Gjyqi i drejtuesve të shërbimit sekret jugosllav

Sot në Munih, në një proces gjyqësor ndaj dy ish drejtuesve të zbulimit jugosllav, pritet të jepen dëshmi të rëndësishme. Zyrtarët e lartë të shërbimit sekret në ish Jugosllavinë komuniste, kroatët Josip Perkoviç dhe Zdravko Mustaç, akuzohen për planifikimin e vrasjes së desidentit kroat Stepjan Durekoviç, i cili u gjend i vrarë në një garazh në një qytet gjerman në vitin 1983. Prokurorët thonë se vrasja e zotit Durekoviç u urdhërua nga një udhëheqës i lartë në ish Jugosllavi. Në pamje të parë, motivi i vrasjes duket të kanë qënë aktivitetet politike të desidentit kroat, por sipas akt-akuzës, urdhëruesi i vrasjes, synonte të parandalonte publikimin e aktiviteteve të paligjshme të djalit të tij në kompaninë shtetërore të naftës INA, thuhet në akt-akuzë. Para se të largohej drejt Perëndimit, zoti Durekoviç drejtonte kompaninë INA.

Agenti, pronar i garazhit ku u krye vrasja, i cili kishte arritur të fitonte besimin e zoti Durekoviç, është dënuar me burgim të përjetëshëm në Gjermani në vitin 2008. Në atë kohë, gjykata pohoi se 22 kroatë ishin vrarë në Gjermaninë Perëndimore me urdhër të udhëheqjes jugosllave.

Nëse gjenden fajtor, Perkoviç dhe Mustaç mund të përballen me burgim të përjetshëm. Që të dy nuk pranuan të komentonin të premten por më parë i kanë hedhur poshtë akuzat. Gjatë paraqitjes në gjykatë ata nuk treguan asnjë lloj emocioni.

Refuzimi paraprak i Kroacisë lidhur me kërkesen gjermane për ekstradimin e tyre shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike vitin e kaluar që kërcënoi të linte në hije anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian. Pak para anëtarësimit në BE me 1 korrik 2013, përmes një veprimi që irritoi partnerët e bllokut, Zagrebi ndryshoi ligjet e veta për të parandaluar ekstradimin e të dyshuarve për krime të kryera para vitit 2002, kur edhe hynë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Evropian.

Qeveria tha në atë kohë se donte të mbronte veteranët e luftës kroate për pavarësi që mund të përballeshin me gjykime të mundëshme në vende të tjera të Bashkimit Evropian. Zagrebi tha se vendimi nuk kishte lidhje me rastin e ish shefave të sigurimit.

I dyshuari Perkoviç ndihmoi në krijimin e agjencisë kroate të zbulimit pas shkëputjes nga Jugosllavia në vitin 1991.

Kroacia i ndryshoi ligjet e ekstradimit në muajin gusht pas paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian për veprime ligjore dhe mundësinë e humbjes së fondeve evropiane për zhvillimin. (dw)

Serbia mes Lindjes dhe Perëndimit

Serbia dëshiron të hyjë në BE pa e zemëruar Rusinë. Nga vizita e ministrit gjerman të Ekonomisë, Sigmar Gabriel, Beogradi shpreson mirëkuptim për këtë strategji të dyfishtë dhe investime të reja.Shumë politikanë ndërkombëtarë shkojnë këto ditë në kryeqytetin serb, Beograd. Në fillim të tetorit atje ishte presidenti rus Vladimir Putin, pasuan kryeministri francez Manuel Valls, kryeministrat e Malit të Zi dhe Rumanisë, si dhe princi trashëgimtar i Norvegjisë. Pastaj shkoi kryeministri shqiptar, Edi Rama, në kryeqytetin serb – një takim historik, sepse ishte vizita e parë e një kryeministri të Shqipërisë prej gati shtatëdhjetë vjetësh. Tani të dielën (16.11) shkon dhe ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel, i shoqëruar nga një delegacion i madh biznesi.
Gama e vizitorëve reflekton politikën ambivalente të jashtme serbe. Nga njëra anë Beogradi dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe t’u tregojë zgjedhësve të vet se sa e rëndësishme është Serbia në skenën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë vendi dëshiron të prezantohet edhe si nxënës model i BE dhe si fqinj i mirë në Ballkan -në atë rajon, që konsiderohet si “fuçi baruti e Europës”.
Në këtë kontekst udhëtimi i Gabrielit në Beograd është më shumë se një vizitë pune e një ministri perëndimor të ekonomisë. Në Serbi sundon bindja se negociatat e pranimit të vendit në BE mund të fillojnë vetëm, kur Berlini të japë dritën e gjelbër. Po të ishte për dëshirën e Beogradit bisedimet mund të fillonin që në dhjetor.

Një rrugë e mesme e vështirë
Përpjekja për të mbetur neutrale në konfliktin midis Lindjes dhe Perëndimit është opsioni i vetëm i arsyeshëm për politikanët serbë, mendon gazetari dhe eksperti i Ballkanit Andrej Ivanji. Në të kaluarën miliardat rusë kanë shpëtuar Serbinë shpesh nga falimentimi. Kështu monopolisti shtetëror serb i naftës NIS iu shit për pak para kompanisë Gazprom, 800 milion dollarë mori Serbia për të rehabilituar hekurudhat e shkatërruara dhe vazhdimisht Moska ka dhënë kredi të lira për Serbinë, vetëm për të mbushur vrimat në buxhetin e shtetit. “Në këtë moment askush nuk është në gjendje të zëvendësojë prezencën ekonomike të Rusisë”, thotë Ivanji.
Në të njëjtën kohë Serbia ka nevojë për bashkëpunimin ekonomik me Brukselin, si dhe për investime nga BE. “Pa mbështetjen si nga Brukseli ashtu edhe nga Moska vendi do të përmbysej ekonomikisht”, thotë me siguri Ivanji. Vlerësohet se papunësia aktualisht është rreth 26 për qind, më shumë se gjysma e të rinjve nuk kanë punë. Në vend ka më shumë pensionistë se të punësuar, paga mesatare është rreth 400 euro neto në muaj. Puna në të zezë dhe korrupsioni lulëzojnë.

Edhe politikisht qeveria në Beograd përpiqet të krijojë një balancë në mes të lindjes dhe perëndimit. Në rastin e aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia kryeministri serb Aleksandar Vuçiç zgjodhi një rrugë të mesme: Serbia njeh sovranitetin e plotë të Ukrainës, por nuk do të bashkohet me sanksionet evropiane kundër Moskës. Ky pozicion është kritikuar nga disa politikanë evropianë. A lejohet një kandidat për anëtarësim në BE të bëjë një gjë të tillë? “Lejohet”, thotë i vendosur deputeti socialdemokrat gjerman, Dietmar Nietan. “Ne të gjithë e dimë situatën ekonomike në Serbi, si dhe marrëdhëniet e veçanta me Rusinë dhe kjo do të ishte hipokrizi, po ta masnim Serbinë nga mënyra se si vepron me Rusinë”, thotë Nietan për DW.
Nga perspektiva evropiane normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është shumë më i rëndësishëm. Ish-krahina jugore serbe shpalli pavarësinë e saj në mënyrë të njëanshme në vitin 2008, tani Kosova njihet si shtet nga më shumë se njëqind vende – por jo nga Serbia. Nën presionin e BE-së ka pasur disa bisedimeve mes udhëheqësve kryesorë të dy vendeve, ecjet përpara në pajtimin e dy vendeve janë bërë pikërisht nga armiqtë e dikurshëm. Së fundmi mes dy qeverive janë nënshkruar disa marrëveshjeve bilaterale.
Me pragmatizmin në çështjen e Kosovës Vuçiçi paraqitet në skenën ndërkombëtare si një politikan paqësor. Por vendin e tij ai e qeveris me autokraci. Ato pak 35 të pavarura e cilësojnë atë si pushtetar evropian të “putinizuar”, krahas Viktor Orbánit në Hungari, Rexhep Taip Erdoganit në Turqi, apo Viktor Pontës në Rumani. Ndër të tjera edhe ndaj gazetarëve kritikë në Serbi ushtrohet presion. “Shteti na tregon në këtë mënyrë, se nuk dëshiron hapësirë për kritikë shoqërore”, thotë Vukasin Obradovic, president i sindikatës më të madhe të gazetarëve të vendit NUNS. Synimi është që të trembin gazetarët”, thotë Obradovic në bisedë me DW.

Socialdemokrati gjerman Nietan pranon, se Vuçiç në Perëndim për momentin gëzon një lloj “bonusi për Kosovën”. “Kishte shqetësime të mëdha, nëse mund të kishte ngecje në marrëdhëniet me Kosovën me Vuçiçin. Tani ne kemi parë se Vuçiç bën pjesë te forcat konstruktive.” Megjithatë ky bonus nuk ekziston përgjithmonë dhe për të duhet të punohet, thotë Nietan – edhe në fushën e lirisë së shtypit, apo të sundimit të ligjit.

Gazetari serb Ivanji nuk është i bindur për këtë. Në Berlin apo Bruksel, thotë ai, Serbinë nuk e konsiderojnë të izoluar në vetvete, por si pjesë e rajonit. Aty Serbia luan një rol të rëndësishëm: Beogradi mund të qetësojë problemet në Kosovë, si dhe marrëdhëniet mes Bosnjës dhe Kroacisë. “Për sa kohë që Serbia luan rolin e faktorit të stabilitetit, çdo gjë tjetër do të jetë për evropianët më pak e rëndësishme – për shembull, nëse ekziston një opozitë, apo liria e 35s në Serbi”, thotë Ivanji. (dw)

Pas Beogradit…Edi Rama në “Top Story”

Kanë kaluar dy ditë, por vizita e Kryeministrit Rama në Beograd dhe në Preshevë vazhdon të dominojë me komente dhe analiza, por edhe me mendime të njerëzve të thjeshtë nëpër rrjetet sociale, jo thjesht për shkak se ajo ishte një vizitë historike ende pa nisur, për shkak se një Kryeministër i Shqipërisë shkelte Beogradin pas 68 vjetësh, por edhe për atë që ndodhi më pas në konferencën për shtyp me Kryeministrin Vuçiç, ku Rama i kërkoi Serbisë që të pranonte realitetin e Kosovës dhe se do të ishte më mirë që ta njihte atë sa më shpejt. Me reagimet për këtë deklaratë publiku është njohur tashmë, por për të folur më shumë rreth deklaratës dhe vizitës në tërësi, i ftuar në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla këtë të enjte ishte vetë Kryeministri Edi Rama.

Intervista

Sokol Balla: Pas një turi dyditor në kënde më të humbura të Ballkanit, do të thoja unë, si ishte Presheva dhe Lugina, e kishit imagjinuar se do priteshit thuajse me cilësinë e heroit, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, ndërkohë që kjo ishte një vizitë e parafolur dhe e shumëpërfolur?

Edi Rama: Jam jashtëzakonisht i emocionuar ende nga pritja, jo vetëm në Preshevë, atë e prisja, por në rrugët e Kosovës, në Shqipëri dhe nga mbështetja e jashtëzakonshme e të gjithëve për një takim që kishte peshën e vet, por që ishte një domosdoshmëri historike në një moment të tillë të Ballkanit, kur për herë të parë po jetojmë në paqe dhe ku jemi të sfiduar që paqes t’i japim gjithë përmbatjen që lidhet me jetën e njerëzve kudo ku ata jetojnë.

Sokol Balla: Ne gazetarët që ju shoqëruam ju pamë goxha të tensionuar dhe të ngarkuar në fillim, kur hipët në avion dhe kur po mbërrinit në Beograd. E parashikuat një vizitë të vështirë, apo e dinit se çfarë reagimi do të ngjallte deklarata juaj?

Edi Rama: Nuk e di se si jam dukur, por ka qenë një natë pa gjumë sepse kemi bërë edhe përgatitjet e fundit deri në detaj dhe ishte një takim që kishte ngarkesën e vet që u bë edhe më e posaçme pas asaj shtyrjes së detyruar të takimit.

Sokol Balla: Në fakt nuk keni folur shumë për telefonatën që patët me Vuçiç, ku ratë dakort të mos binit dakort për shumë gjëra, por ratë dakort që vizita të shtyhej. Mund të na thoni diçka më tepër pasi ka patur shumë spekullime për këtë telefonatë?

Edi Rama: Unë nuk i përflas komunikimet që janë pjesë e punës dhe pjesë e kryerjes së detyrës në raport me homologë, vizitorë të huaj, miq dhe partnerë të Shqipërisë sepse besoj që kjo nuk është etike. Telefonata ka ardhur si rezultat i nevojës për të komunikuar pas një periudhe shumë të ngarkuar ku për fat të keq pala tjetër humbi çdo ekuilibër në adresimin e problematikës të ndeshjes së futbollit dhe sigurisht ka ardhur edhe si rezultat i përpjekjes për të mbajtur një angazhim të marrë kohë më parë, por edhe të lidhur pastaj me Konferencën e Berlinit, ku ky takim ishte i parashikuar dhe i përcaktuar më parë, u konsiderua si një nga elementët kyç në këtë periudhë të parë të procesit të ndërtimit të një paqeje që ja vlen të jetohet.

Sokol Balla: Pra kishte një farë presioni indirekt europian, BE-së apo Gjermanisë që kjo vizitë të bëhej me çdo kusht, apo jo?

Edi Rama: Mbi ne nuk ka patur asnjë presion. Qendrimi ynë ka qenë i qartë dhe i palëkundur dhe më vjen mirë që pas vizitës, edhe ata që ishin kundër vajtjes në Beograd kuptuan që mosvajtja do të ishte jo vetëm shprehje e një dobësie të panevojshme, por dhe një humbje e madhe e një rasti unikal për të çelur një faqe të re në historinë e dy vendeve dhe për të shkruar së bashku me serbët një kapitull të ri për Ballkanin.

Sokol Balla: Për kureshtje, është e vërtetë që ju patët kërkuar që vizita juaj në Beograd dhe ndeshja në një datë, dhe nëse do kishte ndodhur kështu, mendoni që rrjedha e ngjarjeve do kishte qenë ndryshe?

Edi Rama: Nuk është e vërtetë sepse kur do të zhvillohej ndeshja ne kishim prej kohësh një angazhim të marrë në Universitetin e Harvardit për të qenë të pranishëm për ciklin tonë të konsultimeve me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, që është edhe një trupë këshilluese e qeverisë sonë.

Sokol Balla: Si ndjeheni pas kësaj vizite, krahasuar me pritshmëritë që kishit?

Edi Rama: Ndjehem shumë mirë, por mbi të gjitha dua ta përsëris atë që u mundova të them pa shumë sukses në konferencën e shtypit, pas kthimit dhe nuk di se sa mund të jem në gjendje, por është e vështirë për të përshkruar ndjesinë e brendshme përballë gjithë këtij inkurajimi dhe mbështetjeje në të gjithë trojet e shqiptarëve dhe nga shqiptarët kudo ata jetojnë. E vetmja gjë që mund të them është se ju jam të gjithëve thellësisht mirënjohës dhe do bëj gjithcka është në forcat e mia dhe mundësitë që të jem në lartësinë e këtij privilegji që njerëzit në Shqipëri më kanë dhënë për të qenë Kryeministër i vendit tim. Është një privilegj i rrallë dhe nder që nuk i jepet kujtdo, por rasti i këtij takimi e ka bërë përmasën e këtij nderi brenda meje…e vetmja gjë që mund të them është që gjithcka kam unë do ta vë në dispozicion të këtij vendi dhe të njerëzve të këtij vendi.

Sokol Balla: Duket paradoksale sepse ndërkohë ju keni marrë kredite politike nga kjo vizitë, e cila politikisht ndoshta nuk ishte e suksesshme, pasi sic e tha edhe vetë Vucic Edi Rama humbi mundësinë për të normalizuar marrëdhëniet me ne.

Edi Rama: Kjo është cështje këndvështrimesh dhe pas asaj që ndodhi në konferencë, s’kemi pse të presim këndvështrime simetrike për takimin, por fakti që edhe pas konferencës ne vazhduam të komunikojmë dhe fakti që këmbënguljes sonë për t’i dhënë përmbajtje marrëveshjes për rininë, për të mos lënë një marrëveshje me terma të përgjithshme që refuzuam ta firmosim, solli si rezultat vazhdimin e përpjekjes dhe firmosjen e marrëveshjes, tregon që takimi ja ka vlejtur. Njohja e diplomave nga dy vendet është dicka që mund të tingëllojë pa shumë vlerë në veshët e shumëkujt nga prindërit dhe studentët e këtij vendi, këtu në Shqipëri, por pyesni prindërit dhe studentët në Preshevë që do t’u thonë se çfarë rëndësie të madhe ka ky fakt. Ashtu sikundër nesër, gjithmonë e më shumë me intensifikimin e marrëdhënieve, kjo do të jetë e vlefshme për studentët e të dyja anëve sepse me shpresë dhe me punë hapja e ekonomive dhe krijimi i një tregu më të madh do të sjellë një lëvizje shumë më të madhe të burimeve njerëzore dhe do të sjellë edhe një shkëmbim më intensiv të kapitalit njerëzor që do të bëjë që shumë njerëz nuk do të shohin më se çka qenë e shkuara, por pa ngurrim do të përpiqen që të vënë në jetë dijet e tyre, falë diplomave të njohura reciprokisht në vendet respektive.

Sokol Balla: Nuk iu referova marrëveshjeve, pasi sigurisht edhe ato janë të rëndësishme…

Edi Rama: Po ashtu marrëveshja tjetër që të realizojmë lëvizjen vetëm me karta identiteti është një arritje po të llogarisim faktin edhe se qysh prej 1978, janë shkruar, rishkruar, redaktuar, çuar e kthyer mbrapsht dhe kanë mbetur pa firmosur, 17 marrëveshje të cilat po t’i shohësh janë marrëveshje krejt normale mes vendeve, por që kanë qenë të pamunduar të firmosen deri më tani. Kështu që them që vizita ja ka vlejtur për shumë gjëra, por padyshim për të dyja palët ka qenë një moment i rëndësishëm dhe koha do të tregojë, dhe jo vonë, që sekuencat e mëpastajme do të sjellin vazhdimisht produkt.

Sokol Balla: Iu referova më shumë sa i përket faktit që jemi fqinj në sherr prej shekujsh…për një vijë ujë, apo për një copë tokë. Në këtë sens, kjo vizitë, pas asaj që ndodhi, a mund të quhet një fillim i ri pragmatist siç e quajti Vuçiç në konferencë para se ju të flisnit në fakt?

Edi Rama: Mos të harrojmë që armiqtë më të mëdhenj mes tyre në Europë kanë qenë francezët dhe gjermanët dhe luftërat e gjaku që kanë derdhur nga trupi i njëri-tjetrit është i pallogaritshëm, por ja ku jemi. Europa e bashkuar ka në themel miqësinë dhe partneritetin e ndërtuar mbi një të shkuar të përgjakshme mes Gjermanisë dhe Francës. Ka gjithmonë një kohë kur paqja është e mundur dhe mbi paqen të ndërtohet rruga e re e mirëqënies së njerëzve, ajo ka rëndësi parësore. Ne emër të saj bëhen edhe luftërat edhe paqja.

Sokol Balla: Megjithatë ka pasur zëra pak më të ftohtë që kanë ngritur pikëpyetje lidhur me kërkesën tuaj. Shumica e ka quajtur një dron të dytë, por u duk që deklarata solli befasi dhe zemratë tek Vuçiç, por ka patur zëra edhe në Shqipëri nëse ishte e nevojshme një deklaratë e tillë në këtë moment?

Edi Rama: Ata që pyesin a ishte e nevojshme do t’u thoja, parafytyroni vetëm që një Kryeministër i Shqipërisë shkon në Beograd pas 68 vjetësh dhe në konferencën e shtypit duke përmendur Kosovën, çfarë do thoshte?!

Sokol Balla: Ju i bëtë thirrje Serbisë për të njohur Kosovën, jo thjesht përmendet Kosovën

Edi Rama: Në këndvështrimin tim thirrja ndaj Serbisë është ndihmë për Serbinë, nuk është provokim. Sa më shpejt ta njohin aq më shpejt do të çlirohen nga një hije që i ndjek pas dhe që sic e patë ua merr frymën kur u del përpara. Besoj se edhe ata vetë janë të vetëdijshëm që ky është një proces i pakthyeshëm, por kapërcimi i vetvetes kërkon një kurajo që në rastin e tyre është e jashtëzakonshme dhe që ende nuk e kanë gjetur. Unë nuk u ndjeva i provokuar, por i keqardhur nga reagimi i Kryeministri serb dhe sic e thashë edhe aty, në rast se në Tiranë kryeministri serb do të thoshte që ne nuk e njohim Kosovën, sërish nuk do ndjehesha i provokuar, por i keqardhur. Por kjo nuk do më pengojë që të jem i mirësjellshëm dhe të bëj përpjekje që ta çojmë përpara këtë marrëdhënie me Serbinë sepse është në interes reciprok. Ka interes Shqipëria dhe ne që të çojmë përpara këto marrëdhënie pa harruar se cfarë na ndan, por të vetdijshëm se cfarë na bashkon në funksion të transformimit rrënjësor dhe kapërcimit përfundimtar të një periudhe izolimi dhe varfërie dhe prapambetjeje kronike në Ballkan dhe krijimit të kushteve për të qenë të njëzëshëm ndaj Europës që e ka të pamundur të mos jetë cinike kur na sheh si ballkanas që gjithë jetën kemi bërë luftra e sherre. Jemi ne që duhet ta ndryshojmë këtë për të qenë dinjitoz dhe për të kërkuar reciprocitet BE-së. BE s’mund të na trajtojë ne si një shtojcë e bezdisshme dhe s’mund ta shtyjë pafundësisht ditën kur duhet të na marrë edhe në brenda mureve të shtëpisë së vet sepse ne jemi Europë. Si të tillë duhet të sillemi dhe si të tillë duhet të veprojmë që të jemi të besueshëm.

Sokol Balla: Reagimet e para të fjalëve të Vuçiç në konferencën për shtyp, linin të kuptohej se ai ndjehej jo vetëm i provokuar, por edhe i fyer, gati-gati si i prerë në besë. A ishte Kosova pjesë e bisedës kokë më kokë për gati 1 orë që ju patët me të?

Edi Rama: Dikush ma bëri këtë pyetje dhe citoi kryeministrin serb të prerë në besë. Unë di që besa është një institucion shqiptar, nuk e di që e kanë edhe serbët. As kemi dhënë ndonjë besë, as mora besë kështu që nuk preva njeri në besë. Do ishte prerje në besë e shqiptarëve që unë në Beograd të mos bëja atë apel që bëra dhe është shumë e habitshme kjo pjesa që ata ndjehen të provokuar dhe po ta shikojmë është një institucion viktimologjie që serbët e kanë ngritur ndër vite. Kanë folur si të provokuar edhe kur bënin hatara, ndjehen të provokuar kur shikojnë një flamur, kur shikojnë një zog, kur shikojnë kryeministrin e një vendi tjetër që thotë atë që mendon. Unë besoj që koha e provokimeve ka mbaruar dhe këto sjellje i përkasin të shkuarës.

Sokol Balla: Pas konferencës ju vazhduat me një pjesë të delegacionit, hëngrët drekë bashkë. Na thoni diçka më shumë se më thanë që gjërat ishin qetësuar andej nga fundi?

Edi Rama: Nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë prova që nuk është e pamundur që të diskutojmë në cështje konkrete edhe pasi ndodh ajo që ndodhi që për serbët u pa dhe u jetua si një hata e madhe, ndërsa për mua është absolutisht bërja e detyrës nga ana ime dhe thënia e një të vërtete që edhe kur dhemb bën mirë. E vërteta është një ilaci i hidhur, por shëron, gënjeshtra e ëmbël por të sëmur.

Sokol Balla: Politika është edhe arti i aktrimit publik. Kush aktroi më shumë atë ditë? Shikoja që qeshnit sa më shumë, Vuçiç nxehej dhe përmendte fjalën provokim.

Edi Rama: Ju siguroj që nuk kam patur asnjë sekondë në vëmendje se si jam dukur, por kam qenë i përqendruar për të bërë gjënë e duhur.

Sokol Balla: Ju kanë akuzuar disa përfaqësues të nivelit të dytë të opozitës se kjo ka qenë dicka e planifikuar, se ju keni rënë dakort për ta bërë këtë në publik. Për të thënë të vërtetën, nga pikëpamja e kapitalit politik nuk është se edhe zoti Vuçiç ka dalë i humbur nga kjo.

Edi Rama: Niveli i parë i opozitës dhe s’ke ku e kap, të diskutojmë tani edhe për nivelin e dytë të opozitës. Nivelin e parë s’ke ku e kap nga sasia e marrëzive për njësi kohe që thotë.

Sokol Balla: Atëherë vijmë tek reagimet e nivelit të parë, nëse do të quajme të tillë atë të Berishës që ka postuar vazhdimisht që nga momenti që avioni u nis për në Beograd dhe deri mbrëmë vonë pas mesnate. I keni lexuar? Ju kanë thënë reagimet e tij?

Edi Rama: Më bënë një pyetje në konferencë lidhur me flamurin sepse nuk e ndjek në Facebook, kështu që, mesa duket Facebook s’është instrument për mosha shumë të thyera.

Sokol Balla: Në fakt nuk kemi patur asnjë reagim të Bashës, ka patur reagime të tjera, por ka patur edhe një reagim të Patozit i cili ka vlerësuar vizitën tuaj dhe rezultatin e saj të paqortueshëm, por ka bërë thirrje që nuk duhet t’i kërkohet opozitës të duartrokasë në një rast të tillë.

Edi Rama: S’di t’i kem kërkuar opozitës të duartrokasë dhe nuk dua të hyj në këto komente sepse besoj që ky nuk është rasti për të përfshirë opozitën në bisedë në formën e shprehjes së pakënaqësisë ndaj saj. Përpiqem që opozita të shihet nga të gjithë ne në të drejtën e vet për të bërë punën e vet kur flet, pavarësisht se flet më shumë marrëzira se çdo të mund të pranoheshin, në këtë rast posaçërisht nuk kam dëshirë të komentoj. S’është aspak e bukur që të vetmet gazeta që hidhnin baltë mbi Kryeministrin e Shqipërisë për vizitën në Beograd dhe për atë që ndodhi atë ditë, ishin gazetat e Serbisë dhe gazeta e PD. Ka 1001 arsye për të kritikuar qeverinë, ka 1001 mundësi për të thënë gjithë të zezat për qeverinë, po jo kjo. Paraardhësi im e di shumë mirë që kur shkohet në një vend tjetër garda e vendit del për të të nderuar mikun qe vjen dhe garda është përfaqësia e parë ushtarake në protokoll dhe nuk del me flamurin e vendit tjetër, del me flamurin e vet. Të thuash tani që ky ishte poshtërim që iu bë Kryeministri shqiptar, si ta marrim këtë?! Unë nuk dua që të besoj dot që ai e thotë këtë sepse kështu dëshiron të jetë, unë them që nga mosha, lodhja, rrjedhja ka harruar që kjo është normë. Të gjithë do të plakemi dhe mos e dhëntë Zoti që të plakemi keq siç po i ndodh atij, por edhe mund të ndodhë. Mirë është që pleqt t’i shikojmë me respekt edhe kur bëjnë budallallëqe si në këtë rast.

Sokol Balla: Zakonisht një fjalim i tillë kthehet në fjalim historik, zakonisht konsultohet me Ministrin e Jashtëm, me analistë të sigurisë, me partnerë ndërkombëtarë. Kjo deklaratë e juaja për Kosovën dhe Preshevën, janë konsultuar me Ministrin e Jashtëm, për më tepër me partnerët tanë ndërkombëtarë?

Edi Rama: Ne kemi për cdo cështje të kompetencave të qeverisë një kulturë pune në skuadër dhe për vizitën është punuar në skuadër. Ministria e Jashtme ka mbajtur barrën kryesore të përgatitjes së vizitës, ashtu si dhe gjithë pjesët e tjera të lidhura me sigurinë dhe padyshim që nuk është se ishte një fjalë e improvizuar, por e menduar e konsultuar dhe e shkruar në cdo fjali me vetëdijen më të plotë. Me ndërkombëtarët nuk kemi patur pse të konsultohemi sepse nuk shkova aty si Sekretar i OKB-së, por si Kryeministër i Shqipërisë.

Sokol Balla: Folët për Kosovën, por është edhe dialogu Prishtinë-Beograd dhe marrëveshja që ata nënshkruan gjithcka është me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ne e dimë shumë mirë që kur vjen fjala për Kosovën ne nuk duhet të flasim pa folur me aleatë tanë historikë.

Edi Rama: Unë nuk e di këtë. Nuk e kuptoj pse duhet të flasim me të tjerët kur flasim për Kosovën. Di që ne kur flasim për Kosovën nuk flasim asgjë të ndryshme nga ajo që thonë Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Europian, ndërkohë që edhe dialogun unë e mbështeta fuqimisht dhe madje edhe me gjithë vlerësimin për udhëheqësit e dy vendeve për ta cuar përpara këtë dialog.

Sokol Balla: Ka patur reagime nga partnerët tanë ndërkombëtarë?

Edi Rama: Jo. Ka patur reagime që janë bërë publike që janë përshtypje e partnerëve tanë për vizitën.

Sokol Balla: Në largim nga Presheva dikush më tha që tani që ikën entuziazmi vjen koha e dhënies së llogarive. Në fakt shumë zyrtarë të qeverisë shqiptare ndodhen në Bruksel këto ditë, ndaj pyetja ime ishte nëse kjo vizitë ka sjell shqetësim duke patur parasysh që nga ana tjetër, nga pala serbe që do të ankoheshin lidhur me “sjelljen tuaj’, sic e quajti Nikoliç të papërgjegjshme.

Edi Rama: Jam krenar për këto ankesa. Ata u ankuan edhe për fluturakun që nuk kishte lidhje me ne, madje ma veshën mua person duke thënë që vëllai im e çoi atje. Besoj që janë sforco që janë pjesë e politikës së tyre dhe pjesë e një historie nga e cila shpresoj të shkëputen sa më shpejt.

Sokol Balla: Sheshel deklaroi se Nikolic dhe Vucic janë tradhëtar të Serbisë sepse bashkëpunojnë me Perëndimin. Mendoni që homologut tuaj i keni shkaktuar një dëm goxha të madh me këtë vizitë?

Edi Rama: Do merremi edhe me Sheshelin tani?! Unë besoj që jo vetëm për shkak të paqes, sepse ne jemi në këtë situatë dhe shpesh natyra njerëzore është e prirur që të harrojë cfarë ka kaluar, ky është viti i parë pa palë dhe pa konflikte mes palësh për kufijtë. Mos harrojmë që vijmë pas një marrëveshje paqeje të firmosur mes Serbisë dhe Kosovës që është akti i fundit i shkatërrimit përfundimtar të ish-Jugosllavisë dhe hapja e një sipari të ri. Pyetja është se cfarë do të bëjmë ne me këtë paqe? Unë besoj që është fat që një gjeneratë e re është në pushtet, edhe në Serbi. Sidoqoftë përtej të gjithave, fakti që kjo gjeneratë e re ka arritur të ulet në tryezë, të nënshkruajë një marrëveshje, të jetë në një dialog, të presë në Beograd Ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe kështu me radhë, flet shumë. Para pak javësh Tadic ka folur për njohjen de facto të pavarësisë territoriale të Kosovës. Sigurisht që gjenerata e sheshelëve dhe nikolicëve është ajo që është dhe nuk presim që të jenë ndryshe.

Sokol Balla: Përmendet Tadic dhe ju patët një takim me të që nuk u bë publik…

Edi Rama: Pata një takim miqësor dhe folëm në përgjithësi për këtë tematikë. Qendrimi i tij lidhur me atë që ndodhi në ndeshje ka qenë shumë më i pranueshëm dhe më korrekt, plus largimi nga pushteti e bën shumë më të thjeshtë mënyrën se si shikohen gjëra.

Sokol Balla: Pse zgjodhët një profil që deri dje nuk ua besonte dhe nuk ua njihte askush? Çfarë ndodhi?

Edi Rama: Ndodhi që nuk më keni njohur mirë, jo se unë kam ndryshuar.

Sokol Balla: Ju vetë përmendët në një takim me shoqërinë civile serbe se në vitet ’90 dhe 2000 jeni cilësuar jo rrallë në Shqipëri dhe Kosovë si proserb, shpesh duke ju kujtuar edhe aktin e dhënies së çelësit të qytetit një këngëtari të njohur serb, i njohur edhe për mbështetjen që i dha luftës në Bosnje dhe mercenarëve serbë atje, Goran Bregovic. Këtë s’mund ta mohoni, e përmendet vetë.

Edi Rama: Nuk e mohoj. Besoj që një pjesë e madhe e paragjykimit lidhet me një paragjykim të vjetër të kuptueshëm sidomos në Kosovë për PS për shkak se ata kanë vuajtur tmerre nga ajo që quhej Partia Socialiste atje. Gjithmonë socialistët janë identifikuar me palën tjetër edhe për këtë shkak. Por e vërteta është që nëse ka një arsye themelore për të qenë krenarë për PS të Shqipërisë është se ka qenë konseguente gjithmonë në mbrojtjen e interesit kombëtar. Fakte, jo llafe. Dhe nëse ka dicka që të pengon të thuash të njëjtën gjë është mos konseguenca e PD-së, apo më saktë ndarja në momente dramatike e fjalës nga vepra. Makineria e luftës e Sllobodan Milloshevic është furnizuar me naftë kontrabandë nga Shqipëria.

Sokol Balla: Këtë e ka shpjeguar edhe Berisha, por ka shpjeguar edhe arsyen pse.

Edi Rama: E ka bërë për të mirën e popullit?! Refuzimi për të mbështetur firmosjen e Rambujesë bashkë me gjithë luftën propagandistike simetrike ndaj UÇK-së me atë të luftës propagandistike në Serbi ka ardhur nga pala tjetër. Është një paragjykim që është dashur shumë kohë të zbutet dhe zbehet për shkak të së shkuarës që me plot të drejtë shqiptarët e Kosovës e kanë patur me socialistët. Të mos harrojmë që partia e tmerreve atje quhej socialiste. Unë këtë e kam mirëkuptuar si të tillë. Por nga pikëpamja e koherencës në vijën e interesit kombëtar, me mbështetjen e Kosovës, me mbështetjen e UÇK-së, me mbështetjen e idealeve që çuan në lirinë dhe pavarësinë PS nuk ka pasur as shenjën më të vogël të lëkundjes ndër vite, shumë kohë përpara se unë të isha anëtar dhe kryetar i saj.

Sokol Balla: Kjo ha interpretim…

Edi Rama: Që të hajë interpretim duhet të më jepni një fakt të vetëm që të mund të dëshmojë të kundërtën.

Sokol Balla: Deklarata e Lisbonës e Fatos Nanos se Kosova duhet të jetë në një shtet me kryeqytet Beogradin, në takimin e Kryeministrit të asaj kohe, Nano me Sllobodan Millosheviç.

Edi Rama: Së pari në rast se i referohemi një deklarate duhet edhe konteksti i një kohe, kohë që janë të lashta në historinë që lëviz me një shpejtësi shumë të madhe. Një deklaratë e bërë në një kohë kur Kosova Republikës si shtet i pavarur ishte një opsion që nuk ishte një i hapur dhe i vendosur përballë palës tjetër as në Kosovë. Jemi në kushte të tjera. PS në histori, historia do të tregojë shumë gjëra që sot nuk janë të ditura. Ka qenë një mbështetje aktive e clirimit dhe e pavarësimit të Kosovës.

Sokol Balla: Në emër të koherencës, nëse do të ishit sot, do t’i jepnit çelsin e Tiranës Goran Bregoviç?

Edi Rama: Po.

Sokol Balla: Për çfarë arsye?

Edi Rama: Për të njëjtën arsye që e kam bërë që s’ka lidhje me ato që u thanë por me ato që ne jemi. Pse jemi sot më mirë se ç’kemi qenë ndonjëherë në këtë rajon ku historikisht jemi parë si qënie të dorës së dytë dhe thellë-thellë mospajtimi i të tjerëve, dhe posaçërisht i mikpritësve tanë lidhet me faktin që ju duket çudi që shqiptarët nuk janë më ata që kanë qenë dhe që akoma më keq janë parë sikur kanë qenë. Ne si komb, si popull, kemi arritur të jemi në lartësinë e disa vlerave dhe parimeve që na kanë sjellë këtu. S’kemi kërkuar asnjëherë atë që nuk na takon dhe kemi bërë dallimin mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Nacionalisti është dikush që e do shumë vendin e vet, por që urren të tjerët. Patrioti është dikush që do vendin e vet, por do edhe të tjerët. Pra nuk e shikon lumturinë e vendit të vet në kurriz të të tjerëve apo mbi gjakun e të tjerëve. Kemi arritur të ndërtojmë një model që duhet të jemi krenar dhe duhet tja përsërim serbëve dhe kujtdo tjetër; modelin e trajtimit të minoriteteve. Nuk e ka këtë standard askush tjetër, sic e kemi ne. Si trajtohen grekët në Shqipëri edhe një komuniteti i vogël minoritarë maqedonas në Shqipëri dhe si trajtohen serbët në veriun e Kosovës harrojeni se mund të dalë dikush tjetër dhe të thotë se ne i trajtojmë kështu, të paktën në këtë pellgun tonë të nacionalizmave dhe të marrëzive të së shkuarës. Kjo është një arsye shumë e fortë që të kërkojmë të njëjtën gjë nga të tjerët. Është arsye e fortë që të themi që zuri vend provokimi me Kosovën, por të jemi të sigurtë që nëse nuk do kishte qenë Kosova, do kishit parë një reagim të njëllojtë për atë që thashë për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Janë shumë larg së qëni një pakicë brenda Serbisë që trajtohen sic trajtohen serbët në Kosovë dhe pse të mos e kërkojmë ne këtë për shqiptarët? Në fund të fundit me cfarë ushqehet nacionalizmit dhe luftrat? Ushqim kryesor kanë varfërinë dhe të ndjerit të trajtuar keq e më keq. Nëse serbët duan që të ketë një paqe që ja vlen të jetohet duhet ta garantojnë këtë për shqiptarët që kanë atje në Luginën e Preshevës që ta gëzojnë këtë paqe që ja vlen të jetohet. Duhet të bëjnë dhjetra kilometra për të lindur fëmijë, apo duhet të futen nëpër shkolla sikur futet e gjithë lagjja në një kotec sepse nuk është bërë përpjekje për t’i dhënë sinjalin që edhe këta e meritojnë. Vëmendja ndaj minoritetit duhet të jetë e posaçme.

Sokol Balla: Është e vërtetë që situata e tensionuar pas deklaratës për njohjen e Kosovës nga Serbia la disi në hije temën e trajtimit të Preshevës nga Serbia. Në fakt tek kjo pikë u mbështetët edhe nga Berisha, megjithatë fakti i trajtimit apo parimi i reciprocitetit mes veriut të Kosovës dhe Preshevës, mund të trajtohet si argument që ushqen një tezë të vjetër që serbët në fakt nuk është se nuk u pëlqen; ajo e shkëmbimit të territoreve. Në këtë aspekt dua të më bëni dallimin. Kjo është një tezë që është folur pak pas pavarësisë së Kosovës, që nëse ndahet veriu, atëherë edhe Lugina e Preshevës mund të ndjekë të njëjtën rrugë dhe Maqedonia Perëndimore etj etj.

Edi Rama: Shkëmbimi i territoreve është një vizion i tejkaluar i një bote të vjetër, që e sheh territorin si identifikimin me vetë kombin dhe që përjashton cdo kombësi tjetër. Kjo është marrëzi sepse Ballkani është kaq i ndërthurur dhe mozaik kompleks saqë t’i hysh kështu me territore s’dihet më se ku del. Një gjë është e sigurtë që nuk del në shekullin e 21, nuk del në Europën e bashkuar, por del shumë mbrapa në kohë. Sfida është si praninë e të tjerëve ne ta kthejmë në vlerë që na bashkon. Shqiptarët në Preshevë, nuk janë një problem, por një plus, nuk janë një e metë, por një vlerë. Janë një arsye shumë e fortë për shkuar në Serbi dhe për të folur me serbët. Nuk mundet dot të ndërtojmë një Ballkan të integruar në BE duke patur dy standarde, fjalë të tjera në Bruksel dhe vepra të tjera pas shpinës së Brukselit. Kjo është ajo që unë besoj. Cfarë mund të presësh nëse njerëzit janë në limitet e mbijetesës?!

Sokol Balla: Pra ju thoni që ka një braktisje të qëllimshme nga shteti serb ndaj kësaj pjese të territorit të saj?

Edi Rama: Mjafton të ecësh me makinë dhe të shohësh majtas-djathtas nga Beogradi atje dhe nuk ka nevojë as të pyesësh për të parë cfarë diference ka. Është koha për të ndryshuar paqe dhe unë këtë e kam folur drejtpërdrejt me kryeministrin Vuçiç dhe koha do të provojë se sa gjëra do të kthehen në realitet. Ka qenë shumë perceptiv në raport me nevojat e atyre njerëzve.

Sokol Balla: Këtë e pranoi edhe në konferencë për gabimet mbi nevojat e atyre njerëzve në arsim dhe shëndetësi. Gjithsesi, ju thatë që keni qenë i keqkuptuar, por pas kësaj vizite ju keni fituar një kapital që nuk e keni pasur në publik, atë të një personi që është i ndjeshëm ndaj çështjeve kombëtare…

Edi Rama: Unë këta të çështjeve kombëtare që nuk kanë gjë në dorë dhe që tundin flamurin sikur ju dhemb kombi, unë këta i konsideroj parazitë, as atdhetarë, as nacionalistë, as patriotë. Këta i konsideroj parazitë që duan të bëjnë biznes me kombin dhe kombëtaren. Nuk ka gjë më të thjeshtë. Cfarë e pengon një person që të marrë flamurin, ta tundë dhe të thotë unë e dua vendin tim më shumë se ç’e doni ju të tjerët?! Dashuria ndaj vendit tregohet me fjalë kur është vendi dhe me vepra në atë pjesë tënden që të takon. Dashuria për kombin tregohet duke paguajtur faturat e energjisë elektrike, duke paguar taksat, duke paguar të gjitha kontributet që të takojnë dhe duke mos u nxjerrë sytë të tjerëve por duke u thënë të tjerëve; ky është vendi im, ai është vendi jot, por t’i nuk mundet të pengosh të mirën time dhe përsa kohë t’i respekton të mirën time ne bashkë jemi në rregull.

Sokol Balla: Thatë që keni qenë i keqkuptuar në këtë drejtim, nuk keni frikë që të keqkuptoheni sërish nga një valë e madhe patriotizmi që ka shpërthyer ditët e fundit kur nesër pasnesër të bëni dicka që mund të dalë në drejtim të kundërt të kësaj? Ka disa që ju akuzojnë që po rrëshqisni në rrjedhën tradicionale të nacionalizmit ballkanik. Unë që ju njoh dhe të tjerë që ju njohin e dimë që ju nuk do e bëni këtë, por ndoshta me një veprim tjetër mund të tregoni të kundërtën. A keni frikë se mund të zhgënjeni shqiptarët?

Edi Rama: Nacionalizmi për mua është ferri që njerëzit ndërtojnë me duart e tyre duke menduar se po ndërtojnë parajesën e tyre përmes bërjes ferr të jetës së tjetrit. Patriotizmit është dicka krejt tjetër dhe nuk ka rrëshqitje tek patriotizmi. Pa të nuk ka atdhe, nuk ka komb nuk ka zhvillim.

Sokol Balla: Po ju përmend disa deklarata të vjetra dhe të reja, deri diku ka edhe analogji me paraardhësit tuaj, ju quajtët anti-shqiptarë apo qendrime anti-shqiptare të disa zyrtarëve europianë që nuk donin që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Të njëjtën gjë e bëri edhe Kryeministri i mëparshëm në samitin e sigurisë të Mynihut. Pardje në Preshevë deklaruat se Kryeministri shqiptar dhe çdo qeveri shqiptare kanë detyrim kushtetues të kujdesen për shqiptarët kudo që ata jetojnë…

Edi Rama: Është në Kushtetutën e Republikës së Shqipëriso kjo.

Sokol Balla: Këtë thoshte ama edhe Berisha kur mbronte tezën e dhënies së pasaportave për të gjithë bashkëkombasit shqiptarë, një tezë që ju e patët kundërshtuar.

Edi Rama: Ne jemi në një proces europianizimi dhe integrimi në BE dhe cështja e pasaportave, nëse duam që të bashkohemi me Europën, duhet të respektojmë edhe disa rregulla europiane. E kam thënë dhe e them kudo se është absurd dhe turp për Europën që shqiptarët e Kosovës, kur ishin nën diktatorë lëviznin lirisht, tani që janë shtet i pavarur dhe demokratik duhet të marrin viza ndërkohë që të gjithë të tjerët lëvizin lirisht. Ne duhet të luftojmë për këtë dhe kjo nuk bëhet duke u thënë hajdeni të gjithë ju merrni pasaportat tona. Këto janë gjëra që na bëjnë edhe qesharakë në sy të BE-së. Nëse është një politikë e dakortësuar, pastaj është diçka tjetër. Është detyrim kushtetues dhe Kushtetutën nuk e kemi bërë ne. Ka qenë aty dhe s’ka pse të ndodhte që unë jam i pari Kryeministër që shkoj vizitoj Preshevën. Ka qenë si zv.Kryeministër edhe Ilir Meta. Pra kur ka pasur vullnet për të shkuar, është gjetur rruga për të shkuar. Të tjerat pastaj për të bërë broçkulla duke provokuar gjithë Europën, është kollaj t’i thuash por vështirë ta mbajnë supet e këtij populli, këtij kombi. Provokon ata të cilët kurrë shqiptarët nuk do ishin sot këtu ku janë, aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE. Arsyeja që shqiptarët janë këtu është sepse besën e kanë dhënë me ta dhe atë besë ne nuk mund ta shkelim sepse shkelim mbi veten tonë. Për një moment të caktuar e çuam në fund fare mbështetjen e tyre dhe agravuam marrëdhëniet me gjithë botën demokratike duke folur për albanofobi botërore dhe duke akuzuar për albanofobi Komisionin Europian, se ato ishin për Komisionin Europian, jo për këta që e thonin vetë, nga këta euroskeptikët.

Sokol Balla: Pashë një moment që u përlotët në Preshevë. Nuk ju dija kaq sentimental në politikë?

Edi Rama: Nuk më dije kaq kështu, nuk më dije kaq ashtu…

Sokol Balla: Keni nxjerrë një profil në këtë vizitë që duhet thënë që nuk e keni patur më parë në publik

Edi Rama: Aty ishte një situatë që realisht unë nuk e kisha menduar që do kisha pasur ndonjëherë fatin ta jetoja dhe kam pas edhe raste të tjera që më kanë pritur e nderuar, por në atë situatë kur shikon ata njerëz që të japin atë respekt dhe të shprehin atë besim duke të dhënë titullin e qytetarit të nderit në atë vend, është një nder i rrallë dhe emocion shumë i rrallë. Edhe falë kontributit të gazetarëve dhe reputacionit që ka politika në përgjithësi, ku të gjithë ata që merren me politikë u duken njerëzve si profesionistë rrenash, që s’kanë as ndjenja, as ideale, as aspirata, por vetëm luajnë teatër nuk na ndihmon shumë dhe duket sikur s’kemi mundësi të kemi emocione. E vërteta është që gjithcka që shqiptarët kanë arritur, është arritur përmes politikës. Politika ka në dorë të bëjë të mira të mëdha për njerëzit, ashtu sic ka edhe fuqinë të shkatërrojë kur është e ndërtuar mbrapsht.

Sokol Balla: Pamë një prezencë të jashtëzakonshme sigurie tuajën personale dhe gjithë delegacionit. Realisht kishte shqetësim konkret real për një atentat të mundshëm?

Edi Rama: Nuk dua të flas me aspekte që janë marrë të tjerët. Ka patur n

Zbulohen kandidatët e Presidentit për Guvernator, Muço dhe Kadareja të avantazhuar

Revista ekonomike ne versionin online “Monitor” ka arritur të mësojë se Presidenti Nishani ka përzgjedhur 4 emra në listën e shkurtuar për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në listë përfshihen emrat e Xhentil Demirajt, Edvin Libohova, Arjan Kadareja dhe Marta Muço dhe pas dakortësisë me kryeministrin Rama pritet dekretimi i njërit prej tyre për t’u votuar nga Kuvendi si Kryetar të Këshillit Mbikëqyrës të bankës qëndrore dhe njëkohësisht Guvernator i saj. Ndër emrat e listuar pavarësisht renditjes dy janë kandidatët më të mundshëm sipas përcaktimeve të ligjit dhe preferencave të mazhorancës për një emër nga institucionet financiare ndërkombëtare. Profesoresha Marta Muço ka një eksperiencë të gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare, ka qenë profesore e politikës monetare dhe gëzon mbështetjen e kolegëve të saj në Këshillin Mbikëqyrës dhe Bankën e Shqipërisë ku ka punuar për tre vjet si drejtore e kabinetit të Guvernatorit.

Xhentil Demiraj, ish-drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të borxhit 2008-2012, ka qenë kaindidati i parë i listuar nga Presidenti.

Gjithashtu Arjan Kadareja, ish antar i Këshillit Mbikëqyrës do të ishte një zgjidhje për ngërçin ligjor mes Kuvendit dhe Presidentit pasi sipas ligjit ky i fundit nuk ka të drejtë të propozojë drejtëpërsëdrejti kryetarin e Këshillit( Guvernatorin) por vetëm njërin prej antarëve. Propozimet për antar vijnë nga Kuvendi për 5 antarë, tre nga Kryeministri dhe një nga vetë Këshilli.

Emri tjetër i propozuar z.Libohova është një ekspert i bankingut pasi ka drejtuar një bankë private me kapital shqiptar për shumë vite deri në shitjen e saj te një bankë e huaj franceze.

Nëse bihet dakort për njërin nga emrat, pritet që Kuvendi të fillojë procedurat e përzgjedhjes edhe si antar të propozimit të Presidentit për Guvernator. Në rast mosmarrëveshjesh me kryeministrin lidhur me intepretimin e Kushtetutës dhe ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” Presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim pasi Kushtetuta përcakton se Presidenti ka të drejtën e propozimit të Guvernatorit ndërsa ligji nuk parashikon asnjë nga antarët si propozim të Presidentit por vetëm propozimin e Guvernatorit. (d.b/BalkanWeb)

Hahn: Rivendosni dialogun në Kuvend

Komisioneri për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, pritet të vizitojë Shkodrën vitin e ardhshëm për të parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi. Këtë qëllim, komisioneri austriak e shprehu gjatë deklaratës së përbashkët pas takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në vend, përfshirë bojkotin e parlamentit, si dhe për çështjet e bashkëpunimit rajonal.

“Është kyçe që reformat të bazohen në një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm. Unë mendoj se ne të dy tregojmë se është e mundur. Ne jemi vitrinë e këtij dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm. Dhe prandaj është kyç për qeverinë dhe opozitën për të marrë hapa për të rivendosur dialogun politik në parlament dhe për të kontribuar në krijimin e kushteve për funksionimin e saj të duhur. Unë i bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësit në jetën politike, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që të ketë debat politik në Parlament dhe ajo që dua të shoh është pjesë e kulturës europiane për të bërë debat në Parlament. Ne do të bëjmë ç’është e mundur në 5 vitet e ardhshme për të përgatitur vendin, por varet pak a shumë nga vetë vendi dhe jeni ju ata që vendosni për shpejtësinë. Por më lejoni t’ju them se në këtë kuptim nuk ka kufizime për shpejtësinë, prandaj varet nga ju se sa shpejt mund të ecim, por ne mbetemi në krahun tuaj dhe në dispozicion për të ndihmuar për negociatat. Përmendëm faktin se angazhimi konstruktiv i Shqipërisë në rajon është një aset i qartë dhe është shumë e rëndësishme që kjo të ruhet. Në veçanti mirëprita angazhimin e vendit ndaj procesit të Berlinit për lidhjet në Ballkan dhe të dy çmuam mbështetjen politike, por detyra ime sidomos është që të dorëzoj mbi projekte shumë konkrete për të lidhur njerëzit në Ballkan dhe për të kontribuar në procesin e mirëqenies dhe paqes në rajon”, u shpreh Johannes Hahn.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar: “Ne jemi të vendosur për të vijuar me mirëkuptim bashkëpunimin politik gjithëpërfshirës dhe do të punojmë ngushtë me shërbimet tuaja në këtë drejtim. Ne kemi biseduar në të kaluarën për kushtëzimin, për angazhimin mbi kushtet, për parashikimin e procesit, për besueshmërinë e procesit, dhe jam i lumtur të dëgjoj se tani do të flasim për efikasitetin e këtij procesi. Ne flasim për mirëqeverisje ekonomike që është shtyllë kryesore e strategjisë për zgjerimin dhe do të jetë një ushtrim nxehje (shtysë) për ekonominë tonë”.

“Meqenëse jam tifoz futbolli, kam premtuar se do të vizitoj për të parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, vjeshtën e ardhshme, në Shkodër”, shtoi Hahn.

Javën e ardhshme, Hahn do të jetë në Serbi e Mal të Zi. Deri tani, agjenda e Komisionerit të ri parashikon vizita vetëm në dy vende të Ballkanit që kanë nisur tashmë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, siç përcakton dhe titulli i mandatit të tij.

Përgatiti: Arta TOZAJ / Top Channel

Peshëngritja nderon Shqipërinë

3 medalje ari dhe 1 argjendi, të fituara në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Kazakistan, është rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë sporti shqiptar në arenën ndërkombëtare. Suksesin e 22-vjeçarit nga Peqini, Daniel Godelli, e pasoi peshëngritësja Romela Begaj, e cila edhe pse e dëmtuar u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes, në peshën 63 kg.

28-vjeçarja ngriti 113 kg dhe, falë peshës trupore më të vogël se sportistja nga Kazakistani, Karina Goricheva, e cila ngriti po 113 kg, e dështimit të ish-kampiones së botës, Tima Turieva, arriti të marrë medaljen e artë në Almaty të Kazakistanit, e para për të në një kampionat botëror.

“Është një ndienjë shumë e madhe për mua, një kënaqësi. Ishte një garë shumë e fortë, sepse kisha përpara kampione bote dhe kampione olimpike, por jam krenare që jam shqiptare”, tha Romela Begaj.

Të mërkurën, Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshën 77 kg; fillimisht në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 171 kg, dhe më pas në dygarësh, me 369 kg; duke u bërë dhe sportisti i parë shqiptar, që shpallet kampion bote në këtë sport.

“Ishte një punë e madhe që bënë të gjithë faktikisht, duke nisur nga Federata e Peshëngritjes. Kemi pasur fatin e mirë që kishim trajner të kombëtares Luan Shabanin, i cili bëri të pamundurën që kjo gjë të realizohej. Jam i lumtur, falënderoj të gjithë, nga trajneri im deri te familja ime”, u shpreh Godelli.

Ndërkohë, dëmtimi në kurriz nuk e ka lejuar kampionin e Europës, Erkand Qerimaj, të jetë në lartësinë e Godellit dhe Begajt. Peshëngritësi shkodran u rendit i pesti në stilin e shkëputjes, ndërkohë që dështoi në të 3 provat në stilin e shtytjes.

Pas suksesit të Godellit dhe Begajt, dy sportistëve – që tashmë janë kualifikuar për në Lojrat Olimpike “Rio 2016″ – fshihet ish-peshëngritësi shqiptar Luan Shabani. 43-vjeçari, i cili aktualisht është trajner i kombëtares greke të Peshëngritjes, i ka qëndruar pranë sportistëve tanë gjatë stërvitjes së tyre në Greqi, por dhe më pas gjatë garave në Kazakistan.

“Kjo (referuar medaljes së artë) është dhurata e Luan Shabanit për të gjithë shqiptarët dhe në emër të të gjithë atyre të falënderoj: Falemnderit Luan”, ishte mesazhi i Romela Begajt. / Top Channel

DASH përshëndet takimin Rama-Vuçiç: Kapitull i ri në rajon

Shtetet e Bashkuara, me anë të një deklarate e kanë përshëndetur takimin mes kryeministrave të Shqipërisë dhe të Serbisë. Përgëzime qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për këtë vizitë historike. Shtetet e Bashkuara lëvdojnë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, për të parën vizitë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd, në gati 70 vjet. E mirëpresim angazhimin reciprok, që këta liderë treguan me hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve të tyre, tha zedhenesja e Shtepise se Bardhe, Jen Psaki.

Jehona e vizitës së shumëdiskutuar vazhdoi për disa ditë rresht në 35. Ndjesia e përgjithshme e përcjellë mes rreshtave ishte ajo se, pavarësisht zotimit të të dy shefave të qeverive për të lënë mënjanë dallimet mes tyre e për t’u përqendruar te dëshira e përbashkët e afrimit me bllokun europian, shkrirja e akujve mes vendeve në një rivalitet të heshtur nuk zgjati as deri në fund të konferencës për shtyp.

Shkëndija e acarimit u bë edhe një herë Kosova, arsyeja e tensioneve dhjetravjeçare. Vizita e Edi Ramës u pa gjerësisht si ngjarje e një rëndësie të veçantë, për faktin e thjeshtë se pa normalizimin e plotë të raporteve shqiptaro-serbe në Ballkan nuk do të ketë paqe të qëndrueshme.

Edhe pse ndalesa, në vetvete, reflektoi progresin e bërë gjatë dy dekadave të fundit, mosmarrëveshja publike nxori në pah edhe një herë thellësinë e hendekut, që ndan dy vendet.

Por ashpërsia e reagimeve në Serbi nuk gjeti të njëjtin pasqyrim edhe në radhët e zyrtarëve ndërkombëtarë, apo njohësve të mirë të problematikave rajonale. / Top Channel

Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe

Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim zhvilloi një konferencë shkencore me studiues nga Kosova dhe Serbia për marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe integrimin europian. Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, theksoi se integrimi do t ë vijë nga bashkëpunimi me BE-në dhe me njëri-tjetrin.Tre qendra studimore nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia zhvilluan në Tiranë një konferencë mbi marrëdhëniet shqiptaro – serbe dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Europian. Qendra e Kosovës Për studime të sigurisë, Instituti i Shqipërisë për Demokraci dhe Ndërmjetësim si dhe Qendra e Beogradit për studime të sigurisë bashkuan studiues nga të tre vendet, që diskutuan mbi rrugët e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin perëndimor, si një nga kushtet kryesore për arritjen e qëndrueshmërisë, zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimin në BE.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha se vendet e Ballkanit nuk mund të qëndrojnë gjithmonë përballë si kundërshtarë dhe të krijojnë konflikte, rajoni nuk duhet të bjerë në rrethin vizioz të frikës e mosbesimit, por duhet të bashkëpunojë. Sipas saj, çështja e parë është kultura politike; kompromisi dhe zemrëgjerësia janë të pakta, gadishmëria dhe bujaria mungojnë sa vendet janë kaq afër, por duket se janë mjaft larg dhe të palidhur.

“Kjo është përgjegjësi e drejtuesve politikë, – thotë ambasadorja Vlahutin – sepse paragjykimet janë abstrakte sa u takon sfidave të sigurisë që kërkon Europa, por ato në fakt problemet janë shumë konkrete: krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi janë çështje ndërshtetërore, që duhen luftuar së bashku”.

Sipas saj, vendet fqinje duhet të gjejnë kurajo dhe të nisin miqësi, mirëkuptim, e këto duhet t’i nisin udhëheqësit politikë, 35tikë, dhe tregtarë, sepse këta udhëheqin opinionin publik. “Personalisht mendoj që vizita e kryeministri Rama në Beorgad ishte shumë e rëndësishme – tha zonja Vlahutin. – Bashkimi Europian kërkon bashkëpunim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore, mirëkuptim dhe bashkëpunim. Vendet e ballkanit perëndimor i kanë të gjitha mundësitë për t’i realizuar këto. Dera për antarësim është e hapur dhe nuk ka kohë për të humbur”.

Analisti serb, Dusan Janjiç, tha në konferencë se pavarësisht nga pesha e ngjarjeve të rënda të historisë, vendet e Ballkanit i kanë të gjitha mundësitë të bashkëpunojnë, sipas modelit të shteteve të Benelux-it, pa cënuar sovranitetin, por duke u mbështetur në elemente si energjia dhe infrastruktura. “Ishte vërtet e rëndësishme vizita e kryeministrit Rama në Beograd – tha analisti Janjiç. – Zoti Rama vërtet theu akujt dhe hapi një faqe të re në kapitullin diplomatik midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ajo vizitë do të sjellë fryte dhe bashkëpunim”. Sipas tij, marrëdhëniet shqiptaro – serbe zhvillohen në fushën kulturore, shtetërore dhe kombëtare. “Këto marrëdhënie kanë të njëjtën rëndësi si ato gjermano-franceze për krijimin e BE-së tha analisti serb Janjiç. Përballë luftërave dhe krimeve duhen vendosur zhvillimi dhe toleranca” – tha zoti Janjiç.

Studiuesit shqiptarë mendojnë se kryefjala e integrimit është bashkëpunimi dhe ky është projekti i vetëm i rajonit. Drejtuesi i Shoqatës së Atlantistëve Shqiptarë Arjan Starova, thotë se megjithë problemet fqinjësore në Ballkan, zhvillimet janë optimiste. “Bashkëpunimi në rajon është një shans i madh që u ka ardhur të gjithëve, -tha zoti Starova – dhe një rol të rëndësishëm kanë edhe udhëheqësit politikë”.

Organizatorët e konferencës vlerësuan se procesi i stabilizim-asocimit rriti bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit perëndimor për t’u integruar në BE, por marrëdhëniet midis Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë mbetën të pazhvilluara për shkak të ngjarjeve historike dhe mosbesimit dypalësh. (voa)

Branko Gerovski: nuk e bëj hesap për shqiptar serioz atë që përkrah këtë qeveri

Branko Gerovski ka shpërthyer kundër Ali Ahmetit dhe shqiptarëve që e përkrahin qeverinë Gruevski. Në kolumnën e tij të fundit kryeredaktori i “Sloboden Pecat”, Branko Geroski ka shkruar për ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë dhe rolin e faktorit shqiptarë në shtet.
Sipas tij, shqiptarët duhet të hidhërohen vetëm me vetën dhe përfaqësuesit e tyre në qeveri të cilët po e mbajnë qeverinë e Gruevskit, qeveri kjo që nuk i llogaritë shqiptarët.

“Qenka shqetësuar ministri Neziri dhe paska thënë se nga Qeveria do të kërkojë përgjegjësi nga që MPB dhe DHP kanë organizuar aksion me forcat policore.

Po shohë se Qeveria është “dridhur” nga kërcënimet e ministrit ri dhe talent. Unë e kuptoj shqetësimin e Nezirit që rrjedh nga shqetësimi i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë. Megjithatë, nuk e kam të qartë pse ju hidhërohen DHP-së dhe MPB-së. A nuk ka BDI zëvendës nëpër këto resore ? A e di Neziri se në këtë qeveri askush s’i bënë hesap dhe së pari duhet të merret vesh me shefin e tij Ali Ahmeti, i cili kuptohet shumë mirë me Gruevskin, njëjtë sikur në një kohë Rrahman Morina me Slobodan Millosheviqin.

Cdo shqiptarë duhet ta kuptojë se duke e përkrahur qeverinë e Gruevskit dhe përfaqësuesit e tyre në qeverinë Gruevski-Ahmeti nuk kanë të drejt t’i hidhërohen askujt, Më vjen keq që këtë duhet tua them drejtpërdrejt por un atë shqiptar që përkrah këtë qeveri nuk e bëj hesap për njeri serioz, shkruan Geroski. (klan)

Peshëngritje, Godelli shkruan historinë, kampion bote në Kazakistan

Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshëngritje në peshën 77 kg, duke u bërë dhe peshëngritësi i parë shqiptar që arrin të marrë medalje ari në dygarësh në një kompeticion të tillë në sportin e peshëngritjes. 22-vjeçari mori medalje ari në stilin e shkëputjes pasi ngriti 171 kg, medalje argjendi në stilin e shtytjes me 198 kg dhe po medalje ari në dygarësh me 369 kg, duke lënë pas vetes kinezin Zhong dhe koreanin Jon Vi Choe.

Godelli tentoi të thyejë rekordin botëror në dygarësh, por dështoi në provën e tretë në stilin e shtytjes me 211 kg. Ky është rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një peshëngritës shqiptar në një kampionat botëror, ndërkohë që 42 vjet më parë Ymer Pampuri mori medalje ari në stilin e forcës në Lojërat Olimpike “Mynih 1972″.

Ndërkohë, peshëngritësi tjetër shqiptar që garoi në peshën 77 kg, kampioni i Europës Erkand Qerimaj, arriti të zërë vetëm vendin e pestë në stilin e shkëputjes, ndërkohë që dështimi në 3 provat në stilin e shtytjes bënë që shkodrani të mos përfshihet në renditjen e dygarëshit.

/ Top Channel