Althauzen: Dorëheqjet bazë për një hetim të pavarur

Althauzer Ambasadore DEAlthauzer: Qeveria duhet të japë dorëheqje

Ambasadorja gjermane në Shkup bëri thirrje për dorëheqje, si bazë për zbatimin e një hetimi transparent dhe të tërësishëm ndaj akuzave që dolën nga afera e përgjimeve. Një hetim i tillë i besueshëm, sipas ambasadores gjermane Kristin Althauzer, është mënyra e vetme që Maqedonia të ruaj rrugën euro-atlantike.

“Akuzat e rënda që dalin nga ngjarjet dhe publikimet e fundit, akoma nuk kanë marrë trajtimin e duhur nga ana e Qeverisë. Kjo është shumë irrituese për mua, si dhe për monitoruesit e tjerë perëndimor të skenës politike në Shkup. Sipas standardëve euro-perëndimore, pasojat politike janë të pashmangshme në raste të akuzave të këtij vëllimi dhe mënyre. Që të jem e qartë, siç ishte edhe kolegu im amerikan javën e kaluar, pasojat politike përbëjnë, për shembull, dorëheqje si parakusht që të zbatohet një hetim i nevojshëm, transparent dhe i plotë. Vetëm përmes një procesi të besueshëm hetimor, i cili sërish do ta vendoste përgjegjësinë politike dhe gjyqësore te bartësit e funksioneve publike dhe politikanët, do të mund të ruhet perspektiva euro-atlantike e vendit”, deklaroi Kristine Althauzer, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni.

Ambasadorja gjermane foli edhe për shkaqet e krizës politike në Maqedoni. Sipas asaj, këto janë pikërisht mangësitë që ka shënuar edhe Komisioni Evropian.

“Nga perspektiva ime është tragjike të shohë se shumë nga mangësitë që BE-ja i shënoi posaçërisht me raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian, u vërtetuan me ngjarjet e fundit. Koncepti ynë perëndimor se përmes dialogut politik do të mbizotërojë interesi i shtetit në vend të atij partiak, u tregua si naiv në raport me kulturën politike këtu, punësimet e shumta në institucionet shtetërore, shpesh të përbëra nga mbështetës partiakë në vend që të ketë nëpunës kompetent, trajtim i pabarabartë i individëve dhe institucioneve të caktuara para drejtësisë, që është gurrëthemeli bazë për një demokraci funksionale, si dhe ndërhyrja në media, veçanërisht në shërbimin publik. Jo vetëm që e sollën krizën aktuale, por edhe më tepër, e bënë çdo qytetar dhe obligues tatimor në Maqedoni, viktimë të sjelljes klienteliste dhe partiake të institucioneve shtetërore”, tha Kristine Althauzer, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni.

Ambasadorja e Gjermanisë e shprehu qëndrimin e saj gjatë një li9gjerate në Fakultetin e Drejtësisë. Me porosi të ngjashme për krizën e brendshme politike, javën e kaluar u deklaruan ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe euroambasadori, Aivo Orav. Alsat-M

Bexheti: Tirana dhe Prishtina-nëse nuk na qortoni së paku mos na lëvdëroni pa meritë!

Akademiku shqiptar Abdylmenaf Bexheti ka komentua vizitën e djeshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në Prishtinë.

Ja e çfarë shkruan Bexheti në profilin e tij në facebook:

Krahas diplomacisë edhe në traditën tone kombëtare nuk lejohet të kritikohen publikisht ,,vëllezërit e mëdhej,, po si duket e lyp nevoja e momenti!
Gjithmonë kemi nevojë për ,,përkujdesje,, nga vëllezrit tanë, si nga Tirana aqë më tepër nga Prishtina por ama paternalizmi i sinqert duhet të rezulltojë me efikasitet. Në të kundërtën mjaft na ,,mbrojtët,, se na u thyen brijt duke na përkëmbur nga regjimet e papërgjegjshme vendore, që Ju i pritni nëpër salonet Tuaja!

Sa here që duhet të defokusohet vëmendja nga dështimet e regjimit në Maqedoni, e pësojnë fshatrat ndërkufitar-nga Rajca me Shqipërinë (vriten shqiptar të pafajshëm në kufi) e deri te Goshinca, Breza, Malina,…me Kosovën! Pas çdo maltretimi të shqiptarëve këndej kufirit, pushtetarët qeveritar ia msynë qendrës më të afërt-në këtë rast Prishtinës, po shumë here edhe Tiranës!

Edhe bilbilat në degë e dijnin se Aliu së shpejti do shkojë në Prishtinë me të njejtat refrene që irritojnë deri në ekstrem, për relativizim të situatave tragjike. Në mes të Prishtinës, edhe njëherë krisi pushka e Alisë-ai tha se është mendim individual i vetëm një ministri(e) dhe jo i qeverisë!!! Thjesht i një ministre, që na quan indian, fise të egra dhe na monton skenare për të na nëpërkëmbë si sdinjitetin ashtu edhe egzistencën fizike, kurdo që i kujtohet dhe i duhet asaj. Aliu poashtu kërkoi të mos fajësojmë tërrë qeverinë se aty është edhe vat ai! Policët janë njerëzit tanë-po çfar se nën komandën absolute të regjimit!

Skenat që i shohim janë trishtuese për kohën dhe vendin-ne mes të Europës e shek.21!

Shyqir Zotit, për më pak se dy dekada shqiptarët janë vetëdijësua shumë mbase edhe teknologjia informatike ka bë të vehten. Popullata lokale, nënat dhe motrat shqiptare, jo vetëm më të arsimuar por edhe shumë më të vetëdijësuar, po befasojnë edhe skenaristët e aktorët më të sprovuar në këto skena! Mediumet, sado të shtypura po bëjnë të vehten, ne veçanti Alsat-M, Lajm, Portale…Ju lumt!

Vërtet Aliu ka qenë shoku Juaj i luftës, përçka i mbetet merita, por ama neve po na shëndrohet në tmerr i paqës. Prandaj të ndajmë shaping nga sheqeri!

Prishtina me shqiptarët gjithëandej ka hallet e shtetbërjes, për të cilën gjithaqë u sakrifikuam të gjithë. Tirana sot është pjesë e sistemit më të fuqishëm të sigurisë kolektive (NATO), kurse ne në Maqedoni, në këtë konstelacion kohe dhe hapsire nuk mund më tepër të pajtohemi më, me pozitën e prioritetit tretë në doktrinën tone kombëtare. Një çerek shekulli në këtë pozitë është tepër.
Ka ardhë koha pak ju të prishni ,,rehatinë,, Tuaj për vëllaun e tretë! Përndryshe si të mbajnë ,,ymytin,, vëllezërit tjerë në këtë vargë kombëtar….?
(INA)

Xhunga-Ramës: A vijnë Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti në Tiranë vetëm kur duhet të lajnë mëkatet si para priftit?

rama-shqipKryeministri shqiptar Edi Rama, i ftuar në emisionin “Shqip” në Top Channel, që udhëhiqet nga gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga, raporton Almakos. Teksa ende po vijon emisoni, për një çast Xhunga i ka parashtruar një pyetje provokative Ramës duke i thënë se ka me mijëra shqiptarë që na ndjekin nga Maqedonia, e njëri prej tyre ka dërguar këtë pyetje ndaj Ramës: A mendoni se Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti vijnë në Tiranë, vetëm kur duhet të lajnë mëkatet si para priftit?

Për këtë Rama është përgjigjur në mënyrë tejet të tërthortë duke thënë, -“I respektoj të zgjedhurit dhe udhëheqësit e zgjedhur në Maqedoni. Këto lojëra me larje mëkatesh e mëkatarësh sipas meje kanë përfunduar, aq më tepër kur jemi të përkushtuar për të çuar proceset përpara…. Vëmendja e Qeverisë sonë si asnjëherë më parë është drejtuar ndaj Kosovës, ndaj shqiptarëve në Maqedoni, në Preshevë, e kështu me rradhë. Ne të gjithë së bashku mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha, dhe shumë të rëndësishme, por nuk duhet të jemi armiq të vetvetes”./Almakos

Rama në “Shqip”: Fluksi i azilkërkuesve, pasojë e manipulimit. Veliaj, i duhuri për Tiranën

rama-shqipNë prag të hapjes edhe zyrtarisht të fushatës elektorale, e para që e gjen Edi Ramën si kryeministër, kreu i mazhorancës foli në emisionin “Shqip” me gazetaren Rudina Xhunga për kandidatët, për aktualitetin politik si dhe për fluksin e shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik, kryesisht në Gjermani.

A janë zgjedhur kandidatët e duhur? Pse u zgjodh Erion Veliaj në Tiranë? Si e vlerëson Rama garën me disa kandidatë në kryeqytet? Pse po kritikon Blushi dhe cili është qëndrimi i kryeministrit për tezat e deputetit socialist? A po largohen shqiptarët prej politikave të qeverisë, apo lëvizja është krejt normale?

***

Intervista e plotë

Rudina Xhunga: Zoti Rama mirë se keni ardhur. Çfarë vizite ishte kjo e Gjermanisë?

Edi Rama: Ishte një vizitë e kombinuar pune si kryeministër në një këmbim që kemi nisur me landin e Baden Wurttemberg për disa projekte të përbashkëta dhe pastaj si artist i ftuar për të çelur një galeri në një ekspozitë shumë prestigjioze në Berlin.

Rudina Xhunga: Në të gjitha fotot vërehen takimet tuaja me gjermanë, nuk shoh shqiptarë nga ata që janë me shumicë në Gjermani dhe kërkojnë azil. Ju nuk takuat shqiptarë, nuk patët takime me shqiptarë?

Edi Rama: Kam takuar jo pak shqiptarë, por nga ata që kishin ardhur për të marrë pjesë në ekspozitë.

Rudina Xhunga: Basha sot ju quajti kryeministër turist i një popullit refugjat…

Edi Rama: Tani që po mbaron sezonin 4-vjeçar turistik si kryetar i Tiranës, është një person kompetent për të folur për turizmin.

Rudina Xhunga: Po për personat që kanë kërkuar azil në Gjermani?

Edi Rama: Së pari, le të jemi të vërtetë me njëri-tjetrin dhe ta shikojmë në sy njeri-tjetrin. Lëvizja e lirë në Shqipëri, si në të gjitha vendet ku ra regjimi i vizave është shoqëruar me një fluks përpjekjesh për të shkuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe përgjithësisht në perëndim. Nuk është një fenomen shqiptar, nuk është një fenomen i ri. Po të shikojmë shifrat në rajon, sot, Serbia ka dyfishin e fluksit të lëvizjeve pas rënies së regjimit të vizave në raport me Shqipërinë. E, po t’i referohemi lëvizjeve migratore nga të gjitha vendet ish komuniste që iu bashkuan BE dhe që janë lëvizje me synim përfitimin në tregun e përbashkët të punës, bëhet fjalë për miliona. Thënë kjo, në këto javë jemi gjetur përpara një ngjarjeje pa lidhje me fluksin migrator, që është i natyrshëm për të gjitha vendet ku ka rënë regjimi i vizave. Kjo ka qenë e lidhur drejtpërdrejtë me një spekulim të madh. Një spekulim i madh, i bazuar apo që ka keqpërdorur një fakt. Gjermania,- dhe për këtë arsye flukset e këtyre javëve kanë qenë të drejtuara në Gjermani,- ka bërë kërkesën për 45 mijë të huaj, por ama bëhet fjalë për të huaj që zotërojnë zanate shumë specifike, që janë të nevojshme për tregun e punës në atë vend. Nuk bëhet fjalë për hapje dyersh për të mikpritur dhe për të integruar njerëz që shkojnë atje për arsye ekonomike. Për këtë arsye shanset për të shkuar në Gjermani, siç janë bërë të ditur nga pala gjermane në mënyrë të përsëritur dhe siç janë bërë edhe nga ne të qarta, janë zero. Ky manipulim me nevojën e njerëzve për një jetë më të mirë që është më shumë se sa e kuptueshme dhe nuk është rezultat i qeverisjes sot në Shqipëri, nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë një arsye që njerëzit të tentojnë dhe të shkojnë atje për të kërkuar azil, sepse shanset janë zero. Kthehen më të varfër se ç’u nisën, sepse i shpenzojnë dhe ato para duke ua paguar atyre elementëve kriminalë, që synojnë të shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për një jetë më të mirë.

Rudina Xhunga: A ka qeveria përgjegjësi për këta elementë kriminalë që kanë manipuluar?

Edi Rama: Padyshim janë kapur dhe janë ndëshkuar disa. Nuk bëhet fjalë në Shqipëri, siç ishte rasti në Kosovë për struktura të dukshme. Bëhet fjalë për shumë marrëdhënie të ndërmjetme individuale. Është e kotë që këtë fenomen ta lidhim me një apokalips dhe është e turpshme që këtë që po ndodh ta lidhim me qeverisjen e vendit. Fluksi është në rënie. Ka shumë më pak përpjekje dhe do të bjerë fare dhe do të rikthehemi në trendin natyral. Atëherë çfarë do të themi që u rrit ekonomia? Është speklullim kur thuhet se kjo ndodh sepse nuk ka më shpresë se njerëzit nuk kanë më të ardhme.Pra, ky është një moment tërësisht artificial.

Rudina Xhunga: Që do të ketë një moment fund, siç pati një fillim jo normal…

Edi Rama: Është drejt fundit nga pikëpamja e lëvizjes së panatyrshme flas. Kurse fluksi i lëvizjes drejt vendeve të BE dhe përpjekjet e njerëzve për të shfrytëzuar lëvizjen e lirë, pavarësisht se janë përpjekje që nuk kanë shans të përfundojnë me sukses në formën e azilit, nuk është ndalur në asnjë vend dhe nuk do të ndalet as në Shqipëri.

Rudina Xhunga: Ndiheni përgjegjës zoti Rama për njerëzit që ikën, qoftë edhe të gënjyer, të mashtruar, por ikën se nuk është puna se nuk kanë shpresë, por nuk kanë punë, nuk kanë jetë.

Edi Rama: Unë do të ndihesha përgjegjës në rast se në 18 muaj qeverisje Shqipëria nuk do të ishte duke ecur në rrugën e duhur, në rast se në 18 muaj qeverisje do të ishte duke u thelluar në rrugën e rrënimit ku ne e gjetëm, në rast se hemorragjia në të gjithë sektorët e vendit do të ishte duke vazhduar, në rast se borxhet ndaj kompanive do të ishin duke u thelluar, në rast se borxhi publik do të ishte duke u thelluar, në rast se ilaçet në spitale do të vazhdonin të mungonin dhe në rast se gjithashtu kërbaçi ndaj kompanive do të vazhdonte për t’u marrë përmes gjobave abuzive paratë e fundit nga xhepi, në rast se punësimi do të ishte në rënie, në rast se të ardhurat do të ishin në rënie, në rast se sot të kishim kolapsin energjetik, dhe praktikisht do të kishim falimentin e sektorit energjetik dhe në rast se sot të kishim ende në të anët e Shqipërisë ndërtime pa leje që do të vazhdonin për qefin e tyre dhe në rast se do të kishim në një vit të vetëm mbi 10 mijë legalizime dhe falas për ata që presin të legalizohen prej 20 vitesh, në raport me 8 vite e qeverisë së mëparshme. Pra, në rast se do të ishim në kushtet kur pavarësisht ndryshimit të qeverisë do të ishte duke vazhduar hemorragjia në të gjithë sektorët, Shqipëria do ishte duke vazhduar të ecte në drejtimin e gabuar, atëherë po unë do të ndihesha përgjegjës.

Rudina Xhunga: Zoti Rama, për të njëjtën Shqipëri flisni dhe ju dhe këta njerëz që ikin në Gjermani? Ata kanë probleme punësimi..

Edi Rama: Kush e tha dhe kush e pretendoi që Shqipëria mbas 18 muaj nuk do të kishte probleme punësimi. Kush e tha dhe kush e pretendoi se në 18 muaj një qeveri mund t’i kthente vendet më të varfra të vendit në zona të shpresës dhe në zona ku njerëzit nuk do të donin të largoheshin, sepse papritur puna i kishte rënën nga qielli. Kush e tha që varfëria kjo plagë e tmerrshme e hapur në 20 e kusur vite, batërdi e shkallmim të të gjithë themeleve të shtetit, do të zhdukej brenda 18 muajve?

Rudina Xhunga: Çfarë do të ndodhte në këto 18 muaj që do t’i mbante këtu?

Edi Rama: Ajo që duhet të ndodhte në 18 muaj po ndodh; Që vendi të merrte kthesën siç e ka marrë në drejtimin e duhur; që hemorragjia në sektorët e ndryshëm të ndalojë dhe që të fillonte periudha e një operimi të shëndetshëm. Jemi akoma në fazën e një operimi. Nuk mundet dot që në një sallë operatore t’i thuash trupës që operon pse nuk po vrapon personi që është i shtrirë këtu dhe ç’është ky bark i hapur? Sepse, Shqipëria, pas njëzet e kusur vitesh rrumpallë ka nevojë të bëjë shtetin. Shteti nuk mund të ndërtohet në 18 muaj. Korrupsioni nuk mund të zhduket në 18 muaj, varfëria jo e jo, papunësia padyshim që jo e kështu me radhë. Të mos harrojmë që nuk jemi duke qeverisur në një periudhë lumturie europiane, nuk jemi duke qeverisur në kushtet kur në vendet fqinje shqiptarët jetojnë normalisht me punën e tyre dhe vazhdojnë e çojnë para në shtëpi, sepse si shqiptarët e Greqisë dhe si shqiptarët e Italisë që janë burimet kryesore për vendin tonë sot janë shumë në hall dhe janë po aq në hall, në shumë raste, sa shqiptarët këtu për jetën e tyre. Ndaj, këto janë spekulime njerëzish që nuk duan t’ia dinë fare për të vërtetën dhe mbi të gjitha njerëzish që nuk kanë haberin fare të punës dhe shtetndërtimit.

Rudina Xhunga: Zoti Rama, një anëtar i rëndësishëm i partisë tuaj si Ben Blushi nuk ia ka haberin e shtetndërtimit nëse flet për mungesë të rezultateve në qeverisjen tuaj, varfëri dhe rënie ekonomike?

Edi Rama: Unë sot kam marrë, para se të vija këtu një dokument të prodhuar nga një trupë tërësisht e pavarur prej qeverisë. Një trupë që, i ka shkaktuar dhimbje koke në mënyrë të vazhdueshme qeverisë në Shqipëri dhe në të kaluarën, një trupë që në mënyrë të vazhdueshme edhe në raport me ne ka qenë shumë këmbëngulëse dhe shumë kërkuese, që është Dhoma Amerikane e Tregtisë. Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon çdo vit një indeks të situatës ekonomike. Unë, – meqë për lajmet e këqija kemi shumë njerëz që i japin, meqë për shifrat e shtrembëruara apo tërësisht të pavërteta kemi shumë njerëz që na i thonë, – po i referohem shumë pak rezultateve të indeksit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Nëse shikojmë te klima e përgjithshme e biznesit do të shikojmë se klima e përgjithshme e biznesit, e cila në vitin 2013 vlerësohet me 33.4 pikë, në vitin 2014 me 39 pikë dhe për vitin 2015 vlerësohet si pritshmëri me 45 pikë. Pra, kemi një klimë biznesi që shkon në drejtimin e duhur. Nëse i referohemi reformave ekonomike dhe politikave të qeverisë, përsëri nga një trupë e pavarur nga qeveria, kemi 38 pikë në vitin 2013, 41.8 pikë në vitin 2014, me një pritshmëri 49.03 pikë për vitin 2015.

Rudina Xhunga: Blushit të mos i përgjigjet Dhoma Amerikane e Tregtisë sot, unë do të doja një përgjigje nga ju.

Edi Rama: Unë nuk komentoj komentatorët. Unë jam këtu për të folur mbi shifra, mbi fakte, mbi prova nga burime të ndryshme të cilat janë nga burime të ndryshme. Këtu bëhet fjalë për një dhomë tregtie që organizon një indeks shumë serioz dhe profesional dhe që na ka dhënë disa shifra, për performamcën e ekonomisë, po Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe është lajmi i ditës së sotme; 30.2 pikë në 2013, 40.1 në vitin 2014, me pritshmëri 49. 27 pikë në 2015. Pra, kemi 19 pikë rritje në vlerësimin e performancës së ekonomisë dhe kjo vjen nga sipërmarrja. Nga sipërmarrje reale, nga ata që krijojnë vende pune, nga ata që prodhojnë, nga ata që tregtojnë, nga ata që paguajnë taksa. Nuk vjen nga sehiri i atyre që në mënyrë të vazhdueshme fabrikojnë një realitet tërësisht vicioz për arsyet e tyre, e kam fjalën këtu për opozitën.
Çfarë thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që ndërton një indeks bazuar mbi gjithë prurjet e informacionit nga biznesi? Thotë që për mallra dhe shërbime vlerësohet në vitin 2013 me 45.5 pikë, për 2014 me 51.6 pikë dhe me pritshmëri 56.8 pikë për vitin 2015. Këtu jemi përsëri në një rritje, që do të thotë kërkesa për mallra dhe shërbime domethënë kërkesa për konsum. Kjo domethënë rritje e fuqisë blerëse. Në përfundim, te punësimi. Bëhet spekulim skandaloz me punësimin. Që në Shqipëri ka pasur 1 mln të papunë kur ne thoshim se janë 1 milionë të papunë, kjo është më se e vërtetë. Boll t’i referohemi censusit të 2011, që na e dha papunësinë me rreth 30%, pavarësisht shifrave të INSTAT-it të Saliut që i shkruante shifrat e punësimit në zyrë.

Rudina Xhunga: Sa janë punësuar sipas INSTAT-it tuaj?

Edi Rama: Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë ndryshimet në punësim nga 2013 në 2014 nëse vlerësohej me 51.5 pikë, tani vlerësohen me 53.8 pikë. Ndërkohë nuk kemi nevojë për shumë spekulime. Na mjafton vetëm numri i njerëzve që sot janë në punë. Në vitin 2013 numri i të punësuarve ishte 956 707, në 2014 numri i të punësuarve shqiptarë, me emër, me mbiemër, me gjini nga mosha mbi 15 vjeç është 1 milionë 39 336. Pra, janë 92.629 shqiptarë më shumë të punësuar në një vit.

Rudina Xhunga: Janë njerëz që kërkojnë punë. Probleme papunësia që nuk përkthehen në shifra dot..

Edi Rama: Nuk përkthehen në shifra? Po në carë përkthehen? Që në Shqipëri ka papunësi, po e zbulojmë sot? Nëse e shikoni në pasqyrën e shifrave, po ju them që janë 93 mijë e disa qindra njerëz më shumë të punësuar. Të papunë ka në Shqipëri? Jo ka, por ka shumë. Dhe çfarë po bën qeveria? Qeveria po lufton me mish e me shpirt që të rrisë punësimin. Ndërkohë, pikërisht se qeveria po lufton me mish e me shpirt që të rrisë punësimin, pikërisht sepse qeveria ka dhënë shenja të qarta se është në këtë betejë, kemi një rritje të kërkesës së njerëzve për punë që regjistrohen realisht. Po ju them që rritja e papunësisë shifrore përkon gjithmonë me një rritje të punësimit, sepse shtohet numri i njerëzve që regjistrohen për punë. Kemi shumë më tepër sot njerëz që regjistrohen për punë sesa ç‘kishim dje. E kuptoni? Është shumë e thjeshtë?

Rudina Xhunga: Janë hapur fronte pune në Shqipëri?

Edi Rama: Po këta 93 mijë njerëz ku janë?

Rudina Xhunga: Ku punojnë?

Edi Rama: Punojnë në manifakturë, punojnë në veprimtari prodhuese, në tregti, në bujqësi e me radhë. Sepse kemi një shifër që është rezultat i vendeve të reja të punës dhe rezultat i luftës me skllavërinë. Sot, kjo qeveri ka  krenarinë që të thotë se në 1 vit i kemi shpallur një luftë të paepur skllavërisë së punës në të zezë. Sot kemi 93 mijë e disa qindra njerëz që figurojnë të punësuar.

Rudina Xhunga: Një punë voluminoze është bërë në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, por kam takuar njerëz që ankohen për papunësinë.

Edi Rama: Njerëz që ankohen për papunësinë dhe njerëz që janë objekt i betejës sonë nuk janë aq sa takoni ju, nuk janë aq sa takoj unë, nuk janë aq sa mund të takojmë ne të gjithë së bashku, janë shumë më tepër se aq. Por, është realisht një spekulim i turpshëm që këta njerëz që prej vitesh vuajnë rrënimin e Shqipërisë, që prej vitesh vuajnë mungesën e shtetit në Shqipëri, prej vitesh vuajnë mungesën e një sjellje të politikës me vëmendje ndaj tyre sot të tregohen sikur janë produkt i qeverisjes sonë.

Rudina Xhunga: A ka mirëqenie në këto qytete që janë zbukuruar, ju keni vënë dorë estetikisht?

Edi Rama: Ç’domethënë zbukuruar? Se edhe kjo është një qasje mizërabël ndaj ndryshimit. Unë kam besuar dhe besoj; historia e botës e tregon se transformimet urbane janë transformime që sjellin me vete rritje të cilësisë së jetës dhe sjellin me vete rritje të fuqisë komunitare. Nuk do të gjeni në Gjirokastër, ose do gjeni me siguri se ka kudo anëtarë të PD, po nuk do të gjeni dot njerëz normalë që do të thonë pse u bë kjo punë, ç’na duhet kjo punë, ne duam bukë, ne s’duam rrugë, ne s’duam shesh, ne s’duam gjelbërim, ne s’duam cilësi jete e kështu me radhë. Ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh që do të pasohet pas 21 qershorit me një fuqi të re, sepse këto janë produktet e kantierit të Rilindjes Urbane. Kantieri i Rilindjes Urbane nuk është një kantier thjesht e vetëm për të bërë sheshe e qytete, por janë kantiere që shtrihet nga sheshet e këtyre bashkive, që janë zemrat e 61 bashkive të reja, në mënyrë kapilare drejt gjithë territoreve ku njerëzit kanë 20 e kusur a vite që jetojnë dhe nuk kanë parë një dritë me sy, nuk kanë parë një trotuar me sy, nuk kanë parë një shesh me sy, sepse janë lënë në mizerabilitet të degradimit të atyre që bëri komunizmi dhe janë gënjyer vetëm me asfalte elektorale dhe me ato ndihmat ekonomike militante dhe tërësisht të padrejta.

Rudina Xhunga: Burg për ata që s’paguajnë  energjinë, sekuestrim për ata që s’paguajnë energjinë. Në shtator do të bëhet dy vjet Edi Rama Kryeministër, çdo të mbetet? Pamja e këtyre qyteteve të ndryshuara, reforma apo frika e burgut për të varfrit?

Edi Rama: Më falni, po ky është një spekulim shumë i madh dhe unë këtu, jo pa dashje kam marrë shifrat. Sot, ne kemi arritur të ndalim hemorragjinë në sektorin energjetik. Ishim në prag falimenti. Është e njohur që për tragjeditë që nuk ndodhin sepse frenohen, nuk flet kush, por neve na takon të flasim për të thënë se është frenuar një tragjedi kombëtare, një kolaps i sistemit, jemi futur në kthesë dhe jemi në drejtim e duhur. Kemi mbi 350 mijë familje apo biznese konsumatorë që janë futur në marrëveshje me kompaninë. Ndërkohë, e gjithë tymnaja, i gjithë spekulimi, i gjithë ky mashtrim i madh për t’i hedhur hi syve të një publiku që në masë, përtej masës që mbështet mazhorancën tonë, e mbështet reformën në energji, e mbështet operacionin në energji. Shikoni çfarë shifrash ka. Në këtë sektor janë arrestuar në flagrancë vetëm 1030 persona. 1030 persona prej të cilëve 790 janë biznese, janë pronarë biznesesh apo lokalesh dhe vetëm 240 janë familjarë. Ky është i gjithë bilanci i gjithë këtij spekulimi, burg, burg, burg. Por nga ana tjetër, kush vjedh energjinë e elektrike, kush kujton e sillet se është më i mençur se të tjerët që e paguajnë atë një më një, patjetër që nuk mund të trajtohet sikur po bën ndonjë akt të pranueshëm. Është vjedhje dhe si çdo vjedhje është ndëshkuar e do të ndëshkohet deri në fund, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ama, shikojini shifrat. Ka turp më të madh mbi bazën e këtyre shifrave dhe po të shikojmë rezultatet, sepse ndërkohë janë mbi 80% – dhe unë jam mirënjohës shqiptarëve- që e mbështesin reformën në energji, që e mbështesin operacionin e qeverisë, që e mbështesin ngritjen e shtetit, me gjithë sakrificat që kjo kërkon, me gjithë punën që kjo kërkon, me gjithë kohën që kjo kërkon. Këta janë shqiptarët, të cilët e dinë fare mirë që duhet të bëjmë shtet, që të kërkojmë pastaj që shteti të bëjë shumë më tepër për ne, që energjia të na vijë në mënyrë të rregullt, në mënyrë cilësore, që kujdesi për klientin të përmirësohet.

Rudina Xhunga: Sa kohë do ju duhet me të tilla, reforma të rënda e të vështira për të bërë shtet, që shteti t’i shërbejë pastaj qytetarëve të vet?

Edi Rama: Unë ju siguroj se për sa më takon, qeveria në të gjithë sektorët është duke ecur sipas planit dhe këtu do të jemi dhe do të flasim përsëri. Por, ama, sot që flasim jemi gjatë operacionit, nuk jemi në kushtet kur ne të themi e kryem operacionin, ja ku u ngrit në këmbë i sëmuri, është shëndoshë e mirë dhe mund të vrapojë sa të dojë. Ne nuk po themi këtë. Unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur nuk kemi shkop magjik, nuk dimë ndonjë histori transformimi nga ajo gropë e madhe ku ne e gjetëm vendin, në atë vend të shpresave dhe të ëndrrave të të gjithë njerëzve që mund të bëhet në 18 muaj.

Rudina Xhunga: Ata që e futën vendin në gropë mos janë përballë jush, zoti Rama?

Edi Rama: Ata që e futën vendin në gropë janë ata që na dalin përditë dhe kakarisin përditë, duke kërkuar llogari nga ne, për të gjitha gropat që i hapën vetë.

Rudina Xhunga: Epo bravo i qoftë, përderisa janë përballë dhe jo në ndonjë gropë tjetër.

Edi Rama: Sesa “bravo i qoftë” është kjo, këtë lëreni ta vendosin shqiptarët. Unë mendoj që nuk është “bravo i qoftë”. Ky është një zvetënim politik e moral, për të cilin ka një gjykatë speciale që është gjykata e votës së shqiptarëve dhe këtë votë do ta shkojmë në vitin 2017 për gjithçka që i takon qeverisë shqiptare.

Rudina Xhunga: Përse nuk do të jetë test 21 qershori?

Edi Rama:
21 qershori, ja ku jemi këtu, ne do t’i fitojmë zgjedhjet, por mua nuk do të më shikoni duke thënë se ky ishte testi ynë i madh. Do të më shikoni duke thënë vetëm një gjë; jemi në drejtimin e duhur. Sepse nuk ka shqiptar të arsyeshëm, nuk ka familjarë të logjikshëm, nuk ka sipërmarrës që ia di punës që të mos e ndjejë, në mos e kuptoftë 100%, që jemi në drejtim e duhur.

Rudina Xhunga: Një pyetje të fundit për zotin Blushi. E quajtët komentator, nuk do t’i ktheni përgjigje gjatë kësaj interviste për shumë prej tezave të tij, të cilat ju quajnë ju nuk jeni në drejtim e duhur.

Edi Rama: Unë kam 18 muaj së bashku me të tjerët që me respekt, çdo të enjte i përgjigjem të gjitha tezave, pse janë të gabuara kur ngrihen për të provuar që Shqipëria nuk po ecën në drejtimin e duhur. Që të gjithave. Nuk kam asnjë problem për t’ju përgjigjur të gjitha tezave. Këtu dhe në çdo komunikim publik. Do të më lejoni që t’ju kujtoj se opozita ka fjalën, puna e saj është fjala, fjala jonë është puna.
Unë jam i vendosur që shqiptarëve t’ju flas në radhë të parë me punë. Sigurisht që, puna tregohet, shikohet. Ju sollët Kavajën. Nuk e di a keni shkuar ndonjëherë në Kavajë. Unë ju siguroj, dhe i siguroj të gjithë ta bëjnë një vizitë në Kavajë dhe të shikojnë atë që deri dje quhej “zemra e zhvillimit demokratik dhe urban” se në çfarë është transformuar sot. Të kuptojnë që ai transformim që ka nisur në qendrën dhe në arteriet kryesore të atij qyteti, do të shtrihet në gjithë bashkinë e re. Atë transformim do të marrin pjesë qytetarët duke përfituar nga rritja e punësimit, nga rritja e cilësisë së jetës, dhe nga rritja e vizitorëve. Ju nxorët Korçën në foto. Kullën e shumëmallkuar të Korçës, njësoj siç mallkonin dhe injorantët e intelektualë të shquar kullën Eiffel kështu e mallkonin. Ajo nuk është Eiffeli. Ajo është një shëmbëlltyrë shumë modeste e një Shqipërie që po rilind. Shikoni vetëm numrat e vizitorëve të qytetit të Korçës. Nuk është vetëm ajo, është një zhvillim i tërë urban që po transformon Korçën. Korça e re, bashkia e re do të ketë të gjithë energjinë e atij transformimi.

Rudina Xhunga: Duke iu referuar Facebook-ut, pashë një pyetje që më pëlqeu dhe doja t’ju bëja menjëherë zotit Kryeministër. “Dua të shkoj në Shqipërinë për të cilën ëndërron Edi Rama”.

Edi Rama: Fantastike! Duhet të shkojmë së bashku, sepse unë besoj që njeriu është në gjendje që çdo ëndërr që sheh me sy hapur ta realizojë, përderisa e shikon. Nuk ka ëndërr që njeriu e shikon me sy hapur dhe nuk realizohet. Nuk ka ëndërr që ne së bashku mund ta shohim me sy hapur dhe nuk e realizojmë dot. Ne do ta realizojmë ëndrrën e Shqipërisë së rilindur.

Rudina Xhunga: Edhe një pyetje nga Facebook-u. “Ka krim, ka informalitet prandaj ka papunësi”.

Edi Rama: Ka krim? patjetër që ka krim. Ama, mos vallë krimi lindi 18 muaj më parë? Apo mos vallë krimi u shtua këto 18 muaj? Cfarë thonë shifrat konkrete? Në vitin 2014, që ka qenë viti më i vështirë për sa i përket marrjes së kthesës dhe çuarjes në drejtimin e duhur të punëve të brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Kemi përfunduar me 10.4% më pak vrasje. Por, shikoni sesi jemi në këtë vit. Në 2013, në janar shkurt, janë regjistruar 22 vrasje, në 2014  20 vrasje, dhe në 2015 vetëm 7 vrasje. Ndërkohë që, sigurisht që beteja me krimin vazhdon, por nuk duhet të biem pre e një marrëzie populiste sipas të cilës nuk do të kemi më krim, nuk do të kemi më papunësi, nuk do të kemi varfëri. Shqipëria do të bëhet një bahçe me lule, siç e predikonte famëkeqi dhe qoftëlargu i dikurshëm, apo siç e predikonte dhe ai paraardhësi im, që thoshte se jemi të dytët pas Gjermanisë dhe o burra dhe një mandat dhe do ta kalojmë Gjermaninë.

Rudina Xhunga: Por Saimir Tahiri thotë “policia që duam”. Ku është ”policia që duam” kur rrëmbehet në mes të rrugës një makinë me para?

Edi Rama: Absolutisht që policia që duam është policia që reagon, nuk është policia që zhduk dhe shfaros nga faqja e dheut çdo lloj krimineli, çdo lloj krimi dhe çdo lloj kriminaliteti, se kjo polici nuk ekziston. As në Gjermani, meqë Gjermania është shembulli më solid, dhe aq më pak në Shtetet e Bashkuara. Por, “policia që duam” është policia që reagon, është policia e cila në periudhën për t’u kthyer nga drejtimi i gabuar në drejtimin e duhur, është vetëpastruar me 11% të trupit të vet. Është policia, e cila po ripërtërihet me kontingjente të reja, është policia e cila ka filluar të hyjë në rrugën e profesionalizmit. Unë kam shumë besim se çdo shqiptar që ka bërë një ditë punë reale, çdonjëri nga ata shqiptarë që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre me kursime djerse, gjaku dhe sakrificash, çdo shqiptar që ka bërë studime reale, e di shumë mirë që rezultatet reale duan punë, duan sakrifica dhe duan kohë!
Sikur ne t’i kishim arritur të gjitha ato që do të arrijmë kur të jemi në kohën për t’i arritur, në 18 muaj ne nuk do të ishim qeveritarë, ne do të ishim magjistarë. Ne nuk jemi magjistarë!

Rudina Xhunga: Ndalojmë tek njëri prej qeveritarëve që është kandidat për kryebashkiak. Është Erion Veliaj. Ministri Erion Veliaj është kandidat i mazhorancës për bashkinë e Tiranës. Sepse nuk është magjistar apo sepse është njeriu që ju pëlqeni. Pse u zgjodh ai dhe nuk u zgjodh Pandeli Majko, dhe jo Blendi Klosi, dhe jo Lindita Nikolla?

Edi Rama: Së pari njëherë, për sa i përket Pandeli Majkos që është një figurë e padiskutueshme e Partisë Socialiste të vjetër dhe të re, pa diskutim. S’ka qenë asnjëherë një kandidat për bashkinë e Tiranës.

Rudina Xhunga: Por pse u krijua kjo ide?

Edi Rama: Idetë i krijoni ju, i besoni ju, i komentoni ju dhe pastaj mbasi ato dalin që nuk janë asgjë tjetër veçse pjellë e fantazisë tuaj, kërkoni llogari nga ne. Por, kjo është histori tjetër. Erion Veliaj, është njeriu që i duhet sot Tiranës, është fuqia e atij transformimi që i ka munguar Tiranës për 4 vite me radhë. Është shprehja këmbëngulëse e një gjenerate tjetër për ta bërë real këtë transformim. Si ministër ai provoi se është një menaxher i shkëlqyer. Fjalën i shkëlqyer ju siguroj që nuk e përdor lehtë.

Rudina Xhunga: Si e provoi?

Edi Rama: Ju e dini shumë mirë, të gjithë e dinë shumë mirë se ç’ishte Ministria e Punës, në 20 e kusur vite. Një xhep fallco i qeverisë që përdorej për të parkuar furgonat e partive të vogla, nga ku dilte ndonjë ministër zakonisht me një bark të disproporcioniuar, siç  hynte ashtu dhe dilte. E, linte pas vetëm një shtresë pluhuri më shumë. Ishte një ministri që me demek fuste shqiptarët në punë, dhe për të cilën paguheshin më shumë taksa për të mbajtur rrogëtarë sesa për të punësuar të rinj. Është sot një ministër model.

Rudina Xhunga: Se mori fonde më shumë!

Edi Rama:
Jo! Fonde më shumë patjetër, por jo si rezultat i fondeve por si rezultat i reformave. E para, është ministri që reformoi me vizion dhe me vendosmëri një skemë të falimentuar pensionesh për të cilën prej vitesh institucionet financiare ndërkombëtare jepnin alarmin dhe vinin kushte. E dini që qeveria e mëparshme refuzoi të merrte një mbështetje financiare të konsiderueshme nga Banka Botërore vetëm sepse refuzoi të plotësonte kushtin për të bërë reformën në pensione. Një reformë, që nuk guxoi ta bënte asnjë qeveri në të shkuarën e kemi bërë brenda 18 muajve. Kemi arritur që për të gjithë ata që dalin në pension, pensioni tani të jetë më i lartë, nga 2 deri në 40%. Kemi shembur tavanin që i mbante të gjithë aty të bykosur njësoj, me 240 mijë lekë maksimumi. Kemi bërë të mundur që sot të ketë, bazuar në vitet e punës njerëz që marrin pension deri në 350 mijë lekë. Po ashtu kemi një reformë tjetër rrënjësore dhe të domosdoshme. Reformën e skemës abuzive të ndihmës ekonomike nga ku u hoqën, jo 20 mijë përfitues në nevojë, por 20 mijë përfitues abuzivë, nga të cilët nja 5 mijë ishin këtu në Kamzë. Sot, kemi rritje dyfishe të ndihmës ekonomike, madje më shumë se dyfish. Nëse ndihma ekonomike ishte 15 mijë deri në 30 mijë lekë të vjetra, sot, ndihma ekonomike është 45 deri në 80 mijë lekë të vjetra. Pra, e shikoni që kemi të bëjmë me një transformim real për njerëzit në nevojë, për ata të varfrit të cilëve, siç ju është gjendur, siç po i gjendet dhe siç do i gjendet në të ardhmen kjo Qeveri, askush nuk i është gjendur me parë. Ne nuk i besojmë lëmoshave. Ne i besojmë operacionit radikal që duhet bërë në të gjithë trupin e kapur peng nga një kancer sistematik dhe i besojmë solidaritetit, por jo të bazuar tek hedhja për lumë e fondeve publike, jo të bazuar tek përtacia dhe dembelizmi, jo të bazuar tek klientelizmi dhe tek bakshishi politik. Për këtë arsye, sot, jemi në kushtet kur mund të themi se e kemi futur ndihmën ekonomike në rrugë të drejtë dhe se do ta rrisim vit pas viti, por për ata që janë realisht në nevojë. Nga ana tjetër, ja çfarë ka bërë Erion Veliaj për të jetësuar planin tonë për arsimin profesional, duke çelur një dritare tërësisht të re në perspektivën e të rinjve. Kemi që në vitin e parë 40% më shumë të rinj që shkojnë në shkollat profesionale dhe shkollat profesionale janë përmbysur tërësisht. Janë përmbysur në program, janë përmbysur në menaxhim, janë përmbysur në perspektivë. E, po ashtu, shikoni se si është prekur skema për personat me aftësi të kufizuar. Shkoni pyetini personat me aftësi të kufizuar se ua u thonë ata. Padyshim që, jemi në kushtet kur nuk mund të flasim për asnjë mrekulli, sepse s’kemi premtuar asnjë mrekulli, por po flasim për drejtimin e duhur.

Rudina Xhunga: Duket sikur flisni për një kandidat supermen. E përshtypje bën nga ana tjetër që ju sulmoni e tallni kundërshtarin, Halim Kosovën. Çdo postim që ju bëni për të ngjan si tallje. Nuk kemi nevojë ta bëni këtë, nëse kandidati juaj është kaq i mirë.

Edi Rama: Erion Veliaj është një kontributor konkret dhe real në skuadrën e Qeverisë për gjithçka është bërë për të përmbysur sistemim mizerabël mediokër dhe abuziv të gjoja punësimit dhe për të kaluar në një sistem punësimi që po jep rezultate. Sigurisht, të punësuarit nga zyrat e punës, të punësuarit nga Fondi i Mbështetjes së Punësimit të biznesit nuk kanë zgjidhur problemin e papunësisë në Shqipëri, por e kanë kthyer vështrimin dhe hapin e qeverisë së vendit në drejtimin e duhur.

Rudina Xhunga: Nuk mendoj që të gjitha ata që janë pa punë, mendojnë kështu.

Edi Rama: Unë nuk po flas për ata që janë të papunë. Ata që janë të papunë dhe që nuk e kanë prekur drejtpërdrejtë eksperiencën duhet që falë komunikimit, falë informimit dhe falë perspektivave, që hapen hap pas hapi të hyjnë në rrugën e punësimit real. Por, pa dyshim, që asnjëherë dhe për asnjë arsye nuk e kam menduar dhe jo më ta them që shiko: “Ne kemi shkopin magjik, mjafton që të vonohemi ne dhe për 18 muaj në Shqipëri nuk do të ketë të papunë”.

Rudina Xhunga: Cili do ta zëvendësojë zotin Veliaj?

Edi Rama: U kuptuam për këtë pjesë. Nuk bëhet fjalë për një supermen, bëhet fjalë për një mishërim absolutisht të plotë të nevojës që ka Tirana sot. Unë ju them me plot gojën kryeqytetasve, bazuar edhe tek eksperienca ime, se në këto zgjedhje atyre iu duhet Erion Veliaj në Tiranë dhe iu duhen kandidatët e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në çdo bashki të re, për të bërë të mundur që sinergjia e programit dhe bashkimi për një vizion të qartë transformues të qyteteve të bëhet realitet, duke e pasur qeverinë kombëtare pranë dhe duke punuar krah për krah pushtetin vendor.

Rudina Xhunga: Kush e zëvendëson Erion Veliajn?

Edi Rama: Nuk është kjo tema e ditës, kur të zëvendësohet do ta merrni vesh.

Rudina Xhunga: Pyetja tjetër ka të bëje me faktin se përse ju talleni me kandidatin kundërshtar Halim Kosova.

Edi Rama: Ju ngjan gabim? Nuk tallem, absolutisht me asnjeri, jo më me Halim Kosovën që është një burrë i mirë, një mjek i mirë thonë, por është fakt që t’i propozosh Tiranës Halimin pas Lulit, është njësoj si t’i thuash: “Ai i freskëti doli i fishkur, tani merr këtë të lodhurin me shpresën se do të dalë energjik.” Kjo nuk mundet dot të ndodhë për Tiranën, sepse do të ishte të ktheheshim prapë tek muhabetet e rakisë, me nga një qofte përpara edhe të flisnim për cilësinë  e diellit  edhe për shumë gjëra që kandidatët e  Partisë Demokratike kanë folur në të shkuarën. Është një kthim i madh në të shkuarën.

Rudina Xhunga: Keni patur këtë ide në të shkuarën thotë ai, në kohën që e shpallnit Qytetar Nderi të Tiranës.

Edi Rama: Nuk e kam shpallur ndonjëherë Qytetar Nderi të Tiranës. Ne bënim një mirënjohje të bashkisë për 10 qytetarë të spikatur dhe është vlerësuar qytetar i spikatur, bazuar në marrjet e opinioneve për atë që bënte në spitalin gjinekologjik. Unë nuk vë në diskutim kapacitetin e tij gjinekologjik. Unë vë absolutisht në diskutim kapacitetin e tij politik dhe ekzekutiv për të drejtuar një territor ku jeton, ku punon, ku kërkon një cilësi të re jete, 1/3 e popullsisë së vendit.

Rudina Xhunga: Në Vlorë keni çuar një doktor, dr. Lelin. Nuk i druheni faktit që është doktor?

Edi Rama: Unë nuk thashë për Halim Kosovën, pse është doktor. Se po të hyjë pastaj tek profesioni mund të shkojmë më tutje, por nuk nxjerrim asgjë. Unë nuk kam asnjë paragjykim për profesionin e doktorit, pavarësisht se me një doktor që provoi Shqipëria pa qamet me sy. Ndalojmë pak në Vlorë ku jeni deputet, një qyet i rëndësishëm , një qytet ku ka shumë premtime dhe një qytet i administruar shumë keq, për këtë nuk ka njeri dyshim.

Rudina Xhunga: Doktor Leli kjo figurë e panjohur a do të sjellë ndryshim. Mbi ç’bazë është përzgjedhur?

Edi Rama: Në bazë të anketimeve të publikut dhe të komunikimeve me gjithë përfaqësuesit apo zërat brenda Partisë Socialiste apo brenda koalicionit tonë. Ajo që duhet të them dhe besoj do të sqaroj më mirë edhe gjatë fushatës elektorale është që ne kemi konceptuar një punë në skuadër, qeveri dhe bashki, për të transformuar dhe të gjitha këto territore të rikonceptuara nga reforma administrative. Nga njëra anë duke çuar më tutje projektin e madh transformues që është një projekt që do të bëjë një transformim epokal të “Rilindjes Urbane” për sa i përket territoreve dhe nga ana tjetër projektin e madh të shërbimeve. Për të patur shërbime shumë më cilësore për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve, për furnizimin me ujë, për ujitjen dhe kullimin, transportin, shërbime që sot mungojnë plotësisht nëpër territore.

Rudina Xhunga: Çfarë transformimi epokal mund të bëjë zoti Dako dhe Sejdini që nuk e bënë dot në dy kandidaturat e para?

Edi Rama: Nuk e bënë dot vërtetë? Mua më rezulton ndryshe. Unë besoj se janë dy kandidaturat të cilat janë rikonfirmuar me konsensus pothuajse të plotë publik, bazuar në anketimet e publikut dhe të përfaqësuesve të PS, sepse janë dy persona që në kushte krejtësisht të pamundura, të mos harrojmë që bashkitë e drejtuara nga socilistët kanë vetëm një vit që marrin frymë. Kanë qenë të rrethuara si të ishin kështjella armiqësore dhe kanë qenë tërësisht të pamundur për të bërë investime dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve pasi kanë pasur në Tiranë një qeveri armiqësore ndaj tyre. Ka vetëm një vit. Shikoni se çfarë ka ndodhur dhe në Durrës, dhe në Elbasan dhe në Lezhë. Shikoni Lezhën. Çfarë ka ndodhur në Lezhë vetëm në një vit. E duke pasur parasysh projektet që këta kryetar bashkish kanë gati, sepse ndërkohë që nuk kanë marrë dot financime për të investuar aq sa do t’i duhej qyteteve, kanë qenë mjaft largpamës dhe kanë punuar për të pasur projekte të gatshme për të vazhduar pas fitores së koalicionit.

Rudina Xhunga: Rezultatet e tyre në punë, që s’i kishte Gjirokastra, që nuk i pati Gjirokastra që u ndryshua?

Edi Rama: Në Gjirokastër kemi bërë një zgjedhje që unë besoj është zgjedhja e duhur për Gjirokastrën. Një zonjë që është Prefektia e qytetit të Gjirokastrës, e cila, jam i bindur, që do ta çojë shumë më tutje punën e nisur në Gjirokastër këtë vit. Në Gjirokastër këtë vit, në Elbasan këtë vit, në Durrës këtë vit, në Vlorë këtë vit, në Lezhë këtë vit është investuar më shumë sesa në 20 vite të mbledhura së bashku po të shohim financimet që kanë shkuar në qytete. Ky trend do të shkojë duke u zhvilluar, sepse ne do të fokusohemi jashtëzakonisht shumë tek komunitetet, do të fokusohemi jashtëzakonisht shumë tek integrimi i atyre që deri dje ishin qytetarë të dorës së dytë, nëpër komuna,- që quheshin “hajt se ata janë në fshat” dhe liheshin rrugëve, – me ata që jetojnë në qytetet ekzistuese për të pasur qytetarë të bashkive, të cilët kanë shërbime dhe të cilët kanë infrastrukturë.

Rudina Xhunga: Do ta bëni këtë pasi t’i fitoni këto bashki, ndërkohë jeni në garë? Berati dhe Gjirokastra janë dy qytete të rëndësishme, dy qytete  që votojnë majtas dhe të dy shkojnë tek LSI?   

Edi Rama: Nuk ka LSI dhe PS, ka “Aleancë për Shqipërinë Europiane”.

Rudina Xhunga: Edhe në baze?

Edi Rama: Ka “Aleancë për Shqipërinë Europiane” dhe të gjithë kandidatët e përbashkët, janë kandidatët tanë dhe të qytetarëve që mbështesin apo që meritojnë vëmendjen tonë. Që do të thotë që, janë kandidatë pa ngjyrime të posaçme partiake dhe do të kenë të gjithë mbështetjen e të gjithë partive dhe zgjedhësve të partive. Meqënëse sollët në vëmendje Beratin po ju them se projekti i Rilindjes Urbane në Berat, është i tillë që me zhvillimin e tij në 4 vitet e ardhshme, jam i bindur që këtë fluks në rritje të vizitorëve, do ta ketë të shumëfishuar. E lanë Beratin si xhep fallco dhe as rrugën që lidhte Lushnjën me Beratin nuk ia bënë dhe jo më pastaj të bënin ndonjë investim në Berat. Po ia përfundojmë rrugën, sepse është histori tjetër ajo e rrugëve të lëna rrugëve.

Rudina Xhunga: Domethënë, ajo rruga e Pogradecit do të bëhet më në fund?

Edi Rama: Patjetër, patjetër! Por nuk duhet të harroni ju dhe mos harrojnë qytetarët që ndërkohë kemi shlyer rreth 400mln dollarë borxhe për ato rrugë kryesisht. Borxhe, sepse priteshin shiritat pa lekë.

Rudina Xhunga: Pati ndikim shlyerja e borxheve, realisht në vazhdimin e rrugëve?

Edi Rama: Shlyerja e borxheve nuk mund të ketë ndikim në vazhdimin e rrugëve, sepse borxhet ishin për punët e bëra, për ato copa rrugësh që u bënë,  i bënë kompanitë me lekët e tyre se ata nuk u jepnin lekët. Sikur të mos kishim pasur ato borxhe, jo do kishim mbaruar ato rrugë, por do kishim bërë edhe dyfishin e tyre, por këtë gjë njerëzit nuk duhet ta harrojnë, që ne Shqipërinë e morëm si shtëpinë e një bixhozxhiu i cili i kishte lënë të tëra paratë në bixhoz dhe ndërkohë familjes i thoshte që jemi mire shumë  dhe nesër do jemi më mirë. Kur bixhozxhiu iku, familja hapi derën dhe gjeti gjithë borxhlinjtë te dera që kërkonin borxhet. Kështu e morëm ne Shqipërinë para 18 muajsh.

Rudina Xhunga: Zoti Ngjela tha se PD do fitojë vetëm në zonat ku LSI kishte kandidatë.

Edi Rama: Unë nuk komentoj komentet e të tjerëve, jua thashë. Spartak Ngjela është miku im, partia e tij është pjesë e koalicionit tonë. Ai është një zë që është vetëm ai dhe zërin e tij e dëgjojmë të gjithë.

Rudina Xhunga: Një pyetje për ju zoti Rama. “Zoti Kryeministër, përse nuk rrisni pagat dhe pensionet t’i barazoni me Italinë”?

Edi Rama: E  pra, po Italia pse nuk i rrit që t’i barazojë me Suedinë? Rritja e pagave dhe pensioneve lidhet drejtpërdrejtë me fuqinë ekonomike që ka vendi dhe me rritjen e fuqisë ekonomike. Ajo që është e rëndësishme është që ne e kemi kthyer vendin në drejtimin e duhur, nuk do rrisim asnjë taksë dhe ndërkohë, nga rritja ekonomike që sipas parashikimit tonë dhe FMN këtë vit do jetë 3%, do të fillojmë të kemi më shumë frymëmarrje. Asnjëherë të mos harrojmë se 18 muaj në qeverisje janë jashtëzakonisht pak për të rimëkëmbur një ekonomi dhe një shtet të shkatërruar në 20 vjet, që në fund fare kur erdhi puna që na ra ne barra ta rimëkëmbin. iIkishin nxjerrë themelet edhe shtetit edhe ekonomisë.

Rudina Xhunga: Shkodra, Keti Bazhdari nga PS dhe Voltana Ademi nga PD. Një betejë e bukur. Ç’ju bëri të bindeni te Keti?

Edi Rama: Bindja që në Shkodër duhet një menaxher, në këtë rast një menaxhere dhe jo një figurë vetëm politike, dhe aq më pak pastaj një figurë që është pjesë e një vazhdimësie, e cila duhet ndërprerë në bashkinë e Shkodrës për të mirën e Shkodrës dhe të qytetarëve të Shkodrës. Keti Bazhdari është një person që ka treguar në jetën e vet se di të ngrijë një sipërmarrje, se di si krijohen vendet e punës, se di mbi të gjitha se si çahet rruga e vështirë e jetës për të realizuar ambiciet e tua, pavarësisht se mund të mos kesh as edhe një mbështetje. Historia e një vajze që e ka nisur nga zero, si shumë e shumë vajza e djem të tjerë dhe që nuk merren me sehirin e madh dhe me shpotitjen e kafeneve që “obobo çfarë do të behet me ne se s’kena punë”. Sot është një mishërim pikërisht i asaj pjesë të shkëlqyer të vajzave dhe djemve të këtij vendi, që qoftë brenda dhe qoftë në emigracion kanë treguar se asgjë nuk është e pamundur nëse ka vullnet dhe nëse ka punë të përkushtuar dhe pa pushim.

Rudina Xhunga: Është e vërtetë që Keti ia doli pas një lufte politike me zotin Doshi?

Edi Rama: Këto janë folklor.

Rudina Xhunga: Është e mbyllur historia e Tom Doshit me PS?

Edi Rama: Po.

Rudina Xhunga: Kandidohet në Pogradec, një zonjë…

Edi Rama: Në Pogradec kemi një kandidaturë shumë të spikatur, një grua. Kemi një grua të spikatur, e cila është arkitekte. Jam absolutisht i bindur që me të në Bashkinë e Pogradecit qeveria kombëtare do të ketë një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm për të vazhduar  projektin e Rilindjes Urbane që ka nisur me vijën e liqenit dhe që do të shtrohet në të gjithë bashkinë e re të Pogradecit. Në Klos kemi vendosur t’i besojmë një gruaje, një mjeke, një zonje, në një mjedis shumë të ngarkuar me korrupsion dhe klientelizëm politik burrash. Një bashki që është në një vaj të madh halli.

/ Top Channel

 

Ministri Tahiri në Gjermani, takon homologun De Maiziere: Frenim fluksit të azilkërkuesve

tahiri gjermaniMinistri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zhvilloi një takim në Berlin me homologun gjerman, Thomas De Maiziere. Dy ministrat diskutuan për fushat e bashkëpunimit dhe përpjekjen e përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministrat ranë dakord që Gjermania të asistojë me ekspertizë palën shqiptare në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe asistencë teknike për forcat speciale RENEA. Çështje e diskutimit ishte edhe fluksi i muajve të fundit i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani.

Ministri Tahiri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për ndalimin e azilkërkuesve të paligjshëm, duke prezantuar masat që ka marrë policia shqiptare në pikat kufitare, apo në hetimin e grupeve që mashtrojnë shqiptarë duke u premtuar azil, si dhe kërkoi gjithashtu shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave nga pala gjermane. Pas takimit dy ministrat dhanë një deklaratë për mediat.

“Patëm një takim të frytshëm me kolegun për të shtuar bashkëpunimin lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit duke konsideruar eksperiencën e frytshme që kemi patur deri tani, por edhe bashkëpunimin në të ardhmen. Gjermania ka ndihmuar me ekspertizë policinë shqiptare për të forcuar kapacitetet dhe po kështu do të vazhdojmë, në mënyrë që të shtrojmë bazën për një bashkëpunim të sigurt lidhur me luftën kundër korrupsionit, veçanërisht kundër korrupsionit elitar, krimit të organizuar dhe gjithashtu Byronë Kombëtare të Hetimit, si një institucion që do të ketë ekspertizë edhe nga partnerët gjermanë”, ka thënë Tahiri.

Shqetësimi për azil-kërkuesit, ka vijuar ministri i Brendshëm, është një shqetësim që po adresohet edhe në Shqipëri. “E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria dhe gjithashtu i bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë vijnë e kërkojnë azil politik. E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së, për arsye politike apo për arsye ekonomike dhe do të bëjmë gjithçka, për të ndaluar këtë fenomen që shqetëson si Shqipërinë dhe partnerët tanë”, ka nënvizuar Tahiri.

“Jam i kënaqur që takova mikun dhe kolegun tim, pas takimit që patëm në Tiranë para disa muajsh, për të vazhduar bashkëpunim tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po merremi bashkarisht me një çështje që na shqetëson, siç është azili. Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ky është një shqetësim i madh sepse mund të prodhojnë pasoja në raport me vendimin tuaj, që ju do donit t’i evitonit. Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunënim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, tha De Maizier nga ana e tij. / Top Channel

Jankullovska, pas përgjimeve fyese: S’kam probleme me shqiptarët

JankulovskaRaportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar në Shkup kanë mbetur të palëkundura edhe përkundër ofendimeve të rënda që përdoren nga ministrat maqedonas për kolegët e tyre shqiptarë, të dëgjuara në përgjimet e opozitës.

Ministrja e Brendshme, Gorana Jankullovska, e cila sipas opozitës dëgjohet duke i quajtur ministrat e BDI-së dhe në përgjithësi shqiptarët “indianë dhe të egër”, tha se VMRO-DPMNE-ja ka raporte të nivelit të lartë me partinë e Ali Ahmetit.

“Opozita thotë shumë gjëra, por faktet tregojnë se ato gjëra nuk janë të sakta. Raportet tona me BDI-në në qeveri dhe në institucione janë në nivel të lartë dhe mes nesh ekziston respekt i ndërsjelltë”, deklaroi Jankullovska.

Duke informuar për aksionin e ndërmarrë nga policia maqedonase një ditë më parë në malësinë e Shkupit, që tmerroi banorët shqiptarë të fshatrave Malinë dhe Brezë, Jankullovska tha se të gjitha veprimet e Ministrisë së Brendshme janë në koordinim të plotë me partnerin shqiptar të koalicionit qeveritar.

“Në Ministrinë e Brendshme nuk i ndajmë punët në baza partiake. Në zbardhjen e sulmit që ndodhi ndaj policisë po punojnë shumë pjesëtarë të policisë nga të gjitha bashkësitë etnike. Nëse pyesni a janë të përfshirë shqiptarët, mund të them se të gjithë po kontribuojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Dua t’ju them se edhe zëvendësi im, që është shqiptar, i posedon të gjitha informacionet kyçe që kanë të bëjnë me këtë rast dhe me rastet e tjera që janë në interes të qytetarëve dhe ministrisë”, theksoi Jankullovska.

Ajo tha më tej se, gjatë këtij aksioni, i kryer një ditë më parë, policia ka gjetur armatimin që i është marrë nga stacioni policor në fshatin Goshincë gjatë sulmit që ndodhi javën e kaluar. / Top Channel

Ahmeti: Nuk ka vullnet te shqiptarët për redifinim kufijsh

AmetiShqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit dhe nuk kanë vullnet për ridefinim kufijsh pasi kjo u ishte ofruar më 2001.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, thotë se shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe jo për destabilizim të vendit.

“Apeloj te të gjithë ata njerëz qofshin të manipuluar, në mungesë informacioni se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit. Ne kemi nevojë për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes së Ohrit që e dimë që akoma ka gjëra të pazbatueshme sidomos në drejtim të miratim të një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror mirëpo gjithësecili”, tha Ahmeti në një intervistë për RTK-në.

Ai tha se sot janë kohëra të ndryshme dhe nuk ka vullnet për ridefinim të kufijve.

“Nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për luftëra të reja, për konflikte të reja, nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për ndarje apo konfiguracione apo vendosje, ridefinim kufijsh, sepse një gjë të tillë në vitin 2001 na është ofruar ndarja e Republikës së Maqedonisë por ajo ndarje është në dëm të shqiptarëve po pse të mos them edhe në dëm të bashkëqytetarëve tanë maqedonas sepse duhet dëbime, duhet shpërngulje të ndryshme të bëhen, nuk ka vija demarkacioni ku të vendosësh kufij dhe sot jemi në kohëra krejtësisht të ndryshme”, tha Ahmeti. (rtk)

Ahmeti kërkon bashkëpunim për incidentit në Gushincë

Limaj-AmetiNë vazhdën e takimeve të shumta që pati kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me lider institucional dhe partiak, ishte edhe ai me kryetarin e Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, me të cilin biseduan lidhur me situatën aktuale politike në Maqedoni dhe Kosovës, por edhe në rajon.

Rasti i fundit me incidentit e ndodhur në stacionin policor të fshatit Gushincë, fshat ky i banuar me shqiptar, sipas Ahmetit, nuk paraqet sulm për vendbanimin shqiptar dhe rrjedhimisht as për popullatën shqiptare në atë pjesë, por se ishte sulm vetëm ndaj një stacioni policor.

Ahmeti: Nuk pati sulm ndaj shqiptarëve

“Nuk është sulmuar asnjë vendbanim shqiptar, as nuk ka asnjë cak sulmimi. Policia vendore, janë pjesa dërmuese shqiptar të cilët menaxhojnë me atë situatë që ka ndodh. Ne nuk mund ta fshehim një të vërtet që është sulmuar një stacion policie. Në të cilën stacion policie tre policë kanë qenë shqiptar dhe një maqedonas. Janë uzurpuar mjetet e duhura të stacionit, dhe sigurisht që policia tanimë kryen punë e vet dhe ne e kemi kërkuar që institucionalisht të bashkëpunohet në mes dy shteteve, Maqedonisë dhe Kosovës për ta ndriçuar të vërtetën, pa dashur të manipulojmë dhe të japim vlerësime pa dal në vlerësime autoritetet kompetente për këto çështje”, theksoi Ahmeti.

Ndërsa nikoqiri i këtij takimi lideri i Nismës Fatmir Limaj, theksoi se kanë biseduar për shqetësimet e përbashkëta, dhe po ashtu për aspiratat e përbashkëta për tu integruar në familjen e Bashkimit Evropian. Limaj mes tjerash theksoi se demokracia dhe stabiliteti i Maqedonisë, duke folur këtu për incidentin e fundit në Gushincë, është e varur nga mirëqenia dhe prezenca në jetën shoqërore dhe politike të shqiptarëve në këtë shtet.

Limaj: Prezenca e shqiptarëve në jetën politike në Maqedoni prodhon siguri

“Stabiliteti ,siguria, avancimi në proceset demokratike janë gjëja që më së shumti dhe me interes për të gjithë rajonin, por edhe për shqiptarët në përgjithësi. Ne duam që sa ma demokratike, sa më stabile sa më të sigurt Maqedonia dhe sa më të kënaqur dhe rritjes së mirëqenies së shqiptarëve në Maqedoni, prezencës së tyre në jetën shoqërore dhe politike, ajo prodhon siguri, prodhon stabilitet dhe ky është interesi I shqiptarëve të Maqedonisë, ky është interesi i Kosovës, ky është interesi i rajonit”, tha Limaj.

Ahmeti i pyetur nga gazetarët për ndarjen e dy bashkëluftëtarëve Hashim Thaçit dhe Limajt , tha se këto janë zhvillime normale, duke i uruar kështu Limajt suksese në partinë që tani drejton. /KP/

Ikja e madhe e refugjatëve

refugjatetÇdo ditë, mijëra refugjatë marrin rrugën për në Evropë. Shpresa për një jetë të re është më e madhe se frika nga udhëtimi. Për dramën e refugjatëve në Mesdhe, DW tregon shkaqet, rrugët e largimit dhe fatet e migrantëve.

Pranvera ka nisur. Dhe refugjatët vijnë sërish në Evropë. Shkaqet janë të shumëllojshme. Varfëri, shpesh varfëri e hidhur. Pamundësi shkollimi. Mungesë shansesh për të gjetur punë. Diktatura. Despoti. Tortura. Përndjekje. Shtypje. Luftë civile. Luftëra. Shpesh edhe një shtet që është shpërbërë, në të cilin sundojnë banda që plaçkisin.

Është mjerimi i mirëfilltë, mungesa e rrugëdaljes, që i bën njerëzit që të marrin arratinë, të kërkojnë një jetë të re në botën e huaj, të shpresojnë për pak fat. Nga Eritrea, Somalia, Libia, Siria, Iraku, Afganistani vijnë njerëzit, nga shumë vende të tjera – për të mos folur për lëvizjet e migrimit brenda rajoneve të krizave.

Një biznes cinik

Vlerësohet se 50 milionë refugjatë kanë marrë rrugën e arratisë. Odiseja e tyre është e rrezikshme për jetën, shpesh përfundon me humbjen e jetës. Sepse ata nuk e marrin të vetëm rrugën, arratinë. Ata lejojnë që bandat e trafikantëve të njerëzve t’i sjellin në vendet e shpresës së tyre, shpesh edhe përmes rrugëve të ngatërruara – për shembull nga Siria nëpër Turqi në Algjeri, prej atje përmes shkretëtirës për në Libi dhe pastaj me anije në kontinentin e shpresës në Evropë. Kur nuk lihen nga ekipazhi i anijes në baltë dhe mbyten. Në një biznes prej miliardash është kthyer prej kohësh kjo tregti moderne e skllavërisë – brutale dhe cinike.

Dhe pastaj vijnë refugjatët, të cilët rrasen në strehime emergjence, nganjëherë pasi i mjekojnë, për të përjetuar shpesh kthimin pas, pas një kohe të shkurtër. Ose kalojnë në ilegalitet, përpiqen me punë ilegale, shpesh nën dinjitetin e tyre që të mbijetojnë disi dhe madje të ushqejnë edhe familjet e tyre.

Disa gjejnë ndihmë dhe mbështetje nga familja e tyre, të tjerë marrin ndihmë nga qytetarë që punojnë në mënyrë honorifike, të cilët i mbështesin refugjatët e zbarkuar. Të tjerë gjejnë mirëdashjen e shteteve, që u japin azil. Dhe shumëve, tepër shumëve u duhet të kthehen në varfëri dhe në mungesën e shprese, prej së cilës kanë marrë arratinë.

Fitore të vogla dhe disfata të mëdha

DW do të përqendrohet në një javë tematike në lëvizjen e refugjatëve – nga pragu i nisjes, në ikjen e tyre deri në mbërritje. Ajo do të bëjë portrete vendesh, prej të cilave largohen njerëzit. DW dëshiron të tregojë marshimin e gjatë, shpesh të rrezikshëm për jetën, shpesh vdekjeprurës. Dhe ajo përshkruan çfarë i pret refugjatët ose azilkërkuesit këtu në Gjermani dhe në Evropë.

Java tematike do të tregojë realitetin, shpresat dhe zhgënjimet, fitoret e vogla dhe disfatat e mëdha, ajo do të tregojë njerëzit dhe hutimin e politikës. Sepse pranimi i refugjatëve, ndihma ndaj tyre përballë rrezikut për t’u mbytur – është një detyrim i vetëkuptueshëm human. Por që nuk mund të vijnë të gjithë ata që duan të vijnë është po kaq e drejtë. E drejta e azilit është një e drejtë e shenjtë. Por pikërisht në realitet ajo tendoset dhe copëtohet.

Për qindra-mijëra vetët në plazhet e Afrikës së Veriut megjithatë ka rëndësi vetëm një gjë – varka tjetër që niset për në Evropë. Ajo që u intereson atyre është të mbërrijnë, ta mbijetojnë udhëtimin drejt destinacionit. (dw)

Baltimore, trupat e Gardës Kombëtare zënë pozicione

baltimorPërleshjet e dhunshme dhe plaçkitjet e dyqaneve pasuan ceremoninë e varrimit të një afrikano-amerikani që vdiq në arrest policor

Zyrtarët e policisë në Baltimore njoftuan se trupat e Gardës Kombëtare po zënë pozicione në disa pjesë të këtij qyteti lindor të SHBA.

Dje, protestuesit e dhunshëm e zhytën në kaos një pjesë të qytetit, duke djegur një farmaci, duke u vënë zjarrin makinave të policisë dhe duke hedhur tulla në drejtim të policëve.

Trazirat filluan të hënën, vetëm pak orë pas funeralit të afrikano-amerikanit 25-vjeçar Freddie Gray, i cili vdiq nga një dëmtim ende i pashpjegueshëm i shtyllës kurrizore, gjatë kohës që ndodhej nën arrest policor në fillim të këtij muaji.

Guvernatori i shtetit Maryland, Larry Hogan, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe aktivizoi Gardën Kombëtare për të ndihmuar në rivendosjen e rendit. Ai e nënshkroi urdhrin të hënën mbrëma me kërkesë të qytetit Baltimore.

Në një konferencë shtypi po mbrëmë, kryetarja e bashkisë së qytetit Stephanie Rawlings-Blake e quajti këtë “njërën nga ditët më të errëta” me të cilat është përballur ndonjëherë qyteti.

Ajo tha se në Baltimore po vendosej ndalim-qarkullimi pasi disa “vandalë” po përpiqeshin të shkatërronin qytetin dhe të nxisnin dhunën. Ndalim-qarkullimi hyn në fuqi të martën, duke filluar nga ora 10 e mbrëmjes e deri në 5 të mëngjesit dhe pritet të vazhdojë një javë.

Gjatë përplasjeve të së hënës, të paktën 15 policë pësuan dëmtime dhe rreth 20 persona u arrestuan. Qindra të rinj sulmuan policinë me gurë, tulla, shishe dhe objekte të tjera.

Sipas autoriteteve, dy policë janë shtruar në spital.

Pamjet televizive tregonin të paktën një makinë policie në flakë dhe turma njerëzish që plaçkisnin dyqane.

Në fillim, policia tregoi përmbajtje, por pastaj filloi të arrestojë njerëz dhe përdori spërkatësit me piper kundër protestuesve.

Pasdite vonë, shkollat, bizneset dhe stacionet e trenit filluan të mbyllen në këtë qytet me 662,000 banorë, që ndodhet 64 kilometra nga kryeqyteti Uashington.

Zjarret në disa pjesë të qytetit vazhdonin gjatë orëve të vona të natës.

 

TRAZIRAT PASUAN FUNERALIN E GRAYT

 

Trazirat pasuan ceremoninë e varrimit të Grayt, familja e të cilit bashkë me pastorët dhe zyrtarët e qytetit, bënë thirrje për demonstrata paqësore pas disa lëndimeve dhe arrestimeve që ndodhën në protesta gjatë fundjavës.

Mijëra u mblodhën në kishë për të nderuar Grayn, vdekja e të cilit është edhe një nga incidentet që ka nxitur pikëpyetje lidhur me bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe policisë në Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe i përndershmi, Jesse Jackson dhe ligjvënësi nga Maryland Elijah Cummings, qarku i të cilit përfshinë edhe Baltimorën. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se sekretari I kabinetit Broderick Johnson, përfaqësoi administratën e presidentit Barack Obama.

Avokati i familjes Gray, Bill Murphy Jr., u bëri thirrje oficerëve të përfshirë në incident që të tregojnë rrëfimin e tyre.

Gray pësoi dëmtime të shtyllës kurrizore pas arrestimit të tij më 12 prill dhe një javë më vonë ai vdiq.​ (voa)