Neootomanizmi del në sipërfaqe edhe në Kosovë!

ImraneNeootomanizmi me moton e mirënjohur Avash – Avash (Step by Step) tani më të zbatuar me sukses tek shqiptarët nën Maqedoni, filloi të del në sipërfaqe edhe në Kosovë.

Tek shqiptarët nën Maqedoni ekzistojnë së paku 4 parti neootomane, dy prej tyre formuan qeverinë (Lëvizja BESA dhe Alternativa), ndërsa dy (Lëvizja Populli të Skender Rexhepi Zejd dhe Partia Demokratike Turke – PDT (TDP)) janë në opozitë. Me moton e njejtë Avash – Avash, pasi u rritën në LVV, edhe në Kosovë dolën në sipërfaqe me slloganin “Familja mbi të gjitha”. Në LVV ka edhe të tjerë që presin të rriten dhe do ti zgjojnë në të ardhmen.

 

Zgjedhjet në Kosovë/ Shkupjania e “Koalicionit për familjen” që pretendon postin e deputetes!

“Familja mbi të gjitha”, ky është parimi me të cilin i është futur garës për deputete në Republikën e Kosovës, bija nga Shkupi, Imrane Morina.

 

Në një intervistē për Klan Maqedoni, Morina tregon pikat dhe premtimet kryesore të koalicionit “Për Familjen” për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

“Bëhet fjalë për një politikë të djathtë ose konservatore e cila thelbin kryesorë e ka familjen. Ne kemi 7 premtime që duhet realizuar brenda programit tonë, kemi përkrahjen e familjeve dhe rritjen e popullsisë dukë bërë pushimin e paguar 2 vjeçar të lehonisë, 500 deri në 1000 euro në muaj, rritjen e shtesave për fëmijë, lehtësime tatimore për familjet” – tha Imrane Morina.

Foli edhe për Kodin Civil, tregoi se si do të veprojnë si koalicion nëse arrijnë që ta kalojnë pragun dhe të futen në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo është edhe ajo pika për të cilën jemi krijuar, ne e kemi kundërshtuar gjithmonë, qëndrojmë në atë pikë nëse jemi në Qeveri në mënyrë rigoroze nuk do të kalon ai ligj, në asnjë mënyrë, për ne egziston familja, babai, nëna, motra dhe vëllezërit, ne i pranojmë vetëm dy gjinitë” – tha Imrane Morina.

Komentoi edhe deklaratën e Zv/Kryeministrit Stoilkoviq rreth Kosovës.

“Sigurisht që deklarata e tij është skandaloze, por duke pasur parasysh se Maqedonia dhe Kosova janë dy vende të cilat kanë raporte të mira ndërfqinjësor, ku Maqedonia ka qenë ndër vendet e cila ka hapur rrugën për refugjatët gjatë luftës, e para e cila ka njoftur Kosovën dhe pavarësinë e saj. Do ta quaj një deklaratë e pamatur e ministrit gjithmonë duke u nisur që ti ruajmë marrëdhënjet miqësore ndërmjet dy vendeve që synim e kan eurointegrimin” – tha Imrane Morina.

Ndryshe, Imrane Morina është e lindur në Shkup, por jeton dhe vepron mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Koalicioni për Familjen” në listën zgjedhore mban numrin 129, kurse Imrane Morina në listën e koalicionit renditet në numrin 65-të, shkruan klan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>