SHBA: Dy gazetarë vriten në transmetim të drejtëpërdrejtë

gazetaret e vrareNë Shtetet e Bashkuara përfunduan kërkimet për një person të armatosur, i cili po kërkohej si i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy gazetarëve në shetin e Virxhinias.

Autoritetet thanë se i dyshuari, një ish-punonjës në stacionin televiziv ku punonin viktimat, qëlloi veten me armë, kur u konfrontua nga policia në një autostradë në periferi të Uashingtonit. Më pas ai vdqi në spital nga plagët e mara. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes pranë qytetit Roanoke, në jugperëndim të shtetit Virxhinia. Roanoke është rreth 375 kilometra larg nga Uashingtoni.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:45 të mëngjesit, kur ekipi ishte në trasnmetim të drejtpërdrejtë.

I dyshuari, është identifikuar si Vester Flanigan.

Stacioni televiziv lokal, WDBJ, tha se gazetarja dhe kameramani u vranë, ndërsa gruaja që po intervistohej, u plagos. Gazetarja Alison Parker ishte 24 vjeç, ndërsa kameramani Adam Ward, 27. E plagosura është Vicki Gardner, presidente e një dhome rajonale të  tregtisë.  Parker, Ward dhe Flanigan kishin punuar të tre në Televizionin WDBJ. (voa)

“Arseni Jovkov” paralelet maqedonase mbeten të paplotësuara!

regjistrimi ne shkolleNga 11 paralele të parapara për këtë vit me mësim në gjuhën maqedonase në Shkollën e Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov” vetëm 7 janë plotësuar me nxënës, kurse 8 paralelet me mësim në gjuhën shqipe qysh në afatin e parë të regjistrimit janë plotësuar. Përgjegjësi i paraleleve shqipe në SH.M “Arseni Jovkov” Nazmi Ramani thotë se fluksi i nxënësve shqiptarë që kanë konkurruar në paralelet maqedonase këtë vit është dukshëm më i vogël se vitet e kaluara.

“Sa i takon afatit të parë dhe të dytë të regjistrimit kishte dallim shumë prej viteve të kaluara megjithëse afatin e parë dhe të dytë nuk kishte nxënës shqiptarë që konkurronin për regjistrim në paralelet në gjuhën maqedonase pasi këtë vit në drejtimin ekonomik kemi 8 paralele në gjuhën shqipe, përveç kësaj paralele shqip të drejtimit ekonomik kemi edhe në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” d.m.th nuk e shohim të arsyeshme pasi kishte vend në paralelet shqipe, nxënësit shqiptarë të mësojnë në paralelet maqedonase,” deklaroi Nazmi Ramani, përgjegjës i paraleleve shqipe në SH.M “Arseni Jovkov”

Ndërkohë ndihmës drejtori i Shkollës së mesme të komunikacionit rrugor, “Boro Petrushevski” Zekirija Zekiri thotë se këtë vit në shkollën e tyre janë plotësuar të gjitha vendet e rezervuara për gjysmë maturantët shqiptarë.

“Në afatin e parë ishte i suksesshëm, po ashtu edhe në afatin e dytë regjistrimi ka qenë i suksesshëm. Vende të lira pas afatit të dytë i kemi vetëm 5 vende d.m.th jemi të kënaqur këtë vit shkollor, prej 160 vendeve të lira për shqiptarët janë mbushur 155 vende, dhe kemi edhe 5 vende të lira për afatin e tretë dhe të fundit. Tek ne nuk ka numër të madh siç është nëpër shkolla tjera d.m.th kemi numër që mund t’i plotësojmë paralelet në gjuhën shqipe, nuk kemi nxënës që regjistrohen në gjuhën maqedonase pasi tani ka mundësi mësimin ta zhvillojë në gjuhën shqipe,” u shpreh Zekirja Zekiri, Ndihmës drejtor i SH.M “Boro Petrushevski”

Në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit, “Cvetan Dimov” gjatë afatit të dytë të regjistrimit në paralelet maqedonase kishin konkurruar vetëm dy nxënës shqiptarë, të cilët pas shpalljes së rezultateve, si mungesë e mosplotësimit të pikëve nuk janë pranuar. Problemi me nxënësit shqiptar që plotësojnë paralelet me mësim në gjuhën maqedonase ishte aktualizuar nga ALSAT-M qysh vitin e kaluar. Nga hulumtimet e bëra në atë kohë u kuptua se paralelet maqedonase plotësohen me nxënës shqiptar ose kanë numër shumë të vogël të nxënësve krahasuar me paralelet shqiptare të cilat kalojnë numrin 42 nxënës.

Valmir Kuçi

Miliarda euro janë grabitur nga ky pushtet

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se pushteti aktual në Maqedoni ka grabitur miliarda euro dhe se këto para patjetër duhet t`i kthehen popullit.

“Miliarda euro janë grabitur nga ky pushtet. Paratë duhet t`i kthehet qytetarëve, ashtu ne do të kthejmë në shtëpitë e tyre edhe ata që janë larguar jashtë vendit”, deklaroi Zaev në një tubim të djeshëm në rajonin e Dellçevës.

Sipas tij, Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) ka projektin e saj për qytetarët, për rikthimin e klasës së mesme. Ai tha se shteti sërish do të jetë në duart e qytetarëve. “Nuk mundet që të ketë përmendore, dhe të mos ketë ura, ambulance, rrugë. Këtë duhet ta bëjmë patjetër”, deklaroi lideri opozitar maqedonas. (INA)

Joe Biden, kandidat për president?

Joe BidenShtëpia e Bardhë vlerësoi dje përvojën politike të zotit Joe Biden, i cili po shqyrton mundësinë për të konkurruar si kandidat i demokratëve në zgjedhjet presidenciale. Nënpresidenti Biden tha pak kohë më parë se do të vendoste brenda muajit shtator nëse do të hynte në garë për zgjedhjet e 2016s. Dje nënpresidenti ishte në Shtëpinë e Bardhë ku u takua dhe hëngri drekë me Presidentin Obama, pas kthimit të familjes Obama nga pushimet. Shtëpia e Bardhë e ka lënë të hapur mundësinë se Presidenti mund të mbështesë zotit Biden nëse konkurron në zgjedhje:

“Presidenti e ka bërë të qartë se vendimi që mori rreth shtatë vjet më parë për ta zgjedhur Joe Biden si kandidat për nënpresident në garën e tij presidenciale, ishte vendimi më i mençur që ka marrë ndonjëherë në politikë. Mendoj se ky fakt reflekton opinionin që ka presidenti për aftësinë e nënpresidentit Biden për postin më të lartë”.

Një tjetër kandidat presidencial, Bernie Sanders mendon se Joe Biden do të ishte një kandidat i fortë. Por zoti Biden ka konkurruar dy herë më parë për postin e presidentit dhe ka humbur:

“Mendoj se provat janë shumë të qarta, unë po avancoj dhe anketat tregojnë se mbështetja për Hillarin po bie pak. Por ka ende shumë kohë deri në zgjedhje. Joe Biden do të ishte kandidat shumë i fortë”.

Presidenti Barak Obama nuk ka shprehur mbështetje për ndonjë politikan të caktuar si pasues të tij, por në rrethana të ndryshme ka lavdëruar si zotin Biden, ashtu edhe zonjën Klinton. (voa)

Zbardhet axhenda e Samitit të Vjenës, ja ku kërkon mbështetje Shqipëria

Forumi-ekonomik-lideretLiderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër për forumin e dytë të Samitit të Vjenës, që zhvillohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe asaj gjermane, Merkel.

Samiti nis zyrtarisht më 26 gusht, në orën 13:00, me panelin e ministrave të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë këtë Samit, është shprehur se do të kërkojë mbështetje në pesë fusha kryesore: në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimimi dhe edukimi, si dhe në fund turizmi.

Gjithashtu, sipas tij, pritet që në Tiranë të jetë selia e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku do të synohet përfshija e gjitha vendeve të rajonit në këtë fond me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe në financimin e projekteve.

Në Samitin e Vjenës pritet të miratohet platforma për të inkurajuar dhe mbështetur përfshirjen e të rinjve, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale, duke përfshirë forcimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në fusha si siguria energjetike, transporti, infrastruktura dhe turizmi.

Ministri Bushati ka nënvizuar se, Shqipëria do të kërkojë një përqendrim të përpjekjeve të BE­-së drejt një strategjie te re të ndërlidhjes energjetike të rajonit.

Axhenda e Samitit të Vjenës

1.Sipas axhendës së Samitit të Vjenës, më 26 gusht, rreth orës 13:00, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të integrimit dhe atyre të jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”.

2.Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës.

3.Dita e parë e samitit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BE-së” dhe “Ekipi i BE-së”. Në fushën e blertë austriake, ekipin e të “Ardhmes së BE-së” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij, Arben Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja, ministri Crbadak nga Kosova, Hashim Thaçi nga Maqedonia, kryeministri Gruevski dhe nga Serbia kryeministri Vuçiç. Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn.

4.Dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-­Prishtinë-­Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiç, komisioneri i Bankës Evropiane të Investimeve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.

5.Më pas ministrat e jashtëm të rajonit do të diskutojnë tri çështje: Bashkëpunimi rajonal, emigracioni dhe dialogu fetar, përfshirë anti-ektremizmin.

6.Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të Ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner.

7.Në përfundim të samitit, kancelari austriak Faymann, kancelarja gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

/Shekulli Online/

Ja marrëveshja për Asociacionin

Bruksel mbledhja rkQeveria e Kosovës ka dërguar marrëveshjen e plotë të arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për themelimin e asociacionit serb, ku thuhet se Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës.

2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij, që do të përbëhet së paku nga elementet e mëposhtme:

3) Statuti do të aprovohet nga kuvendi themelues të përbëra nga anëtarët e votuar të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat

4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do ti ketë objektivat e tij kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:

a) fuqizimin e demokracisë lokale;

b) ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale;

c) ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit;

d ) ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale;

e) ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural;

g) aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë;

h) zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore;

i) promovon, shpërndanë, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore;

j) ofron shërbime për anëtarët e tij në përputhje me Ligjet e Kosovës;

k) vlerëson ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të tij dhe banorëve të tyre në mënyrë që të përkrah Bashkësinë/Asociacionin në formësimin e qëndrimeve të interesit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore;

l) bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij;

m) vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare.

5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë siç mund tu delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Bashkësia do ti ketë organet si në vijim:

a) një kuvend si trup suprem, i përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë amendamentet e statutit, rregulloren e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe udhëzimet administrative në pajtim me statutin dhe ndërlidhur me objektivat e tij.

Të gjitha amendamentet e statutit, rregullorja e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe vendimet e aprovuara nga kuvendi do të jenë të aplikueshme për anëtarët e tij, përveç nëse njëri nga anëtarët formalisht merr vendim tjetër.

b) një president, i cili do ta përfaqësojë Bashkësinë/Asociacionin përfshirë pran autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga zëvendëspresidenti. Presidentin dhe zëvendëspresidentin do ti zgjedh kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.

c) një këshill i përbërë nga më së shumti 30 anëtarë nga banorët e komunave pjesëmarrëse,përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një trup këshillëdhënës i cili jep udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.

d) një bord i përbërë nga 7 anëtarë të votuar në kuvend nga mesi i kryetarëve të komunave dhe banorët e komunave pjesëmarrëse, përbërja e saktë do të definohet në statut, me të drejtë të marrjes së vendimeve të nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/Asociacionit. Anëtarët e bordit do të përkrahen në punën e tyre nga kolegjiumet profesionale të përbëra nga ekspertë, të ndara në mbulimin e atyre fushave të cilat bien nën objektivat dhe detyrat e Asociacionit/Bashkësisë. Statuti do të definoj numrin e kolegjiumeve profesionale dhe detyrimet e tyre ndaj anëtarëve të bordit.

e) një administratë e udhëhequr nga shefi i administratës i cili emërohet nga dhe i raporton bordit, që do të ndihmojë punën e Bashkësisë/Asociacionit posaçërisht të bordit dhe të presidentit. Stafi i administratës do të përfitoj nga statusi i të punësuarve, në përputhje me Ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e punës dhe Ligjin mbi shërbimin civil duke u mundësuar atyre të ushtrojnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë mund të vendosin të përdorin një numër të të punësuarve për të përkrahur Bashkësinë/Asociacionin në përmbushjen e objektivave të tij.

f) një zyre e ankesave me mandat të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me objektivat e tij.

7) selia e Bashkësisë/Asociacionit do të përcaktohet në statut.

Marrëdhëniet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Bashkësia do të punojë me autoritet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave.

9) Asociacioni/Bashkësia do të promovoj interesat e komunitetit serb të Kosovës në relacionet me autoritet qendrore.

10) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të propozoj, në përputhje me Ligjet e Kosovës, amendamente për legjislacionin dhe rregulloret tjera relevante për përmbushjen e objektivave të tij.

11) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicioj apo të marr pjesë në procedurat para gjykatave kompetente duke përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çfarëdo akti apo vendimi të cilitdo institucion e që ndikon në ushtrimin e fuqive të Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me statutin e tij.

12)Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të nominoj përfaqësues në organet/trupat kompetente të qeverisë qendrore duke përfshirë Këshillin konsultativ për komunitete. Në përmbushje të funksionit monitorues të paraparë me marrëveshjen e parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Bashkësisë do të ketë të drejtë qasjeje në informata nga autoritetet qendrore në përputhje me Ligjet e Kosovës.

13) duke vepruar në emër të Asociacionit/Bashkësisë, katër kryetarët e komunave veriore do ti ofrojnë Ministrisë së Brendshme një listë të kandidatëve për nominim si komandant i policisë regjionale, siç përcaktohet në nenin 9 të Marrëveshjes së parë.

Kapaciteti legal

14) Asociacioni/Bashkësia do të pajiset me kapacite të nevojshme legale sipas Ligjeve të Kosovës që të ushtroj objektivat e tij, duke përfshirë të drejtën e posedimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, të bashkëpronësisë së kompanive të cilat ofrojnë shërbime lokale në kuadër të fushëveprimit të Asociacionit/Bashkësisë dhe të lidhë kontrata, përfshirë kontrata të punës.

15) në bazë të Marrëveshjes së parë Asociacioni/Bashkësia konsiderohet i themeluar, pas miratimit të dekretit, për qëllimin e objektivave të tij.

Buxheti dhe përkrahja

16) Asociacioni/Bashkësia do ta ketë buxhetin e tij, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës e llogaridhënies dhe dispozitave të Ligjit mbi prokurimin publik.

Këto parime posaçërisht do të vlejnë për kanalizimin e fondeve, përfshirë ato në 17d.

shpenzimet do të jenë subjekt i auditimit nga autoritet kompetente, përfshirë Auditorin Gjeneral.

17) Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:

a) kontributet e anëtarëve të tij;

b) të hyrat dhe të ardhurat nga shërbimet e ofruara prej Asociacionit/Bashkësisë, kompanitë e tij, apo të nxjerra nga asetet e tij të luajtshme dhe të paluajtshme;

c) transferet nga autoritet qendrore;

d) kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë; Bashkësia/Asociacioni do të lirohet nga detyrimet dhe taksat në kryerjen e objektivave të tij, në të njëjtën formë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Bashkësia do të jetë i hapur për cilëndo komunë tjetër, me kusht që anëtarët të pajtohen.

19) Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të kuvendit të tij të miratuar me shumicën e 2/3 të anëtarëve të tij.

20) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të ketë simbolet e tij zyrtare (stemën dhe flamurin), në përputhje me Ligjet e Kosovës.

21) Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

22) Brenda njëviti nga aprovimi i statutit të Asociacionit/Bashkësisë, do të bëhet shqyrtimi i implementimit të tij duke përfshirë ato në lidhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Parë.

KJO ËSHTË MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN (DOKUMENT)

Bruksel mbledhja rkKomisioni Evropian ka publikuar marrëvshjen e arritur midis delegacionit serb dhe atij kosovar mbi themelimin Asociacionit të Komunave Serbe (ASK).

Më poshtë lexojeni të plotë Marrëveshjen bazë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë:

Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës.
2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij, që do të përbëhet së paku nga elementet e mëposhtme:
3) Statuti do të aprovohet nga kuvendi themelues të përbëra nga anëtarët e votuar të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat

4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do ti ketë objektivat e tij kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:
a) fuqizimin e demokracisë lokale;
b) ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale;
c) ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit;
d ) ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale;
e) ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural;
g) aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë;
h) zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore;
i) promovon, shpërndanë, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore;
j) ofron shërbime për anëtarët e tij në përputhje me Ligjet e Kosovës;
k) vlerëson ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të tij dhe banorëve të tyre në mënyrë që të përkrah Bashkësinë/Asociacionin në formësimin e qëndrimeve të interesit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore;
l) bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij;
m) vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare.
5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë siç mund tu delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Bashkësia do ti ketë organet si në vijim:
a) një kuvend si trup suprem, i përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë amendamentet e statutit, rregulloren e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe udhëzimet administrative në pajtim me statutin dhe ndërlidhur me objektivat e tij.
Të gjitha amendamentet e statutit, rregullorja e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe vendimet e aprovuara nga kuvendi do të jenë të aplikueshme për anëtarët e tij, përveç nëse njëri nga anëtarët formalisht merr vendim tjetër.
b) një president, i cili do ta përfaqësojë Bashkësinë/Asociacionin përfshirë pran autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga zëvendëspresidenti. Presidentin dhe zëvendëspresidentin do ti zgjedh kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.
c) një këshill i përbërë nga më së shumti 30 anëtarë nga banorët e komunave pjesëmarrëse, përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një trup këshillëdhënës i cili jep udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.
d) një bord i përbërë nga 7 anëtarë të votuar në kuvend nga mesi i kryetarëve të komunave dhe banorët e komunave pjesëmarrëse, përbërja e saktë do të definohet në statut, me të drejtë të marrjes së vendimeve të nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/Asociacionit. Anëtarët e bordit do të përkrahen në punën e tyre nga kolegjiumet profesionale të përbëra nga ekspertë, të ndara në mbulimin e atyre fushave të cilat bien nën objektivat dhe detyrat e Asociacionit/Bashkësisë. Statuti do të definoj numrin e kolegjiumeve profesionale dhe detyrimet e tyre ndaj anëtarëve të bordit.
e) një administratë e udhëhequr nga shefi i administratës i cili emërohet nga dhe i raporton bordit, që do të ndihmojë punën e Bashkësisë/Asociacionit posaçërisht të bordit dhe të presidentit. Stafi i administratës do të përfitoj nga statusi i të punësuarve, në përputhje me Ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e punës dhe Ligjin mbi shërbimin civil duke u mundësuar atyre të ushtrojnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë mund të vendosin të përdorin një numër të të punësuarve për të përkrahur Bashkësinë/Asociacionin në përmbushjen e objektivave të tij.
f) një zyre e ankesave me mandat të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me objektivat e tij.
7) selia e Bashkësisë/Asociacionit do të përcaktohet në statut.

Marrëdhëniet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Bashkësia do të punojë me autoritet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave.
9) Asociacioni/Bashkësia do të promovoj interesat e komunitetit serb të Kosovës në relacionet me autoritet qendrore.
10) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të propozoj, në përputhje me Ligjet e Kosovës, amendamente për legjislacionin dhe rregulloret tjera relevante për përmbushjen e objektivave të tij.
11) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicioj apo të marr pjesë në procedurat para gjykatave kompetente duke përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çfarëdo akti apo vendimi të cilitdo institucion e që ndikon në ushtrimin e fuqive të Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me statutin e tij.
12) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të nominoj përfaqësues në organet/trupat kompetente të qeverisë qendrore duke përfshirë Këshillin konsultativ për komunitete. Në përmbushje të funksionit monitorues të paraparë me marrëveshjen e parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Bashkësisë do të ketë të drejtë qasjeje në informata nga autoritetet qendrore në përputhje me Ligjet e Kosovës.
13) duke vepruar në emër të Asociacionit/Bashkësisë, katër kryetarët e komunave veriore do ti ofrojnë Ministrisë së Brendshme një listë të kandidatëve për nominim si komandant i policisë regjionale, siç përcaktohet në nenin 9 të Marrëveshjes së parë.
Kapaciteti legal
14) Asociacioni/Bashkësia do të pajiset me kapacite të nevojshme legale sipas Ligjeve të Kosovës që të ushtroj objektivat e tij, duke përfshirë të drejtën e posedimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, të bashkëpronësisë së kompanive të cilat ofrojnë shërbime lokale në kuadër të fushëveprimit të Asociacionit/Bashkësisë dhe të lidhë kontrata, përfshirë kontrata të punës.
15) në bazë të Marrëveshjes së parë Asociacioni/Bashkësia konsiderohet i themeluar, pas miratimit të dekretit, për qëllimin e objektivave të tij.

Buxheti dhe përkrahja

16) Asociacioni/Bashkësia do ta ketë buxhetin e tij, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës e llogaridhënies dhe dispozitave të Ligjit mbi prokurimin publik.
Këto parime posaçërisht do të vlejnë për kanalizimin e fondeve, përfshirë ato në 17d.
shpenzimet do të jenë subjekt i auditimit nga autoritet kompetente, përfshirë Auditorin Gjeneral.
17) Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:
a) kontributet e anëtarëve të tij;
b) të hyrat dhe të ardhurat nga shërbimet e ofruara prej Asociacionit/Bashkësisë, kompanitë e tij, apo të nxjerra nga asetet e tij të luajtshme dhe të paluajtshme;
c) transferet nga autoritet qendrore;
d) kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë; Bashkësia/Asociacioni do të lirohet nga detyrimet dhe taksat në kryerjen e objektivave të tij, në të njëjtën formë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Bashkësia do të jetë i hapur për cilëndo komunë tjetër, me kusht që anëtarët të pajtohen.
19) Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të kuvendit të tij të miratuar me shumicën e 2/3 të anëtarëve të tij.
20) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të ketë simbolet e tij zyrtare (stemën dhe flamurin), në përputhje me Ligjet e Kosovës.
21) Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
22) Brenda një viti nga aprovimi i statutit të Asociacionit/Bashkësisë, do të bëhet shqyrtimi i implementimit të tij duke përfshirë ato në lidhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Parë.
Gjithashtu, po ua sjellim origjinalin (anglisht), siç e ka publikuar KE-ja.

Dokumentin plotë mund ta gjeni:

eeas.europa.eu/statements-eeas/docs/150825_02_association-community-of-serb-majority-municipalities-in-kosovo-general-principles-main-elements_en.pdf

(rtk)

Marrëdhënia BE- Ballkan është një dështim dyfish

BE nuk ka një strategji të vërtetë ndaj Ballkanit Perëndimor, i thotë profesor Ulf Brunnbauer DW në prag të Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

DW: A mendoni se BE po bën mjaftueshëm për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor dhe për ta afruar atë me BE?

Brunnbauer: Besoj se mund të flasim për një dështim në dy drejtime. Në njërën anë, BE, ose e thënë më saktë, fuqitë kryesore të tij si Gjermania, nuk kanë bërë mjaftueshëm vitet e fundit për t’i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE ose ajo që do të ishte idealja, t’i pranonin në BE. Duket se kemi një farë lodhjeje nga zgjerimi dhe kriza e vazhdueshme në Greqi si dhe konflikti në Ukrainë i kanë preokupuar udhëheqësit dhe institucionet evropiane.

Në anën tjetër, qeveritë në shtetet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë dështuar nga ana e tyre për t’i avancuar reformat me energjinë e nevojshme. Në Bosnjë-Hercegovinë nuk kemi fare përparim, për shkak të qendrimeve të papajtueshme të elitave etno-nacionaliste. Serbia vazhdon të kundërshtojë të bëjë ato që duhet të bëjë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe korrupsioni dhe problemet me ligjet rëndon mbi të gjitha këto vende.

Megjithatë, një arsye për këto probleme është se elitat politike nuk e ndiejnë se vendet e tyre kanë vërtet shans për të hyrë në BE në të ardhmen e afërt. Ne e dimë se anëtarësimi i mundshëm është i vetmi instrument i fortë i politikës së jashtme që ka BE. Pa të, druhem se në Ballkan do të kemi të tjerë hapa pas. Gjithashtu i nevojshëm për Ballkanin është edhe një lloj plani Marshall.

A po e shet demokracinë për hir të stabilitetit në rajon BE duke pranuar praktika jodemokratike në disa vende?

Unë nuk e besoj se kemi një kthim të ndërgjegjshëm drejt mbështetjes ose pranimit të tendencave autoritare në emër të stabilitetit. Ka edhe një lloj lodhjeje, madje edhe zhgënjim midis politikanëve të BE, që duhet kaq shumë kohë për t’i zbatuar standardet evropiane. Në raport me Serbinë, politikat e BE duken me të vërtetë naivë. BE po mbyll sytë përballë tendencave autoritare të qeverisë aktuale. Është e nevojshme që BE të pranojë shpejt se sa e tmerrshme dhe e lartë do të jetë kostoja nëse vazhdon gjendja e tanishme e plogështisë. Nëse nuk do të kemi ndryshim, deziluzionimi popullor i përhapur në këto vende do të shtohet, duke çuar në destabilizim më të madh të brendshëm.

Në Gjermani po vazhdon një debat për numrin e madh të azilkërkuesve nga shtetet ballkanike dhe nëse duhet të deklarohen apo jo shtete shtesë (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi) shtete të sigurta. A janë pretendimet e azilkërkuesve nga Ballkani legjitime, duke pasur parasysh situatën në vendet e tyre respektive?

Azilkërkuesit nga Ballkani normalisht nuk paraqesin kërkesa të besueshme për azil siç janë përcaktuar në Konventën e Gjenevës, sepse ata nuk persekutohen si individë mbi bazën e bindjeve politike, racës, fesë etj. Në këtë kuadër, kur flasim për azil, që t’i deklarojmë këto shtete, shtete të sigurta të origjinës duket e arsyeshme. Në anën tjetër, ka shumë arsye se pse njerëzit duan të braktisin situatat dëshpëruese ekonomike, që mbizotërojnë për shumë njerëz në këto vende. Në rastin e minoritetit të romëve mund të themi se ata përballen me diskriminim strukturor në të gjithë Ballkanin (dhe në Evropë). Problemi kryesor është se BE dhe shtetet e tij anëtare nuk kanë politika të përshtatshme ndaj migrantëve. Vendet e BE kanë nevojë për migrantë, por ka kaq pak opsione për migrim legal nga shtete të treta, sa migrantët ekonomikë nga shtete të Ballkanit Perëndimor aplikojnë për azil si e vetmja mënyrë për të fituar një të drejtë për qendrim në shtete si Gjermania.

Prof. Dr. Ulf Brunnbauer është zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve të Evropës Lindore dhe Juglindore dhe profesor i historisë së Evropës Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Regensburgut në Gjermani. (dw)

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

Në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Përfaqësuesit e Kosovës thonë se marrëveshjet respektojnë në tërësi statusin e shtetit., por Beogradi mendon ndryshe.

Frederica MogheriniE ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, konfirmoi se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar pas një dite të gjatë (25.08)katër marrëveshjet e diskutuara shumë muajt e fundit: Marrëveshjen për Telekomunikacionin, Marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë si dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ruhet sovraniteti”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pohon se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive” dhe se “Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”

“Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Ne e konsiderojmë një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun”. Mustafa tha se pala kosovare “konsideron se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”. Asociacioni “do të mundësojë që të ndihmohen komunat me shumicë serbe, por nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive. Kështu që funksionimi i shtetit të Kosovës do të jetë normal dhe i suksesshëm”, theksoi kryeministri Mustafa.

Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi pohon se marrëveshjet “janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

“Serbia nënshkruan pas presioneve”

“Serbia ka nënshkruar pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Kemi qenë peng i refuzimit të tyre, sepse pala kosovare ka qëndruar prapa asaj që është zotuar: të arrijë marrëveshje sipas dokumenteve të Kosovës”, theksoi Thaçi duke shtuar se “Asocioacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”. Pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare ka insistuar që të katër marrëveshjet të nënshkruhen së bashku, pasi pala serbe ka qenë më së shumti e interesuar për marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa ajo kosovare për tri marrëveshjet e tjera.

 

Ura mbi Ibër hapet më 15 tetor

Ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri tha se “nënshkrimit të marrëveshjeve u kanë paraprirë zhvillimet pozitive në këtë raund të bisedimeve”. “Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Asociacioni nuk do të ketë kurfarë kompetencash ekzekutive. Ndërsa barrikada mbi urën Ibër do të hiqet më 15 tetor”, theksoi Tahiri. Palët shpresojnë se me largimin e “Parkut të paqes”, ura mbi lumin Ibër do të hapet për qarkullim pas plot 16 vitesh. Edita Tahiri pohon se Kosova do të ketë kodin ndërkombëtar telefonik +383. Ndërsa për çështjet e energjisë “Serbia ka pranuar t’i heqë pengesat që i ka krijuar deri më tash dhe zbatimi do të shkojë sipas planit”.

“Bisedimet tepër të vështira”

Delegacioni serb ka bërë të ditur gjatë ditës se bisedimet në Bruksel kanë qenë “tepër të vështira”. Në veçanti mosmarrëveshje dhe mospajtime ka pasur rreth formimit të Asociacionit. Pala serbe ka insistuar që të dihet çdo detaj i funksionimit të këtij Asociacioni. Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se “marrëveshjet e nënshkruara janë të mira për popullin serb në Kosovë.” Në veçanti Marrëveshja për krijimin e Asociacionit, i cili “do të ketë kompetenca shumë të gjera”. Ndërsa tani “nuk ekziston asnjë pengesë për hapjen e kapitujve të parë në negociatat mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian”.

Kompetencat e Asociacionit

“Asociacioni do të ketë kryetarin e vet, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin. Asociacioni do të vendosë për katër çështjet e Marrëveshjes së Brukselit: shëndetësinë, shkollimin, planifikimin rural dhe urban si dhe zhvillimin ekonomik”, bëri të ditur Vuçiq në një deklaratë për Televizionin e Serbisë, duke shtuar se Serbia do të ketë të drejtën ta financojë këtë Asociacion, pa paguar tatime apo taksa.

Vuçiq ka bërë të ditur se në shtator do të vizitojë Kosovën dhe dhjetë komunat me shumcië serbe, të cilat në të ardhmen do të jenë pjesë e Asociacionit. Në këtë Asociacion bëjnë pjesë katër komunat në veri: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, si dhe komunat e tjera në jug Graçanica, Shtrpce, Novo Brda, Ranillugu, Pasjane si dhe Parteshi dhe Kllokoti.

Marrëveshja për energjinë e “paplotë”

Vuçiq pohon se është nënshkruar edhe marrëveshja për energjinë por pa u arritur marrëveshje për sistemin operativ, distribuimin dhe pasurinë. “Për herë të parë do të kemi edhe një furnizues dhe tregtues me energji, e ajo është një bijë e kompanisë EPS (Sistemi elektroenergjetik i Serbisë).

“Ata (delegacioni i Kosovës) kanë dashur të na mashtrojnë rreth pasurisë. Ata e kanë shkruar se kjo është pasuri e tyre. Ndërsa ne e kemi shkruar menjëherë se kjo është, sipas Kushtetutës, pasuri e Serbisë.” Sa i përket kësaj marrëveshjeje, Vuçiq tha se “këtu priten probleme”. Lidhur me telekomunikacionin tha se serbët edhe më tej kur thërrasin në Serbi nuk duhet të përdorin kodin e ri. Kodin për thirrje nuk duhet ta përdorin as serbët e Serbisë kur telefonojnë me ata në Kosovë. Ndërsa për urën mbi lumin Ibër ai tha se “serbët nuk duhet të shqetësohen”. “Rruga Kralja Petra do të jetë zonë për këmbësorë, ku nuk do të futen kamionë”, tha Vuçiq. (dw)

Refugjatët temë qendrore e Konferencës së Ballkanit në Vjenë

Shtypi gjerman trajton Konferencën e Ballkanit në Vjenë dhe analizon, se problemi i refugjatëve nga vendet e Ballkanit do të jetë një pikërëndesë e saj. Gazetat gjermane shkruajnë edhe për situatën në Shqipëri.

gazetat gjermaneGazeta ‘Handelsblatt’ (24.08) në prag të Konferencës së Ballkanit boton një intervistë me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuqiç. Ky i fundit në intervsitë thekson, se është për një zgjidhje europiane të çështjes së refugjatëve. “Ne të gjithë në Europë duhet të bashkëpunojmë ngushtë. Jo vetëm vendet që ndodhen në itinerarin e tranzitit të migrantëve në Ballkan kanë një interes thelbësor për një zgjidhje të tillë. Trajtimi i këtyre njerëzve të dëshpëruar, që janë larguar në rrethana tragjike nga vendi i tyre si Siria, është një çështje që preokupon mbarë Europën”. I pyetur se çfarë pret nga Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, Vuqiç nënvizon: “Për të qenë i sinqertë, qëllimi kryesor i të gjithë pjesëmarrësve është stabiliteti politik dhe ekonomik i Ballkanit. Ndaj si Serbia edhe vendet e tjera të rajonit kanë nevojë për mbështetje. Ne duam të kthehemi në shtegun e rritjes ekonomike. Kjo është e rëndësishme për ne – dhe jo ndonjë lojë nacionaliste, siç preferojnë të luajnë disa.” Vuqiç në këtë kontekst vlerëson mbështetjen e Gjermanisë: “Nga asnjë vend tjetër i BE-së nuk vijnë kaq shumë ministra në Beograd sa nga Gjermania. Për mbështetjen e madhe, veçnërisht nga kancelarja federale, ne jemi mirënjohës.”

“Çështje e përbashkët: arratia do të jetë tema e madhe e Konferencës së Ballkanit në Vjenë”, këtë titull mban artikulli (25.08) i ‘Süddeutsche Zeitung': “Në fakt në Konferencën e Ballkanit që nis të enjten në Vjenë në radhë të parë duhet të bëhet fjalë për një Plan Marshall për rajonin. 30 kryetarët e shteteve dhe ministrat vijnë në konferencën pasuese të një nisme të filluar më 2014 në Berlin e natyrisht disa prej diplomatëve do të celebrojnë nënshkrimin e disa marrëveshjeve të përgatitura mirë si Marrëveshja për Kufirin mes Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës apo Marrëveshja për Kulturën mes Austrisë dhe Kosovës. Por këto janë çështje anësore, edhe pse shumë politikanëve të Ballkanit u vjen thellësisht keq, që në Vjenë sërish nuk do të bëhen përpjekje për zgjidhje të qendrueshme dhe afatgjata për shumë probleme të rajonit. Faktikisht mbi të gjitha do të jetë në fokus tema e refugjatëve. …Asnjë vend Europian nuk mund të gjejë i vetëm një zgjidhje, argumentohet në Vjenë, ndaj në një shkresë drejtuar së fundi së ngarkuarës së BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogherini këkrohet një qasje komplekse dhe e koordinuar ndaj kësaj çështjeje”.

Ndërsa ‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ (23.08) nën titullin “Një vend pa të ardhme” – Shqipëria është një vend i bukur, nuk ka luftë dhe as uri. Përse duan të gjithë të largohen? boton një reportazh nga Shqipëria. Gazetarja, e cila ka udhëtuar në disa vende në Shqipëri dhe ka folur me njerëzit, ndaj pyetjes, se përse njerëzit duan të largohen nga vendi ka marrë vazhdimisht përgjgijen se problemi është “future” (e ardhmja). “Një aventurë? Një lojë fati? Të gjitha këto duken si pa qeder, e unë mendoj sërish Danielin (i riu shqiptar që emigroi në Gjermani e u kthye vullnetarisht në atdhe i intervistuar nga autorja – shën. i përkth.) , i cili riskoi për të ardhmen. Aventura ishte për të dëshira për një jetë më të mirë. Me largimin nga vendi ai nuk synonte ndonjë pagë fikse apo ndonjë punë, sepse të dyja këto ai i kishte edhe në Shqipëri. Ai thjeshtë kërkonte më shumë për jetën e tij. E të dëshiruarit më shumë, është kaq e vetëkuptueshme, ne gjermanët, ne në BE jemi ambjentuar me këtë. Por ku mijëra nga jashtë fillojnë të këkrojnë të njëjtën gjë, ne gjermanëve, ne europianëve, kjo na duket e çuditshme. Edhe mua. Vetëm për këtë arsye unë ndodhem në këtë vend. Vetëm për këtë arsye unë isha edhe në Shkozë në lagjen e romëve në periferi të Tiranës. Unë këkrova horrorin, një shkak të arsyeshëm për largimin, dhe gjeta diçka tjetër: mendjemadhësinë tonë gjermano-europiane.”, shkruan autorja e ‘Frankfurter Allgemine Zeitung’.

‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ në numrin e së hënës (24.08) zbulon edhe faqen tjetër të Shqipërisë “Vendi, në të cilin lulëzon kërpi” mban titullin artikulli mbi kriminalitetin e organizuar në Shqipëri. Politika nuk bën asgjë, madje është edhe vet e implikuar në të. Policët, të cilët vihen në gjurmët e një bande droge, rrezikojnë jetën, shkruhet në artikull. “Kriminalsociologia amerikane Janna Arsovska në një studim të sapo publikuar (“Decoding Albanian Organized Crime”, University of California Press, 2015) lidhjet e krimit të organizuar me partitë politike i nxjerr qysh në fillimin e viteve nëntëdhjetë. Dhunë dhe korrupsion, privatizime me mashtrime, mitmarrje dhe të tjera krime e kanë shoqëruar tranzicionin nga një regjim totalitar në demokraci. Kulmi i bashkëpunimit mes politikës dhe krimit u arrit në vitin 1997, kur fondet manipualtive të investimit të toleruara nga politika u kthyen në lojëra piramidale me premtim interesash nga dhjetë deri në 25%. …Ashtu si dikur ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha, edhe kryeministri aktual e kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, premton se do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Deri tani asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjehërë nuk kanë qenë kaq të ngushta lidhjet mes qeverisë dhe krimit si tani, pretendon kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha. Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë, sipas tij, vijnë nga radhët e botës së krimit ose kanë lidhje me të. …Në qershor u publikua në Tiranë një raport i ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë i autorizuar nga qeveria, për të pasur një dokument pune për refuromën në drejtësi. Raporti përshkruan, se si kriminelët ia dalin të lirohen përmes ryshfetit. Nis qysh tek nëpunësit e policisë, të cilët për një shumë relativisht të vogël i zhdukin dekumentat e provës. Prokurorët janë të gatshëm që për 1000 deri në 2000 Euro të heqin dorë prej akuzës. Për të vënë në lëvizje një gjyqtar që të japë një gjykim të favorshëm, nevojiten 60 000 deri në 80 000 Euro. Në proceset civile, thuhet në raport, gjyqtarët madje pranojnë edhe para nga të dyja palët. Nga ana e tyre gjyqtarët paguajnë rreth 100 000 deri në 300 000 Euro për ngjitjen në hierarki, si p.sh. për t’u emëruar në gjykatat e rrethit apo në këshillin e lartë të gjyqtarëve.”, shkruan ndër të tjera ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’.

(vfb) FAZ, SZ, Handelsblatt