Erdoganizmi dhe neootomanizmi e rrezikojnë substancën kombëtare në Iliricum

Naim TernavaNaim Tërnava, pjesëmarrës në varrimin e nënës së Erdoganit…!

 

Mjaftë e rrezikshme për çështjen tonë kombëtare është lëvizja neo-otomaniste, respektivisht ajo erdoganiste në trevat shqiptare. Kjo lëvizje ka gjetur përkrahje nga turko-filët shqipfolës te ne. Lëvizje kjo që synon të rishkruajë historinë duke shpallur Perandorinë pushtuese Osmane si çlirimtare të shqiptarëve dhe, njëkohësisht, duke synuar të rikthejë sulltanatin në Gadishullin Ilirik.

Kjo lëvizje punën kolosale po e bën nëpërmjet të shoqatës TIKA dhe asaj Junus Emre, duke shpërndarë literaturë propagandiste në dobi të otomanizmit dhe duke ndërtuar e rinovuar qindra xhami e mejtepe (mësonjëtore fetare) në trojet tona, ndërkohë që në Serbi ata investojnë në ushtri dhe arsim. Fatal është fakti që shumë xhami në trevat tona bartin emrat e sulltanëve dhe vezirëve gjakpirës e kriminelë, të cilët ushtruan dhunë të paparë mbi shqiptarët plot 5 shekuj.

Ideolog i neo-otomanizmit është studiuesi turk Ahmet Davidogllu, i cili neve shqiptarëve na cilësonte me termin pezhorativ “mbetje osmane”.

Akoma i kam të freskëta deklarimet e shumë shqipfolësve në regjistrimet e popullsisë: “Jam turk elhamdulilah!”, ose “Kofsha turk” e “Pasha babën turk!”…

Është detyrë sa prioritare aq edhe emergjente e gjithë shqiptarëve që të ngrenë zërin e protestës në kupë të qiellit dhe t’i ndalin hovin propagandës turko-aziatike në Iliricum. Çdo neglizhencë dhe mospërfillje në këtë drejtim rrezikon substancën e kauzës sonë kombëtare.

Vetëm Lëvizja Kombëtare Panshqiptare është pararojë e fuqishme në mbrojtje të kauzës sonë kombëtare nga turkofilizmi dhe neo-otomanizmi …

 

Zekerija Idrizi / Drini

 

Të lumtë miku im për këtë denoncim të guximshëm dhe thirje për mobilizim ndaj këtij kërcënimi, që siç the me të drejtë, rrezikon substancën e kauzës sonë kombëtare. Për të qenë gjendja akoma më alarmante, ata në ish IRJM tanimë janë të organizuar si parti (Lëvizja Besa dhe Alternativa) që tani veprojnë nën maskën e patriotizmit të rrejshëm. Tanimë nuk u mjafton rekrutimit i ithtarëve përmes islamit politik (sepse i kufizon në numër ithtarësh), por përdorin patriotizmin e rrejshëm duke abuzuar fillimisht me emrin e institucionit më të shenjtë të shqiptarëve “Besës”, e kohëve të fundit edhe me emrin e “Jasharajve”, simbolin e luftës për bashkim kombëtar si dhe emrin e Vetëvendosjes. Janë kaq mirë të organizuar, mirë të financuar, këmbëngulës dhe perfide në synimet e tyre, sa që kanë arritur të imponohen si opozita/alternativa e vetme politike kundër BDI – për fat të keq me ndihmën e Lëvizjes për VetëVendosje, të cilët për fat të keq nuk arrijnë ta kuptojnë rrezikun që fshihet pas tyre.

A.F.

https://lajmet.com/kulture/george-orwell-menyra-me-efektive-e-tyre-per-te-shkaterruar-njerezit-eshte-te-mohosh-dhe-te-zhdukesh-historine-e-tyre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>