Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga Komuna e Shtimes.
Ajo ishte e hospitalizuar në Klinikën Ifnektive prej datës 20.04.2020 dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.
Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 kështu që numri shkon në 20 në nivel të vendit.
Sipas statistikës në Kosovë janë gjithsejt 703 të infektuar prej tyre 162 janë shëruar dhe fatkeqësisht sot numri arriti në 20 të vdekur.