Moska kërcënon me pasoja për armët e SHBA në Evropë

Moska i përgjigjet me fjalë të qarta lajmit se SHBA mund të stacionojnë si masë paraprake armë të rënda në Evropën Lindore. Kjo mund të jetë në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë.

armatimUdhëheqja në Moskë nuk do ta pranojë duarlidhur një përforcim të mundshëm të pranisë ushtarake të SHBA në shtetet e Evropës Lindore. “Rusisë nuk do t’i mbetet tjetër, përveç forcimit të trupave dhe burimeve të saj në krahun perëndimor”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, gjenerali Juri Jabukov, sipas një informacioni të agjencisë ruse të lajmeve, Interfax. Armatimi i planifikuar në kufi është “masa më agresive” e SHBA dhe e NATO-s që prej fundit të Luftës së Ftohtë, tha ai.

Përgjigja ruse do të përmbajë ndoshta përshpejtimin e stacionimit të raketave Iskandar në enklavën e Kaliningradit si dhe një përforcim të trupave ruse në Bjellorusi. Rusia ka dorë të lirë për të organizuar kundërmasa, për ta mbrojtur më mirë kufirin perëndimor, tha Jabukow-i.

Tanke në Evropën Lindore?

Në fundjavë u bë e ditur se SHBA po shqyrtojnë mundësinë e stacionimit të armëve të rënda në disa shtete të Evropës Lindore dhe të shteteve baltike. “New York Times” bëri të ditur një plan të Pentagonit, sipas të cilit do të zhvendosen pajisje ushtarake për deri 5000 ushtarë amerikanë në Estoni, Letoni dhe Lituani si dhe në Poloni, Rumani, Bullgari dhe ndoshta edhe në Hungari. SHBA do të transportonin kështu për herë të parë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore armë të rënda si tanke luftarake në shtetet më të reja të NATO-s, të cilat më parë bënin pjesë në sferën e ndikimit të Bashkimit Sovjetik. Synimi është që të sprapset Rusia nga një sulm në Evropë.

Deri tani ky është një propozim. Por sipas raportit Pentagoni shpreson të marrë dritë të gjelbër nga Shtëpia e Bardhë deri në një takim të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në fund të qershorit në Bruksel. Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitri Peskow deklaroi se për sa kohë SHBA nuk janë pozicionuar zyrtarisht për këto plane, ai nuk dëshiron ta komentojë këtë lajm.

Konfirmim nga Polonia

Polonia dhe Lituania konfirmuan se ka bisedime me qeverinë e SHBA për të stacionuar armë të rënda në vendet e tyre. Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Siemoniak deklaroi në Varshavë se vendimin e SHBA e pret javët e ardhshme. Planet ai tha se i kishte diskutuar tashmë në vizitën e tij në SHBA katër javë më parë me homologun e tij Carter. Vendi i tij ka kohë që angazhohet për një prani më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Zhvendosja e armatimeve luftarake të SHBA në rajon do të ishte në këtë kuadër “një hap shumë i rëndësishëm”, tha Siemoniak.

Evropianolindorët dhe shtetet baltike janë gjithmonë e më të shqetësuar për politikën e fqinjit të madh, që kur Rusia aneksoi Krimenë në pranverë 2014. Kësaj i shtohet edhe zgjerimi i pranisë ushtarake ruse në Detin Baltik si dhe në hapësirën ajrore në kufijtë e tyre. Në prill, shtetet baltike paraqitën tek NATO-ja lutje për stacionimin afatgjatë të mijëra ushtarëve të NATO-s në territorin e tyre. (dw)

Kosova nën presion për Gjykatën Speciale për krime lufte

Kuvendi i KosovesOpozita në Kosovë e kundërshtojnë themelimin e Gjykatës Speciale. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton themelimin e saj, Gjykata Speciale për Kosovën mund të votohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë nën presion të vazhdueshëm që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për përfshirje në krime lufte të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partitë politike opozitare dhe një numër i deputetëve të partive në pushtet vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate dhe për këtë arsye ka shtyrje të vazhdueshme dhe akoma nuk dihet data e saktë se kur kjo çështje do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se projektligji për Gjykatën Speciale për Krime Lufte, i negociuar tash e sa kohë me Bashkimin Evropian, duhet të procedohet në Kuvend për votim.

“Po e ritheksoj që me rëndësi është ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, e në të njëjtën kohë të mundohemi me çdo kusht ta arrijmë konsensusin e përbashkët brenda nacional. Do të aprovohet një ligj, i cili do t’i përmbushë interesat e Kosovës, do t’i mbrojë të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës dhe që nuk do të cenojë sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thotë Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se Kuvendi shumë shpejt do ta ketë projektligjin për dhomat e veçanta të Gjykatës Speciales dhe do t’i votojë ato bashkë me ndryshimet kushtetuese. “Në fakt ende nuk e kemi draft-ligjin. Në atë çka kemi biseduar me kryeministrin, shumë shpejt do ta kemi projektligjin për dhomat e veçanta të speciales në seancë dhe do t’i votojmë së bashku me ndryshimet kushtetuese. Nuk mund ta definoj nëse do të jetë këtë javë në mbledhjen e kryesisë. Por mund të mbajmë mbledhje tjetër të kryesisë”, thotë Kadri Veseli.

Përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare vazhdimisht po u bëjnë thirrje deputetëve të kuvendit që ta votojnë Gjykatën Speciale.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuell Zhbogar, thotë se ai nuk sheh asnjë arsye për çfarëdo vonese të mëtejshme për formimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Samuell Zhbogar thotë, se nga qendrat kryesore evropiane vazhdimisht pyetet se pse po vonohet formimi i Gjykatës Speciale. Ai thotë se e kupton se sa është i ngarkuar ky proces, por sipas tij bëhet fjalë për detyrim ndërkombëtar. “Të gjitha krimet duhet të hetohen dhe autorët e tyre të ndiqen. Jo vetëm krimet që përmenden në Raportin e Këshillit të Europës, por edhe ato të kryera gjatë e pas konfliktit në Kosovë. Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetrohen”, ka thënë Samuell Zhbogar, për mediet lokale, duke shtuar se pikërisht për shkak të mbrojtjes së dëshmitarëve, Gjykata Speciale do të punojë jashtë Kosovës.

Mirëpo, janë partitë politike opozitare ato që nuk do ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo cënon sovranitetin e Kosovës.

Ilir Deda deputet nga lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik ky i cili vazhdimisht e kundërshton themelimin e Gjykatës Speciale, thotë se nuk është e drejtë që Kosovës në vazhdimësi t’i kërkohet të zbatojë vendime, përderisa ajo nuk shpërblehet asnjëherë për këto vendime të dhimbshme që i merr. “Nëqoftëse pra po kërcënohet Kosova me dëmtime të proceseve politike, atëherë pyetja tjetër mundet me qenë, në rregull, nëse do të votohej Gjykata Speciale, a do të na njohin pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur ende. Nuk mund të ketë vetëm shkop e jo edhe karotë për Kosovën”, thotë deputeti Ilir Dedaj.

Mirëpo, përfaqësues të sistemit të drejtësisë në Kosovë megjithë dilemat e tyre, thonë se kjo gjykatë duhet votuar. Kështu thotë Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, duke hedhur poshtë pohimet se Gjykata Speciale “cënon të drejtat dhe liritë e njeriut”.

“Çështja e themelimit të gjykatës nuk do të duhej të diskutohej rreth asaj se a duhet a nuk duhet të themelohet. A ka refleksione negative të tjera, pastaj a do të ketë refleksion në aspektin e cënimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, etj. Unë nuk besoj që do të ketë për faktin se është një gjykatë ndërkombëtare, e cila i ka të ndërtuara të gjitha standardet evropiane, të gjitha standardet ku respektohen të drejtat dhe liritë e individit”, thotë Fejzullah Hasani.

Më 23 prill të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës, pati miratuar marrëveshjen Kosovë-BE, e cila mundëson themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe vazhdimin e mandatit të ristrukturuar të misionit EULEX deri në qershor të vitit 2016.

Mirëpo për këtë duhet ndryshuar Kushtetuta e Kosovës, e cila kërkon miratimin e dy të tretave të deputetëve. Parlamenti i Kosovës ka 120 deputet. Numri prej 80 votash të deputetëve që do ta mundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale në këtë fazë duket i vështirë të arrihet. Mirëpo, nëse këtë nuk mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës, atëherë themelimin e Gjykatës Speciale mund ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së, thonë udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Tashmë vet deputet të Kuvendit të Kosovës e kanë konfirmuar se ata e kanë parë një draft për Gjykatën Speciale për krime lufte i hartuar nga Rusia dhe në çdo moment ky draft mund të miratohet në Këshillin e Sigurimit edhe pa pajtimin e Kosovës. (dw)

Amerikanët përmes Nuland do të zgjidhin krizën në Maqedoni

victoria nulandNdihmës sekretarja amerikane Victoria Nuland pritet të përfshihet në procesin e zgjidhjes së krizës në Maqedoni.

Ndihmës sekretarja amerikane për Evropë dhe Euroazi  Nuland është njohëse e zhvillimeve në Maqedoni dhe se ajo pritet që ti hap rrugë zgjidhjes së krizës politike, informon INA.

Ndihmës sekretarja amerikane  gjatë vizitës së fundit në Shkup deklaroi se qeveria por edhe investitorët e huaj duhet të kthejnë vëmendjen për investime dhe zhvillim në rajonet e banuara me shqiptarë në Maqedoni.

“Ne biseduam edhe gjetjen e mundësive për ta thelluar dhe përmirësuar bashkëpunimin, duke përfshirë edhe rajonet e banuara me shqiptarë . Këtë duam ta bëjmë përmes investitorëve tanë, kompanive dhe me këtë të përforcojmë integrimin ekonomik në rajon, për faktin se kjo do të sjellë forcë dhe prosperitet, si dhe rritje për të dy komunitetet”, deklaroi Nuland gjatë vizitës së saj të fundit në shtator të vitit të kaluar.

Përfshirja e diplomacisë amerikane në zgjidhjen e krizave do të jetë më efektive dhe do të ketë rezultat, pas dështimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian. (INA)

LSDM-ja do të vazhdojë publikimin e bombave

zaev bombaLSDM-ja do t’i aktivizojë sërish ‘bombat’. Pas dështimit të bisedimeve në Bruksel për arritjen e një zgjidhjeje rreth krizës politike, ka pushuar vlefshmëria edhe e marrëveshjes së 2 qershorit të arritur në Shkup. Respektivisht, heqja e moratoriumit për publikim e materialeve të përgjuara për veprimet e mundshme kriminale të pushtetit. LSDM-ja sonte pritet të zhvillojë takime koordinative me organizatat joqeveritare për të definuar hapat e më tejshëm. Burime nga LSDM-ja, gjithashtu bëjnë të ditur për Alsat se nuk do të vlejnë më as pikat e tjera të përfshira në dokumentin e 2 qershorit, me të cilat LSDM-ja obligohej të kthehet në parlament. Respektivisht detyrimet në pikën e 6-të të marrëveshjes, apo gjatë periudhës transitore.

“LSDM do të kthehet në parlament dhe do të udhëheq me komisionin e veçantë anketues parlamentar të themeluar mbi skandalin e përgjimeve. Komisionet mbi zbulimin dhe ndërhyrjen në komunikime do të udhëhiqen gjithashtu nga LSDM dhe të fillojnë me punë duke shqyrtuar dështimet në mbikëqyrjen e funksionimit të shërbimit të Kundërzbulimit shtetëror. Një raport fillestar nga këto komisionet do të përpilohet deri më nëntor 2015…” qëndronte në dokumentin e firmosur më 2 qershor nga 4 liderët e vendit të ndërmjetësuar nga Komisioneri evropian Johanes Han.

Nga LSDM-ja theksuan se janë të gatshëm të ulen në tavolinën e bisedimeve sërish me qëllim zgjidhjen e krizës politike por gjithashtu shprehen të prerë se nuk do të lëshojnë pe nga vija e tyre e kuqe. Respektivisht se vetëm tërheqja e Nikolla Gruevskit dhe formimi i Qeverisë kalimtare e cila do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike mund të normalizojë vendin, ta kthejë demokracinë dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë. Semra Musai

Britanikët: Shtatë mrekullitë e një vizite në Shqipëri

Borsh

Shqipëria është një ndër vendet ende të pazbuluara, më të mrekullueshme në Ballkan. Portali britanik “Saga” sugjeron anglezët se përse duhet vizituar vendi ynë dhe cilët janë qytetet apo vendet më piktoreske që nuk duhen humbur gjatë verës.

Janë disa nga këto vende, që e bëjnë Shqipërinë tepër interesante, për ta vizituar. Janë rreth 7 qytete apo resorte të mrekullueshme shqiptare, të cilët janë përzgjedhur dhe u sugjerohen turistëve anglezë, në prag të sezonit veror për të kaluar pushimet e verës.

 

Shëngjini

ShenginShëngjini është një qytet bregdetar në veri-perëndim të Shqipërisë, i pasur me histori të lashtë dhe me një kulturë të vjetër. Plazhet dhe rëra e bregdetit janë të jashtëzakonshme, sepse akomodimi është i lehtë. Vizitorët mund t’i gëzohen paqes së afruar nga ky qytet i vogël, por në rritje, prej turizmit dhe tregtisë përgjithësisht nëpërmjet detit.

 

Shkodra

ShkodraShkodra, i konsideruar qyteti shpirtëror i Shqipërisë, është një ndër vendet më të vjetra dhe me histori të pasur në Europë. Liqeni i Shkodrës është spektakolar teksa ai shtrihet nga Shqipëria në Malin e Zi, si dhe konsiderohet vendlindja e Nënë Terezës. Ujëvarat e mrekullueshme të Shurdah mund të gjenden në një ishull në rezervuarin e Vaut të Dejës dhe mund të vizitohen vetëm me anije.

 

Durrësi

durres

Durrësi është qyteti i dytë më i madh, pas Tiranës dhe porti më i madh në Shqipëri. Qyteti është themeluar në shekullin e 7-të para Krishtit dhe ka amfiteatrin më të madh në Ballkan. Qyteti me mure Antike dhe Kështjella, e bëjnë atë një vend fantastik për ta vizituar.

 

Vlora

JalaVlora është një ndër bregdetet më të zhvilluara në tërë rivierën shqiptare dhe gjatë viteve të fundit ka njohur një rritje të dukshme të turizmit për plazhet e saj të shumta. Kultura e kafesë është e njohur në Vlorë, si dhe është vendi perfekt për t’u qetësuar, mund të bisedosh me banorë të zonës dhe Plazhi ka një pamje tepër të bukur. Vlora gjithashtu shënon edhe fillimin e Rivierës Shqiptare, me një bregdet që shtrihet gjatë Jonit dhe Maleve të Karaburunit.
Riviera Shqiptare

Riviera Shqiptare është e mbushur me fshatra Mesdhetare, kështjella të lashta, gjen edhe breshka uji, rrethohet nga malet, ka kanione përgjatë detit, si dhe lumenj të rrjedhshëm që derdhën në të. Ndërsa deti ka një faunë të pasur, bregdeti është i mbushur me portokall, limona dhe ullinj. Nga Parku Kombëtar i Llogarasë, tek fshatrat e Borshit, Himarës, Qeparos, Piqerasit, dhe në fund të Lukovës, kjo pjesë e Shqipërisë është absolutisht befasuese.

 

Saranda

Albania SarandaSaranda është pjesë e Shqipërisë së Jugut, afër ishujve grekë të Korfuzit, me një destinacion tepër të preferuar nga ana e turistëve me një klimë tepër të përshtatshme dhe me akses për të dalë shpejt në det. Afër Sarandës ndodhet edhe qyteti i lashtë të Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

 

Ksamili

ksamilKsamili është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe plazhi i tij është i vogël, por i pastër dhe i gjelbër, ndërsa pranë tij ndodhet edhe ishulli i Ksamilit që i jep një pamje edhe më mahnitëse këtij bregdeti. Ksamili afron pjesë të pazbuluara të Shqipërisë dhe shansin që kalosh pushimet në një zonë nga më të mrekullueshme, por ende të panjohura të Europës.

/Shekulli Online/

VMRO-DPMNE, e gatshme për zgjedhje të parakohshme

dimovski-vmroPërfaqësues të VMRO-DPMNE kanë deklaruar se kjo parti është e gatshme për çdo datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, deri në muajin prill 2016.

Ky qëndrim është miratuar në mbledhjen e Komitetit Qendror të kësaj partie, të mbajtur të dielën mbrëma në Ohër.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë deri në prill, ashtu siç jemi marrë vesh dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e 2 qershorit. VMRO-DPMNE si parti gjithmonë ka për bazë aktivitetet e saj dhe përkrahjen e popullit”, ka deklaruar koordinatori i kësaj partie, Ilija Dimovski.

Sipas Dimovksit, vendi është në një situatë kur një parti vazhdimisht i humb zgjedhjet dhe më pas nënvlerëson shtetin dhe shkakton krizë politike, duke shpresuar, siç ka thënë ai, se pa zgjedhje dhe pa përkrahjen e qytetarëve, të fitojnë pozicione për interesat e tyre.

Dimovski ka pohuar se opozita po dëmton imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare dhe në planin ekonomik.

/ Top Channel

​ZBOGAR: S’KA MË ARSYETIME PËR SPECIALEN

zbogar“Nuk shoh më asnjë arsye të qëndrueshme për çfarëdo vonese të mëtutjeshme lidhur me formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë”, deklaroi përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar.

Ai tha se amendamentet kushtetuese tashmë janë në Kuvend dje lugji është i përgatitur.

“Nuk i lakmoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, as ata që përfaqësojnë partitë shqiptare, as dhe ata që përfaqësojnë komunitetet. Në njërën anë, ata janë të brengosur se si do të reflektohet votimi i tyre mbi të kaluarën e Kosovës, ndërsa në anën tjetër, ata janë duke shikuar ardhmërinë”, deklaroi Zbogar për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit.

Në vërejtjen e gazetës serbe se ka thënë se çdo vonesë është në dëm të Kosovës dhe se Evropa ka mënyra për ta ndëshkuar Prishtinën, Zbogar ka thënë se s’bëhet fjalë për ndëshkim, porse “nga qendrat kryesore çdo ditë na pyesin pse po vonohet Gjykata Speciale”.

“Ne ua shpjegojmë se sa është ky proces i rëndë. Por, bëhet fjalë për obligim ndërkombëtar”, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë.

“Të gjitha krimet duhet ë hetohen dhe kryerësit të ndiqen. J vetëm krimet që përmenden në raportin e Këshillit të Evropës, por edhe ato të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë. Krimet e luftës kurrë nuk vjetrohen”, ka thënë Zbogar duke shtuar se pikërisht për t’i mbrojtur dëshmitarët, gjykata do të punojë jashtë Kosovës. (rtk)

SHBA, për shtimin e pranisë ushtarake në Evropën Lindore

ushtare usaPolonia thotë se po negocion me Shtetet e Bashkuara mundësinë e vendosjes përgjithmonë të armëve të rënda amerikane brenda kufijve të saj, si pjesë e një plani të SHBA për të rritur praninë në Evropën Lindore dhe shtetet baltike për të penguar agresionin e mundshëm rus.

Ministria polake e Mbrojtjes  thotë se plani do t’i kërkojë SHBA të vendosë tanke dhe pajisje të tjera luftarake në Poloni. Ministri i Mbrojtjes Tomasz Siemoniak tha se e diskutoi planin me zyrtarët ushtarakë amerikanë në Uashington muajin e kaluar dhe u sigurua se një vendim do të merret së shpejti.

“Ky është një hap tjetër për të rritur praninë amerikane në Poloni dhe në rajon”, tha Ministria polake e Mbrojtjes.

Nëse miratohet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter dhe presidenti Barak Obama, Shtetet e Bashkuara do të vendosin automjete dhe më shumë si 5.000 trupa në Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Rumani, Poloni dhe ndoshta Hungari, që të gjitha vende të ish-sferës sovjetike.

Kjo do të jetë hera e parë që SHBA vendos një prani të tillë ushtarake në rajon që nga fundi i Luftës së Ftohtë, dhe është pjesë e planit të aleancës ushtarake të NATO-s për të zhvilluar forca të shpejta për të penguar çdo ndërhyrje të mëtejshme ruse pas aneksimit vitin e kaluar të gadishullit të Krimesë, si dhe një sinjal se SHBA do të vihet në mbrojtje të aleatëve të saj të NATO-s në Evropën Lindore.

Shqyrtimi amerikani i angazhimit ushtarak është përgjigje ndaj marrjes së Krimesë nga Rusia dhe i këmbënguljes së Perëndimit se Moska vazhdon të mbështesë kryengritësit pro-ruse kundër forcave të Kievit për kontrollin e Ukrainës lindore, argument që presidenti rus Vladimir Putin e hedh poshtë.

“Nëse diçka ndodh, ne nuk mund të presim ditë ose javë për më shumë pajisje. Ne duhet të reagojmë menjëherë”, tha Raimonds Vejonis, ministër i Mbrojtjes i Letonisë për gazetën The New York Times, e cila për herë të parë shpalos shqyrtimin mbi shtimin trupave amerikane në këto vende. (voa)

Mediat: SHBA mendojnë të transportojnë armë të rënda në Evropën Lindore

Ministria e Mbrojtjes e SHBA, sipas një gazete po shqyrton mundësinë e vendosjes së pajisjeve ushtarake për mijëra ushtarë në vendet evropianolindore dhe baltike. Po këto plane me sa duket kanë edhe kundërshtarë në NATO.

tanketPentagoni po punon, sipas informacioneve të “New York Times”, për një plan, sipas të cilit do të zhvendosen në Evropën Lindore armë të rënda për deri 5000 ushtarë amerikanë. Këtu bëjnë pjesë tanke luftarakë dhe automjete për këmbësorinë. Synimi është që Rusia të sprapset nga një agresion i mundshëm, thuhet në një raport që u referohet nëpunësve të SHBA dhe qarqeve të NATO-s.

Gazeta tërheq megjithatë vëmendjen se bëhet fjalë për një propozim, i cili ende nuk e ka marrë miratimin nga Ministri i Mbrojtjes, Ashton Carter dhe Shtëpia e Bardhë. Ka pengesa politike, meqenëse kjo masë e menduar ka shkaktuar shqetësime tek disa aleatë të NATO-s përsa i përket reagimit të Rusisë ndaj një hapi të tillë. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA tha se deri tani nuk është marrë asnjë vendim për këtë.

Para një ndryshimi paradigmash?

Sipas të dhënave të gazetës, do të ishte hera e parë që prej fundit të Luftës së Ftohtë, që SHBA do të staciononin armë të rënda dhe automjete të këmbësorisë në shtetet më të reja të NATO-s, të cilat më parë kanë qenë pjesë e Traktatit të Varshavës.

Shkaku për planet e reja janë agresioni rus në Krime dhe në Ukrainën Lindore, ku luftimet janë shkallëzuar sërish. Sipas gjendjes së deritashme të propozimit, armët mendohet të stacionohen në tri shtetet baltike Estoni, Letoni dhe Lituani si dhe në Poloni, Rumani, Bullgari dhe ndoshta në Hungari.

Rusia i vëzhgon me shumë vëmendje aktivitetet e SHBA në Evropë. Kështu Moska paralajmëroi jo më larg se e enjtja ((11.06) që të mos stacionohen raketa me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme veprimi në Evropë. Me këtë hap Uashingtoni do të “shkatërronte” marrëveshjet për sistemet bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF) të vitit 1987 dhe do të ishte përgjegjës për pasojat, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Me këtë Uashingtoni reagoi ndaj ideve të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, që si reagim ndaj një testi të mundshëm raketor të Rusisë të vendosë raketa në Evropë.

Frikësim ndaj Rusisë

Në vitin 1987, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ranë dakord pas një përgatitjeje shumëvjeçare në marrëveshjet INF që t’i shkatërrojnë të gjitha raketat balistike me një rreze veprimi nga 500 deri 5500 kilometra. Uashingtoni e akuzoi javën e kaluar Moskën që me testin e një rakete i ka shkelur marrëveshjet INF dhe bëri të ditur një reagim. Qeveria ruse e kundërshtoi kritikën si të paargumentuar. Raporti midis Rusisë dhe SHBA është kaq i keq sa nuk ka qenë kurrë që prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Për ta përmirësuar potencialin frikësues përballë Rusisë, NATO-ja po ndërton aktualisht një trupë të re të ndërhyrjes së shpejtë. Me një manovër të madhe ushtarake në Perëndim të Polonisë nisi të martën një provë për këtë trupë. Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane, Bundeswehr, në manovrën me emrin “Noble Jump” në Zagan marrin pjesë rreth 2100 ushtarë nga Gjermania, Belgjika, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Çekia, Hungaria dhe SHBA. Synimi është ndërtimi i një të ashtuquajture maja e heshtës së Aleancës. (voa)

Rusia e Kina kanë deshifruar dokumentat e Snowdenit

Britania e Madhe ka tërhequr disa spiunët të saj, pasi Rusia dhe Kina kanë deshifruar dokumenta shumë sekrete të nxjerrja prej Eduard Snowdenit, bëjnë të ditur mediat. Sipas burimeve deri tani nuk është dëmtuar askush.

ConfidentialRusia dhe Kina sipas informacioneve të mediave kanë arritur të sigurojnë qasje në dokumentat e shërbimeve të fshehta të nxjerra nga ish-punonjësi me kontratë i NSA, Edward Snowden. Mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave janë eleminuar nga të dyja vendet, bëri të ditur gazeta britanike “Sunday Times”.

Dëshifrimi i mbrojtjes së të dhënave e ka detyruar shërbimin britanik për botën e jashtme MI6 që të tërheqë nga operacione në vazhdim në vende të caktuara agjentë të tij. Ky hap u ndërmor pasi u bë e qartë se Rusia arriti të deshifrojë më shumë se një milionë të dhëna. Gazeta i referohet burimeve pranë kryeministrit britanik, në Ministrinë e Brendshme dhe në autoritetet e sigurisë. Burime të tjera qeveritare citohen nga gazeta me fjalët se edhe Kina ka arritur të deshifrojë mbrojtjen e dokumentave, të cilat përmbajnë informacion që mund të çojë në zbulimin e spiunëve.

“Rusët dhe kinezët kanë siguruar informacion. Kjo solli si rrjedhojë që u desh të largohen agjentët dhe dijenia për mënyrën si veprojmë ne na ka penguar që të sigurojmë informacion me rëndësi jetësore”, i tha një burim i Downing Street-it gazetës. Megjithatë burimi citohet me fjalët se “nuk ka të dhëna se është dëmtuar ndokush”.

Zbulime shqetësuese

Snowdeni i mori dokumentat në kohën që punonte në SHBA si punonjës me kontratë i CIA-s dhe i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Informacioni që ai i përcolli shtypit në vitin 2013 për përmasat e përgjimit të telefonave të qytetarëve dhe për gjurmët në internet shkaktoi indinjatë në të gjithë botën dhe solli ndërmarrrjen e disa reformave në SHBA.

Por prej kohësh autoritetet amerikane paralajmërojnë se disa nga dokumentat e përvetësuara nga Snowden-i mund të paraqesin gjithashtu rrezik për sigurinë kombëtare, pavarësisht nga pretendimet e tij të mëparshme se “asnjë shërbim i fshehtë” nuk mund t’i deshifrojë dokumentat “as në ambjentet e kundërzbulimit të rrezikut më të madh”. SHBA kërkon nga Snowdeni që të dalë para gjyqit për spiunazh. Aktualisht ai jeton në Rusi, pasi mori atje azil në vitin 2013.

Pasojat në Gjermani

Zbulimet e Snowdenit, për natyrën e gjerë të përgjimeve të NSA-së, kanë shkaktuar debate të mëdha në Gjermani. Një komision parlamentar aktualisht po shqyrton përmasat e bashkëpunimit midis NSA dhe Shërbimit të Fshehtë Gjerman, BND, pas raportimit në media se të dyja agjencitë kanë spiunuar objektiva në Evropë si dhe zyrtarë qeveritarë. (voa)