Urimi i Presidentit Begaj në ndërrimin e viteve drejtuar bashkëkombësve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Diasporë

PresidentiPresidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu drejtua me një mesazh të posaçëm urimi në ndërrimin e viteve bashkëkombësve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Diasporë.

 

“Gëzuar Vitin e Ri 2025!”, – uroi Presidenti Begaj, bashkë me dëshirën për një Shqipëri më të begatë, të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane.

“Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më tëbegatë. Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes”, – u shpreh Presidenti i Republikës, i cili ndau urimet dhe falënderimet për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit,që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane.

Një urim të veçantë Presidenti përcolli për të gjithë ata që natën e ndrrimit të viteve e kalojnë në punë dhe larg familjeve të tyre, ata që janë në emigracion, apo studiojnë e shërbejnë në misione jashtë vendit.

Duke e cilësuar ndërrimin e moteve si moment bilanci dhe reflektimi individual, familjar, shoqëror, shtetëror dhe kombëtar, Presidenti i Republikës theksoi se “Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj”.

“Viti që lamë pas, – thekson Presidenti Begaj, – shënoi arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike”.

“Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritësee miliona turistëve. Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës”.

Kreu i Shtetit theksoi se të gjithë shqiptarët ndajnë të njëjtën shpresë e vizion për të ardhmen:

“Reformat që do të përgatisin Shqipërinë e së nesërmes kërkojnë përpjekje dhe angazhim nga secili prej nesh. Shqipëria ka nevojëpër një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse.Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione tëforta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme për ngushtimin e hendekut social midis brezave, zonave dhe shtresave shoqërore. Mbi të gjitha, kemi nevojë për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar”.

Duke iu drejtuar të rinjve, Presidenti i Republikës kërkoi nga ky brez që, krahas hapjes ndaj risive, të ruajnë trashëgiminë, gjuhën shqipe dhe lidhjet me vendin.

Për sa i përket vitit elektoral, Presidenti i Republikës bëri apel për reflektim, duke mësuar nga gabimet e të shkuarës e duke u shprehur se Shqipëria i ka mundësitë dhe kapacitetet për arritjene objektivave.

“Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë tëshohim përpara”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>