LAJMET NGA KOSOVA

  • Osmani: ‘Drafti gjerman’ për Asociacionin është lajm i rremë

    21 Tetor, 2022

    VjosaPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “drafti gjerman” për Asociacionin i prezantuar të enjten në mediet e Kosovës është lajm i rremë dhe se ai nuk ekziston e as nuk do të ekzistojë. Ajo ka thënë se do të nënshkruajë vetëm marrëveshje që janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

     

    “Është ‘fake news’, nuk ...

  • Marrëveshja për Asociacionin: Çfarë është dhe çfarë mund të bëhet?

    21 Tetor, 2022

    Mitrovicën e Veriut 9 nëntor 2021Marrëveshja për formimin e një asociacioni që do t’i bashkonte dhjetë komuna që banohen me shumicë nga serbët në Kosovë, cilësohet si një ndër marrëveshjet më problematike në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

     

    E nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013, marrëveshja nuk ka arritur të zbatohet asnjëherë.

    Më 20 ...

  • Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman?

    21 Tetor, 2022

    Macron scholc“Nuk ka asgjë konkrete”.

    “Është joserioze ta hedhësh nga dritarja propozimin franko-gjerman”.

    “Gjithçka që vjen nga vendet evropiane duhet marrë seriozisht”.

    Këto janë vetëm disa nga deklaratat e zyrtarëve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë në lidhje me të ashtuquajturin propozim franko-gjerman, i cili do të duhej të hapte rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Rreth një muaj më parë në opinion dolën informacione ...

  • Escobar: Një marrëveshje Kosovë-Serbi është e mundshme shpejt

    20 Tetor, 2022

    Gabriel EscobarEscobar tha, se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet shpejt. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodh, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar qëndrueshmëri, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.

     

    I ngarkuari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar para largimit nga Kosova dhe udhëtimit drejt Serbisë, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për ...

  • Escobar: Mbështesim propozimin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë – Serbi

    20 Tetor, 2022

    EscobarI dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se diplomatët evropianë thonë që kjo është çështje javësh.

     

    Ai i bëri këto komente gjatë një interviste për televizionin Kanal 10 në Prishtinë, duke theksuar se çdo propozim nga shtetet evropiane për dialogun, ...

  • Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

    20 Tetor, 2022

    IvanovicPolicia e Kosovës e ka arrestuar më 19 tetor një person të nacionalitetit serb me inicialet M.M., nën dyshimet se ka qenë anëtar i një grupi kriminal të përfshirë në vrasjen e politikanit opozitar serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviqit.

     

    Urdhrin për arrestimin e të dyshuarit e ka dhënë Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Oliver Ivanoviq, i cili ka udhëhequr nismën ...

  • Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit përuron disa nga investimet në Kosovë në fushën e energjisë

    19 Tetor, 2022

    sfidat e mijevjecaritDrejtoresha ekzekutive e Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit, Alice Albright tha të martën se qasja në burime të besueshme të energjisë është pjesë thelbësore e zbutjes së varfërisë dhe rritjes ekonomike.

     

    Ajo i bëri këto komente në Prishtinë ku mori pjesë në përurimin një projekti të financuar nga kjo korporatë për rinovimin e pesë rrokaqiejve duke siguruar shkallë ...

  • Ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me emisarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.

    19 Tetor, 2022

    Osmani Escobar2Pas takimit nikoqirja dhe mysafiri janë deklaruar për media.

    Osmani: Serbia nuk po implementon marrëveshjet e nënshkruara

     

    E para e vendit, Vjosa Osmani tha me Escobarin kanë diskutuar tema të ndryshme, teksa ka kritikuar Serbinë për mosimplementim të marrëveshjeve. Ajo tha se SHBA-të duhet të anghazhohen në rajon, sepse aq më shumë që angazhohen ato rezultatet janë të kapshme.

    “Historia e ...

  • Gërvalla në OKB: Serbia donte të na zhdukte nga harta

    19 Tetor, 2022

    DonikaKa përfunduar seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën është prezantuar raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

     

    Gërvalla në OKB: Babi im është vrarë nga Serbia

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, para se të përfundojë seanca iu kundërpërgjigj, ministrit të ...

  • Lajçak në Beograd, energjia dhe targat temë diskutimi

    17 Tetor, 2022

    Lajcak VucicPas vizitës në Prishtinë javën e kaluar, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, po qëndron në Beograd, për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Çështja e energjisë dhe targave, thuhet se do të jetë tema e diskutimit.

     

    Lajçak javën e kaluar ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"