Ministri i shëndetësisë deri më tani konfirmoi 10 viktima, nga shpërthimi tek spitali modular i Tetovës, por ai tha se numri mund të rritet, sepse mjekët janë duke luftuar për jetët e të lënduarve.
Sipas informatave raportohet se viktimat janë si nga pacientët ashtu edhe nga stafi mjekësorë.
Zjarri u raportua në orën 21:00, në orën 21:45 u vu plotësisht nën kontroll, por zjarri u përhap shumë shpejtë sepse spitali modular ishte bërë tërësisht prej plastike.
Ja çka mbeti nga “spitali modular”