Një transportues ajror rus Antonov-124 me dy avionë luftarakë MiG-29 në bord u ul në një aeroport ushtarak në periferi të Beograd.
Këta janë dy nga 6 MiG-ët e përdorur që Rusia po i jep Serbisë sipas një marrëveshjeje të arritur në muajin mars.
Avionët MiG po jepen falas por vlerësohet se montimi dhe riparimet që do t’u bëhen atyre priten t’i kushtojnë Serbisë rreth 235 milionë dollarë.
Sipas marrëveshjes, Rusia gjithashtu premton të dërgojë falas 30 tanke T-72 dhe 30 automjete luftarake.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, ndërkohë që është shprehur për një rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. (voa)