Shëndetësi: Ecja shëron

ecjaShumica e njerëzve shpenzojnë çdo ditë shumë kohë ulur. Kjo përbën faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, nga kanceri deri tek problemetme qarkullimin e gjakut. Por kura është e lehtë: qëndrimi në këmbë dhe duke bërë disa hapa më shumë mund të zvogëlojë rreziqet shëndetësore që sjell qëndrimi ulur.

Michelle Baxter vuan nga dhimbje kronike në muskuj dhe kyçe. Qëndrimi në këmbë përballë tryezës së punës ia lehtëson këto dhimbje.

“Mesi ndjehet më mirë, gjithashtu bëj fizkulturë,lëviz më shumë dhe këto ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Ndjehem mirë.”

Michelle Baxter punon në Universitetin George Washington, në Uashington.

“Jam në gjendje të bëj më shumë punë, ndjehem e çlirët, ngrihem, lëviz dhe përpiqem të gjej vend për të ushtruar. Pra punoj, lëviz qëndroj në këmbë”.

Ndërsa teknologjia i detyron njerëzit të rrinë më gjatë ulur, ekspertët e shëndetit shqetësohen. Studimet tregojnë se sa më e gjatë koha ulur, aq më i lartë rreziku për zhvillimin e dhjetëra sëmundjeve kronike, nga kanceri e diabeti, deri tek sëmundjet kardiovaskulare dhe të mëlçisë.

Për të moshuarit, çdo orë e shpenzuar ulur lidhet me rrezik 50 për qind më të madh për aftësi të kufizuara. Por, pa marrë parasysh se çfarë moshe ka një person, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm.

Jaume Padilla, Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Mizurit.

“Ne u befasuam nga efektet dëmtuese që vumë re në funksionin e enëve të gjakut duke qëndruar ulur vetëm 6 orë”.

Jaume Padilla është autor i një studimi mbi qëndrimin ulur. Ai thotë se qëndrimi ulur redukton qarkullimin e gjakut në këmbë dhe, me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare. Edhe pas 30 minutave ulur, metabolizmi ngadalësohet me 90 për qind. Meqenëse shumë prej qëndrimit ulur ndodh në punë, dr. Padilla dhe studiues të tjerë por kërkojnë mënyra për të përmirësuar shëndetin e punonjësve. Por zgjidhja e thjeshtë është: Çohu dhe ec.

“Ajo që zbuluam është se 10 minuta ecje normale, e barabartë me rreth 1000 hapa, mjafton për të eliminuar efektet negative që ka qëndrimi ulur tek funksionimet vaskulare”.

Një kompani në Mizuri ka krijuar programin “pushim me ecje” dhe ka zbuluar se prej saj përfitojnë si punëtorët edhe biznesi.

Diamond Scott, punonjëse:

“Programi ngre moralin e punonjësve, është një mënyrë për të kaluar së bashku kohënjashtë vendit të punës dhe kur njerëzit janë të shëndetshëm, janë më të lumtur.”

Ekspertët e shëndetësisë thonë se përshtatja e tryezës ku njeriu të qëndrojë në këmbë në vendin e punës,mund të ndihmojë. Por kryesore është që të ngrihesh e të ecësh. (voa)

Polemikat midis drejtuesve të shtypit, sipas studiuesve në Tiranë

Pronarë, drejtues dhe gazetarë të disa mediave shqiptare janë përfshirë prej disa ditësh në një seri polemikash ndërpersonale me akuza dhe kundër-akuza për çështje të ndryshme.

Duke marrë shkas nga leja e një ndërtimi në bregdet e Adriatikut shkrimet midis tyre e zgjeruan rrethin, duke përfshirë shumë probleme dhe persona nga politika e ditës.

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Tiranës Mark Marku thotë se mediat shqiptare janë zëdhënëse të interesave të caktuara ekonomike e politike dhe nuk bëjnë transparencën në dobi të qytetarëve.

Studiuesit e medias shqiptare mendojnë se është e papranueshme që analistë të ftuar nëpër studio të paguhen nga partitë për të mbrojtur disa pozita politike.

Ata pohojnë se gjuha e papërshtatshme që këta pronarë mediash dhe kolegë po përdorin ndaj njëri-tjetrit tregon se sa shumë i janë larguar ata misionit për të informuar qytetarët.

Studiues të shtypit theksojnë se është e papranueshme që në betejat mes pronarëve ata të shfrytëzojnë gazetarët për të sulmuar apo mbrojtur shefat e tyre.

Pronarët e pasur të mediave tani bëjnë ndërtime të mëdha dhe kanë lidhje të forta politike, duke braktisur opinionin qytetar dhe detyrat e shtypit të lirë.

Nga ana tjetër, studiuesit pohojnë se është paradoks i madh që përfaqësues të mediave të ndërtojnë pallate dhe të kapërcejnë në qarqe interesash krejt të kundërta me gazetarinë.

Afrim Krasniqi foli për bashkësinë e përçarë të gazetarëve dhe nënshtrimin e tyre prej pronarëve pasanikë, që ia ka blerë dhe i ka marrë pas vetes cdo qeveri.

Të dy studiuesit pohojnë me dëshpërim se pothuaj asnjë media nuk flet më në emër të qytetarëve dhe pothuaj asnjë nuk është më në krahun e qytetarve.

Kjo shpjegon, sipas tyre, rënien e tirazheve të gazetave dhe shikueshmërisë së tyre.

Qeveria censuron informacionin, ndërsa pronarët e mediave bëjnë auto-censurën e gazetarëve të tyre. Partitë politike kanë dyndur edhe nëpër rrjetet sociale militantët e tyre që denigrojnë kundërshtarët politikë.

Ndërsa qytetarët nuk marrin dot informacion as nga qeveria, as nga mediat televizive e të shkruara as nga mediat sociale, dhe asnjëra nga ato nuk pasqyron mendimet, hallet apo ankesat e tyre. (voa)

Fitorja e Erdogan-it: mandat për barazpeshë?

Qeveria e lëvdon Ankaranë për zgjedhjet „paqësore“. Opozita flet për „një lloj gjendjeje të jashtëzakonshme“, e cila e favorizoi fitoren e AKP-së. Gjermania dhe Europa e nxisin presidentin Erdogan të kërkojë pajtim.

fletevotimet turqi„Ne e përshëndesim faktin, që zgjedhjet parlamentare në Turqi u zhvilluan në mënyrë paqësore“, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin. Pjesëmarrja shumë e lartë në zgjedhje nxjerr në pah përkushtimin e lartë të popullit turk ndaj demokracisë. Në Turqi pjesëmarrja në zgjedhje është e detyrueshme, por dënimi për mospjesëmarrje është shumë i ulët.

Luftën kundër Shtetit Islamik, konfliktin me kurdët, polarizimin e brendshëm politik dhe kapërcimin e pasojave të krizës në Siri, zëdhënësi i Merkel-it i cilësoi si sfida, parat të cilave qëndron Turqia. Ai tha se është e rëndësishme që qasja ndaj këtyre sfidave të jetë „në frymën e unitetit kombëtar dhe të gatishmërisë për kompromis“, siç u shpreh Kryeministri Ahmed Davutoglu natën e zgjedhjeve.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Gjermane deklaroi, se ka patur „pëshpëritje pozitive“ nga Davutoglu, kandidati kryesor i AKP-së. Kjo të bën të shpresosh, që po bëhen hapa përpara në procesin e ngecur të paqes me kurdët dhe në çështjen e refugjatëve. Ajo tha se do të ketë një takim të tretë në kuadrin e „Dialogut për Migracionin“ me Turqinë, të iniciuar nga Ministri i Jashtëm Steinmeier.

Shefi i Grupit Parlamentar Socialdemokrat në Bundestag, Thomas Oppermann, shfaqi habi për shumicën absolute të AKP-së dhe e paralajmëroi Presidentin Rexhep Tayyip Erdogan që ta përdorë atë me kujdes.

Mandat për barazpeshë

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, gjithashtu një socialdemokrat, i tha DW-s, se AKP-së me fitoren e zgjedhjeve i është ngarkuar edhe detyra, që t’i kushtojë vëmendje barazisë dhe stabilitetit të brendshëm. Turqia është tejet e dyzuar, si AKP-ja ashtu edhe opozita kanë marrë pothuajse gjysmën e votave.

Për të Majtët e opozitës dhe të Gjelbrit rezultatet e zgjedhjeve nuk duhen marrë aspak si të mirëqena. Politikanja e majtë, me prejardhje turke, Sevim Dagdelen deklaroi për DW-n, se nga shumë vrojtues të zgjedhjeve ajo dinte se ka patur pengesa, sidomos në zonat elektorale kurde.

Kështu në qytetin kurd Cizre, i cili kohët e fundit u sulmua nga ushtria, për shkak të një „njoftimi për zona të minuara“ u ndaluan 40 makina që po i drejtoheshin zonës elektorale për të votuar. Udhëtarët nuk u lejuan të hidhnin votën e tyre. Policia dhe ushtria i kishin detyruar njerëzit të votonin jo në fshehtësi, por hapur.

 

Përveç kësaj, në mediat shtetërore janë publikuar para kohe rezultate të zgjedhjeve, të cilat sipas vrojtuesve të zgjedhjeve nuk u përgjigjeshin ecurisë së numërimit. Dagdelen u ankua, se në këtë mënyrë kishin dalë në shesh llogaritjet e Erdogan-it për rifitimin e shumicës absolute.

Erdogan i ka fituar votat përmes një strategjie tensionesh, një klime të ankthit dhe frikësimit si dhe ndërprerjes së procesit të paqes me kurdët, tha deputetja e Majtë e Bundestag-ut. Por ajo i gëzohet faktit, që partia kurde HDP, megjithë valën e represionit, arriti të rikthehej në parlament.

Shefi i të Gjelbërve pret të ketë refugjatë turkë

Politikani i Gjelbër, Omid Nouriour i tha Programit Turk të DW-s, se duhet të priten raportimet e vrojtuesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve. Për shkak të një fushate zgjedhore të papërgjegjshme nga ana e AKP-së, në Turqi ka mbizotëruar një lloj gjendjeje e jashtëzakonshme. Në pallatin presidencial ka njerëz, „të cilët patën guximin të pranonin futjen e vendit në një luftë civile, por kryesorja, në këtë mënyrë ata fituan zgjedhjet”.

Shefi i të Gjelbërve, Cem Özdemir mendonte se do të kishte madje edhe një valë refugjatësh nga Turqia drejt Gjermanisë. Politikani me prejardhje turke tha në një intervistë për radion, se nuk mund t’u vësh faj atyre njerëzve, që nuk duan të jetojnë në një vend, të cilin Erdogan e ka shndërruar gjithmonë e më shumë në një regjim të llojit të Putin-it. Bashkëfajtore është, sipas tij, edhe qeveria federale, pasi kancelarja Merkel e vizitoi Erdogan-in në Turqi në mes të fushatës zgjedhore.

Shumicë për AKP-në mes turqve të Gjermanisë

Komuniteti Turk në Gjermani u ka bërë thirrje kundërshtarëve dhe përkrahësve të AKP-së, që jetojnë këtu, që të tregohen paqësorë me njëri-tjetrin, megjithë mendimet e ndryshme që kanë. Në Shtutgart, natën e zgjedhjeve ka patur përleshje, kur njerëz të maskuar qëlluan me gurë një autokolonë me përkrahës të AKP-së.

AKP-ja kishte marrë gati 60% të votave nga 2,9 milion turqit me të drejtë vote në Gjermani, raportoi agjensia e lajmeve Anadolu. Lidhur me këtë, kryetari i Komunitetit Turk në Gjermani, Gökay Sofuoglu, tha se projektet infrastrukturore të ndërmarra nga AKP-ja kanë luajtur një rol më të madh se politika „e mangët“ e të drejtave të njeriut. (dw)

Koment: Një fitore, që nuk e gëzon Brukselin

Një qeveri koalicioni në Ankara do t’i kishte pëlqyer më shumë BE-së. Tani i duhet të kërcejë sipas avazit të Erdoganit, nëse do ndihmën e tij në krizën e refugjatëve. Një pozitë e vështirë, mendon Barbara Wesel.

erdoganNe dëshirojmë në qeveri të qëndrueshme në Ankara, thuhej zyrtarisht në Bashkimin Europian para së dielës së zgjedhjeve. Por që presidenti i vjetër dhe i ri Rexhep Erdogan do të arrinte një fitore kaq marramendëse, këtë shumica nuk e kishin pritur. A kanë gabuar demoskopët edhe kësaj rradhe, apo në zgjedhje ka patur parregullsi? Sikur lufta e rihapur kundër kurdëve, atentatet e pasqaruara me bomba, shtypja e opozitës dhe mbyllja e mediave kritike, të mos mjaftonin për të zgjuar dyshime mbi cilësinë demokratike të zgjedhjeve.

BE-së i nevojitet “sulltani i Bosforit”

Ironia në këtë histori është, se BE për vite me rradhë e ka lënë pas dore konfrontimim me sulltanin e Bosforit. Nuk ishte e nevojshme të grindeshe me të, sepse negociatat për pranim ishin ngrirë gjithsesi.

Në pragun e BE-së po forcohej një sundimtar gjithnjë e më autokratik – ndërsa Brukseli kishte çështje më të rëndësishme për të zgjidhur. Por tani evropianët janë në një situatë të keqe, kur ata kanë nevojë më shumë për Rexhep Erdoganin se ai për ta. Pa atë nuk ka asnjë zgjidhje në krizën e refugjatëve, e cila rrezikon ta copëtojë unionin. Por presidenti në këtë mënyrë nuk djen më presion politik: pushteti i tij është i siguruar dhe në politikën e brendshme dy milionë sirianët në Turqi për të nuk janë problem. Me sa duket bashkëkombasit e tij i shohin ata me qetësi të madhe.

Erdogan pra është në një situatë të favorshme dhe për lëshimin më të vogël mund ta ngrejë lart çmimin politik. Njohësit e gjendjes në Bruksel thonë se tani do të nisë një fazë e gjatë e diplomacisë së pazarit dhe shumë besojnë se presidenti turk është në një pozitë më të mirë. Sipas shembullit të Angela Merkel krerët evropianë do të shkojnë te Erdogani dhe do të duhet ta ulin kokën para tij. Çfarë ideje krejtësisht e pakëndshme! BE është tani i varur nga mëshira e Erdoganit, thotë një deputet veteran. Kjo është për fat të keq e vërtetë dhe presidenti do ta shijojë atë.

Sa larg shkon politika reale?

Për evropianët nuk bëhet më fjalë, nëse i shesin parimet e tyre bazë për të siguruar bashkëpunimin e turqve, por vetëm sa larg mund të shkojnë. Sikur vendet e Evropës Lindore të merrnin vesh pak nga politika e jashtme, duhet ta kuptonin se një kompromis i brendshëm i BE-së do të ishte më mirë, se sa fati i tij të varej nga autokrati në Ankara. Por meqë nga qielli nuk do të rrjedhë arsye, ne ballafaqohemi me negociata të vështira e të dhimbshme.

Europianët duhet ta pyesin vazhdimisht vetën, se sa të rëndësishme janë për ta vlerat e tyre demokratike. Eshtë një shitje me këste. Eshtë dashur që në kohën e duhur të goditej me grusht mbi tavolinë, qysh në rastin e diktatorit të vogël në Hungari. Para Rexhep Erdoganit, i cili është duke u bërë diktatori i madh i Turqisë, ata kanë tani pak argumente dhe pak mjete të presionit politik.

Bisedimet do të jenë të pakëndshme

Negociatat e ardhshme, nëse dhe ndaj çfarë çmimi presidenti turk do të pengojë refugjatët të vijnë në Evropë dhe do të luajë rojen kufitare të BE-së, do të jenë të pakëndshme. Guri i vetëm në duart e europianëve është dëshira e tij për lideralizimin e vizave – që do të kishte rëndësi ekonomike për Erdoganin. Përmes bashkëpunimit ekonomik mund të gjendet një rrugë, për të marrë prej tij lëshime në çështjen e refugjatëve. Linja, të cilën europianët nuk duhet ta kapërcejnë, është trajtimi i kurdëve: Nëse Erdogani nuk ndryshon qëndrim ndaj tyre, BE duhet t’i japë fund dhe ta zgjidhë krizën e refugjatëve pa të. Në Europë vertetohet ai mallkimi kinez, që i ka punët keq, kush jeton në kohëra interesante. (dw)

Danaj: Vuçiç pranon mbrojtjen raketore ruse kundër BE

Koco DanajTashme Vuçiç doli hapur. Hoqi edhe maskën e fundit. Tashmë para kujtdo qëndron “Shesheli” i ri serb. Por më i armatosur se i pari

E para: Sepse Brukseli e përkedheli, e rifuti edhe në Kosovë duke i hapur edhe dyert e BE.

E dyta: Sepse me 5 miliard euro armatime që do marrë nga Rusia, me ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore ruse, i dha fund gjoja neutralitetit serb. Sot Serbia është bërë kërcënimi më i madh i rajonit dhe i Europës.

E treta: një pjesë e këtij sistemi raketash do të dislokohen në Luginë të Preshevës, pra në teritor shqiptar.

Se çfarë do bëjë Nato dhe BE, nuk dihet akoma. Por nuk dihet se çfarë do bëjnë politikanët shqiptarë?

Do presin se çfarë do ju thonë? Apo do jenë ata që duhet të sugjerojnë në Nato dhe Be.

Ka disa rrugë: E para të mos pranojnë bashkësinë e komunave serbe me statutin e tanishëm

E dyta të kërkojnë federalizimin e Maqedonisë

E treta të kërkojnë autonomi për shqiptarët në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës

E katërta: të krijojnë Trupen Konsultative politike Tiranë-Prishtinë-Shkup-Preshevë-Ulqin

E pesta: Te shpallin bashkimin e trojeve shqiptare

E gjashta: Të kërkojnë vendosjen e mbrojtjes raketore të Natos në rajonin e Kukësit.

Kur kërkon dhe jep fakte, edhe do marrësh. Kur argumenton çfare do, edhe ta japin. Kur ua mbush mendjen se kërkesat e tua janë edhe interes i Natos dhe BE edhe ti plotësojnë kërkesat. Në politikë nuk ka dashuri, ka vetem perputhje intresash.

Tashmë doli qartë “Pëllumbi” Vuçiç tregoi se është vetëm “Akrep”. Kujdes, helmi i akrepit është vdekjeprurës.

(Koço Danaj)

Mbyllja e kufirit mund të tendosë gjendjen në Ballkan

Partia CSU ka kërkuar prej kancelares Angela Merkel të ndryshojë menjëherë politikën e saj ndaj refugjatëve. Kërkesa të tilla janë dëgjuar edhe prej të tjerëve, por Merkel refuzon mbylljen e kufijve.

MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron se mbyllja e kufijve nga Gjermania apo Austria mund të çojë deri në konflikte ushtarake në Ballkan. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme”, theksoi Merkel në një takim të partisë CDU, të mbajtur në Darmstadt. Si shembull të ngritjes së tendosjeve ajo përmendi murin e ngritur nga Hungaria në kufi me Serbinë, por edhe Kroacinë.

Mosmarrëveshje mes vendeve të Ballkanit

Në Ballkanin Perëndimor edhe tani ka tendosje serioze mes vendeve të atjeshme. Kjo është parë edhe gjatë konferencës së fundit me vendet përgjatë së cilave kalon rruga e refugjatëve nëpër Ballkan. Qëllimi i kësaj konference të mbajtur në Bruksel ishte ulja e tendosjeve dhe gjetja e zgjidhjeve më të mira. “Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake”, theksoi Merkel në takimin me përfaqësuesit e partisë së saj CDU, në Darmstadt. Merkel tha se qëllimi i saj nuk është të përhapë pesimizëm. Por gjendja në Ballkan mund të përshkallëzojë më shpejt se sa që mendohet. Grindjet mund të shndërrohen në zhvillime, të cilat nuk i do askush.

Merkeli tha se muri hungarez ka pasur për pasojë ndryshimin e rrugëve të refugjatëve, të cilët tani kryesisht kalojnë nëpër Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe Slloveni. Por kjo valë e refugjatëve ka tensionuar gjendjen në këto vendje dhe ka rezultuar madje me mosmarrëveshje serioze mes Serbisë dhe Hungarisë, Serbisë dhe Kroacisë, si dhe Kroacisë dhe Sllovenisë.

Muret tendosin gjendjen

Në takimin me përfaqësuesit e partisë së saj, kancelarja Merkel ka dëgjuar fjalë të shumta kritike për politikën e tanishme ndaj refugjatëve. Kursin e tanishëm e kanë mbështetur shumë pak folës, ndërsa të tjerët kërkojnë që kancelarja dhe qeveria gjermane të ndryshojnë masat sepse “kështu nuk shkon më”. Por Merkel tha se refugjatët do të kërkonin rrugë të tjera për të ardhur në Gjermani, nëse Gjermania apo Austria vendosë të ngre mure në kufi. Ndërkohë që kjo mund të shkaktojë tendosje serioze mes vendeve të Ballkanit. Gjermania si vend i madh e ka për obligim të gjejë një zgjidhje tjetër të mundshme për refugjatët që vijnë në Evropë. Merkeli u shpreh e sigurt se mund të gjendet zgjidhje e përbashkët, e bazuar mbi solidaritetin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. (dw)

Tërheqje, ndreqje, apo stërkeqje?

Hydajet HyseniLetër e hapur Presidentes Atifete Jahjaga, Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministrit Isa Mustafa, Ministrit të jashtëm Hashim Thaçi dhe Ministres për dialog Edita Tahiri, ose: Disa pyetje hipotetike për një (mos)Marrëveshje hipotekuese

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës, ashtu si edhe zëra të tjerë meritorë, me kohë dhe në vijimësi, kanë tërhequr vërejtjen për rreziqet e shumta që përmban në vete tendenca destruktive dhe diversive për imponimin e një “zajednice” ekskluziviste e monoetnike komunash, sipas modelit: “Republika srpska”, që ka mbërthyer keqas dhe po e ngulfat Shtetin e Bosnjes, të njohur ndërkombëtarisht, por të bllokuar praktikisht dhe të paralizuar institucionalisht dhe funksionalisht.
            E ashtuquajtuar “Marrëveshje e parimeve…” e 25 gushtit, jo vetëm që injoroi krejtësisht rekomandimet dashamirëse e konstruktive të Tryezës së përbashkët të Lidhjes së Juristëve të Kosovës dhe Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë dhe rekomandimin, sintetizues, adekuat e konstruktiv: “Asociacion komunash dhe jo “zajednicë” a la Bosnje!”, si dhe porosi të tjera të ngjashme, të argumentuara e dashamirëse, por shkalloi edhe më shumë rrjedhën kapitulluese të këtij procesi, duke e fuqizuar e pasuruar me kompetenca të mëtejshme “Zajednicën” dhe duke i bashkangjitur asaj edhe lëshime të tjera të papranueshme dhe me ndërlikime e pasoja të paparashikueshme imediate e afatgjate.
            A i ka shtuar e thelluar, kjo “marrëveshje”, mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme në skenën politike kosovare ,të paralajmëruara me kohë? A mund të mos konstatohet kjo atmosferë e tensionuar paralizë si njëra nga pasojat e para, të synuara a kolaterale të këtij farë dialogu diabolik, madje edhe me rrezik të shkallëzimit të mëtejshëm e me pasoja potenciale të paparashikueshme e zor të riparueshme?!
            A nuk do të ishte normale që vlerësimeve apo zhvleftësimeve, kualifikimeve apo skualifikimeve të ndërsjella, t’u paraprinte që në nismë, shkëmbimi i informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm, kompletimi i tablosë së vërtetë të rrjedhës dhe (nus) produktit të procesit të “dialogimit” Prishtinë – Beograd, në funksion të zgjidhjes politike dhe, pos tjerash, edhe në të mirë të pozicionimit të duhur politik e diplomatik, në fazat vijuese të ballafaqimit me Beogradin?
            Por, si zakonisht, ndodhi e kundërta! Marrëveshja Mustafa – Vuçiç, ashtu si edhe i gjithë procesi “dialogues” u mbajt, shumë kohë, larg opinionit, kurse edhe pas publikimit të dozuar, pjesë pjesë,  “marrëveshja”iu ofrua opinionit të gjerë e mbështjellë nga një tis mjegullnaje mashtruese dhe e shoqëruar nga një agjitprop pompoz si:fitore, “zgjidhje në të mirë të Kosovës”, dhe në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, siobligim ndërkombëtar, në pajtim me “Propozimin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore dhe me akte tjera të brendshme e ndërkombëtare”…!
            A nuk krijohet përshtypja se në këtë mënyrë mëtohej qëllimisht të vihej në lajthitje dhe mashtrim opinioni i brendshëm dhe opinioni dashamirës ndërkombëtar? Me dashje apo pa të, a rrezikohet, kështu, të dobësohet edhe më shumë pozita e ardhshme negociuese, edhe ashtu e dobët, defansive e vazhdimisht pelëshuese e palës kosovare, në raport me kundërpalën ofensive, ankimuese, kërkuese, imponuese e kushtëzuese të Beogradit dhe miqve të saj?!
            Toni i sforcuar euforik, triumfalist e imponues i prezantimit të kësaj (mos)marrëveshjeje, sa pajtues, inferior e pelëshues me Beogradin aq edhe arrogant, injorues, nënçmues e madje edhe diskreditues e diskualifikues ndaj oponentëve dhe opinionit të gjerë kritik, jo vetëm që ka shtuar shqetësimet, frikën dhe dilemat, por ka imponuar dhe vazhdon të imponojë pikëpyetje të shumta, nga më të ndryshmet, lidhur me formën dhe përmbajtjen e kësaj (mos)marrëveshje, që nga titulli emërtues i saj, :Asociacioni i komunave serbe në Kosovë (shqip: Asociacioni, serbisht: “zajednica”, anglisht: “asociation /comunity”, i ,në shqip: Komunave serbe /me shumicë serbe në Kosovë, me shkurtesë: “AKS”, serbisht: “srpskih opština” ,me shkurtesë: “ZSO” dhe anglisht, me shkurtesë: CSM”?!!!) dhe deri te pika e saj skandaloze e pa asnjë kuptimësi: Mohimi(?!), në paragrafin e saj të fundit.
                        Çka u negociua dhe çka u nënshkrua e rinënshkrua në Bruksel?
            Teksti i liferuar në Bruksel, më 25 gusht ( pse, vallë, pikërisht në fundgusht?!) të vitit 2015, me nënshkrimet e Kryeministrit të Kosovës, atij të Serbisë dhe me ndërmjetësimin e zonjës Mogerini, pagëzohet e ripagëzohet, sipas rastit, me emra të ndryshëm, herë: “marrëveshje”, herë: “ujdi”, herë: “plan veprimi” e “rregullativë implementimi”, e herë: derivat i marrëveshjes së parë të normalizimit”...! Në shkresën zyrtare, proceduese të Kryeministrit, drejtuar Kuvendit, në të tri gjuhët ajo cilësohet:”marrëveshje” dhe vetëm ashtu, ndërkaq në raste tjera ajo prezantohet ndryshe, herë e reduktuar e minimizuar e herë e fryrë dhe e stërdimenzionuar! Përse ndodh kjo dhe cila është e vërteta? Përse kjo letër nuk ka titull, as memorandume as farë vule dhe as preambulë?
            Nëse është “Marrëveshje”, përse nuk e ka formën dhe formatin e marrëveshjes dhe, si e tillë, pse nuk dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit për Marrëveshjet ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës?
            Nëse është Marrëveshje ndërkombëtare” pse nuk e ratifikon edhe pala tjetër, Serbia? A do të thotë kjo dhe a ndodhë në praktikë që pala që e konsideron “marrëveshje” dhe “ndërkombëtare” të vetobligohet edhe ndërkombëtarisht për zbatim, kurse pala tjetër, që e konsideron si një “marrëveshje brendshme”, jo vetëm që nuk merr ndonjë obligim ndërkombëtar, por imponohet si faktor dominues esubordinues që obligon palën tjetër “provinciale”, për probleme, që me çdo kriter, janë çështje të brendshme të Kosovës?
            A nuk është ky ndryshim qasjeje, shprehje dhe pranim e inkurajim i strategjisë së deklaruar e të rideklaruar të Beogradit, para alternativës: “Evropën ose Kosovën!”:  ngulmim në formulën: “edhe njërën edhe tjetrën; të dyjat!?
            Marrëveshja Vuçiç – Mustafa, ashtu si edhe ajo e normalizimit”, paraqitet dhe titullohet si: “Marrëveshje e parimeve dhe e elementeve Kryesore...”(!), por, a janë parime dhe sa janë parimore përmbajtja dhe “elementet e saj kryesore”?!
            Marrëveshjet ndërkombëtare, siç dihet, ndërtohen mbi bazën e parimeve të mirënjohura ndërkombëtare, midis të cilave, parësore është: parimi i reciprocitetit; pse injorohet dhe anashkalohen ky parim dhe parimet tjera të së drejtës ndërkombëtare, duke dëmtuar kështu seriozisht jo vetëm pozitën negociuese të Kosovës, por edhe çështjen e pazgjidhur të Luginës së Preshevës dhe çështje të tjera të pazgjidhura? A rrezikohet të imputohet kështu gradualisht modeli tjetër i marrëdhënieve ndërkombëtare, ai i dominiumit?!!!
            A i obligojnë qeveritarët “dialogues” Rezolutat e Kuvendit të Kosovës, Nr. 04-R-01, Nr. 04-R-08Nr. 04-R-011, etj. që kërkojnë dialog teknik dhe jo bisedime për çështje të panegociueshme dhembështetje të procesit në parimin ereciprocitetit, barazisë, mospërzierjes dhe sovranitetit? A nuk obligon “dialoguesit” e Kosovës, ngjashëm edhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për çështjen e Luginës së Preshevës dhe si do të ishte rrjedha po të veprohej kështu?
            Pse pala “dialoguese” kosovare injoron në vijimësi çështjen e Luginës së Preshevës dhe çështje të ngjashme, përreth Kosovës? Pse shpërfillen edhe rekomandimet parimore edhe nga qarqe të rëndësishme botërore, për zgjidhje të ngjashme të problemeve të ngjashme? Pse as Republika e Kosovës dhe, madje, as Republika e Shqipërisë (!) nuk kanë as hapësirë, as rol, as ndonjë angazhim të ndjeshëm për zgjidhjen e problemeve të komunave të Luginës, kurse Serbia, e ka në Kosovë, pash më pash dhe në zgjerim e thellim e sipër?
            Nëse, ndërkaq, kjo “Marrëveshje”, nuk është marrëveshje, por na qenka:plan veprimi e implementimi”, siç po thuhet, atëherë, përse titullohet si:“Marrëveshje e parimeve” dhe pse një “plan veprimi e implementimi” nënshkruhet nga Kryeministri i vendit dhe jo nga nivele më të ulëta institucionale, siç parashihet me Ligjin për Marrëveshjet si dhe në praktikat ndërkombëtare??
            Po qe se akti i parafruar i fundgushtit është”rregullativë implementuese” e “Marrëveshjes së parimeve për normalizim…”, si shpjegohet fakti që në tekstin e tashëm janë shtuar edhe paragrafe, formula e solucione të reja jo vetëm lidhur me “zajednicen” (asociacionin), por edhe me çështje e tema krejtësisht të tjera, që e bëjnë edhe më të diskutueshme e të papranueshme tekstin e mëparshëm të (mos)marrëveshjes. Në “Marrëveshjen e parë të parimeve…”, fjala vjen, për çështjen e energjisë dhe telekomit thuhet vetëm se “bisedimet do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen” dhe asgjë më tepër; çka janë formulat e nënshkruara tashti, marrëveshje apo rregullativë veprimi? Çfarë ustallëku politikodiplomatik është ai që fillimisht bën një “marrëveshje parimesh” vetëm duke përmendur e listuar disa probleme të pazgjidhura, si të tillë e kalon me lehtësi e marifet dhe pastaj, dakordon si derivat një “plan veprimi” a “rregullativë” implementimi, me përmbajtje fare të re, të cilën e miraton me një “dekret qeveritar” të nënshkruar, po nga mjeshtrit dialogues?!!!
            A janë lëshimet e reja të kësaj “marrëveshjeje”, “derivat i marrëveshjes së mëparshme të Brukselit”, apo janë derivat i marrëveshjes(antikushtetuese) të koalicionit, me “Listën Serbe, me gjasë të nënshkruar vetëm në gjuhën serbe, dhe vetëm në variantin terminologjik serb, “ dhe i obligimeve të marra për formulën:
              “Zajednica” dhe jo “asociacion”, e “komunave serbe” dhe i obligimeve tjera të marra për:
 
            “Tretman të veçantë gjatë procesit të privatizimit në valët e ardhshme në komunat me shumicë serbe;
            Kthimin e të zhvendosurve serb dhe jo shqiptar me garancion të sigurisë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit;
            Kthimi dhe mbrojtja e pronës së uzurpuar…”,
si dhe formula personifikuese e etnikisht përjashtuese të kombinatorikës kadrovike presidenciale, qeveritare e parlamentare, deri edhe në agjencionet, ligjërisht,të pavarura?!
                        A është kushtetuese dykuptimësia e pakuptimtë dhe mashtruese?
 
                        A mund të trajtohet si e ligjshme e kushtetuese një “marrëveshje” me shtetin që jo vetëm nuk të njeh si shtet, por të trajton dhe pretendon të të mbajë si pjesë e sundimit të tij?! Si mund të adoptohet e të zbatohet, një “marrëveshje” për çështje ekskluzivisht vetanake dhe krejtësisht të brendshme me formula antikushtetuese edhe në titull, edhe në tekst si “zajednica” (shqip: herë “Asociacioni” e herë “Bashkësia” dhe anglisht herë “Comunity” e herë asociation) të komunave herë: “serbe” e herë: “meshumicë serbe,” por si shkurtesë, në të gjitha gjuhët, në trajtën ekskluzive: “komuna serbe”?!
 
            A janë e njëjta gjë “zajednica” dhe “asociacioni”? Nëse janë e njëjta gjë, pse nuk përdoret nocioni “asociacion/ asocijacija”, por përdoren me ngulm nocione substancialisht të ndryshme, ndërkaq, nëse nuk janë të njëjta , atëherë, pse ky dallim?! Në cilindo variant, a nuk është kjo farë dykuptimësia insistuese, një mashtrim i qëllimtë dhe i palejueshëm?
            Nëse “zajednica” qenka e njejta gjë me asociacionin e paraparë me Kartën Evropiane, atëherë pse u ndalohet kjo komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, ose komunave me shumicë joserbe, në Sanxhak e në pjesë tjera të Serbisë?!
 
            Fundja, si mund të zbatohet në praktikë një formulë dy- tri kuptimëshe që përjashtojnë njëra tjetrën? A nuk shpie kjo në përplasje të ardhshme në dëm të secilit komunitet dhe në dëm të të gjithëve bashkërisht?
 
            Kështu siç është disenjuar e gatuar, specialiteti i quajtur shqip: Asociacion dheserbisht: “Zajednica”, e anglisht: herë “comunity” e herë: asociation, a nuk vjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe madje edhe me “Propozimin Gjjihëpërfshirës për statusin e Kosovës, të Presidentit Ahtisari?
            Kushtetuta e Kosovës, Neni 124.2.
            [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj…4. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin. 6. Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.
                                                           
            Karta evropiane e vetëqeverisjes lokale:
            10.1. E Drejta e autoriteteve lokale për asocim (anglisht: asociacion;serbisht: udruženje) 10.3. E drejta e autoritetit lokal për të qenë pjesë e një asociacioni (anglisht: asociation, serbisht: udruženja)…duhet të njihet nga çdo shtet.
       
            Propozimi gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisari:
            9.1, Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet(anglisht: asociation, serbisht: udruženja) e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta në pajtueshmëri me ligjin….?                                
 
            Ligji për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë,
            Neni 31: Të drejtat e komunave për të formuar asociacione (anglisht:asociation, serbisht: udruženja) 31.1. Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet(anglisht: asociations, serbisht: udruženja) që funksionojnë, në pajtim me ligjin.
 
            Ligji i Serbisë, për qeverisjen lokale, ashtu si edhe ligjet e ngjashme të vendeve tjera në fqinjësi e më gjerë, poashtu aplikon formulën “bashkëpunim” dhe “udruženje” (shqip: shoqatë,) sikornizë ligjore për bashkëpunimin ndërkomunal edhe atë pa lejuar specifikimin si bashkëpunim dhe asocim mbi baza ekskluziviste etnike; pse ngulmohet në emërtimin absurd “zajdnicë” dhe pse të pranohet që vetëm Kosova të aplikojë formulën e ngjashme me “zajednicën” e komunave në Bosnje, pararendësen e “Republika Srpska-së”!?
 
            Përse ky insistim në formula e modele që cenojnë Ligjin, Kushtetutën dhe madje edhe Kartën Evropiane? Pse serviren ato edhe nga ndërmjetësit tanë aq të  rrespektuar dhe sidomos, pse gëlltiten ato nga negociatorët tanë “dialogues”?!!!
 
            Në Kushtetutën e Kosovës dhe në gjithë sistemin e saj politik e legjislativ, nocioni komunitet, respektivisht “zajednicë”, është standardizuar si nocion për bashkësinë etnike si të tillë; a nuk vjen ky ripagëzim ndesh me nocionin ekzistues e kushtetues dhe a nuk e rrënon edhe këtë bazë institucionale të sistemit politik e institucional në Kosovë, insistimi absurd në emërtimin antiligjor, antikushtetues dhe antikartëevropian: “zajednicë” e komunave?A nuk flet edhe ky fakt për synimin e vërtetë komplikues, instrumentalizues, getoizues dhe enklavizues të kumbarëve insistues të këtij ripagëzimi?!
(Hydajet Hyseni)
 
Autori është ish i burgosur politik dhe aktivist shumëvjeçar në politikën kosovare, fillimisht si pjesëtar i LDK-së, më pas i PDK-së dhe së fundmi i lëvizjes “Vetëvendosje”.

Gazeta “Standard”: Gruevskin nuk e shqetësojnë mendimet e BE-së

GruevskiGazeta e Vjenës “Standard” shkruan se kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, aspak nuk e shqetësojnë mendimet e BE-së, në lidhje me raportin e progresit që duhet të publikohet të enjten, ngaqë, sipas kësaj gazete, Maqedonia luan rol të rëndësishëm në krizën e refugjatëve.

“Duket qartë se Qeveria e Maqedonisë, me në krye kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk e ka problem mendimin e BE-së, ngaqë ky vend luan rol të rëndësishëm në krizën e refugjatëve. Mediat e afërta me qeverinë e Maqedonisë e akuzojnë atë për korrupsion, si dhe për atë se e mbron qëndrimin e opozitës”, shkruan gazeta vjeneze “Standard”.

Sipas kësaj gazete, është e mundur që në raportin për progresin e Maqedonisë të shtyhet afati për fillimin e bisedimeve, me disa parakushte, siç është realizimi i Marrëveshjes ndërpartiake për daljen e vendit nga kriza politike.

/ Top Channel

Kuvendi i Kosovës ratifikon MSA-në, pa opozitën

parlamenti ksKuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) të nënshkruar me Bashkimin Evropian. Ratifikimi i marrëveshjes është bërë pa votat e opozitës, në formën e miratimit të Projektligjit.

Për miratimin e MSA-së kanë votuar 86 deputetë, ndërkohë që nuk kishte vota kundër dhe as abstenime, pasi që forcat politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në atë moment e kishin lëshuar sallën.

Në arsyetimin e Projektligjit, ministri i Integrimeve Evropiane në qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit paraqet hapin e parë, por edhe më të rëndësishmin deri më tani në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, ministri Çollaku tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka ndodhur pavarësisht faktit që pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Kjo sipas tij, nënkupton që vendi i Kosovës në BE nuk po kontestohet më nga askush.

Po ashtu, Çollaku ka nënvizuar edhe faktin që zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mbetet i ndërlidhur edhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje është e ngjashme me ato që kanë nënshkruar vendet e rajonit. Është e pamohueshme që ne jemi rast më specifik, por nuk duhet harruar që janë pesë shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, por ato kanë pranuar që vendit tonë mos t’i mohohet e drejta për në rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar Çollaku.

Në deklarimet parlamentare, përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kryesisht e vlerësuan këtë marrëveshje me BE-në si të arriturën më të madhe që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Përderisa partitë opozitare kanë ngritur dyshime dhe shtruan vërejtje në këtë marrëveshje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Kosova në këtë marrëveshje shënohet me fusnotë, kështu që nuk paraqet një marrëveshje identike me vendet tjera.

Po ashtu, ka nënvizuar ai, marrëveshja e parasheh qartë se zbatimi i MSA-së ndërlidhet drejtpërdrejtë me zbatimin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur në dialogun me Serbinë.

“MSA-ja nuk u kushtëzua me luftimin e korrupsionit, apo depolitizimin e administratës shtetërore; MSA-ja erdhi veç për një arsye, për shkak të marrëveshjeve me Serbinë. Ato marrëveshje nuk zbatohen me reciprocitet, ato ia krijojnë Beogradit një instrument të fuqishëm brenda Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Me qëndrime afërsisht të ngjashme rreth kësaj marrëveshjeje janë prezantuar edhe dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Pas arsyetimit pse nuk e mbështesin MSA-në, deputetët opozitarë lëshuan sallën. Por, nga ky qëndrim unik i opozitës, është distancuar deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda duke e mbështetur MSA-në.

Kurse kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq ka thënë se kjo Listë i jep mbështetje të plotë MSA-së dhe e sheh atë si hap shumë të rëndësishëm të përafrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është nënshkruar javën e kaluar në Strasburg, duke shënuar edhe hapin e parë në vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian. (rel)

Erdogan: Bota duhet të respektojë fitoren e AKP-së

Partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, fitoi shumicën e vendeve në parlament, por jo mjaftueshëm për miratimin e kushtetues së re që do t’i siguronte atij më shumë pushtet ekzekutiv

ErdoganPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se bota duhet të respektojë fitoren e partisë së tij për drejtësi e zhvillim (AKP) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilën ai e cilësoi si votim të popullit turk për stabilitet.

Zgjedhjet e së dielës rikthejnë qeverisjen një partiake në Turqi, vetëm pesë muaj pasi që AKP humbi shumicën parlamentare, për herë të parë pas më shumë se një dekade. AKP fitoi diç më pak se 50 për qind të votave duke siguruar kësisoj 316 vende në parlamentin 550 anëtarësh.

Partia kryesore opozitare CHP, fitoi rreth 25 për qind të votave, një dallim shumë i thellë me AKP-në sesa që ishte parashikuar.

Kryeministri Ahmet Davutoglu, shprehu dëshirën për bashkim, në një fjalim para mbështetësve të tij në Ankara të dielën mbrëma. Ai bëri thirrje për “një Turqi të re ku politika është e normalizuar”.

Gjatë fushatës, nëse edhe pa dashje, ka ndonjë që i kemi thyer zemrën, e kemi fyer apo zemëruar, e lusim të na japë bekimin e tij”, tha ai.

Davutoglu përsëriti thirrjet për kushtetutë të re, një kërkesë e AKP-së që synon t’i jap presidentit Erdogan më shumë pushtet ekzekutiv. Sido që të jetë, edhe me shumicën në parlament, partia nuk ka vota të mjaftueshme për ta kaluar kushtetutën.

Votat e së dielës pasuan muaj tensionesh dhe humbje e aleancës me majtistët pro kurd, feministët dhe nacionalistet kurd. Lidhjet jo të drejtpërdrejta të opozitës me Partinë Punëtore Kurde, e shpallur e jashtëligjshme, u vu nën sulmet e presidentit Erdogan dhe aleatëve të tij gjatë fushatës para zgjedhjeve të së dielës.

Disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, Erdogan i quajti zgjedhjet si një mesazh për kryengritësit kurd në Turqinë Juglindore se “dhuna nuk mund të bashkëjetojë me demokracinë”.

Përveç, partitë kryesore opozitare CHP, liberalët e Partisë Demokratike pro kurde HDP dhe Partia Lëvizja Nacionaliste MHP, do të kenë ulëse në parlament.

Në korrik, krahu i armatosur i PKK-së, braktisi armëpushimin trevjeçar me Ankaranë, pasi që avionët e Turqisë sulmuan bazat e stërvitjeve ushtarake të grupit në Irakun Verior, ndërsa PKK po luftonin militantët e Shtetit Islamik. Ankaraja po ashtu bombardoi disa baza të PKK-së. Kryeministri Davutoglu tha se sulme do të vazhdojnë “për aq kohë sa ekzistojnë kërcënimet ndaj Turqisë”.

Muajin e kaluar, qeveria e Ankarasë fajësoi PKK-në për sulme vetëvrasëse në një tubim paqësor në Ankara, që la pas vetes mbi 100 të vrarë dhe mbi 160 të plagosur.

Votimet e së dielës u përmbyllen edhe me protesta në qytetin Diarbakir i banuar me shumicë kurdë. Forcat qeveritare të sigurisë përdorën gazin lotsjellës kundër protestuesve që hodhën gurë në mbështetje të opozitës pro kurde. (voa)