Bisedimet në Bruksel, serbët nuk pranojnë asnjë kërkesë

Dragan VladisavlevicDelegacioni serb në Bruksel ishte shumë destruktiv. Në bisedimet e sotshme, serbët braktisën takimin në ora 16;30. Bisedimet u udhëhoqën nga ish shefi i kundërzbulimit usharak VOA, Dragan Vladisavlevic.

Ndërsa mediat raportuan për një përfarim qëndrimesh të raporteve mes delagacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në bisedimet që u mbajtën sot në Bruksel. Kreyenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri konfirmoi pas përfundimit të takimit të grupeve punuese se palët janë dakorduar me elementet e planit të zbatimit.

Sipas saj, Kosova do t’a merr kodin telefonik, ndërsa kërkesën në emër të vendit do e bëj Austria. Gjithashtu,sipas Tahirit ekziston pajtimi që Operatorët nga Kosova e Serbia të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave.

Gjithashtu, sipas kryenegociatores kosovare, do lejohet përkohësisht një kompani e re e telefonisë në Kosovë e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Tahiri insiston se këtu nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë, meqë ai merret në Kosovë vetëm me tender.

Zyrtarisht delegacioni kosovar ka informuar edhe faktin se Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që gjatë këtij muaji sërish të takohen në Bruksel dhe gjatë dy ditëve rresht të precizojnë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin, në mënyrë që kjo gjë më pas të kaloj tek kryeministrat në takimin e tyre të ardhshëm.
Ndërsa burime pranë kryenegociatores Edita Tahiri, theksuan të kundërtën e asaj që u deklarua zyrtarisht. Bisedimet sipas tyre sot kanë shkuar keq.
Jozyrtarisht, këto burime theksuan se serbët kanë qenë desktruktiv gjatë gjithë takimit , saqë kanë nervozuar së tepërmi edhe zyrtarët e Bashkimit Europian.

” Serbët kanë qenë jashtëzakonisht destruktiv në takimin e sotshëm, cka është parë dhe nga zyrtarët e BE-së, të cilët të paknaqur me këtë fakt, janë nervozuar së tepërmi. Serbët nuk kanë pranuar asnjë kërkesë të palës kosovare, përfshirë edhe atë për kodin telefonik, për të cilin do të duhej të aplikonte Austria dhe Kosova ta merrte në shfrytëzim. Destruktiviteti i tyre shkoi aq larg saqë braktisën mbledhjen rreth orës 16 30″, tha për gazeten Blic,  ky burim, duke shtuar se serbet nuk kane pranuar asnje kerkese te Kosoves.

Bisedimet nga pala serbe gjatë ditës së sotshmë janë drejtuar nga Dragan Vladislavlevic, nga ish shefi i VOA, apo shërbimit të fshehtë ushtarak serb. i cili posedon gradën Gjeneral Brigade. Ai u emër drejtor i zyrës për Kordinim, që udhëheë me bisedimet me Kosovën nga qeveria e Serbisë, në muajin mars. /gazetablic/rtk/

Kjo është lista përfundimtare e kosovarëve të arrestuar në Kumanovë

te arestuarit ne kumanoveGazeta “Zëri” brenda burime në Maqedoni ka arritur të sigurojnë emrat e të arrestuarve gjatë aksionit të policisë maqedonase kundër grupit të armatosur shqiptarë në Kumanovë.

Më poshtë mund ti lexoni emrat e siguruar nga gazeta “Zëri” në Maqedoni:

1. Enver Klain, qytetarë i Kosovës njëkohësisht shtetas i Gjermanisë

2.Landrit Rustemi, i lindur më 24 janar 1991, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës

3. Refki Dogani

4. Hjarush Avdia, i lindur më 20 janar 1974, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës

5. Betim Kabashi, i lindur më 4 janar viti 1992, me vendbanim në Prizren, Republika e Kosovës

6. Shefqet Hallaqi, i lindur më 31 korrik viti 1981, me vendbanim ne adresën “Edin Duraku”, numër 134, Prizren Republika e Kosovës

7. Bek Bajra, i lindur më 16 shtator viti 1979, me vendbanim në Gjilan, Republika e Kosovës

8. Fatmir Reçica, i lindur më 01 maj 1986, me vendbanim në Lipjan, Republika e Kosovës

9. Fadil Elshani, i lindur më 6 nëntor viti 1975, me vendbanim në adresën “Zhavid Sula”, Suharekë, Republika e Kosovës

10. Ardian Bujari i lindur me 16 dhjetorë 1975, Duhël pn, në Suharekë

11. Esat Kafexholli, i lindur më 25 mars të vitit 1985, me adesë në Belanica, Malishevë, Republika e Kosovës

12. Lirim Krasniqi, i lindur më 10 shtator të vitit 1989, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës

13. Valdet Zekaj, i lindur më 9 korrik të vitit 1978, më vendbanim në adresën “Maria Shllaku” nr.49, Pejë, Republika e Kosovës

14. Mirsad Qerimi, I lindur më 25 nëntor rë vitit 1986, me vendbanim në adresën “Muharem Fejza”, nr.15, Prishtinë, Republika e Kosovës

15. Demë Shehu, i lindur më 20 prill të vitit 1980, me adresë në Deçan –Junik, Republika e Kosovës

16. Sami Ukshini, i lindur më 15 tetor të vitit 1967, me vendbanim në adresën Nënë Tereza pn, Republika e Kosovës

17. Genci Sefa- i cili është nga Lushnja por ka shtetësi të Koosvës i lindur më 18 prill të vitit 1973, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës

18. Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill  të vitit 1970, me vendbanim në adresën “Sali Nevica”, numër 14, Prishtinë, Republika e Kosovës

19. Bajram Elshani, i lindur më 15 korrik të vitit 1987, me vendbanim në Suharekë, Republika e Kosovës

Të gjithë këta të burgosur po mbahen në qendrën e paraburgimit Shutka në Shkup, dhe atyre ju është caktuar masa 30 ditshe paraburgimit nën dyshimin se kanë kryer vepër penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Familjarët e këtyre të paraburgosurve që nga dita e djeshme kanë pasur mundësi ti vizitojnë të paraburgosurit dhe këtë mundësi e kanë deri ditën e premten.

Gjatë vizitave me të paraburgosurit,  sipas ligjit në Maqedoni familjarët kanë të drejtë të qëndrojnë deri 20 min dhe po ashtu kanë të drejtë ju dërgojnë produkte ushqimore si dhe veshmbathje. (zeri)

Elhaida Dani kalon në finalen e “Eurovision”-it me këngën “I’m Alive”

elhaida-euroNumri 14 duket se i dha fat këngëtares Elhaida Dani, duke i prerë biletën për në natën finale të “Eurovision”-it.

Elhaida dhuroi shumë emocion me zërin e saj , e cila kulmoi në pjesën e dytë të këngës ku tingujt e baladës e pushtuan skenën e Vjenës.  E ndjekur dhe nga një kor prej tre shoqëruesesh, vajzat ishin në  sinkron jo vetëm me zërin e tyre, por edhe me veshjen që i dha tepër finesë paraqitjes skenike të tyre.

Ajo që ra në sy në këtë natë të “Eurovision”-it, ishte skenografia  dhe ndriçimi që ndiqte çdo performancë  të artistëve që debutuan në skenën e Vjenës.

Tashmë janë edhe dy net të tjera të festivalit, përkatësisht një tjetër natë gjysmëfinale , si dhe finalja e ditës së shtunë ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij viti.

Performanca e Elhaidas ka marrë lavdërime edhe nga komentatorë të shumtë gjatë kësaj nate gjysmëfinaleje. Ndërkohë që BBC-ja ka vëne në dukje një armë të fortë për këngëtaren shkodrane, pikërisht veshjen e saj, pasi siç theksuan pas daljes së Danit në skenë, ishte tepër e rëndësishme që një këngëtare femër të dilte me të tillë veshje, pas incidentit të Madonës me një të ngjashme.

Edhe Kryeministri Rama e komentoi performancën e shkëlqyer të këngëtares shkodrane, i cili në profilin e tij në “Facebook” shkroi: “Forca Elhaida, tanimë finalja e madhe të pret dhe gjithë shqiptarët do të jenë me ty të shtunën”.

/ Top Channel

Ben Blushi viziton “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Ben Blushi KumanoveSi politikani i parë shqiptar që viziton shqiptarët e Kumanovës pas sulmeve tragjike të datës 9 maj, deputeti socialist Ben Blushi gjeti jo vetëm mikpritjen, por dhe nevojën e shqiptarëve të “Lagjes së Trimave” për t’u mbështetur.

Megjithëse kanë kaluar pothuaj dhjetë ditë nga sulmet me armë e antitanke, dëmet janë të një bilanci të vërtetë lufte. Janë pamje që për Ben Blushin ishin harruar në Ballkan prej vitit 2001.

“Shteti i goditi në pabesi, dhe kur një shtet bëhet i pabesë, ai është fundi i tij”- deklaroi Blushi.

E megjithëse sulmi policor mbi Kumanovë është për Blushin, tregues për fundin e një shteti, ajo që mund të rekuperojë tani Qeveria e Shkupit, është të paktën drejtësia:

Deputeti socialist ka pak besim se kjo mund të ndodhë, pasi në bindjen e tij, të shprehur edhe më herët në Tiranë, problemi sot në Maqedoni është demokracia autokratike. Të vetëdijshëm për këtë situatë, pyetja me të cilën u përball Ben Blushi më shpesh prej banorëve të Kumanovës është ajo se çfarë do të ndodhë tani?

Aq më shumë kjo pyetje rëndon për ta, kur sipas Blushit, rezulton se ata kanë humbur besimin te përfaqësuesit e tyre politikë, që i ka dhënë mundësinë deputetit socialist të përsërisë një tezë të shprehur më herët në parlamentin e Shqipërisë; të mbështesim demokratët mes shqiptarëve.

Kur ka ikur krejt pesimist, deputeti socialist nga Kumanova tha se në besimin e tij orë më të mira do të vijnë për shqiptarët e Maqedonisë.

/ Top Channel

Babai i Komandant “Malishevës”, kërkon ndihmën e shtetit

Kom MalishevaSkënder Krasniqi i cili e ka djalin në burg në Shkup, Muhamet Krasniqin, i njohur si Komandant “Malisheva”, tregon se si autoritetet maqedonase po i trajtojnë të arrestuarit.

Babai i komandant “Malishevës”, Skender Krasniqi kërkon ndihmën e shtetit.

Pas vizitës që i bëri djalit në burgun e Shkupit thotë se të arrestuarit nga konflikti i Kumanovës po mbahen në kushte jo njerëzore.

“Gjendja shëndetësore e të burgosurve është e rëndë si rezultat i rrahjeve që kanë pësuar nga organet e rendit në Maqedoni”, thotë Skender Krasniqi për RTK .

Sipas tij të burgosurit i ka vizituar vetëm një herë mjeku. (rtk)

Shkupi i zotohet Prishtinës për procedurë të përshpejtuar rreth Kumanovës

dok kumanovaAutoritetet e rendit në Maqedoni, kanë bërë të ditur se kërkesat që Kosova i ka dërguar Shkupit, përfshirë këtu edhe identifikimin e personave të vrarë gjatë aksionit në Kumanovë, do të procedohen me proces të përshpejtuar.

“Shumë shpejtë do të marrë një përgjigje ambasada e Kosovës, përmes linjës zyrtare pë të gjitha kërkesat, të cilat i ka adresuar drejt organeve kompetente”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Valdet Xhaferi, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Maqedonisë.

“Kërkesa e parë ka të bëjë me sigurimin e listës së personave të vdekur. Kërkesa e dytë ka të bëjë me sigurimin e mundësisë që një grup ekspertësh nga Kosova të bëjë obduksionin e trupave të vdekur. Kërkesat e fundit kanë të bëjnë me transportimin e trupave të vdekur nga Maqedonia në Kosovë”, tha Xhaferi, duke shtuar se “ministria po bën maksimumin për të përshpejtuar procedurat” dhe se duhet pasur parasysh edhe faktin se bëhet fjalë për, siç tha, “çështje delikate”.

Në aksionin e 9 dhe 10 majit në një lagje në Kumanovë, gjatë një përleshjeje të armatosur me forcat e rendit, 9 shtetas nga Kosova thuhet të jenë vrarë dhe 21 të tjerë të jenë arrestuar. Që të gjithë dyshohen si pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilin është përleshur policia maqedonase.

Të arrestuarit po mbahen në burgun e Shutkës në Shkup, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, familjarët e të arrestuarve, të martën kanë vizituar për herë të parë të afërmit e tyre. Ata nuk kanë pranuar të flasin me mediat. Një pjesë e familjarëve të të burgosurve nga Maqedoniaakoma nuk kanë arritur të marrin asnjë informacion për fatin e të afërmve të tyre.

“Fejzi Rushitovskin e kam dhëndër. Qysh të premten nga gjyqi kemi kërkuar leje për ta vizituar, nuk kemi arritur ta sigurojmë. Edhe sot isha në gjykatë dhe sërish nuk arritëm të sigurojmë leje për ta vizituar Fejziun, por na u lejua vetëm t’i dërgojmë ushqimin që kishim marrë për të. Nga dita kur është arrestuar ne nuk kemi asnjë njohuri për të, pos asaj që kemi dëgjuar në lajme”, thotë një familjar i tij.

Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti, sot për mediat ka theksuar se maltretimi i të burgosurve për rastin e Kumanovës ka ndodhur pasi që gjykatësi ka miratuar aktvendim që personat e ndaluar të barten në Burgun e Shutkës për ta vuajtur masën paraburgim.

“Deri më tani kemi vizituar disa nga ata. Dje unë lëshova fletëparaqitje penale ndaj policëve të panjohur, edhe pse në rastin konkret nuk bëhet fjalë për policë të panjohur pasi organi kompetent i njeh ata. Kemi prova të mjaftueshme të dyshimit me bazë se gjatë punës kanë maltretuar një të arrestuar. Prioritet e kemi gjendjen shëndetësore”, ka deklaruar avokati i popullit, Ixhet Memeti, i cili ka akuzuar drejtorinë e burgut në Shkup se ka penguar punën e institucionit të cilin e udhëheqë zoti Memeti.

Nga ana tjetër, avokatja mbrojtëse e gjashtë shtetasve nga Kosova, thotë se dy nga klientët e saj kanë nevojë të shtrihen në spital.

“Gjendja shëndetësore e klientit tim Beg Bajra është shumë e rëndë, ai ka nofullën e thyer, tek i cili është intervenuar edhe kirurgjikisht , andaj kam kërkuar nga gjykatësi hetues që të lejojë hospitalizimin e tij për shkak të dhimbjeve të padurueshme, po ende s`kam përgjigje ndaj kësaj kërkesë. Gjendja shëndetësore edhe e Valdet Xhekajt është e rëndë, kurse për katër të tjerët nuk mund të flas akoma sepse skam aritur t’i vizitoj”, thekson avokatja mbrojtëse e 6 shtetasve të Kosovës, Ajtene Iseini. (rel)

Në kërkim të konsensusit për Gjykatën Speciale

gjykataNevoja për arritjen e një konsensusi politik, ka shtyrë institucionet e Kosovës që të zvarrisin miratimin e Amandamentit Kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Amandamenti Kushtetues i propozuar nga Qeveria e Kosovës, i cili ka marrë dritën jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese, ka mbetur ende në procedurë në Kuvend, ngaqë ai nuk do të shqyrtohet as në seancën e radhës më 21 maj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë të martën pas mbledhjes së kryesisë, se do të jetë e nevojshme që për këtë çështje të ketë një konsensus politik.

“Procesi është duke lëvizur. Ajo çka është ma kryesore se do të kemi një partneritet me partnerët tanë ndërkombëtarë edhe është shumë më rëndësi të kemi konsensus të plotë nacional. Kjo është edhe një thirrje që bashkërisht të ulemi si spektër politik dhe përmes konsensusit politik ta kalojmë edhe këtë sfidë e cila i paraqitet shtetit tonë”, ka deklaruar Veseli.

Në anën tjetër, deputetët nga partitë opozitare kanë hedhur dyshime se koalicioni qeverisës është duke zvarritur me qëllim themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, deri në arritjen e ndonjë kompromisi politik me Listën Serbe.

Opozita ka ngritur dyshimet për kompromiset që Qeveria e Kosovës mund të bëj me Listën Serbe në pazaret që mund të ndërlidhin Gjykatën Speciale dhe Forcat e Armatosura të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Gjykata Speciale për Krime Lufte është e dëmshme dhe ajo nuk do të mbështetet nga forcat opozitare.

“Për shkak të kundërshtimeve të Beogradit dhe të Listës Serbe e cila është në Qeverinë e Kosovës dhe e cila ka hyrë aty me kushte të caktuara, mendoj se ata (Lista Serbe) e kanë si kusht që së pari të krijohet një tribunal i veçantë ku persekutohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës e pastaj të shikojmë se si do t’ia bëjmë me krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ndaj vlerësimeve të deputetëve opozitar ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, duke thënë se asnjë gjykatë nuk do të mund të njollos luftën e drejtë të UÇK-së.

“Ne nuk kemi nevojë të frikësohemi prej askujt. Ne jemi në të drejtën tonë. Askush nuk e njeh vetveten më mirë sesa e ai vet. Ne jemi dëshmitarë të drejtpërdrejtë të së kaluarës sonë dhe luftës sonë të lavdishme”, është shprehur Grabovci.

Themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte mbështetet edhe nga partia tjetër në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka theksuar se kjo Gjykatë do t’i heq disa dyshime që janë ngritur për luftën në Kosovë.

“Asnjë gjykatë dhe asnjë instancë nuk mund ta devalvojë dhe denigroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë e kam thënë se ne do të votojmë pro-gjykatës dhe duhet që këto çështje që kanë ngritur të spastrohen”, ka deklaruar Beqiri.

Themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte, fillimisht kalon përmes amandamentimit të Kushtetutës së Kosovës me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kosovës dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.

Kjo Gjykatë pritet që të hetojë dyshimet e supozuara në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty për trafik organesh të disa civilëve serbë nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat u hetuan më pas nga një Task Forcë speciale ndërkombëtare. (rel)

SHBA, thirrje për dialog mes palëve në Maqedoni

State DepartamentDepartamenti amerikan i Shtetit tha se po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë. Por Rusia  ka hedhur një teori paralele sipas së cilës, perëndimi i ka nxitur protestat kundër qeverisë së Nikola Gruevskit si reagim ndaj mbështetjes së tij për një projekt rus energjie përmes Ballkanit. Në Washington, një ekspert thotë se problemi qëndron tek angazhimi i pamjaftueshëm, jo i tepërt i Uashingtonit dhe BE-së.  Kolegia Keida Kostreci njofton:

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jeff Rathke tha dje se Departamenti i Shtetit dhe partnerët evropianë u kanë shprehur shqetësimet qeverisë maqedonase dhe udhëheqësve politikë për krizën aktuale politike.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë të drejtat e grumbullimit dhe lirinë për protesta paqësore, por të frenohen nga dhuna.  U kemi kërkuar autoriteteve që të marrin hapa për identifikimin e përgjegjësive mbi akuzat për shkelje nga ana e qeverisë lidhur me informacionet e bëra publike së fundmi”.

Zoti Rathke tha se Uashingtoni i ka bërë thirrje partisë së opozitës që të kthehet në parlament, që të marrë pjesë në mbikqyrjen e institucioneve. Përfshirë komisionin për hetimin e informacioneve nga përgjimet. Ai shtoi se hapat për zëvendësimin e zyrtarëve të implikuar të qeverisë ishin inkurajues.

“Por ne besojmë se të gjithë udhëheqësit e Maqedonisë duhet të punojnë së bashku dhe të angazhohen në dialog për çështje me të cilat përballet vendi, përfshirë reformat e nevojshme dhe krizën aktuale politike”.

Por ndërsa qeveritë dhe organizatat perëndimore vazhdojnë të shprehin shqetësimin për gjendjen, Rusia ka hedhur një teori alternative, sipas së cilës perëndimi është organizatori i protestave kundër Gruevrskit, si kundërpërgjigje ndaj bashkëpunimit të tij me Moskën.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha të premten në Serbi se ngjarjet në Maqedoni po “zhvillohen në kontekstin e refuzimit të qeverisë (maqedonase) për të rënë dakord me politikën e sanksioneve kundër Rusisë dhe mbështetjes së fuqishme që Shkupi ka shprehur për projektin e gazsjellësit turk.

Ai i referohej idesë për një projekt që ka hedhur Moska për të zëvendësuar  Gazsjellësin e Jugut përmes Evropës juglindore, që u braktis pas kundërshtimit të BE-së.

Ministria e Jashtme ruse dhe diplomatët rusë folën për plane nga jashtë për “përpjekje për ta shtyrë vendin në humnerën e një revolucioni si ato me ngjyra”.

Por një ekspert amerikan i politikave të energjisë thotë se ajo që po ndodh në Maqedoni nuk është rivalitet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Richard Kauzlarich është Bashkëdrejtor i Qendrës për Shkencën dhe Politikën e Energjisë, dhe ish-ambasador në Bosnje.

“Më vjen keq ta them por një nga problemet është se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kushtuar vëmendjen e caktuar Ballkanit në përgjithësi, veçanërisht Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Dhe të dyja ato vende tani siç kemi parë javët e fundit kanë pasur incidente të brendshme sigurie që kanë shkaktuar vdekje dhe mendoj se u rikujtuan Uashingtonit dhe Brukselit rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe angazhimit të tyre në rajon”.

Edhe senatori demokrat Chris Murphy tha në një deklaratë se kriza në Maqedoni është një kujtesë që Shtetet e Bashkuara nuk duhet “ta marrin si të mirëqenë “paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.

Ish-ambasadori Kauzlarich thotë se nuk është sekret që Shtetet e  Bashkuara duan që Evropa të diversifikojë burimet e saj të energjisë. Por me gjithë pretendimet e Moskës, ai thotë se nuk sheh shenja të ndonjë dëshire për të hapur ndonjë front të ri konflikti SHBA-Rusi lidhur me energjinë në Ballkan. (voa)

Maqedoni: Edhe mbështetësit e Gruevskit – në tenda

Përkrahësit e opozitës nga e diela po qëndrojnë para qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski – mbështetësit e këtij të fundit ngritën tenda para parlamentit.

Gruevski 2Pas mitingut të VMRO-DPMNE të hënën mbrëma para Parlamentit në Shkup, disa përkrahës të kësaj partie kanë ngritur tenda përballë Parlamentit, për të shprehur kështu mbështetjen ndaj partisë së tyre. Ata thonë se do të mbeten aty “për ta mbrojtur demokracinë dhe vullnetin e shumicës së votuesve të shprehur në zgjedhje dhe deri sa të mos ketë rrezik nga Lidhja Social Demokrate dhe organizata Soros ndaj institucioneve dhe interesave shtetërore”.

Veprimi i tyre është kundërpërgjigje ndaj mbështetësve të opozitës maqedonase e cila që nga e diela kanë vendosur tenda para ndërtesës së qeverisë, një kilometër larg kundërshtarëve të tyre politikë, në pritje të dorëheqjes së kryeministrit Nikolla Gruevski dhe qeverisë së tij.

Protesta e së dielës e opozitës dhe mitingu i së hënës i partisë maqedonase në pushtet mblodhën një masë të madhe njerëzish, që nuk mbahet mend, mbase nga pavarësia e Maqedonisë. Por, nëse në protestën e opozitës u pasqyrua një paraqitje shumetnike si simbol i të ardhmes së barabartë të popujve të këtij vendi, kritikët në mitingun e VMRO-së dalluan një paraqitje të forcës përmes fjalimeve të përshkuara nga gjuha e urrejtjes .

Kryetari i partisë dhe kryeministër, Nikolla Gruevski u tha të tubuarve të hënën se “Maqedonia nuk ka nevojë për udhëheqës që e vënë vetën në shërbim të shërbimeve të huaja të zbulimit”, duke ju referuar udhëheqësit të opozitës Zoran Zaev. “Mesazhi ynë është se ne nuk do të tërhiqemi. Ata po kërkojnë dorëheqjen time kundër vullnetit të popullit”, tha Nikola Gruevski

Ai tha se numri i pjesëmarrësve të tubimit është “disa herë më i madh se ai i opozitës”.

Kritikët, ndërkaq, vërejnë se pushteti, si qendror edhe ai vendor u kanë bërë trysni punonjësve të administratës që me doemos të dalin në miting duke sjellë me vete edhe anëtarë të familjes ose miq të tyre.

Në anën tjetër, protestuesit e opozitës të cilët kanë vendosur tendat para ndërtesës së qeverisë për të kaluar netët, thonë se do të rrinë aty deri sa kryeministri Gruevski dhe qeveria e tij të japin dorëheqje.

Kriza në Maqedoni, që filloi menjëherë pas zgjedhjeve të prillit, 2014, pasi Lidhja Social Demokrate nuk i njohu rezultatet dhe ngriti akuza për manipulime, duke bojkotuar si rrjedhojë edhe punën e Parlamentit, u shkallëzua edhe më tej me skandalin e përgjimeve. Opozita thotë se janë mbi njëzet mijë qytetarë të vendit të cilëve u janë përgjuar bisedat telefonike. Në këtë kuadër, opozita posedon përgjime edhe nga zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët dëgjohen, nga sa është publikuar, duke biseduar për manipulime të ndryshme si në gjyqësor, në zgjedhje, biznese, media, etj.

Katër drejtuesit e partive më të mëdha politike në Maqedoni u takuan të hënën në një raund të dytë për të kërkuar një zgjidhje të krizës politike që ka kapluar vendin, por pa rezultat. Në takimin e ndihmuar nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, Jess Baily dhe Aivo Orav, ende nuk janë hapur temat e bisedimeve; madje drejtuesi opozitar Zoran Zaev ende nuk i quan bisedime.

Të martën në Strazburg do të mbahet një takim midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtuesit opozitar Zoran Zaev, me ndërmjetësimin e tre deputetëve të Parlamentit Evropian. Pastaj më 26 maj, përsëri do të takohen të katër drejtuesit e partive më të mëdha në Shkup.

Kërkesa e opozitës maqedonase ka të bëjë me një qeveri, e cila mund të jetë e përbërë nga ekspertë, nga administrata ose mund të jetë dhe politike, që do ta kthejë vendin drejt normalitetit dhe të krijojë kushte për zgjedhje të parakohshme, siç tha zoti Zaev.

Qeveria e vendit të vogël ballkanik pas përballjes me skandalin e përgjimeve, përjetoi edhe një konflikt të armatosur në Kumanovë mes policisë dhe disa shqiptarëve të armatosur, ku sipas autoriteteve humbën jetën 18 njerëz.

Në këtë rajon të njohur për historinë e përgjakshme të konflikteve ndëretnike dhe paqëndrueshmërisë politike, zhvillimet kanë shkaktuar alarm si brenda ashtu edhe jashtë atij vendi. (voa)

 

Dhjetra mijëra demonstrojnë pro qeverisë në Shkup

Dhjetra mijëra demonstrues në Maqedoni iu përgjigjën thirrjes së qeverisë për një manifestim solidariteti me kryeministrin Nikola Gruevski.

protesta vmro

Nën moton “Maqedonia e fuqishme!”, mijëra qytetarë u mblodhën të hënën në mbrëmje (18.05) para Kuvendit Republikan, në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe partive të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”. Tre muaj e gjysmë jemi nën një sulm të ashpër, për të cilin heshtëm dhe pritëm që të kalojë. Kjo që po ndodh është diktaturë e pakicës politike dhe imponim i një psikoze të rëndë, por mjaft ishte, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-s Nikola Gruevski, duke shtuar se Maqednia nuk është as Gruevski e as Zaevi, por populli. “Ky popull është përgjigja më e mirë për skenaristët që menduan se do të na gjunjëzojnë, do na e shpëlajnë trurin, do na gënjejnë me xhirime të prera e të montuara, ata sot e morën përgjigjen Maqedonia nuk dorëzohet ajo është e fortë“, deklaroi Gruevski

Zaev me naivitet besoi se ne do të largohemi për tri ditë kokëulur, por sot pas tre muaj e gjysmë, jemi tre – katër fish më shumë se ata shtoi kreu i VMRO-DPMNE-së. “I them se nuk do të tërhiqemi, nuk ka dorëheqje, Maqedonia është e vendosur , Maqedonia po fiton përsëri, ne po fitojmë”, shtoi Gruevski.

Ai ka foli edhe për ngjarjet e Kumanovës, që sipas tij, ishin tentim për destabilizimin e Maqedonisë. Gruevski për këtë akuzoi edhe opozitën për, siç tha, tentimet e saj për nxitjen e konfliktit ndërentik, që u refuzua nga populli. “Maqedonia nuk ka kapacitet për konflikt dhe destabilizim pasi populli nuk e do këtë. Të gjitha bashkësitë etnike duan prosperitet. Kjo u dëshmua edhe gjatë sulmit terrorist në Kumanovë, ku edhe përkundër apeleve të shumta të terroristëve për ndihmë, askush nuk i mbështeti. Populli dëshmoi se nuk ishte konflikt ndërentik, por luftë mes policisë dhe një grupi klasik terrorist. Kjo, që në mënyrë qyqare dhe të mjerë po e bën Zoran Zaev do të përfundoj dhe shteti do të ecë sigurtë drejt prosperitetit“, deklaroi Gruevski.

GruevskiKryeministri foli edhe për çështjen emrit duke thënë se asnjëherë nuk do të pranojë ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, pavarësisht se në bisedat e publikuara të opozitës ai dëgjohet duke biseduar me zyrtarët e partisë së tij për kompromise të ndryshme për arritjen e një zgjidhjeje me Greqinë.

Manifestimi pro qeverisë u zhvillua si kundërpërgjigje ndaj demonstratës së madhe një ditë më parë (17.05) organizuar nga opozita me kërkesën për dorëheqjen e Gruevskit. Ndërkohë qindra demonstrues vazhdojnë të qendrojnë me çadra para selisë qeveritare duke këmbëngulur, se nuk do të largohen nga sheshi derisa qeveri atë japë dorëheqjen. Gruevski, i cili është kryeministër qysh nga viti 2006 u rigzjodh në prill 2014 në post. Opozita e akuzon atë për manipulim të zgjedhjeve dhe për një stil autoritar qeverisjeje. Përveç kësaj opozita e akuzon qeverinë edhe për korrupsion dhe përgjime ilegale ndaj 20.000 qytetarëve. Për shkak të aferës së përgjimeve të martën (12.05) dhanë dorëheqjen dy ministra dhe shefi i shëbrimit sekret.

Ndërkohë politikanët drejtues të pozitës dhe të opozitës nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje në bsiedimet për krizën e politikës së brendëshme. Bisedimet zhvillohen me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe të BE-së me dyer të mbyllura në Shkup. Kryeministri Nikola Gruevski dhe kreu i opozitës Zoran Zaev, sipas të dhënave të tyre, do t’i vazhdojnë bisedimet të martën (19.05) në Strazburg.