Kategoritë: Shqipëria

Lajmet nga Shqipëria

“Arkiva kërkon zgjidhje urgjente”, Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: Të mbikëqyret disiplina në punë e oficerëve gjyqësorë, ka ankesa nga qytetarët

CelaProkurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton këtë të martë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Në funksion të ruajtjes së nivelit të efektivitetit në veprimtarinë administrative e funksionale të prokurorive, garantimin e paanshmërisë dhe shpërndarjen e ekuilibruar të volumit të punës me urdhrat nr. 18, datë 30.01.2024 dhe nr. 19, datë 30.01.2024, të Prokurorit të Përgjithshëm, janë caktuar strukturat organike të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

 Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasuar me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike)”, theksoi ai.

“Në kuadrin e mbikëqyrjes së zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme dhe kujdesit për ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm u ka kërkuar periodikisht informacione drejtuesve të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm për masat e marra në zbatim të kompetencave ligjore të tyre, nëse kanë nxjerrë udhëzime të përgjithshme për të lehtësuar zbatimin e udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, për kërkimin e informacionit për ecurinë e procedimeve dhe/ose për nxjerrjen e udhëzimeve jo të detyrueshme për prokurorët lidhur me çështje konkrete, apo nxjerrjen e urdhrave për policinë gjyqësore lidhur me ushtrimin e funksioneve të tyre. Ndërkohë, në mënyrë të vazhdueshme janë zhvilluar analiza bazuar në informacionin statistikor që merret periodikisht nga prokuroritë dhe administrohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Për sa më sipër, vërehet se drejtuesit kanë marrë masa për njohjen me udhëzimet e Prokurorit të Përgjithshëm, organizimin e mbledhjeve me qëllim diskutimin e tyre, nxjerrjen e udhëzimeve dhe urdhrave me qëllim lehtësimin e zbatimit të tyre ose orientimin për zbatimin e drejtpërdrejtë nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.

Ndërkaq nga ana tjetër, në veprimtarinë e drejtuesve konstatohet nxjerrja e një numri relativisht të ulët udhëzimesh jo të detyrueshme për çështje konkrete dhe kërkesash për informacion për ecurinë e çështjeve dhe veprimtarinë e punës së seksioneve.

Po kështu, treguesit lidhur me rolin aktiv të prokurorit sa i përket rritjes së hetimeve kryesisht, hetimeve paralele financiare, hetimeve proaktive me rezultate efektive hetimore, tërheqin vemendjen për nevojën e forcimit dhe shtimit të kapaciteteve, rritjen e bashkëpunimit efektiv me organet e tjera ligjzbatuese dhe angazhimin më të lartë nga ana e prokurorëve. Plotësimi i organikave ne prokurorë të rinj në 2025 besojmë se do kontribuojë pozitivisht në këtë drejtim.

Edhe gjatë vitit 2024, megjithë përpjekjet e bëra prej tyre, konstatohet e njëjta problematikë në koordinimin efikas me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në kuadër të kërkesave për informacion dhe mbështetjes me të dhëna të sakta e të plota.

Një tjetër problem mbetet mbikëqyrja e ngarkesës, performancës dhe disiplinës në punë  e oficerëve të policisë gjyqësore, ku duhet tërhequr vëmendja e drejtuesve dhe prokurorëve për të ushtruar aktivisht dhe në mënyrë të vazhdueshme autoritetin drejtues dhe kontrollues mbi policinë gjyqësore në përputhje me kompetencat e dhëna nga ligji.

Nisur edhe nga ankesat e qytetarëve apo raporte të institucioneve/organizatave monitoruese të të drejtave të njeriut, rezulton se duhet përmirësuar cilësia e komunikimit me qytetarët në drejtim të dhënies së informacionit të kërkuar prej tyre në kuadër të hetimeve penale.

Në një pjesë të prokurorive ka nevojë për një aplikim më efikas të Udhëzimit të Përgjithshëm nr. 15/2020 dhe Memorandumit të Bashkëpunimit me Policinë e Shtetit mbi trajtimin e njoftimit të viktimës akuzuese sipas nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale dhe referimeve të tjera që dukshëm nuk përmbajnë elementë të një vepre penale, që ndikon në uljen e ngarkesës së punës. Janë 5910 materiale që u arkivuan gjatë vitit që kaloi mbështetur në këtë udhëzim, që përbën pothuaj 10 % të totalit të materialeve të trajtuara nga prokurorët në vitin 2024.

Në kuadrin e hartës së re gjyqësore, Prokuroria e Përgjithshme ka vazhduar koordinimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë për zgjidhjen e çështjeve në drejtim të infrastrukturës. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional. Ka përfunduar detyra e projektimit në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara.

Së bashku më Këshillin e Lartë Gjyqësor i kemi drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për sigurimin e një sheshi ndërtimi, në mënyrë që të vijohet me hartimin e projektit, por si çështja e terrenit dhe e financimit mbeten ende të pazgjidhura, ndërkohë që nevoja për marrjen e masave konkrete është tejet urgjente. Gjatë vitit 2024 përfundoi me sukses rikonstruksioni i Prokurorisë Dibër, që ofron tashmë hapësira të mjaftueshme për ushtrimin normal të aktivitetit. Gjatë vitit 2025 do të përfundojnë investimet në prokuroritë Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës, ku janë zgjeruar ambientet në këto prokurori në zbatim të marrëveshjes me KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pas këtyre masave, problem do të vijojnë të mbeten Prokuroria Durrës dhe ajo Sarandë, ku ambientet ekzistuese janë të pamjaftueshme nëse do të plotësoheshin organikat.

Problem urgjent që mbetet për t’u zgjidhur është ai që lidhet me arkivat, ku situata vazhdon të rëndohet, edhe pse nga ana jonë janë marrë masa administrative në këtë drejtim, duke kthyer në hapësira arkivore një pjesë të godinave të prokurorive që pushuan së vijuari aktivitetin për shkak të hartës së re gjyqësore, por edhe përmes seleksionimit të materialeve me vlerë arkivore në përputhje me kuadrin ligjor përkatës, duke punuar ngushtësisht me prokuroritë e rretheve gjyqësore në këtë drejtim. Vlerësoj se ka nevojë për ndërhyrje ligjore në lidhje me përcaktimin e saktë të periudhës së ruajtjes së dosjeve penale, sipas praktikave më të mira evropiane, si dhe për marrjen e masave ndërinstitucionale adeguate për  sigurim të infrastrukturës që do të mundësojë ruajtjen e tyre.

Prokuroria e Përgjithshme e konsideron me rëndësi të veçantë për rritjen e efektivitetit së punës, ngritjen dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve në prokurori, po mbështetet nga Bashkimi Evropian. Për këtë qëllim, Prokurori i Përgjithshëm me urdhrin nr. 04 datë 04.01.2024 ngriti grupin e punës me ekspertë prokurorë nga të gjithë nivelet e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, me qëllim për sigurimin e mbështetjes së nevojshme në krijimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjeve. Në muajin tetor 2024 është nënshkruar marrëveshja midis BE-së dhe UNOPS-it për implementimin e sistemit CAMS dhe komponentëve të tjerë që lidhen me këtë sistem. Gjatë vitit 2024 janë zhvilluar disa takime me përfaqësues të UNOPS dhe grupit të punës. Në takimin e zhvilluar në datë 05.11.2024 u prezantuan fazat dhe afatet e projektit, duke nisur kështu formalizimi i bashkëpunimit dhe punës për ndërtimin dhe implementimin e këtij sistemi të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar angazhim të plotë për të adresuar të gjitha nevojat për një sistem efikas dhe mbështetje në plotësimin e kërkesave të tjera të nevojshme për implementimin e projektit.

Sa i përket bashkëpunimit me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, edhe gjatë vitit 2024 është vijuar me hartimin e udhërrëfyesit për ngritjen e sistemeve elektronike të sistemit të drejtësisë. Grupi ndërinstitucional i punës ka zhvilluar takime periodike mujore për këtë qëllim dhe pritet finalizimi dhe miratimi i tij brenda vitit 2025.

Gjejmë me vend të përmendim këtu se nga strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme u punua në drejtim të zhvillimit teknologjik të sistemit e-PRESTO duke synuar zgjidhjen në mënyrë efektive të problematikave teknike të mëparshme për të garantuar maksimalisht saktësinë dhe plotësinë e statistikave të gjeneruara nga sistemi, si dhe zhvillimin e rubrikave/referencave të tij në përputhje me standardet ndërkombëtare të MONEYVAL.  Sistemi u përfundua në përputhje me kërkesat funksionale dhe mundëson gjenerimin e të dhënave, hedhja e të cilave do të ndiqet me kujdes e prioritet të veçantë për shkak të rëndësisë që ka për procesin e Raundit të VI-të të vlerësimit të Shqipërisë që nis në vitin 2025”, shtoi Çela.

Top Channel

Sot konferenca e katërt ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit

ALB BEShqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

 

Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Kryeministri Edi Rama fillimisht dha një deklaratë nga Brukseli, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.

Faleminderit shumë që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e Këshillit Europian i cili me mençurinë e vëmendjen e tij ndaj vendit dhe rajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë. Sot sigurisht është një ditë shumë  e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces e pastaj edhe për samitin e ardhshëm për komunitetin politik europian, i cili është një aktivitet, një eveniment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment, në kohë dhe sigurisht do të flasim për rajonin ndaj të cilit, Presidenti është veçanërisht i përkushtuar.

Kështu që, ka shumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam shumë shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.

Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë  Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisëe cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare  dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

tch

“Inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria”, Presidenti i Këshillit Europian: Vizitë në 6 vendet e Ballkanit në mes të majit

Antonio CostaPresidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa priti sot në Bruksel kryeministrin Edi Rama.

Ai dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt BE-së.

Pas një takimi kokë më kokë, Rama do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.

 

Antonio Costa: Së pari, jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama. Së pari sepse është gjithmonë kënaqësi të takohemi, të flasim dhe të shkëmbejmë me Edi Ramën. Së dyti sepse zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tone dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim.

Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim dhe më tej grup kapituj për t’u negociuar gjatë këtij viti sepse e kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por mendoj që kjo është po kështu një shenjë mjaft e rëndësishme për të gjithë rajonin sepse mënyra më  e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është me BE e anëtarësimin në të.

Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit.

Nga ana tjetër, kjo është një mundësi shumë e mirë për të folur për Samitin e Komunitetit Politik që do të mbahet në 16 maj në Tiranë. Europa është më shumë sesa BE, por gjithmonë e më shumë është e rëndësishme që ne të jemi të gjithë së bashku të bashkuar sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë. Faleminderit shumë!

tch

Ndotja akustike, polica ‘aksion’ për matjen e nivelit të zhurmave! Lokali gjobitet me 3 mln lekë

Ndotje akustikePolicia e Tiranës ka nisur ‘aksion’ për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.

“Plani i masave është ndërmarrë nga Policia e Tiranës si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës.

Matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike.

Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit”-njofton policia.

Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi.

tch

“Historia e tij mbetet ende një mister”, “Express” shkruan për ishullin e Sazanit: Parajsë për adhuruesit e natyrës!

SazaniIshulli i Sazanit në brigjet e gadishullit të Karaburunit në Shqipëri është hapur së fundmi për vizitorët, por historia e tij mbetet ende një mister”, shkruan Aditi Rane në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

 

Vitet e fundit, Shqipëria ka fituar popullaritet si një nga destinacionet e preferuar për pushime, falë plazheve dhe peizazheve të saj mahnitëse, por një ishull i pazakontë është kthyer në trend për një arsye tjetër. Në brigjet e gadishullit të largët të Karaburunit të Shqipërisë, ishulli i Sazanit mbetet një nga destinacionet më misterioze dhe më pak të njohura të Evropës.

Pavarësisht bukurisë së tij magjepsëse, ishulli 5,7 kilometra katrorë ka qenë prej kohësh i ndaluar për vizitorët për shkak të së kaluarës së tij të errët ushtarake. Dikur një bazë strategjike e nëndetëseve dhe armëve kimike për Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, tani ishulli është shndërruar në zonë me interes për vizitorët që tërhiqen nga turizmi i errët.

Ishulli i Sazanit luajti rol kyç në mbrojtjen ushtarake të Shqipërisë. Rrjeti i tij i bunkerëve dhe tuneleve nëntokësore, i ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore, mbetet i fshehur nën peizazhin e tij të thyer. Megjithëse tani ishulli është shtëpia e një baze ushtarake shqiptaro-italiane, dalëngadalë ka nisur të mirëpresë vizitorë kureshtarë.

Në verën e vitit 2017, një pjesë e vogël e ishullit të Sazanit u hap zyrtarisht për turistët, duke i lejuar të eksploronin plazhet e tij të pacënuara, strukturat e braktisura ushtarake dhe reliket e frikshme të Luftës së Ftohtë, për herë të parë. Sot, aventurierët mund “të lundrojnë” në rrënojat e tmerrshme, të dëshmojnë bukurinë e tij natyrore të paprekur e madje të eksplorojnë labirintin e nëndheshëm që dikur mbronte operacionet më të fshehta ushtarake të Shqipërisë.

Pavarësisht të kaluarës së trazuar, ishulli i Sazanit është një parajsë për adhuruesit e natyrës. Ishulli është i rrethuar nga ujëra të pastra kristal, shkëmbinj e limane të fshehura që ofrojnë pamje mahnitëse të deteve Adriatik dhe Jon. Me klimën mesdhetare dhe bimësinë e harlisur e të egër, shfaqet një kontrast i fortë me strukturat e tij të shkreta dhe të braktisura.

Ndonëse ishullit i mungon ende një infrastrukturë turistike e plotë, turet me varka nga Vlora tani i lejojnë vizitorët të shkelin në këtë tokë, dikur të ndaluar. Ndërkohë që aksesi i plotë në tunelet ushtarake mbetet i kufizuar, turet më këmbë ofrojnë një mundësi për të parë nga afër historinë e Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë.

Ata që kërkojnë një destinacion unik rekomandohen të vizitojnë ishullin e Sazanit, i cili ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, misterit dhe bukurisë natyrore duke e bërë atë një udhëtim të domosdoshëm për turistët e guximshëm që kërkojnë të eksplorojnë xhevahiret e fshehura të Evropës.

tch

Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Shqipëri, Rama: Liderët e të gjithë kontinentit bëhen bashkë në zemër të Tiranës

SamitiTirana mikpret më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian.

 

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shprehet krenar që do të bëhen bashkë në Shqipëri liderët e të gjithë kontinentit.

“MIRËMËNGJES  dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

tch

Kallas në Tiranë: Anëtarësimi 2030 real nëse kryhen detyrat

KallasKaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e BE-së, njëherësh zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, u prit këtë të hënë (08.04.2025) në Tiranë nga drejtuesit më të lartë të Shqipërisë.

 

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin, Edi Rama, Kaja Kallas shprehu mbështetjen e plotë sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Diplomatja u shpreh se anëtarësimi i vendit deri në në vitin 2030 mund të jetë një objektiv realist, nëse kryhen reformat e nevojshme. “Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë”- u shpreh Kallas, teksa shtoi më tej se “Shqipëria me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, duhet t’i zbatojë. Sundimi i ligjit është gjithashtu i rëndësishëm dhe themeli i Bashkimit Europian” – shtoi Kallas. Ndërsa kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se ambicja e Shqipërisë është për hapjen e të gjithë grupkapitujve brenda këtij viti, dhe negociatat e Shqipërisë me BE-në të mbyllen deri në viti n 2027. “Ne kemi një plan të dakordësuar me BE për të mbyllur negociatat në vitin 2027. Në momentin që mbyllen, Komisioni i rekomandon vendeve anëtare për anëtarësimin dhe më tej çdo vend anëtar ia paraqet parlamenteve dhe ato votojnë për anëtarësimin. Kemi një peruiudhë dyvjeçare që rakordon me 2030 për Bashkimin Europian” – u shpreh Rama.

 

Nënshkruhet marrëveshja për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë

Bashkimi Europian do të financojë me një vlerë prej 90 milion eurosh projektin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e ‘Korridorit VIII” . Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së kryediplomates Kallas në Tiranë. “Një rrugë kyçe midis Shteteve Anëtare dhe NATO-s për mobilitetin ushtarak në Evropën Juglindore” – e cilësoi Kallas, duke theksuar rëndësinë për rritjen e sigurisë. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, 34 kilometra të gjatë, dhe shpejtësia e levizjes do te jetë 120km/orë. “Nënshkrimi që u bë është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore, dhe e forcon Shqipërinë si një nyje lidhëse në rajon” – u shpreh kryeministri Rama.

 

Begaj: Integrimi në BE prioritet kyç i Shqipërisë

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ne fokus të takimit ishte ishte procesi i zgjerimit evropian në rajonin e Ballkanit, ecuria e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, politika e jashtme, si dhe roli i saj në rajon. “Angazhimi i Shqipërisë ndaj objektivit strategjik për integrimin në BE mbetet një prioritet kyç” – u shpreh kreu i shtetit. Presidenti Begaj shtoi më tej se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj programit të transformimit dhe reformave që synojnë përmirësimin e sistemit politik, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimin e kushteve të favorshme për mirëqenien e qytetarëve.

dw

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor

KallasPërfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor.

Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

BE-ja njoftoi se në ditën e parë të turneut të saj, në Mal të Zi zyrtarja e lartë evropiane do të takohet me presidentin Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq. Ajo po ashtu do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile.

Mali i Zi është shteti që ka avancuar më së shumti në rajon në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.

Më 8 prill, në Shqipëri Kallas do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për meida.

Në Shqipëri, shefja e diplomacisë evropiane do të takohet edhe me ministrin për Evropë dhe Çështje Evropiane, Igli Hasani, dhe me atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Ajo do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”, thuhet në njoftim.

Në ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Kallas do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.

Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

rel

Rama inspekton repartin e operacioneve speciale në Zall Herr: Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve ushtarake

RamaAi ndoqi nga afër stërvitjen e forcave të FA.

Rama: Në 10 vitet e fundit qeveria ka 10-fishuar investimet në Mbrojtje. Kemi nisur program mbështetje për familjet e efektivëve, 179 efektivë që kanë përfituar nga një kredi me 0 interes për shtëpi dhe ky program do zgjerohet, sidomos rekrutët e rinj, do duhet të martohen se beqarët na duhen në front 24 orë, kur të ndani frontin mes luftës dhe dashurisë do të keni akses në një kredi të butë, është 5- fishuar numri i studentëve në akademi. Ambicia jonë është që të jetë një qendër stërvitore arsimore që t’i kalojë kufijtë e republikës sonë. Janë bërë një sërë përmirësimesh, s’dua t’ju mërzis me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve. Ka rritje të pjesëmarrjes së vajzave, ishte 10%, ka shkuar në 20.8%. ishte shumë e vështirë të dilej nga humnera ku ra FA. Brenda kësaj dekade të na japë jo vetëm një aset të munguar të Shqipërisë, asetin e kësaj industrie, por edhe një kapacitet të ri të fitimit në aspektin financiar për të riinvestuar në jetën e vendit.

Rama: Prodhim, prodhim, jo bëj kontrata për gjëra ekskluzive, merr, ble e lër aty se s’ka mirëmbajtje, por fto kompanitë e huaja që duan të bëjnë biznes duke shitur dhe të jenë partnerë me KAJO dhe prodho për prodhimin vendas dhe për jashtë. Do të jemi vend eksportues i prodhimeve ushtarake, brenda kësaj dekade.

tch

“Na duhet BE me çdo kusht e çmim”, Rama: Duhet të tregohemi të shpejtë që të mos na mbyllet dera e Bashkimit Evropian!

ramaKryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, foli sërish për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku tha se duhet të tregohemi të shpejtë, në mënyrë që të mos na mbyllet dera.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria është pozicionuar mirë në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe në prokurimet publike.

Ndër të tjera theksoi se Shqipëria është tani vend lider në rajon për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e politikave

“Kemi hapur dy grup kapituj, kemi ambicie të hapim të tjerë në vijim. Jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në renditjet evropiane në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit. U ngjitëm 18 vende në Transparency International. Vlerësim që u bë edhe nga Sigma, që na vendosi qartësisht si një vend lider në rajon për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e politikave.

Në tërësi një vlerësim neve na thotë shumë për të na inkurajuar, por nuk na pengojnë që të vazhdojmë. Konsolidimi i gjithçka që është në proces, pasi gjithçka është ende e brishtë, e kthyeshme, dhe për këtë arsye na duhet BE, me çdo kusht, me çdo çmim. Duhet të hyjmë në atë derë, një derë që është hapur me premisën që deri në fund të 2027 mund të mbyllim negociata dhe si një derë që mund të mbyllet nëse nuk jemi të shpejtë. Historia e zgjerimit tregon se fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe asaj që janë pas asaj dere, jo gjithmonë përputhen. Jemi të bindur se ky komision është kyç jo vetëm për hyrjen në atë derë por hyrjen me një proces të konsoliduar. S’ka liri individuale dhe barazi veç se në sistemin që kemi zgjedhur dhe në BE.

Kemi treguar që jemi shumë ambicioz, nuk na mjafton të bëjmë minimumin dhe në shumë shembuj që mund të sjell, sjell atë të prokurimeve publike.”, tha Rama.

tch