale në zonë për banim.

“Absolutisht nuk është dashur ta bëje këtë, ata e kanë ditë se dita e ditës ata do ta votonin dhe do e ndryshonin nga zonë industriale në zonë për banim, ta bënin fillimisht këtë, pastaj ta shisnin, më shumë para për komunën e cila është e zhytur në borxhe”, i tha një urbanist Portalb-it.

Ai thotë se kjo i shton dyshimet që Komuna e Tetovës më shumë ka menduar për interesin e investitorit se sa të komunës.

Viti 2022: ‘Elastan’ përvesh krahët, fillon punën që t’ia ndryshojë destinimin këtij blloku dhe të mundësohet ndërtimi i objekteve për banim

Pasi ‘Tetovo Tabak’ me bashkëpunim të Komunës së Tetovës kishte kryer të gjitha procedurat e nevojshme për kompletim të pronës, kompania ‘Elastan’ kishte përveshur për të punuar që aty të ndërtohen 4 banesa.

“Elastan” kishte angazhuar kompaninë ‘Pollog Projekt’ nga Gostivari që të përpunojë një projekt-plan për ndryshimin e destinimit të ish-Monopollit nga zonë industriale (G2) në zonë për banim (A2).

Qëllimi përfundimtar i iniciativës ishte të që këshilltarët komunal me shumicë të votave të ndryshojnë edhe planin gjeneral urbanistik, edhe planin detal urbanistik. Projektin e titulluan: Procedurë e përbashkët për ndryshimin e planit gjeneral urbanistik dhe planit detal urbanistik blloku 31 në Komunën e Tetovës për periudhën planore 2022-2032.

Kujtojmë që në këtë kohë ‘Elastan’ nuk ka pasur asgjë nga ish-Monopolli në pronësi, të paktën jo zyrtarisht apo de-jure (sipas ligjit).

Gjithçka shkon sipas planit: Në tetor 2024 me 18 vota PËR ky bllok kthehet në zonë banimi

Nëntë tetor, 2024, dy pikat e fundit të rendit të ditës të seancës së këshillit komunal kishin ishin pikërisht ndryshimi i planeve që do të ndryshonin krejtësisht destinimin e kësaj zone, nga zonë për industri të lehtë, në zonë banimi.

Portalb-i shqyrtoi proces verbalin e kësaj seance të këshillit komunal, asnjë prej këshilltarëve që kishte marrë fjalën për diskutim nuk ishte shprehur kundër ndryshimit të destinimit të kësaj zone, apo nuk kishte parashtruar pyetje se si do të bëhej kjo dhe çfarë konkretisht planifikohej të ndërtohet në atë zonë.

Pika e rendit të ditës, përkatësisht porpozim-ndryshimi i planit gjeneral urbanistik dhe planit detal urbanistik të përgatitur nga ‘Pollog Projekt’ që e kishte angazhuar kompania ‘Elastan’ kaloi me gjithsej 18 vota PËR, 6 vota KUNDËR, dhe asnjë votë të PËRMBAJTUR.

Zyrtarisht, nga kjo datë investitorit i jepet drita e gjelbër që të mund të ndërtojë objekte për banim tek ish-Monopolli.

Arkitekti Darijan Sotirovski potencoi se kjo procedurë është dashur të jetë më transparente.

“Planifikimi urbanistik përbën interes publik. Andaj, më intereson kush e ngriti dorën dhe lejoi që papritur të ndryshohen si Plani i Përgjithshëm ashtu edhe ai Detaj i Urbanistikës për Bllokun 31 më 09.10.2024, pa dijeninë e publikut të gjerë, duke shembur kështu Monopolin e Tetovës dhe duke ndërtuar 4 ndërtesa gjigante me mbi 2.000 njësi banimi?”, tha Darijan Sotirovski, arkitekt.

Katër ditë pas këtij vendimi: Ish-Monopollin e bleu kompania ‘Elastan’

Më 13 tetor të vitit 2024, kompania ‘Elastan” nga ‘Tetovo Tabak’ për afër gjashtë milion euro i blen të gjitha pronat që kjo Shoqëri Aksionare i ka poseduar tek ish-Monopolli dhe fillon planin për ndërtimin e katër banesave.

“Nuk kam filluar ende diçka në terren për ndërtim të banesave, por e kam shumë të rëndësishme që gjithçka në opinion të qartësohet dhe të mos shpërndahen lajme të rreme, pasi në mënyrë indirekte më dëmtojnë edhe mua”, i tha Dashmir Aliji, gazetarit të Portalb.

Aliji gjithashtu tha se ata i kanë kaluar të gjitha filtrat e nevojshme ligjore për këtë.

“Ne kemi respektuar ligjin, ka pasur edhe debate publike, asnjë vërrejtje nuk ka pasur që aty të mos ndërtohen objekte banini, zero, asnji”, shtoi Aliji.

Totali i m2 i objekteve për banim që do të ndërtohen është 31,871 m2.

Këto ditë tek ish-Monopolli janë vërejtur ekskavatorë të cilët po e pastrojnë zonën, mirëpo nuk dihet se kur do të fillohet zyrtarisht ndërtimi i objekteve për banim. Kujtojmë që bëhet fjalë për një ndër zonat më të mira të Tetovës, në hyrje të qytetit. Aktivistët megjithatë kanë kritikuar se Tetova po mbingarkohet me objekte banimi ndërsa mungojnë parqe dhe hapësira tjera për rekreacion.

portalb

 

 

Hoteli në kodrën e Liqenit të Ohrit, bëhet realitet

Hoteli i Mihajllkovit OherHoteli i Miјalkovit, që po ndërtohet në kodrën e lagjes Ineks Goricë, tashmë po merr pamje.

Për një vit, nga tokë e papërpunuar, objekti i ri i hotelit po bëhet realitet. Bëhet fjalë për një nga lokacionet më atraktive në Ohër. Pavarësisht revoltës së organizatave ekologjike dhe qytetarëve për betonizimin dhe shkatërrimin e vegjetacionit të pasur, autoritetet lokale e konsiderojnë hotelin si punë të kryer.

Procesi ka filluar në vitin 2007, kur është hartuar Plan Urbanistik jashtë zonës së banuar, ku një pjesë e park-malit Goricë është tjetërsuar në tokë ndërtimore të papërpunuar, me qëllim ndërtimin e një kompleksi hotelierik. Në vitin 2011, Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve shpalli tender publik për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e një hoteli në Liqenin e Ohrit.

„Fiton kompania e funksionarit partiak, e cila merr një parcelë kadastrale prej 15.878 m2. Bëhet fjalë për „Divelop Group“ në pronësi të Sasho Miјalkovit. Gjatë verës, në të njëjtën vit, në atë lokacion është vënë zjarr. Terreni pastrohet dhe përveç pemëve të djegura, priten edhe pemë të shëndosha. Kjo krijon hapësirë të madhe e cila më pas rrethohet”, thonë nga Ohri SOS.

Hapësira në atë gjendje ka qëndruar pothuajse një dekadë. Por, në vend që ta ndërpriste kontratën, Komuna e Ohrit në dy raste ka nënshkruar aneks dhe i ka mundësuar Miјallkovit që të mos e humbë tokën. I pari në vitin 2013 dhe i dyti në vitin 2020, shtojnë nga Ohri SOS.

“Individë pothuajse falas marrin lokacione atraktive në të gjithë Rajonin e Ohrit, toka shtetërore shitet sikur të ishte diçka pa vlerë. Keqpërdorin detyrën e tyre zyrtare për të mundësuar që dikush të përfitojë në afat të gjatë, ndërsa ata të “ëmbëlsohen” pak nga kulaçi”, njoftojnë nga Ohri SOS.

Kryetari i Ohrit, Kiril Pecaov, pyet pse po krijohet kaq shumë zhurmë për këtë objekt.

“Për planin e menaxhimit të Ohrit, ai i plotëson kushtet, sepse nuk ndodhet brenda vijës së 50 metrave nga Liqeni i Ohrit. Mund të ketë një lartësi të katit P plus tre dhe 40% shfrytëzim të ndërtimit, ndërsa ky objekt ka katin e parë, minus një dhe minus dy, nuk është as katër kate, por ka tri kate dhe 22% shfrytëzim të parcelës. Për të vlejtur leja për ndërtim, ligji është ndryshuar dy herë në vitin 2017 dhe në vitin 2019”, deklaroi Kiril Pecaov – Kryetari i Ohrit.

Nga Ohri SOS thonë se ky projekt kurrë nuk ka qenë i dorëzuar tek Komisioni për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrorë dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, as plani urbanistik nuk është rishikuar nga aspekti i përputhshmërisë me Planin për Menaxhimin e Rajonit të Ohrit, në të cilin thuhet “parandalimi i ndërtimit të objekteve në lartësitë relievike, vendet dominante ku ndërtimi i objekteve do të prishë peizazhin bregdetar.”

Alsat / Miki Trajkovski

Taravari: Situata në koalicionin VLEN relativisht e mirë

vlenPas zërave në opinion se në mbledhjen e fundit të koalicionit VLEN, Arben Taravari ka kërkuar të paktën 40 për qind të kandidatëve për komunat, gjë për të cilën ka hasur në kundërshtim të ashpër nga Bilall Kasami dhe se me këtë kanë filluar edhe pakënaqësitë në koalicionin VLEN, Taravari thotë se situata brenda VLEN-it është relativisht stabile, duke mos u përgjigjur konkretisht në pyetjen e gazetarëve rreth zhvillimeve brenda koalicionit VLEN.

 

“Kjo është irelevante për temën të cilën jemi duke e biseduar sot, mes bisedave të koalicionit ato janë tema politike, mendoj se sot më së shumti jam i fokusuar në temën e shëndetësisë. Në koalicionin VLEN, situata është relativisht stabile dhe edhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull deri më tani” – tha Taravari.

 

Jozyrtarisht thuhet se në mbledhjen e së hënës të liderëve të koalicionit VLEN, Taravari ka kërkuar mirëkuptimin e liderëve të VLEN-it deri më 6 prill, kur do ta mbajë Kuvendin e partisë, në të cilin do të vendosë se si do të veprojë më tej. Kjo kërkesë e Taravarit thuhet se vjen pasi ai ka kërkuar që koalicioni VLEN të garojë i ndarë në zgjedhjet lokale, për të cilën nuk ka hasur në gjuhë të përbashkët. Kujtojmë se ditë më parë, në opinion qarkulluan zëra se Arben Taravari dhe BDI-ja mund të kenë bashkëpunim para dhe gjatë zgjedhjeve lokale, për të cilët Taravari nuk është shprehur i prerë, edhe pse gjatë ditës së djeshme theksoi se nuk sheh asgjë të keqe nëse partitë politike komunikojnë mes vete, duke bërë të qartë për opinion se përveç me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin është në komunikim me të gjithë liderët e partive të tjera, përfshirë edhe Ali Ahmetin.

klan

Pse pushteti në duart e partive maqedonase në ish IRJM nuk ka gatishmëri për ta luftuar korrupsionin?

maqedoniaPërgjigja është shumë e thjeshtë – lufta kundër korrupsionit nuk është fare prioritet i pushtetit në ish IRJM, në një kohë që është e zënë me luftën për mbrojtjen e identitetit, gjuhës, historisë dhe territoreve të përvetësuara.

Madje korrupsioni është një instrument mjaft efikas në duart e partive “maqedonase” për të disiplinuar, përdorur dhe shpërblyer për dëgjueshmëri, përfaqësuesit politik të shqiptarëve, të cilët, krahasuar me fqinjët e tjerë (Greqinë dhe Bullgarinë) janë pikërisht më të dëmtuarit nga kjo hajdutëri identitetesh.

Nëse për grekët ishte i papranueshëm emri i shtetit “Maqedoni”, sepse përfaqësonte pretendim territorial për territorin me të njëjtin emër në Greqi me sipërfaqe më të madhe (34.177 km2) dhe me më shumë banorë (2,3 mil banorë) se vet ish IRJM, dhe nëse për bullgarët është i papranueshëm përvetësimi i dialektit lindor të gjuhës së tyre, trashëgimisë kulturore, figurave historike dhe ngjarjeve të rëndësishme në historinë bullgare, sot identiteti dhe shteti “maqedonas” me kryeqytet Shkupin (Skupi), i cili kurë s’ka qenë Maqedoni (antike) por kryeqytet i Dardanisë, mbahet në këmbë pikërisht në kurriz të shqiptarëve – territoreve të tyre, lirisë së tyre dhe mirëqenies së tyre.

Ndaj në këto rrethana, asnjëra nga dy partitë “maqedonase” që zëvendësojnë njëra tjetrën në pushtetin ekskluziv që ua jep kushtetuta unitare, nuk e kanë luksin ta luftojnë korrupsionin, i cili u shërben atyre për të rekrutuar, motivuar dhe shpërblyer përfaqësuesit politik të shqiptarëve, duke kontrolluar dhe neutralizuar në këtë mënyrë organizimin politik të shqiptarëve, të cilët përfaqësojnë kërcënimin më të madh për identitetin dhe shtetin e përvetësuar “maqedonas”.

Dallimi i vetëm mes këtyre dy partive qëndron thjesht në strategjinë e zgjedhur për t’u përballur me shqiptarët. VMRO që në fillim ka zgjedhur qasjen me dorë të fortë ndaj shqiptarëve, dhe me këtë qasje mori dhe votat nga shumica e elektoratit “maqedonas”. Ndaj dhe pas tragjedisë së Koçanit, kryeministri Mickovski pa hezituar, para kamerave, duke marrë kompetencat e policisë, hetuesisë dhe gjykatave, shpalli shqiptarët fajtorë për këtë tragjedi dhe kërcënoi partinë më të madhe shqiptare se “do t’i nxjerri për veshi nga shtëpia”. Ndërsa LSDM vazhdon me strategjinë e vjetër të “vëllazërim bashkimit” ish jugosllav, me synimin e kultivimit të shqiptarit lojal “maqedonas” me shembullin e atij “jugosllav” të kohës së Jugosllavisë socialiste. Ndaj këto ditë pas tragjedisë së Koçanit, mediat e afërta me LSDM, me zellin më të madh sillnin prova para publikut “maqedonas” për bashkëvajtjen e shqiptarëve me bashkëqytetarët e tyre “maqedonas”, duke promovuar kështu lojalitetin e shqiptarëve ndaj kombit dhe shtetit “maqedonas”.

Nga ana tjetër, është fakt i ditur nga të gjithë, se asnjë shqiptar nuk vjen në parlament e aq më pak në postet ministrore me motivin për të luftuar për të drejtat kolektive të shqiptarëve, por për të plotësuar ambiciet dhe nevojat financiare personale, familjare dhe klanore. E pas tyre qëndrojnë masa e votuesve dhe simpatizantëve partiakë që nuk janë të interesuar për të kërkuar llogari nga përfaqësuesit e tyre, por thjesht të sigurojnë ndonjë vend pune. Ndaj valëvitja e flamurit të luftës kundër korrupsionit, si qëllim në vete, i ndarë nga faktorët e tjerë që përcaktojnë gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike të shqiptarëve në ish IRJM, qoftë nga ana e partive politike shqiptare apo individëve dhe shoqatave të ndryshme, është thjesht hipokrizi, madje akoma më shumë, strategji e mirëmenduara për të larguar vëmendjen nga lufta e shqiptarëve për të drejta kolektive.

Shqiptarët në ish IJRM duhet ta luftojnë korrupsionin, por këtë mund ta bëjnë vetëm duke luftuar për statusin e tyre të merituar kushtetues, si grup etnik më i madh në vend. Përndryshe rrezikojnë të xhirojnë pa fund në qarkun vicioz ku statusi i tyre i diskriminuar kushtetues do të prodhojë pa fund shqiptarë të korruptuar, e këta shqiptarë të korruptuar do të mirëmbajnë pafund statusin e tyre të diskriminuar kushtetues.

Huazuar nga Afrim Fanda – Facebook.

Ohër SOS: Mijalkov po ndërton pa problem një hotel mbi liqenin e Ohrit

gorica-developSasho Mijalkov përvetësoi tokë shtetërore në një nga lokacionet më tërheqëse në Ohër, pikërisht mbi liqen.

Ky projekt nuk është dorëzuar asnjëherë në Komisionin për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, as plani urbanistik nuk është rishikuar nga pikëpamja e përputhshmërisë së tij me Planin për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit (2020-2029), i cili shprehimisht shprehet “parandalimi i zbardhjeve të ndërtimit ku do të bëhen objekte të ndërtimit. peizazhi bregdetar”. thuhet në reagimin e iniciativës qytetare Ohër SOS.

“Në vitin 2007 është hartuar një plan urbanistik jashtë vendbanimit, ku një pjesë e parkut pyjor të Goricës është shndërruar në tokë të pazhvilluar për ndërtim, me qëllim të veçantë kompleks hotelier. Kryetar i komunës së Ohrit është Aleksandar Petreski. Në fillim të vitit 2011, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, e udhëhequr nga Mile Janakieski, shpalli pronësi shtetërore për ndërtimin e tokës publike të Republikës së Maqedonisë. të një hoteli në liqenin e Ohrit, fiton kompania e zyrtarit të partisë, e cila merr një ngastër kadastrale prej 15.878 m2. Është “Develop Group” në pronësi të Sasho Mijalkovit, në atë lokacion u ndez një zjarr, duke djegur bar dhe pisha për shkak të mungesës së raportit të Ministrisë së Brendshme janë futur në zjarr. Terreni është pastruar dhe përveç të djegurve është prerë edhe një hapësirë ​​e madhe, e cila më pas është rrethuar. Kështu mbetet për gati një dekadë. Ndërkaq, për shkak të procedurave gjyqësore, prona e Mijalkovit është e ngrirë.

Por, në vend të shkëputjes së kontratës, për të cilën ekzistojnë kushte reale, Komuna e Ohrit në dy raste nënshkruan aneks dhe i mundëson Mijallkovit që të mos humbasë tokën. Aneksi i parë është nënshkruar nga kryetari Nikola Bakraceski në vitin 2013, ndërsa i dyti është nënshkruar nga kryetari Konstantin Georgieski në vitin 2020. Kjo lojë drejtohet bashkërisht nga dy partitë më të mëdha. Në vend që të hetojnë këto rrethana, mediat duken të painteresuara, duke zgjedhur të heshtin. Publiku nuk e dinte se çfarë po ndodhte dhe as nuk u njoftua. Madje, media të caktuara lokale në periudhën para fillimit të punimeve kanë bërë të ditur se si ajo zonë ka qenë e lënë pas dore dhe e parregullt dhe se këtu është dashur të ndërtohet një hotel. Ohri SOS para disa vitesh kërkoi dokumentacionin e plotë nga institucionet dhe me qëllim të hulumtimit të mëtutjeshëm dhe publikimit të tij tek publiku i Ohrit dhe ai maqedonas, ua ofroi disa redaksive hulumtuese. Fatkeqësisht, pavarësisht marrëveshjes fillestare dhe dëshirës për t’i bërë të ditura të gjitha këto, mediat e kontaktuara ende nuk kanë investiguar. Nuk e dimë pse.

Në fund, pasi një pjesë e veprave për të cilat ai ndiqej i ka skaduar (për shkak të zvarritjes dhe keqmenaxhimit të procedurës), dhe me ndryshimet në Kodin Penal është ndryshuar thelbi i veprës për të cilën është ndjekur, Mijallkov është liruar. Sistemi i drejtësisë u manipulua me mjeshtëri, ndaj ndodhi që në fund shteti, pra taksapaguesit, duhej të paguante shpenzimet e avokatit të tij. Pa asnjë pengesë, në fillim të vitit të kaluar erdhi momenti i duhur për të vazhduar aty ku e la në Goricë. Hoteli eshte ne ndertim.

Ky projekt nuk iu dorëzua asnjëherë Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, as plani urbanistik nuk u rishikua nga pikëpamja e përputhshmërisë së tij me Planin për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit (2020-2029), i cili shprehimisht shprehet “parandalimi i pushtimit të ndërtimit ku do të vendosen reliev të objekteve. peizazhi bregdetar”. Ohri SOS e përfshiu këtë rast në komentet e paraqitura Misionit Monitorues Reaktiv të UNESCO-s, IUCN dhe Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (ICOMOS) i cili vizitoi Ohrin vitin e kaluar.

Në Raportin për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit të dorëzuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore në shkurt të vitit të kaluar, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mënyrë manipulative thekson se të gjitha të rejat apo ndryshimet në planet ekzistuese urbane janë në përputhje me Planin e Menaxhimit. Po ky projekt për Goricën? Apo për projektet e vjetra, pas të vjetrave? Ky është një shembull i dukshëm që hedh poshtë të gjitha “angazhimet” e institucioneve se janë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit. Për më tepër, se ata punojnë për publikun dhe jo për interesin privat. Individët marrin lokacione tërheqëse pothuajse falas në të gjithë rajonin e Ohrit, toka shtetërore tjetërsohet sikur të ishte diçka e pavlerë. Pothuajse në të gjitha rastet fitohet nga anëtarë të pushtetshëm vendas, të njohur apo të panjohur partiakë. Zyrtarët nuk mendojnë fare për interesin publik, për shkatërrimin, për pasojat. Ata po shpërdorojnë detyrën e tyre zyrtare që dikush të arrijë një përfitim afatgjatë dhe ata të korrin pak nga pasuria. Ta përdorin derisa janë në pozitë”, thuhet në deklaratën e Ohrit SOS, shkruan mkd.

3 majmunetPo ku është Bekim Qoku, deputeti Tetovar nga Ohri, i dërguari i Albinit në VLEN në qeverinë VLEN-VMRO!

Proverbi i njohur japonez, që shpesh lidhet me figurën e tre majmunëve të urtë, të quajtur “Sanzaru” ose “Mizaru, Kikazaru, Iwazaru” (majmuni që nuk shikon, majmuni që nuk dëgjon, majmuni që nuk flet).

Shkup marshi për viktimat në Koçan

marshi shkupMe tre minuta heshtje, vendosjen e luleve dhe ndezjen e qirinjve për viktimat në Koçan, filloi marshi i sonte i organizuar nga Lëvizja civile “Kush është i radhës”. Pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin “Maqedonia” prej nga përmes “Porta e Triumfit” drejtohen për në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

 

Është planifikuar që qytetarët të vendosen në parkun “Gruaja Luftëtare”, përballë Kuvendit dhe Spitalit të Qytetit. Prej aty me duartrokitje pesëminutëshe do të nderojnë punonjësit e shëndetësisë.

Më pas marshimi duhet vazhduar deri te hoteli “Holiday Inn”, kalimi i urës “Filipi II” dhe bulevardit “Goce Dellçev” për të mbërritur në Qeveri, ku do të ketë tubim, 16 minuta heshtje për të vdekurit dhe fjalime.

“Kush është tjetër?” në njoftimin e marshit përmend se është ekskluzivisht kundër çdo lloj dhune dhe provokimi, si dhe distancohet nga çdo thirrje, brohoritje (gjuhë urrejtjeje) apo sjellje që synon prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

-Simbolet partiake janë të ndaluara sepse protesta është iniciativë qytetare dhe nuk duhet të jetë partiake. Pjesëmarrësit duhet të respektojnë udhëzimet, të shmangin çdo lloj provokimi, të mos mbajnë sende të mprehta, armë, mjete piroteknike dhe të mos hedhin mbeturina.

Ata shtojnë gjithashtu se shkatërrimi i pronës publike dhe private është i ndaluar.

Për shkak të marshimit protestues, nga ora 19:00 është vendosur një regjim i veçantë qarkullimi në zonën qendrore të qytetit. SPB Shkup apelon që të respektohen urdhrat e dhëna nga punonjësit e policisë.

alsat

Shabani: “MPB avanson policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor!”

polici-maqedon-kumanove-kasapi qe perdhosi flamurin 28 nentorAmir Shabani nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë qytet, që siç thot ai, kanë formuar Njësi Speciale Civile me 9 persona, e në mesin e tyre kanë avansuar dhe policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor.

Shabani shkruan se në vend të suspendimit, polici tashmë është inkuadruar në ekip elitar.

Reagimi i plotë:

LAJM I KEQ PËR BASHKËJETESËN NË KUMANOVË‼
Të nderuar,
Nga dita e djeshme, MPB paska formuar një Njësi Speciale Civile në Kumanovë prej 9 vetave, në mesin e të cilëve ka AVANSUAR policin maqedonas “KASAPIN”, i cili përdhosi flamurin shqiptar gjatë festës së 28 Nëntorit.
Pra, në vend që të suspendohej, Ministria e Brendshme e inkuadron në ekip elitar për veprim në rrethana të jashtzakonshme.

Ky vendim nuk kontribuon aspak në bashkëjetesën në Kumanovë, në marrëdhëniet ndëretnike dhe në vetë sigurinë e qytetarëve. Është e qartë se qarqet e caktuara brenda policisë po provojnë të provokojnë, por ne nuk duhet të biem në këtë grackë! Sidomos tani, kur dikush po përpiqet t’i japë dimension etnik zhvillimeve në vend.
Ky është një plan i qartë për të krijuar tensione ndëretnike dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga tragjedia e Koçanit.

Prandaj, le të mos e kthejmë këtë në një konflikt ndëretnik, por ta shtojmë këtë padrejtësi në revoltën e përgjithshme të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, kundër kësaj qeverije shkruan almakos.

Ju rikujtojmë se Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti nga partitë shqiptare në koalicionin qeverisës pati thënë se do të kërkojnë masa disiplinore e “s’do të ketë kompromis, për këdo që shkel ligjin” edhe zv. ministri i MPB-së, Astrit Iseni paralajmëroi se polici do të dënohet me masa diciplinore.

flamuri

Më 28 nëntor ishte incizuar polici duke larguar flamurin kombëtar nga një shtyllë në një rrugë në Kumanovë. Ai qëndronte mbi furgonin zyrtar të Policisë teksa e largonte flamurin kombëtar shqiptar.

 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë parafinancim nga BE, komisionerja Kos: Duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe

KosShqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për të vijuar rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin  Europian, Marta Kos përmes një postimi në rrjetin social “X”, thekson se kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

“Urime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, ka shkruar Kos.

Shqipëria do të përfitojë 922 milionë euro kredi dhe grante deri në vitin 2027 nga Bashkimi Europian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

E ndarë në sektorë të veçantë, pjesa më e madhe e fondeve shkojnë për reformat në drejtësi, afërsisht 267.7 milionë euro.

Përmirësimi i klimës së biznesit po ashtu merr një rëndësi të veçantë sa i takon fondeve grant dhe kredi, në një vlerë prej 209 milionë euro.

Sektori i energjisë dhe tranzicioni i gjelbër kanë marrë një rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian, fushë në të cilën do të shpenzohen për 3 vite afërsisht 127.8 milionë euro. Po ashtu për zhvillimin e teknologjisë do të shkojnë afërsisht 127.8 milionë euro.

tch

“Mjaft ishim ne, rradhën e ka sistemi”, nga nesër protesta në Shkup dhe Tetovë

protestaNga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës për zbardhjen e rasteve tragjike në vend.

 

Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”.

Drejtësi do të kërkohet edhe nga Tetova në orën 12:30 në sheshin “Iliria”, organizuar nga nisma “Zero”.

Ata shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Llaskarcë dhe Koçan”.

“Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”. Protestat janë paralajmëruar në rrjetet sociale.

alsat

Të gjithë viktimat në Koçan vdiqën nga asfiksia

asfiksiaTë gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më 21 mars drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut,

 

Aleksandar Stankov, i cili dha informacione për autopsitë dhe identifikimin e viktimave.

Gjatë një konference për media ai tha ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat.

“Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov.

Ai tha se janë përdorur dy metoda për të identifikuar viktimat, përmes ADN-së dhe analizimit të shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, Stankov tha se ishte e pamundur që të analizonin shenjat e gishtërinjve të katër viktimave, prandaj ata u identifikuan përmes ADN-së.

“Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”, tha Stankov.

Autoritetet thanë se raportet e të gjitha autopsive të kryera do të kompletohen gjatë këtij muaji, por analizat toksikologjike mund të marrin më shumë kohë.

“Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç, 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi”, tha Stankov.

Duke folur për asfiksinë, Stankov shpjegoi se nën ndikimin e monoksidit të karbonit, shfaqen kokëdhimbje, të vjella, marramendje, humbje të vetëdijes, çorientim dhe paralizë muskulore dhe në raste të tilla, viktimat zakonisht gjenden pranë vendit ku kanë qenë në momentin kur kanë tentuar që të shpëtojnë.

Një ditë më parë, viktimat e zjarrit në klubin e natës më 16 mars Koçan u varrosën në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut.

Të paktën 155 njerëz janë lënduar në këtë incident. Autoritetet kanë thënë se 10 pacientë janë në gjendje të rëndë, por janë rrezikut për jetë.

Një pjesë e tyre janë duke u trajtuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa disa në vendet fqinje.

 

rel