Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 771 teste dhe kemi të regjistruar 62 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 24, në Shtip 14, në Tetovë 12, në Strugë 4 , në Gostivar 3, në Kumanovë 2, në Veles 1, Valandovë 1 dhe në Koçani 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 2 viktima, prej tyre një pacient ndërroi jetë nga Struga (60 vjeç) i shtruar në spital prej më 22 maj si dhe një pacient nga Gostivari (64 vjeç) i pranuar në spital më 29 maj në spitalin e Gostivarit dhe pati rezultat pozitiv të covid-19.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 17 pacientë të rikuperuar: – Tetovë 9 – Shkup 5 – Kumanovë 1 – Manastir 1 dhe Gostivar 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2226, numri i pacientëve të rikuperuar është 1552, numri i të ndjerëve është 133, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 541.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 12 raste të reja, dhe kemi 9 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 78.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
• Shkup – 841, aktiv 267
• Tetovë – 210, aktive 78
• Prilep -211, aktiv 41
• Velesi – 130, aktiv 30
• Kumanova – 455, aktive 45
• Shtip-76, aktiv 41
• Struga – 84, aktive 14
• Ohër-23, aktiv 6
• Manastir –28, aktiv 3
• Gostivar-26, aktiv 6