Mustafa: Me Serbinë nuk mund të bisedojmë për pronat e Kosovës

Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa flet në një intervistë eksklizive për DW për vizitën në Gjermani dhe takimin me kancelaren Merkel, problemet në dialogun me Serbinë, vrasjet në Kumanovë dhe vizat me Bosnjën.

mustafaDeutsche Welle: Zoti kryeministër, cila ishte për ju domethënia e vizitës në Berlin dhe takimit me kancelaren Angela Merkel?

Isa Mustafa: Për mua ka qenë kjo një vizitë tepër e rëndësishme, sepse fjala është për një vend të fuqishëm evropain, i cili jo vetëm që ka ndikim në politikat evropiane por edhe në ecuritë eknomike dhe politike mbarëbotërore. Një vend i cili ka investuar shumë në Kosovë – përmes investimeve të drejtpërdrejta ekonomike dhe asistencës në shumë fusha të ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Gjermania ka ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës ekonomike dhe ligjore të Kosovës. Gjermania është një vend i icili na ka mbështetur shumë në procesin e dialogut me Serbinë, duke vënë kritere të caktura dhe duke kërkuar implementimin e marrëvshjeve të arritura në Bruksel. Për ne është me rëndësi që të kemi kontakte sa më të ngushta të mundshme me Gjermaninë, sepse kjo ndihmon zhvillimin tonë demokratik dhe proceset evropiane. Por ndihmon edhe procesin për liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet e tjera kontraktuale që do të pasojnë më vonë me Bashkimin Evropian. Jemi shumë të ineresuar që të tërheqim investime nga Gjermania në Kosovë dhe të ndërtojmë marrëdhënie të partneritetit strategjik me Gjermaninë në fushat ku këto biznese gjejnë interes psr investime në Kosovë. Natyrisht që neve na intereson edhe përkrahja e Gjermanisë për anëtarësim në instituciont e ndryshme ndërkombëtare, siç është interpoli – sepse ne jemi të interesuar të jemi pjesë e sigurisë, jo vetëm rajonale por edhe botërore.

DW: Cilat kanë qenë kërkesat dhe sugjerimet kryesore të kancelares Merkel për vazhdimin e rrugës së demokratizimit të Kosovës dhe afrimit me BE?

Isa Mustafa: Ne kemi punuar mjaft shumë dhe jemi munduar t’i plotësojmë kushtet që janë paraqitur në procesin e liberalizimit të vizave. Në takimin me kancelaren u tha se duhet të punojmë edhe më shumë në forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse Gjermania dhe vendet e tjera nuk janë të kënaqura me nivelin e luftimit të këtyre dukurive në Kosovë. Mendoj se këto kërkesa janë të arsyeshme, sepse është e vërtetë që ne duhet edhe më fuqishëm të luftojmë krimin në të gjitha fushat. Një kërkesë tjetër e Gjermanisë është që Kosova të amandamentojë Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë dhomën speciale për të trajtuar pretendimet për krime lufte. Mendoj se ne kemi marrë obligime konkrete ndërkombëtare dhe duhet t’i çojmë këto procese përpara.

DW: Pse nuk i keni realizuar deri tani këto kërkesa, cilat janë problemet me të cilat po përballeni në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte etj? Këto kushte nuk janë të reja. Pra pse nuk i keni realizuar deri tani?

Isa Mustafa: Tashti ne mund ta hedhim fajin te njëri apo tjetri dhe me siguri që ka hapësirë për fajësimin e njërës apo palës tjetër. Në një periudhë të caktuar Kosova nuk i ka pasur përgjegjësitë që i takojnë një shteti – veçmas në fushën e drejtësisë, gjyqësisë dhe policisë. Këto të drejta i ka pasur fillimisht UNMIKU e më pas Eulexi. Së fundi ne e kemi marrë një pjesë të kompetencave. Por shkaku kryesor është që në Kosovë nuk ka pasur gatishmëri të mjaftueshme që institucinet vendore të ballafaqohen me këto dukuri. Unë mendoj se ka ardhur koha që ne të marrim përgjegjësinë dhe vet të organizojmë sistemin e drejtësisë, në mënyrë që ky sistem të përballet me këto çështje. Sa i përket Gjykatës Speciale, ky është një rast specifik, sepse rastet janë hetuar në nivel ndërkombëtar. Ndaj edhe u takojnë atyre që t’i përfundojnë. Por çështjet e tjera si krimi i organizuar apo korrupsioni, janë çështje të cilat ne duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe duhet t’i luftojmë.

DW: Këto janë çështje të cilat u takojnë edhe institucioneve të Kosovës dhe ato duhet t’i luftojnë…

Isa Mustafa: Insititucionet e Kosovës mund ta bëjnë këtë dhe janë të detyruara ta bëjnë. Ne duhet ta shtojmë numrin e prokurorëve dhe gjyqëtarëve, në mënyrë që të përfundojmë lëndët dhe proceset që presin kaherë. Poashtu duhet të gjejmë rrugë që të procedojmë dhe përfundojmë në veçanti lëndët që kanë të bëjnë me faktorin e jashtëm, sepse këto ndikojnë që njerëzit të mos vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

DW: Kur do të themelohet Gjykata Speciale dhe si do të zhvillohet ky proces, pasi votimi në Parlament dështoi?

Isa Mustafa: Orientimi i qeverisë së Kosovës është që ta riprocedojmë këtë proces në Kuvend. Posa të kthehemi në Kosovë ne do ta ulemi të bisedojmë me grupet paralemntare, do ta trajtojmë këtë çështje në Kuvend dhe do të bisedojmë individualisht edhe me deputetë. Do ta bashkërendisim këtë çështje edhe me përfaqësues diplomatikë në Kosovë, sepse ky është një obligim edhe ndaj faktorit ndërkombëtar. Kushtetuta nuk e ndalon që një çështje të rikthehet në Kuvend për votim, ose do të bëjmë ca ndryshime të vogla në propozimet për ndryshimet kushtetuese por që nuk e ndryshojnë substancën e kërkesës për ndryshime. Ne duhet të krijojmë sa më parë një ambient për votimin e këtyre ndryshimeve, sepse duhet të përmbushim obligimin tonë, duke siguruar dy të tretat e votave sa janë të domosdoshme për ndryshimet e Kushtetëutës.

DW: Krimet e luftës janë një fenomen që nuk vjetrohet, sepse në Gjermani ka raste kur edhe pas 70 vitesh nga Lufta e Dytë Botërore hapen procese të këtilla. Pra kjo çësthje nuk është tepër emergjente. Por emergjent është dialogu me Serbinë, sepse jo vetëm Gjermania por i gjithë Bashkimi Evropian pret një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. Raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel ka dështuar edhe pse ka zgjatur më shumë se 17 orë. Pse, cilat janë pengesat më të mëdha në dialogun me Serbinë?

Isa Mustafa: Ne vërtetë kemi biseduar shumë gjatë dhe ky ka qenë një dialog shumë i mundimshëm dhe i rëndë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një fushë shumë e ndieshme. Kërkohet shumë kujdes në mënyrë që të mos formojmë një pushtet të tretë në Kosovë, sepe kjo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk duhet të ketë të drejta ekzekutive dhe të luajë rolin e pushteti qendror. Duhet gjetur një modalitet i cili do të kënaqte nevojat e komunave me shumicë serbe dhe do të ishte në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, nga viti 2013. Por duhet mundësuar që pushteti qendror dhe ai lokal të kenë kompetenca të qarta dhe të mos ketë përplasje mes tyre. Këtu kemi pasur mjaft vështirësi të harmonizohemi me delegacionin e Serbisë.

DW: Delegacioni i Serbisë ka kërkuar që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive. A do ta pranoni këtë kërkesë?

Isa Mustafa: Pala serbe në mënyrë eksplicite nuk e ka shfaqur këtë kërkesë, por shihet qartë kur flasim për mënyrën e organizimit të këtij asociacioni se ata duan që ai të ketë kompetenca ekzekutive. Ne nuk pajtohemi me këtë dhe nuk kemi hapsirë kushtetuese për një gjë të tillë. Asociacioni duhet të mbështetë punën e komunave, promovon demokracinë dhe zhvillimin e tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë etjerë.

DW: Në Bruksel keni biseduar për katër tema shumë të rëndësishme: asociacionin e komunave me shumicë serbe, energjinë, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvzijes së qytetarëve. Mendoni se do të arrini ndonjë zgjidhje të shpejtë, sepse para takimit të fundit është thënë se marrëveshjet janë arritur dhe pritet vetëm nënshkrimi, ndërkohë që bisedimet dështuan?

Isa Mustafa: Marrëveshjet për kodin telefonik dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe gati që janë arritur. Mund të themi se marrëveshja për kodin telefonik tani më është arritur. Por palët duan që marrëveshjet të nënshkruhen përnjëherë. Delegacioni i Kosovës insiston që marrëveshjet të nënshkruhen në pako, për asociacionin, energjinë, telekomunikacionin dhe hapjen e urës mbi lumin Ibër. Duhet siguruar edhe instrumentet për impelementimin e tyre. Qëndrimet janë shumë larg në lidhje me marrëveshjen për energjinë, sepse delegacioni serb ka hapur shumë probleme të pronës, të cilat për ne janë të padiskutueshme. Me Kushtetutën e Kosovës dhe me Rezolutën 1244 ne kemi siguruar se të gjtha pronat që janë në territorin e Kosovës i takojnë Kosovës. Elektroekonomia e Serbisë ka vepruar në veri të Kosovës, por ka vepruar në mënyrë ilegale.

DW: Pala serbe pohon se ka bërë shumë investime atje…

Isa Mustafa: Nëse kanë bërë investime, ato duhet t’i argumentojnë. Por ato prona janë prona të Republikës së Kosovës. Ne nuk mund të bisedojmë me Serbinë për pronën e ndërmarrjeve tona, sepse ato janë të Kosovës.

DW: Domethënë nuk jeni fare optimist se marrëveshjet do të arrihen shpejt?

Isa Mustafa: Mendoj se marrëveshjet mund të arrihen. Ne i kemi prezantuar edhe në takimin me kancelaren Merkel çështjet për të cilat kemi më shumë vështirësi për të arritur marrëveshje me serbët. Por hapsirë për marrëveshje ka sepse për këto tema jemi duke punuar në dy vitet e fundit. Jemi shumë afër edhe për arritjen e marrëveshjes për lirimin e kalimit mbi lumin Ibër. Pala serbe më shumë po taktizon për shtyerjen e marrëveshjeve, se sa që ka argumente për këtë.

DW: Cili është shkaku, pse nuk hapet ura mbi lumin Ibër?

Isa Mustafa: Nuk ka në asnjë shkak të arsyeshëm. Ura mund të hapet fillimisht për lëvizjen e qytetarëve e më pas edhe për lëvizjen e makinave. Ne nuk po vëmë kushte se si do të lëvizin automjetet në pjesën veriore të Mitrovicës, spese kjo ësthë çështje e komunës. Por me rëndësi është të hapet rruga dhe njerëzit të lëvizin të lirë.

DW: Zoti kryeminsitër, një temë shumë e rëndësishme në tëkimin e sotëm me kancelaren ka qenë edhe çështja e azilkërkuesve të shumtë që kanë ardhur nga Kosova në Gjermani. Cili ishte mesazhi i kancelares dhe cili është qëndrimi juaj?

Isa Mustafa: Mesazhi i kancelares Merkel ishte shumë i qartë, se Gjermania nuk do t’i jap azil askujt nga Kosova. Mendoj se ky është një mesazh shumë i arsyeshëm dhe shumë i dobishëm për njerëzit nga Kosova, të cilët mendojnë se duhet të ikin nga Kosova dhe të kërkojnë diku tjetër azil. Kosova është një vend i sigurt. Problem tjetër është që ne kemi probleme ekonomike dhe papunësi të madhe. Por këto probleme i prekin të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm ata që po ikin. Këso problemesh kanë edhe vendet në rajon dhe jo vetëm Kosova. Ne kemi shprehur gatishmërinë që t’i pranojmë të gjithë njerëzit që kanë ikur, t’u krijojmë kushte që të kthehen dhe të integrohen në Kosovë. Por kemi kërkuar edhe përkrahjen e Gjermanisë për punësime sezonale në këtë vend të punëtorëve nga Kosova. Ose të punësohen të rinjtë me profesione të caktuara për të cilat Gjermania ka nevojë. Kjo çështje mund të diskutohet në nivel të landeve të Gjermanisë dhe në nivel të sipërmarrjeve në Gjermani.

DW: Parimisht Gjermania ka premtuar vazhdimin e mbështetjes ekonomike, apo jo?

Isa Mustafa: Gjithsesi, kjo gatishmëri ekziston.

DW: Zoti kryeministër, shkaku i ikjeve nga Kosova është gjendja e rëndë ekonomike. Të dy partitë në pushtet: Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë premtuar gjatë fushatës elektorale se do të hapin me dhjetëra e qindra mijëra vende të reja pune dhe do ta zhvilloni ekonominë. Pse nuk ka ndodhur kjo deri tani?

Isa Mustafa: Ne nuk kemi mbetur vetëm në nivel të premtimeve. Kemi bërë ndryshime politike dhe fiskale, që shkojnë në favor të zhvillimit ekonomik dhe lehtësojnë bizneset në Kosovë. Po formojmë fondin për zhvillim, që ka për synim të mbështesë bizneset e grave dhe të rinjve në forma të ndryshme. Kemi përkrahur dhe po përkrahim bujqësinë me subvencione dhe me grante. Mendoj se këtë vit do ta rrisin prodhimtarinë bujqësore. Kemi tashti një projekt shumë të rëndësishëm në Brezovicë, si projekt turistik, i cili mund të arrijë vlerën prej 450 milionë euro. Tani më kemi rënë dakrod për investimet e një firme franceze dhe së shpejti pritet kontrata përfundimtare. Jemi në bisedë edhe me amerikanët për ndërtimin e Kosovës së Re, për prodhimin e energjisë elektrike prej 600 megavat. Mendoj se këto janë shenjat e para të mria, të cilat nuk hapin shumë vende të reja pune për momentin, por krijojnë kushte që në të ardhmen të rritet punësimi dhe të forcohet ekonomia.

DW: Zoti kryeministër, Kosova ka pasur së fundi probleme shumë të mëdha me Maqedoninë, për shkak të shkuarjes dhe luftimit në Kumanovë të disa personave nga Kosova. A i keni tejkaluar mosmarrëveshjet me palën maqedonase, e cila ka akuzuar Kosovën për shkurjen e kosovarëve dhe luftimin atje?

Isa Mustafa: Neve na vjen keq për atë që ka ndodhur në Kumanovë dhe që atje kanë shkuar njerëz nga Kosova. Na vjen sepse kanë atje kanë shkuar njerëz dhe kanë humbur jetën. Ndërkohë që Kosova nuk ka qenë dhe nuk është e interesuar të destabilizojë Maqedoninë, apo të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë. Ne dëshirojmë që atje të ketë stabilitet dhe që të implemenohet në tërësi marrëveshja e Ohrit dhe të ndërtohen marrëdhënie të mira ndëtretnike. Unë kam biseduar dy herë me kryeministrin Gruevski dhe nuk ka probleme sa i përket marrëdhënieve mes vendeve tona. Kemi shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojmë me autoritete e Maqedonisë për të evituar çdo mundësi të destabilizimit të këtij vendi, sepse duan që bashkarisht t’i konotribuojmë paqes në rajon.

DW: Kur do të zgjidhet çështja e vizave me Bosnje-Hercegovinën, sepse më së shumti po vuajnë qytetarët dhe bizneset e këtyre vendeve?

Isa Mustafa: Ky është një problem të cilin është shumë vështirë ta definosh, sepse është një paradoks që të kemi probleme më të mëdha me viza se sa me Gjermaninë apo me vende të tjera. Ne duhet të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje të reciprocitetit. Por ky është më tepër problem i vetorganizimit të Bosnje-Hercegovinës, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në këtë vend. Unë edhe vet kam pasur problem me vizat me Bosnje-Hercegovinën, në kohën kur kam qenë kryetar bashkie në Prishtinë. Kjo është paradoksale, sepse njerëzit e këtij vendi janë shumë të afërt me ne dhe i kanë problemet dhe aspiratat e njëjta sikur ne në Kosovë. Pra nuk duhet të kemi kushtëzime të këtilla dhe kjo duhet të arrihet me një marrëveshje të përbashkët. (dw)

Intervistën e zhvilloi Bahri Cani

SHBA e shqetësuar për Greqinë

Ekonomia amerikane nuk ka rrezik të ketë humbje për shkak të krizës së borxhit grek. Por në Uashington u druhen pasojave gjeopolitike, në qoftë se Greqia del nga Eurozona.

greqia shtatorePresidenti i SHBA, Barack Obama, në bisedat telefonike me kryetarët e qeverive franceze dhe gjermane Hollande dhe Merkel, vuri në dukje rëndësinë, që ka mbajtja e Greqisë në zonën e euros.

Nëse Greqia këtë javë nuk do të jetë në gjendje të paguajë, sipas shumicës së llogaritjeve, nuk do ta dëmtojë ekonominë amerikane nuk është shumë e vështirë për të përmbushur. Megjithatë Dow Jones ka rënë në fillim të kësaj jave me dy për qind. Kjo është humbja më e madhe prej dy vjetësh.

Axel Merk është president i firmës tregtare Merk Investments me qendër në San Francisco. Ai beson se një mungesa e aftësisë paguese të Greqisë mund të shërbejë si një thirrje zgjimi për investitorët e pakujdesshëm. Në vitet e fundit ato nuk kanë mbajtur asnjë rrezik për të investuar në Greqi për shkak të politikës ndërhyrëse të Bankave Qendrore.

“Kjo do të thotë, se mosaftësia paguese e Greqisë nuk mund të krahasohet me falimentimin e Lehman Brothers në vitin 2008. Atëherë ekzistonte rreziku, që të shkatërrohej sistemi financiar”, thotë Merk në intervistë me Deutsche Welle. “Por tani kemi një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo e vitit 2008, apo edhe e vitit 2012 në eurozonë.”

Ndikim i dobët i krizës në SHBA

Që nga viti 2012 në eurozonë janë zbatuar reforma të rëndësishme strukturore. Pjesën më të madhe të borxhit grek tani e mbajnë institucionet supranacionale, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Bashkimi Evropian.

Për këtë arsye rreziku është i vogël, që kolapsi financiar i Greqisë të kalojë nga Eurozona përtej Atlantikut, thotë Merk. Në Shtetet e Bashkuara shqetësohen për arsye të tjera për Greqinë.

Kështu vendi e ka dëshmuar vetën si një forcë stabilizuese gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Përveç kësaj Greqia është një qendër e rëndësishme, ku vijnë refugjatë nga Afganistani, Iraku dhe Siria. Nëse Greqia pëson një kolaps financiar dhe del nga Eurozona, mund të destabilizohet një rajon i rëndësishëm strategjik tranziti.

Shqetësime për shkak të Rusisë

Në të njëjtën kohë ka shqetësime, se Greqia për arsye të mbështetjes finaciare mund të drejtohet nga Moska dhe të minojë përpjekjet perëndimore për të krijuar një front të përbashkët kundër intervenimit rus në Ukrainë.

Vladimir Putin i ka ofruar Greqisë mbështetje financiare në këmbim të kalimit të tubacioneve të gazit përmes Greqisë. Deri tani qeveria Syriza nuk e ka pranuar ofertën.

“Greqia ndodhet në një fqinjësi të rrezikshme”, thotë Douglas Rediker, përfaqësues i SHBA në FMN nga viti 2010 deri 2012, në bisedë me DW. “Një nga avantazhet e mëdha të pranimit të Greqisë në BE dhe Eurozonë kanë qenë lidhja e Greqisë më pranë qendrës së Evropës.”

Mundësitë politike të Uashingtonit në këtë krizë janë të kufizuara. Për shkak të rolit të tyre vendimtar në FMN SHBA mund të ketë ndikim të tërthortë në krizën greke, analizon Rediker. Pozicioni i Uashingtonit është i shumö koordinuar me FMN – të dy ndjekin një kurs të moderuar kursimi.

FMN është mik dhe armik njëkohësisht

“FMN është shprehur qartë për një falje të pjesshme të borxhit nga europianët”, thotë Rediker. “Kështu që FMN për qeverinë greke dhe qeveritë e tjera evropiane është mik dhe armik njëkohësisht.”

Me sa duket SHBA nuk do të bëjnë deklarata, që do t’ua bënin evropianëve më të vështirë, për të zgjidhur krizën në kontinentin e tyre.

“Ata thonë ca fjalë të bukura, përndryshe vazhdojnë të shikojnë teatrin”, kështu e përshkruan Merk rolin amerikan. “Natyrisht SHBA janë të interesuar për një ekonomi të qëndrueshme europiane. Por ato nuk mund të vendosin, se si duan t’i bëjnë grekët bizneset e tyre.” (dw)

FMN: Presim më shumë nga Shqipëria

fmnPas dy javë bisedime me autoritetet në Tiranë, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ekonomia shqiptare ka arritur përparim në gjysmën e parë të këtij viti, ndonëse jo ende në nivelet e pritshme.

Shefi i Misonit të FMN-së për Shqipërinë, Nadim Ilahi, deklaroi në Tiranë se Fondi pret më shumë nga Shqipëria që gjysmën e dytë të vitit të sigurojë rritjen ekonomike deri në 2,7 për qind.

Në një konferencë të përbashkët shtyp me drejtuesit e ekonomisë shqiptare, zoti Ilahi, theksoi se Shqipëria po bën progres, programi ekonomik po ecën mirë, ka shenja të rimëkëmbjes ekonomike, ndonëse kjo është e moderuar. Ndërsa nga kriza financiare greke nuk priten rreziqe me rëndësi.

“Sistemi bankar shqiptar është tejet likuid dhe i mirëkapitalizuar. Kjo përfshin edhe bankat me kapital grek. Rëndësia e tyre në ekonominë shqiptare ka rënë dhe kriza mund të sjellë një ndikim normal dhe të ulët. Po ashtu prej disa vitesh kanë rënë edhe remitancat, paratë e emigrantëve nga Greqia, pra edhe nga kjo pikëpamje risku është shumë i ulët” – tha zoti Ilahi.

Sipas tij, qeveria i ka arritur objektivat mbi buxhetin, duhet të ecë më e sigurtë në rrugën e konsolidimit të borxhit edhe vitin tjetër. FMN e ka nxitur qeverinë që të reduktojë borxhin, ndërsa reforma në sistemin energjitik duhet të vazhdojë.

Ministri i financave, Shkëlqim Cani, tha se misioni konstatoi që programi i bashkëpunimit është në rrugën e duhur, dhe se ritmet duhen shtuar për pjesën e dytë të vitit.

Sipas tij, ekonomia në gjysmën e parë u dëmtua nga vështirësitë e motit të keq, nga ulja e kërkesës së jashtme, sepse edhe vendet e BE-së ulën ritmin e tyre ekonomik. Por këto faktorë janë kalimtarë dhe rritja ekonomike do të forcohet në pjesën e dytë të vitit.

“Po vazhdojmë shlyerjen e detyrimeve të prapambetur, dhe rritja ekonomike do t’i afrohet 3 për qindshit. Në dy vitet e ardhshme rritja do të jetë rreth 3,5-4 për qind. Kërkesa e brendshme po rritet, normat e interesit janë të ulëta, pritet të fillojnë dy investime të huaja të drejtëpërdrejta si TAP, dhe shpresojmë rritjen e kreditimit” – tha zoti Cani.

Sipas tij, rritja ekonomike do të jetë më pak se 3 për qind, ose 2,7 për qind, inflacioni më i ulët se parashikimi dhe këtu ndikuan ulja e cmimit të naftës dhe mineraleve si dhe rënia e çmimeve të bursës.

Lidhur me zhvillimet në greqi zoti Cani tha se efektet e situatës në ekonominë shqiptare janë nën kontroll dhe se ajo që po ndodh në Greqi nuk është lajm.

Ai tha se Shqipëria ka 5 vjet që po përshtatet me këtë gjendje. Bankat me kapital grek janë banka shqiptare, të shkëputura nga bankat mëma. Këto banka janë nën kontrollin e autoriteteve shqiptare; kapitalet janë të konsoliduara dhe nuk ka asnjë rrezik për qytetarin shqiptar.

Komentet e ministrisë së financave dhe Misionit të Fondit i konfirmoi edhe Banka e Shqipërisë si autoritet i pavarur.

Sipas saj, treguesit ekonomikë janë të shëndetshëm, borxhi publik është nën kontroll, ndërsa ekonomia shqiptare është e gatshme të përballojë ndonjë goditje nga kriza greke. Sistemi bankar shqiptar është i qëndrueshëm dhe aktualisht është frenuar shtimi i kredive me probleme, tha Banka e Shqipërisë. (voa)

Greqia buzë humnerës ekonomike

Pasi BQE ka ngrirë kreditë emergjente për Greqinë, bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura një javë. Çfarë do të ndodhë më pas, nuk e di askush.

alpha bankDetajet nuk dihen ende, por është e qartë se transferimi i parave në vendet e tjera evropiane do të kufizohet. Edhe brenda vendit firmat mund të tërheqin, ose të transferojnë, shuma të mëdha vetëm me leje paraprake. Përveç kësaj, sipas një njoftimi zyrtar, bankat mbeten të mbyllura të paktën deri me 6 korrik. Sipas njoftimeve të mediave greke, që përputhen me njëra-tjetrën, të paktën që nga e marta do të jetë e mundur të tërhiqen përsëri para nga automatet, por me një limit ditor të kufizuar deri në 60 euro. Të martën përfundon edhe afati i programit aktual i ndihmës për Greqinë, dhënia e miliardave të tjerë nuk parashikohet.

Vetëm muajin e kaluar grekët kanë tërhequr më shumë se 3, 5 miliardë euro nga llogaritë e tyre bankare. Në qershor trendi ka vazhduar pa ndërprerje. “Në fund të fundit kufizimet e kapitalit ishin të pashmangshme”, tha Michael Glezakos, profesor i politikës fiskale në Universitetin e Pireut, në një intervistë me kanalin televiziv SKAI. Depozitat do të pakësohen shpejt, në qoftë se bankat qëndrojnë të hapura, paralajmëroi ekonomisti.

Sidomos pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të dielën, të mos i zgjasë kreditë e saj emergjente për bankat greke përmes ndihmës për likuiditetin emergjent, ELA. 90 miliardë eurot e dhënë deri tani janë shteruar. Faktin që bankierët e bankës qendrore në Frankfurt mbështesin ende ndihmat ELA për institucionet financiare greke, profesor Glezakos e sheh si një shenjë të mirë. “Shpalljen e referendumit mbi politikën e reformave në Greqi shefi i BQE Mario Draghi mund ta kishte kuptuar edhe si fundin e programit aktual të shpëtimit dhe atëherë mbyllja e rubinetit të parave për bankat greke do të kishte qenë e justifikuar,” tha ekonomisti.

Matje forcash para referendumit

Mbyllja e njoftuar më parë e bankave, nuk u shoqërua fillimisht me panik. Por gjatë ditës së dielë gjithnjë e më shumë njerëz rrethuan automatet, me shpresën se do të mund të tërhiqnin shuma të mëdha para futjes së kontrolleve të kapitalit. Edhe para pikave të karburantit të hënën në mbrëmje u formuan radhë të gjata me njerëz. Për të parandaluar mosmarrëveshjet apo vjedhjet, policia greke i ka përforcuar kontrollet, shumë policë janë kthyer nga pushimet.

Në të njëjtën kohë politikanët e partisë së majtë në pushtet Syriza akuzojnë aktorët kryesorë të BE-së dhe mediat brenda dhe jashtë vendit, se kanë nisur një fushatë paniku, me qëllim që të destabilizojnë popullsinë greke. “Kush i ka tërhequr të gjithë këta njerëz në pikat e karburantit”, pyet deputeti i Syrizës, Jorgos Varemenos, në një intervistë televizive dhe jep menjëherë vetë përgjigjen: “Këtu bëhet fjalë për operacion frike dhe shoku, për ta detyruar popullin grek të bjerë në gjunjë.” Një komplot ky kundër qeverisë së majtë e të djathtë në Athinë? Për politikanin konservator të opozitës dhe ish-ministrin e Ekonomisë, Kostis Haxhidakis, situata është ndryshe: “Ne kemi një qeveri, që planifikon shkurtime deri në 8 miliardë euro, ndërsa në fushatë flitej për bamirësi në shuma miliardëshe”, tha Haxhidakis në kanalin televiziv, SKAI.

Konvertimi i valutës nuk shtrohet për diskutim

drahmaNdërkohë në vend diskutohet gjithnjë e më shumë për çështjen, nëse me 5 korrik do të votohet për propozimet e fundit për reformën e huadhënësve ndërkombëtarë, apo për daljen e Greqisë nga euro. Simpatizuesit e Syrizës demonstrojnë të dielën para parlamentit, si dhe para përfaqësisë së BE-së në Greqi. Të hënën do të ketë përsëri një protestë “kundër ultimatumit të huadhënësve” në qendër të Athinës, të martën mbështetësit e BE-së do të takohen në një kundërdemonstratë.

Edhe tek Syriza askush nuk dëshiron të flasë për një kthim te dhrahmia. “Përveç zotit Schäuble, aktualisht nuk shoh askënd, që të na ofrojë daljen nga euro”, tha Nikos Filis, zëdhënës i grupit parlamentar të partisë së majtë në pushtet në një intervistë televizive. Gazetari Jannis Pretenderis është më kritik në vlerësimin e situatës: “Askush nuk mendon seriozisht që të dielën do të votojmë, nëse taksa e shitjes do të jetë 13 për qind ose më shumë”, tha analisti në një intervistë me kanalin televiziv Mega. “Në parim ne do të vendosim me një referendum, se me të cilin monedhë duhet të rihapen bankat tona.” (dw)