Hahn në Tiranë: “Pa dialog nuk ecet përpara!”

Hahn

Komisioneri i BE Johannes Hahn, në vizitën e parë zyrtare në Tiranë bëri një bilanc të procesit të integrimit të vendit, theksoi nevojën imediate për reformën në drejtësi e forcimin e luftës kundër krimit e korrupsionit.

Komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, përpara se të fillonte agjendën politike në Shqipëri ka preferuar që të jetë në një mjedis diskutimi me shoqërinë civile, për t’u njohur me optikën dhe angazhimet e rrjetit të organizatave joqeveritare, kryesisht në procesin e integrimit të vendit në familjen europiane. Ky ka qenë dhe një sinjal i Komisionerit për rëndësinë e madhe, që Brukseli i jep forumeve të shoqërisë civile në pjesëmarrjen në reforma, në oponencën për legjislativin dhe ekzekutivin, në forcimin e rolit të komunitetit në vendimmarrjen në nivel qendror dhe lokal. BE në vitet e fundit ka adresuar projekte mbështetëse për rritjen e kapaciteteve të instrastrukturës së organizatave joqeveritare, sidomos ato që janë jashtë qëndrave të mëdha urbane.

Gjatë takimeve, që ka pasur me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, zyrtari i lartë i Brukselit në ndalesën e parë zyrtare në Shqipëri ka përsëritur nevojën imediate për reformën në sistemin e drejtësisë, që sipas tij “duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, për të siguruar funksionin e pavarur dhe efektiv. Po ashtu ai kujtoi nevojën për “politika koherente dhe serioze për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.” Për Hahn, për 5 prioritetet, që duhet të përmbushë Shqipëria në procesin e integrimit, ka pasur ecuri progres. “Fokusi duhet të jetë tek të gjitha çështjet, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar ka nevojë për një gjyqësor të pavarur. Ky është parakusht për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.” Nisur nga situata e brendshme politike në Shqipëri ai vuri theksin te nevoja e dialogut me forcave politike, pa të cilin nuk mund të bëhet përpara.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me median, së bashku me Komisionerin Johannes Hahn, u shpreh se është qartësuar fakti se “nuk jemi në kohën më të mirë në Europë për të folur për zgjerimin, por ama jemi në kohën më delikate për të mos e lënë procesin e zgjerimit pa e shtyrë na vazhdimësi dhe vendosmëri. Negociatat i shohim jo si një tjetër proces, por si vetë procesi”.

Mungesa e dialogut është mungesa e sharmit në politikë

Për kryeredaktorin e gazetës Shekulli, Elton Metaj, fokusimi i Komisionerit Hahn tek nevoja e zbatimit të ligjit dhe realizimi i reformave në drejtësi, nuk përbëjnë mesazhe të reja për shqiptarët. Megjithatë në situatën aktuale kjo kërkesë merr një rëndësi të madhe, pohon ai për Deutsche Welle-n.

“BE kërkon më tepër forcë në zbatimin e ligjit dhe Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa për ta forcuar më tepër ligjshmërinë në një vend, që ka vuajtur prej vitesh nga një situatë e afërt me kaosin apo mungesën e kontrollit. Zbatimi i ligjit do të thotë në vetvete një drejtësi më efikase, pasi do ta detyrojë sistemin të vetëpërmirësohet, në rast se hallkat e tjera do të ‘shtojnë’ besnikërinë ndaj kuadrit ligjor. Gjithashtu kërkesa për dialog, që na përsëritet kudo nga zyrtarët evropianë, të rangjeve të ulët apo të lartë, na kujton nivelin e ulët të të bërit politikë në Shqipëri. Mungesa e dialogut është mungesa e sharmit në politikë”.

Analisti i medias Robert Goro ka mendimin se mesazhet, që dha në Tiranë Komisioneri Hahn nuk ndryshojnë as në thelb, as në formulim nga ato, që ka thënë paraardhësi i tij Fule, apo edhe të tjerë më herët. Janë po ato këshilla, po ato fjalë dhe togfjalësha, gjë që për mendimin tim nuk tregon thjesht dhe vetëm këmbënguljen e Brukselit në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, shprehet Goro në një intervistë për Deutsche Welle-n.

“Tregon më së shumti pamundësinë, apo ngurrimin e politikës dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, që të mund t’i përgjigjen sfidës së integrimit, duke e shndërruar aspiratën e shqiptarëve për anëtarësim në BE, në një lloj ‘Kalaje të Rozafës.’

Anëtare e BE-së, vetëm kur të jenë plotësuar standardet

Për Goron procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ecur jashtëzakonisht ngadalë, në kohën që ky do të duhet të ishte, sipas tij, një stimul fantastik, që shoqëria dhe politika shqiptare të europianizoheshin në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

“Nuk besoj se është çështja thjesht tek konceptimi i reformave si ‘detyra shtëpie’, por te mungesa e një obligimi qytetar e kombëtar prej politikës, shoqërisë civile, mediave, që të bëhet më i mirë vendi dhe njerëzit, të fuqizohet ekonomia, si një element vendimtar i integrimit europian”.

Ndërkohë edhe Elton Metaj nga gazeta Shekulli është në të njëjtën linjë me intensitetin e ngjarjeve, kur shprehet se ndër vite afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian ka qenë i ngadaltë, për shkak të mungesës së stabilitetit politik dhe qeverisjes jo të mirë. Për këto arsye, sipas tij, janë humbur shumë shanse për të qenë më pranë këtij Bashkimi, sepse mbi të gjitha anëtarësimi është konsideruar si një dhuratë, apo favor nga Brukseli e kryeqytetet e rëndësishëm të Europës.

“Në mënyrë graduale Shqipëria po kupton se ajo do të jetë anëtare e BE-së, vetëm atëherë kur të kenë plotësuar standardet e BE-së dhe jo, kur disa liderë europianë do të vendosin ta kenë vendin tonë në gjirin e tyre. Pra, nëse nuk e realizojmë BE-në në Shqipëri, nuk do të ketë Shqipëri në BE.” (dw)

 

 

Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH

Zijadin_SelaDrejtuesi i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, u zgjodh kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH. Pas Kongresit të mbajtur në Tetovë, ai paralajmëroi se fillimisht do t’i kërkojë vulat e partisë nga Menduh Thaçi dhe më pas do të vazhdojë betejën e tij për drejtimin e PDSH-së në rrugë ligjore.

Nëse nuk arrin ta realizojë këtë qëllim, Sela tha se do të formojë një subjekt tjetër politik.

“Ne duhet ta fitojmë këtë proces gjyqësor dhe nëse jo, atëherë sipas dispozitave të statusit, Kongresi detyron Kuvendin Qendror që, nëse nuk merren vulat e partisë, të nisë procedura për regjistrimin e partisë”, tha Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH.

Sela tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, për të avancuar interesat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Do të bëjmë çmos që të bashkojmë opozitën, të bëjmë një front dhe një bllok të madh opozitar shqiptar, në mënyrë që të arrijmë të marrin legjitimitetin nga populli, jo vetëm për t’u bërë pjesë e qeverisë pa kushte. Ky do të jetë kushti ynë në ofertën tonë, që do t’i bëjmë partive opozitare për bashkëpunim”, tha Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH.

Kryesia qendrore e PDSH-së, një vit më parë përjashtoi nga partia Ziadin Selën, i cili më pas kërkoi dorëheqjen e kreut partiak dhe formoi lëvizjen për reforma. Nga ana tjetër, kreu aktual i PDSH-së, Menduh Thaci ka thënë nuk do të merret me personat e përjashtuar nga strukturat partiake.

Airbusit A320 i rrëzuar në Alpet Franceze, 150 të vdekur

Aeroplani_gjerman_i_rezuarTë 144 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Airbusit A320 të rrëzuar në Alpet Franceze prezumohen të vdekur, e pohuar kjo nga vetë Presidenti Francois Hollande pas deklaratave të ngjashme nga zyrtarë të aviacionit francez dhe të policisë.

Tragjedi ajrore në FrancëRrëzohet avioni gjermanLajmi i tragjedisë bën xhiron e botësDiagrama e lartësisë dhe shpejtësisë së avionit të tragjedisë“Rrethanat e aksidentit, qe ende nuk jane sqaruar plotesisht, na shtyjne te besojme se nuk ka asnje te mbijetuar. Rrezimi i avionit eshte nje tragjedi ne token tone, ndersa qasja ne zonen e aksidentit eshte teper e veshtire”, tha Hollande.

Avioni i kompanisë gjermane Germanëings, e cila operon si kontaktuese e Lufthansa-s, udhëtonte nga Barcelona drejt Duesseldorf-it. Ne 10:47 me oren lokale ai ka leshuar nje thirrje per ndihme por ndonese e konfirmon kete lajm, Ministria e Brendeshme franceze nuk jep asnje detaj tjeter.

Raportet ne media nga ana tjeter lene te kuptohet se Airbusi po fluturonte shume ulet. Sipas ‘Le Figaro’, avioni ka rene brenda 9 minutash nga 11.500 ne 2.100 metra; piloti i ka kerkuar kontrolloreve te trafikut ajror ne Marseille qe te beje nje ulje emergjence, çka do te thote se e gjithe hapesira ajrore ne rrugen e tij duhej liruar.

‘France Info’ pohon se avioni është rrezuar ne 2.000 metra lartesi, ne komunen e Méolans-Revel, nje zone e izoluar me nje terren teper te ashper malore qe veshtireson se tepermi perpjekjet e ndihmes. Lista e pasagjereve po verifikohet, por nderkohe zevendeskryeministri i Spanjes deklaroi se 45 prej tyre jane shtetas spanjolle, ndersa Hollande pohon se shumica ishin gjermane.

Sherbimi Meterologjik i Frances thote se kushtet atomsferike kane qene relativisht te mira ne momentin e aksidentit dhe se qielli ishte pothuajse krejtesisht i hapur. 400 xhandare, zjarrfikes dhe punonjes te nderhyrjes se shpejte jane mobilizuar per operacionin e ndihmes, por eshte temrresisht e veshtire te mberrihet ne vendin e aksidentit.

Sipas nje zyrtari lokal ne resorten e skive te Val d`Allos, Gilles Gravier, ne fshat rrezimi nuk eshte degjuar. Shefi ekzekutiv i Lufthans-as, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin Twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.

“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shkroi ai.

Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër. Historia e linjes ajrore se ciles i perkiste Airbusi nis ne 1997-ten, kur njihej si Euroëings.Pikat ku ajo operon me se shumti jane aeroporti Keln Bon, ai i Shtutgartit, i Hamburgut, Tegeli ne Berlin, Duseldorfi, aeroporti i Hanoverit e aeroporti i Dortmundit.

Kancelargja gjermane Angela Merkel u shpreh thellesisht e tronditur nga ngjarja. Ajo ka komunikuar ne telefon me shefin e Elizese, Hollande dhe me kryeministrin spanjoll Mariano Rahoi, ndersa mesohet te kete anulluar te gjitha takimet qe kishte ne axhende per te ndjekur me vemendjen me te madhe zhvillimet nga Franca. (T Ch)

Rritet numri i atyre që nuk pinë duhan

duhan Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mos pirja e duhanit po bëhet norma e re në mbarë botën. Por, ajo paralajmëron se betejat ligjore po ngadalësojnë përpjekjet për një ulje edhe më të madhe të përdorimit të duhanit. OKB-ja publikoi një raport të ri të këto ditë, gjatë Konferencës së 16 Botërore për Shëndetin dhe Duhanin në Abu Dhabi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përdorimi i duhanit po bie, ndërsa po shtohet numri i atyre që nuk pinë duhan. Raporti Global mbi Prirjet e Pirjes së Duhanit thotë se në vitin 2010, kishte afro 4 miliardë njerëz mbi moshën 15 vjeçare që nuk pinë duhan. Eduard Tursan d’Espaignet (Ed-ward Tur-sahn des-pen-YAY) është zyrtari i OKB-së që vëzhgon epideminë e duhanit. Ai thotë se traktati 10 vjeçar i njohur si Korniza e Konventës për Kontrollin e Duahnit rezulton të ketë qqënë i efektshëm.

“Fakti që traktati ekziston, do të thotë se ka shumë debat në botë për duhanin. Ka më shumë njerëz që kanë njohuri për traktatin. Vendet kanë marrë masa të rrepta, si shtimi i taksave për mbrojtjen e popullsisë nga pirja e duhanit, mos pirja e duhanit në restorante, transportin publik apo mjedise publike.”

Rregullat po ashtu ndalojnë industrinë e duhanit për të bërë disa lloj reklamash.

“Ndalim të reklamave dhe sponsorizimit të aktiviteteve sportive dhe artistike, duke mënjanuar përpjekjet e industrisë së duhanit për të influencuar të rinjtë për të pirë duhan.”

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan e cilëson si kërcënuese zhvendosjen nëpër gjykata të betejës mes duhanit dhe shëndetit.

Eduard Tursan d’Espaignet (Ed-ward Tur-sahn des-pen-YAY) shpjegon.

“Ajo po u referohej rasteve ku industria e duhanit ka hedhur në gjyq shtete si Uruguaji, i cili kërkon të vendosë vetë paralajmërime në paketat e duhanit. Me Uruguajin po bëhet e njëjta gjë që u bë me Australinë ku industria e duhanit humbi në Gjykatën e Lartë.”

Ai thotë se industria e duhanit po ndihmon disa vende në mosmarrëveshje me Australinë.

“OKB-ja nuk mund t’i humbasë këto raste. Është betejë deri në vdekje mes nesh dhe industrisë së duhanit. Mendoj se ne do të dalim fitimtarë por industria po i zgjat këto beteja dhe shtetet e botës duhet ta kuptojnë këtë manovër.”

Zyrtari i OKB-së thotë se Irlanda, Britania, Turqia dhe Afrika e Jugut po ndjekin shembullin e Australisë për shitjen e cigareve në paketa pa mbishkrime.

Industria thotë se shtetet mbledhin miliarda dollarë nga taksat e duhanit dhe se industria krijon mijëra vende pune. Po ashtu ajo thotë se nuk duhet mbajtur përgjegjëse për problemet shëndetësore, duke thënë se njerëzit duhet ta dinë rrezikun nga pirja e duhanit pasi është e shkruar në paketë dhe nga fushatat kundër pirjes së duhanit. Delegatët në Konferencën Botërore mbi Duhanin dhe Shëndetin po ashtu po diskutojnë edhe rreth sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

“Këtu përfshihen sëmundje si kanceri, sëmundjet e zemrës, ato të rrugëve të frymëmarrjes dhe diabeti. Të gjitha këto sëmundje përkeqësohen nga pirja e duhanit. Konferenca po i trajtonte këto dy çëshjte sëbashku.”

Organizata Botërore e Shendetit thotë se vdekjet e parakohshme mund të parandalohen duke trajtuar katër faktorë kryesorë: djetat e pashëndetshme, mungesën e ushtrimeve fizike dhe përdorimi i dëmshëm i alkolit dhe duhanit. (voa)

Rama: BE ka krijuar ishullin e Kosovës, duke mos lejuar lëvizjen e lirë

Mbledhja shqiptare

Shqipëria dhe Kosova avancojnë, atë që tashmë njihet, si partneriteti strategjik mes dy vendeve, i cili u riktheksua edhe njëherë tjetër nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, në kryeqytetin shqiptar.

Të ulur bashkarisht në një tryezë me ngjyrat e BE-së, kabinetet qeverisëse dëshmuan, se rruga e përbashkët e dy vëndeve është kontinenti i vjetër.

Por, siç theksoi Kryeministri Rama, “bashkimi mes veti kalon nga Bashkimi Europian”, për të cilin, Rama si asnjëherë më parë, lëshoi kritika të ashpra, për atë që shefi i Qeverisë shqiptare, e quajti “izolim të Kosovës nga mosliberalizimi vizave”.

“Ne i kemi thënë dhe do ta themi kudo dhe kurdo që do të na jepet rasti. Regjimi i vizave sot në Kosovë është një padrejtësi cinike ndaj Kosovës dhe kjo padrejtësi duhet të marrë fund një orë e më parë, sepse nuk cënon vetëm dinjitetin e popullit të Kosovës, por cënon edhe dinjitetin e vetë Europës. Mbajtja e Kosovës, nën regjimin e vizave është turp për Bashkimin Europian”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte i drejtëpërdrejtë në deklarimin e tij, kur tha se duhet bërë më shumë në aspektin e marrëdhënieve ekonomike.

“Vlerësoj se marrëdhëniet tona ekonomike, ndërmjet vendeve tona, kanë mbetur më prapa nga marrëdhëniet në fusha të tjera. Ne jemi zotuar dhe punojmë intensivisht që të krijohet një sistem bashkëpunimi, i cili ka për bazë konkurrencën e lirë në treg, ndërsa Qeveritë tona do të heqin barrierat që ky bashkëpunim të jetë konkret dhe frytdhënës. Sistemi, që ne bashkarisht po krijojmë, eliminon subjektisivizimin dhe subjektivizmin për pengimin e qarkullimit të mallrave dhe shërbime në kohë reale”, tha Mustafa.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili prezantoi edhe dokumentin për partneritetin strategjik, e cilësoi atë të një rëndësie historike për ne dhe për rajonin, duke shtuar se, bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë mes nesh është shumë i rëndësishëm, në situatën e fundit të krijuar në botë.

Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi punën e bërë nga qeveria e Shqipërisë në lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës, Me tej, ai tha se, Shqipëria po ashtu ka ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare.

Nënshkruhen marreveshjet mes dy qeverive

Me moton “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr”, u zhvillua mbledhja e dytë e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës u prit me nderime në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në një ceremoni zyrtare që zgjati për rreth 10 minuta.

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij u takua fillimisht me homologun Isa Mustafa dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

Holli i Pallatit të Kongreseve është konceptuar i ndarë në 3 pjesë, ku bie në sy tryeza në formë rrethore me ngjyrë blu, mbi të cilën janë vendosur flamujt e BE-së, ku do të ulen të dy kabinetet qeveritare.

Në mes është vendosur një shqiponjë 3 dimensionale, kurse anash dekori parashikon vendosjen e flamujve të dy vendeve. Një kënd i veçantë është dedikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.

Me vone u krye edhe firmosja e dy qeverive me 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle të cilat janë:

1. Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.

2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.

3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.

4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.

7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.

8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.

9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.

10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Kryefjala e mbledhjes së dytë të dy qeverive ishte thellimi partneritetit strategjik i Shqipërisë me Kosovën, i cili në në një vit ka njohur progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme, ku Kosova është bërë pjesë e shumë nismave rajonale dhe për herë të parë në Milano u hap Konsullata e parë e përbashkët mes dy vendeve.

Hapja e kësaj Konsullate parashikohej në marrëveshjen e nënshkruar gjatë mbledhjes së parë të dy qeverive në Prizren. / Top Channel

Lini duhanin menjëherë dhe përfitoni në 20 minuta

Çdo moment është ai i duhuri për të hequr dorë nga duhanpirja. Pse? Sepse në vetëm 20 minuta do të përfitoni të mirat e heqjes dorë nga ky ves.

Një studim i shërbimeve shëndetësore britanike analizuan treguesit shëndetësorë për më shumë se 120 mijë persona ndër vite, duhanpirës dhe persona që kanë lënë duhanin dhe më pas hartuan një raport të detajuar me të mirat që përfitohen nga lënia e duhanit.

Nëse heq dorë nga duhani tani:

Pas 20 minutash presioni i gjaku dhe rrahjet e zemrës do të ulen dhe do të rikthehen në nivelet normale. Kjo ul menjëherë rrezikun e një sulmi në zemër dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.

Pas tetë orësh: Niveli i nikotinës dhe monoksidit të karbonit në gjak përgjysmohet. Në doza të mëdha, monoksidi i karbonit shkakton vdekjen, por në doza të vogla, sa ato që thithen nga një cigare shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe rrit rrahjet e zemrës. Brenda këtij afati niveli i oksigjenit prek parametrat normalë duke furnizuar lëkurën dhe flokët e thatë.

Pas 24 orësh: Monoksidi i karbonit ‘zhduket’ nga organizmi dhe mushkëritë nisin të vetpastrohen dhe të rikthejnë në funksion mekanizmat mbrojtës ndaj ‘papastërtive’ që thithen së bashku me ajrin.

Në 48 orë: Organizmi pastrohet prej nikotinës dhe përmirësohet ndjeshëm shqisa e aromës dhe shijes. Efekt anësor në këtë periudhë mund të jetë një dhimbje e lehtë koke, që mund të lehtësohet akoma më shumë po të mendosh se në portofol do nisin të rëndojnë paratë që shpenzonit për cigaret.

Në 3 ditë: Frymëmarrja do të lehtësohet akoma më shumë. Në këtë fazë mund të keni probleme me përqendrimin, probleme që kompensohen me energjinë e fituar në nivele më të larta.

Në 12 javë: 60 përqind e atyre që kanë lënë duhanin pohojnë se në këtë periudhë kishin probleme me vetkontrollin dhe se dëshira për të ndezur një cigare ishte më e fortë se zakonisht. Mos u dorëzoni! Qarkullimi i gjakut dhe lëngjeve në organizëm në këtë fazë është përmirësuar akoma më shumë që reflektohet në një freski më të madhe të lëkurës.

Nga 3 deri në 9 muaj: Mushkëritë përmirësohen me 10 përqind. Në këtë fazë nis rigjenerimi i qelizave të dëmtuara nga duhanpirja. Nuk do të ndjeni më shqetësimet e kraharorit të shkaktuara nga duhani. 70 përqind e personave që kanë lënë duhanin thonë se në këtë periudhë kanë patur një rritje të fortë të oreksit. Nëse shqetësoheni se mund të fitoni kilogram të tepërta, atëherë duhet të bëni kujdes me ushqimin që përzgjidhni.

Në 1 vit: rreziku për të pësuar një sulm në zemër bie me 50 përqind të mundësive në krahasim me një duhanpirës. Ulet gjithashtu edhe mundësia e mpiksjes së gjakut në tru për shkak të mungesës së oksigjenit. Brenda pesë vitesh pasi e keni lënë duhanin, rreziku për t’u goditur nga një mpiksje rikthehet në nivelet normale, njësoj sikur të mos kishit pirë duhan kurrë.

Në 10 vjet: rreziku për t’u prekur nga kanceri në mushkëri ulet me 50 përqind në krahasim me atë të një duhanpirësi. Qelizat parakancerogjene në gjakun tuaj janë zëvendësuar të gjitha nga qeliza të reja të shëndetshme.

Në 15 vjet: rreziku për të pësuar një sulm në zemër ulet në nivelet e një personi që nuk ka pirë kurrë duhan dhe lëkura rigjeneron plotësisht dëmtimet e shkaktuara nga duhanpirja.

/ Top Channel

Shkup, ambasadori amerikan: Sistemi gjyqësor? Hahaha!

Jess_BailyAmbasadori amerikan në Shkup, Jess Baily ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të shprehur vlerësimin e tij për sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Ai ka shpërthyer në të qeshura kur gazetarët në Shkup i kanë kërkuar një vlerësim për gjyqësorin. &#8220;Hahaha! Pra, po më pyesni të komentoj sistemin gjyqësor&#8221;, iu përgjigj Baily reporterëve. Megjithatë, diplomati amerikan e vuri theksin te mungesa e besimit të qytetarëve tek institucionet gjyqësore. Ai u zotua se SHBA-të do të ndihmojnë në rritjen e këtij besimi dhe porositi se sfidat aktuale me të cilat përballet vendi kërkojnë një gjyqësor të pavarur dhe transparent. </p>
<p>&#8220;Çështja e besimit të qytetarëve te sistemi gjyqësor është diçka për të cilën duhet të vendosin vetë qytetarët e Maqedonisë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në rritjen e besimit. Unë nuk dua të gjykoj nëse sistemi është i aftë të përballet me rastet e fundit, por sfidat me të cilat përballet Maqedonia kërkojnë një gjyqësor transparent dhe të pavarur. Këtë e dëshirojnë edhe qytetarët&#8221;, deklaroi Baily. Ndërkohë, një ditë më parë partia opozitare maqedonase, LSDM prezantoi disa audiomateriale të përgjuara, për të cilat tha se dëshmojnë se në Maqedoni sistemi gjyqësor kontrollohet tërësisht nga kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. </p>
<p>Deklarata e diplomatit amerikan nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat ndërkombëtare. Shumë prej komenteve shprehen se gjesti i Baily nuk ishte aspak diplomatik dhe se mund të sjellë irritimin e qytetarëve për mënyrën sesi shefi i diplomacinë e ka trajtuar këtë çështje.

Zgjerohen sulmet në hapësirën kibernetike

Një raport i publikuar kohët e fundit tregon se Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtuar sulmet kibernetike ndaj njëri-tjetrit, madje edhe ndërkohë që diplomatët e lartë nga të dy vendet po punojnë drejt një marëveshjeje për të siguruar se Irani nuk do të ketë armë bërthamore dhe për heqjen e sanksioneve ndaj atij vendi. Ky zhvillim është pjesë e një prirjeje globale në rritje.

Diplomatët më të lartë amerikanë dhe iranianë kanë zhvilluar takime thuajse javore, në përpjekje për një marrëveshje brenda afatit të caktuar në fund të marsit. Por pas kësaj skene po zhvillohet një betejë kibernetike, sipas faqes elektronike The Intercept që bazohet në dokumentet e publikuara nga Edward Snowden.

Publikimi i detajeve nga këto dokumente të dy viteve më parë, kërkon reagime më të fuqishme amerikane ndaj aftësive të përmirësuara të sulmeve kibernetike nga Irani.

Raporti thotë se Irani ka nxjerrë mësime nga virusi Stuxnet i futur në programin bërthamor të atij vendi, nga siç thuhet agjencitë inteligjente amerikane dhe izraelite në vitin 2012.

Incidenti mund t’u ketë treguar udhëheqësve iranianë vlerën e sulmeve kibernetike, krahasur me armët bërthamore më të kushtueshme dhe tejet të debatueshme, thotë eksperti David Stupples me City University London.

“Irani e ka kuptuar tani se ka një armë më të fuqishme në dorë. Nëse investojnë këtu, ata mund të sulmojnë vazhdimisht dhe të arrijnë rezultate me kosto shumë të ulët.”

Një formë elementare sulmi kibernetik paraqitet në këtë video të ekipit të profesorit Stupples nga një incident i kohëve të fundit.

“Kjo faqe interneti tregon për sulmet dhe reagimet. Ngjyra e ndezur tregon se faqja e internetit është e mbingarkuar. Këtu shihen sulmet ndaj faqes dhe praktikisht, faqja e internetit është izoluar tërësisht.”

Një mbingarkesë e tillë, ose sulmet për izolimin e faqes janë irrituese. Problemi kryesor është kur ndodh grabitja e informacioneve apo shkatërrimi i tyre si në rastin e Sony-it vitin e kaluar. Sulme të tilla rrezikojnë jetën e njerëzve duke tejnxehur centralet elektrike ose bllokuar sherbime të ndryshme si trafikun tokësor dhe atë ajror.

Një vit më parë, shefi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, admirali Mike Rogers, i tha Kongresit se lufta kibernetike do të vazhdojë.

“Lufta kibernetike do të jetë element i pothuajse të gjitha krizave që do të shohim në të ardhmen. Ka qënë në të kaluarën, po shihet në Ukrainë, Siri, Gjeorgji dhe gjithnjë e më shumë po bëhet normë.”

Po ashtu ka shqetësime se grupet terroriste mund të përdorin sulmet kibernetike, thotë Rachel Briggs me Institutin Londinez për Dialog Strategjik.

“Dihet që ekstremistët po përdorin teknologjinë. Me aq sa dihet ata nuk kanë qënë të suksesshëm. Por kjo është çështje kohe.”

Sulmet kibernetike janë me kosto të ulët, pa autorë dhe shpesh të panjohura për publikun, me mudësinë për përdorim më aktiv nga terroristët dhe qeveritë sesa armët konvencionale apo bërthamore. (voa)

Raporti i qeverisë së Kosovës mbi dialogun i paraqitet Brukselit

Qeveria e Kosovës kërkon që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të mos diskutohet pa u zbatuar nga Serbia marrëveshjet e arritura. Pala serbe insiston në krijimin e shpejtë të Asociacionit.

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës, thonë se ata nuk do të pranojnë asnjë kusht të përfaqësuesve të komunitetit serb të Kosovës që del jashtë kornizave të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Të mërkurën e javës së kaluar, kryetarët e komunave me shumicë serbe me praninë edhe të përfaqësuesve të qeverisë se Serbisë dhe deputetëve serbë në kuvendin e Kosovës, u dakorduan në një takim në Graçanicë për një veprim të përbashkët politik, sic u tha, në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë përmes një Asociacioni të fuqishëm të komunave serbe.
“Komuniteti serb vendos për një veprim të përbashkët politik, për mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e interesave të popullit serb, përmes formimit të një Asociacioni të fuqishëm të komunave serbe”, thuhej në mes tjerash në deklaratën për media pas takimit të Graçanicës.
Presioni i Listës “Serpska”
Ndërkohë, mediat lokale në Prishtinë shkruajnë se Lista “Serpska”, që përbëhet nga 10 deputetë në kuvendin e Kosovës, po bën presion për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për faktin që shumë shpejt Serbia do të nisë ndryshimet kushtetuese dhe në kuadër të tyre synohet krijimi i një amendamenti të veçantë për Asociacionin. Deputetët e listës Serpska akoma po vazhdojnë të bojkotojnë institucionet e Kosovës që nga shkarkimi nga detyra i ministrit serb Aleksandër Jabllanoviq dhe ky bojkotim thuhet se do të vazhdojë deri në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa zyrtarë të qeverisë së Kosovës nga ana e tyre, thonë se cështja e Asociacionit akoma nuk është në rend dite, sepse fillimisht sipas tyre, Serbia duhet t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri tash.
Edita Tahiri ministre për dialogun Kosovë-Serbi, i tha DW se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, shqetësimet e tyre mund dhe duhet t’i adresojnë në institucionet e Kosovës e jo jashtë tyre.
Tahiri: Të zbatohen njëherë marrëveshjet e arritura
“Çështja e Asociacionit është një çështje që jemi dakorduar në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Por çështja e Asociacionit akoma nuk është në rend dite, sepse, akoma ka çështje të tjera që duhet të zbatohen plotësisht. Çështjet që fillimisht duhet të kryhen, përkatësisht marrëveshjet që duhet të zbatohen janë: Serbia duhet që t’i shuaj të gjitha strukturat paralele që i ka në Kosovë, të zbatohet plotësisht marrëveshja për drejtësinë, e cila u arrit në muajin shkurt, kërkojmë që struktura paramilitare mbrojtje civile të shuhet plotësisht dhe pjesëtarët e saj të integrohen në institucionet e Kosovës dhe kërkojmë që të hiqet barrikada mbi urën e Lumit Ibër. Pra, kur këto të zbatohen praktikisht dhe vërtetohet se u zbatuan, atëherë tema e Asociacionit do të jetë në rend dite”, thotë Edita Tahiri.
Ky Asociacion sipas zonjës Tahiri, do të jetë në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës, përkatësisht me ligjin për vetëqeverisje lokale. Në bazë të këtij ligji, Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive e as mbikqyrëse, por mund të ketë funksione kordinuese, konsultative për nevojat komunale. Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga ana e listës Serpska, nga analistë të ndyshëm u interpretua edhe si rrezik për ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Edita Tahiri, thotë se qeveria e Kosovës është për vazhdimin e dialogut me Serbinë, asnjëherë nuk ka thënë që do ta ndërpresë dialogun, mirëpo, fillimisht kërkon që të zbatohen nga ana e Serbisë marrëveshjet e arritura deri tash në mënyrë që të hapet rruga për tema të reja, apo sic e quan ajo, fazën e tretë të dialogut. “Që nga tetori i vitit të shkuar ne kemi vërejtur që Serbia jo që nuk po i zhbën strukturat e saja paralele në Kosovë, por përkundrazi i ka forcuar dhe ka vënë nën hije veprimtarinë e komunave legale që janë zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe pikërisht zgjedhjet lokale të vitit 2013 janë rezultat i marrëveshjes së Brukselit Kosovë-Serbi e nënshkruar me 19 prill të po të njejtit vit. Pra, nga ana jonë unë mund të them se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dilaogut me Serbinë, por ne kërkojmë rritje të cilësisë në zbatimin e marrëveshjeve për të krijuar kushtet për fazën e tretë të dialogut ku do të hapen tema të reja”, thotë Edita Tahiri.

Si të sigurohet progresi në dialog
Qeveria e Kosovës njoftoi të hënën me datë ( 23.03 ) se i ka paraqitur Bashkimit Evropian raportin mbi rrjedhat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjeve për periudhën 1 tetor 2014–20 mars 2015. Në këtë Raport që është nënshkruar nga ministrja Edita Tahiri, udhëheqëse e dialogut të Brukselit për procesin e zbatimit, paraqitet vlerësimi i Qeverisë së Kosovës për progresin dhe sfidat e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë dhe Dialogut teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Në raport ndër të tjera thuhet se Qeveria e Kosovës dëshiron të theksoj se zbatimi i marrëveshjeve është me rëndësi parësore për suksesin e plotë të këtij dialogu. “Ne e vlerësojmë shumë lehtësimin që ofron Bashkimi Evropian dhe garancitë për rezultatet e dialogut, si dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për të. Megjithatë, ne besojmë fuqishëm se politikat e matjes së performancës dhe stimujt e njëpasnjëshëm dhe kushtëzimet për të dy shtetet në rrugën e tyre të euro-integrimit, janë të nevojshëm për të siguruar progresin e kërkuar në dialog”, thuhet në raportin e dialogut që qeveria e Kosovës i dorëzoi Brukselit zyrtar. (dw)